zoom

Day ArchiveVIDEO/ Rama del zbuluar. Të rinj nga rrethet në takimet e tij elektorale

Kryeministri Edi Rama ka nisur prej disa ditësh një tur takimesh në bazë, si një fazë përgaditore për fushatën e ardhshme elektorale.

Në fakt, duket se çdo gjë është e organizuar në detaje, jo vetëm për atë që transmetohet në televizion, por në atë që do të thonë pjesmarrësit në këto takime.

Gjatë komunikimit të Ramës me të rinjtë në Fier, zëdhënësi i tij, Endri Fugan dëgjohet duke u dhënë këshilla të rinjve sesi duhet të sillen dhe çfarë duhet të thonë.

Në një moment që është transmetuar edhe në ERTV dëgjohet që ai ti thotë një prej pjesmarrësve në këtë takim se nuk ka nevojë të prezantohet se nga vjen, pasi del zbuluar se në takim nuk ishin të pranishëm vetëm të rinj nga Fieri por edhe qytete të tjera.

“Nuk ke punë të thuash në televizor, jam nga Lushnja apo andej nga Berati se duket sikur kemi mbledhur nga gjithë Shqipëria”.

Në takim supozohet të jenë vetëm të rinjtë e Fierit, por në një qytet, që nuk ka më të rinj, patronazhistët janë kujdesur të mbledhin dhe nga qytetet e tjera.

PS: Dëgjojeni me vëmendje, edhe nëse u duhet ta afroni telefonin afër veshit.

Vieë this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

https://www.instagram.com/p/CkET7Ohrcvz/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

“Shpejt se iku”/ Miku i Kurtit tregon çfarë ndodhi, Leari më tha: O noku lajmëro dikë se po …

Ka folur ditën e sotme për mediat, miku i 32-vjeçarit Laer Kurit, pas ngjarjes së rëndë e cila ka sjellë dhe protesta në kryeqytet.

“Pash që ishin 3-4 patrulla.  Dhe pash që po rrihej Leari barbarisht brenda makinës.” Kjo është dëshmia tronditëse e mikut të 32-vjeçarit të ndjerë Lear Kurti.

“Dëgjova, fjalët shpejt, shpejt se iku. E kanë shoqëruar vetë në spital. Leari ka mbaruar brenda në Komisariat. Në spital ka shkuar i vdekur.” thotë miku i Lear Kurtit.

Ky person është dëshmitari kyç i kësaj ngjarje të rëndë, pasi ai ishte me viktimën deri në çastet e fundit të jetës së 32-vjeçarit. Ai tregon atë që përjetoi minutë pas minute.

“Unë isha me Learin atë natë. E kam takuar dy orë para ngjarjes dhe e lash tek ish-Filanto.  Unë do të ikja për punët e mia dhe ai do ikte në punët e tij. Pastaj do të shkoja ta merrja prapë, se Leari ka ndenjur gjithmonë me mua. Dhe në momentin që po kaloja aty përball me spitalin në Laprakë, pashë që ishin 3-4 patrulla po rrihej Leari barbarisht brenda makinës.” shtoi shoku i viktimës.

Duke rrëfyer momentet e fundit që ishte gjallë Lear Kurti, miku i tij që pa gjithçka tregon fjalë e fundit:

“Tha: O noku lajmëro dikë se po na mbysin. Aty ka pasur kamera por nuk e di kush mund t’i ketë.”

“Filmimet janë aty 100% e sigurt. Çfarë po bëni se është me sëmundje toke u thash. Edhe më thanë “kush je ti”. Shoku i vetë u thash unë. Një nga policët tha “pse e lini të flasë ky ?”. Ça ju dhimbset ?” “Shoqërojeni dhe këtë”” tregon dëshmitari.

Ndërkohë miku i Learit thotë për “Piranjat” se një efektive policie e kishte ofenduar për shkak të origjinës.

“Jemi shoqëruar të dy njëkohësisht. Leari ishte në makinën e policisë unë isha me timen se makinën e kishte efektivi i policisë. Ajo policja më tha “edhe kuksian edhe gangster”. Ti je femër i thashë unë. As nuk po të ofendoj dhe as nuk po them gjë. Thjeshtë po them që djali ka këtë lloj problemi, mos e prekni. Sepse do t’ju ngeli në dorë dhe ashtu ndodhi.” tha i riu.

I riu tregon se në vendin e ngjarjes ka mbërritur në momentin kur policia e kishte kapur Lear Kurtin.

“I kam marrë vesh në komisariat detajet. Ai ju paska ikur 30 metra me vrap. Por 30 metra me vrap kushdo që të ishte po të kishte edhe një Kg do ta hidhte. Ata duan të mbulojnë policinë.” tha miku i të ndjerit.

Ndërkohë ai tregon se nëna e Lear Kurtit po kalon një periudhë shumë të vështirë ku përpos vdekjes së djalit duhet të dëgjojë edhe alibi të shumta rreth ngjarjes.

“E ëma vetëm atë djalë ka pasur dhe duke dëgjuar të gjitha këto, që po jepen jo ju gjet drogë jo përdorues droge. Asaj po i del shpirti.” tha i riu.

Mes të tjerash ai tregon se i ka parë policët teksa dhunojnë me shkelma dhe me grushte Learin.

“Me shkelma me grushta e kanë goditur. Me numër tamam nuk e di por dy, tre patjetër. Një nga policsët që ishte djalë i ri, 20-22 vjeç ishte gangster jo polic”

“E them sepse ai tha, ju nuk më njihni mua. Unë i thash që je polic me uniformë. Mund të jesh kushdo, je polici i shtetit je për ta na mbrojtur jo për të na sulmuar.”

“Learti ishte në pranga dhe nuk ka bërë rezistencë fare. Për pjesën e epilepsisë e kam marrë vesh para dy javësh. Kur i ndodhi, e kemi dërguar në spital”

Duke treguar për marrjen në pyetje i riu theksoi se ka pasur edhe një rrëfim për drejtorin e AMP Ardi Veliu.

“Këtë pyetjet ma bëri edhe drejtori i AMP, Ardi Veliu, dhe më tha nëse kam parë që makina mund të ketë patur lëkundje.? Unë i thash që rrugët tona janë të gjithë gropa”

I riu ka parë edhe momentet e fundit të Lear Kurtit, duke thënë se atij nuk iu dha ndihma e duhur për ta shpëtuar.

“3-4 minuta mbrapa kur kam mbërritur në komisariat. Nuk kam fol dot se Leari ka qenë i shtrirë dhe pa ndenja. Po përpëlitej. Më mbyllën derën. Nuk i kanë dhënë asnjë lloj ndihme. Dëgjova “shpejt, shpejt se iku. U alarmua i gjithë komisariati… iku Leari.”

“Po, aty ka dhënë shpirt në komisariat.” Shpirti i ka dalë brenda rajonit të policisë së komisariati numër 3. E njoh shumë mirë shokun tim. Sigurisht mund t’i ketë fol me tone të ashpra dhe këta mund të jenë acaruar dhe mund të kenë gjuajtur. Ama duhet ta pranojnë”

“Këta nuk prekin në fytyrë as në kokë por nga brinjët.”

I riu ka parë edhe momentet e fundit të Lear Kurtit, duke thënë se atij nuk iu dha ndihma e duhur për ta shpëtuar.

“3-4 minuta mbrapa kur kam mbërritur në komisariat. Nuk kam fol dot se Leari ka qenë i shtrirë dhe pa ndenja. Po përpëlitej. Më mbyllën derën. Nuk i kanë dhënë asnjë lloj ndihme. Dëgjova “shpejt, shpejt se iku. U alarmua i gjithë komisariati… iku Leari.”

 

 

 

Soni Malaj feston 41-vjetorin, vëmendjen e merr urimi i ish-bashkëshortit të këngëtares

Soni Malaj feston sot ditëlindjen. Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe më në formë se kurrë mbush plot 41 vjeç.

Urimet për të kanë qenë të shumta nga miq dhe kolegë por ajo që mori vëmendjen ishte mesazhi që mori nga ish partneri italian, balerinin Mirko Luccarelli, me të cilin ka dhe vajzën.

“Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ai krahas një fotoje me këngëtaren, të cilën e ka shoqëruar dhe me disa emoji. Kujtojmë që ish çifti kanë tërhequr vëmendjen gjithmonë me raportin e mirë që kanë.

Pak kohë më parë, bënë bujë në rrjet disa komente që i kishte lënë ish partneri ” Hot”, ka qenë komenti që ka marrë edhe përgjigjen e Sonit.

Soni: “Po çfarë do të thotë ‘hot’?”

Mirko: “Do të thotë ‘caliente’, ‘sexy’… a duhet të vazhdoj?”

Soni: “Aaa tani e kuptova.

“Hot”, i shkroBalerini i shkruan “hot” në një prej fotove, duke marrë edhe një përgjigje nga këngëtarja. Biseda flirtuese vijon në seksionin e komenteve:

“Hot”, ka qenë komenti që ka marrë edhe përgjigjen e Sonit.

Soni: “Po çfarë do të thotë ‘hot’?”

Mirko: “Do të thotë ‘caliente’, ‘sexy’… a duhet të vazhdoj?”

Soni: “Aaa tani e kuptova.

Rreth një vit më parë, Soni i dha fund historisë së saj me Klevin. Çifti që ishin edhe të fejuar, i dhanë fund pa shumë bujë. Megjithatë pavarësisht mediave të shkruara dhe lajmeve të ndryshme, Soni ka zgjedhur të mos reagojë asnjëherë vrullshëm dhe të mos japë asnjë koment apo përgjigje, duke bërë kështu një zgjedhje të zgjuar, pasi koha do të flasë vetë./Panorama Plus

‘Blindohet’ Vlora, policia dhe FNSH-ja zbresin në terren

Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer kontrolle edhe këtë fundjavë, siç ka ndodhur edhe më parë muajin e fundit.

Burime bëjnë me dije se në hyrje të qytetit po kryhen kontrolle të automjeteve  për persona me precedentë penalë.

Kontrollet në Vlorë nuk kanë munguar as gjatë javës, me policinë që e ka mbajtur njërin sy në disa zona gjatë mbrëmjes.

Samiti i radhës mes BE dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë

Samiti i radhës mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, e ka konfirmuar përmes një postimi në Tëitter, teksa shprehet se Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Europian, dhe se unioni e vendet e rajonit kanë nevojë për njëri-tjetrin.

“Ne do të zhvillojmë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë. Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Europian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin. Në 23 qershor të këtij viti u mbajt samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ku 27 liderë të vendeve të unionit u mblodhën në Bruksel”, shkruan ai.

 

Kurti i prerë: Nuk tolerojmë prekjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk do të lejojë prekjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

Gjatë një fjalimi në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti foli për luftën e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, duke thënë se “ashtu siç veproi Serbia dje” me luftërat në Ballkanin Perëndimor, ashtu “po vepron Rusia sot”.

“Le ta dinë të gjithë, kur kërkojmë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Këto nuk janë të diskutueshme asnjëherë, askund për neve”, tha kryeministri Kurti.

Ai porositi se bota po përballet me rikthimin e politikës fashiste, që tha se po sponsorizohet nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Pikërisht sot është rikthyer në rend të parë rëndësia e të qenit anti-fashist, kundër diskriminimeve me bazë gjinore, etnike, fetare, kundër çdolloj diskriminimi”, theksoi Kurti.

Kurti tha se Serbia dhe Rusia kanë lidhje historike e kulturore, “në linjat e autokracisë e të despotizmit, të agresionit dhe gjenocidit”.

Serbia është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Megjithatë, Beogradi ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë Moskën për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Kosova i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Po ashtu, institucionet u kanë ofruar strehim të përkohshëm disa gazetareve ukrainase.

Serbia ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe llogaritë në Moskën kur bëhet fjalë në bllokimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog që ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve. Prishtina kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, por Serbia thotë se do një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL

“Zhdukja” nga skena dhe arrestimi në Itali, Elsa Lila, gati te rikthehet në Shqipëri, mesazhi për …

Pas problemeve me drejtësinë italiane, Elsa Lila është rikthyer edhe në rrjetet sociale.

Vetë artistja ka bërë me dije se do të rikthehet në Shqipëri, duke lajmëruar edhe për një këngë të re që po përgatit për publikun.

Por duket se Elsa Lila e ka marrë seriozisht rikthimin dhe së fundmi ka rikujtuar edhe nëj ndër këngët e saj më të suksesshme, atë me Pirro Çakon. “Diferenca je ti” with Pirro Çako! Kujtime të shkëlqyera,këngë e madhe,festival i madh! Ishim pjesmarrës në festivalin në 2007! Përqafime Pirro, perqafime Pali Kuke”, ka shkruar ajo krah këngës.

Vetëm pak muaj më parë, Elsa Lila pushtoi mediat italiane dhe vendase, teksa u njoftua arrestimi i saj, së bashku me një grup kriminal në Romë. Këngëtarja e njohur u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme dhe u lirua nga të gjitha akuzat. Kujtojmë se disa muaj me parë Elsa Lila u la e lirë nga autoritetet italiane dhe se ndaj saj u pushuan të gjitha akuzat. Avokati dhe njëherazi daja i saj, Sajmir Visha tregoi asokohe se e gjitha ka qenë një keqkuptim. Ai theksoi se pafajësia e saj ka qenë e qartë që në momentet e para, por shumë persona kanë vjellë vrer ndaj këngëtares.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha për Syri Tv.Këngëtarja shqiptare u arrestua më 16 Mars të këtij viti nga policia italiane pas operacionit për shkatërrimin e një grupi kriminal italo-shqiptar që merrej me trafik droge. Blutë italianë vunë në pranga 9 persona mes të cilëve edhe këngëtarja 40-vjeçare Elsa Lila, e cila sipas mediave mbante llogaritë financiare të grupit kriminal.

Aksidenti në Lezhë/Policia jep detaje: Ja kush janë 5 personat e plagosur

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Sipas uniformave blu, ngjarja rrugore ka ndodhur në zonën e Patokut dhe në aksident janë përfshirë dy makina.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona nga të dyja automjetet.

Kurbin / Informacion paraprak

Në Patok, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit Sh. L. dhe D. M.

Për pasojë, janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, drejtuesi Sh. L. dhe pasagjerja në mjet me të shtetasia M. D., si dhe pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit F. M., F. M. dhe M. M.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Nuk vret kokaina”/ Agravon situata në protestë, qytetarët hedhin miell ndaj policëve dhe…

Ka agravuar pasditen e sotme protesta e cila është duke u zhvilluar në kryeqytet për vdekjen e Lear Kurtit.

Bëhet me dije se protestuesit kanë goditur me domate në murin e Ministrisë, dhe kanë hedhur miell mbi efektivët e policisë.

“Nuk vret kokaina, mielli nuk të vret”, dëgjohet të thonë qytetarët.

Ndërkohë, disa nga protestuesit u lejuan të kalojnë gardhin rrethues të Ministrisë së Brendshme dhe nën sloganin “Drejtësi për Learin” , ata ndezën qirinj në kujtim të 32-vjeçarit.

Në të dytën protestë për Lear Kurtin, qytetarët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Protesta e sotme është mbështetur dhe nga opozita.

Me shkëlqim apo jo? Pse nuk duhet t’i blini asnjëherë këto mollë

Mollët që shkëlqejnë duken perfektë dhe na tërheqin të gjithëve që t’i blejmë, por në të vërtetë mollët që shkëlqejnë mund të jenë gjithçka, por jo natyrale.

Madje, ju nuk i bëni asnjë favor trupit tuaj kur konsumoni mollë të tilla.

Prodhuesit përdorin një lloj sprajt që iu jep mollëve shkëlqim, zgjat në mënyrë artificiale freskinë e tyre dhe e ndalon nxirjen. Madje sipas një studimi nga organizata për hulumtime mbi agrokulturën USDA, shumë prodhues të mollëve përdorin një lloj shkëlqyesi që njihet si “Carnauba” dhe vjen nga një pemë braziliane por i cili është i destinuar të përdoret për shkëlqimin e këpucëve dhe makinave.

Në vitin 2012, Europa e ka ndaluar përdorimin e kimikatit diphenylamine (DPA) pasi sipas studimeve nuk është arritur të sigurohet se kjo nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut.

Agjencia për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit në Amerikë i ka cilësuar këto pesticide si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe helmuese.