Aplikacion
Çmimet e ushqimeve në të gjithë globin vazhdojnë të qëndrojnë në nivelet më të larta të 50 viteve të fundit. Megjithatë Organizata Botërore e Ushqimit konstaton rënie të lehtë të këtyre çmimeve gjatë muajve të fundit, krahasuar me rekordin historik të vendosur në Mars, pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë.
Tabela e Indeksit të Çmimit të Ushqimeve tregon rënie me 1.1% të mesatares së çmimeve dhe kostove të tjera të 5 grupeve ushqimore si mishi, bulmeti, drithërat, vajrat vegjetalë dhe sheqeri, krahasuar me Gushtin.
Rënien më të madhe të 7 muajve të fundit e kanë pësuar vajrat vegjetalë, pas rikthimit në Gusht të eksporteve nga Ukraina. Kategoria e drithërave është e vetmja që ka pësuar rritje të indeksit nga Gushti në Shtator.
FAO, megjithatë vlerëson se çmimet mbeten të larta më shumë nga bllokimi i rrugëve të furnizimit sesa nga mungesa e prodhimit dhe faktori kryesor është lufta ruse në Ukrainë. Këto dy vende janë eksportuesit më të mëdhenj të lëndëve të para ushqimore në botë.
Shoqërohet në polici Endrit Dokle, ja çfarë dyshohetShoqërohet në polici Endrit Dokle. Mësohet se Dokle është shoqëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Dyshohet se arsyeja e shoqërimit të tij është se lëvizte me një person të shpallur në kërkim.
150 mijë euro për vrasjen e ‘Manecit’/ Ndërmjetës Kevin Suçi, si u rrethua RrumiVrasja e Arben Mërkurit, të njohur si “Maneci”, më 18 Maj të 2022, u porosit nga një person të cilit viktima dyshohej se i kishte ekzekutuar një të afërm.
Ky version është rrëfyer nga vëllezërit Gentjan e Indrit Beqiraj, të cilët mes dëshmisë së dhënë zbuluan detaje dhe nga atentati mafioz ndaj Mërkurit.
Ndërmjetës ka qenë Kevin Suçi, një person që ishte kontraktuar për të hequr qafet edhe Rrumin e Shijakut, i cili ka pikasur lëvizjet e dyshimta. ‘Maneci’ ishte krahu i djathtë i Rrumit.
Sipas dosjes hetimore, dy vëllezërit kanë treguar se personi i interesuar për vrasjen e Mërkurit ka ardhur nga jashtë vendit dhe shuma e premtuar për këtë ekzekutim ishte 150.000 Euro. Komunikimi bëhej me anë të një aplikacioni.
“Personi interesuar komunikonte me aplikacionin SINJAL me Kevin dhe nga e folura i patëm vendosur pseudonimin “Katunari”. Ai dyshohej se ishte i zonës pasi kishte dhe një person që na informonte në zonë për lëvizjet e Benit. Me sa kam dijeni ky person është larguar jashtë vendit. Nuk e di se ku është personi që porositi këtë vrasje dhe sipas Kevit, Arbeni dyshohej për vrasje të një të afërmit të këtij personi”.
Mes rrëfimeve të dy vëllezërve, ata kanë treguar se makina tip Mercedes Benz E Class, e cila u përdor në vrasjen e Don Boskos, ishte marrë prej tyre për të ruajtur lëvizjet e Manecit.
Edhe pse vëllezërit kanë treguar pjesëmarrësit në ekzekutimin e tij, policia dhe prokuroria nuk kanë mundur ende të zbulojnë porositësit.
Mamaja e tij blinte rroba në Kosovë/ Si u zbulua baza e Dumanit dhe arratisja e tij para policisëDetaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionet e dështuara të Policisë së Shtetit për kapjen e të shumërkuarit Nuredin Dumani në Kosovë. Në media është zbuluar se lokalizimi i vendodhjes së tij në Kosovë është bërë nëpërmjet mamasë së tij. Kjo e fundit shkonte blinte rroba të përdorura në Kosovë dhe më i pas i shiste në Durrës.
Mamaja e Dumanit është ndjekur nga një ekip i “FAST” dhe nëpërmjet këtij gjurmimi është zbuluar se ai fshihej në Gjilan. Për të arrestuar Dumanin në muajin shkurt dhe mars 2022, anëtarë të dy njësive speciale policore skuadrës operacionale dhe FAST kanë qënë në Kosovë dhe kanë rrethuar pallatin ku fshihej Dumani.
Por pavarësisht informacionit të saktë për vendndodhjen e tij, policia nuk ka mundur ta arrestojë dhe është kthyer duarbosh në Tiranë. Mosarrestimi i Dumanit në Kosovë, në një kohë që informacionet për vendndodhjen e tij ishin të sakta kanë ngjallur dyshime të forta se dikush brenda policisë e ndihmoi atë të ikë fillimisht në Pejë e më pas në Prizren.
Nuredin Dumani ka hyrë në Shqipëri në mesin e muajit mars nëpërmjet Pikës Kufitare të Kalimit në Morinë, Kukës. Edhe në këtë rast ai iu ka shpëtuar kontrolleve të policisë dhe ka ardhur i qetë deri në Fier ku është arrestuar më 29 mars.
Milan dominon “Zonjën”, Tomori dhe Diaz ndezin “San Siro” | VIDEOMilan mposhti 2-0 Juventus në një ndeshje emocionuese për llogari të javës së nëntë të Serie A.
Në një “San Siro” të mbushur plotë, kuqezinjtë e Piolit reaguan ndaj humbjes në Champions League duke fituar një përplasje të rëndësishme për zonat më të larta të tabelës.
Pas një çerek ore lojë që foli për Juven me dy raste për Cuadrado dhe Milik, Milani mori në zotërim lojën, duke goditur dy shtyllat me Leaon.
Kuqezinjtë e zhbllokuan lojën në fundin e pjesës së parë me Tomori gjatë zhvillimit të një goditje nga këndi.
Në pjesën e dytë, një gabim driblim i Vlahovicit i hapi rrugën kundërsulmit të Diazit, i cili e dërgoi rezultatin në 2-0.
Nëse dikush kishte nevojë për një shfaqje force nga Milani, ajo kundër Juventusit ishte e qartë, të fortë dhe vendimtar.
Në shtëpi, Milani vuajti çerekun e parë nën presionin e bardhezinjve, por duke e zotëruar pamëshirshëm ndeshjen dhe shfrytëzoi episodet fituese. /zoom.al/
Foto me Vis Martinajn? Puthje në buzë, kush është Miss-i që trazoi rrjetinMediat ditën e djeshme patën kryefjalë të tyre një foto, që dyshohet të jetë e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj dhe të dashurës së tij.
Fotoja, ku Martinaj puthej në buzë me bukuroshen brune u shpërnda në rrjetin social të vajzës, e cila u bë e njohur për publikun me inicialet E.P..
“Gëzuar ditëlindjen, Zoti të bekoftë dhe të dërgojë lutjet e mia çdo natë!”, ishte mbishkrimi që shoqëronte foton.
Por, kush është brunja misterioze që i uroi ditëlindjen me foton pikante “Mbretit” të kumarit në 40-vjetorin e tij?
Mësohet se ajo është Eva Pasha, një ish-pjesëmarrëse në Miss Universe. Fotoja është postuar në rrjetet e saj sociale dhe më pas është fshirë.
Gjermania thirrje NATO-s: Duhet të bëni më shumë për të mbrojtur anëtarët nga ‘kërcënimi i Putinit’NATO duhet të bëjë më shumë për sigurinë e përbashkët në mënyrë që të mbrohet nga veprimet e mundshme të Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin , tha sot ministrja gjermane e Mbrojtjes Christina Lambrecht.
“Është fakt që ne, NATO, duhet të bëjmë më shumë për sigurinë tonë të përbashkët, sepse nuk e dimë se deri ku mund të shkojnë iluzionet dhe megalomania e Putinit ”, tha Lambrecht gjatë një vizite në njësitë ushtarake gjermane që janë zhvilluar në Lituani.
“Ne kemi dëgjuar kërcënimet ruse kundër Lituanisë për të zbatuar sanksionet evropiane në kufirin me Kaliningrad. Këto nuk janë kërcënimet e para që ne duhet t’i marrim seriozisht dhe të përgatitemi,“shtoi ajo.
OPEC+ uli prodhimin e naftës, SHBA planifikon masat kundër rritjes së çmimeve të karburantitPasi OPEC+, organizata e vendeve prodhuese të naftës, vendosi këtë javë të pakësojë prodhimin e naftës, administrata e Presidentit Joe Biden po shqyrton masat e mundshme për të parandaluar një rritje të çmimit në treg.
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, rritja e çmimeve të karburantit është një ogur jo i mirë për Presidentin Biden dhe Partinë Demokrate, ndërsa po afrojnë zgjedhjet e muajit nëntor që përkojnë me mesin e mandatit të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Me më pak se pesë javë deri në zgjedhjet e nëntorit, gjatë së cilave demokratët shpresojnë të arrijnë të ruajnë shumicën në Kongres, administrata e Presidentit Biden u duk se kishte arritur të shënonte njëfarë suksesi për mbajtjen nën kontroll të çmimeve të karburanteve. Ato ranë me gati 26 cent për litër, megjithë luftën në Ukrainë që ushqen rritjen e çmimeve.
Por, kjo ishte situata përpara se grupi OPEC Plus të vendoste këtë javë ulje të prodhimit të naftës me 2 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga muaji i ardhshëm. Presidenti Biden e kritikoi këtë vendim.
“Zhgënjim. Po shohim se çfarë alternativash mund të kemi”, tha ai.
Ndër alternativat e mundshme do të ishte futja në treg e një sasie masive nafte nga rezerva strategjike e Shteteve të Bashkuara; lehtësimi i mundshëm i sanksioneve ndaj Venezuelës, për të lejuar kështu furnizime të reja në treg; si dhe, kritikat publikisht ndaj kompanive energjitike për nxjerrje fitimesh në nivel rekord, ndërkohë që çmimet vazhdojnë të rriten.
“Kompanitë energjitike duhet të ulin çmimet e shitjeve me pakicë që të reflektojnë nivelin e çmimit që paguajnë për karburantin me shumicë”, tha Brian Deese, Drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Kongresi po shqyrton projektligje për të ndëshkuar Arabinë Saudite, vendin që prodhon më shumë naftë dhe që udhëheq de facto OPEC-un, ndërkohë që radhitet edhe ndër aleatët kyçë strategjikë të Uashingtonit. Vëzhguesit thonë se marrëdhënia me Riadin shtrihet përtej naftës.
“Po shqyrtojnë pasoja ligjore për OPEC-un dhe se si ta anashkalojnë atë. U duhet gjithashtu të mendohen shumë seriozisht se çfarë trajte do të marrë në të ardhmen marrëdhënia me Arabinë Saudite, duke qenë se Shtetet e Bashkuara janë furnizues kryesorë me armë për Arabinë Saudite. Atje gjenden forca amerikane. Ka edhe çështje të tjera që ndikojnë, si Irani”, thotë Jonathan Katz, nga Fondi Gjerman Marshall.
Ndërsa rritja e çmimeve po e mban inflacionin në nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit, kjo do të jetë një çështje kryesore për zgjedhjet e mesmandatit në nëntor. Pasojat po ndjehen në nivelin e miratimit të publikut për punën e Presidentit Biden, raporton Zëri i Amerikës.
“Nëse shikojmë 60 vitet e kaluara, vërejmë se partia e një presidenti me rreth 40% nivel miratimi, siç është aktualisht Presidenti Biden, nuk ka fituar ndonjëherë më shumë vende në Kongres gjatë zgjedhjeve të mesmandatit. Mesatarisht, ata humbasin rreth 30 vende ligjvënësish”, thotë Chris Jackson, nga firma e anketimeve Ipsos.
Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar nëse po shqyrton masën e ndalimit të eksportit të naftës amerikane – një masë që industria e karburanteve thotë se do të dëmtonte tregjet globale të energjisë.
Super Broja, sulmuesi i kombëtares shënon në Premier League me Chelsea-n | VIDEOArmando Broja ishte i jashtëzakonshëm në fitoren 3-0 të Chelsea-t ndaj Wolves duke tundur rrjetën.
Broja e nisi ndeshjen nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 72’, dhe menjëherë shfaqi vlerat.
Me një goditje kirurgjikale në minutën e 89’, sulmuesi i kombëtares i dërgoi shifrat në 3-0 duke realizuar golin e tij të parë me blutë e Londrës. /zoom.al/
Anglezi i vjedh çantën qytetarit në Rinas, kapet nga policiaNjë shtetas anglez është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur një çantë në aeroportin e Rinasit.
Shtetasi me iniciale Sh. T., kishte denoncuar në polici se në ambientet e aeroportit të Rinasit i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sendet personale.
Pas kontrollit, efektivët kanë kapur autorin, 47-vjeçarin me iniciale N.E., që mbante me vete çantën e vjedhur.
Njoftimi i policise:
Gjithashtu, falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë gjetën çantën e dorës të një shtetasi, të cilën që ia kishte vjedhur një shtetas nga Anglia, në ambientet e aeroportit.
Pas denoncimit të bërë nga shtetasi Sh. T., se në ambientet e aeroportit të Rinasit i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sendet personale, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle të menjëhershme dhe si rezultat kanë identifikuar dhe kapur personin, së bashku me çantën që ai kishte vjedhur.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi N. E., 47 vjeç, nga Anglia, për veprën penale “Vjedhja”.
Shërbimet e Policisë Kufitare po vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe të krimeve ndërkufitare, si dhe për t’iu ofruar një shërbim sa më cilësor qyetarëve, në hyrje dhe në dalje të RSH-së.