zoom

Day ArchiveDetaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një 12-vjeçar është vrarë aksidentalisht nga xhaxhai i tij.

Policia ka njoftuar se i mituri ka ndërruar jetë në orën  22:15 minuta, teksa është qëlluar aksidentalisht me çifte.

“‘Ai ka qenë duke luajtuar me armën, kur është shkrepur aksidentalisht nga xhaxhai, i cili po luante me armën me nipin.

 

 

Ky i fundit  është shoqëruar dhe po merret në pyetje mbi rrethanat. Është sekuestruar edhe arma.

Në ato momente na banesë kanë qenë edhe prindërit e fëmijës. Nuk dihet ende nëse në dhomë kanë qenë të vetëm apo të pranishëm kanë qenë edhe prindërit e të miturit”, u shpreh ai.

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

Një 16-vjeçar nga fshati Shaptej i Deçanit, u vra me thikë para derës së shtëpisë nga një bashkëmoshatar.

Mediat raportojnë se fillimisht dy adoleshentët u kapën me fjalë, ndërsa njëri-prej tyre nxori thikën dhe vrau bashkëmoshatarin.

Policia vuri në pranga pas ngjarjes autorin e ngjarjes.

Sipas mediave në Kosovë, dy adoleshentët ishin shokë klase me njëri-tjetrin.

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur para pak ditësh opinionin publik, teksa u bë me dije për mediat se Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Shehi humbën jetën pasi ranë nga kati i 6-të i pallatit ku jetonin. Hetuesit amerikanë po hetojnë nëse ka pasur ndonjë konflikt përpara se aktori shqiptar dhe gruaja e tij të vdisnin në lagjen Bronx të New York.

Një burim ka treguar për “New York Post” se në apartamentin kishte shenja që tregonin se jeta e çiftit nuk ishte e gjitha harmoni, pasi ata nuk vendosën papritur të linin fëmijët e tyre dhe të hidheshin në mënyrë të papritur.

Një shënim vetëvrasjeje nuk u la pas, sipas burimit. Autoritetet janë duke pritur për rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse Shehi ka pësuar ndonjë lëndim në trup.

Deri tani mjekësia ligjore e qytetit nuk ka marrë një vendim për të përcaktuar shkakun e vdekjes së Ornela Shehit dhe as të Florind Belliut. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur 28-vjecarja bie e para nga kati i gjashtë i ndërtesës më pas edhe 35-vjeçari Belliu.

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Nga informacionet paraprake mësohet se një djalë rreth 12-vjeç, është qëlluar me çifte dhe ka ndërruar jetë në fshatin Dajç të Shkodrës.

I mituri është qëlluar aksidentalisht nga xhaxhai i tij.

Policia ka nisur hetimet.

 

 

 

 

 

 

 

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

Baba Vanga, emri i vërtetë i së cilës është Vangelia Pandeva Dimitrova Gušterova, ka lindur më 31 janar 1911 në Strumicë të Maqedonisë. Sipas folklorit dhe shumë dëshmive, ajo parashikoi ngjarjet më të rëndësishme botërore, veçanërisht fatkeqësitë.

Ndër të tjera u shkrua historia e saj për përmbytjen e madhe.

-Përmbytja e madhe që vjen në fund të pranverës do të sjellë një lumë kufomash… Dhe pikërisht kur mendojmë se makthi më i keq ka mbaruar, vjen një sëmundje e tmerrshme. Do të jetë më keq se SIDA dhe do të kosit burrat. Këto janë fjalët që Vanga foli para vdekjes së saj në një nga intervistat e fundit me udhëtarin dhe biznesmenin ukrainas Anatoli Lubchenko.

Ai e vizitoi Vanga në vitin 1994, kur ajo tashmë ishte jashtëzakonisht e rraskapitur nga luftimi i një sëmundjeje të rëndë.

Edhe pse Vanga nuk specifikoi se kur lumenjtë e kufomave do të rrjedhin nëpër botë, ekspertët besonin se ishte një seri përmbytjesh që do të vinin vit pas viti dhe do të mbanin gjithçka përpara tyre. Qershori 2014 solli vërtet një fatkeqësi të paparë. Përrenjtë lanë shtëpitë, shkatërruan makina dhe pothuajse gjithçka që njerëzit zotëronin. Shprehja në fytyrat e tyre i thoshte të gjitha.

“Tragjedia është shumë e madhe. Unë jam në rrugët e periferisë. Këtu nuk ka rrugë, nuk ka shtëpi, makinat janë njëra mbi tjetrën”, vajtoi Ivan Portnih, atëherë kryebashkiak i qytetit të Varnës, një resort i famshëm bullgar.

Ata po jetonin një makth ato ditë.

Përmbytja ishte e tmerrshme, biblike, e paprecedentë, mbuloi një pjesë të madhe të Bullgarisë. Vetëm dy muaj më parë, kaos i ngjashëm u përjetua në Serbi, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë.

Njerëzimi në këtë rast, ishim dëshmitarë, ende e kapërceu tragjedinë. Njerëzit i ndihmuan njerëzit. Për shkak të përmbytjes, njerëzit u bënë përsëri njerëz. Të mbledhur në kontejnerë, ndihmuan, ndanë koren e fundit të bukës, fëmijët u socializuan sërish.

Bota dukej se ishte ashtu siç duhej të ishte përsëri plot njerëzi dhe dashuri vëllazërore. Policë, zjarrfikës, ushtarë, fqinjë ata kaluan nëpër ujë dhe shpëtuan çdo qenie, nga pulat te njerëzit. Njëri vdiq për tjetrin. Dhe pikërisht kjo i mungonte botës, siç thoshte Baba Vanga.

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrajcë, në Prrenjas. Banorët kanë gjetur sot në mëngjes të varur në një pemë afër shtëpisë shtetasin Fatos Çollaku 48 vjeç.

Sipas banorëve shkak ka qënë varfëria, ndërsa Çollaku prej muajsh nuk kishte energji elektrike. Jetonte bashkë me motrën dhe shpesh me ushqime e ndihmonin banorët e fshatit.

Ndërkohë që trupi i tij gjendet në morgun e Elbasanit, ku akoma nuk është paraqitur mjeku ligjor për ekspertizën ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Pasi kaluan muajin e mjaltit, çifti ndahen tri javë pas martesës

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, pasi kaluan muajin e mjaltit pak ditë më parë në Paris kanë vendosur të kalojnë më pak kohë me njëri-tjetrin.

Ky është vendimi që çifti ka marrë së fundmi dhe që, pa dyshim, i ka habitur të gjithë fansat.

Lajmi, i bërë publik fillimisht nga ‘Hollyëood Life’, konfirmon se aktori dhe këngëtarja e famshme kanë rënë në konsensus për t’u ndarë disa ditë, pasi kanë shijuar muajin e mjaltit në Evropë.

“Meqenëse profesionet e tyre i detyrojnë të kalojnë periudha të ndara, JLo dhe Affleck kanë vendosur të distancohen, në mënyrë që t’i mungojnë më shumë njëri-tjetrit”, tha burimi pranë çiftit duke vazhduar se ata nuk duan të lënë mënjanë karrierën e tyre në emër të dashurisë dhe besojnë se alternativa më e mirë është të vendosin një distancë.

 

Video/ Italia në kaos, rrugët kthehen në lumenj, uji merr përpara makinat

Italia është goditur sot nga stuhi të fuqishme shiu.

Sipas mediave italiane zona e Camapnias është më e prekura, ku rrugët janë kthyer në lumenj të mëdhenjë, duke marrë përpara makinat dhe çdo gjë tjetër.

Një stuhi e fortë goditi gjithashtu dhe Irpininë, duke shkaktuar një përmbytje të madhe në qytetin Monteforte Irpino.

Siç shihet edhe në videot e shpërndara në rrjetet sociale rrjedha e fuqishme tërhoqi baltën dhe mbeturinat në drejtim të rrymës dhe rrugët e qytetit u shndërruan në lumenj dhe morën para disa makina dhe objekte të ndryshme.

Kryebashkiaku Costantino Giordano u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos dalin nga shtëpia.

“Situata është jashtëzakonisht delikate në të gjithë pjesën e sipërme të Montefortes”- shkruan kryebashkiaku në një postim në Facebook.

Vendimi/ Rama ndërron kabinetin qeveritar

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër zëvendësim në ekipin negociator me Bashkimin Europian, pasi largoi Zef Mazin dhe e zëvendësoi me Majlinda Dhukën në postin e kryenegociatores.

Sipas vendimit të Qeverisë, nga ekipi negociator është larguar Juliana Latifi dhe është zëvendësuar me ish-kreun e KQZ-së Denar Biba. Latifi, ishte negociatore për kapitullin 5.

Vendimi i qeverisë është marrë më 29 korrik, ku Rama shkarkoi negociatorin Zef Mazi dhe në vend të tij emëroi Majlinda Dhukën. Kjo e fundit do të jetë dhe në krye të ministrit të Shtetit.

VENDIM Nr. 520, datë 29.7.2022

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 422, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe në vijim të vendimit nr. 749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

1. Në vendimin nr. 422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 1, të kreut I, bëhen këto ndryshime:
i. Fjalët “z. Zef Mazi, Kryenegociator;” zëvendësohen me “znj. Majlinda Dhuka, ministër Shteti dhe Kryenegociator (në vijim “Kryenegociatori”)”;
ii. Fjalët “znj. Juliana Latifi” zëvendësohen me “z. Denar Biba”.

Berisha: Një pronar peshkarexhe bën vetëm këtë gjë, takohet me kryeministrin

Kreu i PD Sali Berisha, në një takim me ekspertë për çmimin e naftës dhe energjisë, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se janë të përfshirë në kontrabandën e naftës.

Ai deklaroi se qeveria kryen 300 mijë ton naftë kontrabandë, dhe se zinxhiri se si funksionon një gjë e tillë tashmë është zbuluar.

Kreu i demokratëve u shpreh se një pronar i një peshkarexhe ka takime të vazhdueshme me kryeministrin Rama, për këtë gjë.

“Po ndalem këtu jo se mund të ndryshojë kursi i kësaj qeverie, por për tu thënë qytetarëve që potenciali i ndryshimeve drastike, të thella dhe të menjëhershme në këtë fushë është ekziston, është i plotë e i mundshëm. Këtë premtojmë ne, sepse jemi në një betejë me këtë qeveri.

Mirë ju thonë qytetarët jeni në betejë, por çdo bëni kur të vini.

 

 

Dje deklarova se do të përgjysmojmë barrën fiskale të naftës, do subvencionojmë 100 përqind biletat e udhëtimit inter-urbane dhe urbane. Nuk po shpikim e kanë bërë edhe të tjerë. A kemi mundësi ne ta bëjmë këtë? Plotësisht. Jemi vendi që prodhojmë 1 mln ton naftë.

300 mijë ton kontrabandohen, por kush e bën? Qeveria. Nafta nuk është kokainë që futet në arka bananesh, është i nohur zinxhiri. Ka pronarë të peshkarexhave. Një prej tyre bën vetëm kontrabandë nafte, që i shkarkon lirshëm dhe që thuhet se takohet periodikisht me kryeministrin.

Nuk mund të ketë kontrabandë nafte pa një mbulesë të plotë të qeverisë.
Ky të duket ndonjëherë se ka mendësinë e Shqipërisë pa vetura”, u shpreh Berisha.