Aplikacion
Sindi Loci mori famë si “vajza e virgjër” në programin Përputhen.
Ajo tregoi hapur në emision se nuk kishte kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale dhe se ishte në kërkim të një mashkulli ideal për të.
Dhe pse në fund ajo nuk arriti ta gjente ‘princin e ëndrrave’ dhe doli vetëm nga programi i dashurisë, ajo vazhdon ende të rrëmbejë vëmendjen me deklaratat e saj.
Sindi është goxha aktive në rrjetet sociale dhe ku publikon goxha foto provokuese.
Mirëpo ndjekësit janë kuriozë të dijnë nëse ish-konkurrentja vazhdon ende të jetë e virgjër.
Në postimin e saj të fundit në Instagram, Sindi publikoi disa foto e veshur me bikini dhe në sektorin e komenteve reagimet ishin nga më të ndryshmet, mirëpo komenti i një ndjekëseje duket se i tërhoqi vëmendjen Locit.
Ajo e pyeti ish-konkurrenten nëse vazhdon të jetë ende e virëgjër pasi një kushërir i saj është në kërkim të një partnereje të tillë.
Nuk ka vonuar dhe i menjëhershëm ka qenë dhe përgjigja e Sindit e cila shprehet se shumicat e meshkujve i duan vajzat e virëgjëra dhe jo si ‘tuneli i Kalimashit’, ndërsa shtoi se atij i duhet të presë pasi nuk është i vetmi që e kërkon Locin.
“Vazhdon të jesh e virgjër? Se më vjen një kusho nga Anglia dhe do një nuse të virgjër”– shkruan ndjekësja.
“Ja ta shtoj dhe kushon tënd në listë, do presi icik o zemra taksirat se të gjith nuse ne virgjër e duan jo tunel Kalimashi, edhe me thënë të drejtën ka shkuar lista e gjatë shumë”- u përgjigj ajo.
Rikujtojmë se pak muaj pas largimit nga programi i dashurisë, Sindi zbuloi se kishte nisur një lidhje por nuk ia zbuloi kurrë identitetin të dashurit.
Nuk kanë fjetur në hotel/ Zbulohet vendi ku qëndruan në Gramsh dy rusët dhe ukrainasiDy rusët dhe shtetasi ukrainas, të dyshuar për spiunazh, nuk kanë qëndruar dhe fjetur gjatë tre ditëve në asnjë hotel në Gramsh.
Burime thanë se ata kanë fjetur dhe kanë qëndruar në kodër lart uzinës së Çekinit, ku ndodhet një ish-repart ushtarak i braktisur, i cili më parë ka qenë kundërajrori për mbrojtjen e uzinës.
Vendqëndrimi i tyre është konfirmuar edhe nga dëshmitarë okularë, të cilët kanë parë tre të huajt të qëndronin brenda në ish-repartin ushtarak të braktisur.
Paralajmërimi i Vuçiç: Nëse NATO nuk ndërhyn, Serbia do t’i mbrojë vetë serbët në KosovëPresidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i bëri thirrje NATO-s që të “bëjë punën e saj” në Kosovë ose vetë Serbia do të lëvizë për të mbrojtur pakicën e saj në veri.
Pas dështimit të një marrëveshje gjatë takimit me Albin Kurtin në Bruksel, Vuçiç doli në konferencë duke thënë se do të mbrojnë popullin serb.
“Nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qoshe. Ne do ta shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi dhe masakrat, nëse NATO nuk dëshiron ta bëjë këtë”, tha Vuçiç .
Ai gjithashtu tha se “bandat” e shqiptarëve të Kosovës nuk duhet të shkojnë në veri të Kosovës. Megjithëse i cilësoi banda, nuk dha asnjë provë përse i quan shqiptarët të tillë.
Serbia, së bashku me aleatët e saj Rusinë dhe Kinën, kanë refuzuar të njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Një ndërhyrje e udhëhequr nga NATO në 1999 i dha fund luftës midis forcave serbe dhe separatistëve në Kosovë dhe ndaloi goditjen e përgjakshme të Beogradit kundër shumicës shqiptare të Kosovës.
BE-ja ka mbikëqyrur vite bisedimesh të pasuksesshme për të normalizuar lidhjet e tyre, duke thënë se ky është një nga parakushtet kryesore për anëtarësimin përfundimtar të Kosovës dhe Serbisë në bllokun 27-vendesh.
Sipas medias amerikane “AP News”, ekziston frika e përhapur në Perëndim se Rusia mund të inkurajojë aleatin e saj Serbinë në një ndërhyrje të armatosur në veri të Kosovës që do të destabilizonte më tej Ballkanin dhe do të zhvendoste të paktën një pjesë të vëmendjes së botës dhe NATO-s nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
E zë korrenti në dush, humb jetën 7-vjeçariNjë fëmijë 7 vjeç ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kosovë.
Nëna e të miturit ka tentuar ta shpëtojë atë, duke mbetur vetë e plagosur.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa burime nga KEDS-i i thanë Klan Kosovës se kanë dërguar një ekip ekspertësh në vendngjarje, dhe pritet një raport për rastin./ Zoom.al
Epidemiologu amerikan, Anthony Fauci largohet nga detyra! Biden: Shpëtoi jetë njerëzishEpidemiologu kryesor amerikan, Anthony Fauci po largohet nga detyra si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe si këshilltar mjekësor i Presidentit Joe Biden.
Largimi i tij do të jetë në fund të këtij viti pas rreth 4 dekadash si epidemiologu kryesor amerikan.
“Po njoftoj sot se do të largohem nga postet e Drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe Shefit të Laboratorit të Imunoregulimit të NIAID-it, si dhe nga posti i Këshilltarit Kryesor Mjekësor të Presidentit Joe Biden. Do të largohem nga këto pozicione në dhjetor të këtij viti për të ndjekur kapitullin tjetër të karrierës sime”, tha Fauci.
Fauci, 81 vjeç, ka shërbyer në NIAID për 38 vjet. Ka nisur punë që në administratën e ish-presidentit Ronald Reagan, një rol në të cilin ai ndihmoi në udhëheqjen e reagimit të SHBA ndaj epidemisë së HIV/AIDS, si dhe virusit të Nilit Perëndimor, sulmeve të antraksit, gripit pandemik, kërcënime të ndryshme të gripit të shpendëve, Ebola dhe Zika.
Gjithashtu ishte ndër epidemiologët më të besuar në kulmin e pandemisë së Covid-19 në vitin 2020.
Biden vlerësoi punën e Faucit në një deklaratë, duke vënë në dukje angazhimin e tij ndaj punës, si dhe shpirtin, energjinë dhe integritetin e tij të pashembullt shkencor.
“Për shkak të kontributeve të Faucit në shëndetin publik, janë shpëtuar jetë njerëzish në SHBA dhe në botë. Unë e di që populli amerikan dhe e gjithë bota do të vazhdojë të përfitojë nga ekspertiza e Dr. Fauci në çdo gjë që ai bën më pas”, tha Biden.
Ish-këshilltari i Ramës paralajmëron: Serbët mund të rezistojnë me armë në 1 shtatorAnalisti politik nga Prishtina, Shkëlzen Maliqi, i cili ka qenë edhe këshilltar i kryeministri Edi Rama për rajonin, ka thënë se me 1 shtator, kur Qeveria e Kosovës nis zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë për çështjen e targave dhe dokumentacionit, një rezistencë e armatosur nga serbët është e mundshme.
Duke folur për gazetën serbe “Danas”, ka thënë se Kosova ka mbështetjen e perëndimit për çështjen reciprocitetit.
“Për 1 shtatorin Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar nisjen e implementimit të reciprocitetit në kalimet kufitare, gjë e cila do të nxisë edhe një herë rezistencë të armatosur nga serbët. Masat e reciprocitetit të Kosovës qartazi kanë mbështetjen e Perëndimit, kështu që Vuçiçit nuk i është lënë hapësirë për të kërkuar një zgjidhje tjetër”, ka thënë ai për median serbe.
Sipas Maliqit, Beogradit po i kërkohet që ta njoh realitetin.
“Duket se Beogradit po i bëhet presion që ta njoh realitetin, nëse jo drejtpërdrejt pavarësinë e Kosovës, sepse është shumë herët, atëherë ta njoh realitetin mbi reciprocitetin”, ka thënë ai.
Maliqi u shpreh se Vuçiç nuk mund ta luajë me levën e dualitetit, duke qëndruar mes Perëndimit dhe Moskës.
“Perëndimi po i kërkon që ta marr një vendim: a dëshiron të futet në BE apo të mbajë lidhje të ngushta ekonomike, politiken dhe ushtarake me Rusinë”, ka thënë ai me tej.
Vajza e aktorit feston ditëlindjen, Agron Llakaj emocionon me uriminAktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka zgjedhur ta urojë të bijën në ditëlindjen e 37-të me fjalët më të veçanta me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’.
“Kush ka vajza, botën ka !
Edhe 100 bija jonë Alkida! Gëzuar ditëlindjen, me shëndet dhe bekime e zemrën plot!
Sa do vite të kalojnë, mami dhe une do te themi te njëjtën fjali zemre- Të duam si çdo ditë, sa qielli e sa bota!”, shkruan ai krah fotos ku pozon e gjithë familja dhe duken shumë bukur.
U bllokuan në kanionin e Langaricës në Përmet/ Shpëtohen 4 turistë gjermanë4 turistë gjermanë kanë mbetur të bllokuar këtë të hënë në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës”.
Ata kanë qenë duke eksploruar me këmbë zonën, por janë bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, uniformat blu janë nisur në drejtim të zonës, ku kishin mbetur të bllokuar turistët.
Fatmirësisht është bërë e mundur nxjerrja e 4 turistëve nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar, të cilëve, më pas, u është ofruar asistenca mjekësore.
Meta shpërthen nga Jala: Boll bedela ka futur në burg Rama, tani e ka radhën vetëKreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me tone të forta në hapjen e kampit të të rinjve të kësaj force në Jalë.
Meta tha se më 25 korrik Partia e Lirisë ka hyrë në një luftë pa kthim kundër tradhtarëve.
Duke përsëritur thirrjen për punonjësit e administratës të mos firmosin akte të paligjshme, ai theksoi se radhën për në burg e ka kryeministri Edi Rama.
Ai deklaroi se qeveria e drogës është duke ikur, qeveria e rinisë dhe e Shqipërisë do të vijë shumë shpejt.
“Revolucioni antikorrupsion është i pandalshëm dhe ju ftoj çdo ditë t’i bashkoheni fushatës së denoncimeve kudo që jeni. Ndërgjegjësim, përshkallëzim dhe fitore e padiskutueshme. Shqipëria në javët që vjen ndahet njëherë e përgjithmonë me rrugën e gënjeshtrave, me rrugën e pabesisë ndaj interesit kombëtar dhe armiqësisë ndaj interesit publik, ndahet përgjithmonë me kohën e eliminimit të llogaridhënies. Llogaridhënia ka nisur, po troket dhe të të gjithë do të përpiqen para ligjit dhe ndaj i kam ftuar njerëzit në administratë publike të jenë të kujdesshëm, të mos përdoren në ditët dhe javët e fundit të kësaj qeveri gangsterësh të mos firmosin akte të paligjshme. Boll bedela ka futur në burg Rama, tani e ka radhën vetë. Partia e Lirisë është partia e rinisë. Ne kemi hyrë më 25 korrik në një luftë pa kthim kundër tradhtarëve. Le të fillojmë pas këtij kampi të mrekullueshëm në të gjitha sheshet e Shqipërisë. Qeveria e drogës është duke ikur, qeveria e rinisë dhe e Shqipërisë do të vijë shumë shpejt”, deklaroi Meta.
Ja kush është 25-vjeçarja që u gjet pa ndjenja në pishinë në TiranëTë tjera detaje kanë dalë në dritë për ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në një pishinë në zonën e Linzës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pishinë që është në pronësi të një deputeti socialist.
E reja, e cila është identifikuar si Enkeleda Trungu është gjetur pa ndenja nga personeli në pishinë.
Me mbërritjen e policisë është konstatuar se ajo ishte ende në jetë, ndaj dhe është dërguar menjëherë në spital.
Mësohet se policia ka shoqëruar të dashurin e saj, të cilin po e merr në pyetje.