Aplikacion
Mediat botuani të martën një lajm se Monika Kryemadhi kishte shapka me vlerë 480 dollarë.
Artikulli u bazua në një foto të publikuar nga vetë ish-kryetarja e LSI-së më 9 gusht, ku bie në sy modeli i shapkave.
Nga një kërkim i thjesht në Google, shapkat e veshura nga Monika Kryemadhi rezultojnë të markës ‘Valentino’ dhe kushtojnë 480 dollarë.
Referuar shkrimeve, deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar sot.
“Një palë shapka 480 dollarë?! 480 dollarë?! 480 dollarë sa bëjnë? Sa litra naftë bëjnë 480 dollarë?!”, shkruan Braçe.
3 sinjalet që keni takuar njeriun e duhur për t’u martuarPsikologët tregojnë se ka disa shenja të sigurta që tregojnë se partneri juaj ju përshtatet vërtet dhe se mund të krijoni një marrëdhënie të gjatë me të dhe të martoheni.
Është shumë e vështirë të imagjinohet një marrëdhënie pa konflikt, por nuk është gjithmonë e lehtë të pajtohesh dhe të vazhdosh përpara. Një shenjë e sigurt që ju dhe personi “dëgjoni” njëri-tjetrin dhe, më e rëndësishmja, e kuptoni njëri-tjetrin, është aftësia për të gjetur shpejt një kompromis dhe pranim të shpejtë. Kur një person është shumë i përqendruar te vetja, e ka të vështirë të bëjë hapin e parë dhe të pranojë se ka gabuar.
Nëse i dashuri juaj është gjithmonë i gatshëm të pranojë se e ka gabim ose vazhdimisht kërkon mënyra për të zgjidhur problemin, mund të ndërtoni me siguri një të ardhme me një partner të tillë.
Psikologët njëzëri thonë se rehatia në një marrëdhënie është jashtëzakonisht e rëndësishme, kur secili partner ka “të drejta” të barabarta dhe nuk ka frikë të shprehë mendimin e tij. Vetëm në këtë rast mund të flasim për një marrëdhënie të shëndetshme. Kur shpirti juaj binjak mund t’ju pranojë për atë që jeni, mund të jeni të sigurt se keni vërtet rëndësi për ta.
Në një rast të tillë, ekziston një probabilitet i lartë që lidhja të përfundojë në martesë.
Nuk ka të bëjë me të pajtuar verbërisht me gjithçka që burri juaj thotë dhe bën, ka të bëjë me ta parë atë si një shpirt të afërm, interesat dhe hobi i të cilit janë afër tuajat. Është tepër e vështirë të shkosh mirë me një person që shpenzon shumë kohë në një hobi që nuk mund ta durosh.
Ju nuk do të jeni në gjendje të qëndroni në një marrëdhënie të tillë për një kohë të gjatë, dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që menjëherë të kuptoni se si është i zgjedhuri juaj dhe çfarë jeni gati të duroni. Ky rregull funksionon gjithashtu në drejtim të kundërt – burri juaj nuk duhet të përpiqet t’ju bindë të ndryshoni veten dhe të hiqni dorë nga interesat tuaja.
Vrau me thikë klientin për vendin e parkimit, merr fund arratia për 24-vjeçarin nga Laçi
Bie në pranga 24-vjeçari Xhanelo Tarja, i cili qëlloi për vdekje Klodian Bakiajn pas një sherri për vendin e parkimit në Sarandë.
Bashkë me të riun nga Laçi është arrestuar edhe një person tjetër që e ka ndihmuar për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes.
Bakiaj u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’iu mbijetojë dot plagëve të shkaktuara nga Tarja, i cili punonte si kamarier.
Identifikohet autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut në Elbasan, ja kush është 20-vjeçari
Është identifikuar autori i vrasjes së 25-vjeçarit Madrit Ulqinaku në qytetin e Elbasanit.
Ai është shtetasi Klajdi Shaholli, 25-vjeç.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve.
Viktima është përfshirë fillimisht në një konflikt me disa persona. Më pas autori, 20-vjeçari Shaholli, i shpallur tashmë në kërkim nga policia, e ka pritur derisa ka dalë nga lokali dhe e ka qëlluar me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë rrethimin e zonën dhe krehjen e saj me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vrasja në Elbasan, policia del me njoftim zyrtar: Ja si ndodhiPolicia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e sotme në Elbasan.
Sipas uniformave blu vrasja ka ndodhur pas një konflikti të ccastit.
njoftimi
Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.
Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
EMRI/ Vrasja në Elbasan, ja kush është viktima
Identifikohet viktima e vrasjes së sotme në Elbasan.
Mësxohet se viktimë ka mbetur Madrit Ulqinaku.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.
Nga të dhënat e para mësohet se Ulqinaku ka qenë duke hipur në një makinë teksa është qëlluar me pistoletë nga pas.
FOTO/Viktima i shtrirë në trotuar, policia rrethon zonënNjë person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Viktima nuk është identifikuar ende, por trupi i tij gjendet ende i shtrirë në trotuar.
Policia ka rrethuar zonën dhe është vendosur në kërkim të autorit.
LAJM I FUNDIT/Vrasje në Elbasan, ngjarja pranë stadiumit
Një person dyshohet se është vrarë para pak minutash në Elbasan.
Ngjarja është regjistruar pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku dhe janë dëgjuar të shtëna armësh.
Nuk dihet ende rethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia është nisur për në vendngjarje.
Forcat RENEA blindojnë Elbasanin, vijon aksioni për kapjen e Fejzullah e Florenc ÇapjasInformacioni se Florenc Çapja është kthyer nga Dubai në vendlindje i ka çuar forcat RENEA në qytetin ku dhe jeton 40-vjeçari. Ata kanë nisur kontrolle për gjetjen e Çapjas e të babait të tij, Fejzullah Çapja që sot u shpall në kërkim nga policia e Shtetit.
Ai dyshohet se po përgatitej të kryente një vrasje. Organi i akuzës arriti në këtë përfundim pasi në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë e llojit “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019.
Brenda automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.
I shpëtoi jetën turistes, flet kamarieri shqiptar: Më ka bërë ftesë që të shkoj në Spanjë33-vjeçari Leli Alushaj u kthye në një ditë të zakonshme pune, në një hero. E diela e 14 gushtit ishte një ditë normale pune. Ishte njoftuar nga pronari i lokalit ku punon prej 9 vitesh si kamerier për mbërritjen e 30 turistëve spanjollë.
“Një zonjë nuk po ndihej mirë në ato momente. E pashë që diçka nuk shkonte dhe ndërhyra menjëherë për të dhënë ndihmën e parë. Të gjithë njerëzit që u ndodhën aty pranë u hutuan komplet”, tregon Alushaj.
Turistja nga Spanja ia ka shprehur mirënjohjen. “Më ka bërë ftesë. Më tha që ke shtëpinë tënde në Spanjë, mund të vish kur të duash. Derën e ke të hapur. Është rreth të 50-ve zonja”, tregon ai.
Dhënien e ndihmën së shpejtë e ka mësuar para 13 viteve. “Ka qenë kursi patentës i pari ku kam mësuar, pastaj shefi i restoranti që na ka trajnuar për situata të tilla ku duhet të jemi të përgatitur. Gjera që ndodhin janë, njerëz jemi”, tha për ”Euronews Albania”.