Aplikacion
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë, të cilat kanë bërë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën, përkushtimin ndaj Procesit të Berlinit si një mjet shtesë për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Këto tri vende, të cilat ndryshe edhe quhen “Trekëndëshi i Vajmarit”, përveç thirrjes për progres në liberalizimin e vizave për Kosovën, në deklaratën e së premtes kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugën e tyre evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.
Lidhur me këtë, kryeministri Kurti përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se mirëpret riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së.
“E mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së, Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal nga ministrat për Çështje Evropiane të Trekëndëshit të Vajmarit. Pres me padurim vizitën e tyre të përbashkët”, ka shkruar Kurti.
Zbulohet partneri i Arta Nitajt në “Dance With Me”
Modelja Arta Nitaj do të jetë pjesë e formatit të kërcimit “Dance With Me” në Shqipëri.
Krahas Artës do të jetë edhe trajneri i kërcimit Erind Sallahi i cili do ta shoqërojë modelen gjatë kësaj eksperience.
Në një video të publikuar nga Arta Nitaj në Instagramin e saj shihet teksa ajo ka filluar përgatitjet për këtë spektakël.
Ky është viti i 7-të i edicionit të “Dance With Me” dhe do të garojnë 6 çifte.
U akuzuan se janë pjesë e karteleve të drogës në Meksikë, reagon familja Hysa: Ja e vërtetaView this post on Instagram
Një ditë më parë mediat në Shqipëri i bënë jehonë një lajmi të mediave meksikane ku deklarohej se vellezërit Hysa nga Belshi ishin pjesë e karteleve meksikane të drogës.
Sipas këtij investigimi ata akuzoheshin se ishin përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe se pastronin paratë e karteleve të drogës.
Nisur nga ky investigim sot ka reaguar një prej vëllezërve Hysa dhe në mënyrë konkrete Luftar Ali Hysa, i cili nëpërmjet avokatit të tij ka shpërndarë një deklaratë për mediat.
Ai hedh poshtë të gjitha akuzat e ngritura në media dhe thotë se i gjithë aktiviteti i tij dhe i vëllezërve të tij është i ligjshëm.
DEKLARATË
Ditën e djeshme, në media të ndryshme të vendit tim është publikuar një histori e pavërtetë që implikon personin tim dhe familjen time në aktivitete ilegale.
Për ata qe kanë jetuar në Shqipëri dhe ndoshta nuk kanë dalë më tej, për ata që harruan 1997, që nuk mbajnë mend ambasadat e 1990 dhe eksodin e 1991, ikjet masive dhe varfësinë e tejskajshme ju sqaroj si më poshtë:
Unë, shtetasi Luftar Ali Hysa, me profesion inxhiner dhe me një familje tipike intelektuale hedh poshtë në mënyrë kategorike pjesëmarrjen time dhe të familjes sime në çfarëdolloj aktiviteti illegal.
Unë, shtetasi Meksikan Luftar Ali Hysa kurrë i dënuar, kurrë i proceduar, kurrë i shoqëruar deklaroj se kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë. Të gjitha problemet e mia në jetë janë më padrejtësinë.
Si Shqiptar i viteve të vështira, jam një nga të shumtët që ika në ato ikje masive nga halli, duke mos ditur ku iknim të pa nxënë, të paveshur dhe të varfër por me një shpresë e besim që një ditë ndoshta do kishim mundësi të ktheheshim në vendlindje me më shumë mundësi për të takuar fëmijë, familje e të tjerë që lamë pas.
Për ata që ndoshta nuk e dinë ne u ballafaquam me diskriminimin dhe përbuzjen e madhe ndaj kombit tonë. Ne me aq sa kishim, me aq sa mundëm, aq sa dinim, ulëm kokën punuam fort jo për veten tonë po për ata që kishim lënë pas. Duke ulur kokën, duke punuar fort dhe duke sakrifikuar shumë ne bëmë krenar veten dhe ata që lamë pas.
Në kërkim të më shumë mundësive, të një të ardhme më të mirë në vitin 2004 emigrova në Meksikë. Më shumë lumturi pohoj se në Meksikë kam gjetur vend dhe jam mirëpritur në mënyrë vëllazërore nga persona me inegritet të lartë qytetar dhe profesional, me një trajektore të pacënueshme të zhvillimit, të cilët më ndihmuan të zhvilloj një aktivitet legal dhe serioz, më mundëson të jetoj në mënyrë dinjitoze në shoqërine e familjarëve dhe miqve të mi. Falë këtij historiku unë dhe familjarët e mi jemi sot shtetas Meksikanë.
Në mënyrë të trishueshme, interesat e konkurencës jo të ndershme të personave që i kam identifikuar qartësisht mund të çojnë në prishjen e imazhit të një personi dhe të një familjeje që ditë pas dite punojnë me të gjithë fuqitë për tu pozicionuar në një vend më të mirë duke konkuruar denjësisht.
Publikimi i këtij artikulli nuk ësht asgjë me shumë se një përpjekje imorale dhe intrigante për të eleminuar pikërisht konkurencën. Më duhet të përmend që nuk kam asnjë dijeni të asnjë investigimi nga qeveria Meksikane kundrejt personit tim, kompanive, vëllëzërve, punëtorëve, bashkëpunëtorëve madje të asnjë personi me të cilin kam bashkëpunuar për të zhvilluar aktivitetin tim.
Sa më sipër dua të informoj opinionin publik se kompanitë që unë përfaqësoj dhe të ardhurat e tyre janë 100% legale, të autorizuara per operim nga qeveria Meksikane. Këto kompani nuk kanë të bëjnë me asnjë aktivitet illegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës.
Për këtë përfaqësuesit e mi ligjorë po punojnë për zbardhjen e e plotë të këtyre lajmeve disinformuese dhe përbaltëse, për vendosjen në vend të të drejtës. Përgjegjësit e këtij artikulli të pështirë kanë si qëllim përbaltje dhe eleminimin e konkurencës por do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse pranë organeve kompetente.
Atë ditë që dola nga Shqipëria kisha të vetmin qëllim të ngrihesha nga varfëria e këtij vendi për veten dhe familjen, të kërkoja mundësi të reja zhvillimi. E kam vendosur ballin lart përpara botës për kombësinë time dhe kam gjithnjë krenar. Me po aq krenari dua të përmend sot se në kompanitë që unë dhe vellai im kemi krijuar punësojmë më tepër se 1500 punonjës vetëm në Meksikë.
Ndihem po aq krenar sot që duke pasur gjithnjë të drejtën me vete dhe në saj të mundit, punës së ndershme dhe superimit të sfidave kam mundur ta ngrij sado pakëz emrin e kombit, të kthehem po me kokën lart, dhe të investoj në vendin që e dua aq shumë.
Në fund ti them të gjithë atyre të rinjve që po na lexojnë, rruga drejt suksesit do ketë gjithmonë sakrifica dhe sulme nga më të pështira nga konkurenca apo dashakeqësia. Modelet e suksesit nuk duhen gjendur kurrë tek aktivitetet ilegale por tek puna dhe përpjekjet për të ecur para.
Dëshiroj të informoj mediat, dhe tu kërkoj që sulme të tilla të mos përsëriten. Në të kundërt, do të më duhet të drejtohem në gjykatë për të kërkuar të drejtën time dhe të familjes sime.
Ftoj mediat të publikojnë deklaratën time, siç bënë publikimin e akuzave të paprovuara.
Luftar Hysa 16/09/2022
“Kurrë s’më ke dasht…”/ Kujt i drejtohet Stresi me këto vargje
Stresi dhe Keisi kanë pranuar publikisht që nuk janë më bashkë. Mirëpo, postimet e tyre vëzhgohen gjithmonë nga mediat për të mos iu shpëtuar asnjë sinjal që mund të përkthehet si tregues aktual i raportit të tyre.
Së fundmi Stresi ka publikuar një video me këngën e Elvana Gjatës “Thirr”. Ai ka shkëputur prej saj vetëm frazën: “Asnjë shenjë, asnjë shenjë, asnjë shenjë.. …dhe vetëm t’lashë/ Se kurrë s’më ke dasht”, teksa duket sikur i miraton fjalët.
“Perlë”, ka shkruar reperi krah videos. Ndjekësit e reperit e kanë cilësuar këtë postim si një dedikim drejtuar Kejsit.
Zgjedhjet lokale, socialistët zyrtarizojnë një kandidaturë (Emri)
Teksa kanë mbetur edhe pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, Partia Socialiste ka “ndezur motorët”. Edhe në qarkun e Elbasanit, që nga fillimi i shtatorit PS ka mobilizuar strukturat e saj.
Drejtuesi politike i qarkut, Damian Gjiknuri ka mbledhur në Elbasan drejtuesit e PS dhe 7 kryebashkiakët e këtij Qarku ku ka dhënë direktivat në prag të çeljes fushatës së përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie që do konkurojnë në zgjedhjet vendore që janë parashikuar të mbahen në Pranverën e ardhshme.
Gjiknuri ka vlerësuar punën e të gjithë kryebashkiakëve të Qarkut të Elbasanit, por ai ka deklaruar se jo të gjithë ata që janë në detyrë do rikandidojë në këto zgjedhje. I pari ndër shtatë kryebashkiakët aktualë që thuajse e ka të sigurt deri tani rikandidimin është Andis Salla, kryebashkiaku i Cërrikut ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i PS.
Deklarata e Gjiknurit për rikonfirmimin e Andis Sallës si kandidat e PS në zgjedhjet e radhës vjen pasi ai u vlerësua me superlativa pak javë më parë edhe nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe drejtues të pushtetit vendor.
Dalin fotot nga festa e 70-vjetorit të Fatos Nanos, kryebashkiaku i Kavajës: Mentori im! Pa ty …Ish- kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano, ka festuar sot 70 vjetorin e lindjes.
Foto nga festa janë publikuar në rrjetet sociale nga kryetari i bashkisë së Kavajës Redjan Krali.
Krali, i cili është nip i ish kryeministrit Nano, me anë ë një postimi në Facebook, ka deklaruar se rrugëtimi i tij nuk do të kishte qenë i njëjtë pa mbështetjen dhe këshillat e zotit Nano.
Postimi i plotë:
Mentori im!
Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot!
Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!
Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer!
Shëndet e jetë të gjatë!
Djalin ia vranë teksa rregullonte kondicionerët, i ati pi fotoksinë dhe i jep fund jetës
Tjetër tragjedi në familjen Çelaj në fshatin Ngracan të Mallakastrës. 63-vjeçari Batjan Çelaj i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Ngjarja u raportua nga policia ditën e sotme, nga ku edhe janë mësuar edhe detaje të tjera.
Batjan Çelaj, është babai i Indrit Çelajt, tekniku i kondicionierëve që u vra nga vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi në 22 gusht të vitit 2019 në Tiranë pas një konflikti për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionierit. 26-vjeçari kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve për të punuar, por pas një sherri, Griseldo e qëlloi me armë zjarri në kokë, duke i marrë edhe jetën.
Pas vrasjes, i ati i të riut që u vra doli në një deklaratë për mediat, nga ku edhe kërkoi drejtësi për të birin që iu vra duke punuar.
“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat . Cuni është vrarë ne 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentat. Cunin e kishte marrë policia. Djali ishte në punë , punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali , ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten . Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua…,”- shprehej ai.
Por mesa duket nuk e ka përballuar ngjarjen e rëndë me të birin dhe ka zgjedhur që t’i japë fund jetës.
Paratë ruse në PD, Ristani: I besuam Bashës pa i ditur qëllimet e tij të mbrapshta
Anëtari i Kryesisë të Partisë Demokratike, Arben Ristani ka folur mbrëmjen e sotme në Vizion Plus në lidhje me paratë ruse ‘që bën pis’ opozitën dhe rolin e ish-kryetari Lulzim Basha.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me moderatoren, Pranvera Borakaj, Ristani tha se demokratët fillimisht i besuan Lulzim Bashës.
Borakaj: Sa kollaj është që financime të ndryshme mund të depërtojnë e të kenë influencën e tyre në një parti politike?
Ristani: Çdo gjë mund të jetë nëse ka njerëz të papërgjegjshëm ose të përgjegjshëm për të bërë dëm apo për të marrë para të pista, ata e gjejnë gjithnjë rrugën. Dhe paratë nëse dikush i mer fshehtas nuk ka të bëjë me partinë politike apo organizatën.. Filtri në këtë rast jo se nuk ka qenë sepse statusti i PD kërkon që përpara se kryetari të bëjë çdo lloj kontrate duhet të marrë patjetër autorizimin e kryesisë së partisë. Nga ana tjetër edhe organet ligjzbatuese në vend duhet të bëjnë punën e tyre kur konstatojnë situata të tilla. Çështja është mbyllur e pahetuar, madje u ngrit një akuzë për ta mbyllur çështjen. Kur organet e ligjit të bëjnë detyrën e tyre fenomene të tilla do të jenë më të pakta.
Përsa i përket ndryshimit të qëndrimeve ndaj Lulzim Bashës në vitin 2017 dhe tani, Ristani tha se fillimisht i kanë besuar Lulzim Bashës si kryetar por më tej kur u kuptuan “qëllimet e tij të mbrapshta”, Basha u shkarkua nga detyra që mbante në krye të PD.
Ai u shpreh gjithashtu se Lulzim Basha i kishte kryer veprimet në lidhje me paratë ruse pa dijeninë e kryesisë së Partisë Demokratike.
“Ne kemi zgjedhur duke e besuar, dhe kur ai është besuar ne nuk mund të mendonim që ai do të bënte veprime të tilla të dëmtonte PD apo Shqipërinë sepse nuk është e lehtë. Është një dëm që i bëhet PD dhe Shqipërisë. Por këto dolën më pas, dhe ne e besuam deri sa dha provat për qëllimet e mbrapshta që ai kishte.”
Më tej Ristani shpjegoi se Lulzim Basha u shkarkua pikërisht me arsyetimin se i merrte vendimet pa miratimin e organeve statutore të partisë.
Lufta ka lënë një gjurmë gjaku, Borrell: Thellësisht të shqetësuar nga zbulimi i varreve masiveShefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka deklaruar se blloku është thellësisht i tronditur me zbulimin e varreve masive në qytetin e çliruar të Iziumit.
“Bashkimi Evropian është thellësisht i tronditur nga varret masive të zbuluara nga autoritetet ukrainase. Ne i dënojmë këto mizori në termat më të ashpër të mundshëm. Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka lënë një gjurmë gjaku dhe shkatërrimi në të gjithë Ukrainën. Mijëra civilë janë vrarë tashmë, shumë të tjerë janë torturuar, ngacmuar, sulmuar seksualisht, janë rrëmbyer ose zhvendosur me forcë. Rusia, lidershipi i saj politik dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në shkeljet e vazhdueshme të ligjit ndërkombëtar dhe ndërkombëtar. ligji humanitar në Ukrainë do të mbahet përgjegjës”, tha Borrell.
Deklarata e Borrell erdhi pasi hetuesit ukrainas zbuluan qindra trupa të varrosur me nxitim në një pyll jashtë qytetit në rajonin lindor të Kharkiv.
Zyrtarët e Kievit thonë se kanë numëruar 450 varre në vendin e varrimit masiv dhe kanë gjetur 10 “qendra të torturës” të supozuara pasi rajoni i Kharkiv u rimarr nga pushtuesit rusë.
Dy shqiptarë zgjidhen deputetë në Parlamentin e SuedisëNga katër kandidatë shqiptarë për deputetë në parlamentin e Suedisë, me votat e numëruara deri tani Dibrani dhe Birinxhiku do të jenë pjesë e kabinetit.
Albinfo.ch shkruan se Aida Birinxhikaj, Adnan Dibrani, Arbër Gashi, dhe Aurora Pirraku Eriksson ishin katër shqiptarët e rinj me prejardhje nga Kosova, të suksesshëm në politikën suedeze që kandiduan për një ulëse në parlamentin suedez për vitin 2022.
Aida Birinxhikaj shkëlqeu në fushatën elektorale që mbajt në Suedi, duke qenë një nga kandidatet në 5-shen e parë të Partisë Socialdemokrate. Vlen të theksohet se Birinxhiku jeton në Falkenberg të Suedisë, dhe ishte kandidatja numër 3 në listën e Partisë Socialdemokrate.
Nga ana tjetër, profili tjetër i suksesshëm është edhe Adnan Dibrani. Dibrani këtë post e kishte për tre mandate rresht dhe thotë se u mundua veçanërisht përmes Këshillit të Evropës të kontribuojë për Kosovën. Ky deklaron se prioritet do ta ketë ekonominë si dhe arsimin.