zoom

Day ArchiveE dashura “sekrete” e Putin shfaqet sërish por…

Ajo që njihet në mediat perëndimore si “e dashura sekrete e Vladimir Putin’ ka bërë sot një paraqitje të rrallë publike por pa përmendur çështjet e nxehta për presidentin apo luftën e tij.

Ish-atletja olimpike Alina Kabaeva, tashmë 39 vjeçe, është parë në publik vetëm 5-6 herë këtë vit, teksa sot ishte një hapjen e qendre gjimnastike në Sochi.

Në fjalën e saj ajo nuk iu referua luftës në Ukrainë ku mijëra rusë kanë humbur jetën, por u merakos vetëm t’i thoshte gjimnastëve të turneut ndërkombëtar se “e pamundura është e mundur”.

 

“Kur isha atlete gjimnastike, as nuk i ëndërroja këto kushte stërvitjeje, [siç keni në qendrën e re],”tha ajo.

“Por siç e tregon dhe jeta, e pamundura është e mundur, dhe Rusia është vend i mundësive të mëdha”.

Mediat ruse besohet se nuk lejohen të flasin për marrëdhënien e saj gati 15-vjeçare me Putin dhe as për fëmijët që ajo përflitet se ka lindur me të.

Megjithese flet me tone mjaft administrative, Kabaeva nuk ka ndonjë post zyrtar në Rusi.

Disa media kanë thënë se kohët e fundit ajo ka abortuar një fëmijë pasi bashkë me Putin e konsideronin shtatzaninë të papërshtatshme.

E dashura ‘sekrete’ e Putin shfaqet sërish por nuk përmend

E dashura ‘sekrete’ e Putin shfaqet sërish por nuk përmend

FOTO/ Kjo është 19-vjeçarja që u vra me dy plumba në kokë nga i dashuri shqiptar në Greqi

Kjo është 19 vjeçarja Krisjana Brakaj që u vra nga partneri i saj 25-vjeçar Qamil Taja në shtëpinë e tyre në Kaminia, Greqi. I riu shqiptar pasi e qëlloi të renë me dy plumba në kokë, rrëfeu vetë krimin në polici. Ai pretendoi se ishte nën ndikimin e drogës dhe se ishte shumë xheloz për të.

Fqinjët e tij kanë rrëfyer për mediat greke se kishin dëgjuar zënka të shpeshta mes tyre dhe se vetëm një javë më parë, ishin përfshirë në një sherr të madh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi të dy ishin kthyer nga punët e tyre. Vajza punonte në një lokal nate në Kallithea ndërsa 25 vjeçari në një lokal në Troubë.

Siç ka rrëfyer vetë 25 vjeçari në polici, ai ka qenë xheloz dhe nën efektin e kokainës, ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve dhe e ka qëlluar dy herë në kokë. Sapo ka kuptuar se çfarë ka bërë, ka lajmërëruar policinë dhe ka rrëfyer krimin.

Aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje përballet me kritika të forta

Qeveria shqiptare ka konfiskuar së fundmi 15 pallate në shkelje të lejeve të ndërtimit dhe premton se do t’i përdorë ato për shërbime sociale, por ekspertët e shohin me dyshim bazën ligjore dhe suksesin afatgjatë të këtij aksioni.

I ulur në zyrën e tij pas një pirgu dosjesh, kryeministri Edi Rama deklaroi më 21 nëntor se kishte firmosur konfiskimet e 15 pallateve në tejkalim të lejes apo pa leje ndërtimi. Rama sulmoi gjithashtu skeptikët që e kishin vënë në dyshim qëllimin e qeverisë së tij dhe akuzoi Prokurorinë se kishte fjetur mbi kallëzime.

“Sot kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash, strehim ose shërbime sociale,” deklaroi Rama.

Dalja publike e kryeministrit vjen pas një vendimi të diskutueshëm të marrë nga qeveria e tij në shtator për konfiskimin e objekteve për qëllime fitimi që kanë shkelur lejet e ndërtimit si dhe bilancin e deritanishëm të këtij aksioni.

Por ekspertë të qeverisjes dhe legjislacionit thonë se qeveria ka uzurpuar kompetencat e gjyqësorit dhe janë dyshues për suksesin afatgjatë të këtij aksioni.

Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi e krahason këtë fushatë të re të qeverisë kundër ndërtimeve pa leje me operacionin sipas tij të dështuar “Forca e Ligjit”.

“Problemi është më i madh akoma në këndvështrimin kushtetues, për arsye se qeveria ka zgjetuar hapësirën e pushtetit të saj duke kufizuar pushtetin e gjyqësorit. Në këto kushte, kjo vendimmarrje i shpëton nga ndëshkimi penal shkelësit, garanton disa para të hyra, ndoshta në shumë në xhepat e politikanëve se sa në arkën e shtetit dhe njëkohësisht premton në rolin e Robin Hudit, që do ua marrë të pasurve dhe do ia japë të varfërve, gjë që as ka ndodh dhe as ka për të ndodhë,” tha Preçi.

Avokati Redon Meksi thekon se sipas legjislacionit aktual, ndërtuesit që kanë shkelur ligjin do duhej të procedoheshin më parë nga Prokuroria.

“Bënë një VKM detajuese për të shmangur mbase përgjegjësinë penale. Normalisht ligjërisht nuk e shmang përgjegjësinë penale, por këta do lëvizin me të gjitha mjetet e tyre për ta shmangur këtë përgjegjësi,” tha Meksi.

Qeveria shqiptare nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi pallatet e konfiskuara dhe ndjekjen e dy standardeve me ndërtimet pa leje.

Ndërsa Prokuroria e Tiranës tha se ndërtimet e konfiskuara nga qeveria ishin të gjitha nën hetim, përveç një rasti për të cilin nuk kishte referim. Prokuroria tha gjithashtu se kishte marrë të pandehur ndërtuesin Julian Morina, aksioner i “Xheluks Construction”, e cila në partneritet me kompani të tjera, ka edhe numrin më të madh të ndërtimeve të konfiskuara.

Morina nuk ishte i arritshëm për koment, ndërsa shumica e ndërtuesve refuzuan të komentonin vendimet e konfiskimit të pallateve të tyre nga qeveria. Robert Biqiku, aksioner në një ndërtim të konfiskuar pranë “Liceut Artistik” tha se situata ishte e paqartë dhe priste që qeveria të sqaronte pozicionin e saj.

Ndërtimet pa leje janë një fenomen i zakonshëm i tranzicionit shqiptar dhe megjithë aksionet sporadike të qeverive – informaliteti ka vazhduar të sfidojë zbatimin e ligjit. Sipas arkitektes Dorina Musai, ky fenomen po shfaqet së fundmi si “informalitet i kontrolluar”.

“Tirana është më e paqëndrueshme se sa ishte kur nuk kishte një plan. Por po shohim që po shtohen probleme të reja, informaliteti si fenomen që ishte i përhapur në territor sot po shfaqet në një formë tjetër si informalitet i kontrolluar. Tirana po shfaq atë që ne e quajmë mungesa e drejtësisë hapësinore, që do të thotë në terma të tjerë mungesa e drejtësisë sociale,” përfundoi Musai./BIRN

Holanda në çerekfinale, “tulipanët” fluturojnë me golat e Depay, Blind e Dumfries | VIDEO

Holanda mundi 3-1 SHBA-në dhe është skuadra e parë që kualifikohet në çerekfinale të Botërorit të Katarit.

Djemtë e Van Gaal tashmë presin fituesin e çiftit Argjentinë-Australi.

Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries, luajti një rol kryesor në fitoren holandeze, duke ofruar një asist për Depay që zhbllokoi takimin në minutën e 10-të.

Më pas e përsëriti veten në minutën e 46-të duke shërbyer për Blind që dyfishoi shifrat dhe në minutën e 81-të Dumfries siguroi kualifikimin me një të majtë të bukur.

Goli i Wright, ishte thjesht për statistikë, pasi “Tulipanët” ishin superior në fushë. /zoom.al/

Flasin fqinjët e 25-vjeçarit shqiptar që vrau të dashurën në Greqi: I dëgjonim…

Lajmi për vrasjen e 19-vjeçares shqiptare nga partneri i saj 25-vjeçar shqiptar, Qamil Taja, ka shkaktuar tronditje në lagjen Kaminia të Pireut, ku çifti shqiptar jetonte.

Marrëdhënia e tyre nuk ishte aq dhe harmonike, pasi kanë pasur debate, grindje të shpeshta. Kjo bazuar në deklaratat e fqinjëve të çiftit. Ata thonë për mediat greke se një sherr i ashpër mes çiftit kishte ndodhur vetëm një javë më parë.

“Një javë më parë dëgjova përleshje. Mund të dëgjoja të bërtitura dhe zënka të forta. Vajza ishte disi më e mbledhur. Ai ishte më i zhurmshëm, më aktiv.”, thuhet në deklaratën e fqinjëve.

“Zënka e fundit ishte e ashpër. Më së shumti dëgjoja zërin e gruas”, thotë fqinji i çiftit, i cili edhe pse ishte në shtëpi, nuk e dëgjoi të shtënën fatale.”

Disa prej fqinjëve thonë se i dëgjonin shpesh grindjet e çiftit, por nuk mund ta imagjinonin se do të përfundonte në vrasje.

Aksident me vdekje në rrugën Tiranë-Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një makinë që drejtohej nga Berat Beciri, përplasi për vdekje një këmbësor. Mësohet se ngjarja e rëndë është shënuar në afërsi të Ibës rreth orës 17:30. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.“, njofton policia.

Zhdukja e fëmijëve shqiptarë në Angli, reagojnë autoritetet pas lajmit të BBC

Media britanike BBC njoftoi sot se 39 fëmijë shqiptarë janë zhdukur nga kampet ku janë strehuar, pas mbërritjes me gomone në Britaninë e Madhe.

Sipas BBC, disa prej tyre kanë mbushur 18 vjeç, ndërsa të tjerët janë nën moshë.

Pas këtij lajmi ka reaguar Këshilli i Qarkut Kent, i cili njofton se zhdukja e fëmijëve vjen si pasojë e mungesës së kujdesit të autoriteteve lokale.

Këshilli i Qarkut Kent thotë se ka përdorur të dy protokollet e përcaktuara mbrojtëse duke përfshirë Mekanizmin Kombëtar të Referimit dhe ka iniciuar strategji të shumë agjencive për të minimizuar sa më shumë që të jetë e mundur rreziqet për këta fëmijë.

“Të gjithë fëmijët e pashoqëruar azilkërkues janë të cenueshëm ndaj shfrytëzimit… hulumtimi dhe përvoja provon se disa kombësi janë veçanërisht të cënueshme dhe mund të zhduken. Kryesisht kjo vjen si pasojë e mungesës së kujdesit të autoriteteve lokale. Këshilli i Qarkut Kent ka përdorur të dy protokollet e përcaktuara mbrojtëse, duke përfshirë Mekanizmin Kombëtar të Referimit dhe ka iniciuar strategji të shumë agjencive për të minimizuar sa më shumë që të jetë e mundur rreziqet për këta fëmijë. Këshilli vazhdon të marrë një rol proaktiv në mbrojtjen e të gjithë fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar në kujdesin e tij,”- thuhet në deklaratë.

FOTO/Vrau me armë të dashurën dhe më pas u dorëzua në Polici! Kush është autori 25-vjeçar shqiptar

GREQI – Është publikuar fotoja e shqiptarit 25-vjeçar i cili vrau të dashurën e tij 19-vjeçare në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari është identifikuar si Qamil.T, dhe akuzohet se ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij 19-vjeçare Krisjana B. në zonën e Pireut në Greqi. Viktima Kristjana B. raportohet se është po ashtu me origjinë shqiptare.

Raportohet se krimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur të dy ishin kthyer në shtëpi pas punëve respektive. Pas vrasjes, autori i vrasjes, shqiptari Qamil T. shkoi vetë në polici dhe u dorëzua.

Sipas dëshmisë së shqiptarit, motivi i vrasjes ka qenë xhelozia që ai kishte. Në dëshminë e tij theksohet se fillimisht ka pasur një sherr ndërsa më pas ai e ka qëlluar Krisjanën me dy plumba duke i marrë jetën.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shqiptari ka qenë edhe nën efektin e kokainës kur vrau partneren rumunëve një vit më parë.

Pas vetëdorëzimit të 25-vjeçarit, policia shkoi në banesën e çiftit dhe aty gjeti trupin e pajetë të 19-vjeçares shqiptare. Autori i krimit të rëndë Qamil T. është arrestuar.

BBC: Zhduken dhjetëra fëmijë shqiptarë nga qendrat e pritjes në Angli, mes tyre të mitur

Pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria, të cilët janë marrë nga Këshilli i Qarkut Kent këtë vit janë zhdukur, thotë BBC.

Deri në 31 tetor, autoritetet vendore britanike kanë marrë 197 fëmijë shqiptarë, nga 39 prej të cilëve nuk ka më asnjë gjurmë, sipas gjigantit mediatik anglez. Ecpat UK, që bën fushatë për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi, deklaroi se këto shifra janë tejet shqetësuese.

Këshilli njoftoi se është duke punuar ngushtësisht me Home Office dhe policinë për të mbrojtur të miturit e cenueshëm. Këshilli theksoi sidoqoftë se disa fëmijëve në fjalë duhet të kenë mbushur 18 vjeç.

Shifrat e qeverisë britanike, të mbledhura nga BBC tregojnë se mbi 44 mijë persona kanë kaluar La Manshin me varka të vogla deri tani këtë vit, krahasuar me më tepër se 28.400 që mbërritën vitin e kaluar në tokën angleze.

Një fluks i tillë ka kontribuar në mbipopullimin e qendrës së pritjes Manston në Kent, e cila në një moment arriti të mbante më shumë se dyfishin e kapacitetit të saj, me rreth 4000 njerëz.

Për Këshillin e Qarkut Kent, zhdukja e 39 fëmijë shqiptarë të cilët i kishte në ngarkim, duhet të jetë jashtëzakonisht shqetësuese, thuhet në artikull.

Drejtuesit e tij shprehen sidoqoftë se mund të jetë shumë e vështirë të parandalosh zhdukjen e disa të miturve. BBC thotë se gjithmonë e më shumë fëmijë të pashoqëruar po shpërndahn aktualisht në mbarë Britaninë e Madhe./ TCH

Orët e fundit për legjendën Pele? Mjekët i heqin shpresat: S’po e përballon më kimioterapinë!

Legjenda e futbollit brazilian Pele është transferuar në kujdesin intensiv në spital dhe nuk po i përgjigjet më kimioterapisë në luftën e tij kundër kancerit të zorrëve.

Mediat në Brazil thanë se 82-vjeçari, i cili shkoi në spital javën e kaluar, po merr medikamente për të lehtësuar dhimbjen në një repart të ‘kujdesit intensiv, ku zakonisht vendosen personat që janë në orët e fundit të jetës.

Tifozët e futbollit në rrjetet sociale kërkuan që të bëhen lutje për Pelen me të dëgjuar lajmin.

Ditën e enjte u tha se fituesi i trefishtë i Kupës së Botës ishte në një gjendje të qëndrueshme në spital me vajzën e tij Kely duke këmbëngulur se nuk kishte asnjë arsye për alarm.

Megjithatë, një burim nga Folha de Sao Paulo ditën e sotme, tha se Pele nuk po i përgjigjet më trajtimit me kimioterapi që i është nënshtruar që nga shtatori për të trajtuar kancerin në zorrë.