Aplikacion
A e kishit menduar se jeta juaj seksuale mund të ndikojë në shëndetin e trurit?
Kënaqësia e ulët seksuale në moshën e mesme mund të jetë një shenjë paralajmëruese e rënies së aftësive njohëse, sipas një studimi të kryer te meshkujt nga studiuesit e Penn State.
Studimi ndoqi marrëdhëniet midis funksionit erektil, kënaqësisë seksuale dhe aftësive njohëse tek meshkujt. Studiuesit zbuluan se humbjet në kënaqësinë seksuale dhe performancën erektile ishin të lidhura me humbjen e kujtesës në të ardhmen.
Të dhënat u morën nga 818 meshkuj.
Të dhënat e pjesëmarrësve u vlerësuan për një periudhë 12-vjeçare, nga mosha 56 deri në 68 vjeç. Studiuesit studiuan ndryshimet njohëse të pjesëmarrësve gjatë këtyre viteve. Studiuesit ekzaminuan se si kujtesa dhe funksioni seksual i njerëzve ndryshoi me kalimin e kohës.
Martin Sliwinski, profesor i zhvillimit njerëzor dhe studimeve familjare në Penn State dhe bashkëautor i studimit, tha, “Ajo që ishte unike në lidhje me qasjen tonë është se ne matëm funksionin e kujtesës dhe funksionin seksual në çdo pikë të studimit gjatësor, kështu që ne mund të shihnim se si ata ndryshuan së bashku me kalimin e kohës. Ajo që gjetëm lidhet me atë që shkencëtarët kanë filluar të kuptojnë për lidhjen midis kënaqësisë nga jeta dhe performancës njohëse.”
Studiuesit hulumtuan lidhjen midis ndryshimeve fizike si ndryshimet mikrovaskulare që ndikojnë në funksionin e penisit dhe ndryshimeve psikologjike si kënaqësia më e dobët seksuale, për të parë se si ato lidhen me njohjen (veprimi mendor i përvetësimit të njohurive dhe të kuptuarit përmes mendimit, përvojës dhe shqisave). Studiuesit theksuan gjithashtu rëndësinë e kënaqësisë seksuale dhe ndikimin e saj fizik dhe mendor në shëndetin tonë.
Rama fajëson Kurtin: Jam i bindur se SHBA-BE kanë të drejtë dhe Albini është tërësisht i gabuarPër situatën që u krijua dhe u përshkallëzua në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama bën me faj liderin e Kosovës, Albin Kurtin.
Rama, në një intervistë për “BBC”, përdori të njëjtën gjuhë si ndërkombëtarët, që kritikojnë Albin Kurtin për vendimin e marrë për të dërguar kryetarët e komunave për të ushtruar detyrat në godinat institucionale.
Sipas Ramës, ky ishte gabim i Kurtit dhe tani është momenti të hapet rruga për zgjedhje të reja në katër komunat.
Deklarata e Ramës:
Ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, por nuk do ta theksoj shumë në aspektin e rrezikut. Do them vetëm që kjo situatë është provokuar fillimisht nga braktisja e institucioneve nga serbët, që krijoi vakuum. Dhe së dyti nga këmbëngulja e autoriteteve të Kosovës për t’i futur në zyra boshe këta kryetarë, ku shumica e popullsisë është serbe. Ishte mirë që u mbajtën zgjedhje dhe që u tregua që askush nuk mund t’i mbajë peng proceset demokratike në një vend të pavarur, por nuk ishte ide e mirë që të këmbëngulej hyrja e këtyre kryetarëve në komuna boshe me ndihmën e policisë dhe me ndërhyrjen e KFOR dhe lëndimin e ushtarëve.
Nuk jam këtu për të fajësuar dikë, thjesht po i përgjigjem pyetjeve tuaja. Mendoj se perspektiva më e gjerë është pozitive. Serbia dhe Kosova, falë Kurtit dhe Vuçiç janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes historike. Gjithashtu besoj se fakti që marrëveshja është kaq afër, bazuar në propozimin franko-gjerman me njohjen reciproke, i ka acaruar të dyja palët. Është si një çift në derë të kishës para se të martohen, që fillojnë dyshojnë.
Mendoj se nuk ka rrugë tjetër në botë që kjo marrëveshje nuk do bëhet. Çështja është kur. Ishim në një samit të Komunitetit Europian me të gjithë liderët në Moldavi dhe të gjithë ata, sidomos presidenti francez dhe kancelari gjerman janë të bindur që Kurti dhe Vuçiç duhet të ulen në një tryezë dhe të mbyllin marrëveshjen.
Më vjen keq ta them por mendoj njësoj dhe ky nuk është pozicion servili, por jam i bindur se SHBA dhe BE kanë të drejtë dhe Albini është tërësisht i gabuar sepse ata nuk po përpiqen të kënaqin Serbinë, por ta çojnë Kosovën në tjetër nivel, që do të thotë një shtet që njihet nga të gjithë, që mund të ulet në OKB dhe çdo institucion tjetër.
E vërtetë është dhe nuk mohohet, por gjithashtu e vërtetë është se hyrja e kryetarëve në zyra përkundër këshillave të mira të miqve të mirë të Kosovës, pa të cilët Kosova nuk do të ishte kjo që është sot, ishte një hap i tepërt. Thënë kjo, mendoj se Serbia nuk është rrezik për Kosovën që prej vitit 1999, e ka humbur përfundimisht Kosovën që prej vitit 1999. Tani është koha për paqe, për normalizim, për të pranuar për t’i dhënë Serbisë atë që i takon me marrëveshje, pra asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe të drejtën që Kisha Ortodokse Serbe të ketë aktivitetin e saj në Kosovë dhe që Serbia të pranojë se Kosovën nuk e ka më, dhe të pranojë njohjen reciproke.
Ledri dhe Sara janë një nga çiftet më të dashur të publikut, që fansat i adhurojnë për marrëdhënien që kanë.
I konsideruar si çifti perfekt, Ledri rrëfeu detaje nga marrëdhënia me Sarën dhe sa i lidhur është me të.
“Ka raste që më ndihmon shumë Sara me disa gjëra. E kam lodhur, e kam zgjuar në katër të mëngjesit: ‘Zemër a të pëlqen kjo?’ Ne kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin”, tregoi Ledri, ndërsa tha se edhe ai e ndihmon duke e fotografuar.
Këngëtari u ndal edhe në momentin e shumëkomentuar në rrjet, ku gjatë prezantimit të albumit, mori Sarën në skenë dhe ia kushtoi asaj një këngë.
“Më pëlqen ajo këngë shumë. Në atë moment kam parë vetëm Sarën në sy, kam dashur të kem një kujtim vetëm me atë”, u shpreh Ledri.
Një tjetër yll largohet nga Paris SG, klubi njofton largimin e “veteranit”Humbja e thellë që opozita mori në zgjedhje, për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk erdhi prej bashkëpunimit me ish-kryeministrin Sali Berisha, të shpallur non grata, por prej bashkëpunimit që, sipas tij, qeveria ka me krimin.
Për këtë arsye, Meta pyetjes nëse do të largohet nga politika pas humbjes iu përgjigj se do të jetë në krye të partisë së tij për aq kohë sa qytetarët do ta votojnë.
Zgjidhja kurrë nuk është asgjësimi i opozitës së vërtetë pavarësisht nga të gjitha kushtet e terrorit shtetëror që ekzistojnë në forma nga më të ndryshmet ndaj të gjithë qytetarëve. Unë jam këtu deri sa të kem besimin e atyre që më kanë zgjedhur dhe mbështesin nuk ndaloj askënd të sjellë iniciatiava e ndryshime të rëndësishme. Për aq kohë sa do të jem në krye të PL do të jetë ajo që qëndron fort për lirinë demokracinë llogaridhënien interesin publik dhe transparencën”, tha Ilir Meta në një intervistë televizive.
Flamurtari shkarkon Longon dhe zyrtarizon trajnerin e ri me ovjektiv SuperiorenDrejtuesit e Flamurtarit nuk humbin kohë për përgatitjet për sezonit të ri.
Vetëm pak ditë pas zhgënjimit në ndeshjen e play off-it kundër Korabit, klubi kuqezi ka zyrtarizuar trajnerin e ri, që merr postin e lënë bosh nga italiani Diego Longo.
Bëhet fjalë për një emër të njohur të afirmuar edhe në kategorinë Superiore.
“Timonin” e Flamurtarit e merr Emiliano Çela, që e pati të pamundur të siguronte mbijetesën e Kastriotit në Superiore.
Çela është një trajner që e njeh shumë mirë futbollin shqiptar, dinamikat e tij, dhe shquhet për grintën që ia injekton skuadrës në fushën e lojës.
Objektivi i tij do të jetë ngjitja e Flamurtarit në Superiore, ku mungon prej shumë sezonesh. /zoom.al/
Vuçiç flet për zgjedhjet e reja në veri: Duhet të flas me serbët e KosovësPresidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç komentoi propozimin e ndërkombëtarëve për të zhvilluar zgjedhje të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, për të zgjidhur situatën.
Sipas Vuçiç, nëse vendoset për të shkuar sërish në zgjedhje, fillimisht duhet të bisedojë me serbët në Kosovë për të kuptuar nëse ata janë gati të marrin pjesë në proces, për të garantuar më pas zgjidhje.
“Unë duhet të flas ditët në vijim me ta [serbët e Kosovës] dhe të shoh se çfarë do të marrin ata. Jo vetëm se çfarë do të japin. Ne jemi gjithmonë të gatshëm dhe duam paqe dhe ulje të tensioneve”, tha Vuçiç dhe shtoi se nuk është optimist.
Puthja e Ramës me Melonin/ Basha: Çfarë fiton populli?Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi skenën e kryeministrit Edi Rama, që puthi në faqe kryeministren e Italisë, Georgia Meloni.
Në një takim që pati me të rinjtë në Tiranë, Basha tha se ky është shou që nuk i shërben popullit.
“Puthi Melonin por nuk rriti pensionet. Nuk jemi kundër që kryeministri Shqipërisë dhe Meloni të kenë miqësi, por çfarë fiton populli. Politikanët janë yje Holliëood-i që të sillen si të tillë. Gara sot në rrjetet sociale nuk është kush bën më shumë punë por kush është më popullori. Proukupimi kryesor janë klikimet, mblidhet qeveria thotë duhen shtuar klikimet”, tha Basha.
DETAJET/ Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë u kap duke marrë ryshfetZbardhen detaje të reja nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistja e Prokurimeve, Laureta Sheto.
Sipas burimeve, dy zyrtaret kanë abuzuar me një tender.
Duro, referuar burimeve, është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet shumën prej 4 milionë lekësh.
Sipas SPAK, operacioni është në zhvillim e sipër, duke paralajmëruar edhe për arrestime të tjera.
Tensionet në veri/ Lajçak dhe Escobar shkojnë javën tjetër në KosovëPërfaqësuesi i Lartë i BE, Miroslav Lajçak dhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojnë javën tjetër Kosovën, për të ulur tensionet në veri.
Liderët do të angazhohen për të dakordësi zgjidhje për situatën, që sipas tyre, arrihet duke organizuar zgjedhje të reja në komunat në veri. Kjo ishte një pikat e biseduara gjatë takimit që Vjosa Osmani, Aleksandër Vuçiç dhe Joseph Borrell patën më Moldavi, edhe në prezencë të Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz.
Borrell paralajmëroi se nëse kjo nuk arrihet, do të ketë pasoja të rënda.