zoom

Day ArchiveObjektivi i Xavit qëndron te Chelsea, spanjolli rinovon me blutë

Cesar Azpilicueta nuk do të largohet nga Chelsea. Ndonëse kërkohej me ngulm nga Barcelona, mbrojtësi spanjoll ka rinovuar zyrtarisht me blutë e Londrës, ku mban edhe shiritin e kapitenit.

Futbollisti kërkohej me ngulm nga Xavi që e kishte planifikuar titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes së Barcelonës dhe negociatat vijonin prej javësh, megjithatë vullneti i Tuchel ka ndryshuar situatën.

Mbrojtësi 32-vjeçar spanjoll ka vendosur të rinovojë edhe për dy sezone kontratën me Chelsean, duke qetësuar jo pak trajnerin Tuchel, i cili këtë verë humbi edhe emra si Christensen e Rudiger. /zoom.al/

Broja qëndron te Chelsea, klubi e konfirmon me lëvizjen e fundit

Armando Broja do të qëndrojë te Chelsea, pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij.

Chelsea ka bërë të ditur numrat e lojtarëve për sezonin e ri.

Mes tyre përfshihet edhe Armando Broja që është pjesë e ekipit të parë që drejtohet nga Tuchel.

Sulmuesit shqiptar i është lënë fanella me numër 18.

I njëjti numër është mbajtur nga Romelu Lukaku në dy sezonet e tij të para te Chelsea dhe më vonë nga Oliver Giroud.

Kjo lëvizje e fundit tregon që Broja është në planet e Chelsea, ashtu siç trajneri gjerman e ka theksuar disa herë. /zoom.al/

Pall-a tremb Ballkanin, kampionët e Kosovës fitojnë me vuajtje ndaj Klaksvik

Ballkani mori një fitore tepër të rëndësishme në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke mundur 3-2 Klaksvik, për llogari të turit të tretë të Conference League.

Kampionët e Kosovës, ishin superior duke e dominuar kundërshtarin në 45’ e para.

Gripshi zhbllokoi takimin kur u mbush gjysmëore lojë, ndërsa Korenica, dyfishoi shifrat në 2-0 në minutën e 41’.

Në pjesën e dytë Ballkani shënoi edhe golin e tretë me Rrahmanin, por duke krijuar përshtypjen se përfundoi gjithçka.

Por miqtë zgjodhen dhe shënojnë dy herë me sulmuesin Pall Klettskard (69, 88’), duke mbajtur gjallë shpresën për kualifikim për në play off. /zoom.al/

Trafikanti i armëve vdiq në Tiranë, në Poloni jep dorëheqjen kreu i Shërbimit Sekret

Piotr Krawczyk, kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Jashtme në Poloni ka dhënë sot dorëheqjen. Edhe pse arsyetimi zyrtar është “Për arsye personale”, mediat polake shkruajnë se lidhet me misterin e vdekjes dhe aludimeve për djegien e trupit të Andrzej Izdebski, tregtari armësh dhe respiratorëve anti COVID, që vdiq në Tiranë.

Kreu i qeverisë polake u pyet në një konferencë për shtyp të premten e kaluar në lidhje me raportimet në media se shërbimet polake nuk kanë kontaktuar me shërbimet shqiptare pas vdekjes së Andrzej I., apo para vdekjes së tij. Si ka mundësi që as prokuroria dhe as ndonjë institucion tjetër nuk kanë pyetur për Andrzej I., një tregtar armësh që duhej të furnizonte respiratorë gjatë pandemisë- pyeti gazetari.
Kryeministri u përgjigj se “sipas informacioneve që ka marrë nga drejtuesit që mbikëqyrin shërbimet sekrete, ka pasur kontakt me shërbimet shqiptare dhe vendimi për djegien e trupi është marrë me kërkesë të familjes, pas konsultimit me shërbimet. Ka pasur një kontakt mes shërbimeve tona dhe shqiptarëve, familja është përfshirë, gjithçka është marrë vesh sipas procedurave .

Gazetari theksoi se të paktën dy prokurorë që merren me çështjen pretendonin të kundërtën, kryeministri vuri në dukje se nuk kishte folur me prokurorët.

“Nëse redaktori ka një informacion të tillë, unë nuk e vë në dyshim. Unë them se kam folur me menaxhmentin që mbikëqyr shërbimet speciale, kam informacione për kontaktin e shërbimeve tona speciale me shërbimet speciale shqiptare”, tha kryeministri polak.

Andrzje Izdebski, 71-vjeçar nga Polonia, i njohur si një tregtar armësh dhe aparatesh respiratorë gjatë kohës së pandemisë COVID-19 u nda nga jeta në Shqipëri në korrik. Ai jetonte te Pallatet Agimi në Tiranë. Varrimi i Andrzje Izdebski u bë në Poloni më 15 korrik. Gruaja e tij Ewa (69 vjeçe) tha se ai dy ditë para vdekjes u ankua për dhimbje zemre. Ndërkohë që autoritet shqiptare konkluduan se vdekja ishte natyrale.

Andrzje Izdebski ishte në arrati që prej vitit 2021 pasi ishte nën hetim nga prokuroria polake. Në fillim të pandemisë së COVID-19 ai në rolin e ndërmjetësi për të siguruar një sasi prej 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë. Por ai nuk i siguroi edhe pse kishte marrë 42 milion dollarë paradhënie. Ai ktheu vetëm 16 milionë dollarë, por jo pjesën tjetër.

Por cila ishte arsyeja se pse ai ndodhej në Shqipëri? Ai kishte miq të vjetër në Tiranë, pasi kishte bërë tregti armësh disa kompanive të regjistruar në vitin 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emrin UNIMESKO me ortakë edhe dy shqiptarë. Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri.Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri. Zyla zotëronte aksione në “Dardi Security” shpk dhe “Ëind Sun Ëater Initiative”, ku për këtë të fundit ka shitur aksionet tek shtetasi Lorenc Goca, veprim i cili është bërë në muajin shtator 2012. Ndërsa për kompaninë “Dardi Security”, Liljana Zyla ka pezulluar aktivitetin. Ylli Zyla dha dorëheqjen pas publikimit të këtij skandali.

Bashkëshortja e ish- kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak Shqiptar Ylli Zyla, gjatë vitit 2008-2012 është bashkëaksionere me disa tregtarë të licensuar për eksport armatimi në Shqipëri, duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin “Për konfliktin e Interesit”. Liljana Zyla që prej vitit 2008 është bashkëaksionare në kompaninë “Ëind Sun Ëater Initiative” (ËSËI) së bashku me shtetasit Lorenc Goca dhe Andrzej Izdebeski (shtetasi polak), të cilët në të njëjtën ditë që kanë themeluar kompaninë me gruan e shefit të SHIU-t, kanë krijuar edhe dy kompani të tjera në Tiranë me objekt aktiviteti tregtinë e materialeve ushtarake dhe armatimit.

Por duket se në të njëjtën datë dhe ditë dy ortakët e Zylës, Goca dhe Izdebeski kanë shkuar në QKR për të riregjistruar dhe dy kompani të tjera, të quajtura UNIMESKO dhe NITRO-CHEM, të cilat janë kompani që kanë si objekt të aktivitetit të tyre, tregtinë në sektorin e materialeve ushtarake dhe eksportin e armatimeve. Të dyja këto kompani kishin marrë marrë leje për të eksportuar armatime nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë Berisha në atë kohë.

Mbyllet protesta për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë, qytetarët: Kthehemi të hënën!

Pas më shumë se 100 minuta, është lajmëruar fundi i protestës mbi vrasjen e 7-vjeçares në Himarë.

Avokati Altin Goxhaj ka lajmëruar se protesta do të vijojë të hënën në orën 19:00, ndërsa më parë kishte deklaruar se 72 orë i janë vënë në dispozicion kreut të qeverisë që të marrë masat e nevojshme për shkarkimin e personave përgjegjës për tragjedinë, pra ministrit Blendi Çuçi, ministres Kumbaro dhe Gledis Nanos.

“Edi Rama kriminel”/ Vdekja tragjike e Jonadës, protestuesit thirrje në kor para Kryeministrisë

Vijon protesta e qytetarëve për ngjarjen e tmerrshme të ndodhur dy ditë më parë në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeccare Jonada Avdia humbi jetën, pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga një oficer policie.

Qytetarët kanë janë ngjitur në shkallët e Kryeministrisë për të ndezur qirinj, ndërsa nuk ndalonin thirrjet “shporru”, ndërsa kanë thirrur në kor: “Pa drejtësi, nuk ka qetësi!”.

Gjithashtu nga protestuesit u dëgjua thirrja: “Edi Rama, kriminel, kriminel”.

Protesta për Jonadën 7-vjeçare zhvendoset para Kryeministrisë, policia kapet e papërgatitur

Protestuesit që marrin në pjesë në tubimin për tragjedinë e ndodhur në Potam , ku Jonada 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase, janë zhvendosur nga ministria e Brendshme, para godinës së Kryeministrisë.

Policia është kapur e papërgatitur nga kjo lëvizje e turmës, pasi ishte parashikuar që protesta do të mbyllej në pedonalen “Murat Toptani.

Përreth godinës së kryeministrisë ndodhen aktualisht vetëm 20-30 efektivë policie, por nga ana e protestuesve nuk ka pasur sulme ndaj godinës, por janë ndezur qirinj në shkallët e saj.

 

 

Në mesin e tyre gjendet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Stresi i bashkohet protestës përpara Ministrisë së Brendshme për vdekjen e 7-vjeçares

Qytetarë të shumtë dhe aktivistë të shoqërisë civile i janë bashkuar protestës së sotme përpara Ministrisë së Brendshme.

Tubimi vjen disa ditë pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia e cila u godit me skaf nga ish-oficeri i policisë, Arjan Tase.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe reperi i njohur, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.

Protesta për vogëlushen e vrarë në Himarë, shihni pjesëmarrjen e qytetarëve

Një protestë është organizuar sot nga shoqëria civile për ngjarjen e cila ka tronditur vendin ku një 7-vjeçare humbi jetën në Himarë.

Pjesëmarrja në protestë ka qenë e lartë, ndërsa qytetarë të shumtë kanë marrë edhe fjalën dhe kanë shprehur indinjatën në lidhje me tragjedinë e ndodhur.

Ata kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Bledi Çuçit, Mirela Kumbaros dhe Gledis Nanos.

 

Protesta përpara Ministrisë së Brendshme, tensionohet situata! Qytetarët përplasen me policinë

Protesta përpara Ministrisë së Brendshme, tensionohet situata! Aktivistët përplasen me policinë.

 

Qytetarët, shoqëria civile dhe politika protestojnë pranë Ministrisë së Brendshme. Protesta zhvillohet në kujtim të vajzës 7-vjeçare që humbi jetën nga tragjedia e Himarës.

Protestuesit u mblodhën fillimisht tek pedonalja tek Ministria e Brendshme.

Siç duket disa prej protestuesve mbajnë pankarta nëpër duar. Po ashtu, ata kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë.

“Jonada je në zemrat tona”, ishte një nga pankartat që mbante një qytetare.

“Çuçi-Kumbaro, kriminela me kollaro”, thërriste një tjetër.

“Poshtë qeveria, poshtë Edi Rama, poshtë ai zagar”, tha një qytetar para gazetarëve.

Po ashtu, policia ka marrë masa. Në Ministrinë e Brendshme efektivët janë vendosur në distancë nga njëri-tjetri. Forcat Shqiponja dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë janë pozicionuar në sheshin brenda teatrit. Kjo masë është marrë për të shmangur ndonjë provokim në drejtim të qytetarëve dhe për këtë arsye janë zgjedhur efektivë të rendit.

Janë marrë po ashtu edhe masa paraprake. Garda e Republikës ka marrë në mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë.

Nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti” qytetarët kërkojnë drejtësi për Jonada Avdinë, e cila zgjodhi bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet së bashku me familjen e saj, por tragjikisht humbi jetën nga mjeti lundrues i drejtuar nga komisari Arjan Tase.

Qytetarët prej ditësh kanë shprehur zemëratën e tyre në rrjetet sociale ndërsa sot kanë dalë për të kërkuar në emër të jetës të bëhet drejtësia për vajzën e mitur.

Kjo protestë mbështetet edhe nga politika. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë deklaruar se do të mbështesin këtë proteste qytetare. Në shesh kërkohet dorëheqja e Ministres se Turizmit, Mirela Kumbaro, Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kreut të Policisë së shtetit, Gledis Nano.