zoom

Day ArchiveFOTOLAJM/KODRAT E LIQENIT TE TIRANËS DJE DHE SOT

Publikohet foto e Kodrave të Liqenit të Tiranës në vitin 1982.

Siç shihet edhe në pamje e gjithë zona përreth liqenit është e virgjër dhe e paprekur nga asnjë ndërtim.

Ndërsa sot nuk ka mbetur asgjë nga ai peisazh, pasi çdo gjë kodër dhe hapësirë është e mbushur me ndërtime shumëkatëshe dhe beton.

Kodrat e Liqenit Artificial ne vitin 1982

 

Kodrat e Liqenit Artificial ne vitin 2022

“Kishim pak fat”, Orges Shehi i drejtëpërdrejtë: Të tilla fitore tregojnë shumë

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka dhënë komentin e tij pas fitores 0-2 në derbi ndaj Partizanit.

“Dihet rëndësia në derbi, kjo është një ndeshje që kemi vuajtur por meritojmë gjithçka. Lojtarët duan komplimente për këtë lojë, Ismajlgeci sakrifikoi dhe duhet falenderuar sepse luajti duke mësuar se pak para ndeshjes humbi gjyshin e tij.

Ndërrimi pas të kuqit – Pyeta sa minuta ka. Kisha dilema për të nxjerrë një sulmues. Hasani na ka ndihmuar edhe në mbrojtje. Mbetej një mes Xhixhës dhe Patric. Vendosa të mbaja Xhixhën sepse dihet cilësia që ka.

Biseda me 1 lojtar më pak – Si shkoi ndeshja, me penallti të humbur dhe një lojtar mangut, duhej personalitet. E doja këtë deri për lojtarët që mungonin. Gjashtë në fushë dhe katër në pankinë janë lojtarë të rinj. Morëm masa, sa i takon aspektit psikologjik nëse nuk do ndërronim pozicione do dilnim mirë. Edhe Bekaj bëri mirë duke treguar se është portieri më i mirë në Shqipëri.

Kjo ndeshje iku, ta fitosh ndeshjen me një lojtar më pak tregon shumë. Fati sot ishte me ne, rruga është e gjatë dhe shpresoj të na shërbejë.

Rëndësia e Xhixhës – Në shumicën e rasteve ishim 4-3-3 ose 4-4-2, me Patric që zbriste poshtë për të rrëmbyer topin. I kuqi nap rishi rreshtimin por Xhixha është vendimtar dhe me këmbë në tokë. I them lojtarëve që penalltinë ta vendosin vetë kush e gjuan. E mori përsipër Xhixha, duam që të jetë determinant për golat. U vumë në vështirësi nga krahët dhe bëmë dublime.

Kombëtarja – Xhixha në këtë periudhë ose vjet ka qenë altruist, por shpresoj që jo vetëm ai por edhe 2-3 lojtarë të jenë në Kombëtare. Të jemi me këmbë në tokë. Luajmë shumë shpejt dhe këtë fitore ta shfrytëzojmë. Të kemi kujdes me euforinë.

Trajner i Kombëtares? Do isha i nderuar nëse emri im do qarkullonte, vetëm kjo do më nderonte. Jo më shumë pastaj që dihet”, tha Shehi.

 

E mbajti të lidhur me zinxhirë për 5 ditë dhe e dhunoi, gruaja arrin të sinjalizojë policinë

Një 38-vjeçare greke ka denoncuar partnerin e saj se e ka mbajtur të lidhur me zinxhirë për 5 ditë në një banesë në Nea Joni, duke e dhunuar dhe kërcënuar me armë.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore që i është kryer mbrëmjen e djeshme, dyshohet se nuk ka konstatim abuzimi, megjithatë pritet përfundimi nga i cili do të dalë një pamje më e qartë.

Ndërkohë, 58-vjeçari, i cili mohon akuzat e përdhunimit dhe dhunës në familje, ndodhet në mjekësi për të kërkuar falje. Pas marrjes në pyetje pritet të konstatohet nëse provat në duart e prokurorit dhe hetuesit do të çojnë në paraburgim apo jo.

Rasti u zbulua pasi një telefonate nga fqinjët që kanë dëgjuar zëra,  dhe pasi policia ka shkuar në shtëpi, 58-vjeçari ka thënë ‘se cdo gjë është në kontroll”.

Megjithatë, policia pa një grua brenda në shtëpi e cila po ubënte shenja. Efektivët kanë hyrë brenda dhe gruaja ka raportuar se partneri i saj po e dhunonte nën kërcënimin e armës. Pas kontrollit në shtëpi, ndër të tjera, u gjet një armë gjahu, për të cilën 58-vjeçari kishte leje.

58-vjeçari u arrestua me akuzën e dhunës në familje, sulmit seksual dhe mbajtjes së armëve të zjarrit, akuza të cilat i mohon.

Kushton rreth 27 mln paund, del në shitje super-jahti i miliarderit rus të sanksionuar nga BE

Një ndërmjetës jahti luksoz po reklamon për shitje një superjaht 168 metra të lidhur me miliarderin rus të sanksionuar Igor Kesaev për rreth 27 milionë funte.

Shitja e propozuar e jahtit MySky vjen mes shqetësimeve nga qeveritë perëndimore dhe aktivistët se miliarderët si Kesaev kanë qenë në gjendje të punojnë rreth një sërë sanksionesh ndërkombëtare që synojnë asetet e tyre luksoze si jahtet.

BE dhe Britania e Madhe sanksionuan Kesaev në prill pas pushtimit rus të Ukrainës që nisi në shkurt.

U përmend përfshirja e tij në prodhimin e armëve ushtarake dhe shpërndarjen e duhanit në Rusi, si dhe lidhjet me Kremlinin “dhe forcat e tij të sigurisë”.

Sara Gioanola, një zëdhënëse e Heesen Yachts, firma me bazë në Hollandë që ndërtoi MySky, konfirmoi se Kesaev e porositi atë dhe një jaht tjetër, të quajtur Sky.

Një artikull për vajzën e Kesaev dhe galerinë e saj të artit në edicionin e pranverës 2021 të revistës Heesen vuri në dukje se “familja Kesaev është e njohur për Heesen, pasi kishte porositur Sky dhe MySky gjatë dekadës së kaluar”.

Tirana me 10 lojtarë fiton derbin me Partizanin

Derbi Partizani-Tirana vishet bardheblu. E per kete merita  Redon Xhixhes. Është sulmuesi kurbinas heroi më i ri i Tiranës dhe tifozëve bardheblu që fituan jo vetëm derbin e parë të sezonit në “Air Albania” por edhe një idhull të ri, i cili bëri gjithçka vetë për të thyer të kuqtë dhe për të treguar muskujt e skuadrës kampione.

Me 10 lojtarë në fushën e lojës për më shumë se 50 minuta, bardheblutë nuk u trembën madje treguan karakter dhe shfrytëzuan aftësitë e bomberit shtatshkurtër por shumë të shpejtë dhe teknik për të shënuar nga një gol në çdo pjesë dhe për t’u ngjjitur në kuotën e 11 pikëve, 1 më pak se skuadra e Colella-s ende në krye të klasifikimit.

Tirana ngjitet ne vendin e dyte me 11 pike, ndersa Partizani mbetet ne vend te pare me 12 pike.

Më të lumtur se kurrë/ Pas ndarjes nga Shakira, Pique dhe e dashura e tij fotografohen në Paris

Futbollisti Gerard Pique duket se e ka kaluar shumë mirë ndarjen nga këngëtarja Shakira, me të cilën kishte 11 vite marrëdhënie.

Së fundmi, lojtari i Barcelonës është filmuar me partneren e tij të re. Futbollisti duket se është tërhequr përfundimisht nga ish-lidhja e tij afatgjatë nga e cila ka dhe dy fëmijë, pasi është fotografuar duke shijuar një ditë me të dashurën e re Clara Chia Marti, në Paris.

35-vjeçari dhe Clara lëviznin me skuterë elektrikë në kryeqytetin francez, ku dukej se çiftit i bashkoheshin dhe dy shokë. Gerard ishte veshur me një bluzë të thjeshtë të bardhë me një xhaketë xhins të zbehur dhe pantallona ngjyrë bezhë.

Ndërkohë, partnerja e tij zgjodhi një xhaketë lëkure të zezë të veshur mbi një bluzë të bardhë të cilën e kombinoi me xhinse të zeza të gjera.

 

 

FOTOT/ Spartak Ngjela kapet mat në shoqërinë e biondes misterioze. Incidenti që sikletosi avokatin

Avokati Spartak Ngjela njihet për komplimentet e shumta që bën shpeshherë publikisht për vajzat e ekraneve shqiptare. Politikani është parë gjithë jetën si një burrë beqar dhe nuk i ka zbuluar asnjëherë romancat e tij. Madje gjatë një interviste të bërë disa kohë më parë, Ngjela refuzoi të tregonte nëse ishte i dashuruar, por pranoi se ka raporte erotike me dikë.

“Është një pyetje që nuk flitet. Që kam raport erotik nuk diskutohet. Ajo është një çështje që e dimë vetëm unë dhe ajo tjetra. Jo të gjitha dashuritë janë sëmundje. Janë kënaqësi”, u përgjigj ai. Paparaci i “Panorama Plus” ka fotografuar së fundmi avokatin në një nga resortet e Tiranës. Mirëpo ajo çka tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte gruaja misterioze që ai kishte në krahë.

Në foto Ngjela dhe gruaja që shoqëron shihen duke pirë një kafe së bashku ku më pas janë larguar të dy me makinën e tij. Nuk dihet nëse biondja është thjesht një mikeshë e politikanit apo kanë diçka më shumë. Kujtojmë se para pak kohësh, avokati Spartak Ngjela i bëri një kompliment Bora Zemanit në një foto që moderatorja kishte publikuar në “Facebook”, ku vlerësonte me superlativa, intelektin, elokuencën dhe bukurinë fizike të saj. Komenti i Ngjelës u bë viral në media dhe ne rrjetet sociale, pasi rrallë ndodh që personazhet e politikës të shprehin simpatinë publikisht për moderatoret e emisioneve televizive.

“Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”, shkruante avokati i njohur, por Bora nuk i ktheu përgjigje. Por, Spartaku rrëfeu më pas se Borës i kishin pëlqyer komplimentet që i ka bërë mbi “fizikun dhe klasin e saj”, madje sipas tij, ajo e ka falënderuar.

“Çfarë ka këtu, si nuk i ka pëlqyer? Asaj i ka pëlqyer, më ka thënë faleminderit. Pyetja që bëhet a është realiste apo fantazi? Është realizëm, ashtu është. Ajo ka pushtuar ekranet, natyrisht do i bëja diçka. Vlerësim është, nuk është nënvlerësim. Unë e përgëzova për karrierën e saj dhe ajo më falënderoi. Kam qenë në një emision menjëherë mbas kësaj. Unë zgjedh sa të dua unë, por publike kam bërë ato që janë të njohura publike. Komentet i bëj gjithmonë brenda të bukurës. Por bukuria pa intelekt nuk vlen, sepse nuk krijon stil, s’ka elokuencë, rrëzohet, bie bukuria”, u shpreh ai.

 

Greqia e hapur për dialog me Turqinë, Dendias: Ndodh vetëm nëse Ankaraja ndal provokimet

Nikos Dendias thotë se Turqia duhet të zgjedhë nëse “do të vijë në një dialog të tillë apo jo”, duke shtuar se “përbërësi bazë duhet të jetë një de-përshkallëzimi”.

Ministri i Jashtëm i Greqisë thotë se vendi i tij është i hapur për bisedime me Turqinë, por vetëm nëse Ankaraja ndal provokimet e saj.

“Turqia duhet të zgjedhë nëse do të arrijë në një dialog të tillë apo jo, por përbërësi bazë duhet të jetë një de-përshkallëzimi”, tha Niko Dendias për mediet greke.

Dy armiqtë historikë kanë një listë të gjatë ankesash, duke përfshirë kufijtë detarë, të drejtat e fluturimit, përcaktimin e rafteve të tyre kontinentale dhe ishullin e ndarë të Qipros, por muajt e fundit marrëdhënia e tyre është acaruar më shumë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thuhet se përdori një vizitë në SHBA në maj për të lobuar kundër përpjekjeve të Ankarasë për të blerë avionë luftarakë nga Uashingtoni, duke pretenduar se Turqia po shkelte hapësirën ajrore greke.

Turqia ka akuzuar Greqinë për armatosjen e ishujve të Egjeut që synohen të çmilitarizohen, sipas ligjit ndërkombëtar, dhe gjithashtu është alarmuar nga bashkëpunimi në rritje i Greqisë për mbrojtjen me SHBA-në dhe Francën.

Xhixha “ëngjëll dhe djall” në pjesën e parë, Tirana kryeson në derbin e “çmendur”

Ndonëse me 10 lojtarë Tirana ka kaluar në avantazh.

Goli u shënua nga Redon Xhixha.

Sulmuesi nuk fal, duke dërguar topin në fundin e rrjetës.

Më parë bardheblutë humbën edhe një penallti, ndërsa Partizani nuk ka mundur të përfitojë nga superioriteti numerik.

Kur do largohet Edi Reja nga kombëtarja? FSHF jep përgjigje: Kontrata vazhdon deri më…

Trajneri Edi Reja është vendosur nën shënjestrën e tifozëve por dhe të ekspertëve pas rezultateve zhgënjyese të njëpasnjëshme në stolin e kombëtares së futbollit.

E teksa tekniku italian po kalon muajt e fundit të kontratës së tij në stolin e përfaqësueses shqiptare, mosrinovimi me të është një opsion real, duke bërë që në skenë të dalin shumë emra të rinj.

Një prej tyre ishte she ai i një italiani tjetër, Luigi Di Biaggio, i cili mesa duket ka për të ngelur thjesht një emër i përmendur.

Kjo për shkak sepse FSHF ka nxituar të sqarojë se nuk do të ketë një largim të parakohshëm të Rejas nga pankina. Nëpërmjet një sqarimi publik, FSHF ka bërë të qartë se do të zbatojë të paktën deri në fund kontratën aktuale me teknikun, e cila përfundon në mbyllje të vitit 2022.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë. Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt,”-shkruan FSHF.