zoom

Day ArchiveA do të nxjerrë 2022-shi një brez të ri politik?

A mendoni se do të ketë një gjeneratë të 22-shit?”, më pyeti një student në universitetin gjerman të Gottingen. Këta janë një grup europianësh, që lufta në shkallë të plotë e Rusisë dhe Ukrainës u ka ndryshuar mënyrën si mendojnë dhe sillen politikisht. Kjo është pyetje shumë e rëndësishme.

Europa e sotme është formuar nga katër gjenerata kryesore politike: Të 14-ët të Luftës së Parë Botërore, Të 39-ët të Luftës së Dytë Botërore; Të 68-ët të manifesteve të ndryshimeve dhe të 89-ët të Murit të Berlinit dhe Luftës së Ftohtë. (Përcaktimi i brezave me numra bëhet sipas viteve kur kanë ndodhur ngjarjet me rëndësi, p.sh, Të 14-ët, sepse Lufta e Parë nisi në vitin 1914 etj.)

Në çdo rast, momenti vendimtar vjen në fazat e para të rritjes dhe ka një vonesë të konsiderueshme kohore përpara se grupi i prekur të vijë në pushtet. Të 68-t si Joschka Fischer i Gjermanisë, Jack Straë i Britanisë së Madhe dhe Lionel Jospin i Francës luajtën një rol udhëheqës në politikën europiane deri në vitet 2000. Të 89-t si kryeministri çek Petr Fiala dhe ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck po e shijojnë tani pushtetin.

Disa vite më parë, projekti “Historitë e Europës” në universitetin e Oxford-it hulumtoi mbi momentet formuese të europianëve të rinj. Por nuk dukej se kishte ndonjë moment të krahasueshëm me luftëat botërore apo rënien e murit të Berlinit. Por u gjet një përvojë e përbashkët, ajo e lëvizjes së lirë nga shteti në shtet dhe një shqetësim i njëjtë; ndryshimet klimatike. Megjithatë, kishte disa momente specifike për nëngrupet gjeografike: luftërat në ish-Jugosllavi për europianët juglindorë; kriza e eurozonës për të rinjtë grekë, spanjollë dhe portugezë; Brexit për britanikët dhe irlandezët.

Sigurisht, lufta e Putin ka përgatitur një gjeneratë të re politikanësh europianë. Nëse lufta më e madhe në Europë që nga 1945-a nuk e bën, atëherë çfarë ndodh?

Njerëzit reagojnë me entuziazëm mbi këtë ide. Edhe unë, do doja shumë të shikoja një brez të ri që synon të rrisë Europën duke ndjekur qëllimet e përbashkëta. Por as anketat dhe as biseda ime me studentët gjermanë nuk mund ta vërtetojnë këtë.

Në Ukrainë kam njohur shumë të rinj që sigurisht, lufta do të jetë momenti i tyre formues në jetë politikë. Të njëjtin efekt e kam parë edhe në Poloni e Estoni, por më pak. Është shumë më pak e dukshme në Europën Perëndimore. Atje ka një simpati të madhe për Ukrainën, por lufta është thjesht një lajm kronike tani.

Ka ndryshime të mëdha midis sjelljeve të atyre në Europën qendrore dhe lindore, edhe pse të dyja janë afër zonës së luftës. Në sondazhin e fundit të bërë për think-tank Globsec, afërsisht një e treta e të anketuarve bullgarë dhe sllovakë thonë se perëndimi është përgjegjës kryesor për luftën në Ukrainë. 50% e sllovakëve pajtohen me deklaratën se “SHBA përbën një kërcënim sigurie për vendin tim”(tronditëse).

Ndarja e gjeneratave është edhe më pak e qartë. Analiza e thellë e sondazheve të bëra për projektin tonë kërkimor dhe Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë tregon se vetëm 46% e 18-29-vjeçarëve e përshkruajnë Rusinë si një kundërshtar, krahasuar me më shumë se 60% të atyre të moshës mbi 60.

Në disa nga 10 vendet europiane që ne anketuam, të rinjtë dukeshin më pro-perëndim, në të tjerat ata ishin më kritikë ndaj perëndimit. Të rinjtë janë më pozitivë se të vjetrit vetëm në aspektin e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Për më tepër, këto sondazhe nuk përcaktojnë rëndësinë relative të çështjes. Bisedat e mia me të rinjtë eUropianë sugjerojnë se tema të tilla si ndryshimet klimatike, pabarazia socio-ekonomike dhe ato që ata i shohin si shanset e tyre të dëmtuara të jetës janë të paktën po aq të rëndësishme për ta sa kjo luftë.

A do të thotë kjo që të 22-t janë thjesht një ëndërr e vjetër e të 89-t? Apo, në rastin më të mirë, një tjetër nga ato nëngrupe gjeografike? Ndoshta, por jo domosdoshmërisht. Për arsye të qarta, viti 1989 u përjetua më intensivisht në Europën Lindore sesa në Perëndimore, megjithatë ai ende formoi një grup të tërë udhëheqësish të ardhshëm. Marshimi emocionues përpara i lirisë që pasoi rënien e Murit të Berlinit u dha atyre një angazhim të përjetshëm për të avancuar qëllimin e një “Europe të plotë dhe të lirë”.

Brezat politikë nuk lindin por bëhen. Pra, pyetja duhet t’i kthehet vërtet asaj studenteje të Göttingen-it dhe bashkëmoshatarëve të saj. A do të krijoni një klasë politike prej 22 personash, duke kombinuar mbrojtjen e lirisë dhe rivendosjen e paqes në Europë me shqetësimet e brezit tuaj, si barazia ndërsektoriale dhe një tranzicion i energjisë së gjelbër? Të 89-t dhe 68-t e vjetër sigurisht që shpresojnë kështu; por varet nga ju./ FinancialTimes *Timothy Garton Ash është Profesor dhe historian britanik

 

Më në fund një përgjigje për pyetjen: Sa herë duhet të kryejë marrëdhënie një çift “normal”?

Në një moment të jetës, shumë çifte hamendësojnë dhe pyesin veten: “Sa herë bëjnë seks çiftet e tjera?” Megjithëse përgjigjja nuk është e qartë, terapistët e seksit kanë thënë disa gjëra për këtë temë.

Ka shumë përgjigje midis terapistëve të seksit rreth mesatares së marrëdhënieve seksuale për çiftet në marrëdhënie afatgjata. Përgjigjet mund të shkojnë nga një herë në javë në një herë në muaj! Kur terapisti Ian Kerner u pyet nga Women’s Health se si u përgjigjet çifteve që e pyesin sa shpesh duhet të bëjnë seks, ai tha: “Unë gjithmonë jam përgjigjur se nuk ka asnjë përgjigje të saktë.”

Jeta seksuale e një çifti ndikohet nga kaq shumë faktorë të ndryshëm: mosha, stili i jetës, shëndeti i secilit partner, epshi dhe natyrisht, cilësia e marrëdhënies së përgjithshme.

“Mund të mos ketë asnjë përgjigje të saktë për pyetjen se sa shpesh çiftet duhet të bëjnë seks, por kohët e fundit unë i këshilloj çiftet të përpiqen të bëjnë seks të paktën një herë në javë.” – tha ai.

Shumica e terapistëve të seksit pajtohen se të bësh seks më pak se 10 herë në vit është një arsye e mjaftueshme për të etiketuar martesën/bashkëjetesën ose raportin tuaj si një marrëdhënie pa seks.

Megjithatë, mungesa e seksit nuk do të thotë që lidhja është në telashe, sipas ekspertëve. Seksi mund të jetë një nga mënyrat në të cilën çiftet shprehin dashurinë dhe dëshirën e tyre për njëri-tjetrin, mungesa e seksit nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni drejt ndarjes, megjithëse është diçka që duhet shihni me kujdes.

Dr. Kerner thotë, “Seksi duket se po shkon në fund të listës ‘gjëra për t’u bërë’ të njerëzve; por, sipas përvojës sime, kur çiftet ndalojnë marrëdhëniet seksuale, marrëdhëniet e tyre bëhen të cenueshme nga zemërimi, shkëputja, pabesia dhe, në fund të fundit, divorci. Unë besoj se seksi ka rëndësi: është ngjitësi që na mban së bashku dhe, pa të, çiftet bëhen ‘miq të mirë’ në rastin më të mirë, ose ‘shokë dhome që zihen’ në rastin më të keq.”

Emrat/ Të shtëna me armë në Tropojë: 49-vjeçari plagosi dy persona, njëri kalimtar i rastit

Policia e Tropojës në një reagim zyrtar bën me dije se nga të shtënat me armë në Tropojë ka mbetur i plagosur në këmbë 28-vjeçari Ardit Buçpapaj.

Gjithashtu bëhet me dije se si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, 32-vjeçari, Gazment Ponari.

Sakaq theksohet se Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, 49-vjeçarit B.S., ndërsa kontrollet vijojnë në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.

NJOFTIMI:

 

Tropojë/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 2 shtetas (njëri prej tyre kalimtar), pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e tij.

Rreth orës 20:10, në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B., 28 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. P., 32 vjeç.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Psikologjia e bestytnive: Ana e mirë, e keqe dhe e shëmtuar

Supersticion apo bestytni quhet sjellja në një mënyrë të caktuar bazuar në frikën apo besimin ndaj të panjohurës, magjisë apo fatit. Për disa, bestytnia i jep kuptim fatit. Por nga ana tjetër lidhet me çrregullime si obsesivo-kompulsiv, OCD. (Brugger & Viaud-Delmon, 2010).

Këta studiues u mundun shumë të ndajnë besimet bestytnore dhe sjelljet bestytnore.

Këtu, ne po flasim për besimin, i cili është një besim që vjen nga frika nga e panjohura, besimi në magji, rastësia ose një konceptim i rremë i shkakësisë. Tek individët e shëndetshëm, sjellja bestytnore mund të ndodhë pa besime shoqëruese në forca shkaktare joekzistente.

Ka disa nuanca edhe brenda besimeve të tilla. Disa individë i shohin besimet bestytnore si të dobishme, ndërsa të tjerët i shohin ato si kërcënuese. Ekziston një prirje për ta parë bestytninë si ndonjëherë të mirë ose ndonjëherë të keqe. Mund të ketë nevojë të merren parasysh pasojat e mundshme psikologjike.

Ana e mirë e bestytnive

Besëtytnitë që mund të konsiderohen “të mira” kanë të bëjnë me besimin në burimin e paqëndrueshëm të fatit. Besëtytnitë e fatit përfshijnë numrat me fat, qindarkat me fat, patkonjtë me fat, kryqëzimin e gishtave, kruarjen e pëllëmbës së djathtë dhe shumë të tjera. Këto besëtytni të fatit të mirë besohet se ndihmojnë besimtarët supersticiozë për të lehtësuar ankthin e tyre për situata të panjohura.

“Besimi i dikujt në fat të mirë dhe besimi se ai është një tipar personal, mund të luajë një rol vendimtar në sjelljen e lojërave të fatit dhe mund t’i shtyjë kumarxhinjtë të kenë një pritje të paarsyeshme për të fituar dhe të mbipërgjithësojnë ndjenjën e tyre subjektive të kontrollit (Kim et. al, 2015)” Vlera e fatit të mirë duket se lidhet me një nevojë të shtuar për një ndjenjë kontrolli. Kjo mund të jetë veçanërisht e rëndësishme në situatat kur individi po ndjen njëfarë humbjeje të kontrollit dhe ka potencial që të ndodhin ngjarje të këqija, si humbja e parave.

Ana e keqe e bestytnive

Besëtytnitë që mund të konsiderohen “të këqija” priren të jenë ato të bazuara në frikën nga e panjohura. Këto përfshijnë bestytni të tilla si trokitja në dru, hedhja e kripës mbi supe, ecja nën një shkallë, një pasqyrë e thyer, shkelja në një çarje, kruarja e pëllëmbëve të majtë dhe shumë të tjera. Të gjitha këto bestytni priren të rrisin ankthin, të nxisin frikë dhe të krijojnë modele shmangieje për ata që besojnë në to.

Shmangia e këtyre bestytnive “të këqija” potencialisht mund t’i transformojë besimet supersticioze në sjellje supersticioze, gjë që i afron ato në vazhdimësi me OCD. Besëtytnitë duket se kanë fuqinë të ndikojnë në të menduarit tonë dhe në raste ekstreme në sjelljen tonë.

Supersticioni përshtatet në teorinë e procesit të dyfishtë të psikologjisë, e popullarizuar nga psikologu Daniel Kahneman si “të menduarit shpejt dhe ngadalë”. Besëtytnitë besohet se lindin nga procesi i shpejtë dhe intuitiv i të menduarit, dhe jo nga procesi më i qëllimshëm i të menduarit kritik. Mendimi intuitiv ka tendencë të jetë, ndonjëherë, më impulsiv dhe automatik, gjë që mund të çojë në keqinterpretime dhe reagime të pasakta.


Ana e shëmtuar e bestytnive

A ka implikime negative psikologjike për besimet supersticioze, dhe ndoshta sjelljet supersticioze? Të ashtuquajturat bestytni “të mira” që mbështeten te fati mund të ndihmojnë në lehtësimin e ankthit, por mund të kenë të meta të tjera. Fati i mohon aftësitë. A i pranojmë sukseset tona si fat kur ato kanë të bëjnë vërtet me aftësitë tona? A varemi, marrëzisht, nga fati për të na kaluar nëpër një situatë të rrezikshme? Fati është një burim i paqëndrueshëm, tek i cili nuk mund të mbështetesh me asnjë siguri. Besimet dhe sjelljet supersticioze “të këqija” kanë disa anë negative që mund të kontribuojnë në çështjet psikologjike. Ankthi, frika dhe modelet e shmangies janë faktorë vetëkufizues për funksionalitetin e shëndetshëm. Mendimi kritik tenton të zhvendoset me mendime më intuitive si në besimet dhe sjelljet supersticioze “të mira” dhe “të këqija”. Kostoja e këtyre besimeve mund të jetë margjinale shumicën e kohës; megjithatë, varësia e bestytnive mund të bëhet e dëmshme dhe të trashëgohet, siç e ka dëshmuar historia kulturore e besimeve të tilla./Psychologytoday

Menaxheri tregon shifrat: Nga asnjë koncert për disa vite, Luiz Ejlli kërkon tani mijëra euro

Xhani Demika, menaxheri i njohur i VIP-ve nuk ka nguruar të ndajë me publikun edhe disa sekrete apo kërkesa të çuditshme që ka dëgjuar prej tyre, duke e nisur me shumat e fituesi të BBVA 2 Luiz Ejlli.

“Luiz Ejlli ka qenë një ndër artistët e parë që kam kontaktuar për këtë sezon, më ka kërkuar 30 mijë euro“, është shprehur Demika.

Luiz Ejlli qartazi është shndërruar në një brand që gjeneron para në çdo gjë që bën, ndërkohë që po vazhdon ëndrrën e tij të mbetur pezull.

U vendos shkrirja se nuk ka studentë, por universiteti i Korçës shpenzon miliarda euro në vit

Pas lajmit të një dite më parë ku u njoftua shkrirja e universitet të Korçës me atë të Tiranës, rektori i këtij institucioni Dhimitër Bello njoftoi dorëheqjen.

Pas vendimit, pa një deklaratë zyrtare nga vetë Bello, dekani i fakultetit të bujqësisë Gjergj Mero tha se dorëheqja e rektorit është vetëm emocionale dhe jo zyrtare.

Pak minuta më vonë, senati i universitetit të Korçës “Fan.S.Noli”, ka kthyer vendimin për shkrirjen me Universitetin e Tiranës, me pretendimin se “senati nuk kishte dijeni për çka kishte firmosur.”

Pas njoftimit të rektorit, i pari që ka reaguar ishte Niko Peleshi, ministër i mbrojtjes dhe drejtuesi politik i qarkut të Korçës duke thënë se universiteti “Fan Noli” duhet të jetë një institucion prestigjoz i arsimit të lartë, pa e humbur identitetin dhe emrin e nderuar që mban.

Ndonëse arsyetimi për shkrirjen ishte ai i mungesës së studentëve, tërheqja e senatit e vë në dyshim këtë fakt.

Shpenzimet  e çmendura të universiteti të Korçës

Shpenzimet  e universitetit të Korçës nuk ngjasojnë fare më ato të një universiteti pa studentë. Sipas raportit të Qëndresës Qytetare për vitin 2022, universiteti “Fan.S.Noli” ka shpenzuar 244 milionë lekë (të reja) vetëm për shpenzime personeli. Në këtë zë përfshihen pagat e stafit dhe honoraret. Vlera nuk është aspak e pranueshme, sidomos kur krahasohet me të universitetit të Tiranës. Sipas të njëjtit raport, shpenzimet për personel në UT janë vetëm 80 mln lekë, rreth 3 herë më pak se ai i Korçës.

Në të njëjtin raport tregohet se ky universiteti ka qenë i treti më i shtrenjti për buxhetin e shtetit, me shpenzime totale 3.4 mln euro për vitin 2022. Sipas kategorive, QQ shënon me flamur të kuq (tregues negativ) shpenzimet e pamatura për orendi zyre në vlerën e 150 mijë eurove, dieta dhe udhëtime rreth 80 mijë dhe 0 para dedikuar studimeve dhe kërkimeve, detyrim ligjor dhe burim financimi për universitetet në vend.

Reforma e arsimit të lartë?

Kryeministri Edi Rama vazhdon ende të përmendë reformimin e arsimit të lartë, nismë e qeverisë që në mandatin e parë të saj, ashtu siç ka pranuar dhe stanjacionin e kësaj reforme. Të vetmet ndryshime që kanë ndodhur përgjatë këtyre 10 viteve janë mbyllja e shumë degëve në universitetet jashtë Tiranës dhe një rritje e pajustifikuar e fondeve dedikuar tyre. Gjithsesi, ndonëse miliarda lekë në dispozicion, pak muaj më parë pedagogët e universiteteve shqiptare protestuan dhe mbajtën pezull nisjen  e vitit arsimor sepse pagat e tyre nuk ishin të mjaftueshme.

Fati i universitetit të Korçës ashtu si edhe destinacioni i miliarda lekëve janë ende të paqarta!/Zoom.al

“Luftën” e lavanderisë në QSUT e fiton bashkëshortja e Nikolin Jakës, garon e vetme për 10 mln €

Lufta për tenderat në QSUT ka qenë gjithmonë e ashpër, ndonëse fituesi nuk është munduar shumë.. Në fakt, nuk është një emër surprizë, por firma që operon prej vitesh në këtë spital, e cila ka marrë edhe qindarkat.

Sipas dokumenteve, në tenderin 10 milionë euro ka marrë pjesë vetëm firma “AGS”, ku administratore është znj. Alma Tafani, bashkëshortja e z. Nikolin Jaka, kreut të Dhomës së Tregtisë. Kjo firmë ka ofruar 99 % të fondit limit. Ose më saktë, institucionet po “luftonin” se kush do bënte letrat për t’ia dhënë tenderin firmës që vijon të operojë prej vitesh në QSUT, për të cilën ka pasur dyshime të mëdha se është favorizuar.

Dokumenti është publikuar në datën 22 qershor 2023 në Agjencinë e Prokurimit Publik. Është shpallja e fituesit të tenderit me objekt “shërbim lavanderie për Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”, me afat të marrëveshjes kuadër 48 (dyzet e tetë) muaj dhe me fond të marrëveshjes kuadër 1,084,945,722 lekë pa TVSH.

Në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm firma “A G S” SHPK me një vlerë 1,083,886,500 lekë. Pra, shumë afër fondit limit. Diferenca mes fondit dhe ofertës është vetëm disa lekë “xhepi”, çka do të thotë se fituesi ka marrë edhe qindarkat e fundit./Marrë nga BoldNews

Hyrje-daljet për 2023-shin, Shqipërisë “i mungojnë” 100 mijë vendas

Hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në muajin maj në Shqipëri kaluan 1.2 milionë, duke u rritur me 15% nga maji i shkuar. Nga këto hyrje, 525 mijë ishin shqiptarë, 12% më shumë se një vit më parë. Hyrjet e të huajve, mbi 700 mijë u rritën me 17% po për të njëjtën periudhë.

Gjatë pesëmujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 2.3 mln. Ky numër është rritur me 43%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Daljet raportohen në 1.12 milionë, me rënie 0.1% nga e njëjta periudhë, nga të cilët rreth 500 ishin shqiptarë me rënie 5.3% . 630 mijë ishin të huaj, me rritje 4.4%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të parë 2023, është 2.4 mln duke u rritur me 21%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas shifrave, Shqipërisë “i mungojnë” rreth 100 mijë vetë, sipas diferencës hyrje-dalje.

Në maj 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 673.706 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 19.068 dhe 5.293 shtetas.

Në maj 2023, krahasuar me maj 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur për qëllime personale me 17%; për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 13%;për biznes dhe qëllime profesionale me 20%.

Safet Gjici u bashkohet socialistëve të tjerë në paraburgimin e Durrësit

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici do të transferohet në paraburgimin e Durrësit. Ai doli këtë të hënë në gjykatë për të dëshmuar rreth videoskandalit që u shfaq për të.

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe gruan që u shfaq me të në videon erotike. Safet Gjici do të vazhdojë në arrest me burg, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie.

Në paraburgimin e Durrësit vuan dënimin edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-ministri Lefter Koka si dhe ish-deputeti Alqio Bllako.

E qëlluan 4 herë në këmbë, ky është Tonin Ramaj, i riu me dy mbiemra (FOTO)

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 33-vjeçari Tonin Ramaj (Hosaj) i cili u qëllua me armë zjarri në këmbë. Bëhet e ditur se autori ende i paidentifikuar e qëlloi me armë zjarri të riun dhe u largua në këmbë.

I riu, dy mbiemra është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati të dështuar, teksa Policia po kërkon për autorin. Por megjithatë ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.