Aplikacion
Disa detaje janë zbuluar nga dasma e Elgit Dodës dhe Klea Hutës.
Klea duket magjepsëse me një fustan të bardhë ngjitur pas trupit, me flokët të mbajtur bisht. Ndërsa pjesën e bustit, ajo ka zgjedhur ta ketë me gurë në formë lulesh të vogla.
Nga ana tjetër, këngëtari dhe kompozitori i famshëm zgjodhi që në ditën e dasmës të veshë kostum ngjyrë bezhë.
Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid, i cili një ditë më parë mbushi 3 vjeç.
I afërt me Luizin, ja kush është ish banori i BBVIP që do të konkurrojë në “Kepi i Tundimeve”
Pas Big Brother VIP, një tjetër emision pritet të vijë në Top Channel. Bëhet fjalë pêr edicionin e dytë të “Kepit të Tundimeve”, i cili është komentuar shumë së fundmi.
U përfol se moderimi i është besuar Kiara Titos dhe opinioniste flitet të jetë Monika Lubonja, së fundmi është komentuar për një tjetër ish-konkurrent të “Big Brother VIP”, gazetarin Ronaldo Sharka.
Autorja e programit, Olsa Muhameti ka qenë ajo që e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, nëpërmjet komentit të saj në videon e tij në “Instagram”.
Rondo postoi një video ironizuese për personazhet që “tashmë janë bërë me menaxhera”, ndërkohë që poshtë videos, ishte edhe komenti i Olsës:
‘Sa kam qeshur o Vipi i kepit’- ka komentuar ajo, duke zbuluar pjesëmarrjen e gazetarit.
Forbes publikon listën e 100 grave që arritën ta ndërtonin suksesin dhe pasurinë me forcat e tyreLibra, muzikë. filma, produkte kozmetike dhe jo vetëm… 100 sipërmarrëse, drejtuese dhe artiste e bënë pasurinë e tyre në çdo mënyrë të mundshme. Të mbështetur pjesërisht nga një rimëkëmbje në tregun e aksioneve, ato kanë një vlerë rekord prej 124 miliardë dollarësh, gati 12% më shumë se një vit më parë. Më poshtë është lista e publikaur nga Forbes e 100 grave që arritën ta ndërtonin suksesin dhe pasurinë me forcat e tyre…
LISTA E PLOTË
1. Diane Hendricks $15 B
2. Judy Love & family $10.2 B
3. Judy Faulkner $7.4 B
4. Lynda Resnick $5.3 B
5. Thai Lee $4.8 B
6. Johnelle Hunt $4.4 B
Gail Miller $4.2 B
8.Marian Ilitch $4 B
9. Elizabeth Uihlein $3.7 B
10. Peggy Cherng $3.1 B
11. Meg Whitman $3 B
12. Eren Ozmen $2.8 B
13. Oprah Winfrey $2.5 B
14. Doris Fisher $2.3 B
15. Jayshree Ullal $2.2 B
16. Elaine Wynn $2.1 B
17. Sheryl Sandberg $1.7 B
18. Alice Schwartz $1.7 B
19. Safra Catz $1.6 B
20. Rihanna $1.4 B
21. Kim Kardashian $1.2 B
22. Sara Blakely $1.1 B
23. Weili Dai $1.1 B
24. Tory Burch $1 B
25. Neerja Sethi $990 M
26. Anne Dinning $900 M
27. Gwynne Shotwell $860 M
28. Sheila Johnson $840 M
29. Robyn Jones $830 M
30. Kit Crawford $800 M
31. Anastasia Soare $790 M
32. Susan Wojcicki $780 M
33. Marissa Mayer $760 M
34. April Anthony $740 M
35. Lisa Su $740 M
36. Taylor Swift $740 M
37. Nancy Zimmerman $730 M
38. Theresia Gouw $680 M
39. Kylie Jenner $680 M
40. Michelle Zatlyn $680 M
41. Mary West $610 M
42. Janice Bryant Howroyd & family $600 M
43. Martine Rothblatt $600 M
44. Kathleen Hildreth $590 M
45. Madonna $580 M
46. Jamie Kern Lima $575 M
47. Kendra Scott $550 M
48. Beyoncé Knowles $540 M
49. Victoria Zoellner $530 M
50. Neha Narkhede $520 M
51. Caryn Seidman-Becker $515 M
52. Donna Karan $510 M
52. Whitney Wolfe Herd $510 M
54. Pamela M. Lopker $500 M
54. Young Sohn $500 M
56. Celine Dion $480 M
56. Judy Sheindlin $480 M
58. Kathy Fields $460 M
59. Dolly Parton $440 M
59. Reese Witherspoon $440 M
61. Barbra Streisand $430 M
62. Sonia Gardner $420 M
62. Danielle Steel $420 M
64. Nora Roberts $410 M
64. Katie Rodan $410 M
66. Huda Kattan $400 M
66. Therese Tucker $400 M
68. Nichole Mustard $390 M
68.Jacqueline Reses $390 M
68. Susan Wagner $390 M
71. Christina Cacioppo $385 M
71. Liz Elting $385 M
73. Ellen DeGeneres $380 M
73. Paige Mycoskie $380 M
75. Daphne Koller $365 M
76. Lucy Guo $360 M
77. Iman Abuzeid $350 M
77. Doreen Granpeesheh $350 M
77. Indra Nooyi $350 M
77. Pleasant Rowland $350 M
81. Toni Ko $340 M
81. Lynda Weinman $340 M
83. Patricia Gallup $325 M
84. Emma Grede $320 M
84. Patricia Miller $320 M
84. Rachel Romer $320 M
87. Ruth Porat $310 M
88. Donna Carpenter $300 M
89. Serena Williams $290 M
90. Jenny Just $280 M
91. Anne Wojcicki $270 M
92. Julia Cheek $260 M
92. Phebe Novakovic $260 M
92. Theresa Pan $260 M
92. Adi Tatarko $260 M
96. Belinda Johnson $250 M
96. Shonda Rhimes $250 M
98. Betsy Cohen $245 M
99. Cordia Harrington $240 M
100. Nancy Whiteman $225 M
Dhurata e veçantë/ Beyonce “shpërblen” stafin e hotelit në Londër për kujdesin e treguar ndaj sajBeyonce i ka dhuruar personelit të hotelit bileta për shfaqjet e saj si një falënderim për kujdesin e treguar ndaj saj gjatë këtij turneu.
Biletat me vlerë të madhe iu dorëzuan punëtorëve në hotelin “Corinthia” të Londrës, ku ajo po qëndron gjatë koncerteve të saj.
Ylli i muzikës pop, e cila bëri një performancë në stadiumin e “Tottenham Hotspur” të enjten, është duke qëndruar në suitën mbretërore, në të cilën 20 mijë euro kushton vetëm një natë.
Por, përveç pagesës së tarifës së lartë të dhomës, ajo i ka dhënë bakshish shërbyesit të saj, shefit personal dhe bileta VIP që kushtojnë afro 900 euro.
Një burim tha: “Beyonce është vërtet e ëmbël dhe shumë e këndshme për të gjithë rreth saj, kështu që gjithmonë dëshiron të falënderojë njerëzit që kujdesen për të”.
“Ata janë kujdesur për të gjatë kohës që ajo ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që ajo i trajtoi ata me disa nga biletat më të mira që mund të merrni”.
“Është hoteli i saj i preferuar, kështu që ajo kërkoi e-mail-et e stafit për t’i falënderuar personalisht”.
Beyonce do të jetë në turne deri në fund të shtatorit, me të fundit koncert në New Orleans.
24-vjeçari, Albi Muhollari që mbyti nënën me plastmas mbrëmjen e kaluar, ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.
Para uniformave blu, Muhollari ka pranuar krimin e kryer, teksa ka thënë se veprimi është i pafalshëm dhe meriton të ndëshkohet.
‘Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm”,- mësohet të ketë thënë Muhollari.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, në Përmet.
24-vjeçari, Albi Muhollari i mori jetën nënës së tij, Zeniat Muhollar 68-vjeç.
Dyshohet se i riu ka qënë në kushte depresioni, por ende nuk është konfirmuar asgjë zyrtare. Nuk dihet se çfarë e ka detyruar të riuin të kryejë krimin e rëndë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
14,000 dollarë ora, ky hotel në Dubai ofron festa në qiellNëse hotelet e Dubait vazhdimisht përpiqen të tejkalojnë njëri-tjetrin duke arritur lartësitë stratosferike me pajisjet e tyre të jashtëzakonshme, një hotelier dëshiron të fitojë betejën një herë e përgjithmonë.
Hoteli i tij Party-hard Five Hotels & Resort ka filluar të pranojë rezervime me avionin e tij privat me 16 pasagjerë, duke premtuar se argëtimi do të fillojë para se të shkoni në Dubai. Megjithatë, fluturimet nuk janë të kufizuara vetëm për klientët e hotelit. Çdokush mund të rezervojë aeroplanin për një udhëtim deri në 12 orë.
Udhëtimet në aeroplanin Five do të kushtojnë rreth 13,000 deri në 14,000 dollarë për orë fluturimi, pa përfshirë kostot e ndryshme të zhvendosjes, që do të thotë rreth 195,000 dollarë për një udhëtim vajtje-ardhje midis Londrës dhe Dubait. Me rreth 12,000 dollarë për person në një fluturim të plotë, është afërsisht e barabartë me një biletë të klasit të parë në Emirates Airlines.
Kate Winslet: Kur bëra Titanic u tmerrova nga komentet fyese për trupin timMe çmimin Lights on Women të L’Oreal Paris në Festivalin e Filmit të këtij viti në Kanë, Kate Winslet iu dha sërish mundësia për të përforcuar rolin e gruas.
Por për Winslet nuk ka qenë aq e lehtë. “Unë nuk do të gënjej, unë kam mësuar se si të kujdesem për veten edhe në mënyrën më të vështirë,” thotë Kate Winslet.
“Ajo që mbaj mend është se kur bëra ‘Titanic’ u trondita dhe u tmerrova nga komentet fyese edhe nga mediat kryesore,” shton ajo duke i referuar pikërisht peshës së saj në atë kohë.
Për Winslet vitet kanë kaluar së bashku me ndjesinë e vetëpranimit që e lejon atë të shmangë negativitetin dhe të përqafojë të gjitha aspektet e vetes, një ndjenjë e përmirësuar më tej nga roli i saj si ambasadore bukurie.
“Me L’Oreal Paris dhe më parë me Lancôme, kam përdorur zërin tim për të gjitha gratë,” thotë Winslet.
Ajo megjithatë ka praktikuar një mënyrë jetese gati vegane duke u ushqyer me vezët e prodhuara nga pulat e saj.
“Kam shumë dashuri në jetën time. Jam shumë me fat. Unë kam një burrë të jashtëzakonshëm, fëmijët e mi janë të mrekullueshëm, kam një familje shumë të mirë,” thotë ajo.
Aksident i rëndë në Mat, plagosen dy turistë francezNjë aksident ka ndodhur ditën e sotme në Mat.
Mësohet se një automjet me dy turistë francezë ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 50 metra në greminë. Për pasojë të dy kanë mbetur të plagosur.
Marrëveshja/ Ministri britanik: Qindra emigrantë shqiptarë janë kthyer në atdheQindra emigrantë janë kthyer deri më tani në Shqipëri në bazë të marrëveshjes së arritur para pak kohësh mes dy vendeve.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i imigracionit Robert Jenrick, ndërkohë që sipas shifrave zyrtare vetëm vitin e kaluar, hynë në territorin britanik me gomone 12 mijë shqiptarë.
Në një intervistë për Skynews, ministri Jenrick u shpreh se qindra ishin planifikuar të nisen sërish, ndërkohë që ka evidentuar se shumë persona janë ende të akorduar në hotele në pritje të nisjes apo edhe janë arratisur.
I pyetur nëse mes të kthyerve janë edhe persona me precedentë kriminalë apo vetëm qytetarë të thjeshtë, ministri britanik u përgjigj vetëm me “Janë qindra prej tyre”.
Qeveria britanike njoftoi në prill se mbi 1000 shtetas shqiptarë janë kthyer në vendlindje që nga dhjetori, shifër kjo që përfshin azilkërkuesit të cilëve iu është refuzuar kërkesa, emigrantët e paligjshëm dhe kthimet vullnetare.
Jenrick e përshkroi marrëveshjen mes dy vendeve si shumë të mirë, për sa kohë mijëra emigrantë të paligjshëm shqiptarë po kthehen në shtëpi dhe numri i emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria është ulur ndjeshëm.
Në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Rishi Sunak dhe Edi Rama, ranë dakord të “rrisin bashkëpunimin” në tre fusha – “çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme (me fokusin kryesor në luftën kundër krimit të organizuar dhe imigracionit të paligjshëm); rritja e investimeve; inovacioni, rinia dhe arsimi”.
Kjo përfshinte ngritjen e një task force të përbashkët migracioni midis dy vendeve për menaxhimin e emigrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë në Britani.
Ministri Jenrick më parë kishte deklaruar se emigrantët e paligjshëm shqiptarë duhet të përjashtoheshin nga e drejta për të kërkuar azil në Britani.
Ai vlerësoi edhe marrëveshjen e arritur me Francën për vëzhgimin e kanalit të Suezit, pasi tha se ka ndaluar një numër tepër të lartë kalimesh, referuar me periudhën e mëparshme, duke llogaritur që numri i personave që nuk janë lejuar të hyjnë në territor, është 33 mijë.
Dalin detaje të reja nga ngjarja tronditëse në Përmet, 24-vjeçari kërkonte të blinte armëZanihate Muhollari 65 vjeç është mbytur brenda banesës së saj në Përmet nga i biri 24 vjeç, Albi Muhollari.
Familja njihej si e rregullt dhe pa probleme me të ardhura të mira ekonomike dhe katër fëmijë të shkolluar jashtë vendit.
Çifti Muhollari prej tri muajsh gjendej në SHBA për të vizituar të birin dhe dy vajzat që jetojnë dhe punojnë atje dhe ishin kthyer në Përmet vetëm 4-5 ditë më parë. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Përmet dhe komshinjtë e të afërmit u shprehën se nuk e prisnin kurrë që diçka e tillë të ndodhte megjithatë të gjithë duket se kanë pak dijeni rreth shëndetit mendor të 24-vjeçarit ndërsa ai studionte prej 7 vitesh në SHBA. Dihet gjithashtu se Albi ishte duke kërkuar të blinte një armë ditët e fundit.
Kanë qenë në punë të tyre, kanë qenë tregtare që në 90’. Djalin e kishte në Amerikë, nuk e njihnim fare. Dje nuk dëgjuam gjë. Ishin familje e respektuar, se prisnim gjallë në botë. S’kishte pse ta bënte. Ajo grua e mirë shumë, shumë e lartë. Ishin shumë të mirë, asnjëri nuk e priste. Djali ka qenë në shkollë për së mbari, djali më i qetë të tërë habiten. Nuk e di, fat i keq për të dy, edhe për djalin edhe për atë, grua e rrallë”, shprehet fqinja.
Albi Muhollari e mbyti të ëmën me një qese plastike mbrëmjen e djeshme brenda banesës dhe më pas u larguar për të ndaluar nga policia pak minuta më vonë. Prindërit e tij kishin kërkuar ndihmën e mjekëve pasi referuar deklaratave të tyre për mjekët e urgjencës 24-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Mjeku neurolog Koço Stefanidhi që kreu trajtimin në urgjencë të rastit dy ditë para ngjarjes tha se për të riun nuk dihej pothuaj asgjë dhe se për të nuk ekzistonte ndonjë historik mjekësor apo diagnozë e mëparshme.
“Të sëmurët zakonisht që janë dhe agresivë që ky nuk ishte agresiv, nuk mund të nisen nga urgjenca në një spital tjetër. Duhet dominuar, duhet zbutur psikoza, pastaj duhet transferuar në një spital tjetër”, u shpreh mjeku Koço Stefanidhi.
Viktima e kësaj ngjarjeje ishte tregtare prej 30 vitesh në qytetin e Përmetit. Një prej pistave të mundshme të hetimit përpos gjendjes së rënduar psikologjike të të riut sipas të njohurve mund të jetë edhe një konflikt pronësie brenda familjes. Ndërkaq sipas burimeve nga spitali ishte nëna e 24-vjeçarit ajo që kishte kërkuar prej mjekëve trajtimin e të birit pasi ajo kishte një komunikim të tensionuar ditët e fundit me të.