Aplikacion
Izraeli shuan ëndrrën kuqezi, duke mundur 2-1 Shqipërinën në Tel Aviv.
45’ e para ishin mjaft të mira për kuqezinjtë, që iu afruan golit me Brojën në minutën e 6’ dhe më pas më pas me Cikalleshin, por sërish rezultati mbeti i pandryshuar.
Në pjesën e dytë, Izraeli kaloi menjëherë në avantazh me Weissman pas një gafe të kapitenit Hysaj.
Uzuni, i cili e nisi nga stoli vendosi ekulibrin me një gol të mrekullueshëm në frymëmarrjet e fundit.
Kur pritje kthesa e madhe mbrojtja kuqezi gabon sërish dhe Baribo shënoi për 2-1 dhe për ti dhënë kualifikimin në Ligën A, Izraelit dhe goditjen e nokautit Shqipërisë. /zoom.al/
“Mund të vriten dëshmitarë, oficerë”, Karamuço bën parashikimin e frikshëm pas sulmeve kibernetikeSulmet kibernetike nga Irani kanë qenë temë edhe për fjalimin e Kryeministrit Edi Rama ditëm e sotme në OKB.
Sulmet kibernetike iraniane, treguan se sistemi online në Shqipëri është i pambrojtur, dhe shumë të dhëna të qytetarëve shqiptarë janë në rrezik.
Eksperti I kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi për Abcnews, se sot në vitin 2022 jemi kthyer 20 vjet pas, në kohën e bllokut dhe letrës kopjativ.
“Do të rezervohesha të thosha që për të gjitha sistemet tona jemi në vitin 0, por na janë dëmtuar shumë rëndë. Flasim këtu për sisteme të shkëmbimit të informacionit kriminal, të mbrojtjes së kufijve të integruar të statusit dhe vijimit të ndjekjes penale të personave, të informacionit operativ në lidhje me bandat e organizatat kriminale janë shumë, jashtëzakonisht janë shumë sensitive, shumë të rrezikshme sepse ato edhe po nuk janë zeruar na rrezikojnë rendin e sigurië publike. Mund të ketë përplasje, rivalitete, vrasje të dëshmitarëve, vrasje të oficerëve të policisë, të operative që kanë ndjekur dhe kanë mbledhur informacion, pra skenarët janë shumë të frikshëm dhe urojë mos të ndodhin,” tha Karamuço.
Broja “flirton” me golin, 45’ e para mbyllen në barazim mes Izraelit dhe Shqipërisë45’ e para mes Izraelit dhe Shqipërisë u mbyllën në barazim pa gola, 0-0.
Në tërësi loja ishte e balancuar, me kuqezinjtë më kërkues. Broja pati në këmbët e tij një shans të artë, por u ndal nga portieri në minutën e 6’.
Izraeli reagoi me Haziza, por asnjë rrezik për portierin Strakosha.
Broja pati gjithashtu një rast të mirë pak para fundit, por sërish u ndal nga portieri. /zoom.al/
“Akt jomiqësor!”/ Furnizimi i Rusisë me dronë, Ukraina zvogëlon praninë diplomatike të IranitKievi tha se ka vendosur të zvogëlojë praninë diplomatike të Iranit në Ukrainë, në shenjë proteste ndaj dërgesave të dronëve në Rusi.
“Furnizimi i Rusisë me armë për të luftuar kundër Ukrainës është një akt jomiqësor që i jep një goditje të rëndë marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Iranit”, tha ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë, më 23 shtator.
“Në përgjigje të një akti të tillë jomiqësor, pala ukrainase ka vendosur t’ia heqë akreditimin ambasadorit të Iranit dhe gjithashtu të zvogëlojë ndjeshëm numrin e stafit diplomatik të Ambasadës iraniane në Kiev”, vazhdon njoftimi.
Irani në të kaluarën ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së dhe Ukrainës se po furnizon me dronë Rusinë.
Më 14 shtator, ushtria ukrainase publikoi imazhe që të një droni të Iranit, i njohur me emrin Shahed-136. Ukraina tha se për herë të parë ka hasur në një dron vetëvrasës iranian, që është përdorur nga Rusia në fushëbetejë.
Në korrik, inteligjenca amerikane paralajmëroi se Irani po planifikonte të dërgonte qindra dronë në Rusi për t’i përdorur në luftën në Ukrainë.
Irani fillimisht kishte mohuar akuzat, por kreu i Gardës Revolucionare Islamike së fundmi është mburrur se shteti i tij po armatos fuqitë kryesore botërore.
Në mesin e shtatorit, presidenti rus, Vladimir Putin vizitoi Iranin dhe u takua me homologun e tij, Ebrahim Raisi. Ky ishte takimi i dytë me tyre në dy muajt e fundit, pasi presidenti rus ka vizituar Teheranin edhe më 19 korrik./REL
Policia “rrethon” Vlorën, kontrolle në hyrje dhe në dalje të qytetitVLORË – Policia e Vlorës mbrëmjen e sotme ka ngritur dosa pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit.
Mobilizimi i policisë me kontrolle të shpeshta ndodh prej disa ditësh në qytetin bregdetar të Vlorës. Burime bëjnë të ditur se kryesisht po kryhen kontrolle për makinat me xhama të zinj dhe për persona që janë në kërkim apo lëvizin me armë zjarri.
Deri më tani nuk ka informacione nëse ka persona të ndaluar.
Boks, impresionon Nelson Hysa, mposht me nokaut gjermanin Ali në raundin e katërtNelson Hysa ka arritur të fitojë me Knock Out në Leverkusen kundër Muhamed Ali Durmaz.
Boksieri shkodran e ka rrëzuar në tokë kundërshtarin në raundin e 4, duke mos i dhënë më shpresë.
Edhe pse përballë kishte një kundërshtar tepër të vështirë si Ali, Hysa, ishte fantastik në parket.
Kjo ishte fitorja e katërt në boksin profesionist për boksin tonë, që vazhdon të dhurojë paraqitje të shkëlqyera.
Menjëherë pas ndeshjes, Nelson Hysa, nuk e fshehu lumturinë për fitoren e arritur në Leverkusen.
“Në fakt erdhi si dhuratë në momentin që mendova se nuk do të fitojë me KO ishte një kombinim perfekt i goditjeve që solli nokautin. Kundërshtari ishte në nivel e në rang botëror shumë më lart se unë, por fal punës serioze që po bëj arrita ta fitoj ndeshjen me rezultat befasues”, tha Hysa.
Video që të lë pa frymë: Ai u përpoq të hidhej nga ballkoni 36 metra i lartë, por kapet nga fqinjNjë video tronditëse nga Stavropol , Rusi është befasuese. Një burrë ka tentuar të hidhet nga kati i 11-të i një pallati, por falë ndërhyrjes së një fqinji ka mundur të shpëtojë.
Gjithçka filloi kur burri u përlesh me të dashurën e tij. Në fakt, sipas autoriteteve vendase , ai dyshohet se fillimisht ka tentuar ta hedhë nga ballkoni ( 36 metra i lartë ) por nuk ia ka dalë. Mirëpo, i ka shkaktuar lëndime trupore.
Me të dëgjuar britmat fqinjët dolën në ballkonin e pallatit dhe në atë moment burri u ngjit për tu hedhur. Më pas një fqinj e ka tërhequr në momentin e fundit nga njëra dorë dhe me ndihmën e fqinjëve të tjerë e kanë tërhequr sërish lart.
Burri ishte në gjendje të hutuar, edhe kur u shfaq policia , të cilën ai e shau u arrestua. Sa i përket partneres së tij të dhunuar, ajo u dërgua me urgjencë në spital .
Shqipëria vijon të përballet me vështirësi ekonomike që prej muajit shkurt kur nisi agresioni rus në Ukrainë. Kriza globale e ushqimeve dhe e furnizimit dhanë ndikimin e tyre, pasi aktiviteti prodhues në vend në një masë të gjerë varet nga importi i lëndëve të para. Inflacioni në muajin gusht arriti në 8%, niveli më i lartë prej më shumë se dy dekadash dhe dy herë më i lartë se në muajin janar.
Ndikimin më të madh në rritjen e çmimeve, sipas të dhënave të Instat e dha grupi i ushqimeve me 15% dhe ai i transportit dhe karburanteve me 20 dhe 24%. Qeveria ka ndërhyrë dy herë gjatë vitit, në fillim me atë që u quajt paketa e rezistencës sociale dhe tani me anë të disa masave të tjera të shtrira në kohë. Autoritetet thonë se deri në fund të vitit mbështetja financiare kap një shifër rreth 360 milionë euro, ku pjesën më të madhe me 230 milionë euro e mban subvencionimi i çmimit të energjisë elektrike. Por në një vend si Shqipëria ku të ardhurat për frymë janë ndër më të ulëtat në rajon dhe Europë, efekti i krizës është i lartë. Disa qytetarë, pjesë e paketave mbështetëse të qeverisë, i thanë Zërit të Amerikës, se po përballen me vështirësi financiare.
“Me shumë vështirësi po e përballojmë rritjen e çmimeve. Çdo gjë ka shkuar dyfish. Në buxhetin tim kjo rritje rëndon me 30%”- tha për Zërin e Amerikës një qytetar nga Tirana në pension.
“Çmimet skandal, të mos kemi ndonjë ndihmë anësore marrim fund”- u shpreh një banore e Tiranës.
“Me pensionet që kemi ne është shumë vështirë, por shyqyr që kemi fëmijët jashtë dhe na ndihmojnë”- vijoi një tjetër pensionist.
“Vetëm një gjë është e mirë që nuk po ngrihet cmimi i energjisë”- u shpreh një qytetar.
Sipas të dhënave të Instat në rritjen me 15% në grupin e ushqimeve, ndikimin më të madh me 29% e kanë patur vajrat, qumështi dhe veza me 22% dhe buka e drithërat me 20%. Ndonëse ka rënduar konsumatorët, nga ana tjetër kjo rritje e çmimeve, ka sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, deri tani rreth 420 milionë euro, ose 16% më shumë se një vit më parë, në të njëjtën periudhë. Njohës të fushës së ekonomisë, thonë se këto të ardhura duhet të përdoren për të zbutur efektet e krizës për shtresat në nevojë.
“Kjo shifër që është marrë nga rritja e cmimeve, duhet të rialokohet tek grupet sociale, që kanë më tepër nevojë. Nuk mund të kemi paketa sociale që realizojnë 100% objektivin e tyre, por duhet të themi që këto paketa duhet të jenë të gatshme dhe duhet të aktivizohen sa më shpejt, pasi bëhet fjalë për disa qindra, mijëra njerëz që kanë të ardhura deri në 5.5 dollarë për frymë dhe që mbeten në kushtet e mbijetesës”- tha për Zërin e Amerikës Arben Malaj, ish-ministër i financave.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj i tha Zërit të Amerikës, se në paketën e dytë të miratuar pak ditë më parë, masat janë të qëndrueshme dhe jo me efekt të përkohshëm. Ato përfshijnë indeksimin e pensioneve me 6%, që arrin në 9.5 që prej fillimit të vitit, rritjen me 10% e ndihmës ekonomike, dyfishimin e saj për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë dhe ato mbi 65 vjeç pa të ardhura. Indeksimin me 7% të pagesës për personat me aftësi të kufizuar. Rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pagave për disa kategori të administratës publike me 7% mesatarisht. Nga mbështetja financiare përftojnë përmes skemave të subvencionimit të naftës, fermerët, sektori i peshkimit, dhe ai i transportit.
Në paketën e ndihmës përfshihet dhe mbështetja për prodhuesit e grurit, në kushtet kur Shqipëria importon nga Rusia dhe Ukraina rreth 70% të totalit të importit të grurit në vend, ku peshën më të madhe me 64% e mban Rusia. Por për ekspertët ndërhyrjet janë të pamjaftueshme, kryesisht për shtresat me të ardhura të ulëta, duke veçuar pensionistët që sipas Ministrisë së Financave, përfitojnë nga indeksimi i fundit 1 mijë e 500 lekë në muaj për një pension mesatar. Ministrja e financave duke iu përgjigjur kritikave thotë se qeveria është treguar e matur në hartimin e politikave mbështetëse.
“Ne do donim të bënim më shumë, por roli i qeverisë është të ruajë stabilitetin makroekonomik të vendit. Ne nuk mund të marrim vendime të nxituara. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që suportin që japim, ta japim të qëndrueshëm, deri në limitin ku nuk ndikohen parametrat makroekonomikë të vendit. Nuk duhet harruar që përveç kësaj rritje ne gjithashtu suportojmë dhe subvencionojmë çdo pensionist dhe çdo familjar shqiptar për konsumin e energjisë elektrike”- shpjegoi për Zërin e Amerikës Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë.
Autoritetet thonë se vendimi i fundit i qeverisë që mban të pandryshuar çmimin e energjisë për familjet që konsumojnë deri në 800 kwh në muaj, përfshin 96% të konsumatorëve të kësaj kategorie që kanë të ardhura të ulëta, mesatare dhe të larta. Pjesa tjetër mbi këtë fashë do paguajë me çmimin e tregut. Zyrtarët thonë se edhe 95% e bizneseve, kanë çmim të subvencionuar të energjisë dhe s’kanë patur rritje. Por për ekspertët niveli i lartë i varfërisë në vend i minimizon këto mbështetje financiare.
“Vërtet në themi që inflacioni mesatar është në nivelet 6.9 apo 7.1% por në fakt duke patur parasysh që një pjesë e rëndësishme e familjeve shqiptare rreth 40% jetojnë në nivelin e varfërisë relative, çdo rritje cmimesh ndikon direkt në uljen e konsuimit, të fuqisë blerëse, në uljen e nivelit të jetesës, dhe minimizon efektet e mbështetjes së politikave sociale”- i tha Zërit të Amerikës Ardian Civici, Doktor i Shkenacave Ekonomike.
Por autoritetet janë optimiste, dhe flasin për qëndrueshmëri ekonomike duke u bazuar në disa të dhëna.
“Konsumi ka vijuar ritmin rritës. Instat ka publikuar të dhënat për tregëtinë me pakicë, e cila për tremujorin e dytë rezultoi në nivelin 6.1%. Tregëtia me pakicë, është një tregues që i përafrohet nivelit të konsumit në vend. Kemi dhe tregues të tjerë që flasin për rritje të aktivitetit ekonomik në vend, rritje të numrit të bizneseve, apo rritja e numrit të të punësuarve në ekonomi. Të dyja këto të dhëna në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, paraqiten me rritje”- u shpreh Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë.
Zyrtarët thonë se kanë arritur deri tani të ruajnë pritshmëritë për rritjen ekonomike gjatë këtij viti me 3.2%, por e ardhmja në kushtet e një krize globale mbetet sipas ekspertëve një sfidë për autoritetet. Vendet me ekonomi të brishtë si Shqipëria, sipas tyre, janë gjithnjë e më të ekspozuara përballë krizave ndaj dhe masat për minimizimin e tyre, në mjaft raste, kanë ndikim të ulët në popullatë./voa
VIDEO/ “Terror” policor në Iran, efektivi sulmon të miturin që po vështronte nga dritarjaPrej ditësh, Irani është përfshirë në protesta të dhunshme popullore të cilat u shkaktuan nga vrasja e një 22 vjeçareje pasi kjo e fundit nuk kishte vendosur siç duhet hixhabin.
Dhuna policore ka qenë në nivelin më të lartë ndaj protestuesve të cilët vetëm sa janë shtuar në numër. Ndërkohë një video tronditëse ka qarkulluar në internet, ku shihet sesi një fëmijë i vogël është sulmuar nga policia ndërkohë që thjesht ka qenë duke vështruar nga dritarja ushtrimin e dhunës.
Publikohet formacioni zyrtar, Reja na surprizon me ndryshimet ndaj IzraelitWhat the Hell?? Iranian Police Monsters shoot directly at a Little Child who was just looking out of the window of his house. This is bizarre & insane ?
Hijab #IranProtests2022 #Iran #IranProtests #IranRevolution #IranRevolution2022 #MahsaAmini #Hijab #Mahsa_Aminii #Iranian pic.twitter.com/EKE8unuV24
— Jyot Jeet (@activistjyot) September 24, 2022
Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Izraelit.
Kjo përballje do të nisi në orën 20:45, duke i mbërthyer të gjithë shqiptarët para ekranit.
Fitorja është detyrim dhe e vetmja mënyrë sesi kuqezinjtë mund të arrijnë në vendin e parë.
Formacioni zyrtar është publikuar vetëm para pak minutash dhe “Zoom.al” e sjell për lexuesit:
Strakosha,
Hysaj, Ajeti, Ismajli, Balliu,
Abrashi, Gjasula, Laçi,
Asllani,
Cikalleshi, Broja
Vlen të theksohet se Asllani do të jetë në rolin e “kamerierit” mbrapa sulmuesëve, për të servirur Cikalleshin dhe Brojën. /zoom.al/