zoom

Day ArchiveI pranishëm dhe ministri turk/ Vuçiç shtron darkë në Beograd për Ramën dhe liderët rajonalë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është duke shtruar darkë për mysafirët e Samitit në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” në ndërtesën e presidencës së tij.

“Jam i nderuar që sonte në Beogradin tonë të bukur pata rastin të pres miq të dashur të Serbisë dhe Ballkanit të Hapur”, ka shkruar Vuçiç në Instagram, teksa ka postuar fotografi me të ftuarit.

Prezent janë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe i Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski.

Po ashtu, në foto shihen kryediplomati turk Mevlut Çavuşoğlu dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

“Bomba” e minutave të fundit, Ronaldo iken nga Manchester United dhe përfundon në Turqi?

Ndërkohë që ka mbetur vetëm një orë nga mbyllja e merkatos për ekipet europiane, një zhvillim “bombë” është duke ndodhur në lidhje me Ronaldon. Mediat turke raportojnë duke iu referuar presidentit të Fenerbahçes Ali Koç, se ylli portugez ka pranuar të firmosë për këtë ekip kundrejt një kontrate 23 milion euro.

Vendimi nuk është zyrtarizuar ende, megjithatë CNN Turk raporton duke iu referuar burimeve nga drejtuesit e Fenerbaçes së gjithçka është mbyllur dhe priten vetëm firmat, transmeton abcnews.al.

Ronaldo kishte shprehur dëshirën të largohej nga Manchester United dhe duket se Turqia do të jetë destinacioni i tij, të paktën sipas mediave të mëdha vendase dhe drejtuesve të Fenerbaçes.

Bora thyen heshtjen dhe uron publikisht Donaldin për ditëlindje

Donaldi feston sot ditëlindjen dhe nëse mendoni se ka munguar një urim nga Bora e keni shumë gabim! Dyshja janë rikthyer dhe duket se pak nga pak po fillojnë ta pranojnë hapur.

Moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një video krahas së cilës ka shkruar “Urime, urime” shoqëruar me gota shampanje. Të gjithë e kanë parë si dedikim për partnerin e saj.

Nga ana tjetër Donaldi publikoi sot këngën “Hesht”, e cila përflitet si dedikim për Borën dhe periudhën kur ishin të ndarë.

“Ka një dëshmi të Dumanit”/ Zhdukja e Ervis Martinaj, Lala: Ja kush di gjithçka mbi ngjarjen

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të tjera detaje për zhdukjen e Ervis Martinaj.

E ftuar në “Opinion”, ajo tha se prokuroria ka hapur dosjen hetimore në lidhje me zhdukjen e tij në bazë të një dëshmie të Nuredin Dumanit, e cila është klasifikuar si sekret.

Sipas gazetares, familjarët e Martinaj janë shprehur të shqetësuar se mes datës 7 deri në 9 gusht nuk kanë patur kontakte të Martinajt me familjarët dhe dyshojnë se është zhdukur në një orar të caktuar, ndërsa sipas saj ish-agjenti i FAST, Jeton Lami di gjithçka për ngjarjen.

“Sipas dëshmisë së babait, ai ka thënë në polici se mendon se ngjarja e rëndë i ka ndodhur të birit mes orës 19:30 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së datës 9 gusht”, tha ajo.

Papa Françesku: Bota ka hyrë tashmë në Luftën e Tretë Botërore

Papa Françesku i ka konsideruar konfliktet aktuale në vende të ndryshme të botës si ‘Lufta e Tretë Botërore’. Papa e bëri këtë koment gjatë audiencës së tij të zakonshme.

“Nesër do të kujtoni përvjetorin e shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, e cila shënoi me kaq dhimbje kombin polak. Kujtimi i përvojave të kaluara uroj t’ju shtyjë të kultivoni paqen në veten tuaj, në familjet tuaja, në jetën shoqërore dhe ndërkombëtare”, u shpreh Papa.

Lidhur me pushtimin e Ukrainës nga forcat ruse dhe luftën që po zhvillohet atje Papa tha se ky është konflikt shumë më i madh gjeopolitik, sipas mediave shtetërore të Vatikanit.

Papa iu referua epokës aktuale që po kalon bota si “Lufta e Tretë Botërore”, duke thënë se konflikti gjithëpërfshirës ka shumë të ngjarë të zhvillohet pjesë-pjesë, ndryshe nga luftërat e mëparshme globale, transmetojnë mediat e Vatikanit.

Zhaku flet pas debatit me Fifin në protestë, Monika Lubonja tregon gjendjen e këngëtares: E rënduar

Protestës së organizuar nga Fifi, që u mbajt pasditen e djeshme (31 gusht) në sheshin Nënë Tereza, iu bashkuan shumë aktivistë dhe personazhe të njohur. Mes tyre edhe blogerja Zhaklin Lekatari, e cila pati edhe një debat me Fifin gjatë protestës për shkak të organizimit të protestave në vendin tonë.

Gjithçka nisi nga një aktiviste, e cila në fjalën e saj falendëroi Zhaklin Lekatarin për organizimin e protestës, gjë që nxiti një reagim edhe nga Fifi. Këngëtarja, me tone të larta tha se gjithçka ishte organizuar nga ajo teksa shprehet: “Nuk është vetëm që është organizuar. Kjo gjëja nuk kam parë asnjë njeri që të marrë një iniciativë për përdhunimin e 11-vjeçares përveç se në Instagram apo Facebook (Bërtet)”

Por nuk ka munguar një përgjigje nga ana e Zhaklinës e cila u shpreh: “Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla”, ndërsa Fifin vijon të theksojë se iniciativat janë bërë “vetëm në rrjetet sociale.”

Gjatë ditës së sotme blogerja ka zbuluar se si është bërë pjesë e protestës pasi është ftuar nga Xheni Karaj, dhe është kontaktuar nga Bashkia e Tiranës. Më tej në lidhje me situatën e ndodhur me Fifin, ajo tha se duhet të ishin shmangur debatet, duke mos lënë pa thumbuar këngëtaren.

“Ndaj më vjen keq kur fokusi i kësaj proteste është solidarizimi kundër dhunës mendoj që mund të shmangeshin dhe duhej të ishin shmangur debatet. Këtë dua ta theksoj. Do doja që të kishim një kulturë proteste, që sa herë të donim t’i jepnim një mesazh qeverisë, sa herë që duam të ushtrojmë dhe duam një përmirësim të situatës, ne këtë mënyrë kemi për ta treguar. Ngjarje të tilla duhet të evitojnë protagonzimin”– tha Zhaklin Lekatari.

Nga ana tjetër në studio ishte e ftuar edhe aktorja Monika Lubonja, e cila ishte gjithashtu pjesë e protestës. Sa i përket organizimit ajo tha se gjithçka është përgatitur nga ajo dhe Fifi, teksa shtoi se të dyja kanë qenë të rënduara emocionalisht pas ngjarjes së rëndë.

“Jam shumë dakord me Zhakun por doja të theksoja që shyqyr që një herë u bëmë bashkë. Sigurisht që njerëzit nga bashkia i kemi marrë Fifi dhe unë dhe iu kemi kërkuar ndihmë për organizimin. Dhe kam siguruar lejen e sheshit, kam shkuar në polici kam marrë lejen. Kam qenë shumë e tronditur dhe kam qarë shumë kur e pashë ngjarjen. Ka qenë një telefonatë e Fifit dhe më ka kërkuar që të më takojë për rastin e vajzës së Kosovës. Fifi më tha që do të ngrihemi siç janë ngritur vajzat në Prishtinë. Dhe dua ta kem si gjë timen, ishte diçka që e pashë te Fifi që ishte shumë e rënduar emocionalisht”- tha Monika.

Artan Hoxha tregon faktet që zbardhin misterin: Është fshehur apo ekzekutuar Ervis Martinaj?

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka folur sërish për misterin që ka përfshirë historinë e Ervis Martinajt.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka theksuar edhe njëherë se Martinaj është tradhtuar dhe është dorëzuar tek persona të veshur me uniforma policie.

I pyetur se përse hesht policia, Hoxha tha se heshtja e autoriteteve është e qëllimshme.

Pjesë nga biseda:
Fevziu: Pse nuk flet policia?

Hoxha: Policia ka një hetim por ata nuk mund të flasin për hetim. Për mua është vija e demarkacionit e një dekada. Heshtja e autoriteteve është bërë qëllimisht. Kur flas për ngjarjen unë kam parasysh që kam qenë dhe kam folur dhe me njerëzit e tij.

Fevziu: Ti anon nga faktet?
Hoxha: Unë anoj nga faktet dhe faktet nuk i ka policia dhe prokuroria. Kemi të bëjmë me një ngjarje që shënjon një vijë demarkacioni.

Gazetari Hoxha deklaroi pak ditë më parë se Ervis Martinaj është tradhtuar nga miqtë e tij dhe është dorëzuar tek një “njësi speciale” e cila është ngritur nga kundërshtarët e tij, të cilët kanë qenë me uniformë.

Ai tha gjithashtu se grupi rival i ka bërë një video ku shihet se Martinaj ju ofron 50 milionë euro për lirimin.

Hoxha theksoi se tashmë vendin e Martinajt në organizatën kriminale do të zërë dikush tjetër që është edhe më i fuqishëm.

Kush është ish-deputeti që ndërmjetësoi takimin mes Vis Martinajt dhe gazetares?!

Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Opinion” se ka patur rastin të takohet me Ervis Martinajn kohë më parë, në prani të një ish-deputeti.

“E kam takuar në prani të një ish deputeti të njohur dhe i kam kërkuar intervistë”, tha Lala e cila pohoi se nuk mund të jepte më shumë detaje duke ju referuar të drejtës së saj si gazetare për të ruajtur burimin.

Lala tha se Martinaj ka refuzuar të flasë. “Nuk ka pranuar, nuk kam interes të ekspozohem më media, kam punët e mia”, tha Lala.

Enigmë mbetet fakti se nga cili kamp i politikës ka qenë deputeti që gazetarja e kronikes Klodiana Lala ka “ndërmjetësuar” takimin me personin qe eshte zhdukur ne menyre engimatike.

Meta: Sulmet nuk vijnë nga institucionet, por mafia në pushtet. Rama i ka përdhosur dhe ata …

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Edi Rama i ka përdhosur institucionet dhe ato e kanë pranuar këtë gjë.

Teksa u pyet për akuzat ndaj tij, si nga hetimi i SPAK, ashtu dhe nga Autoriteti i Dosjeve dhe përgjigjja e tij nga tyre, Meta tha se sulmet nuk vijnë nga institucionet.

“Unë do t’iu ftoja të jemi sa më seriozë para teleshikuesve të cilët e kanë të gjithë inteligjencën të kuptojnë se sulmet s’vijnë as nga SPAK as nga Autoriteti i Dosjeve, por nga mafia në pushtet që i ka kapur prej fyti këto institucione. Edi Rama i ka përdhosur këto institucione dhe i ka thënë se çfarë duhet të bëjnë. Unë sot kam bërë publik kallëzimin penal q e kam dorëzuar në SPAK dhe prokurori për autoritetin. Anëtarët e Autoriteti të Manipulimit, se do bëjë marrëveshjen nesër me avokatin tim publik, ta ndjekë këtë çështje në nivel kombëtar këtu dhe në nivel ndërkombëtar. Pas 32 vitesh me metoda skandaloze njerëzve u lëndohet sërish e kaluar. Siç është rasti i zotërisë T.F., që i cenohet jeta dhe familje vetëm për arsye politike”, tha Meta.

Nëse gjatë natës ndjeni dhimbje të forta në kyçe, jeni në rrezik për 60 ditët e ardhshme

Përdhesi është një formë e zakonshme e artritit që shkaktohet nga nivelet e larta të acidit urik, një kimikat i prodhuar nga shpërbërja e indeve në trup dhe i pranishëm në ushqime dhe pije të caktuara. Përdhes akut, ose një sulm përdhesi, ndodh kur diçka shkakton rritjen e niveleve të acidit urik ose shtyn kristalet që janë formuar në nyje, duke shkaktuar një atak. Inflamacioni dhe dhimbja që rezulton zakonisht sulmojnë natën dhe intensifikohen gjatë 8 deri në 12 orët e ardhshme.

Gjetjet sugjerojnë se sulmet e përdhes shoqërohen me një rritje kalimtare të shqetësimit kardiovaskular pas sulmit”., tha autori kryesor i studimit, profesor Abhishek nga Nottingham Medical School.

Në nivele të larta, acidi urik depozitohet në nyje dhe formon kristale në formë gjilpërash rreth tyre. Kur “këputen” nga depozitat, këto kristale shkaktojnë inflamacion të rëndë që manifestohet si dhimbje kyçesh, ënjtje, skuqje dhe butësi që shpesh zgjat 1-2 javë. Këto episode, të quajtura sulme përdhes, shpesh përsëriten. Inflamacioni është gjithashtu një faktor rreziku për atakun në zemër dhe goditjen në tru.

Në studimin e publikuar në revistën JAMA, ekipi përdori të dhëna nga 62,574 pacientë me përdhes të trajtuar nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Britaninë e Madhe. Nga të gjithë, 10,475 pësuan një atak në zemër ose goditje në tru pasi u diagnostikuan me përdhes, ndërsa të tjerët të një moshe të ngjashme, gjysma dhe afërsisht e njëjtë me ata që vuanin nga përdhesi, nuk përjetuan kushte kaq të rrezikshme.

Pacientët me përdhes që vdiqën nga një atak në zemër ose goditje në tru kishin më shumë se katër herë më shumë gjasa të kishin pasur një atak të kësaj sëmundjeje të lidhur me kyçet në 0-60 ditët e mëparshme dhe më shumë se dy herë më shumë të ngjarë të kishin zhvilluar përdhes në 61 vitet e mëparshme.

Personat që kanë sulme të përsëritura të përdhes duhet të trajtohen për një kohë të gjatë me medikamente dhe trajtime për uljen e acidit urik. Kjo është një mënyrë e besueshme për të hequr depozitat e kristalit të urates dhe për të eliminuar rrezikun e përdhes. Gjithashtu rekomandohet që këta pacientë merrni ilaçe anti-inflamatore për muajt e parë, pasi trajtimet për uljen e urates mund të shkaktojnë shpërthime të përdhes në afat të shkurtër.“, tha Abhishek.

Personat që vuajnë nga përdhes duhet të adoptojnë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të rregullojnë presionin e lartë të gjakut, kolesterolin, obezitetin dhe diabetin në mënyrë që të minimizojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru ”, shpjegoi doktori.