Aplikacion
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Edi Ramën e trondit e shkuara e tij. Sipas ish-Presidentit, Rama ka lënë shumë gjurmë në qeverinë e tij të paligjshme, pasi është i inkriminuar me bandat.
Kreu i PL-së, u shpreh se insistimi i tij për amnistinë fiskale është një çmenduri dhe një detyrim për ata qe e kanë marrë peng.
Meta u shpreh se “problemi i tij është e kaluara, dhe pasiguria për të ardhmen sepse i ka rënë skema. Derisa ishte Basha ai kishte skemën. Përmes Bashës ai kontrollonte opozitën”.
“Edi Ramën e tronditin dy gjera, e kaluara e tij të cilën nuk e ble dot. Këtu kemi dy lloje të kaluarash, atë më të hershmen dhe këtë të tanishmen. Ka lënë shumë gjurmë me qeverinë e tij ta paligjshme dhe me inkriminimin e tij me bandat, nuk është sekret. Insistimi i tij për amnisti, kur të gjithë janë kundër, insistimi i tij është çmenduri, është peng i atyre që e kanë financuar. Nuk pres nga Rama të lavdërohem, akuzat e tij janë dekorata të mira për mua sot”, u shpreh Ilir Meta.
Meta deklaroi se opozita i ka te gjitha mundesite, jo vetem te vije ne pushtet, por edhe beje ndryshimin: “Unë mendoj se opozita i ka të gjitha mundësitë për të realizuar një ndrysim. Të vish në pushtet dhe të vazhdosh me të njëjtën mënyrë klienteliste të qeverisë është një gjë që nuk i shërben vendit dhe nuk e rikthen historinë e Shqipërisë në drejtimin e duhura. Opozita i ka të gjitha potencialet dhe nuk ka asnjë pengesë përveçse çlirimit të energjive të vërteta që ajo ka”.
“I gatshëm të zhvilloj çdo aksion opozitar”, Meta paralajmëron protestaKryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se do të zhvillojë protesta të tjera. Ish-Presidenti tha se aksioni do të vijojë në ato vende, ku sipas tij, po kryhen abuzime dhe po vidhet.
I ftuar në RTSH, Meta foli dhe për bashkëpunimin me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai tha do të vijojë koordinimin me kreun e PD-së për të fuqizuar opozitarizmin.
“Lidhur me pjesëmarrjen, kush dëshiron të bëjë pjesëmarrje nuk mund t’i ftojë qytetarët të vijnë në Sharrë, qoftë për largësinë, ngushtësinë e vendit, plus faktin që janë varrezat atje. Vajtja atje ishte një mesazh i qartë dhe vetë organizimi.
Ishte një protestë e qartë me fakte, të dhëna. Unë për herë të parë vajta atje dhe e pashë. Kishte dhe një mensë. Kishte një serë, që është me lekët e BE-së. Nëse vëmë re, ka pasur një përpjekje për të shmangur temën e inceneratorët.
Dekomunistizimi e kështu iniciativash të tjerash. Rama ka shqetësim despiunizimin pas 30 vitesh. Kërkon të heqë vëmendjen nga inceneratorët, mban drejtësinë në Presion dhe përpiqet që njerëzit të harrojnë këtë aferë.
Aksioni do jetë vazhdimisht, skena krimi ku po abuzohet, po vidhet. Përsa i përket bashkëpunimin me Berishën, kemi qenë që pas 25 korrikut në dispozicion të koordinimit. Jemi të gatshëm të zhvillojmë çdo aksion të përbashkët që fuqizon opozitarizmin. Kontakte kam pasur dhe do kem”, tha Meta.
U arrestua pak ditë pasi Gledis Nano bisedoi me FBI, si u kap Adriatik Llalla, zbulohet e-mailiPër lokalizimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla rreth nje vit me pare dyshohet se kane ndihmuar edhe agjentet e FBI-së
Bashkëpunimi i mundshëm i Policisë Shqiptare me FBI zbulohet nga komunikimet me e-mailet e ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano.
Në e-mail, FBI kërkon letër nga Policia e Shtetit për t’i ndihmuar në vendndodhjen e fundit të Llallës, ish-adresat në Shqipëri dhe pista të ndryshme që mund t’u vijnë në ndihmë për të gjetur vendndodhjen e tij. Po ashtu, në e-mail, theksohet se ata kanë komunikuar me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe me prokurorin e çështjes, të cilët ishin të interesuar për të ndjekur çështjen.
Gazeta Panorama ka raportuar se Nano mendohet se i ka dërguar dy agjentëve të FBI-se të dhënat lidhur me Llallen si gjeneralitetet, vendi i fundit ku u pa dhe informacion nga TIMS.
Llalla u arrestua në Itali, pak ditë pas komunikimit të Nanos, ndërsa prej gati nje viti është në pritje të ekstradimit drejt Shqipërie ku do të vuajë dënimin me dy vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.
La gjithë botën në pritje, fjalimi i Putinit për aneksimet e reja të territorit ukrainas shtyhetKëshilltari i ngushtë i presidenti rus, Sergei Makov tha se fjalimi kombëtar i Putinit që zyra e presidentit tha se do të mbante sot është shtyrë për nesër.
Fjalimi i madh i Vladimir Putin për aneksimet e reja të territorit ukrainas është shtyrë për nesër në mëngjes, raportojnë mediat ruse.
Fjalimi televiziv i Putinit për publikun rus thuhet se është riplanifikuar në 8 të mëngjesit me orën e Moskës.
Më herët u bë e ditur se fjalimi do të transmetohej në orën 20:00 (me orën e Moskës), ndërsa do të shoqërohej me një ndërhyrje televizive të ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu .
Autoritete ruse njoftuan sot se midis datave 23 deri 27 shtator do të mbahen referendum për të aneksuar në Rusi katër territore ukrainase.
Bëhet fjalë për rajonet:
1. Donetsk
2. Luhansk
3. Kherson
4. Zaporizhzhia
Katër rajonet ku priten të mbahen referendumet përbëjnë 15% të territorit të Ukrainës.
Theu ligjin 13 herë për të dashurën 18 vite më të madhe, gjykata “fal” shqiptaritHistoria e dashurisë e 39-vjeçarit shqiptar Emiljano Fejzo me partneren e tij 57-vjeçare nga Ukraina jo vetëm që ka vërtetuar shprehjen e famshme që dashuria nuk njeh moshë por është një histori me skenarin më të bukur për një film dashurie.
Fejzo mban rekordin si i dëbuar 13 herë nga shteti italian dhe të gjitha këto i ka bërë për një arsye, dashurinë.
Ai ka qenë në qendër të lajmeve të ndryshme ne mediat italiane që prej vitit 2019, kur u ndalua për herë të fundit nga autoritetet në Sant’Ilario të Reggio Emilia-s, ndërsa ka rrëfyer dramën e tij para gjykatës. Ai është i dashuruar me Alinën, një ukrainase 57 vjeçare, e cila ka leje qëndrimi në Itali.
“Alina dhe unë takuam në Itali rreth 20 vite më parë. Alina vuan nga një sëmundje parkinson. Në Qershor të tri viteve më parë u detyrova të riatdhesohesha për herë të fundit. Më hipën në një avion në Milano dhe më dërguan në Shqipëri. Pas dy ditësh ajo më telefonoi dhe më tha se ishte keq. Nuk e mendova dy herë… Të nesërmen i hipa një varke dhe u ktheva në Sant’Ilario për t’i qëndruar afër”, ka thënë shqiptari para gjyqtares Cristina Beretti.
Triumfon dashuria! Theu ligjin për të dashurën 18 vite më
Dy muaj pas kthimit në Itali ai rregulloi një leje qëndrimi me synimin e vetëm që të ishte krah partneres së tij.
Avokatja mbrojtëse e tij, Sarah Dell’Açantera, nxori para gjykatës certifikatat mjekësore, që pohonin problemet shëndetësore të partneres së tij dhe kërkoi pafajësinë. Kjo u pranua nga gjyqtarja Beretti, sepse sjellja e tij nuk përbënte krim, duke pasur parasysh gjendjen e Alinës. Avokatja u shpreh se ata janë të dahsuruar marrëzisht me njëri-tjetrin.
“Unë e kam njohur Halyna-n, janë një çift shumë i dashuruar dhe uroj që të martohen dhe të jetojnë jetën e tyre bashkë”, tha ajo në një intervistë për mediat shqiptare.
Ndërkohë 39-vjeçari është në burg. Ai është dënuar për disa krime të tjera që nga rezistenca ndaj zyrtarit publik, identiteti i rremë e tentativë vjedhje.
“Plantacioni më i madh i kanabisit”, arrestohen 2 shqiptarët në GreqiSasia më e madhe e bimëve të kanabisit në vitet e fundit është identifikuar në një plantacion në një zonë të paarritshme në Olimp.
Bëhet fjalë për 5052 fidanë.
Në kuadër të operacionit janë arrestuar dy shqiptarë.
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve zhvilloi të martën një konferencë për gazetarët mbi operacionin.
Ky është plantacioni i dytë i madh i zbuluar në një kohë të shkurtër nga Prokuroria e Narkotikëve pranë Nëndrejtorisë së Sigurisë së Larisës, pasi u parapri nga zbulimi i 2100 fidanëve kanabis në muajin gusht në një zonë malore të Bashkisë Agia.
Në operacion morën pjesë mbi 120 policë, ndërsa sipas një deklarate të Sindikatës së Policisë së Larisës, u deshën më shumë se dy orë ecje në shtigje të përafërta për të mbërritur në vendngjarje, shkruan zougla.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe të pjerrët të zonës, transporti i fidanëve të kanabisit është kryer me asistencën e Shërbimit të Transportit Ajror të Zjarrfikësve.
Publikohet sondazhi/ Gjyqësori në Shqipëri vazhdon të kryesojë listën e korrupsionitSondazhi ‘Besimi në qeverisje’ për vitin 2021 tregon se shumica e shqiptarëve ndjehen të pasigurtë në Shqipëri, ndërsa vlerësojnë se korrupsioni i nivelit të lartë vazhdon të jetë i gjithëpërhapur dhe se gjyqësori mbetet ende sistemi më i korruptuar.
Një sondazh i publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, i titulluar “Besimi në Qeverisje” për vitin 2021 tregon se shumica e shqiptarëve ndjehen të pasigurtë në jetën e tyre të përditshme, ndërsa 41% e të anketuarve dëshirojnë të largohen nga vendi.
Arsyet kryesore të ndjenjës së pasigurisë, sipas sondazhit, janë kriminaliteti, padrejtësia, niveli i papunësisë, problemet me shëndetin si dhe fatkeqësitë natyrore.
Sondazhi i opinionit publik ‘Besimi në qeverisje’ është një ushtrim i përvitshëm që përdoret për të matur besimin e qytetarëve tek institucionet publike; si dhe çështje të tilla si transparenca dhe llogaridhënia institucionale; përhapja e korrupsionit në institucionet shtetërore; niveli i angazhimit të qytetarëve në politikëbërje; kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave jodiskriminuese.
Sondazhi është realizuar gjatë periudhës kohore 6-21 nëntor 2021 dhe është fokusuar në pjesmarrës nga 61 bashki të Shqipërisë.
Korrupsioni mbetet një ndër problemet madhore të Shqipërisë, ndërkohë që besimi i qytetarëve shqiptarë tek institucionet e ndjekjes penale vazhdon të mbetet i ulët.
“83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur, ndërkohë që 83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje të tillë,” thuhet në raport.
Pesë institucionet që u renditën si më të korruptuarat në 2021 ishin gjyqësori, ndjekur nga institucionet e kujdesit shëndetësor, administrata publike, institucionet vendore dhe policia.
Lidhur me këtë fenomen duket se pjesa më e madhe e të anketuarve nuk kanë besim tek ndëshkimi apo ndjekja penale e korrupsionit prej organeve ligjzbatuese.
“68.4% e qytetarëve nuk kishin besim te ndjekja penale e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, ndërkohë që 59.3% nuk kishin besim në ndjekjen efektive penale të rasteve të korrupsionit të nivelit të ulët,” shtohet më tej.
Mungesa e transparencës është gjithashtu një nga problemet shqetësuese.
“Më shumë se gjysma e të anketuarve i konsiderojnë qeverinë qendrore (57.4%) dhe bashkitë (58.2%) si jo transparente,” tregojnë rezultatet e sondazhit.
Nga ana tjetër, qytetarët e anketuar shprehen më besimplotë tek organizatat ndërkombëtare në Shqipëri, sesa tek vetë institucionet vendase. Përkatësisht, 77% e të anketuarve besojnë se organizatat ndërkombëtare i kërkojnë llogari qeverisë më tepër se sa institucionet vendase.
“Organizatat si NATO (73.2%), OKB (71.4%), dhe BE (71.3%) e ruajtën renditjen e tyre si institucionet më të besuara në Shqipëri,” shtohet në raport.
Shumica e të anketuarve (72.2%) raportuan se nuk kanë mjaftueshëm mundësi për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes së institucioneve publike, por ata shohin si më efikasë për nxitjen e llogaridhënies në vend institucionin e KLSH-së, ndjekur nga Parlamenti dhe media./BIRN
Grida Duma tregon “formulën magjike”: Ja si mund të rrëzohet RamaDeputeteje Partisë Demokratike Grida Duma ka treguar siç thotë ajo formulën magjike për të rrëzuar Ramën nga pushteti.
E ftuar në News24, Duma deklaroi se tre janë elementët për të rrëzuar dikë, frymëzimi, besimi dhe qëndrueshmëria.
Sipas deputetes demokrate, opozita tashmë ka kristalizuar trajektoret, duke theksuar se gjithçka ka ndodhur para 2021 nuk mund të merret më si referencë.
E pyetur për protestat, Duma theksoi se kur ato të nisin, do të jenë të qëndrueshme. Ajo u shpreh se pushteti i Ramës është i dobët dhe ka qenë i mbështetur në dobësinë që dikur kishte kundërshtari.
“Ajo e vërtetë që duhet thënë tani është se formula magjike e rrëzimit të dikujt nga pushteti është frymëzimi, besimi dhe qëndrueshmëria. Këto janë elementë që nuk kanë qenë në nivelin e duhur më parë.
Me këtë nuk dua të them që gjithçka në aksionin opozitar është perfekte apo jo prefekte. Por eksperiencat që ka pasur opozita i kanë dhënë një korpus politik shumë më të urtë tani.
Gjithçka ka ndodhur nga 2021 e më parë nuk është referencë. Janë kristalizuar trajektoret. Nëse do të nisim një protestë apo disa ato do të jenë të qëndrueshme. Populli nuk e ka ulur fuqinë reaguese, pavarësisht se Rama është në mandatin e tretë. Pushteti i Ramës është i dobët i mbështetur dikur në dobësinë e kundërshtarit”, tha ndër të tjera Duma.
Sa i takon raporteve me Ilir Meten dhe Partinë e Lirisë, deputetja Grida Duma tha: “Është një fuqi opozitare e rëndësishme. Unë mendoj që cdo individ dhe cdo demokrat që po hyn në mbylljen e dekadës opozitare, mirëpret cdo individ që bën opozitë, sepse fokusi është rrëzimi i Edi Ramës”
Vrasja e Xhenjes në Shkodër, Rrumbullaku del në terrenDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkruar në Shkodër për të takuar drejtorin e policisë vendore.
Mësohet se takimi do të bëhet për vrasjen e 19-vjeçari Erjon Xhenjes.
Takimi i tyre ka zgjatur rreth një orë dhe ai ka kërkuar të gjitha provat të jenë në dispozicion të policisë.
Nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjen e Erjon Xhenjes mbrëmjen e së dielës në Shkodër.
19-vjeçari u qëllua për vdekje me breshëri në lokal teksa ishte duke pirë kafe. Pistat janë disa në duart e hetuesve, por të arrestuar jo, vetëm një motor i djegur që lanë killerat. Dyshohet se skema është përgatitur nga tre persona.
Kjo shenjë Horoskopi nuk duhet të marrë borxh këtë javë, dikush do të ketë probleme me vjehrritDASHI
Këto ditë duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë parave dhe shëndetit. Mund të ketë konfuzion për disa gjëra në jetën martesore. Ata që janë të sapomartuar, duhet të kenë kujdes. Tani nuk është koha për investime. Rregulloni rutinën, përndryshe mund të përfundoni te mjeku.
DEMI
Ka ardhur koha që njerëzit e Demit të jenë seriozë për qëllimet e tyre. Për sa i përket horoskopit javor, ata që po përpiqen të shkojnë jashtë vendit dhe po përballen me pengesa, këtë javë mund të marrin lajme të mira. Problemi i vizave etj… mund te zgjidhet. Familjarët do të kenë mbështetje.
BINJAKËT
Këto ditë do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje marrëdhënieve tuaja. Mund të ketë edhe një përçarje në një marrëdhënie. Nëse e keni zakon të kritikoni të tjerët, atëherë lëreni menjëherë, përndryshe mund të futeni në ndonjë telash të ri. Nëse partneri i dashurisë është i zemëruar, atëherë bindeni atë. Nëse keni bërë gabim, atëherë nuk duhet të keni turp të kërkoni falje. Kjo javë do të jetë e mirë në aspektin e biznesit. Shmangni marrjen e kredive dhe te gjitha borxheve.
GAFORRJA
Po krijohet një gjendje stresi mendor, duhet shmangur. Mos humbisni kohë për gjëra të panevojshme. Shmangni thashethemet në zyrë. Disa njerëz po përpiqen të prishin marrëdhënien tuaj me shefin, mos u jepni atyre asnjë shans. Do të ketë lumturi në jetën bashkëshortore. Ndani problemet tuaja me bashkëshortin, do të merrni lehtësim.
LUANI
Këto ditë do të jeni të stresuar për punën. Mund të ketë vështirësi në arritjen e qëllimit. Mund të ketë një rënie të bashkëpunimit të punonjësve në zyrë, për shkak të të cilit mund të ketë bezdi në natyrën tuaj. Këto situata duhen shmangur dhe problemet duhen zbuluar me mendje të ftohtë. Mos i dëmtoni të tjerët. Përqendrohuni në punën tuaj, qëndroni pozitiv.
VIRGJËRESHA
Këto ditë është e rëndësishme për ju nga pikëpamja e karrierës. Ideja e ndërrimit të ambjentit, shtëpisë, mund t’ju vijë në mendje. Puna juaj në zyrë do të vlerësohet. Mund të ketë shenja të marrjes së përgjegjësive të reja. Përpjekjet që keni bërë prej kohësh në drejtim të kursimit të parave do të fillojnë të lehtësohen. Kujdesuni për shëndetin. Kushtojini vëmendje edukimit të fëmijës. Problemet në vizë apo pasaportë mund të kapërcehen.
PESHORJA
Këto ditë do të jetë e veçantë për ju në disa çështje. Këtë javë mund të merrni lajme për disa gjëra të mira edhe në punën tuaj. Puna që ka ngecur për një kohë të gjatë mund të kryhet. Ju mund të keni sukses në çdo mosmarrëveshje që lidhet me pronën stërgjyshore.
AKREPI
Mund t’ju duhet të punoni më shumë këtë javë. Mund të jeni nën presion për të përmbushur shumë përgjegjësi në të njëjtën kohë. Jini të durueshëm, përmbushni përgjegjësitë tuaja me durim. Mund të ketë shqetësime për shëndetin e fëmijës. Një udhëtim i gjatë po bëhet gjithashtu një rastësi. Këto udhëtime gjithashtu mund të bëjnë para. Nëse po mendoni të investoni, atëherë shmangni situatën e nxitimit. Ki durim!
SHIGJETARI
Këto ditë do të jetë e mirë për jetën bashkëshortore. Bashkëshorti/ja do ju japë mbështetje të plotë. Do të arrini sukses dhe do arrini të lehtësoni problemet financiare. Ekziston mundësia për të blerë një makinë të re. Këtë javë mund të bëni edhe një skicë për të ardhmen.
BRICJAPI
Këto ditë mund të merrni frytet e punës suaj të palodhur. Kjo javë do të jetë e mirë përsa i përket karrierës. Ata që bëjnë punë, do të jenë në gjendje të përmbushin objektivat e tyre. Ju mund të merrni një shans për të marrë pjesë në një ngjarje. Mund të bëni një plan për të shkuar diku me familjen këtë javë. Mos e mërzitni partnerin tuaj të jetës.
UJORI
Këto ditë po sjell disa sfida për ju, por nuk ka nevojë për panik. Ju gjithashtu do t’i kapërceni këto sfida. Këtë javë do të duhet të kujdeseni edhe për shëndetin tuaj. Nëse keni diabet, merreni seriozisht. Studentët mund ta kenë të vështirë të përfundojnë kursin. Duhet ndjekur një disiplinë e rreptë. Vetëm atëherë do të jeni në gjendje të godisni objektivin.
PESHQIT
Nga data 21 deri më 25 shtator do të duhet të tregoheni të kujdesshëm në lidhje me karrierën. Ju mund të ndryshoni punë. Do të merrni mbështetjen e miqve. Do të keni sukses në çdo punë. Gjatë kësaj kohe, investoni në bursë me mençuri. Shuma e humbjes është bërë. Koha është e mirë për investime në troje, ndërtim, etj… Marrëdhëniet me vjehrrit mund të përkeqësohen!