zoom

Day ArchiveArrestohet në Turqi Ibrahim Lici. Prokuroria kërkon dosjen e tij, pritet ekstradimi në Shqipëri

Është arrestuar në Turqi i shumëkërkuari Ibrahim Lici, i cili dyshohet për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër më 15 maj të vitit 2021. Prokuroria e Përgjithshme kërkon dosjen e tij me qëllim dërgimin e saj në Turqi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Prokuroria e Përgjithshme kërkon dërgimin e akteve ndaj Licit me urgjencë me qëllim që autoritetet turke të njihen me të e të nisin procedurat e ekstradimit.

Në dokumentin e Prokurorisë siguruar nga ABC, theksohet se me datë 19 tetor ka komunikuar se Ibrahim Lici ka hyrë në territorin e Turqisë më 24 korrik 2021, në Aeroportin e “Instambul Sabiha Gokcen. Autoritete turke kanë kërkuar paraqitjen e kërkesës për ekstradim të këtij shtetasi.

VIDEO/Plumbi në derë të makinës/Detaje nga ngjarja në Shkodër, ja kush ishte objektivi

Një ngjarje e rëndë, fatmirësisht pa të lënduar, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Persona ende të paidentifikuar kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të një makine tip Wolsvagen Tuareg të parkuar në lagjen Prek Cali.

Një nga plumbat kanë kapur edhe një një makinë tjetër në afërsi të vendit të ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

 

Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet në drejtim të një makine

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në Shkodër.

Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë të ditur se është qëlluar në drejtim të një mjeti në lagjen Prek Cali.

Burime prane vendit te ngjarjes bëjnë me dije se një mjet në lëvizje ka qëlluar në drejtim të një mjeti te parkuar.

Bora Zemani publikon pamjet, ja çfarë i ka ndodhur makinës së saj!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Shpesh herë Bora merr dhurata ose surprizohet nga fansat e saj, të cilat nuk nguron që ti publikojë edhe në Instastory, ashtu siç ka ndodhur edhe me rastin e fundit.

Vetëm pak më parë moderatorja ka publikuar një foto të makinës së saj nga jashtë, ku disa nga adhuruesit e saj, të cilët e kanë ditur se makina është e saj kanë shkruar dedikimet e tyre për Borën.

Kjo ndodh për faktin se makina ishte e pluhurosur (për të cilën Bora kërkon ndjesë) dhe e kanë pasur shumë të lehtë që të mund të shkruajnë me gishta mbi pluhur.

Gjithsesi Borës i ka pëlqyer shumë dhe ndihet mjaft e lumtur për këtë gjest.

Këtë sezon të ri televiziv Bora nuk është më pjesë e “Për’Puthen”, por i është besuar drejtimi i spektaklit më të ndjekur të kërcimit në Shqipëri, “Dancing With the Stars”. Mirëpo, padyshim si një projekt kaq gjigant dhe me një shikueshmëri kaq të madhe, komentet dhe spekulimet në rrjet nuk kanë fund dhe një ndër to është edhe fakti se përse disa pjesë nga ‘DWTS’ nuk ndodhen në platformën YouTube. Për këtë është përgjigjur vetë bukuroshja e cila ka treguar arsyen teknike.

 

Kombëtarja mbyll përgatitjet në Abu Dabi, ja si pritet të jetë formacioni me Arabinë Saudite

Kombëtarja shqiptare ka mbyllu të martën në mbremje përgatitjet në Abu Dabit, për miqësoren me Arabinë Saudite,

Me grupin kuqezi, u bashkuan edhe pesë lojtarët, të cilët kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre këtë të diel dhe nuk ishin në Tropikal, ku u stërvit pjesa tjetër.

Ardit Toli, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani, u vun në dispozicion të stafit teknik.

Pasi zhvilluan një seancë teorike e analizë video, kuqezinjtë zbritën në fushën e stadiumit “Al Nahyan” për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore para miqësores.

Trajneri Edoardo Reja ka pasur mundësi të provojë formacionin e ndeshjes si edhe vendosje te ndryshme taktike në fushë.

Grupi është i plotë dhe nuk ka pasur probleme fizike për lojtarët e grumbulluar.

Interesante është se për këtë miqësore shumica e lojtarëve vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar dhe ky test do t’u shërbejë të tregojnë vlerat.

Ka ende dilema sesi Reja, dol të luajë, por shanset janë të mëdha që të zbres me rreshtimin 3-5-2.

Në portë; Kastrati
Mbrojtje; Bitri, Janku, Turkaj;
Mesfushë; Gurishta, Deliu, Toli, Kallaku, Mitaj; Sulm; Cikalleshi, Xhixha

Miqësorja Arabi Saudite–Shqipëri do të luhet të mërkurën, në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit dhe do të nisë në 16:30 sipas orës shqiptare. /zoom.al/

 

 

Promovimi i ekspertëve të Reformës ngre pikëpyetje. A duhet të japë dorëheqjen Sokol Sadushi?

Katër nga ekspertët e lartë të reformës në drejtësi: Sokol Sadushi, Ardian Dvorani, Arben Rakipi dhe Gent Ibrahimi, kanë hequr dorë nga zbatimi i marrëveshjes të bërë disa vite më parë dhe janë angazhuar tashmë tërësisht në piramidën e institucioneve të reja të drejtësisë.

Rasti më flagrant është ai i Sokol Sadushit, i cili fill pas reformës u zgjodh nga mazhoranca aktuale në detyrën e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës dhe prej andej u katapultua në detyrën e nënkryetarit të Gjykatës së Lartë.

Në munges të zgjedhjes së një kryetari, ai prej disa vjetësh kryen praktikisht edhe detyrën e kreut të Gjykatës së Lartë.

Por përveç shkeljes së marrëveshjes për të mos u zgjedhur në organet e reja të drejtësisë, rruga e Sadushit drejt Gjykatës është e dyshimtë, pasi ndonëse qendron në krye të piramidës së gjyqësorit në vend, ai është nga të paktët gjyqtarë tashmë në Republikën e Shqipërisë që nuk ka kaluar në vettingu.

Kjo pasi ai ashtu si edhe shumica e ekzpertëve të tjerë të lartë e kanë bërë ligjin në mënyrë të atillë duke përjashtuar veten e tyre nga e detyrimi për të bërë vetting.

Por a ka moral Sokol Sadushi të qendrojë në krye të piramidës së gjyqësorit pa kaluar më parë vettingun dhe a duhet të japë ai dorëheqje për të çliruar reformën në drejtësi dhe për t’i hequr asaj damkën që i ka vënë.

Rastin e 4 ekspertëve të lartë e trajton në një artikull të gjatë edhe rrjeti Birn, i cili konstaton se promovimi i tyre në systemin e drejtësisë ngre pikëpyetje mbi vetë reformën.

Artikulli i Birn

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED njoftoi më 14 tetor se në mbledhjen e radhës i ka hapur rrugën kandidimit për një pozicion në Gjykatën Kushtetuese gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvorani dhe të ish-kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, Gent Ibrahimi.

Ibrahimi dhe Dvorani janë dy nga ekspertët shqiptarë të nivelit të lartë që u angazhuan në vitin 2015 në hartimin e Reformës në Drejtësi. Ngjashëm me Ibrahimin dhe Dvoranin pas riformatimit të drejtësisë, një pjesë e këtyrë ekspertëve u promovuan në krye të sistemit.

Promovimi i hartuesve të reformës në krye të istitucioneve kyçe kushtetuese dhe arsimore që përbëjnë sistemin e drejtësisë ka ngritur shqetësime mes vëzhguesve të pavarur dhe organizatave të shoqërisë civile, të cilat kanë ngritur dyshime se ligjet mund të jenë hartur në funksion të promovimit personal dhe jo interesit publik.

“Lajm i keq për integritetin dhe besimin publik tek reforma në drejtesi nëse për shkak të beneficeve ligjore të dhëna vetes apo lidhjeve informale individë të pavetuar apo në konflikt interesi & në lidhje politike, mandatohen në strukturën e lartë drejtuese të sistemit të ri,” shkroi javën që shkoi në Facebook Instituti Studimeve Politike, ISP, duke i bashkëngjitur postimit emrat e pesë ekspertëve të nivelit të lartë të angazhuar në fazën e parë të procesit të Reformës në Drejtësi, shoqëruar dhe me fotot e tyre dhe një pjesë të jetëshkrimit.

Në total në hartimin e Reformës në Drejtësi në fazën e parë të procesit, morën pjesë 16 ekspertë nga brenda dhe jashtë sistemit. Dy nga ekspertët u shkarkuan nga procesi i vetingut, një dha dorëheqjen dhe një tjetër ndërroi jetë, ndërkohë 5 syresh u promovuan në krye të institucioneve të drejtësisë.

Në listën e ekspertëve që u promovuan, përveç Ibrahimiit dhe Dvoranit që kandidojnë për një post në Gjykatën Kushtetuese, është drejtori aktual i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi; zëvendëskryetari aktual i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe anëtari i kësaj gjykate, Ilir Panda.

Nga pesë ekspertët e nivelit të lartë, vetëm gjyqtari Ardian Dvorani i është nënshtruar procesit të rivlerësimit kalimtar të magjistratëve, ndërsa vetingu i katër të tjerëve që nuk vijnë nga radhët e magjistratëve, është kryer ose po kryhet nga KED ose Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ.

Vetingu i kryer nga KPK dhe KPA perceptohet me standard më të lartë se ai i realizuar nga institucionet e reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, KLGJ dhe KLP. Në shumë raste, raportet pozitive të KLGJ-së dhe KLD-së për kontrollin profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve janë rrëzuar nga procesi i vetingut që ka gjetur shkelje penalizuese, të evidentuara kryesisht bazuar në denoncimet e publikut ose ato të bëra publike në media.

Po ashtu, vetingu i magjistratëve ka evidentuar mangësi të institucionit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI si dhe të institucioneve të tjera ndihmëse në procesin e rivlerësimit të magjistratëve, nga janë konkluduar rezultate të ndryshme.

Procesi i rivlerësimit kalimtar është i detyrueshëm për të gjithë gjyqtarët, prokurorët apo ndihmësit ligjorë që në momentin e hyrjes në fuqi të legjislacionit të reformës kanë gëzuar statusin e magjistratit. Këtij procesi rivlerësimi mund t’i nënshtroheshin me dëshirë edhe ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët që ishin larguar nga sistemi përpara hyrjes në fuqi të legjislacionit të ri.

ISP i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se emërimi i krerëve të rinj të drejtësisë pas miratimit të reformës duhet të bëhej përtej çdo dyshimi për favorizime dhe konflikt interesi.

“ISP vlerëson se institucionet e reja të drejtësisë kanë përgjegjësi për të ndjekur praktika shumë më transparente dhe meritokracie në sistemin e karrierës, si dhe respektim integral me akte nënligjore dhe masa të tjera organizative të parimeve të parandalimit të konfliktit të interesit, të ndikimeve politike apo të evitimit të ciklit të mbyllur të promovimit sidomos në GJK dhe GJL,” tha kreu i ISP-së Afrim Krasniqi.

Nje punetore, duke pastruar gjate Analizes Vjetore te Drejtesise ne Shqiperi 2015, me teme “Reforma ne Drejtesi, Sfida e te Sotmes, Garancia e se Ardhmes”, ne Pallatin e Kongreseve. /r/n/r/nA worker, during the Annual analysis of Reform in Justice in Albania in 2015, at Congresses Palace.

Ish-ekspertët e nivelit të lartë të Reformës në Drejtësi, që u pyetën nga BIRN nëse ia lehtësuan vetes rrugën për të mbërritur tek funksionet që ushtrojnë si dhe nëse zgjedhja e katër prej tyre pa vetingun e hartuar për magjistratët mund të përbënte problem në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë, i kundështuan pretendime të tilla të ngritura publikisht, duke theksuar se pozicionet që mbajnë apo për të cilat po kandidojnë janë vijimësi e karrierës së tyre të gjatë.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi i përzgjedhur nga radhët e juristëve të shquar, sqaroi për BIRN [linku sqarimit të Sadushit] se ndihet profesionalisht i plotësuar dhe rendit arritjet e funksionet që ka mbajtur gjatë 35 viteve karrierë, mes të tjerave dhe si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

Ai vëren se pjesa më e madhe e ekspertëve kishin arritur pozicione shumë të larta në sistem, përpara se të fillonte reforma. Sipas Sadushit, emri apo reputacioni i tyre ishte i konfirmuar dhe i njohur publikisht. Sadushi theksoi se shërbimi si ekspert i nivelit të lartë i është llogaritur jo më shumë se 0.5% e totalit të pikëve që janë dashur për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë.

Ai u ndal në mënyrën e vetimit, duke sqaruar se bazuar në legjislacionin përkatës, rivlerësimi kalimtar(vetingu) është i destinuar për magjistratët në detyrë. Sipas tij, kritikët nuk kuptojnë ndryshimin mes vetingut dhe procesit të natyrshëm të vlerësimit të magjistratëve që hyjnë rishtazi në sistem.

Në vijim ai sjell në vëmendje se në vitin 2026 do të përfundojë mandati i institucioneve të vetingut dhe se do të jenë KLGJ dhe KLP organet që do të kryejnë vlerësimin e magjistratëve dhe shpreh besim në punën e tyre. Sipas Sadushit, këto organe i kanë skualifikuar kandidaturat e papërshtatshme.

Gjyqtari Sadushi shtoi se ai personalisht bën pjesë në rastet e veçanta, pasi ka kaluar një proces të dyfishtë verifikimi, si nga procesi i vlerësimit që ka kryer KLGJ, ashtu edhe nga rivlerësimi që ka kaluar bashkëshortja në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Megjithatë, ndryshe nga sa pretendon Sadushi, vendimi me shumicë votash i Komisionit për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Tiranë, Edlira Petri ngre hije dyshimi mbi pasurinë e bashkëshortit. [linku vendimit të Petrit]

Ky i fundit pohon se ekspertët e reformës në drejtësi janë kritikuar gjatë diskutimeve publike, për parashikimin e standardeve shumë të larta për përmbushjen e kushteve dhe kritereve që nevojiten për të qenë anëtarë në organet e sistemit të drejtësisë.

Sadushi e cilëson ngritjen e dyshimeve jo si një përpjekje për të përcjellë shqetësimin qytetar, por si një tendencë për të denigruar dhe për të mos besuar atë që ka sjellë dhe do të sjellë në vijimësi reforma në drejtësi.

Anëtari tjetër i Gjykatës së Lartë që ka ardhur nga radhët e jomagjistratëve, Ilir Panda, e konsideron të ndarë rolin e ekspertit në reformën në Drejtësi me pozicionin si gjyqtar në Gjykatën e Lartë [linku sqarimit te Pandës].

Ai konstaton se caktimi si ekspert me vendim të Kuvendit të Shqipërisë ka ardhur natyrshëm pas një kontributi shumë vjeçar në fushën e drejtësisë dhe bashkëpunimin me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare.

Panda vëren se emërimi i tij në Gjykatën e Lartë ka ardhur si rrjedhojë e një procesi të gjatë, të dokumentuar dhe publik. Ashtu si Sadushi, edhe Panda thekson se roli i tij si ekspert i nivelit të lartë ka pasur një peshë krejt të papërfillshme në totalin e 100 pikëve. “[…]Del qartë se roli im si ekspert i nivelit të lartë në Reformën në Drejtësi nuk më ka avantazhuar për t’u emëruar në pozicionin e tanishëm si anëtar i Gjykatës së Lartë”, thekson ai.

Në vijim, Panda sjell në vëmendje se për shkak të karrierës, ka mbi 20 vjet që bënë deklarimin e pasurisë duke i’u nënshtruar verifikimit nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit dhe sipas tij, tashmë është certifikuar edhe nga KLGJ.

“Për ata që mendojnë se hartuesit e reformës në drejtësi ia kanë lehtësuar rrugën vetes për t’u zgjedhur në pozicionet kyçe të këtij sistemi, them se kanë një perceptim jo të saktë, gjë e cila i ka paraprirë edhe përfundimeve të nxituara”, shprehet Panda dhe sjell në vëmendje se ekspertët kryenin një punë paraprake e cila shqyrtohej nga një Komision i Posaçëm i përbërë nga deputetë të Kuvendit, më pas nga grupet parlamentare dhe në fund ishte seanca plenare.

Drejtori aktual i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i cili më parë ka mbajtur ndër të tjera edhe funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, kundërshton në mënyrë kategorike mundësinë e avantazhimit të tij si pasojë e të qenit ekspert në hartimin e Refomrës në Drejtësi[linku sqarimi Arben Rakipit].

“…Më duket naive të mendosh që më ka avantazhuar, për të mos thënë keqdashëse. Unë kam arritur pikun e karrierës sime profesionale, në një moshë relativisht të re, duke i shërbyer vendit si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës, në një kontekst krejt tjetër kushtetues dhe ligjor. Çdo gjë pas saj më duket e pakrahasueshme për nga rëndësia e kontributit që një jurist mund t’i ofrojë publikut”, thekson Rakipi dhe e cilëson detyrën aktuale “larg e të qenit si objektiv i ambicies që jetëson karrierën e dikujt”.

Ai e cilëson kalimin prej detyrës së pedagogut të Shkollës së Magjistraturës në funksionin e drejtuesit të këtij institucioni akademik si një lëvizje natyrale dhe të merituar.

Lidhur me moskryerjen e një vetingu si ai i përcaktuar për rivlerësimin kalimtar të magjistratëve, ashtu si dy kolegët e tij, Panda e Sadushi, Rakipi sqaron se për shkak të detyrave që ka ushtruar i është nënshtruar kontrollit të pasurisë prej 2002-it nga Inspektoriati përkatës, që sipas tij ka nxjerrë vetëm konkluzione pozitive.

Ai vëren se këto pretendime janë ngritur që në vitin 2015, nga rryma politike dhe se drejtoheshin ndaj një grupi ekspertësh konkretë, duke u kërkuar që të mosgaronin për poste në sistemin e drejtësisë.

“Opinioni është trajtuar në atë kohë dhe është gjendur krejt pa vend, jo i përputhur në ligj dhe që cenonte të drejtën e individit për promovim bile, deri edhe dobinë publike. Nuk u konsiderua e kuptueshme se si një ekspert i nivelit të lartë, i cili nuk po ndërtonte shtëpinë e tij përgjate procesit, të mënjanohej nga kandidimi për në sistemin e drejtësisë kur ai, përveçse aplikonte, përfaqësonte rastin tipik të profesionistit të arrirë. Ndaj them se dobia publike cenohej”, u përgjigjet Rakipi dyshimeve të ngritura nga ISP.

Eksperti tjetër jomagjistrat, Gent Ibrahimi, i cili drejtoi për tre vjet KLP-në dhe aktualisht kandidon për një vend në Gjykatën Kushtetuese nuk dha koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvorani, edhe ky kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, sjell në vëmendje se ai aktualisht mban një pozicion më të ulët se më parë, si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Sipas tij, edhe legjislacioni aktual parashikon që kur gjyqtarit të Gjykatës së Lartë i përfundon mandatil, emërohet në Apel.

“Edhe pse është alogjike që gjyqtari i karrierës shkon në një nivel më të ulët. Në perëndim nuk ndodh kjo gjë”, pohoi Dvorani për BIRN gjatë një komunikimi telefonik.

Sipas Dvoranit, nuk mund të flitet për avantazh të mundshëm, pasi legjislacioni aktual ka përcaktuar kritere më të vështira për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë ose në atë Kushtetuese. “Ka më shumë elementë se më parë, kur ishte më e thjeshtë, si dhe proceset janë më komplekse,” pohoi ai.

Dvorani këmbëngul se nuk mund të quhet i avantazhuar përse ka qenë në komision. “Është si të kompleksosh veten, që kush ka bërë një punë, nëse jep një kontribut, atëherë përjashtohesh,” tha ai dhe ngre pikëpyetje se ku mund të gjenden ata që do të promovohen.

Gjyqtari Dvorani është i vetmi nga pesë ekspertët që ka kaluar në filtrat e vetingut të magjistratëve në cilësinë e subjektit të rivlerësimit. Komisioni konkludoi se ai kishte neglizuar të shënonte gati 10 milionë lekë likujditete në deklaratën “veting”, por u çmua se nuk kishte pasur qëllim fshehjen e tyre.

Ndryshe nga kolegët jomagjistratë, Dvorani vlerëson se do të kishte qenë më mirë që të gjithë ata që vijnë në sistemin e drejtësisë nga jashtë, t’i nënshtrohen të njëjtit proces verifikimi, si ai që po largon nga detyra gjyqtarët dhe prokurorët.

“…Ashtu si u larguan një pjesë e magjistratëve nga sistemi drejtësisë, me të njëjtin filtër duhet të hyjnë të tjerët”, pohoi Dvorani dhe shtoi se më parë Inspektoriati ka dështuar të bëjë verifikimin, ndërsa tani po e kryen në formatin e vetingut.

Megjithatë, Dvorani vlerëson se edhe KED aplikon një proces verifikimi rigoroz dhe këtë e cilëson si një prej shkaqeve që ka kufizuar numrin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

“Arsyeja e parë kanë frikë nga kontrolli edhe pse nuk arrihet të kryhet si në institucionet e rivlerësimit, por është i forte. Më shumë se gjysma e kandidatëve kanë rënë, shumica për pasurinë. Mendoj se kjo është frika. Nuk mund të fshihet dhe një mungesë besimi që ushqehet nga politika, që thotë mos kandidoni”, argumenton Dvorani lidhur me mungesën kandidaturave për në Gjykatën Kushtetuese.

Ai thekson se aktualisht kriteret për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë ose në Gjykatën Kushtetuese janë më të forta se sa ishin më parë.

Në përfundim, Dvorani u shpreh se, nuk do të ishte e natyrshme që një magjistrat karriere të mos dojë të promovohet.

“Unë shumë mirë jam edhe aty, por është ambicja profesionale pse po kandidoj,” tha ai.

“Meqënëse ke marrë pjesë si ekspert dhe nuk mund të promovohesh…, por kjo nuk ka sens”, shtoi Dvorani dhe shprehu gatishmërinë për t’u verifikuar që nëse të kishte një kriter që e favorizonte, atëherë të ngrihej akuza.

“Me syzë dhe kapuç të zi”, Mecja erdhi në Shqipëri pasi vrau gruan rumune. Rrëfehet shqiptari

Një ditë më parë, 49-vjeçari Avni Mecja, shqiptari që vrau bashkëshorten e tij Alexandra Elena Mocanune në banesën e tyre në Bolzano, iu dorëzua policisë, pas arratisjes më parë në Shqipëri.

Mediat italiane kanë zbuluar sot dëshminë e tij, i cili pasi ka rrëfyer krimin, ka treguar edhe skenarin që bëri në mënyrë që të arratisej dhe t’i shpëtonte drejtësisë.

Pas krimit ai ka rrëfyer se është arratisur drejt Shqipërisë, por para se të largohej ka telefonuar vëllanë duke i thënë se ishte në kërkim dhe duhej të zhdukej. Ditën e djeshme, në rrethana jo shumë të qarta, ai është kthyer në Itali për t’u vetëdorëzuar, duke fluturuar me avion nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

“Gruaja ishte zhvendosur në Trentino pasi jetonte në Verona për t’i shpëtuar burrit të dhunshëm, të cilin e kishte denoncuar tashmë dy vjet më parë. Më pas u afruan, ai iu bashkua asaj në Bolzano dhe ndodhi tragjedia. Aleksandra dyshohet se është goditur me dhunë, mendohet me një send të mprehtë, i cili megjithatë nuk është gjetur ende.

Avni Mecja doli nga banesa me makinën e gruas për të mbërritur fillimisht në Verona dhe prej andej në aeroportin e Trevisos. Me avion ai erdhi në Shqipëri, në vendin e tij të origjinës. Por, para se të arratisej, ai telefonoi vëllain e tij në kryeqytetin Veroneze dhe i tha se duhej të zhdukej sepse ishte në kërkim. Dhe nga ajo thirrje u vu në lëvizje drejtësia. Vëllai e kuptoi menjëherë se diçka e rëndë kishte ndodhur dhe thirri policinë, e cila gjeti trupin e pajetë të gruas, një banakiere me origjinë nga Rumania. Trupi i pajetë u gjet pasditen e së dielës nga zjarrfikësit dhe agjentët e ekipit të komisariatit të Bolzanos.

Dje, ndoshta pasi është bindur nga të afërmit e tij, shqiptari ka marrë sërish avionin dhe është kthyer në Itali. Tashmë në aeroportin e Veronës e priste skuadra e lëvizshme, e cila e çoi në prokurorinë e Bolzanos, ku më në fund rrëfeu krimin gjatë natës. Tani ai është në burg. Mecja u largua rreth orës 3 të natës së sotme nga zyrat e prokurorisë së Bolzanos në Piazza Tribunale. Ai mbante syze dielli dhe një kapuç të zi. Ishte një marrje e gjatë në pyetje. Burri mund të ketë vrarë partneren e tij të shtunën në mbrëmje. Çfarë ndodhi rreth orës 21:30 të së shtunës 22 tetor në Bolzano, në apartamentin numër 82 në katin e pestë të rrugës numër 42 në viale Trieste  mund të raportohet vetëm nga Mecja. Gjatë natës, pasi kishte vrarë partneren e tij, burri kishte organizuar arratisjen për në Shqipëri”, shkruajnë mediat italiane.

 

 

 

E fiksuar pas gjarpërinjve, policja seksi e Elbasanit publikon foton e radhës 

Ndërsa policia vijon me aksionet kundër krimit të organizuar në qytetin e Elbasanit, nënkomisarja Policisë, Anisa Kostani, vijon e rrethuar nga gjarpërinjtë, një pasion që tashmë e ka bërë të ditur.

Teksa policia ishte në aksion, ku arrestoi Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun, që dyshohet se po përgatisnin një vrasje, policja ‘hot’ vijonte ‘aksionin’ e saj nëpër Evropë.

Anisa Kostani ka pozuar edhe brenda një ‘gjarpëri’ gjigand.

Kostani u pezullua disa javë më parë nga Gledis Nano për gjuhë jo etike dhe sjellje jo normale, por komisarja e rikthye në detyrë, ndërsa Nano u shkarkua si drejtor i Përgjithshëm i Policisë, sigurisht për shkaqe të tjera.

I zhdukur prej muajsh/ Policia merr të pandehur në mungesë Ervis Martinajn, ja për çfarë akuzohet

Ervis Martinaj është marrë i pandehur në mungesë nga Prokuroria e Laçit për akuzën e kanosjes së një personi.

Edhe pse rezulton i zhdukur prej 10 Gusht, ndaj tij është regjistruar një dosje në Gjykatën e Kurbinit, pasi akuzohet se në bashkëpunim me një person të identifikuar si Nikolin Nika kanë dhunuar dhe kërcënuar me jetë një banor të zonës.

Ngjarja ka ndodhur më 2 Tetor 2021 në Fushë Kuqe, ndërsa konflikti mes palëve ka nisur për një makinë të vjedhur në Fushë Kuqe. Personi i dhunuar, Nikoll Buna ka deklaruar para policisë se është kërcënuar me armë.

Çështja ndaj Ervis Martinajt dhe Nikolin Nikës është regjistruar më 28 shtator të vitit 2022, pra disa javë pas zhdukjes së tij.

Nikolin Nika nuk ndodhet në Shqipëri pasi nga kërkimet e kryera rezulton se ndodhet jashtë shtetit. Nga ana tjetër Martinaj rezulton i zhdukur prej datës 10 gusht, ndërkohë që gjurmët e tij të fundit janë regjistruar në qytetin e Shijakut.

Tragjedi/ Po luanin me armën e zjarrit, 10-vjeçari vret vëllain e tij 

Një tragjedi ka ndodhur në SHBA, ku një 8-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Sipas mediave vendase, i mituri është vrarë nga vëllai i tij 10-vjeçar, teksa ishin vetëm në shtëpinë e tyre në Hjuston. Fëmija, familja e të cilit ishte shpërngulur nga Venezuela vetëm disa muaj më parë, ishte duke luajtur me vëllain e tij të madh në dhomën e gjumit të shtëpisë kur arma u shkrep, duke e plagosur për vdekje në gjoks.

Sipas Daily Mail, vëllai 13-vjeçar i djemve ishte gjithashtu brenda banesës në momentin e të shtënave dhe ishte pikërisht ai që telefonoi policinë.

Këto situata janë të parandalueshme. Fëmijët nuk duhet të kenë kurrë akses në armë. Çdo gjë mund të ndodhë”, tha sherifi i qarkut Harris Ed Gonzalez.

Autoritetet po hetojnë se kush e zotëron armën e gjahut dhe nëse ajo ishte e mbushur nga njëri prej vëllezërve. Sherifi konfirmoi se ka të ngjarë të ngrihen akuza kundër prindërve.