zoom

Day ArchiveKujdes nga uji i rubinetit, mund të shkaktojë vdekje

Ndoshta nuk e keni menduar kurrë, por rubineti i tualetit mund të rrezikojë shumë rëndë shëndetin tuaj dhe jo vetëm.

Janë zbuluar disa probleme shëndetësore të cilat mund të vijnë nga uji i rubinetit, dhe një ndër to mund të vijë si pasojë e derdhjes së dezifetantëve të shumtë në ujë. Kimikatet e përdorura për parandalimin e baktereve kanë si qëllim që uji i pishëm të jëtë i sigurtë për konsumatorin.

Në momentin kur ekspozohen ndaj ajrit bakteret kanë gjasa të mos shkatërrohën plotësisht, gjë mund të ndodh dhe në shtëpitë tuaja.

Depot apo mbledhëset e vjetra të mund të jenë më të ekspozuara ndaj baktereve. Po ashtu, disa pronarë shtëpish janë shprehur se, kur kanë hapur depot e tyre kanë gjetur minj apo zogj të ngordhur.

Problemet nuk mbarojnë me kaq, pasi disa shtëpi të vjetra ende përmbajnë tubacione plumbi, material i cili u hoq nga përdorimi që prej viti 1970. Për shtëpitë e ndërtuara para këtij viti, tubacionet mbase nuk janë ndryshuar, dhe plumbi vazhdon rrjedh akoma edhe sot në rubinetin e tualetit tuaj.

Edhe nëse mendoni se uji është i sigurt për t’u pirë, nuk do ishte mirë që ta bëni këtë gjë.

Për disa herë radhazi uji mund të ftohet dhe nxehet gjatë gjithë ditës, gjë që mund të çojë në rritjen e baktereve si legjionela.

Bakteret vdekjeprurëse shkaktuan vdekjen e një burri me pushime në Maltë pak muaj më parë, shkruan ‘The Sun’, kur ai u zhyt në një vaskë të mbushur me ujë të ndotur nga bakteret.

Ai u infektua me sëmundjen e Legjionarëve , të shkaktuar nga bakteret legjionela, e cila zakonisht transmetohet duke thithur pika të vogla të ujit të infektuar. Firma e ujit ‘The Water Professor’ paralajmëroi gjithashtu për rreziqet, duke shtuar se është më mirë të konsumoni ujë nga rubineti i kuzhinës.

Si ta rregulloni një marrëdhënie kur ndjenjat janë ‘ftohur’

Nëse jeni në një lidhje dhe keni filluar të humbni ndjenjat për partnerin, mund të duket e vështirë për të gjetur një zgjidhje.

Është e rëndësishme të komunikoni dhe të përpiqeni ta zgjidhni problemin së bashku.

Nëse nuk jeni të sigurt se si t’i rregulloni gjërat, këtu janë disa këshilla:

Flisni për atë që po ndodh: është e rëndësishme të jeni të sinqertë me partnerin për mënyrën se si ndiheni. Diskutimi i problemit mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë po ndodh dhe të gjeni një mënyrë për ta rregulluar atë.

Kaloni kohë së bashku: kalimi i kohës së bashku mund të ndihmojë në rindezjen e shkëndijës që ka humbur. Mundohuni të bëni gjëra që të dyve ju pëlqejnë, apo edhe diçka të re që ju intereson të dyve.

Jini të dashur: gjestet e vogla të dashurisë mund të bëjnë një ndryshim të madh. Pavarësisht nëse është një përqafim, një puthje ose thjesht mbajtje për dore, shfaqja e dashurisë fizike mund të ndihmojë që partneri juaj të ndihet i dashur dhe i vlerësuar.

Komunikoni: komunikimi i hapur është thelbësor në çdo marrëdhënie. Nëse diçka ju shqetëson, tregojini partnerit tuaj në mënyrë që ta zgjidhni atë së bashku.

Duke ndjekur këto këshilla, mund të filloni të riparoni dëmin që është bërë dhe ta ktheni marrëdhënien tuaj në rrugën e duhur.

7 mënyrat tona kryesore për ta rregulluar marrëdhënien tuaj:

– Flisni me partnerin për ndjenjat tuaja.
– Kaloni më shumë kohë së bashku.
– Planifikoni aktivitete argëtuese së bashku.
– Jini më të dashur.
– Flisni për atë që dëshironi nga një marrëdhënie.
– Bëni një terapi në çift
– Merrni një pushim nga njëri-tjetri.

Sulmet e fundit në Ukrainë, eksperti i luftës del me një paralajmërimin ‘bombë’

Sulmet e fundit raketore të Rusisë në Ukrainë mund të jenë “pararendëse” të një ofensive të madhe ruse.

Kështu ka deklaruar ish-zëvendës komandanti suprem i aleatëve të NATO-s në Evropë, gjenerali Sir Richard Shirreff.

Duke folur për Sky News, Sir Richard tha se sulmet e fundit raketore në Ukrainë ishin një “vazhdim” i asaj që kishte ndodhur që nga tetori.

“Kjo po i jep formë fushëbetejës siç do ta përshkruante ushtria. Dobësimi i qyteteve dhe qytezave, duke goditur moralin e saj civil. Është një vazhdimësi e asaj që ka ndodhur që nga tetori.

Mbi 1000 raketa janë lëshuar që nga tetori në Ukrainë pikërisht me këtë qëllim. Mendoj se ndryshimi është se deri më tani është krijuar për të thyer moralin civil, gjë që nuk do ta bëjë ndërkohë që rusët kanë ngecur. Por, duke pasur parasysh informacionet e inteligjencës dhe informacionet që ne po marrim, ajo mund të jetë pjesë e pararendësit të një ofensive të madhe ruse.

Më tej ai vazhdoi duke thënë se rusët kishin “rregulluar” vijat e tyre të frontit dhe kishin mobilizuar një numër të konsiderueshëm civilësh në javët e fundit.

“Si rezultat i tërheqjes nga Khersoni ata kanë qenë në gjendje të përforcojnë pjesë të tjera të linjës së tyre dhe rusët kanë marrë formë këtu”, shtoi Sir Richard.

Rishikohet buxheti 2022, ja me sa rriten të ardhurat

Mes diskutimeve komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar rishikimin e buxhetit vetëm disa javë para mbyllje së vitit. Ministrja e financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se akti normativ rishikon me rritje të ardhura por le të pandryshuar defiçitin buxhetor në nivelin 83.8 mld lekë. Më shumë vëmendje i është kushtuar rindërtimit të cilit i janë shtuar 12 mld lekë më tepër për projektet që kanë pasur ecuri pozitive. Deputetja demokrate Jorida Tabaku kritikoi qeverinë për rishikimet e buxhetit duke theksuar se nevojiten programime më të sakta.

Ministria e financave ka vendosur që të shfuqizojë edhe nenin për fondin e shpronësimeve prej 3 mld për këtë vit. Ndërsa duke qenë në mbyllje të vitit është ulur edhe fondi për pagat e reja nga 1.9 mld lekë në 1.2 mld

NDRYSHIMET NË BUXHETIN 2022

Fondi i Rindërtimit 12.4 mld lekë

“Transporti rrugor” 5 mld lekë

Ujësjellës-kanalizimet 2 mld lekë

Pushteti vendor 1 mld lekë

Ekzekutimi me 9 plumba në Tiranë, Sali Berisha reagon i revoltuar në rrjetet sociale

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vrasjen e 49-vjeçarit Edmond Papa.

Ai shprehet se kjo tregon se qeveria dhe policia janë inekzistente në këtë vend, duke shtuar më tej se Rama dhe ministri Çuçi, e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend të pasigurtë për qytetarët.

Postimi i plotë:

Atentat në zemër të Tiranës! Ligji dhe rendi në duart e krimit!
Te dashur miq, një tjetër atentat, me pasojë vdekjen, ka ndodhur pak çaste më parë, në zemër të Tiranës, në Komunën e Parisit. Aq inekzistente janë qeveria dhe policia në këtë vend, sa kriminelët nuk pyesin më për asgjë. Me platformen e Edi Rames koken ti hane njeri tjetrit rendin e bejne kriminelet dhe vrasesit. Atentatet bëhen kudo, kriminelët nuk kujdesen aspak për detaje e as nuk kanë më frikë nga policia, përkundrazi, policia dhe qeveria liçenson aktet e tyre.
Edi Rama dhe ministri i tij familjes Çuçi kane shndërruar Shqipërinë në një vend të pasigurtë për ne dhe fëmijët tanë, një vend ku bandat dhe qeveria nuk kanë më asnjë dallim nga njëra-tjetra.

15 milion euro dëm me “Call Center”, detajet nga operacioni i SPAK, policia: Në pranga dy persona

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet subjekteve call center.

Operacioni policor i koduar “HOAX” u zhvillua nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore, të koordinuar nga Eurojust, me seli në Hagë, Holandë.

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 shtetas.

Bllokohen pasuri të paluajtshme në pronësi të këtyre shtetasve.

Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka regjistruar në fillim të vitit 2021, një procedim penal për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në bazë të informacioneve të marra nga shteti italian, për veprimtari kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik dhe më saktësisht në lidhje me subjektet call center, nëpërmjet të cilave mashtroheshin shtetas të huaj, kryesisht italianë.

Me kërkesë të SPAK-ut dhe të Njësisë C, Eurojust dhe Europol kanë mbështetur një hetim të përbashkët duke ngritur dhe një skuadër të përbashkët hetimore.

Numri i viktimave të këtij mashtrimi të madh në internet llogaritet në qindra persona dhe në një vlerë të përafërt 15 milionë euro. Gjatë operacioneve policore të zhvilluara në datat 13, 14 dhe 15 dhjetor 2022 u angazhuan shërbime policore të Shqipërisë dhe të Italisë.

Ky operacion policor u zhvillua në Shqipëri dhe në Itali, ku u kontrolluan qendra thirrjesh, banesa dhe ambiente të ndryshme. Në kuadër të operacionit janë shoqëruar, arrestuar dhe shpallur në kërkim persona të dyshuar në lidhje me këtë aktivitet kriminal.

Operacioni policor i koduar “HOAX” nisi në Tiranë, më datë 13.12.2022. Në bashkëpunim dhe me ekspertët italianë të fushës kibernetike, në bazë të vendimit të datës 11.12.2022, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë kontrolluar 13 ambiente, si më poshtë:

• 1 subjekt call center, me 9 ambiente, në rrugën “Shyqyri Bërxolli”;
• banesa e shtetasit J. M., në rrugën “Ramazan Bogdani”, Tiranë;
• banesa e shtetasit J. M., në rrugën “Isa Boletini”, Tiranë;
• banesa e shtetasit M. D., në rrugën “Bubulina”, Tiranë;
• banesa e shtetasit M. D., në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, Tiranë.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan: 450 euro, 18 700 lekë, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera, dvr etj), 1 aparat celular, dokumente në gjuhën italiane, kontrata pune, libreza pune, fatura banke, vula të përdorura për aktivitetin e jashtëligjshëm etj.

Po ashtu, me vendimin e datës 12.12.2022, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

J. M., 30 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në formën e grupit të strukturuar kriminal;

M. D., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore janë bllokuar pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasve J. M. dhe M. D. (banesa, truall, aktivitete tregtare etj).

Operacioni u zhvillua dhe në shtetin italian, konkretisht në qytetet Cagliari, Padova dhe Piacenza, ku Karabinierët e Komandës Provinciale të Pizës zbatuan një urdhër paraburgimi dhe dy vendime sekuestrimi paraprake ​​për një vlerë totale mbi 3 milionë euro, të lëshuara nga GIP e Gjykatës së Pizës dhe Piacenza-s, sipas kërkesës të Prokurorisë Publike të Pizës, përkundrejt llogarive rrjedhëse dhe depozitave bankare në dispozicion të 3 subjekteve me kombësi shqiptare (2) dhe italiane (1), që ishin në një ortakëri, të cilave iu shtua edhe 1 subjekt tjetër i lidhur, por jo pjesëmarrës në strukturën kriminale, të gjithë të lidhur me bashkëpunim kriminal, për mashtrim të rëndë dhe ushtrim të ndërmjetësimit financiar pa autorizim përkatës, lidhur me investimet e shumave të mëdha parash në letra me vlerë dhe kriptovaluta dhe pastrim parash.

Fusha e veprimtarisë së këtij rrjeti kriminal u arrit të ndërtohej nëpërmjet një aktiviteti shumë intensiv hetimor, i cili është kryer dhe nëpërmjet metodave speciale të hetimit, si në mënyrë tradicionale, ashtu dhe në rrjetet kompjuterike.

Fazat e veprimtarisë së rrjetit kriminal:

Faza e parë: Qasja fillestare konsistonte në garantimin e një përfitimi të menjëhershëm ekonomik kundrejt një investimi të vogël të viktimave, i cili shërbente për t’i bindur ata të investonin. Më pas, viktima, duke u konsultuar me një platformë mashtruese në internet, krejtësisht fiktive, bindej nëpërmjet një ndërmjetësuesi të rremë, që të investonte gjithnjë e më shumë para.

Faza e dytë: Krijohej një “marrëdhënie besimi” midis investitorëve dhe këshilltarëve financiarë të rremë, i cili lejonte këta të fundit (përmes një programi kontrolli të veçantë në distancë) të hynin në faqet personale bankare të viktimave, duke marrë kështu njohuri për të dhënat dhe gjendjen ekonomike të këtyre të fundit dhe duke arritur, në shumë raste, për t’i bindur ata të investojnë të gjithë kapitalin ekonomik që kishin në dispozicion.

Faza e tretë: Viktimat që zbulonin mashtrimin duke kërkuar marrjen e investimit, kontaktoheshin nga anëtarë të tjerë të vetëquajtur të kompanive të mbledhjes së borxheve, të cilët i bindnin të paguanin para shtesë për të rikuperuar shumat e humbura ose e shtynin të merrte aksione në kompani të reja, të krijuar nga vetë të dyshuarit.

Gjatë hetimit u konstatua se, nëpërmjet këtyre veprimeve, viktimat janë bindur të investojnë në kriptovaluta dhe në fund iu kanë përvetësuar shumat e marra dhe më pas janë bërë të paarritshëm për t’u kontaktuar.

Analizat financiare, të realizuara nga hetuesit nëpërmjet verifikimeve të ndryshme, kanë nxjerrë në dritë faktin se paratë e viktimave në pjesën më të madhe të rasteve, shndërroheshin në kriptovaluta të lidhura me llogari rrjedhëse jashtë shtetit, në mënyrë që të bëheshin të pagjurmueshme.

Aktivitetet hetimore, teknike, tradicionale dhe kibernetike kanë bërë të mundur identifikimin e eksponentëve më në zë të këtij rrjeti kriminal dhe në veçanti të atyre shtetasve të cilët drejtonin këtë skemë mashtrimi ndaj qytetarëve europianë.

Investitorët e mundshëm europianë dhe jo vetëm, këshillohen që të jenë tepër vigjilentë kur bëjnë investime në rrjet dhe të kontrollojnë nëse faqet e internetit i përkasin ndërmarrjeve që veprojnë në mënyrë legjitime.

Njësia e hetimit kibernetik bën me dije të gjithë shtetasit se mashtruesit janë mjaft të aftë për të krijuar afrimitet me viktimat potenciale: bisedat e tyre mund të jenë për situatë reale po ashtu edhe për situata personale apo sentimentale dhe familjare të viktimave dhe shfrytëzojnë vetminë e krijuar nga situata e ndryshme duke u vetofruar si miq dhe persona të besuar.

Viktimat mund të jenë si gra dhe burra të të gjitha moshave, shtëpiakë, profesionistë dhe pensionistë dhe që kanë dëshirën për të fituar para lehtësisht.

Viktima, pas komunikimit me ta, krijon një besueshmëri kaq të madhe në raste të caktuara, duke e lejuar mashtruesin të kryejë cdo lloj veprimi i cili i shërben atij për të arritur qëllimin. Megjithatë mashtruesit nuk mjaftohen me kaq. Në raste të caktuara ata mund të kontrollojnë postën elektronike, fotografitë dhe dokumentet e viktimave. Të gjitha këto informacione shfrytëzohen për të patur në dorë viktimat në rast se ata do të hezitojnë për të bërë investime të tjera. Jo në pak raste, atëherë kur mund të perceptojnë hezitime tek viktimat, mund të bëhen agresivë dhe të pamëshirshëm duke shfrytëzuar në këtë rast informacionet e marra dhe duke bërë të mundur që t’i bindnin duke u kërkuar financime për investimet e reja.

Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët që kanë informacion për këtë lloj veprimtarie kriminale, të denoncojnë në strukturat për hetimin e krimeve kibernetike, me qëllim mbrojtjen e pasurive të tyre dhe të qytetarëve të tjerë.

Detaje të reja/ Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë nga ekzekutimi që tronditi Tiranën

Të tjera detaje janë zbuluar për vrasjen e 49-vjeçarit Edmond Papa. Ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën “Fadil Bodinaku” në Tiranë, ndërsa 49-vjeçari pas plagëve të marra humbi jetën rrugës për tek Trauma.

Bëhet me dije se grupi hetimor ka siguruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe personat që ndodheshin në lokal momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Autori ka qenë një person i maskuar dhe ka lëvizur me këmbë deri në momentin që është futur në lokal dhe ka qëlluar më 9 plumba Edmond Papa. Në pyetje janë marrë edhe personat që kanë qenë në lokal.

Autori është kapur nga kamerat e sigurisë në momentin që ka ikur me vrap. Në fund të rrugës Fadil Bodinaku është pritur nga një automjet ku edhe më pas është larguar. Grupi hetimor i ka siguruar pamjet ku tregohet itenerari i lëvizjeve të autorit.

A kanë kontaktuar alienët me planetin Tokë? Studimi i ri izraelit jep përgjigjen e shumëpritur

Nëse alienët ekzistojnë vërtetë, atëherë përse nuk kanë tentuar ndonjëherë të na kontaktojnë?

Jeta e jashtëtokësorëve prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e shumë shkencëtarëve dhe mbarë opinionit publik, ku nuk kanë munguar as teoritë e ndryshme konspirative.

Por, një studim i fundit ka dhënë një shpjegim të ri, ku shprehen se alienët nuk kanë tentuar asnjëherë të na kontaktojnë. Kjo sipas tyre shpjegohet me faktin se deri më tani nuk ka asnjë shenjë nga inteligjenca.
Në kuadër të zbulimit të këtij misteri, njerëzit i kanë dërguar sinjale të detektueshme nga hapësira në vitin 1930, por deri më tani nuk ka pasur asnjë mesazh mbrapsht.

Shkencëtarët thanë se valët radiofonike janë dërguar deri në rreth 15 mij yje larg në Rrugën e Qumështit, por s’kanë marrë ende asnjë reagim.

Megjithatë, edhe pse asnjë shenjë nga jashtëtokësorët, shkencëtarët deklarojnë se nuk do të dorëzohen dhe shumë shpejt do të dërgojnë të tjera sinjale në drejtim të hapësirës, për të parë ndonjë reagim të mundshëm.

Musk rrezikon të përballet me saksione pas pezullimit të gazetarëve!

Vendimi i Elon Musk për të ndaluar papritmas gazetarët e shquar të teknologjisë nga Twitter po nxit një reagim të ashpër në Evropë.

Një zyrtar i lartë i BE tha se Twitter duhet të jetë në përputhje me rregullat ose të përballet me sanksione të mundshme.

“Liria e shtypit nuk mund të ndizet dhe fiket si të doni. Nga sot këta gazetarë nuk janë më në gjendje të na ndjekin, të komentojnë apo kritikojnë”, shkroi të premten në Twitter Ministria e Jashtme e Gjermanisë.

V?ra Jourová, zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian për vlerat dhe transparencën, tha se pezullimi arbitrar i gazetarëve ishte shqetësues dhe ajo tregoi se kompania mund të përballet me ndëshkime.

“Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së kërkon respektimin e lirisë së medias dhe të drejtave themelore”, tha Jourová në një postim në Twitter.

Të enjten në mbrëmje, Twitter ndaloi llogaritë e disa gazetarëve të profilit të lartë nga organizatat kryesore të lajmeve pa shpjegime, duke përfshirë Donie O’Sullivan të CNN, Ryan Mac të The New York Times dhe Drew Harwell të The Washington Post.

As Musk dhe as Twitter nuk iu përgjigjën një kërkese për koment të enjten në mbrëmje, dhe platforma nuk shpjegoi saktësisht pse gazetarët u ndaluan nga platforma.

Musk pretendoi në mënyrë të rreme se gazetarët kishin shkelur politikën e tij të re të “doksimit” duke ndarë vendndodhjen e tij të drejtpërdrejtë, duke arritur në atë që ai e përshkroi si “koordinata të atentatit”.

E pabesueshme FIFA ka arkëtuar 7.5 miliardë dollarë nga Kupa e Botës në Katar

E pabesueshme, por e vërtet. Gianni Infantino ka njoftuar se FIFA ka fituar 7.5 miliardë dollarë nga Kupa e Botës, mbi një miliard më shumë se sa pritej.

Gjithashtu kreu i qeverisë së futbollit botëror sqaroi se të ardhurat e FIFA-s do të rriten në 11 miliardë në 4 vitet e ardhshme.

Megjithatë ai nuk ka ofruar asgjë të re për shumë punëtorë dhe familjet e tyre që vazhdojnë t’u mohohet kompensimi për pagat e vjedhura dhe jetët e humbura.

“Punëtorët emigrantë që qëndrojnë pas këtij Botërori në Katar  kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në pasurinë e pabesueshme të FIFA-s, e cila tani ka përgjegjësinë e qartë për t’i kompensuar ata në vend që të vazhdojë të injorojë thirrjet për drejtësi”, tha Stephen Cockburn nga Amnesty International. /zoom.al/