zoom

Day ArchiveZbulohet letra që Angelina Jolie i kishte dërguar Brad Pitt pas ndarjes: S’mund të shkruaj pa qarë!

Është bërë publike përmbajtja e e-mailit që Angelina Jolie i ka dërguar Brad Pitt pas ndarjes, ku fillimisht pohonte se vendosi t’i drejtohej në këtë mënyrë, sepse do të bëhej shumë emocionuese nëse do të flisnin drejtpërdrejt.

Më pas, aktorja detajoi vendimin e saj për ta shitur kantinë e verës Chateau Miraval në Francë, që e kishte në bashkëpronësi me aktorin.

Ish-çifti hollivudian ka jetuar për disa kohë në një pronë pranë kantinës.

“Është vendi ku i sollëm binjakët dhe ku u martuam në kujtim të nënës sime. Mendova se do të plakesha këtu. Është e pamundur ta shkruaj këtë pa qarë. Do ta ruaj kujtimin e asaj që ishte 10 vjet më parë”, ka nisur letrën Jolie.

Më tej, ka thënë se ky ishte edhe vendi që ishte “fillimi i fundit të familjes së tyre” dhe ku alkooli u bë fokusi: “Shpresoja se do të gjenim paqen së bashku. Tani e shoh se me të vërtetë doje të shpëtoje nga unë dhe me shumë mundësi do të gëzohesh kur ta lexosh këtë e-mail”

Ajo besonte se në katër vitet e fundit ai ka shpenzuar para në mënyrë të pakontrolluar dhe ka marrë vendime me të cilat ajo nuk është dakord: “Unë u trondita nga fotografitë që u përdorën për të promovuar konsumin e alkoolit. Kjo nuk është diçka që dua ta shohin fëmijët tanë. Më kujtoi kohët e dhimbshme. Unë nuk mund të përfshihem në një biznes që përfshin shitjen e alkoolit, sepse alkoolizmi i ka bërë shumë dëm familjes tonë”.

Angelina pohonte se do ta mbështeste nëse Pitt vendos ta shesë kantinë dhe kështu “të largohej nga një kapitull i vështirë dhe i dhimbshëm i jetës së tyre”.

“Alternativa është që ti, familja Perrin apo bashkëpunëtorët tuaj, të blini pjesën time. Në çdo rast, besoj se duhet të ecim përpara dhe shpejt”, ka shkruar aktorja.

Në letër, Jolie e kishte përmendur edhe incidentin e vitit 2016 kur Brad dyshohet se i kishte sulmuar fizikisht fëmijët dhe atë. Menjëherë pas këtij incidenti, ajo bëri kërkesë për divorc.

“Nuk mund të ta përshkruaj sa e mërzitur jam. E ke thënë qartë që ëndrra jote është të merresh me shitjen e alkoolit. Të uroj gjithë të mirat në biznesin tënd dhe sinqerisht shpresoj që kur të rriten fëmijët të duan të vizitojnë kantinë dhe pronën. Miraval vdiq për mua në shtator 2016 dhe gjithçka që kam parë në vitet që atëherë, e ka konfirmuar këtë, fatkeqësisht”, përfundonte shkrimi i aktores.

Tmerr në Greqi/ 19-vjeçarja akuzon dy policët për përdhunim në komisariat: Më çuan në …

Greqia është tronditur javët e fundit nga zbulimi i përdhunimit të një 12-vjeçareje nga më shumë se 5 burra, ndërsa tashmë një tjetër rast abuzimi ka dalë në dritë.

Këtë herë ka qenë dëshmia e një 19-vjeçareje e cila ka tronditur, duke treguar se është përdhunuar nga dy punonjës policie.

Sipas burimeve nga mediat greke, dy efektivët e policisë e kanë shoqëruar të renë në komisariatin e Omonias dhe e kanë përdhunuar njëri pas tjetrit në dhomat e zhveshjes. Njeri prej policëve ka pasur veshur edhe një kamera portative GoPro gjatë momentit të aktit.

Vajza u ka treguar kolegëve të të pandehurve se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht në komisariatin e Omonias.

19-vjeçarja në dëshminë e saj nis të përshkruajë se si janë zhvilluar momentet e tmerrshme që ka përjetuar në orët e para të së mërkurës së kaluar, duke thënë se gjithçka nisi kur “gjatë bisedës sonë më thanë se rreth orës 1 do të përfundonte turni i tyre dhe do të shkonim në komisariatin e Omonias që të njiheshim më mirë”.

“Mbaj mend që më thanë të ulesha në një kafene që ishte afër repartit, e cila ishte e mbyllur për shkak të kohës dhe biseduam. Më pas më ofruan të më tregonin ambientet e godinës ku ndodhej reparti. Unë rashë dakord dhe ata më çuan pranë kullës së vrojtimit në hyrje, në të djathtë të zonës përdhese, dhe pasi zbritëm disa shkallë, arritëm në një dhomë që kishte një derë që nuk mbyllej dhe brenda kishte vetëm një tavolinë metalike”, vazhdoi përshkrimin në dëshminë e saj 19 vjeçare .

Sipas saj, më pas “u futa në dhomë bashkë me tre policët. Unë u ula ndërsa ata ishin në këmbë dhe ne biseduam. Pastaj (…) tha që të të lë vetëm me fëmijët dhe u largua. Pastaj edhe ai u largua (…) sërish me pretekstin se na la vetëm”.

Më në fund 19-vjeçari dëshmoi se “i fundit pa më thënë asgjë filloi të më puthte dhe unë edhe pse në fillim nuk u përgjigja, pastaj nga frika iu përgjigja dhe e putha. Më pas ai hoqi rripin dhe armën. Isha në shok, nuk mund të flisja”.

Çfarë pretendon avokati i një prej policëve

Për SKAI-n ka folur edhe avokati i njërit prej dy policëve të akuzuar, i cili argumenton se 19-vjeçarja ka shkuar e vetme në repart, pa lënë takim me efektivët e policisë siç pretendon ajo.

Ai u çudit, në fakt, “ankuesja nuk ka reaguar, nuk ka kundërshtuar, nuk ka bërë rezistencë. Ishte në një dhomë me derë të hapur, a nuk dëgjoi gjë?’

Duke zbuluar një pjesë të mbrojtjes së klientit të tij, ai argumentoi gjithashtu se akti seksual ka ndodhur me pëlqimin e 19-vjeçares, duke cituar një mesazh që vajza dyshohet se i ka dërguar klientit të tij të policisë, ku sipas tij, ajo “i ka shprehur atij shqetësimin e saj se ai mund ta keqinterpretojë atë”.

 

Nga 5 misionet paqeruajtëse te grabitja e floririt, jeta e errët e ish-komandos të arrestuar

Emri i Kujtim Çelikut, ish-komandos së arrestuar në Turqi, pasi u kap me një sasi të madhe droge, nuk është i panjohur për policinë shqiptare.

Më 17 shtator të 2011-ës, Çeliku, asokohe oficer i ushtrisë, në repartin e forcave speciale “Komando” u arrestua me akuzën e grabitjes.

Oficeri që kishte kryer 5 misione paqeruajtëse në Irak e Afganistan, përfundoi në pranga, pasi kërkohej prej disa muajsh me akuzën e grabitjes ndaj një biznesmeni në Durrës.

Kujtim Çeliku, nga fshati Mullet i Tiranës, akuzohej për ngjarjen e ndodhur në maj 2011, respektivisht për vjedhjen e një çante me 176 unaza floriri, me një vlerë prej 30 milionë lekësh. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Mullet të Tiranës, u gjetën edhe municione dhe kallëpe tritoli, që ai i mbante pa leje.

Para se të arrestohej Çeliku po përgatitej për një tjetër mision paqeruajtës në Irak, që do të niste pas dy javësh. Emri i tij figuronte në listën me 58 komando paqeruajtës, të cilët janë dekoruar në vitin 2003 me medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, dhënë nga Presidenti i Republikës.

Kujtim Çeliku, kishte marrë pjesë në 5 misione të tilla si pjesë e forcave Komando. Nga të dhënat rezultonte që ai të ketë qenë me shërbime të tilla, tri herë në Irak dhe 2 herë në Afganistan.

 

Tragjike/ Rusët vrasin në banesën e tij muzikantin ukrainas, refuzoi të marrë pjesë në koncert

Situata të paimagjinueshme tmerri dhe brutaliteti po dalin në dritë ndërsa kriza e luftës në Ukrainë thellohet. Pas mizorive në një sërë qytetesh, u zbulua se një krim i tmerrshëm ishte kryer në Kherson.

Ushtarët rusë qëlluan dhe vranë një muzikant ukrainas në shtëpinë e tij pasi ai refuzoi të merrte pjesë në një koncert në Kherson, sipas ministrisë së kulturës në Kiev.

Dirigjenti Yuri Kerpatenko refuzoi të merrte pjesë në një koncert, përmes të cilit pushtuesit donin të demonstronin përmirësimin e jetës në Kherson.

Siç raporton Gurdian, Orkestra e Muzikës së Dhomës Gileya, në të cilën Kerpatenko ishte dirigjenti i parë, ishte planifikuar të merrte pjesë në koncertin e 1 tetorit, por ai “refuzoi absolutisht të bashkëpunonte me pushtuesit”.

Muzikantë nga e gjithë bota dënuan veprimet e Rusisë. Veprimet e rusëve janë “gjenocid i pastër”, tha dirigjenti Semyon Bychkov nga Parisi.

Kjo është ora ideale për të ngrënë darkë në mënyrë që të bini nga pesha

A keni menduar ndonjëherë se sekreti i humbjes së peshës varet nga koha kur hani vaktin tuaj të fundit?

Këtë e vërtetojnë studime të ndryshme dhe ekspertët pohojnë se duhet të hani darkë para orës 20:00, mundësisht rreth orës 18:00 dhe në këtë mënyrë të rrisni shanset për të hequr qafe kilogramët e tepërt.

Është vërtetuar se një darkë e hershme ndikon pozitivisht në peshën tonë, sepse zgjat periudhën deri në kohën e gjumit dhe në këtë mënyrë nxit tretje më të mirë. Kjo është gjithashtu mënyra më e mirë për të shmangur dëshirat e natës dhe për të reduktuar depozitimin e yndyrës në trup sa më shumë që të jetë e mundur.

Pse nuk është mirë të hani menjëherë para gjumit?

Rekomandohet të mos hani të paktën 2 orë para gjumit, sepse kështu nuk do të keni probleme me stomakun dhe tretjen gjatë natës.

Megjithatë, mos hiqni dorë nga darka, sepse nëse stomaku juaj është bosh, nuk do të flini mirë nga uria. Nëse hani vonë, keni më shumë gjasa të zhvilloni refluks nga ushqimi i patretur dhe gjithashtu të shtoni peshë.

Gjithashtu, sigurohuni që darka juaj të jetë e lehtë, e pasur me perime dhe proteina. Nuk rekomandohet të hani ushqime të pasura me karbohidrate para se të shkoni në shtrat, sepse ato janë të pasura me energji që nuk ju nevojiten para se të shkoni në shtrat.

Pamje të rënda/ Ishte duke performuar live në Paris, këngëtari humb jetën në skenë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një koncert live në Paris, ku për fat të keq këngëtari Michael Benjamin është shembur në tokë papritur teksa performonte, duke humbur jetën.

Mediat e huaja raportojnë se 41-vjeçari ndërroi jetë në vend, pavarësisht ndihmës së shpejtë që iu dha, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një sulm në zemër.

Michael Benjamin ishte i ftuar nga grupi Carimi, i krijuar në vitet 2000, me rastin e një koncerti unik në Francë.

Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, ai u rrëzua papritur teksa po largohej me shpejtësi nga skena.

Pas shqetësimit të këngëtarit, koncerti u ndërpre dhe salla u evakuua.

I lindur në Port-au-Prince në vitin 1981, djali i këngëtarit Lionel Benjamin, Mikaben ishte një këngëtar, kompozitor dhe producent.

http://

How come this keeps happening? What is going on? #Mikaben #VaccineDeaths pic.twitter.com/betMpWhFVe

— Much Too Old to Feel this Damn Young (@PalominoOMG) October 16, 2022

“Mblidh mendjen”/ Sherri për banesën, nëna përballet me djalin: Sa të kem krahët, nuk dua t’ia di

Eliverta ka thirrur djalin e saj, Erorin në “Shihemi në Gjyq”, rubrika e ndërmjetësimit nga “E diela shqiptare” në Tv Klan. Shkak është bërë shtëpia, për të cilën Erori kërkon pronësinë ose zgjidhjen e problemit për një hapësirë ku ata kalojnë. Eliverta është e para që nis të rrëfejë situatën.

Eliverta: Më ka hipur një sherr në familje dhe kam sherr edhe me djalin, edhe me nusen, edhe nipi ma bën “nëna”, edhe mbesa “do na vrasësh babin, është babi rrugëve” më thonë nipi dhe mbesa. Po jo more bir i nënës se nuk e lë babin rrugëve ta vras por do ta zgjidh unë këtë problem se një djalë ka nëna, 4 i kam të varrosur. “Nëna ti do na lësh rrugëve”, thonë fëmijët.

Erori nis të ndërhyjë duke thënë se kjo situatë po e shtyn të largohet nga shtëpia dhe nis të shtrojë kërkesën e tij ndaj nënës.

Eror: Dua shtëpinë dhe rrugën.

Eliverta: Tët atë e ke shtrirë, ku do ta lësh atë, kush do ta varrosë atë?

Eror: Çfarë thua? Në vend të varroset ai, varrosem unë atje me ata.

Eliverta: Do ta zgjidhim.

Eror: Kur vete në Greqi, nuk e di ti e le ta dinë të tërë. Gjumin copë-copë e bëj unë. Pse? Se mendoj çdo gjë.

Eliverta: Po do ta zgjidhim mo problemin, nuk do ta lëmë.

Eror: Zgjidhe! Kur do ta zgjidhësh?

Eliverta: Po duruam, duruam deri tani, tani do ta zgjidhim problemin. Kemi vajtur vend më vend, çfarë të bëj unë e zeza?

Eror: 2022-shi moj! Ke 20 vjet!

Eliverta: Nuk të jap asgjë unë ore! Sa të më regëtijë një damar unë nuk të jap, këtë të jap!

Eror: Sa të kem krahët, nuk dua t’ia di fare për shtëpinë unë moj!

Eliverta: Kur të vdes unë, merre se nuk kam njeri tjetër, vetëm ty të kam, e merri pastaj të tëra. Mblidh mendjen!/tvklan.al

 

 

Berisha flet për dasmën e të birit: Armina erdhi si vajza jonë e dytë

Dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanin, ishte një nga më të komentuarat.

Ajo u rikthye sërish në qëndër të vëmendjes pas deklaratave të bëra mbrëmjen e djeshme nga Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Why Not”, kryedemokrati tha se ishte i lehtësuar pasi fatmirësisht nuk i kishin ngarkuar asnjë detyrë dhe se e shijoi dasmën në maksimum.

“Dasma është një moment gëzimi, shumë i veçantë. Është ceremonia e jetës së njeriut në të cilën mbi të gjitha ndan gëzimin me gjithë të tjerët. Ishte një dasmë ku Shkelzeni dhe Armina ndanë gëzim me gjithë të ftuarit. Meqenëse nuk më kishin ngarkuar asnjë detyrë isha më i lehtësuari aty pasi ata kanë pasur shumë ngarkesë në përgatitjen e saj. Por kishin bërë një punë të shkëlqyer, i përqafoj”.

Po ashtu Berisha nuk i kurseu vlerësimet për blogeren për të cilën tha se është pritur në shtëpinë e tyre si vajza e tyre e dytë. “Armina erdhi në shtëpinë tonë si vajza jonë e dytë dhe ka të gjithë dashurinë dhe respektin tonë”.

VIDEO/ “Faraoni” likuidon “sheikët” e Manchester Cityt, Salah rikthen në “shina” Liverpool-in

Liverpool është rikthyer në shina. Pas një nisje jo të mirë të Premier League, ekipi i Jurgen Klopp di si të ringrihet dhe e bën diçka të tillë ndaj rivalit direkt për titull, Manchester Cityn, duke e mposhtur 1-0.

Pjesa e parë do shihte një dominim të lehtë të Cityt, skuadër e cila do ia dilte të gjuante në kuadratin e portës plot 3 herë.

Në minutën e 49-të, Salah do dilte i vetëm përballë me portierin dhe do gabonte.

“Qytetarët” do “tundnin rrjetën” me Foden në minutën e 53-të, por goli do anulohej për shkak të një faulli.

Erling Haaland provoi të zgjidhë gjithçka vetë në minutën e 64-të, goditja e tij nuk do shkonte në fundin e rrjetës.Sfida ishte e bllokuar në shifrat e bardha dhe të dyja skuadrat ruheshin që të mos pësonin gol.

20 minuta nga fundi, sërish “Faraoni” Salah protagonist, me egjiptianin që këtë herë gjuan keq pas një rrëshqitje. Gjithsesi, e 3-ta e vërteta do vinte për yllin e Liverpool, pasi do finalizonte me sukses çerek ore nga fundi.  Rezultati do ruhej deri në fund, me vendasit që do merrnin në shtëpi 3 pikë jetike.

Çfarë ka ndodhur mes Klea Hutës me Bora Zemanit? Kriset miqësia e vajzave të ekranit

Klea Huta është pyetur së fundmi në lidhje me raportin e saj me Bora Zemanin.

E ftuar në “Wake Up”, prezantuesja u ‘ngacmua’ nga moderatori i programit nëse i ka ndodhur të jetë ngatërruar ndonjëherë me Borën.

Klea u shpreh se ka pasur raste ku është ngatërruar me moderatoren, por jo vetëm, ajo shtoi se ka pasur dhe emra të tjerë të njohur shqiptarë, më të cilët e kanë ngatërruar.

“Më kanë ngatërruar edhe me Borën edhe me dikë tjetër që nuk po më kujtohet tani. Me një personazh shqiptar, nuk e mbaj mend”, tha Klea.

Partneri i Kleas, Elgit Doda, ka një raport goxha të ngushtë me vëllezërit Veshaj. Këngëtarja u pyet gjithashtu nëse ajo gëzon një miqësi të ngushtë me Borën ashtu si djemtë.

“Unë njihem herët me Borën, që shumë herët, edhe vazhdon të jetë i njëjti raport. Ne nuk para dalim, çunat janë ata që e kanë shoqërinë”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se disa javë më parë, Klea i habiti të gjithë kur u shpreh se puna që i jep më shumë kënaqësi është ajo e mëmësisë. Moderatorja theksoi se profesioni më i mirë në botë është djali i saj, Kridi, i cili e ka rritur shumë.

Duket se mes dy vajzave nuk ka një miqësi të fortë, ndonëse partnerët janë të pandarë nga njëri-tjetri. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dy vajzave të njohura të ekranit, që mbajnë një raport thuajse të ngrirë me njëra-tjetrën.