zoom

Day ArchiveShkëputja e energjisë elektrike në koncertin e Noizy-t, OSHEE zbulon shkakun

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka reaguar lidhur me videon e publikuar, ku në koncertin e rreperit Rigels Rajku, të njohur gjerësisht si Noizy u shkëput për disa momente energjia elektrike.

Sipas OSHEE, problemi ka qenë i brendshëm dhe i menaxhueshëm nga organizatorët e koncertit, pasi nuk ka asnjë problem me fiderat dhe kabinat e tensionit që operatori ka nën survejim, pranë Sheshit “Nënë Tereza”.

Njoftimi i OSHEE:

Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët.

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë.

Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik.

Faleminderit

Stresi gati për t’i vënë flakën koncertit “Alpha Show”/ Publikon foton krah vajzës misterioze

Reperi i njohur Stresi ose ndryshe Arkimed Lushaj do të performojë sonte në koncertin ‘Alpha Show’.

Reperi ka postuar një foto ku duket se është në pritje të performancës së tij. Stresi dukej shumë ‘class’ i veshur i gjithi me të zeza. Xhinse dhe vetëm një xhaketë të cilën e ka kombinuar me një varëse ngjyrë argjendi me gura.

Mirëpo ajo çfarë ra në sy ishte se në foton e publikuar krahë reperit ndodhet dhe një vajzë e panjohur për publikun. Nuk dihet nëse vajza është ndonjë mikeshë e reperit, diçka më shumë apo thjesht është gjendur pranë tij në momentin ku reperi ka shkrepur foton.

“Çmenduri, çmenduri”- shkroi Stresi krahas fotos.

Rikujtojmë se Arkimedi ka paralajmëruar fansat në Instagramin e tij se çfarë do të ndodhë në koncert. Ashtu si dhe Noizy, ai ka premtuar se do të jetë diçka spektakolare. Madje Stresi e cilësoi veten dhe si qershia mbi tortë, mesa ka lënë të kuptohet reperi duket se do të performojë në mbyllje të koncertit.

“Kini durim deri në fund sepse gjithcka do tronditet nga fundi me besoni. Torta e koncertit dhe qershia mbi tortë e vulosin mbrëmjen”, shkruan Stresi në postimin e tij.

Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe nuk kishte dokumentacion, bllokohet skafi në Sarandë!

Një 49-vjeçar është gjobitur me 110 mijë lekë sepse nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës, në bordin e mjetit.

Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe. Bllokohet gjatë ditës së sotme një tjetër mjet lundrues skaf dhe ndëshkohet me 2 masa administrative 100.000 lekë dhe 10.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, i cili nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës, në bordin e mjetit.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik, ka vijuar kontrollet e përditshme, përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, ku gjatë ditës së sotme, në plazhin e Ksamilit, kanë konstatuar një mjet lundrues tip skaf duke ushtruar aktivitetin e tij brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij, në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.

Në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, pronari i mjetit lundrues tip skaf, shtetasi J. M., 49 vjeç, banues në Ksamil, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 24/1/c, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues dhe u ndëshkua me masën tjetër administrative 10.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 14/1/b, pasi gjatë kontrollit rezultoi pa dokumentacionin përkatës, në bord.

Po gjatë ditës së sotme, kanë vijuar kontrollet të cilat nuk kanë vetëm si qëllim ndëshkimin e mjeteve lundruese, të cilët konstatohen në shkelje por dhe keshillimin e pushuesve, si në rastin e një shtetasi i cili u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke notuar jashtë zonës kufizuese, në plazhin e quajtur “Centrale”, Sarandë, duke rrezikuar në një zonë në të cilën lejohet aktiviteti i mjeteve lundruese. Ky shtetas u rikthye në zonën e kufizuar për pushuesit.

Gjatë dy javëve të para të muajit Gusht, nga Policia Kufitare Sarandë, janë bllokuar 54 mjete lundruese, ndërkohë që përgjatë gjithë sezonit turistik e deri tani, në Sarandë, janë bllokuar gjithsej 86 mjete lundruese.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Përleshje masive me thika mes kushërinjsh në Kosovë, 5 persona në spital

Përleshje masive mes kushërinjsh në Kosovë.

Debati për shtrimin e një rruge me zhavorr ka sjellë një sherr masiv me thika mes tre kushërinjve në Kosovë, në fshatin Cërrnicë të Gjilanit.

Të paktën pesë persona kanë përfunduar në spital, pasi mbetën të plagosur nga sherri në fjalë. Në gjendje kritike ndodhet një 33-vjeçar.

Xhelil Miftari 71-vjeç ka këmbëngulur në shtrimin e një rruge me zhavorr, por është kundërshtuar nga kushërinjtë e tij.

Sherri nisi fillimisht me grushte, më pas u përdorën thikat dhe një mjet pune, shat.

33-vjeçari mori plagë të mëdha nga thika dhe u nis me urgjencë për në Prishtinë. Ndërsa katër të tjerët, mes tyre dy gra janë shtruar në spital, në Gjilan.

Xhelil Miftari 71-vjeç dhe Driton Rrusta 45-vjeç janë vënë në pranga.

VIDEOLAJM/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, turma thërret njëzëri: Rama ik!

Në sheshin “Nënë Tereza” është duke u zhvilluar koncertit “The Alpha Show” i reperit Rigels Rajku, i njohur për të gjithë shqiptarët si Noizy.

Reperi ka ftuar rreth 40 artistë vendas dhe të huaj në koncertin që pretendohet të jetë më i madhi i rrymës Hip-Hop që është zhvilluar në Shqipëri, ndërsa do të këndojë për herë të parë edhe Stresi pas “rilindjes” së miqësisë midis tyre.

Por duket se organizimi i koncertit nuk ka shkuar në mënyrën më perfektë të mundshme, pasi është shkëputur për disa momente energjia elektrike.

Në video, turma shihet duke thërritur njëzëri: Rama ik!

Pak para performancës në koncert, Noizy bën deklaratën: Jam shumë nervoz

Ka nisur tashmë koncerti ‘Alpha Show’ më i madhi që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP e me artistët më të mirë të kësaj rryme, të trojeve shqiptare e të Europës.

Të gjithë presin me padurim performancën spektakolare që Noizy ose Rigels Rajku iu ka premtuar fansave të tij. Pak orë para se ai të ngjitet në skenë, reperi ka publikuar në Instagramin e tij një video ku tregon publikun e madh dhe krahas saj shkruan:

‘Jam shumë nervoz, ju dua’.

Mendohet se reperi do të performojë në mbyllje të koncertit dhe krahë tij do të jetë dhe Stresi i cili me një popstim në Instagram paralajmëroi fansat se ‘Torta e koncertit dhe qershia mbi tortë’ do të vulosin mbrëmjen’.

Pas 16 vitesh të sukseshme në karrierën e tij muzikore, Noizy është gati ta realizojë këtë projekt gjigand, të cilin pretendon ta kthejë në festival, si traditë të përvitshme të Tiranës e Shqipërisë. “Alpha Shoë” do të startojë këtë vit me qëllimin për t’u shndërruar në festivalin e përvitshëm të muzikës hip- hop në Shqipëri, ku shumë artistë On Top, si Loredana, Ylli Limani, Dhurata Dora, Kida, Ledri Vula, Xhensila Myrtezai, MC Kresha, Gue, Ghali, Sfera Basta, Krept & Konan, Raf Camora, Varrosi, Elai, Dj Gimi-O etj, priten të dhurojnë një super mega spektakël në shesh.

Tuchel sulmon Conten pas sherrit: Kur shtrëngon duart, duhet të shikosh në sy

Një nga ngjarjet më të bujshme sportive sot ka qenë sherri mes trajnerit të Chelseat, Tuchel dhe atij të Tottenhamit, Conte.

Gjithçka nisi në minutën e 77-të, pas golit të barazimit të Hojbjerg. Thuhet se debati lindi për shkak të festës së trajnerit italian.

Sherri mes tyre u përshkallëzua me rënien e bilbilit, teksa një shtërgim duarsh mes tyre përfundoi në një sherr masiv mes dyja skuadrave.

Menjëherë pas 90 minutëshit për mediat ka folur Tuchel, trajner i Chelseat. Ai akuzon homologun e tij, Conten për sjelljen.

“Mendova se kur shtrëngon duart, duhet të shikosh në sy, por Antonio kishte një mendim tjetër” – Tha ai.

Më pas, “timonieri’ gjerman u shpreh:  “Unë thjesht e krahasoj me dy lojtarë që kanë pak grindje në fushë dhe asgjë nuk ndodh dhe askush nuk u lëndua. Është futbolli i Premier League-s dhe të dy ne trajnerët po lufftonim për ekipet tona. Kjo është, asgjë e keqe. Sot ishte pjesë e lojës”.

“Këta duhen vrarë të gjithë”, zbardhet dëshmia e punonjësit të IMT që u plagos në Tiranë

Dy ditë më parë mbeti i plagosur me armë zjarri punonjësi i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ilirjan Gavelli, i cili u qëllua me armë zjarri nga Qani Muça, pronari i një banese, e cila u shemb.

Në dosjen hetimore të prokurorisë thuhet se punonjësi i IMT-së u plagos pas një përleshje me Muçën. Ndërkohë, inspektori i plagosur ka dëshmuar se po fotografonte objektin e shembur nga IMT kur është përballur me fyerje të 55-vjeçarit dhe ka parë një armë pistoletë të drejtuar nga vetja.

“Unë instiktivisht jam hedhur dhe ja kam kapur pasi isha në distancë 2-3 metra larg tij. Në momentin që i kam kapur armën, ai e ka shkrepur dhe kam ndjerë që plumbi më preku në pjesën e barkut. Kam vazhduar të përleshem me të për t’i hequr pistoletën, por mesa mbaj mend pistoleta ka shkrepur për herë të dytë, ndërsa unë vazhdoja ta mbaja të bllokuar nga duart armën e Qani Muçës. Edhe pse u afruan punonjësit e policisë, ai vazhdonte ta mbante dhe bënte rezistencë. Me sa kam parë, ishte në gjendje të dehur dhe vinte era alkool”, ka thënë punonjësi, raporton A2CNN.

Ndërsa punonjësit e policisë, që kanë dhënë deklarime për ngjarjen, kanë pohuar se ishin aty në mbështetje të aksionit të IMT, kur kanë dëgjuar të shtënat. Sipas njërit prej tyre, në momentin e shoqërimit të Muçës, ai ka thënë “këta duhen vrarë të gjithë, se janë kriminelë”.

Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Pete nis romancën me biznesmenen 81-vjeçare?

Martha Stewart ka hedhur poshtë fjalët se ajo dhe Pete Davidson mund të kenë nisur një romancë pas ndarjes së tij nga Kim Kardashian.

“Pete Davidson është si djali që nuk e kam pasur kurrë”. Ai është një djalë simpatik që po gjen rrugën e tij. E kam ftuar të vijë në podkastin tim dhe mezi pres të dëgjoj se çfarë ka për të thënë”, tha 81-vjeçarja për “Daily Mail”.

Fjalët nisën pas një fotoje ku shihej Martha duke mbajtur dorën e Pete-s teksa pozonin bashkë me Kim.

Aeroplani rrëzohet përpara restorantit plot me njerëz, ndërrojnë jetë personat në bord

Një aeroplan i vogël me një motor u rrëzua këtë të diel pranë një restoranti në Illinois në SHBA.

Rrëzimi i aeroplanit bëri që të ndërronin jetë dy personat që udhëtonin në të.

Policia amerikane raportoi se aeroplani u rrëzua rreth orës 12:30. në Route 116 në Hanna City, rreth 180 milje në jug të Chicagos.

Zyrtarët e qarkut Peoria thanë se burri dhe gruaja që ndodheshin në bord, nuk janë identifikuar ende, ndërkohë që autopsitë e tyre do të kryhen të hënën.

Aeroplani goditi disa ndërtesa përpara se të rrëzohej në tokë dhe të ndalonte në një rrugë pranë një restoranti të mbushur me klientë.

Askush tjetër nuk u raportua se ishte lënduar gjatë aksidentit fatal, njoftoi policia. Zyrtarët e drejtësisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.