Aplikacion
Pas ngjarjes së sotme tronditëse në Himarë ku humbi jetën një 7-vjeçare e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga ana e oficerit të policisë Arjan Tase, është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migravionin në Vlorë.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, janë shkarkuar të gjithë oficerët e lartë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë, me arsyetimin
Policia e Shtetit për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare.
Njoftimi:
Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe personat përgjegjës, për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, pas analizës së hollësishme në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në Potam, Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie, bazuar në konkluzionet e nxjerra nga analiza e situatës, mori vendimin për shkarkimin nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues dhe të personave përgjegjës në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano u shkarkuan nga detyra:
Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë;
Komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë;
Kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;
Nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori;
Inspektorë Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;
Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori;
Inspektorë Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.
Ndërkohë, grupi i posaçëm, i ngritur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i përbërë nga specialistë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike, vijon punën për eleminimin e mangësive, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese.
Drejtori i Përgjthshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është i vendosur për të mos toleruar asnjë punonjës policie, drejtues apo zbatues, që nuk zbaton me rigorozitet dhe ndershmëri detyrat funksionale, në interes së mbrojtjes së jetës së qytetarëve
Policia e Shtetit i shpreh edhe një herë familjes Avdia, ngushëllimet më të sinqerta, dhe siguron qytetarët se punonjësit e Policisë në të gjithë vendin janë duke punuar me përkushtim dhe sakrificë për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar paligjshmërinë, ndaj ngjarja shumë e rëndë që ndodhi mesditën e sotme nuk duhet të përbaltë dhe të hedhë poshtë punën e mijëra punonjësve të Policisë në të gjithë vendin.
Vrau me skaf 7 vjeçaren, zbardhet dëshmia e Arjan Tases: Mori gaz vetë…Autori i krimit të rëndë në plazhin e Potamit, Arjan Tase është marrë në pyetje nga oficerët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Tase ka deklaruar se në momentin kur ka goditur vajzën gomonia ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare.
Në dëshminë e tij Tase ka deklaruar se në mëngjes kishte shkuar me makinë në Porto Palermo për të marre aty gomonen dhe se mjetin ia kishte marrë djalit të xhaxhait, por ka deklaruar se edhe vetë kishte leje drejtimi të mjeteve lundruese.
Tase kishte udhëtuar me gomone nga Porto Palermo në drejtim të Potamit ku do merrte gruan dhe fëmijët për t’i nxjerrë shëtitje në det me gomone.
Qirinj e lule, qytetarët homazhe te kryeministria për 7-vjeçaren që u vra në HimarëDisa qytetarë kanë ndezur qirinj te Kryeministria në shenjë homazhi për 7-vjeçaren, që humbi jetën në Himarë, pasi u godit nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.
Ata kanë shprehur ngushëllimet për familjarët e vogëlushes, ndërsa kanë vendosur lule në shkallët e godinës.
Ngjarja në Himarë, PD zhvillon protestë më 4 gusht
Pas ngjarjes së rëndë në Himarë, Partia Demokratike ka njoftuar se do të zhvillojë protestë më 4 gusht në orën 19:00 para ministrisë së Brendshme.
Ngjarja në Himarë do të përdoret nga Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Blendi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
Slogani i kësaj proteste është “Nuk e vrau varka, por shtetit”. Sot në palzhin e Himarës skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase përplasi për vdekje një vajzë 7 vjeçare e cila ndodhej pranë bregut të detit.
“Një vajzë e bukur, me kaçurrele”, gazetarja rrëfen tragjedinë në Potam: Askush nuk guxonte…Vendi ynë është tronditur ditën e sotme nga vdekja tragjike e vajzës 7-vjeçare në plazhin e Potamit. Vogëlushja ishte në det kur skafi që drejtohej nga polici Arjan Tase iu afrua dhe i mori jetën. Gazetarja Esmeralda Keta e cila ka qenë e pranishme në vendngjarje ka treguar në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë asnjë pushues nuk kishte guxim të futej në det për të nxjerrë trupin e pajetë të vogëlushes.
Sipas saj familja me origjinë nga Tropoja ditën e djeshme kishte mbërritur në plazhin e Potamit për të kaluar pushimet e verës. Më tej ajo shton se mamaja e vajzës që humbi jetën vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes pasi ka frikë se ngjarja e rëndë mund të manipulohet.
Postimi i plotë i gazetares:
Vetëm pak metra larg fëmijëve të mi që po laheshin ne det, një 5-vjecare e bukur, me kacurrela te arta, u masakrua nga një skaf…Per te kuptuar se sa dramatike ishte ngjarja mjafton tu them se asnje prej dhjetra pushuesve nuk guxonte të futej në det e të nxirrte trupin e vogushes së pafat, vetëm një hollandez qe punonte tek ndihma e shpejte pati kurajon te mblidhte trupin e vogelushes…. Familja me origjinë nga Tropoja por që jetonte në Kanada, vetëm dje pasdite kish mbërritur ne Potam per te kaluar pushimet që u kthyen në tragjedi.
Kush e ka fajin?
Nê vendin ku ndodhi ngjarja kishte kordon sigurie per mjetet e lundrimit, por te gjithe ne kemi nevoje te dime a jane me licencë këto kordone? Nese po, a jane ato konform ligjit? Qe do te thote te jene te taposura, te jete i lire kordoni dhe te mos vendosen cadra ne vendin qe i korespondon kordonit, te kete njerez qe ndihmojne dhe udhezojne mjetet qe dalin ne breg, por edhe qe nuk i lejojne pushuesit te lahen brenda tij.. n
Nese nuk i plotesojne keto kushte atehere, ata qe e kane per detyre ta monitorojne duhet te mbajne pergjegjesi. Duke pare se sa shume kordone te tilla ka pergjate vijes bregdetare duhet te marre fund mania qe cdo lokal te kete dalje ne det…
Do ta kem të vështirë të shkul nga mendja fytyrën e së ëmës se vogelushes, teksa nje kordon i gjate pushuesish shkoi te ngushellonte. E vetmja gje qe mund te benin ishte ti jepnim nje perqafim e ajo mu drejtua, kur pa femijet e mi: “Shijoni njeri -tjetrin. Mos lejoni hallet t’ ju mbysin. Une e humba pergjithmone vogelushen time”. E mbytur ne lot dhe mes asaj dhimbje ajo grua kishte force te na thoshte nje fjale te mire, ndersa ne nuk ia mbrojtem dot vogelushen e saj. Edhe pas 4 oresh nga ngjarja ajo vazhdon e qendron ende ne skenen e krimit, nga frika se mos e manipulojne ngjarjen…
Detaje shokuese / Babai i vajzës i afrohet policit vrasës pas tragjedisë, më pas bie në gjunjëNjë fëmijë rreth 5-vjeç ka humbur jetën pasi është goditur nga një gomone mesditën e kësaj të marte në plazhin e Potamit në Himarë.
E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Plazhin e Potamit, një plazh i mbi populluar. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, i identifikuar si Arjan Tase dhe është shoqëruar në polici ku drejtuesi i prokurorisë, Aurel Zarka ka urdhëruar arrestimin e tij. Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në Polici.
Ndërkaq janë publikuar fotot e dhimbshme të një konflikti mes babait të vogëlushes së gjorë që humbi jetën më kot dhe policit vrasës Arjan Tase. Shihet madje se si polici tenton të mbrohet, a thua se po i bien në qafë kot.
Më pas një tjetër foto akoma më e dhimshme na lë të gjithë pa fjalë, babai i vogëlushes shtrihet i dërrmuar në plazh me duart mbi kokë.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për ngjarjen e rëndë në Himarë, ku një fëmijë 7 vjeç u godit për vdekje nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.
Meta tha se kjo ishte një vrasje e paralajmëruar, teksa shtoi se siguria në plazhe mbetet në nivele katastrofike.
“U shkaktua një tragjedi e pangushëlllueshme për të gjithë familjarët, por edhe një tronditje e rëndë për mbarë opinionin publik. Ishte një vrasje e paralajmëruar.
Pak javë më parë në Jalë, një gomone hyri e shpejtësi në rërë dhe plagosi dy pushues. Raste të tilla kemi pasur në shumë zona të vendit.
Menaxhimi i sigurisë në plazhe mbetet katastrofik. Ku shkojnë miliona euro për sigurinë në plazhe? Si mundet të dilet e të thuhet që përgjegjësia është individuale? Të gjithë qytetarët janë të bindur se arroganca që demostrojnë drejtues dhe individë në forcat e policisë, që për fat të keq minojnë besimin e qytetarit te shumë policë profesionsit. Nuk ndodhin rastësisht. Edhe personi që ka kryer këtë vepër të rëndë, rezulton të ketë qenë i dënuar dhe i pezulluar dhe i rikthyer. Rikthehen pas ndërhyrjes të dorës së ngrohtë të partisë.
Kjo është rezultat i arrogancës së kryeministrit, i cili thotë kur ndodhin ngjarje të tilla “pse e politizoni”.
A është e hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë? E mbani mend çfarë ndodhi me të riun Rasha gjatë periuedhës së pandemisë, që u vra se vajti të blinte një paketë cigare”, tha Meta.
Tragjedia në Himarë, Rama “shuplakë” Nanos: Policia të marrë mësimet e duhuraVrasja e një fëmije në Himarë nga një skaf i drejtuar nga një polic i Shtetit shqiptar, ishte ngjarja më tronditëse e ditës së martë, e cila ka ngritur në këmbë mbarë opinionin publik.
Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia, është vrarë ditën e sotme ndërsa luante buzë detit në Himarë, nga skafi i drejtuar nga Komisari i Policisë në Elbasan, Arjan Tase.
Një ngjarje e cila në bën të gjithëve të reflektojmë a jemi më të sigurtë në këtë shtet, pasi jo vetëm krimi, por tani po na vrasin dhe policët.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku një skaf i drejtuar nga oficeri Arjan Tase, përplasi për vdekje vajzën 7-vjeçare të familjes Avdija e cila ndodhej për pushime në det.
Në reagimin e tij në twitter, Rama shkruan se është rrëqethëse dhe nuk ka fjalë ngushëlluese për familjen që humbi vajzën pasi u përplas nga skafi në det.
Ndërkohë që thekson se autori të marrë dënimin maksimal nga drejtësia, ndërsa shton se Policia e Shtetit duhet të nxjerrë mësime nga kjo ngjarje.
Postimi i Ramës:
Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!
Rrëfehet djali i 41-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Greqi: Nuk bënte asgjëShqiptari që vrau bashkëshorten e tij në Tsilivi të Zakynthos në Greqi, është dërguar në prokurorinë publike të Plimmeliodikon, Zakynthos. Prokurori publik i Zakynthos ngriti një ndjekje penale për vrasje dhe i dha 49-vjeçarit një afat për të kërkuar falje deri të premten e ardhshme.
Në prani të forcave të forta policore, 49-vjeçari është çuar nga dera e pasme e gjykatës së Zakinthos në zyrën e hetuesisë për të kërkuar falje. Që në orët e para të mëngjesit jashtë gjykatës ishin mbledhur qytetarë, mes tyre edhe disa gra, të cilat mbanin në duar pankarta që dënonin vrasjen.
Edhe djali 20-vjeçar i 41-vjeçares që u vra nga bashkëshorti i saj ishte jashtë gjykatës të Zakynthos. I riu ka dashur të jetë i pranishëm në momentin kur babai i tij do të kalonte pragun e prokurorit për të kërkuar falje për krimin që tronditi mbarë Greqinë dhe jo vetëm.
“Dua të shoh reagimin e tij, nuk e di… Erdha kështu, u ndjeva sikur duhej të vija, të isha këtu, të shikoj se si e bëri ky njeri diçka të tillë”, tha 20-vjeçarja, i cili nuk mund të besojë se babai i tij vrau nënën e tij. Siç ka shpjeguar, ai ka kontaktuar me vëllezërit e motrat e tij, të cilët ndodhen në shtëpinë e një të afërmi në Lamia dhe sipas asaj që i ka thënë kushëriri, motra e tij ishte duke fjetur dhe kërkonte nënën e tyre në gjumë.
Më tej ai ka thënë se disa herë ka tentuar ta parandalojë këtë sjellje nga babai i tij, por ai nuk ka dëgjuar.
“Ai turbullohej, vinte në shtëpi dhe ishte i turbullt, nuk dëgjonte askënd, madje as fëmijët e tij. I harxhoi kot paratë aty ku i shpenzoi, në vend që të ndihmonte, të bënte diçka më të mirë për fëmijët e tij. Vetëm mamaja punonte dy punë për t’ia dalë mbanë… Të gjitha shpenzimet e shtëpisë, gjithçka, mamaja e mbante një person të tillë”, tha ndër të tjera 20-vjeçari.
David Elleray: Arbitrat shqiptarë janë përmirësuar, asistentët të mos rrinë si policë…Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nisur prej ditës së djeshme seminaret me të gjithë arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Abissnet Superiore” në prag të edicionit të ri futbollistik 2022-2023.
Seminaret me bilbilat e kampionatit po zhvillohen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” e do të zgjasin për tre ditë radhazi, ku do të diskutohen tema të ndryshme me fokus jo vetëm në teori, por të gjithë arbitrat do të kalojnë edhe testet fizike.
Një prej tyre është Drejtori Teknik i IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit), David Elleray, njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit të Arbitrave të UEFA-s, i cili ka qenë edhe gjatë vitit të kaluar në vendin tonë, ku ka zhvilluar seminare lidhur me sistemin VAR në futbollin shqiptar.
Në një prononcim për fshf.org, Elleray tregoi se niveli i arbitrimit në Shqipëri është përmirësuar shumë që nga viti i kaluar.
Synimi i seminareve – Këto tre ditë seminar janë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Kështu, ne sigurohemi që arbitrat dhe asistenët të jenë fokusuar te ndryshimet në lojë dhe të kenë qëndrimin dhe mendimin e duhur për sezonin e ri futbollistik në Shqipëri.
Cilat janë temat kryesore që janë diskutuar e do të diskutohen? – Kemi disa tema dhe kemi një profesor shumë të mirë nga Italia, i cili po punon kryesisht me pjesën “jashtë loje”, sepse kjo është një fushë vendimtare në futboll. Sa i përket temave të mia, dje diskutuam rreth filozofisë dhe rëndësisë së arbitrimit. A e kuptojnë asistentët e arbitrave futbollin, jo vetëm të qëndrojnë si policë, por si ‘dirigjentë’ që ta bëjnë lojën më të mirë. Do diskutojmë rreth faulleve, si të mbrojmë lojtarët dhe prekjet e topit me dorë. Këto janë temat kryesore ku ne po fokusohemi në këto seminare.
A shihni përmirësim në nivelin e arbitrimit në Shqipëri? – Edicioni i kaluar ishte një mjaft sfidues për arbitrat dhe futbollin në Shqipëri me implementimin e sistemit VAR. Me atë që shoh, ka një përmirësim të madh në mendimet e arbitrave, përmirësimin e gjendjes së tyre fizike si edhe profesionalizëm të tyre. Ata kanë një lider të fortë, i kanë të qarta mesazhet dhe po bëjnë goxha progres. UEFA është shumë e kënaqur me zhvillimin e arbitrimit në Shqipëri. /zoom.al/