zoom

Day ArchiveAlarmon eurodeputeti: Serbia, e nxitur nga Rusia mund ta sulmojë Kosovën

Riho Terras, eurodeputet ka thënë se Serbia mund ta sulmojë Kosovën, duke u frymëzuar nga Rusia e Vladimir Putinit.

Ai u shpreh se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian duhet të qëndrojnë të fortë.

“Raportimet nga Kosova janë shumë shqetësuese. Përfaqësuesja e Putlers (bahskimi i emrave Putin dhe Hitler) Serbia po mëson nga vëllai i madh dhe mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në NATO dhe Komitetin për punë të Jashtme në Parlamentin Europian”, ka shkruar Terras në Twitter./ Zoom.al

Sërish sirena alarmi në Mitrovicë! Çfarë po ndodh në Kosovë?

Mbrëmjen e sotme është tensionuar situata në veri të Kosovës, për shkak se pas pak orësh pritet të hyjë në fuqi reciprociteti.

Gjatë së dielës në Mitrovicë është dëgjuar disa herë sirena e alarmit, e cila tregon se situata është tensionuar. Më herët u raportua në media se ka patur dhe të shtëna me armë në drejtim të policisë së Kosovës, por që fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar.

Gjithashtu disa serbë në veri kanë bllokuar rrugët me kamionë, gjë që ka bërë që qeveria e Kosovës të mbyllë pikat kufitare të Jarinjes dhe Bernjakut./ Zoom.al

Protestat në veri të Kosovës/ Raportohet për të shtëna me armë zjarri

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Zubin, Potok në Kosovë, aty ku janë vendosur barrikada nga serbët që po protestojnë.

Protestat e tyre lidhen me kundërshtimin e vendimit që do të hyjë nesër në fuqi për pajisjen me fletëdeklarim dhe zëvendësim të targave me ato të republikës së Kosovës.

Qytetarët kanë bërë bllokimet e rrugëve në disa vendndodhje të ndryshme në Veri të Mitrovicës në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak, të cilat pika janë mbyllur për qarkullim.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policor.

Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim këmbësorësh dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak./ Zoom.al

Tensionet në veri të Kosovës, reagon Kurti: Vuçiç dhe Petkoviç, përgjegjësit kryesorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar pasditen e sotme në veri të Kosovës, ku deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Petar Petkoviç janë përgjegjësit kryesorë për gjendjen në Veriun e Kosovës.

Ai tha se qeveria e tij është progresiste. Po ashtu kërkoi që opinioni mos të binte pre e mediave të Beogradit.

“Ditet e javët në vazhdim mund të jenë sfiduese dhe problemaitke”, tha Kurti.

“Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh.

Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat.

Qeveria e Republikës së Kosovës është demokratike e progresiste, që e don, respekton dhe zbaton ligjin dhe kushtetushmërinë, paqen dhe sigurinë, për të gjithë qytetarët pa dallim dhe për mbarë vendin tonë të përbashkët. Organet e rendit dhe të sigurisë së shtetit tonë po mbledhin informacion, po mbikëqyrin gjendjen dhe do të veprojnë, në mbrojtje të ligjit dhe të qytetarëve, të sovranitetit dhe integritetit tonë territorial.

Përcjellni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, dhe, mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë që me vetëdije u shërben atyre apo pa vetëdije bie pre e tyre.

Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike.

Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit. Ju falemnderit për mbështetjen.”

Tensionohet situata në veri të Kosovës, deputeti serb bën thirrje për luftë

Duket se situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar pasditen e sotme.

Marrëveshja e reciprocitetit për njohjen e targave, e cila do të sjellë njohjen e targave, që hyn në fuqi në 1 gusht (këtë të hënë), ka bërë që situata në veri të Kosovës të përshkallëzohet, pasi serbët nuk bien dakord.

Me anë të një postimi në Twitter, Vladimir Gjukanoviç, një deputet në Asamblenë Kombëtare të Serbisë nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, shkruan se ai beson se Serbia mund të detyrohet të përfshihet në “denazifikimin” e Ballkanit.

“Më duket se Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit. Do të doja të gaboja”, ka shkruar Gjukanoviç./ Zoom.al

Inaugurohet terminali i ri i aeroportit të Rinasit! Rama: Siguria ka qenë problem

Ditën e sotme është inaguruar terminali i ri të aeroportin e Rinasit. Kryeministri i vendit Edi Rama tha gjatë fjalës së tij se problem në këtë aeroport ka qenë siguria, duke kujtuar grabitjen brenda pistës së tij.

Ai theksoi se shkak për skandalin e grabitjes ka qenë koncesionari i mëparshëm, që sic shpjegoi ai nuk ka plotësuar kriteret dhe standardet për të administruar aeroportin, duke shtuar se tashmë ka një numër më të lartë të punonjësve të policisë në Rinas në shërbim të pasagjerëve.

Rama: Siguria që ka qenë problem në këtë aeroport. E mbajt mend me shqetësim dhe revoltë skandalin e futjes deri në pistë të një bande e cila për fat të mire u vu prapa hekurave si rezultat i mos plotësimit të standardeve nga ana e kompanisë që operonte dhe administronte aeroportin më parë.

Policia e cdo vendi bën simulimet e nevojshme, jep sugjerimet dhe asiston operatorët në marrjen e masave të sigurisë. Për fat të keq kjo nuk ndodhi në koncesionarin e mëparshëm.

I nxehti “përvëlues” në Europë dhe SHBA! Zjarret po rrezikojnë jetë njerëzish

Një valë e gjatë nxehtësie që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar zjarre në disa rajone të Kalifornisë. Pavarësisht se disa rajone të këtij shteti janë përfshirë nga zjarret, kulmi i sezonit të zjarreve në Kaliforni nuk ka arritur ende dhe kjo ka bërë që banorët e saj të përgatiten më mirë këtë vit. Edhe Evropa është përfshirë nga një valë e të nxehtit që ka shkaktuar një numër zjarresh në Itali dhe vende të tjera.

Banorët në Kaliforni po përgatiten këto ditë për zjarrin më të madh të shtetit, edhe pse ky rajon perëndimor i Shteteve të Bashkuara ende nuk ndodhet në kulmin e sezonit të zjarreve.

Jerry Caputo, një banor i Mariposës, ka vëzhguar me ankth shtëpinë e tij, që kur u afrua zjarri që ka përfshirë pyjet përreth. Ai dalloi copa druri të djegura në oborrin e tij, të cilat u bartën nga erërat që shkaktuan përhapjen e zjarrit.

“Jemi në gjendje gatishmërie, duke pritur zjarrin për të parë se në cilin drejtim do të fryjë era. Por, jemi të përgatitur”, thotë ai.

Zoti Caputo ka jetuar në këtë rajon për më shumë se tre dekada dhe thotë se ai ka vënë re ndryshimin e klimës. Valët e të nxehtit dhe thatësirës janë zgjatur, dhe një pellg natyror aty pranë pothuajse është zhdukur. Peizazhi i kësaj zone, dikur plot gjelbërim, tani është tharë. Ai thotë se një shkëndijë e vetme mund ta djegë gjithë shtëpinë e tij prej druri, të ndërtuar në vitet 1800.

“Duhet të kemi rezervuare me ujë, një gyp uji për të mundësuar lidhjen me zorrët e makinave të zjarrfikësve, spërkatës kundër zjarrit në shtëpi dhe vetëm bimë të këtij rajoni, të cilat duhet të mbillen rreth 8 metra larg shtëpisë”, thotë zoti Caputo.

Rreziqet nga zjarri janë bërë një realitet i rëndë në këtë rajon. Dhe për banorët si zoti Caputo, përgatitja, investimi dhe trajnimi janë mënyrat më të mira për përballimin e kërcënimit nga zjarret. Qindra shtëpi tashmë janë djegur dhe më shumë se dy mijë njerëz janë evakuuar për shkak të përhapjes së zjarreve në këtë rajon.

Ndërkohë, edhe Evropa është përfshirë nga një valë e të nxehtit dhe thatësirës që po shkakton zjarre në shumë rajone të saj. Zjarrfikësit italianë sot vazhduan të luftonin zjarret që kanë shpërthyer nëpër rajone të ndryshme të gadishullit, ndërsa vendi pret fundin e thatësirës më të madhe në 70 vjet.

Në Friuli Venezia Giulia, pamjet e filmuara me dron tregojnë dëmet e shkaktuara nga zjarret që kanë përfshirë një zonë pyjore pranë Gorizias, ku ekipe zjarrfikësish nga i gjithë rajoni po punojnë për t’i shuar ato.

Disa zjarre shpërthyen edhe në Giuliano di Roma, pranë Frosinones, dhe në Roccella Ionica, në Kalabri, ku puna e zjarrfikësve u vështirësua nga erërat e nxehta që përhapnin flakët.

Brigada e zjarrfikësve e Oristanos, në Sardenjë, sot arriti të shuante një zjarr që shpërtheu në qytetin e vogël të Palmas Arborea-s, ku flakët shkatërruan një zonë të gjerë shkurresh mesdhetare.

Çfarë ndodhi? Butrint Imeri ndahet nga aktorja Olta Beqiri!

Butrint Imeri është një ndër këngëtarët më në zë të momentit. Ai është komentuar shpesh për jetën e tij private.

Prej kohësh, ai dhe aktorja Olta Beqiri kanë qenë në një lidhje mirëpo tashmë dyshja i ka dhënë fund lidhjes,

Tashmë, ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjete sociale.

Butrinti ka qenë gjithnjë i rezervuar për jetën e tij dhe nuk është shprehur kurrë për lidhjet e dashurisë.

Së fundmi, Butrinti ka qenë duke performuar në skenën e një diskotekë në Pejë, ku disa  persona të pranishëm u konfrontuan fizikisht. Sherri më pas degradoi pasi djemtë u goditën edhe me sende të forta.

Në disa pamje të publikuara në “TikTok”, Butrinti duket se ka qenë duke performuar hitin e tij “AM.PM“ në kohën kur ka nisur sherri.

Duke pasur si qëllim qetësimin e situatës, Butrinti iu drejtua turmës duke i thënë: “Mos i shihni katunarët duke u kapur në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”.

Por më pas, ai publikoi një postim sqarues.

“Po më vjen shumë keq për reagimin që kam bërë duke përdorur termin “katunar”, gjatë një rrahje që ka ndodhur kur kam qenë duke performuan në nje klub. Ka qenë momentale dhe kam qenë shumë i frustuar me ato pamje që i kam patur përballë, sepse ne dalim për tu kënaqur e jo për të parë përleshje. Unë vetë jam katunar me prejardhje, jam Shaljan nga Mitrovica i lindur në Gjermani. Kështu që ata që janë ndjerë të ofenduar, ju kërkoj shumë falje sepse ka qenë moment që nuk kam ditur si të shprehem kur i kam parë ato sjellje. Ju do katunari Shaljan super krenar Butrinti”, ka shkruar ai

“Imazhi juaj po përdoret”! Blendi Fevziu përballet me të papriturën

Moderatorit të njohur dhe gazetarit shqiptar, Blendi Fevziu i ka ndodhur një e papritur. Ai ka publikuar në Instagram mesazhet e një mjeku brazilian.

Në të, bëhet me dije se figura e gazetarit shqiptar po përdoret nga dikush që po tenton të shitet si i pasur. Jo vetëm kaq, por burri që ka vjedhur imazhin e Fevziut po kërkon edhe partnere.

Gjithashtu, moderatori ka shpërndarë edhe një mesazh që i ka ardhur në Instagram nga një mjek.

Mjeku i bën me dije moderatorit se nëna e tij u mashtrua nga profili ‘fake’ që po përdoret nga një burrë, i cili shtiret si Blendi Fevziu por me një tjetër emër.

“Përshendetje Blendi. Unë jam brazilian, mjek obstetër dhe gjinekolog. Po ju kontaktoj për t’ju informuar se fotot dhe imazhi juaj përdoret nga një burrë për të vjedhur femrat braziliane. Nëna ime ishte një nga viktimat e tij. Banditët kanë marrë foto nga Instagrami juaj duke ndryshuar emrin. Ata shtiren si një njeri i vetmuar dhe i pasur që po kërkon grua. Tani do t’ju tregoj fotot që i dërguan nënës sime”– thuhej në mesazhin që i ishte dërguar Fevziut.

Jo vetëm kaq, por edhe një pasaportë ‘fake’ me foton e Blendi Fevziut po qarkullon kudo!

Foto/ Kjo është deputetja izraelite më seksi në botë, e krahasojnë me Monica Bellucin

Ish-modelja dhe ish-moderatorja Orly Levy, siç thonë shumica, është politikania më joshëse izraelite, mbase edhe politikania më joshëse në botë.

Aktualisht është anëtare e Parlamentit izraelit, ndërsa me bukurinë e saj tërheq vëmendjen sa herë që shfaqet në publik.
Përherë e kuruar, e bukur dhe interesante, Orly për disa vite gjendet në listën e politikaneve më seksi, por edhe e grave në botë.

Tani një sajt prestigjioz e ka vënë në vendin e parë të listës për vitin 2022.

Pra, atë kryeministri Netanjahu para disa vitesh e ka emëruar ministre për forcimin dhe avancimin e bashkësisë.

 

 

Orly Levy ka lindur në një familje hebraike marokene. Ajo është fëmija i nëntë i ish-ministrit të punëve të jashtme, David Levy.

Është interesant fakti se për shkak të të atit, ajo la punën e modelingut dhe iu fut politikës.

Meqenëse shërbimi ushtarak në vendin e saj është i detyrueshëm edhe për femrat, Orly ishte gjithashtu në ushtri dhe në Forca Ajrore izraelite.

Për shumëkënd, Orly është dëshmi se femrat mund të jenë të bukura, të mençura, por edhe të shërbejnë në ushtri. Më vonë ajo mori një diplomë juridike. Ajo është e martuar me Lior Abekasis, me të cilin ka katër fëmijë.