Aplikacion
Ditën e djeshme Dj i njohur amerikan Stephen “tWitch” Boss ndërroi jetë duke tronditur botën e Hollywood. Sikurse u dyshua fillimisht, ai është vetëvrarë me armë zjarri në kokë.
Sipas Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Angelesit, nuk kishte shenja që përfshinte persona të tjerë dhe çështja është mbyllur zyrtarisht.
40-vjeçari u gjet në banjën e dhomës së tij të motelit në Oak Tree Inn në Encino, Kaliforni – vetëm 14 minuta në këmbë nga shtëpia e tij. Oficerët e Divizionit West Valley iu përgjigjën një telefonate nga moteli rreth orës 11:20 të mëngjesit me kohën lokale.
Stafi në hotel, megjithatë, i tha TMZ të mërkurën se ai nuk dukej i mërzitur kur mbërriti natën e kaluar me vetëm një çantë të vogël gjatë natës.
Boss më parë kishte folur për betejat me shëndetin mendor dhe tejkalimin e disa fatkeqësive. Boss ishte më i njohur si DJ i spektaklit shumë të shikuar “Ellen DeGeneres Show”.
Çfarë mendojnë meshkujt kur vajzat bëhen xheloze dhe posesive në një lidhjeXhelozia është gjithmonë pjesë e një lidhjeje dhe duhet pranuar, por deri në momentin që nuk i kalon limitet. Nëse kjo ndodh duhet ta dini se lidhjes po i vjen fundi. Nuk është e lehtë të jetosh me një njeri posesiv që kontrollon çdo gjë që ti bën, megjithatë nuk janë të pakta rastet kur ndodh diçka e tillë. Nëse edhe ju jeni nga ato të dashurat posesive, e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë mendon partneri juaj? Në rrjetin social Whisper, në mënyrë anonime, disa meshkuj kanë shprehur hapur mendimet e tyre për partneret xheloze dhe shumica nuk janë aspak pozitive.
“E dashura ime është shumë xheloze dhe s’më lejon të kem shoqe. Flas shpesh me vajza online, thjesht për të ndjerë se mund ta bëj edhe pse ajo më kontrollon aq shumë.”
“Nëse pëlqej foton e një vajze online, e dashura ime fillon të bëjë skena xhelozie dhe të pyesë se kush është ajo. Nervozohet nëse unë e bëj atë gjë. Thjesht s’më duket normale.”
“E dashura ime është aq xheloze saqë më ka vendosur gjurmues në telefon. Nuk e di edhe sa mund ta vazhdoj këtë lidhje.”
“E dashura më kontrollon shumë. Nuk e mohoj që zakonisht ia kalojmë mirë, por xhelozia e saj po bëhet e padurueshme.”
“Nuk pendohem që e kam tradhtuar. Kur ajo mendon se më ka nën kontroll dhe e di ç’po bëj, hakmerrem duke shkuar me një tjetër”.
“E dashura ime është shumë xheloze. Sekreti im është se …më pëlqen kjo gjë.”
“Mendova se e mposhta depresionin deri në momentin që e dashura ime filloi të bëhej posesive më shumë nga ç’duhet. Më duket sikur jam një hap larg mendimeve të këqija.”
“E dashura ime më kontrollon telefonin në çdo çast. Mendoj se është posesive sepse është e pasigurt me veten e saj.”
“Partnerja ime është xheloze dhe më kontrollon vazhdimisht. Nëse nuk do të ishte për djalin tonë, do isha larguar me kohë.”
“U ndava me atë pas 6 vitesh lidhje, sepse më dukej sikur më kontrollonte jetën. Tani jam penduar.”
Puthi një burrë, dënohet me burg gruaja sudanezeNjë grua nga Sudani, e akuzuar për tradhti bashkëshortore, do të kalojë gjashtë muaj pas hekurave pasi pranoi se kishte puthur një burrë. 20 vjeçarja fillimisht u dënua me vdekje me gurë duke shkaktuar revoltim. Ajo u arrestua nga policia pasi kushëriri i saj i vrau të dashurin, raporton BBC.
Qendra Afrikane për Studime të Drejtësisë dhe Paqes (ACJPS) e përshkroi dënimin fillestar si një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”. Gruaja e divorcuar u dënua me vdekje pasi u shpall fajtore për tradhti bashkëshortore nga një gjykatë në qytetin Kosti, në shtetin e Nilit të Bardhë të Sudanit.
Pas dënimit ndërkombëtar, gjykata shtetërore e Nilit të Bardhë e rigjykoi çështjen. Në fund, kryetarja e trupit gjykues e ndryshoi akuzën nga “tradhti bashkëshortore” në një “vepër të turpshme” që nënkuptonte se ajo do të vuante dënimin me burg për veprimet e saj.
Burrat çmenden pas gjërave të vogla, por nuk ia thonë gjithmonë partneresKa disa gjëra specifike te gratë pas të cilave çmenden burrat, por jo gjithmonë ia thonë, edhe pse duhet. Kur një burrë bie në dashuri me një grua, ka shumë gjëra të vogla, gati të padukshme, te ajo, te personaliteti i saj, që i mbushin me gëzim jo vetëm sytë, por dhe zemrën.
Ai e do mënyrën si qesh kur mendon për ty
Nëse një burrë është me fat, ai do ketë një grua në jetë që mund ta bëjë për të qeshur edhe kur nuk është fare në të njëjtin qytet me të. Thjesht mendimi për të, apo kur i dëgjon emrin do e ndriçojë si të ndizeshin papritur, në një cast, dritat e festave. A nuk është për t’u dashur kjo gjë?
Ai e do momentin kur të bën për të qeshur
E ke vënë re ndonjëherë sesi një djalë përpiqet ta kapë momentin kur po bën për të qeshur? Ndoshta jo dhe aq me sukses, por po përpiqet? Burrat kanë shumë qejf ta shohin gruan duke qeshur, duke kaluar mirë. Dhe më shumë nëse janë ata burimi i asaj të qeshure, edhe nëse po bëjnë budallain.
Ai do të jetë fizikisht pranë teje
Qofshi të përqafuar në divan, apo pranë duke pritur taksinë, burrit i pëlqen të jetë pranë gruas që do. Është një mënyrë e shkëlqyer për t’u ndjerë pranë dikujt, fizikisht dhe emocionalisht. Është shumë e vështirë që një burrë t’i rezistoj gruas që do, që i vendos kokën në gjoks. Mos pyesni pse, është shkencore.
Ai adhuron të luash me flokët e tij kur është duke drejtuar makinën
Do donin të jepnin një spjegim, por mund të thonë vetëm që është gjëja më e mrekullueshme.
Ai e do qeshjen tënde pasi të puth
E keni parasysh atë vërshim lumturie që të pushton kur puth personin e duhur? Atë përzierje endorfine dhe emocionesh që të trullos? Atë shkëndijë që ndizet kur puthesh me të? Ndonjëherë, nuk ka reagim tjetër për atë ndjesi përveç thjesht…një buzëqeshje.
Ai adhuron kur të kap duke e parë
Burrat, si gjithë të tjerët, kanë nevojë të ndjejnë që janë të dëshiruar. Shpesh ata janë ndjekësit në një histori dhe u duket sikur gjithmonë duhet ta meritojnë, për të pasur pak vëmendje. Kur janë me një vajzë që i pëlqen me të vërtetë, që u jep të njëjtin afeksion që ata japin, që mund të bjerë në dashuri me ta, nuk ka ndjenjë më të bukur në botë.
Ai e do atë gjestin tënd të vogël qesharak që ti ndoshta as nuk e di që e bën
Ndoshta ti mbledh hundën kur qesh ose e godet atë në shpatull kur je me nerva. Ndoshta luan me flokët kur nervozohesh paksa. Çfarëdo që të jetë, ti e bën shumë natyrshëm, por ai e vë re. E vë re sepse është një nga shumë gjërat e vogla që të dallon ty nga gratë e tjera që ka njohur. Dhe e do atë veprim.
Ai do gjithë gjërat që ndjen natyrshëm me ty
Mund ta quajmë “ai adhuron që nuk i duhet të përpiqet” për të përcjellë idenë që gjërat duhet të vijnë natyralisht dhe pse duhet edhe pak mundim kur jeni dy. Dy njerëz mund të jenë plotësisht të çliruar kur janë bashkë dhe marrëdhënia të jetë e natyrshme. Ata do jenë të kënaqur, por jo në mënyrë të mërzishme. Ata do jenë të kënaqur në çastet e reflektimit dhe do shihen në sy e do thonë me vete “kjo qenka…”
Ai do të vijë te ty për një këshillë
Kur ti vërtet i respekton njerëzit për atë që ata janë dhe për atë që mendojnë, ua vlerëson opinionet në atë shkallë që hedh poshtë mendimet e të tjerëve. Dëshiron këshillën e tyre. Do të dëgjosh çfarë mendojnë. Nëse një burrë në jetën tënde, jo vetëm të pyet, por e konsideron me të vërtetë këshillën, e vendos si faktor kur merr vendimet e tij, merre si një shenjë.
Ai do afrimin tënd fizik
Jo, nuk po themi thjesht seksual, dhe pse askush nuk do ankohej nëse vajza e niste seksin, por për gjërat e vogla, përqafimet e zakonshme, puthjet në faqe, dora mbi gjurin e tij kur i je ulur afër, ose krahu i hedhur kur jeni duke ecur.
Ai do kur të sheh në sy
Të shohësh dikë në sy mund të jetë pak e çuditshme. Nuk ke ku t’i çosh sytë, në cilin sy ta shohësh, apo ndoshta thjesht duhet të ngulësh sytë anës hundës. Por jo me ty. Çudia zhduket dhe zëvendësohet me emocion. Zëvendësohet me shpresë. Me dashuri, që vetëm rritet mes dy njerëzve që hapin dritaret e zemrës dhe lejojnë njërin të hyjë e të përqafojë tjetrin. Një qetësi e paqtë që të bën ta mbash sa më gjatë atë shikim, jo të kthesh kokën.
A keni shami aty?
KLSH: Mësimi online në pandemi nuk u monitorua, u bë në baza vetëdeklarimiMësimi online në universitete gjatë kohës së pandemisë ka shfaqur problematika të ndryshme por ndër më kryesore duket se është monitorimi i ecurisë së tij si dhe mundësimi i një sistemi funksional për ankimimet mbi çështjet që nuk funksiononin.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar një auditim performance mbi këtë çështje duke nënvizuar se pari se mësimi në distancë nuk përcaktohet në kuadrin ligjor vendas në kushte emergjence duke e eliminuar këtë të drejtë.
“Mosnjohja e dokumenteve të rëndësishëm të BE–së lidhur me “e- learning”, përfaqëson një arsye të mos njohjes rekomandimeve dhe praktikave të BE–së, që duhet të frymëzojnë e nxisin progresin në arsimin shqiptar në të gjitha nivelet, përfshirë Arsimin e lartë.
Mosparashikimi nëpërmjet një përcaktimi të qartë ligjor, i mësimit online, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, si formë mësimi që kompensonte mësimin në auditor, është bërë në shkelje të detyrimit të sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 170, paragrafi 3, ku thuhet: “Ligji duhet të përcaktojë parimet, fushat dhe mënyrën e kompensimit të humbjeve që vijnë si rezultat i kufizimit të të drejtave dhe lirive gjatë marrjes së masave të jashtëzakonshme” thuhet në dokumentin e KLSH.
Ndërkohë auditimi ka dalë në përfundimin se mungesa e këshillave studentorë në ndonjë universitet, apo inaktiviteti i tyre në universitete–të tjerë, ka lënë studentët pa një përfaqësim të zëshëm të shqetësimeve dhe problemeve me të cilat janë ndeshur gjatë periudhës së pandemisë, duke mos përçuar në forumet e IA –ve, mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të institucioneve të arsimit të lartë, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, përcaktimin e tarifave të shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët, veçanërisht në kushtet e vështirësive të krijuara nga pandemia, me të cilat është ndeshur kjo kategori.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nënvizuar gjithashtu se në asnjë rast nuk është hartuar dhe miratuar rrjedha e dokumentuar e aktiviteteve (nga fillimi deri në përfundim të tyre) sa i takon procesit mësimor online (distancë) dhe auditor në periudhën e pandemisë 2020-2021, që synon të ripërshkruaj të gjitha veprimtaritë individuale dhe vendimmarrjen lidhur me to (gjurma e auditimit).
Konkretisht, monitorimi i orëve të mësimit, u bazua tek vetdeklarimi i secilit pedagog pas zhvillimit të procesit mësimor, që raportohej çdo javë pranë Drejtorisë së Kurrikulave të IAL-eve, informacion të cilin e kanë përcjellë në Ministrinë e Arsimit.
Manjani për Yuri Kim: Skandaloze! Me ç’të drejtë takon anëtarët e KLP-së?Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilësoi “skandaloz” faktin që ambasadorja Yuri Kim ka takuar anëtarët e KLP-së.
“E vetmja gjë me vlerë që ka ky debat publik për këtë çështje është në faktin se si dy personazhe publike njëri prej të cilëve kryeministri i Shqipërisë, tjetra ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vetë denoncohen si ndërhyrës në punët e drejtësisë në Shqipëri,” – u shpreh Manjani në një intervistë televizive.
Ambasadorja Yuri Kim lajmëroi më herët përmes një njoftimi në Twitter se do të monitorojnë nga afër zgjedhjen e shefit të ri të SPAK-ut.
“Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili – pa frikë dhe favor – do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” – shkroi Kim.
Drake ka qenë prag fejesës 42 herë, por shihni çfarë bëri me të gjitha këto unazaReperi është shfaqur me një varse të re në publik që po komentohet kudo dhe jo pa arsye. Sepse nuk është një varse e zakonshme.
Varsja përbëhet nga unaza fejese me të cilat Drake ka dashur tu propozojë ish-të dashurave të tij, por nuk e bëri kurrë një propozim. Dhe e dini sa herë ka qenë gati për tu fejuar? Plot 42 herë!
Eksperti i bizhuterive Alex Moss ndau një video në Instagram ku tregonte një varse verbues diamanti, me dhjetëra unaza fejese duke shkruar: “Pjesa e re e titulluar “Fejesat e mëparshme” për të gjitha rastet kur ai mendoi për të propozuar dikë, por nuk e bëri kurrë. 42 unaza fejese”.
Varsja e Drake – që mori më shumë se një vit për t’u përfunduar – ka 42 gurë dhe 351,38 karat në diamante. Për të është përdorur ar i bardhë 18 karatsh. Varsja është përshkruar si “një mrekulli e vërtetë e botës së bizhuterive” dhe një “vepër arti monumentale”.
Ndërsa muzikanti – i cili ka djalin Adonis, 5 vjeç, me Sophie Brussaux – kurrë nuk ka konfirmuar publikisht ndonjë fejesë, ai më parë ka qenë në lidhje me SZA në 2008-2009 dhe me Rihannën nga 2009 deri në 2016. Lidhje të tjera nga ai nuk janë konfirmuar.
Që kur varsja u zbulua në mediat sociale, fansat kanë spekuluar në komente se të paktën një nga gurët duhet të përfaqësojë marrëdhënien e tij me këngëtaren e “Diamonds”. Në fund të fundit, kur i dha Rihannës çmimin ‘Michael Jackson Video Vanguard’ në ‘MTV Video Music Awards 2016’, Drake tha: “Ajo është një grua me të cilën kam qenë i dashuruar që kur isha 22 vjeç”.
Serbia të nxehet sa të dojë, Escobar i vendosur: Kosova duhet të jetë në BE!I dërguari amerikan për Ballkanin, zv/ndihmës sekretari i shtetit Gabriel Escobar ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Zyrtari i lartë i SHBA-së e bëri të qartë se është politike e Amerikës që të gjitha vendet e rajonit të bëhen pjesë e BE-së. I pyetur nëse duhej pritur fundi i negociatave me Beogradin pasi ai ndihet i “frustruar” nga ky aplikim, Escobar u përgjigj se amerikanet e shohin me përparësi anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun europian.
Zbulimi që mund të revolucionarizojë botën/ Çfarë është fuzioniShkencëtarët në mbarë botën po reagojnë ndaj lajmit se hulumtuesit në Shtetet e Bashkuara për herë të parë kanë prodhuar më shumë energji gjatë procesit të shkrirjes (fuzionit) sesa u përdor për krijimin e saj/tij. Por prodhimi i kësaj energjie, më e madhe se harxhimi i energjisë për krijimin e saj pavarësisht se në shkallë të vogël, shihet si një arritje kolosale në përpjekjet dhjetravjeçare për të kopjuar procesin që ndodh në diell. Sidoqoftë, do të duhen më shumë përpjekje që kjo teknologji të futet në zbatim.
Studiuesit në Laboratorin Kombëtar Lawrence Livermore në Kaliforni janë pionerët e arritjes së fundit të njoftuar nga Departamenti amerikan i Energjisë.
Objektivi është përftimi i energjisë neto, të paarritshme sepse fuzioni (procesi i shkrirjes) ndodh në temperatuara dhe presione kaq të larta saqë është tejet e vështirë të mbahet nën kontroll.
Përftimi i enegjisë, në sasi më të madhe sesa i asaj të harxhuar për krijimin e saj, ofron mundësinë për prodhimin e energjisë së pastër bërthamore pa mbejte radioktive në centralet bërthamore.
“Për herë të parë ata realizuan këtë eksperiment në mënyrë që lënda djegëse për fuzionin të qëndronte në temperaturën dhe densitetin e duhur dhe për një kohë të caktuar të përftonin më shumë energji nga sa ishte krijuar nga rrezet lazër për krijimin e procesit. U përftuan tre megaxhaulë ndërsa u harxhuan dy”, thotë Dr Marvin Adams me agjencinë kombëtare amerikane për sigurinë bërthamore. (Një llambë 60 vatëshe përdor 60 xhaulë për sekondë).
Shkencëtarët krijuan një reaksion që prodhoi 1.5 herë më shumë energji sesa u harxhua për përftimin e saj. Jill Hruby drejton agjencinë kombëtare amerikane për sigurinë bërthamore (NNSA).
“Kemi ndërmarrë hapat e parë eksperimentalë drejt një burimi të pastër energjie që mund të revolucionarizojë botën”, thotë ai.
Shkencëtarët thonë se i presin sfida të mëdha. Duhen ndërtuar dhe testuar materiale që mund t’u rezistojnë temperaturave ekstreme që krijohen gjatë procesit të fuzionit. Ky reaksion përfton më shumë energji sesa procesi i prodhimit të enegjisë në centralet bërthamore, ku realizohet ndarja e atomeve të rënda për të krijuar energji.
Një kompani në Oxfordshire të Anglisë thotë se synon që deri në vitin 2030 të arrijë të prodhojë energji elektrike nga procesi i fuzionit. Kompania shënoi një rekord historik duke arritur temperaturën e barabartë me 100 milionë gradë Celsius në qendër të reaktorit, ose gjashtë herë më të lartë se në diell. Kur kjo makineri është në punë, laboratori Oxford është vendi më i nxehtë në sistemin diellor.
Profesoresha Steffi Diem drejton hulumtimet në “Eksperimentin Pegasus-III” pranë Universitetit Wisconsin-Madison. Ajo thotë se ndërtimi i materialeve që i qëndrojnë temperaturave të lara është vetëm një prej sfidave.
Tjetër sfidë është mbajtja nën kontroll e procesit të fuzionit dhe pastaj transferimi i energjisë së përftuar për përdorim nga konsumatorët.
“Duhet të zhvillojmë materiale që u rezistojnë kushteve ekstreme brenda centraleve të fuzionit. Duhet të provojmë se mund të prodhojmë energji”, thotë profesoresha Steffi Diem.
Në jug të Francës gjendet Reaktori Ndërkombëtar Eksperimental Termonuklear, shkurtimisht ITER. Ky është reaktori me fuzion më i madhi në botë. Synimi është që t’u mundësojë vendeve që të krijojnë dhe instalojnë centralet e tyre të fuzionit duke mësuar përmes shkencëtarëve aty se çfarë funksionon.
Dr. Richard Pitts, kryeshkencëtari i këtij reaktori, thotë se studiuesit amerikanë ende nuk janë afër përftimit të sasisë së energjisë së nevojshme.
“Ata janë shumë larg për të prodhuar energji të shkallës së nevojshme nga pajisjet e tyre. Ata duhet të jenë në shkallën ku është sot reaktori ITER. Kur je në këtë shkallë, jeta bëhet edhe më e komplikuar”.
Ndërsa ndryshimet klimatike janë një problem në rritje për mbarë botën, shkencëtarët shpresojnë se novacionet për prodhimin e energjisë së pastër do të tërheqin investime për të çuar përpara hulumtimet.
“Mbesa e Veliut”/ Denoncimi te Berisha: Kush është inspektorja gjobëvënëseNjë inspektore e policisë që prezantohet se mbesa e Ardi Veliut dhe u vendos gjoba bizneseve. Ky është denoncimi i bërë te kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili e ka bërë publik përmes një postimi në faqen e tij në FB.
“Inspektorja kërkon ryshfete të majme, shkruan Berisha, ajo është e lidhur me ‘Call Center-a’ dhe gjobat e tyre”.
Më tej, shton se “Skapi” i partisë refuzon paditë ndaj saj. “Thuhet se është mbesa e famziut, Ardi Veliu”, përfundon komentin Berisha, ndërsa më tej sjell dhe denoncimin e ardhur në adresë të tij.
Në të thuhet:
Pershendetje Dr. Siana Ahmet, eshte titullar si Specialiste te Krimi Ekonomik te Policia e Tiranes, si pjese e ekselences por nuk di te shkruaj, ka qene aktoria kryesore ne mbledhjen e taksave nga call centerat, ku merr 10.000 deri ne 20.000 euro per cdo call center, gjithashtu dhe ne operacionin e llotove ku u merrte nga 4000 deri ne 7000 euro per subjekt dhe operacioni kunder farmacive ku i trajtoji dhe arrestoji farmacistet me mostruozitetin e vete, ka blere apartament ne afersi te Klanit ne vleren e 85.000 euro me kredi te cilen e mbylli brenda viti.