Aplikacion
Një tjetër emigrant shqiptar ka rrëfyer për emisionin “Review” për largimin e tij drejt Britanisë së Madhe.
Ai u shpreh se udhëtoi nga Shqipëria deri në Francë, e më pas prej aty, me gomone drejt Britanisë së Madhe.
Udhëtimi ishte shumë i rrezikshëm, siç e përshkruan emigranti dhe zgjati për rreth 12 orë.
“Kam ardhur këtu në Britani të Madhe në datën 1 mars të këtij viti. Kam shkuar me gomone, si gjithë të tjerët. Nga Shqipëria, jam nisur në Tiranë, Kosovë, Serbi, të gjitha shtetet me radhe deri në Francë. Kontaktin atje në Francë e kam gjetur, ishte ai grupi ku mblidheshin shqiptarët, kurd. Jam nisur me mendimin se do gjej një kontekt me kurdistanët, sepse ata e kanë atë pjesën e rrugës. Kam gjetur kontaktin dhe jam nisur.
Nga Franca në Britaninë e Madhe, një rrugë shumë e vështirë. 12 orë në gomone, kemi qenë 35 veta, një rrugë shumë e frikshme. Nuk ka pasur fëmijë, vetëm burra. Policia e Britanisë na ka hapur në det të hapur, kur u futëm në ujërat e Britanisë, na ka ndalur në Dover, na kanë dhënë rroba të tjera, ushqim dhe na dërguan në kamp. Kam qëndruar 4 muaj në kamp. Më pas kam dalë dhe kam punuar në ndërtim. Bën ca muaj atje dhe të lënë të lirë”, theksoi ai.
E godet polici me pistoletë elektrike/ Humb jetën shqiptari në AngliNjë 29-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur muajin e shkuar në Essex të Britanisë, pasi u godit me pistoletë elektrike nga një oficer policie.
Lajmi është publikuar së fundmi në mediat britanike, të cilat shkruajnë se Sali Byberi i cili menaxhonte nje lavazh në Essex, dyshohet se sulmoi një oficer dhe ky i fundit qëlloi disa herë me pistoletë elektrike ndaj shqiptarit.
Viktima ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa familja e tij është në kërkim të drejtësisë. Përmes avokatëve të tyre ata kanë treguar traumën që kanë pësuar që prej vdekjes së djalit të tyre.
“Ende nuk mund ta besojmë se çfarë ndodhi dhe si na e morën Saliun. Është pothuajse e pamundur të gjesh fjalët për të përshkruar dhimbjen dhe dhimbjen që ndjejmë. Kemi kaq shumë pyetje dhe gjithçka që shpresojmë tani është të paktën që të marrim përgjigje”, citohet shprehur motra e viktimës nga mediat britanike.
Partnerja e Byberit, L.Mafra, 31 vjeç, tashmë ka mbetur e vetme në rritjen e fëmijëve të tyre, Akil tetë vjeç, Egilson gjashtë dhe Fabio, pesë vjeç.
Policia e Essex-it ndërkohë po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Rriten infeksionet në Gjermani, mjeku jep ALARMIN: Nuk kam parë kurrë kaq shumë të sëmurëNumri i njerëzve në Gjermani, që janë duke vuajtur nga ndonjë lloj infeksione apo sëmundje ka mbërritur dimensione të tilla, të cilat presidenti i Shoqatës gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Emergjencat, Christian Karagiannidis, i përshkruan si “historike”.
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Shkalla e sëmundjeve në të gjithë popullatën është jashtëzakonisht e lartë”, është shprehur ai për mediat vendase. Sipas Karagiannidis, edhe pse Covid nuk është më problemi mbizotërues, në shumë rajone, shtretërit në repartet e terapisë intensive, janë pothuajse të gjithë të zënë.
“Aktualisht, jemi duke luftuar shumë sëmundje, gripin sezonal, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, plus emergjencat e zakonshme. Përveç numrit të lartë të pacientëve, spitalet e Gjermanisë, ndërkohë, po përballen edhe me mungesa ilaçesh”, tha Christian Karagiannidis.
Karagiannidis u ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore të prodhojnë ilaçe paraprakisht dhe që ato të magazinohen, në mënyrë që qasja në to, të jetë me e lehtë.
“Duhet të fillojmë të shohim mundësitë për të dalë nga kjo situatë. Ndoshta duhet të diskutojmë edhe nevojën për kapacitete prodhuese vendase për mjekimin esencial në nivel kombëtar”, shtoi më tej ai.
Edhe pse një gjë e tillë është e kushtueshme, siç pohon mjeku, është shqetësues fakti që një shtet si Gjermania duhet të përballet me mungesa të tilla. Ministri i Shëndetësisë për Banarinë, Klaus Holetschek, i kërkoi qeverisë federale mbajtjen e një takimi urgjent përpara festave, për gjetjen e një zgjidhjeje, përpjekje këto në të cilat të përfshihet dhe sektori i shëndetësisë e industria e medikamenteve.
I vuri flakën komisariatit në Elbasan, kush është i riu i ndaluar (Emri)Një incident ka ndodhur në Komisariatin e Policisë së Elbasanit pasditen e kësaj të Shtune.
Një i ri, i identifikuar si Aurel Latifi, 32-vjeç, i ka vënë flakën dritares së ankesave për qytetarët duke rrezikuar jetën e dy punonjësve që ishin në sallë.
Nuk dihet ende motivet apo arsyet që e ka çuar 32-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.
Burime bëjnë me dije se dyshohet se Latifi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe sapo është kthyer nga emigracioni pasi ka qenë në Francë.
Ende nuk ka reagim zyrtar nga policia në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
I riu i vë flakën Komisariatit të ElbasanitNjë incident ka ndodhur në Komisariatin e Policisë së Elbasanit, pasditen e kësaj të Shtune. Siç duket edhe në pamje, murit rrethues të komisariatit, i është vënë flaka, në pjesën ku ndodhet dritarja e ankesave të qytetarëve.
Në këto momente, sipas burimeve policore, dy efektivë policie kanë qenë të pranishëm në godinë.
Zjarri është vendosur nga një i ri i identifikuar si si Aurel Latifi, 32-vjeç. Ky i fundit, pas aktit është ndaluar nga policia.
Nuk dihet ende motivet apo arsyet që e ka çuar 32-vjeçarin drejt këtij akti. Megjithatë, burime bëjnë me dije se dyshohet se Latifi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe sapo është kthyer nga emigracioni. pasi ka qenë në Francë.
“Avangard”/ Putin e quajti të pathyeshëm, Rusia përgatitet për raketën hipersonikeMinistria e Mbrojtjes në Rusi ka raportuar se në detyre luftarake në rajonin e Orenburgut ka hyrë një sistem raketor ndërkontinental Hipersonik “Avangard”.
Në një deklaratë zyrtare e raportuar nga mediat e huaja theksohet se pritet që sistemi raketor të rrisë aftësinë luftarake të Forcave Raketore Strategjike.
Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi Avangardin si “të pathyeshëm” në vitin 2018 dhe pretendon se arma mund të godasë çdo objektiv në Tokë në 30 minuta.
Njoftimi vjen pas takimit të Putinit me komandantët e tij ushtarakë të premten dhe një breshëri sulmesh raketore ruse në një numër qytetesh të Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se 76 sulmet, shumica e të cilave u kapën nga forcat ajrore të Ukrainës, penguan dërgimin e armëve të huaja në Ukrainë.
Artan Hoxha “zbërthen prapaskenat” e Portit të Durrësit: Ja me paratë e kujt do ndërtohetGazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Dubai është kthyer në një parajsë penale dhe fiskale, ku ndodhen bosët e mëdhenj të trafikut të kokainës.
Hoxha tha se vetëm shqiptarët kanë investuar në Dubai së paku 1 miliard dollarë.
Ndër të tjera gazetari ngriti dyshime se një pjesë e parave që do të investohen te Marina e re në Durrës, janë pikërisht paratë e shqiptarëve të Dubait.
“Ata që ndodhen në Ekuador, s’janë bosët, bosët janë në Dubai. Ofron parajsë penale, janë të paekstradueshëm, një parajsë fiskale, sepse autoritetet s’duan t’ia dinë fare ku i ke gjetur paratë, investoi aty, dhe mos u ngatërro me çështjet e terrorizmin. Ata që janë në Ekuador janë emisarët e atyre që shesin në Europë. Edhe ata të Shqipërisë që janë në kërkim, janë atje. Në Dubai nuk ekstradohet askush. Dubai është fenomen botëror, një problem botëror, ke pushtetarë të korruptuar nga e gjithë bota. Dubai s’prodhon asgjë, ka vetëm ujë dhe shkretëtirë. Vetëm shqiptarët kanë investuar minimalisht 1 miliardë dollarë, por kam frikë se janë shumë më tepër se kaq. Besoj se një pjesë e madhe e parave që do vijnë te Marina, janë paratë e atyre. Në Shqipëri sot ka dy lloj parash të pista, paraja që del nga korrupsioni që shkon në offshore, dhe ajo që vjen nga narkotrafiku”, tha ai në MCN TV.
Hoxha u shpreh pro legalizimit të parasë së pistë. Ndër të tjera ai solli në vëmendje që shumë kompani serioze shqiptare detyrohen të marrin para nga burime të tilla.
“Më rezulton që paraja e korrupsionit është më e madhe. Prandaj në Shqipëri kemi një bum vetëm në një sektor të caktuar, ndërtimi. Bogotaja ka 10 milionë banorë, por nuk ishte çmimi që është në Shqipëri. Unë besoj që ekonomisë shqiptare, që është një ekonomi e dështuar, legalizimi i parasë së pistë do t’i jepte një frymëmarrje të madhe ekonomisë shqiptare. Kompani serioze në Shqipëri detyrohen të marrin para te ata. Shumë nga kompanitë e mëdha janë drejtuar atje. Unë jam për legalizim, formën hajde ta diskutojmë. Që kjo para të mos takojë destabilitet, viktima, prishje të rregullave të tregut, të mos investohet në fushatë. Zakonisht grupet e mëdha tentojnë që ta kenë mirë me pushtetin. Pasi nuhasin që pushteti po kalon në këtë drejtim ato investojmë. Vitet e fundit kemi interferimin e kësaj paraje që na prish gjithë sistemin”, deklaroi Hoxha.
E rëndë në Korçë/ Ishte nisur për eskursion, aksidentohet furgoni me 21 nxënësNjë aksident automobilistik është regjistruar pasditen e së shtunës në afërsi të fshatit Bulgarec në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një mjet tip furgon, ku po udhëtonin 21 nxënës për një ekskursion, është përplasur me një mjet tjetër.
Nga përplasja, ka patur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk persona të lënduar. Dyshohet se shkak i aksidentit është një parakalim i gabuar i drejtuesit të automjetit.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Meta flet për sulmin ndaj Berishës: Provokim ndaj opozitësKreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur në lidhje me agresionin ndaj kreut Sali Berisha gjatë protestës së opozitës më 6 Dhjetor.
Sipas Metës, agresori i Berishës ka qenë shumë i vetëdijshëm dhe i përgjegjshëm pasi ka studiuar gjithë hapat e veprimit që ka kryer, ndërsa shtoi se ky provokim u bë për të nxjerrë opozitën si destruktive dhe për të acaruar protestuesit.
“Nuk do doja të flisja për atë moment pasi askush nuk është ndjerë aspak mirë, padyshim që edhe unë nuk kisha si të ndihesha mirë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një veprim të strukturuar kriminal dhe shtetëror. Një person që ka qenë shumë i vetëdijshëm dhe i përgatitur për këtë akt, ai ka studiuar gjithë vendosjen dhe veprimin”, shprehet Meta.
Meta shtoi se përgjigjja më e mirë ndaj agresionit të Berishës ka qenë vetëpërmbajtja në atë moment duke treguar qartë nivelin skizofrenik të drejtimit të qeverisë së sotme.
“Ajo që është e rëndësishme është që u ruajt kontrolli nga vetë Berisha për ta mbajtur këtë moment si një moment të izoluar dhe për të evituar që personi përgjegjës të mos kishte pasoja dhe për të mos ndikuar te qytetarët. Ky provokim u bë për të nxjerrë opozitën si destruktive dhe personin si një viktimë. Nuk është ky thelbi, thelbi është që ka pasur një makinë të tërë propagandistike për të justifikuar këtë akt dhe për ta paraqitur atë krejt ndryshe nga si ndodhi. Koha e fjalëve ka mbaruar, gjërat janë të qarta, jemi përballë një regjimi mafioz. Është i njëjti shtet që organizoi këtë agresion ndaj pluralizmit politik dhe opozitës, është e njëjta dorë që vrau Klodian Rashën, e njëjta që falsifikoi deklaratën e policisë duke i shtuar viktimës së policisë së rilindjes gjoja dhe një pistoletë”, vijon Meta.
Sa i përket aksionit opozitar në të ardhmen Meta deklaroi se protestat do vijojnë në mënyrë të organizuar duke i kushtuar rëndësi edhe procesit zgjedhor dhe mbrojtjes së votës.
“ Do vijojmë rrugën e protestave, por ka shumë rëndësi që të jemi shumë të organizuar se sa kemi qenë deri tani në procesin e zgjedhjeve dhe aksionin opozitar dhe mbrojtjen e votës. Protesta ka pasur, ka dhe do të ketë”, tha ai.
Tragjedi në Maliq/ Plas bombola e gazit, lëndohen tre personaNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maliq të Korçës.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se tre persona kanë pësuar djegie në trup, pas shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Vashtëmi të Maliqit.
Dëmtime në trup kanë marrë djali i pronarit të banesës, 34-vjeçari me iniciale R. K., dhe familjari i tyre 40-vjeçari A. M.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në banesën e 59-vjeçarit me iniciale R. K.
Sipas policisë bombola ka plasur nga pakujdesia , ndërsa të lënduarit do të transportohen drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.