Day ArchivePësoi aksident të rëndë me makinë, ndërron jetë aktorja e njohur
Ka ndërruar jetë aktorja amerikane Anne Heche, një javë pasi u plagos rëndë në një aksident automobilistik.
Lajmi u konfirmua nga familjarët e saj, pasi paraprakisht kishte njoftuar se do të hiqej nga aparati jetësor.
Nëna e dy djemve ishte 53 vjeç.
Për herë të parë pas 15 vjetësh, Messi jashtë listës për Topin e Artë
“France Football” ka publikuar listën me kandidatët për çmimin prestigjioz të “Topit të Artë” ku në listën me 30 emrat e përzgjedhur mungon Lionel Mesi.
Pas 15 vitesh ku argjentinasi e fitoi 7 herë këtë trofe, Mesi nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e datës 17 tetor kur do të zbulohet fituesi i trofeut.
Jashtë listës është lënë edhe shoku tjetër I skuadrës te PSG, Neymar.
Kristiano Ronaldo është përzgjedhur si pjesë e listës ku bien në sy dhe dy lojtarët e Milanit, Rafael Leao dhe Majk Menja.
U plagos nga 22 vjeçarja, Vali Corleone “thyen” heshtjen
Vali Corleone i njohur me nofkën “Princ i Gjilanit”, ka thyer heshtjen për herë të parë pasi u plagos nga bashkëjetuesja e tij 22 vjeçare.
Në një intervistë për gazetën “Express”, Vali rrëfeu sesi ndodhi ngjarja ku ai vetë mbeti i plagosur në këmbë. Ai pranoi se ishte plagosur nga bashkëjetuesja e tij 22 vjeçare duke theksuar se kishte qenë ai vetë që i kishte kërkuar ta qëllonte.
“Po jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vet dhe që e kam si çik e imja, dhe e kam si çik timen absolutely. Më ka gjuajtur me pistoletë me plumb në këmbën e djatht sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plumb në këmbë…
Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe o thash çikës “Më gjuaj tani”! Ajo më tha “Jo babi nuk mundem”. Unë i thashë “Më gjuaj se jam King”. Kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty se nuk zbaton rregullat e bastit të lojës.
Më kuptove qika ime e vogël. Jam babi yt, kingu më gjuaj shpejt fire. Dhe çika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorave professional, me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja”, tha ai.
Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, raportohet për 8 të plagosur
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër, ndërsa raportohet për 8 të plagosur.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes Benz me targa AA 566CR dhe një Reno Clio me targa italiane GC131XP. Personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Fierit.
Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet.
Plagosja me armë zjarri e punonjësit të IMT-së në Tiranë, reagon Veliaj
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas plagosjes me armë zjarrit të punonjësit të Inspektoriatit për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilirjan Gavallit i cili u qëllua nga Qani Muça pasi zbatoi vendimin për shembjen e banesës së këtij të fundit.
Nëpërmjet një statusi në twitter, Veliaj tha se autori ishte me precedentë të mëparshëm penalë dhe bëri thirrje që organet e drejtësisë të tregonin rreptësi maksimale.
Reagimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj:
Sherim te shpejte Ilirianit tone te IMT pas plagosjes ne krye te detyres per infrastrukturen nga nje person me precedent penal, tashme ne pranga!
I kerkoj organeve te drejtesise rreptesi maksimale per kriminelin qe ngre dore per shkak te detyres ndaj punonjesve te shtetit!
Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranes nuk eshte terhequr nga ASNJE projekt publik – as nga presidentet e lojtur, as nga rrugacet me famekeq te vendit! Ta harrojne se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelet ordinere ashtu dhe ordineret e politikes qe frymezojne dhunen!
Jam me i bindur se kurre se shumica morale dhe e ndershme e qytetit – qe as zapton e as dhunon – e do progresin dhe refuzon t’i nenshtrohet dhunes se rruges e asaj politike! Ndaj dhe jam me i vendosur se kurre t’i coj gjer ne fund punet per nje Tirane qe nuk ndalet! #BASHKE
Paralajmërimi i ambasadorit britanik: Valë e dytë deri në fund të vitit
Britania e Madhe do të sjellë një valë të dytë shpalljesh ‘non grata’ politikanësh, biznesmenësh dhe të gjithë ata që minojnë sundimin e ligjit në Shqipëri.
Deklarata u bë nga ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith, i cili në një intervistë për TCH tha se shpalljet ‘non grata’ do të vijnë deri në fund të vitit.
Diplomati i lartë u shpreh se veprime të ngjashme do të ndërmerren, por emrat tha ai nuk bëhen publik për disa arsye ligjore.
“Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të bëhet rutinë. Sapo prova dalin në dritë, raportime të gazetarëve apo nga të tjerë ne do të shikojmë se çfarë veprimesh do të marrim të ndihmojmë qëllimin final në dhënien fund pa-ndëshkueshmërisë”, tha ndër të tjera ambasadori.
Më 22 korrik, ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi vetë se është shpallur non grata nga Britania e Madhe. Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike theksoi se ky lajm i është bërë e ditur përmes një letre Home Secretary, ku theksohet se ky vendim është marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.
PJESE NGA INTERVISTA
Ish presidenti dhe kryeministri Sali Berisha pranoi publikisht më 22 Korrik se atij i ishte ndaluar hyrja në Angli. Sa është numri shqiptarëve të shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar?
Alastair King-Smith: Ju e keni parë artikullin e Sir Stuart Peache të dërguarit special të kryeministrit për Ballkanin Perëndimor disa javë më parë ku u njoftua vala e parë e personave që u ndalohet hyrja nga Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria. Vala e parë përfshinte disa persona të një profili të lartë nga Shqipëria me lidhje korruptive dhe në kriminalitet të cilët nuk janë të mirëseardhur të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ne do të vijojmë të ndërmarrim veprime të ngjashme në lidhje me këtë. Ne nuk i publikojmë emrat për disa arsye ligjore. Ndjesë që nuk mundem të flas për numrin e tyre apo emrat e këtyre individëve. Është në dorë të individëve të vetë-deklarohen. Kjo nuk është për një individ. Kjo është për ti dhënë fund pa-ndëshkueshmërisë, vendosjen përpara përgjegjësisë dhe ndaluar ata me lidhje kriminale përfshi korruptive të cilët ndjehen se nuk i gjen asnjë pasojë.
Mund të na thoni nëse do të ketë një valë të dytë personash ‘non grata’ për të hyrë në Angli?
Alastair King-Smith: Kërkohet kohë për të arritur disa standarde e më pas mbërritur në vendimmarrje. Këto lloj ndalesash ndërmerren nga Sekretarja e Punëve të Brendshme ndërsa sanksionet anti-korrupsion nga Sekretari punëve të Jashtme dhe më gjerësisht për ato që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë nga prokurorë të pavarur. Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të bëhet rutinë. Sapo prova dalin në dritë, raportime të gazetarëve apo nga të tjerë ne do të shikojmë se çfarë veprimesh do të marrim të ndihmojmë qëllimin final në dhënien fund pa-ndëshkueshmërisë.
Tragjedi në Mal të Zi/ 34-vjeçari vrau 10 persona të familjes, mes tyre dhe fëmijë (Video)
Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Cetinje të Malit të Zi, ku një person pas një konflikti familjar ka vrarë 10 persona, dhe në fund është vrarë nga policia.
Sipas mediave malazeze 34-vjeçari pas një konflikti ka lëshuar breshëri plumbash mbi familjarët, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 11 të tjerë.
Mes viktimave dyshohet se ka edhe fëmijë.
Mediat malazeze kanë mësuar jozyrtarisht se VB (34-vjeçar) ka vrarë të gjithë familjen, e më pas ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar njerëzit.
Sipas informacioneve të pakonfirmuara, në masakër kanë humbur jetën 11 persona, mes të cilëve dyshohet se ka edhe fëmijë. Policia vrau sulmuesin.
Masakra në Cetinje, reagon Abazoviç: Mali i Zi nuk kishte parë si kjo tragjedi
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas tragjedië në Cetinje, ku 10 persona mbetën të vrarë dhe u plagosën katër të tjerë.
“Ngjarja e sotme në Cetinje është një tragjedi që Mali i Zi nuk e ka parë më parë”, tha Abazoviç.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, tha Abazovic në Telegram.
Tridhjetë e katër vjeçari me iniciale V.B. vrau sot disa persona në Cetinje, më pas është vrarë. Mediat fqinje raportojnë se autori ka qëlluar disa persona në afërsi të vendbanimit të tij.
Mes viktikamve mësohet se ka edhe fëmijë, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital.
Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.
Sipas Vijesti, kryeministri Dritan Abazoviq do të vizitojë të plagosurit dhe Cetinje me ministrat dhe kryetarin e komunës së Prijestonikës, Nikolla Gjurashkoviq.
U konfirmua, Dafina Zeqiri do të performojë në “Sunny Hill”!
Këngëtarja më e pëlqyer e momentit, Dafina Zeqiri do të performojë në festivalin e madh “Sunny Hill” i cili do të mbahet për herë të parë këtë vit në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e “Sunny Hill” teksa kanë publikuar foton e Dafinës.
“E mrekullueshmja Dafina Zeqiri do të na bashkohet në Tiranë për të performuar hitet e saj më të nxehta të cilat të gjithëve na pëlqen që t’i këndojmë së bashku”– thuhej në njoftim.
Gjithashtu dhe vetë artistja ka njoftuar fansat e saj se do të jetë pjesë e festivalit.
“Poo, do të performoj në një nga festivalet më të pëlqyera për ju, “Sunny Hill”, a jeni gati Tirana?”-shkroi Zeqiri.
Rikujtojmë se deri më tani janë zbuluar katër nga artistët që do të performojnë në festival. Faqja zyrtare në Instagram “Sunny Hill”, ka konfirmuar pjesëmarrjen e Fedez në festival, këngëtarit shqiptar Dren Abazi si dhe këngëtari italin, Alberto Cotta Ramusino, i njohur me emrin e artit si Tananai.
Në postimin e fundit të Evi Reçit të gjithë vëmendjen e merr komenti i Kledi Hysës
I-sh-konkurrenti i “Big Brother VIP” dhe modeli Kledi Hysaj prej disa javësh përflitet për një lidhje me këngëtaren e njohur Evi Reçi.
Dhe megjithëse asnjëri prej tyre nuk kanë vendosur të bëjnë një deklaratë të qartë në lidhje me raportin e tyre, dyshimet janë konfirmuar çdo ditë e më shumë me postimet e tyre.
Fillimisht në rrjet nisën të qarkullonin foto të dy personazheve nga vende të njëjta, më pas udhëtimi i Evit në Austri, dhe intervistat e tyre konfirmuan të gjitha dyshimet.
Kështu dyshja nuk ‘fshihen’ më, dhe nuk ngurrojnë ta tregonë këtë gjë në rrjetet sociale.
Këngëtarja ka publikuar së fundmi në Instagram një foto-album ku shihet e veshur me bikini blu, teksa pozon në një fushë tenisi.
Vëmnendjen e ka marrë komenti i Kledit, i cili shkruan: “Shumëëë mirëëë”, së bashku me disa emoji flakësh. Ndërkohë këngëtarja e ka pëlqyer komentin e tij.