Aplikacion
Përveç sigurisë, gjumi në shtratin e njëjtë redukton edhe nivelin e hormonit të stresit, i cili lidhet me proteinat përgjegjëse për sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet autoimune.
Gërhitja, djersitja dhe tërheqja e jorganit janë arsyet kryesore pse çdo i katërti çift insiston për gjumin në dhoma të ndara. Por hulumtimet e bëra nga Universiteti Pittsburgh kanë zbuluar që gjumi në shtratin e njëjtë është shumë i mirë për zemrën.
Fjetja me partnerin redukton nivelin e hormonit të stresit të kortizolit dhe ofron ndjenjën e sigurisë, shkruan Daily Mail.
Niveli i rritur i kortizolit lidhet me citokinet, proteinat të cilat shkaktojnë inflamacion dhe mund të shkaktojnë sëmundjet e zemrës, depresion dhe sëmundjet autoimune. Gjumi në krevatin e përbashkët redukton nivelin e atyre proteinave, ka vërtetuar studimi.
“Ndarja e shtratit me dikë që e doni rrit nivelin e oksitocinës, hormonit të dashurisë, çka mundëson lidhje edhe më të fortë. Edhe pse ky hormon më së shpeshti lidhet me seksin, deri te lirimi i tij vjen edhe gjatë përkëdheljes dhe bisedës ledhatuese para gjumit” – pohon dr. David Hamilton, autori i librit “Pse mirësia është e mirë për ju”.
Doni të dobësoheni? Kurrë mos e bëni këtë gabimKemi dëgjuar shumë për ushqyerjen e shëndetshme këto ditë – hani ngadalë, pa parë televizor apo përdorur telefonin, dhe pesha juaj trupore do të jetë më normale. Dhe kjo këshillë është shumë me vlerë. Një studim i ri, i publikuar tek revista BMJ Open , ka zbuluar se njerëzit që hanë ngadalë, në vend që ta përtypin menjëherë ushqimin, peshojnë më pak. Ngadalësimi i procesit të të ngrënit qëllimisht mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë me kalimin e viteve
Shkencëtarët analizuan të dhënat e 60 mijë pacientëve me diabet gjatë një periudhe 6-vjeçare. Tek kontrollet kryera pas disa vitesh, ata u pyetën për stilin e jetesës, sa shpejtë e konsumonin ushqimin, mbi përdorimin e alkoolit dhe zakonet e fjetjes. Ata u pyetën gjithashtu nëse zakonisht e konsumojnë darkën 2 orë para se të flenë, hanë ndonjë gjë pas vaktit të darkës dhe nëse e konsumojnë vaktin e mëngjesit
Predispozitat për t’u bërë obezë lidhen me të gjitha këto zakone të të ngrënit. Shpejtësia me të cilën e konsumojnë ushqimin gjithashtu ka ndikim: njerëzit që hanë me një shpejtësi normale janë 29% më pak të predispozuar të jetë obezë krahasuar me ata që hanë shpejtë; ndërsa njerëzit që hanë ngadalë janë 42% më pak të predispozuar të jenë obezë
E njëjta gjë ndodhi edhe me njerëzit e përfshirë në studim, ku ata që e konsumuan ushqimin ngadalë kishin më shumë predispozita për të rënë në peshë gjatë kohës së studimit.
Tiranë/ Makina e policisë bëhet copash përballë kryeministrisëNjë aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë përballë kryeministrisë. Mësohet se një automjet i policisë së shtetit është përplasur me një pllakë betoni.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.
Nga fotot e siguruara prej vendngjarjes, shihet se pjesa e përparme e makinës tip “Volksëagen Golf” është shkatërruar thuajse plotësisht.
Në vendngjarje ndodhet një efektiv policie, por edhe një karrotrec që po largoon automjetin nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Autobusi bie në luginë, 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Bolivi11 persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën kur një autobus ra në një luginë në lindje të Bolivisë, tha policia lokale.
Aksidenti, shkaqet e të cilit ende nuk janë zbardhur, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një rrugë që lidh qytetin e Santa Cruz me fshatin Saipina.
“Kemi 11 të vdekur dhe 23 të plagosur”, tha Oscar Medrano, shefi i policisë lokale, për kanalin televiziv privat Unitel.
Disa nga të plagosurit po trajtohen në spitalin Saipina ndërsa të tjerët, gjendja e të cilëve ishte më e rëndë, u dërguan në spitalet në Santa Cruz.
Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INE) në vitin 2021 në Bolivi 1,325 njerëz u vranë në aksidente trafiku dhe 11,155 u plagosën.
Mbretëria e Bashkuar dërgon emigrantët shqiptarë në Ruandë, reagon ashpër OKBShefi i ri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk ka kritikuar skemën që ai e konsideron problematike nga pikëpamja etike dhe beson se qeveria britanike duhet ta rimendojë dërgimin e emigrantëve në Ruandë.
Türk i ka kërkuar qeverisë britanike të rishqyrtojë planet e saj për të deportuar azilkërkuesit në Ruandë, duke paralajmëruar se në të kaluarën skema të ngjashme kishin çuar në keqtrajtim të emigrantëve.
Ai gjithashtu hodhi poshtë përshkrimin e kryeministrit Rishi Sunak për marrëveshjen prej 140 milion paundësh si të drejtë, duke thënë se përveç se ishte problematike ligjërisht dhe etikisht, ajo ishte gjithashtu “shumë e kushtueshme ” dhe nuk ka gjasa të funksionojë.
“Ju nuk mund t’i kaloni përgjegjësitë tuaja ndaj një shteti tjetër në mënyrën që është parashikuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo ngre shqetësime shumë serioze, si nga këndvështrimi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut ashtu edhe nga këndvështrimi i ligjit ndërkombëtar për refugjatët”, theksoi ai.
Çfarë hanë popujt e ndryshëm të botës për Vit të Ri që të kenë fat!Kultura të ndryshme e presin në mënyra të veçanta orën 00:00, kohë ku i urojmë njëri-tjetrit shëndet dhe fat. Disa trokasin gotat, të tjerë përqafojnë e puthin të dashurit e tyre. Por ne ju sjellim gjashtë rituale të vendeve të ndryshme për të pasur fat gjatë 2023.
Spanjollët hanë 12 kokrra rrushi për fat të mbarë
Në momentin që ora shënon 00.00, spanjollët nuk trokasin gotat por hanë sa më shpejt dymbëdhjetë kokrra rrushi. Secila kokërr përfaqëson fat të mbarë për çdo muaj të vitit të ardhshëm.
Për armenët buka e bërë në shtëpi sjell lumturi
Tavolina e fundvitit në një shtëpi armene përmban këmbë derri, mishra të ndryshëm, fruta dhe ëmbëlsira. Por në qendër të tavolinës është buka e bërë në shtëpi, buka është ushqimi më i rëndësishëm. Brenda në bukë vendoset edhe një monedhë dhe personi që e gjen është anëtari me fat i familjes.
Rusët pinë shampanjë me letër të djegur
Edhe pse pija e preferuar e rusëve është vodka, në traditën e Vitit të Ri, rusët preferojnë shampanjën me letër të djegur. Në vigjilën e Vitit të Ri, disa rusë shkruajnë një dëshirë në një copë letre, më pas e djegin dhe hirin e letrës e hedhin në shampanjë. Shampanja pihet teksa akrepat e orës i afrohen orës 00.00 dhe do të keni fat.
Një besëtytni tjetër e pazakontë e rusëve është: të teshtish në vigjiljen e Vitit të Ri sjell fat.
Estonezët hanë 7, 9 ose 12 ushqime
Në Estoni njerëzit hanë 7, 9 ose 12 ushqime gjatë ditës së Vitit të Ri për të pasur një vit të gëzueshëm , këta numra janë numrat e fatit të shtetit. Nuk është e detyrueshme të mbarohen të gjitha ushqimet për të përfituar nga kjo traditë. Estonezët lënë pak ushqim në pjatat e tyre për paraardhësit ose shpirtrat që vizitojnë shtëpinë gjatë festave.
Për gjermanët fatin e mirë e përcaktojnë petullat e mbushura me reçel ose mustardë
Për amerikanët jeta konsiderohet një kuti me çokollata, por për gjermanët është një kuti me petulla (donuts) me mbushje misterioze. Gjatë vigjiljes së Vitit të Ri, pastiçierët gjermanë mbushin disa prej petullave me mustardë. Nëse të qëllon petulla me mustardë do të kesh fat të keq gjatë vitit të ardhshëm. Gjermanët e pafatë mund ta largojnë këtë fat të keq duke mbledhur katër gjethe tërfili.
Filipinasit hanë makarona të gjata dhe fruta të rrumbullakëta
Kur flitet për ushqimet filipinasit janë ndër popujt më supersticioz. Për ta makaronat e gjata përfaqësojnë një jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, për këtë arsye njerëzit i konsumojnë gjatë darkës së Vitit të Ri por edhe në ditëlindje. Ndër të tjera edhe frutat e rrumbullakëta janë një ushqim që sjell prosperitet dhe shëndet, ndaj as ato nuk mungojnë në tavolinën e fundvitit për shtëpitë filipinase. Disa njerëz konsumojnë 12 fruta të rrumbullakët, për çdo muaj të vitit.
Po ju si do ta prisni Vitin e Ri?
‘Paralizohet’ autostrada Tiranë –Elbasan, vargu i mjeteve shkon deri në 3 kmFestat e fundvitit kanë sjellë trafik të rënduar. Këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Elbasan, siç shihet edhe në video, ka një trafik prej kilometrash të tërë.
Trafiku vijon nga fshati Dopaj dhe deri në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Ende nuk dihet sa do vazhdojë ky trafik.
Besohet se është një numër shumë i lartë qytetarësh që po drejtohet në drejtim të zonave juglindore me rastin e festës së Vitit të Ri.
Lajm i fundit, Cristiano Ronaldo ka nënshkruar me Al-Nassr deri në vitin 2025Merr fund telenovela Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez ka nënshkruar marrëveshjen që do ta lidhë atë me Al-Nassr deri në qershor 2025:
37-vjeçari ishte pa ekip që nga 22 nëntori pas përfundimit të stuhishëm të marrëdhënies së tij me Manchester United dhe përfundimit të kontratës si pasojë e deklaratës së tij.
Në Arabinë Saudite ai do të fitojë 75 milionë euro në vit pagë, shifër kjo që do të dyfishohet duke marrë parasysh transferimin e të drejtave të imazhit në klub.
Vetëm pak ditë më parë, presidenti i Al Nassr, Musli Al-Muammar, tha fjalën e tij për spekulimet rreth Cristiano Ronaldos:
“Lajmet që dalin nuk janë të sakta, shumica e asaj që është shkruar apo thënë nga mediat janë gënjeshtra”.
Sipas CBS, shtëpia ku CR7 (i cili duhet të shërbejë si dëshmi për kandidaturën saudite për organizimin e Kupës së Botës 2030) është gjetur tashmë me Georgina dhe fëmijët e saj, një vilë e madhe pranë terrenit të stërvitjes.
Skema e preferuar e trajnerit Garcia është 4-2-3-1 ku spikasin Luiz Gustavo, Talisca dhe Aboubakar pa harruar portierin Ospina, i cili u largua nga Napoli verën e kaluar për të zgjedhur Al-Nassr.
Pas dhjetë ndeshjeve të ligës, Al-Nassr është në vendin e dytë në tabelë me dy pikë prapa Al-Shabab.
Tifozët mësyjnë dyqanet për të printuar fanellën e Ronaldos në fanellë. /zoom.al/
Pas puthjes mes çiftit në “Dancing With The Stars”, Lediani sqaron gjithçka për herë të parë!“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.
Mbrëmja e sotme do të jetë mjaft e veçantë sepse të gjithë yjet e “Dancing With The Stars” janë mbledhur së bashku për të diskutuar rreth 13 javëve mjaft intesive dhe shumë të bukura që kanë kaluar. Krahë yjeve dhe jurisë kanë qenë edhe Fatma Haxhialiu, Blendi Salaj dhe Jonida Aliçkolli. A ka mbetur ende diçka për t’u diskutuar para finales së madhe? A janë gati të gjithë për finalen e madhe dhe të shumëpritur të këtij edicioni?
Në fillim u diskutua se si ka qenë java e parë e gjysmëfinalistëve dhe më pas u ndalën tek puthja e Elhaidës dhe Lediani. Pasi Fatma dha mendimin e saj në lidhje me këtë puthje të ndodhur javën e kaluar ajo tha se siç ndodh në çdo histori janë vajzat ato që krahasohen gjithmonë dhe ndër të tjera duhej që nga ana e Ledianit të kishte një reagim. Nga ana tjetër balerini u përgjigj duke thënë se:
Unë kam dashur që ta bëj diçka të tillë por kur e kemi menduar të dy thamë jo. Ne nuk e kemi menduar që kjo histori do të merrte këtë lloj përmase. Kur kemi folur këtu kur është dhënë video ne kemi rënë dakord ta ndajmë këtë copëz nga kjo historia jonë për ta pasur më tepër kujtim për veten. Kjo është një histori dashurie shumë reale, ne ndiejmë diçka të veçantë për njëri-tjetrin, jemi të lumtur të dy dhe kaq.
Më pas Elhaida është shprehur se:
Në radhë të parë faleminderit. Kam parë emisionin “Goca & Gra”, kam parë mbështetjen edhe kaq qenë një javë shumë intensive. Ka qenë zgjedhja e imja dhe e Ledit që të mos flisnim të dy, por kur të flisnim të isha unë ajo që të bënte atë shpjegimin, atë “faljen” publike deri diku. Unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë, nuk jam këtu për të bërë diçka të tillë. Unë jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprime të mija në sy të publikut, të jenë ato personale ose jo. Në momentin që kam zgjedhur të bëj jetën time personale publike i pres edhe kritikat edhe komplimentet, kështu që e ndieja të nevojshme të “shpegoja” dhe të sqaroja vendin tim. Ishte vendim që e morëm të dy bashkë, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë ta presim shkurt, kjo gjë ndodhi këtu, ne jemi të rritur të dy dhe nuk ka asnjë lloj mundësie që të mos kemi lidhjen që kemi pasur më përpara.
Të dy kemi filluar lidhjen tonë, në momentin që të dy ishim single dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk kemi thyer asnjë kod moral, asnjë lloj kodi kështu që jemi shumë të lumtur sot.
Ndër të tjera Lediani vijoi duke thënë se:
Pas bisedimeve thamë që jo, nuk është e nevojshme sepse dihet që kur fillon diçka e re, ka mbaruar diçka e vjetër. Unë nuk kam pse shoh mbrapa.
Vuçiç: Shqiptarët duhet ta kuptojnë që s’kanë kontroll mbi veriun e KosovësPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se qytetarët në Kosovë po provokohen qëllimisht, ndërsa shtoi se “askush nuk u tremb nga shqiptarët”.
Në një intervistë për median serbe TV Prva, presidenti serb tha se shqiptarët duhet të kuptojnë që nuk kanë asnjë kontroll në veri.
“Ne kemi luftuar për të shpëtuar popullin tonë në Kosovë. Nuk ka nisur dje. Ka vite që është në përgatitje dhe me vite dikush e nënvlerëson gjendjen e shpirtit serb në Kosovë. Ju nuk mund të mposhtni popullin”, tha Vuçiç.
Presidenti ka shtuar se është ndjerë keq pas takimit me serbët dhe se ata e kanë dëgjuar.
“U thashë prisni, bëra maksimumin”, shtoi ai.