Aplikacion
Fildeze Hafizi ishte një magjistrate e re. E respektuar në punën që bënte. Nënë e dy fëmijëve të mitur, ajo ishte gjyqtare në shkallën e parë në Shkodër. Ajo u qëllua, për vdekje me dy plumba, mesditën e 31 gushtit 2017 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Ngjarja ndodhi vetëm pak momente, pasi ishte ngjitur në makinën e saj ‘Mercedes Benz’, të cilën e kishte parkuar fillimisht poshtë pallatit, ku ajo banonte së bashku me djalin dhe vajzën e saj të mitur. Edhe në këtë rast, ashtu si në shumë krime ndaj gruas, njeriu që i mori jetën, u bë ish-bashkëshorti i saj, me të cilin kishte dy fëmijë.
Fadil Kasemi, i cili e kishte pritur për orë të tëra ish-bashkëshorten e tij, poshtë banesës së saj. Për të zgjedhur ta qëllonte pabesisht, në çastin kur ajo ishte në timon. Një krim ky, jo vetëm i paralajmëruar, por edhe përsëritës. Pasi Fadil Kasemi, kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu, ku ishte dënuar me 4 vite e 6 muaj heqje lirie, pasi në vitin 2015 kishte tentuar të kryente vrasjen e parë të ish-bashkëshortes.
Por që ndërkohë u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje. Shqetësim të cilin gjyqtarja tashmë e ndjerë, Fildeze Hafizi, ia shprehu në një letër edhe ambasadorit amerikan të akredituar atë kohë në Shqipëri.
Ku i shkruante se shteti e kishte braktisur dhe jeta e saj tanimë ishte në rrezik. Por ajo që e bën edhe më të dhimbshëm krimin ndaj gjyqtares Fildeze Hafizi, është fakti se ajo u tradhtua pikërisht nga sistemi i drejtësisë ku bënte pjesë dhe besonte.
Kjo, pasi në verën e vitit 2015, prokuroria e Tiranës, shpërfilli një kallëzim të sajin, ku denonconte ish-bashkëshortin për kërcënim me armë në plazhin e Golemit. Ku vetëm ndërhyrja e djalit të saj dhe pushuesve, bëri që të parandalohej një vrasje e mundshme.
Denoncim kundër ish-bashkëshortit, që në mënyrë arbitrare organi akuzës e shpërfilli. Pasi sipas Prokurorisë, në vendimin që mban datën 13 prill 2015, Fadil Kasemi, me të vërtetë kishte një armë të tipit pistoletë që e kishte nxjerrë nga xhepi, por nuk kishte kryer me të veprime të mëtejshme. Ndaj për këtë arsye, sipas organit të akuzës, ishte vendosur mosfillimi i procedimit penal.
Por ndërsa Prokuroria kreu një lajthitje të tillë, Fadil Kasemi, i cili u dënua me 4 vite e 6 muaj burgim, për akuzën e ‘armëmbajtjes pa leje’ dhe ‘dhunës në familje’, por jo për ‘tentativë vrasje’, duket se nga qelia ku ndodhej, kishte nisur të bluante hakmarrjen ndaj ish-bashkëshortes së tij, që e realizoi më 31 gusht 2017.
Ai kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu dhe kishte përfituar nga amnistia, duke kryer diçka më pak se 2 vite heqje lirie.
“Individët që ushtrojnë dhunë, komunikojnë diçka nëpërmjet dhunës, vetëm se komunikimi është disfunksional në raport me çfarë do duhet bëhet. Komunikohet pushtet, komunikohet ndalesë, komunikohet ndëshkim, pra ti komunikon me partnerin apo me partneren në atë mënyrë që të mund të ulësh sa më shumë të jetë e mundur sjelljet e personit që ke pëballë. Sjellje të cilat nuk të përshtaten me mendimet forcuese, strikte që ti ke krijuar në raport me kontrollin”, shprehet Denata Toçe, psikologe.
“Ngjarja me avokaten, me Fildezin ishte barbare, por unë mendoj se janë disa dhe ju i keni evientuar vazhdimisht në televizionin tuaj. Një pjesë prej këtyre vrasjeve kanë ndodhur për fat të keq edhe për motive xhelozie. Sigurisht xhelozia është një ndjenjë njerëzore, unë nuk them nuk ka, ka xhelozi normale, dhe xhelozia normale është shprehje interesi, kujdesit dhe dashurisë, po nëqoftëse kjo xhelozi bëhet delirante, bëhet psikopatike, e vazhdueshme, e pandërprerë, natyrisht ajo gjeneron dhunë dhe në fund të fundit gjeneron dhe krimi dhe të jemi të sigurt që ndër gratë që kanë humbur jetën 60-70% në mos më shumë se kaq vetëm për motive xhelozie”, thotë Gëzim Tushi, sociolog. /BW
Flamur Noka zbërthen skenarin tronditës: Ja kush e donte eliminimin fizik të Berishës
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i qëndron idesë se qeveria qëndron pas sulmit fizik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e djeshme në protestën e opozitës.
Noka madje ka përdorur terma tepër të rënda, duke thënë se Rama “kishte vendosur eleminimin fizik të Sali Berishës”.
Sipas Nokës, skenari ishte që Berisha të goditej për të mos folur, ndërsa turma e irrituar do vriste agresorin, më pas dhuna do shpërthente në Tiranë ndërsa Rama do i thoshte liderave të BE-së: “Ja kush është opozita”.
Pjesë nga deklarata e Nokës:
Partia Demokratike në 32 vite ka qenë më e sulmuara dhe e goditura nga komunistët në pushtet. PD ka dhe viktimat e saj, nuk është rastësi që sulmohet gjithmonë PD. Rama bën gjithçka që të asgjësojë opozitën, i ka marrë vulën partisë. Edi Rama ushqen dhunë sa herë del në televizor. Po këto dy seancat e fundit çfarë ishin? Dhunë, dhunë, dhunë. Pasi bëri gjithçka për ta eleminuar politikisht, mori vendim për ta eleminuar fizikisht, dhe i çoi atë. Dhe donte që mos të fliste Sali Berisha, atëherë një sulm i tillë do ta neutralizonte Sali Berishën, nuk do të fliste.
Lë pas gruan dhe dy fëmijët/ 49-vjeçari shqiptari përplaset për vdekje nga makina në Itali
Një 49-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në Chieti të Italisë. Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është Roland Muça, baba i dy fëmijëve dhe jetonte në qytetin e Francavilla-s.
Raportohet se shqiptari ishte duke kaluar rrugën për të mbledhur hurma në një pemë, kur u përplas nga një makinë. Aksidenti rezultoi fatal. Autori është një 65-vjeçar, ndërsa identiteti i tij apo inicialet nuk janë bërë të ditura.
Menjëherë pas përplasjes, 45-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.
Drejtori i Komunikimit në PD tregon gjendjen e Berishës: Dje qëndroi gjatë në zyrë, sot është…Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela në një komunikim për News24 tregoi detaje nga gjendja shëndetësore e kryedemokratit, Sali Berisha, i cili dje u godit me grusht nga një i ri në mes të protestës.
Lela tha se aktualisht gjendja e Berishës është e mirë dhe po pushon në shtëpinë e tij.
Duke mos dashur të japë më shumë detaje për faktin nëse Berisha i ishte nënshtruar ndonjë vizite mjekësore, Lela tha se nuk do të donte të ndalej te kjo çështje.
“Gjendja e doktor Berishës është shumë e mirë, duke parë edhe sa i shpejtë në kohë ishte reagimi i tij. U ngrit foli dy herë dhe më pas konferencë shtypi në seli. Sot është duke pushuar në shtëpi dhe është shumë mirë”, tha ai.
Gjatë intervistës, Lela më tej tregoi detaje nga momenti i sulmit, të cilin e ka cilësuar tronditës.
“Ishte anormale, brutale, tronditëse. Po goditej lideri i opozitës që po shkonte në krye të protestës paqësore në ditën kur ishte edhe Samiti i BE. Po goditej shefi i një opozite që të gjithë jemi dëshmitarë është skajuar në ring nga pushteti që i kontrollon të gjitha dhe që po bën çmos që ta nxjerrë jashtë. Po goditej kreu i një pjesë të popullit shqiptar që përballet me arrogancën e mazhorancës. Protesta ndalohen në Korenë e Veriut dhe në Rusi”, tha ai.
“Ka shumë pikëpyetje”, Zeka: Agresori i Berishës mund të jetë i nxitur nga shërbimet e huaja
Analisti dhe gazetari Milaim Zeka thotw se sulmi ndaj Berishws mund tw jetw ndxitur nga shwrbimet e huaja secrete.
Në një intervistë për Ora News ai tha nuk beson se Gerti Shehu ka probleme mendore.
Milaim Zeka: Ka shumë pikëpyetje rreth këtij akti të dhunshëm që është një akt i shëmtuar, një akt i dënueshëm. Ka pikëpyetje të mëdha. Nuk besoj se ky njeri ka probleme mendore siç duan ta paraqesin familjarët e tij dhe të tjerë, pasi po të kishte probleme mendore ky njeri do të godiste ndonjë kameraman, Ilir Metën ose ndonjë prej trupërojave të Berishës. Në anën tjetër janë pikëpyetje të mëdha se si arriti ky njeri te depërtojë deri te Sali Berisha dhe ta godasë atë. Si ka mundësi që truprojat e Berishës pas një akti të tillë kriminal të sillen në mënyrë aq harbute aq të egër e aq barbare ndaj një njeriu që kishte bërë një vepër të rëndë duke goditur një personalitet politik, një të moshuar por nuk rrahet në mënyrë aq barbare. Këta duhej ta neutralizonin e ta dërgonin në organet policore.
Veliaj “fluturon”, kryebashkiaku i papërgjegjshëm që harxhon miliona lekë për udhëtime jashtëErion Veliaj, për çudi nuk dërgoi dje në media ndonjë kronikë të përgatitur, siç e bën çdo ditë.
I bindur se në një ditë si ajo e djeshmja, ku mbahej samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe protesta e opozitës, beteja për audiencë dhe hapësirë mediatike ishte e humbur, ai vendosi ta bëjë pushim.
Dhe me këtë rast gjeti kohën që t’ia mbathë jashtë shtetit për në Bruksel ku mori pjesë ditën e sotme edhe në një ceremoni ku u dhanë zyrtarisht titujt e qyteteve europiane të sportit për dhjetëra qytete anemban Europës.
Por në fakt ky aktivitet ishte vetëm sebepi për të udhëtuar, pasi në të vërtetë Veliaj mësohet se udhëtoi drejt kryeqytetit administrativ të Europës që një ditë më parë për ta shfrytëzuar këtë rrugë edhe për të pushuar.
Natyrisht që ai nuk mund të udhëtonte vetëm, pasi pushimi dhe qejfi nuk bëhet vetëm, ndaj morri me vete edhe një shpurë e madhe vartësish të tij.
Ky udhëtim në fakt nuk është vetëm një rast i zoluar, pasi kryebashkiaku i Tiranës dihet tashmë, që ashtu si edhe shefi, i tij i ka qejf ato dreq udhëtimesh.
Madje mediat kanë raportuar në vazhdimësi se deri para pandemisë ai qendronte jashtë shtetit deri në 10 ditë në muaj ose thënë ndryshe në çdo 3 ditë një e kishte jashtë vendit.
Pandemia ia mblodhi pak, pasi shumë shtete mbyllën kufijtë dhe Veliaj u detyrua të qendrojë më shumë në Shqipëri se jashtë.
Por me rihapjen e kufijve mundësia u krijua sërish dhe kreu i bashkisë nuk lë më aktivitet, qoftë ky edhe më koti në çdo cep të planetit apo ftesë nga çdo organizatë kudo qoftë ajo për të udhëtuar.
Kulmin ai e arriti gjatë shtatorit të shkuar kur qendrojë me pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gati dy javë.
Dhe ndërmjet pushimeve zhvillonte edhe ndonjë takim pa vlerë dhe me anë të zyrës së tij mediatike e shpërndante në mediat ku ai ka akses të plotë për shkak të interesave të ndërsjellta me pronarët e tyre dhe ku fliste për forcimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë apo edhe forcimin e sigurisë kibernetike, pavarësisht se në funksionet e tija si drejtues lokal nuk asnjë lloj kompetence për këto çështje.
E që Veliaj i ka qejf udhëtimet jashtë shtetit, kjo duket edhe në lekët që harxhon Bashkia e Tiranës për bileta avioni.
Vetëm në dy muajt e fundit bashkia e drejtuar prej tij ka shpallur 21 prokurime për blerjen e 59 biletave të avionit me destinacione të ndryshme që kapin vlerën e 4 milion 733 mijë lekëve ose 40 mijë euro.
Dhe destinacionet më të kërkuara për bileta nga Bashkia e Tiranës janë Italia, Austria e më tej Belgjika, Çekia dhe Spanja.
Nuk mungojnë në listë edhe udhëtime në vendet ekzotike si Jordania apo Egjipti.
Se çfarë pune mund ta lidh Bashkinë e Tiranës me Jordaninë këtë vetëm një kryebashkiak i papërgjegjshëm mund ta thojë, pasi të harxhosh kaq shumë lekë për udhëtime të tilla në një kohë krize ekonomike është vërtetë papërgjegjshmëri.
Vjen reagimi i fortë nga Partia e Berlusconit për sulmin ndaj Sali Berishës: I papranueshëm …Kreu i grupit të “Forza Italia” në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Italian, Andrea Orsini, me anë të një deklarate ka dënuar me bindje të fortë sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha gjatë protestës paqësore të organizuar në Tiranë gjatë ditës së djeshme.
“Ka të bëjë, -shton ai, -me një akt të papranueshëm dhe që kërkon një vlerësim të përgjegjësive, veçanërisht nëse konfirmohen zërat për lidhjet e autorit të sulmit me institucione shtetërore”, shkruan deputeti i “Forza Italia”-s, partisë së koalicionit qeverisës të Italisë që drejtohet nga Silvio Berluskoni.
“Shqipëria është një vend i rëndësishëm, me një histori të madhe dhe të shquar qytetërimi, e lidhur historikisht me Italinë me lidhje të thella miqësie: stabiliteti i demokracisë shqiptare është garancia për opozitën që të mund ta bëjë të dëgjohet zëri i saj lirisht dhe këto janë kushte thelbësore për ne.
Presim që qeveria shqiptare të bëjë çfarëdo që është e mundur për të garantuar çdo përshkallëzim apo rritje të tensioneve. Kryetarit Sali Berisha dhe Partisë Demokratike, me të cilën na bashkon qenia së bashku në organizatën e Partive Popullore Europiane, i shprehim solidaritetin më të madhe të ‘Forza Italia’-s dhe timin personal”, – është shprehur Andrea Orsini.
Një ditë më parë gjatë protestës paqësore, Gerti Shehu, sulmoi kreun Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë, mposht mes spektaklit 3-2 Vllazninë
Tirana mposhti 3-2 Vllazninë në një ndeshje emocionuese në “Air Albania” dhe fitoi Superkupën e Shqipërisë.
45 minutat e para u mbyllën në ekulibër 1-1. Loja nisi mjaft mirë për Vllazninë, që kaloi menjeherë në avantazh me mesfushorin Esat Mala, i cili tundi rrjetën e Bekajt pas asisist të Markut.
Tirana gjeti barazimin në minutën e 40’ me sulmuesin Patric, që shënoi një gol të mrekullueshëm me roveshat.
Në pjesën e dytë ndryshon muzika me bardheblutë që luajnë më mirë dhe kaluan në epërsi me sulmuesin Hasani.
Vllaznia sulmon me forca të shumta dhe gjeti barazimin me Latifin, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Kur të gjithë prisnin shtesën, Tirana kaloi në epërsi me Xhixhën, që shënoi në frymëmarrjet e fundit të lojës.
Përfundimisht 3-2 dhe feston Tirana, që merr trofeun e parë sezonal dhe të 12 në histori. /zoom.al/
LISTA/Vajzat dhe gratë që u vranë nga baballarët dhe partnerët në 5 vitet e fundit
Dhuna me bazë gjinore është një nga shkeljet më sistematike dhe të përhapura të të drejtave të njeriut, në kohën tonë.
Në 5 vitet e fundit rastet ku vajzat dhe gratë janë vrarë nga njerëzit e tyre, si baballarët apo partnerët janë të shumta.
Dhe pjesë e listës janë që nga të reja në moshë e deri tek të moshuara.
Gratë dhe vajzat që janë vrarë
4 prill 2017, Durrës.
Ersid Curri, 23-vjeç, vrau me armë zjarri gjyshen Hyrme Curri dhe më pas edhe veten.
3 Maj 2017, Kurbin.
Ndoc Tota, 75 vjeç, qëlloi me levë hekuri në oborrin e shtëpisë , nusen e djalit Vera Tota.
8 maj 2017, Shkodër.
Beqir Xhilaj, 74 vjeç, vrau me armë gjahu gruan e tij Lumturie Xhilaj, 27 vjet më të vogël.
18 gusht 2017, Lushnje,
Tajar Kazanxhiu, 55 vjeç, vrau me sqepar në banesë gruan, Natasha Kazanxhiu.
20 gusht 2017, Kamëz.
Halil Lita, 65 vjeç, vrau me armë zjarri gruan, Dije Litën, dhe më pas edhe veten.
31 gusht 2017, Tiranë.
Fadil Kasemi, 53 vjeç, vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten, gjyqtaren e Shkodrës, Fildes Hafizi.
24 shtator 2017, Pogradec.
Bashkim Mekolli, 49-vjeç vrau me mjete të forta sqepar dhe thikë gruan, Demirke Mekolli.
23 nëntor 2017, Kavajë. Sami Metushi, 50 vjeç, vrau me thikë bashkëshorten, Sose Metushi, për motive të dobëta.
21 Janar 2018, Tiranë.
Ariela Murati, studente e vitit të tretë në Fakultetin Juridik u qëllua për vdekje me 2 plumba në mes të rrugës nga Aldison Belulaj.
21 Janar 2018, Vlorë. Selkie Hoxhallari, 73 vjeç, u gjet e shkrumbuar në shtëpinë e saj. Krimi u tha se u krye nga nusja e djalit dhe i dashuri i saj.
7 Qershor 2018, Peshkopi.
Zeqimete Sela, 50 vjeçe, vritet në shtëpinë e saj nga djali.
10 Qershor 2018, Itali.
Anxhela Meçani, 20 vjeç, u hodh në rrugë nga një makinë në lëvizje. Humbi jetën disa ditë më pas në spital.
15 Korrik 2018, Shkodër. Vritet pranë fëmijës 1 vjeç, Silvana Ndoci vajza 25 vjeçare.
6 shkurt 2019, Vlorë.
Eva Lera, 45 vjeç, u qëllua me thikë nga bashkëshorti i saj, Teodor Lera, 52 vjeç, gjatë një konflikti.
14 shkurt 2019, Tiranë.
Lirie Xhepa, 49 vjeç, u gjet e masakruar në kodrat e liqenit të Sharrës në kryeqytet. Autori rezultoi të ishte kunati i saj.
4 Mars 2019, Korçë. Nazime Demollari, 84-vjeç, nga Korça humbi jetën, pasi u dhunua nga djali i saj 64 vjeçar.
25 qershor 2019, Vlorë.
Laureta Sulo, 44 vjeçe, u qëllua nga bashkëshorti Lavdosh Saro fillimisht me thikë dhe më pas me levë.
10 janar 2020, Tiranë.
Enkelejda Çapoku u masakrua në Paskuqan nga kunati i saj, Erdet Çapoku. Shkak u bë mosmarrëveshjet midis tyre.
2 shkurt 2020, Xhafzotaj Durrës.
Manjola Çuko, 33 vjeçe u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Lulzim Çuko. Shkak i këtij krimi të rëndë brenda familjes u bë xhelozia e vazhdueshme e bashkëshortit.
25 shkurt 2020 , Kodër Rrëshen Mirditë.
Esmeralda Filopati, 36 vjeçe u vra së bashku me vëllain e saj 34-vjeçar, pasi u qëlluan me breshëri automatiku nga ish-bashkëshorti i së ndjerës. Fatmir Kolecaj ishte dënuar më parë me 15 muaj burg për dhunë në familje.
26 shkurt 2020, Durrës.
Hajdie Tosuni, 59 vjeçe u vra nga bashkëshorti i saj Ruzhdi Tosuni.
31 dhjetor 2020, Tiranë.
Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani u vranë me breshëri kallashnikovi nga bashkëjetuesi i njërës prej tyre, Përparim Tela (Ademi).
7 shkurt 2021, Itali.
Luljeta Heshta, 47-vjeçarja, u godit 5 herë me thikë nga një person në shtetin Italian.
8 shkurt 2021, Malësi e Madhe. Violeta Gurraj u gjet pajetë në banesën e saj në Malësi të madhe.
17 mars 2021, Fier.
Irvana Hyka, e cila ishte 6 javëshe shtatzënë, u godit për vdekje nga bashkëshorti i saj Demokrat Medinaj.
10 prill 2021, Kavajë.
Fëllënza Shirja u dogj e gjallë në makinë nga bashkëshorti i saj, për shkak të xhelozisë.
11 prill 2021, Maqellarë.
Naile Markja u ekzekutua me thikë nga nusja e saj 44-vjeçare Miranda Markja.
18 prill 2021, Itali.
Dorina Alla u dhunua për vdekje me çekiç nga bashkëshorti i saj Gëzim Alla.
6 maj 2021, Elbasan.
Liljana Buzo, 54 vjeçe u vra me 11 plumba nga ish- bashkëshorti i saj, Koço Buzo
7 qershor 2021, Librazhd.
Menderie Bici, u vra nga bashkëshorti i saj Qemal Bici me sëpatë.
5 korrik 2021 Fushë – Krujë.
Klarita Ismalaj, 45 vjeçe u vra nga bashkëshorti i saj 51- vjeçari, Artan Ismalaj
18 gusht 2021, Shkodër.
Sanije Bandulla, 83-vjeçe u gjet e vrarë në shtëpinë e saj. Ajo dhunohej vazhdimisht nga i shoqi.
10 shtator 2021, Fier.
Sabrina Bengaj, 23 vjeçe, nënë e një vajze u vra nga bashkëshorti i saj Elton Metaj.
8 shkurt 2022, Fier.
Valentina Mamaj u vra e goditur disa herë me thikë në zemër nga bashkëshorti i saj Petrit Mamaj.
12 prill 2022, Roskovec.
Merushe Hazizi, u vra nga vjehrri, Xhevahir Hoxha. 61-vjeçari masakroi me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas, vari veten në një pemë afër banesës.
30 korrik 2022, Elbasan.
Jetlira Elezi u vra nga bashkëjetuesi i saj Ramizi gjatë natës në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.
20 nëntor 2022, Itali.
Mynevere Karabollaj, 37 vjeçe, e njohur si “Vera” u vra nga ish-bashkëshorti në Itali
30 nëntor 2022, Kosovë.
Hamide Gashi u vra nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili para oborrit të maternitetit të Prishtinë.
3 dhjetor 2022, Greqi.
Kristiana Brakaj u vra me armë zjarri në Greqi nga Qamil Taja pas sherrit për motive xhelozie.
Gjermania zhgënjeu në Botëror, federata merr vendimin për trajnerin Flick
Trajneri Hansi Flick do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren gjermane. “Pancerat” dështuan të kalonin fazën e grupeve në Botërorin e Katarit, duke zhvilluar performanca tepër zhgënjyese.
Gjithsesi në një takim mes bordit drejtues dhe trajnerit, është marrë vendimi që Flick të vazhdojë.
Official: Hansi Flick stays as German national team head coach, he won’t leave the job. 🚨🇩🇪 #Qatar2022
Flick continues. Mission: Euro2024. pic.twitter.com/myxugphJ0l
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 7, 2022
Misioni i Flick, tani është të punojë fortë për të ndërtuar një ekip fitues për Kampionatin Europian, që do të zhvillohet në vitin 2024 në Gjermani. /zoom.al/