zoom

Day ArchiveMeta ish-sigurims? Blushi-Ramës: Kush është spiuni N.L, boll u fshehe pas fustanit të grave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i është drejtuar me pesë pyetje kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit reagoi për çështjen e Ilir Metës në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Në një postim në Facebook, ndër të tjera, Blushi pyet Ramën kush ia gjeti punën në revistën e Sigurimit. Po ashtu ai pyet se çfarë e lidh me spiunen “Neta” dhe kush është spiuni i faktuar N.L.

Sipas tij, Rama mashtron kur thotë se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sulën e ka propozuar Ilir Meta. Në fund, ai i kërkon kryeministrit të përgjigjet, duke i thënë të mos fshihet pas fustanit të grave.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.

1⃣ – Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”?

2⃣ – Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe në këmbim të çfarë?

3⃣ – Çfarë të lidh ty me spiunen “Neta” që karikaturove në revistën e Sigurimit?

4⃣ – A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen “Scavolini”? Po raportin ti e shkruajte?

5⃣ – Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e “Radio Lojës”?

Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.

Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.

Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit “Në shërbim të popullit”, e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.

Gjithësesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi.

Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.

Ka shumë gjëra që kanë çmim.

Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi.

Djali i Netës i di shaka këto.

Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi!

BOLL U FSHEVE PAS FUSTANIT TË GRAVE DHE TË MAMIT! PËRGJIGJU TANI!

U plagos nga gomonia në Jalë, Agustin Sefa jashtë rrezikut për jetën

Vetëm pak ditë më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në Jalë, ku një çift të fejuarish, 31-vjeçari Agustin Sefa dhe 25-vjeçarja Era Gj, u goditën nga një gomone gjatë kohës që po qëndronin në çadrën e tyre.

Vajza nuk pati dëmtime serioze, por Agustini u desh të operohej dy herë, për shkak të gjendjes së tij tepër të rëndë.

Por fatmirësisht një lajm i mirë vjen nga Agustini, i cili duket se më në fund ka dalë nga rreziku.

Ka qenë e fejuara e tij që ka bërë një postim në rrjetet sociale duke falënderuar Zotin për mundësinë e dytë që u dha për të jetuar edhe një herë jetën, pranë njëri-tjetrit./ Zoom.al

DETAJE/ Vrasja në Elbasan, bashkëjetuesi i theu telefonin për arsye xhelozie

Policia ka dhënë pasditen e sotme detaje për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku Ramis Mici vrau bashkëjetuesen e tij 37-vjeçare, Jetlira Eelezi.

Në një njoftim, policia bën me dije se 37-vjeçarja është paraqitur në datë 26.07.2022 rreth orës 21:30 në Komisariatin e Policisë Elbasan, ku deklaruar se ka konflikt për motive xhelozie me bashkëshortin e saj shtetasin R.M.

Megjithatë ajo nuk ka pranuar të bëjë kallëzim, por kërkoi t’i plotësohet urdhër mbrojtje në mënyrë që të mos kishin kontakte me njeri-tjetrin. Mici është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë ku iu shpjegua përgjegjësia ligjore dhe pas 10 orë si person i shoqëruar në Komisariat është lënë i lirë.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan, ku dyshohet se shtetasi R. M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J. E., 37 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën, ju bëjmë me dije se:

Më datë 26.07.2022 rreth orës 21:30 në Komisariatin e Policisë Elbasan është paraqitur shtetasja J. E., 37 vjeçe, e cila ka deklaruar se ka konflikt për motive xhelozie me bashkëshortin e saj shtetasin R.M.,

Menjëherë është njoftuar Zyra e Forumit të Dhunës ndaj Gruas ku si përfaqësues është paraqitur avokati i kësaj zyre shtetasi E.Gj.

Nga ana jonë është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasi R.M. Shtetasja J.E., ka deklaruar se ka patur konflikt për motive xhelozie ku shtetasi R.M., i ka thyer telefonin e saj dhe për këtë arsye është paraqitur në Komisariat.

Shtetases pavarsisht se i është kërkuar të bënte kallëzim për dhunë në familje, nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe kërkoi ti plotësohet urdhër mbrojtje në mënyrë që të mos kishin kontakte me njeri-tjetrin.

Në prezencë të avokatit është plotësuar formulari i vlerësimit të riskut si dhe kërkesë padia për urdhërin e mbrojtjes më datë 26.07.2022 dhe është dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.

Gjatë kohës që të dy shtetasit kanë qenë në ambientet e Komisariatit të Policisë kanë qenë të qetë dhe kanë komunikuar me njeri-tjetërin.

Shtetasit R.M., gjatë intervistës iu shpjegua përgjegjësia ligjore dhe pas 10 orë si person i shoqëruar në Komisariat është lënë i lirë.

Shtetasit në konflikt kanë qëndruar në apartamente të ndara nga momenti i konfliktit.

Gjithashtu shtetasja J.E., është orientuar që të paraqitet tek Forumi i Gruas në Elbasan, si dhe është kontaktuar në datë 27.07.2022 me forumin e gruas e cila na deklaroi se shtetasja ishte paraqitur dhe ishte e qetë psikologjikisht dhe nuk ka shfaqur shqetësime për situatën e krijuar.

Nga ana e Ndihmës Specialistit të Policimit në Komunitet është marrë kontakt më datë 29.07.2022 në orën 12:30 me shtetasen J.E., e cila ka qenë e qetë dhe i ka shprehur se nuk ka patur probleme që prej ditës që ishte paraqitur në Komisariat.

Po më datë 29.07.2022 është marrë kontakt dhe me shtetasin R.M., i cili po ashtu ka qenë i qetë në lidhje me situatën.

Të dyja palët janë njoftuar nga ana jonë për seancën gjyqësore për tu paraqitur në lidhje me kërkesë padinë si dhe kanë nënshkruar të dyja palët

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit R. M. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Zoom.al

Incident në koncertin e Ylli Limanit, këngëtari rrezikoi të digjej mes flakëve

Ylli Limani është hasur me një problem në koncertin e tij.

Këngëtari ka qenë duke kënduar, ndërkohë që në skenë janë ndezur flakët për t’i dhënë më shumë emocione performancës. Por ai ka qenë aq pranë sa për pak u përfshi prej tyre. Fatmirësisht ai është larguar menjëherë dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Videoja është publikuar nga vetë Ylli, i cili përbri shkruan: Shpëtuam!

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

 

Sulmi kibernetik, Vasili: Shërbimet offline, SPAK të hetojë vjedhjet miliona euro

Deputeti Petrit Vasili, shkruan në rrjete sociale, se Qeveria e Ramës ka vjedhur miliona euro për shërbimet online dhe rezultati është zero.

Vasili kujton premtimin e Ramës i cili ka deklaruar se nga 1 maji s’do ketë sportele por vetëm shërbime online, ndërsa kujton edhe reagimin e sotëm se shërbimet do të jenë offline pas sulmit kibernetik dhe ndërhyrjeve për rregullime në sistem.

Sipas Vasilit SPAK duhet të hetojë grabitjet miliona euro me tendera për shërbimet online të qeverisë.

Statusi i Vasilit

Korrupsioni i Qeverise se Rames ka vjedhur qindra milion euro per sherbimet on line,rezultati zero.

Sot njoftohet nga Qeveria perseri bllokimi i sherbimeve publike on-line.

Ku shkuan qindra milion euro investime, inaugurime dhe fjalime idiote kilometrike te Edi Rames.

Ku vajti revolucioni digital i Edi Rames, qe perfundoi ne revolucionin e hajdutllekut.

Jane vjedhur dhe shperdoruar para’ pa fund dhe rezultati ka qene nje krim i vertete:
⬛️Miliona karta identiteti,
⬛️Qindra mijra numra telefoni,
⬛️Qindra mijra targa makinash,
⬛️Qindra mijra lista rrogash jane ne duar te krimit dhe te mafias.
⬛️Siguria kombetare e tronditur ne themel
⬛️Siguria personale e qytetare te mes te kater rrugeve
⬛️Siguria e bisnesit e shkaterruar katerciperisht.
⬛️Siguria e cdo niveli ne rruge te madhe

SPAK duhet te bente naten e dite per te hetuar grabitje e qindra milion euro me tendera per gjoja sherbimet on line te qeverise, qe kane bere te kunderten dhe kane tronditur kryq e themel çdo siguri te ketij vendi.

Me pozat nga shtrati/ Kylie Jenner ka një mesazh për ndjekësit e saj

Ylli i Instagramit dhe miliarderja Kylie Jenner, ka publikuar së fundi disa foto ku shfaqet shumë provokuese.

E shtrirë në krevat, duke treguar format e saj shumë të komentuara, Kylie Jenner jep një mesazh ‘motivues’ për të gjithë ndjekësit e saj.

“Ngrihu dhe shkëlqe”, shkruan Jenner në fotot e saj./ zoom.al/

Meta i përgjigjet Ramës: Edi apo Edvin, karikaturisti i preferuar i Sigurimit të Shtetit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me çështjen e dosjes I.M.

Meta ka publikuar në Facebook karikaturat e Ramës për në revistën e Sigurimit të Shtetit.

Reagimi

Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta.

Rama: Sigurimi i shtetit, shteti demokratik dhe shtetasi me inicialet I.M

A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet I.M, pikërisht ish-presidenti, ish-kryekuvendari, ish-kryeministri dhe ish-dhjetoristi i shfaqur mes studentëve, në takimin me Ramiz Alinë?

Kështu mendon siç duket Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në krye të të cilit qëndron sot e gjithë ditën zonja Genta Sula. Emrin e zonjës Sula e kam dëgjuar për herë të parë pikërisht nga ish-kryetari i ish-LSI. Si bashkëkryetar asokohe i koalicionit PS-LSI, ai më pyet një ditë: “E njeh këtë Genta Sulën?”. “Jo!”. “Aaa, duhet ta njohësh! Genta është grua e rrallë, me integritet, e mençur, e zonja shumë, ta çojmë zv.ministre atje tek Veliaj?”. “Patjetër!”. Dhe më vonë, kur duhej zgjedhur drejtuesi i Autoritetit të sapokrijuar të Dosjeve: “Ore ça opinioni ke krijuar për atë Genta Sulën?”. “Dëgjoj fjalë të mira, nuk e njoh nga afër!”. “Bëhen kto emërimet tek Autoriteti i Dosjeve, ta çojmë Gentën atje se këta të përndjekurit e ke parasysh… Nuk mbushin mirë!”. “Dakord!”. “Le të merret Baba Taku me Gentën e me ato punë e ke parasysh?!..”. Kështu, me propozim të atij vetë dhe falë një CV-je realisht serioze, Genta Sula u bë kryetare e Autoritetit me votën e shumicës parlamentare të kohës.

Gjatë gjithë viteve të saj në detyrë, e kam takuar vetëm në aktivitetet publike të Autoritetit, të cilat po, e vërtetë, kanë qenë absolutisht mbresëlënëse. Gjithashtu ka qenë shumë serioze dhe e vlerësuar edhe ndërkombëtarisht, puna aspak e lehtë e Autoritetit me trashëgiminë dyfish të tmerrshme të dosjeve.

E para, sepse e tmerrshme ishte praktika mizore e Sigurimit të Shtetit komunist dhe e dyta, sepse e tmerrshme ishte barbaria postkomuniste mbi dosjet, ku u futën egërsisht duart e mëkatarëve të kthyer në heronj të demokracisë.

Sa për dijeni, edhe pas kësaj historisë së shpifur të politikanit me iniciale I.M, as nuk jam takuar as nuk kam folur me zonjën Sula. Thjesht jam informuar nga shkresa zyrtare e Autoritetit mbi Ilir Metën apo Metajn. Kush më njeh dhe e di se si punoj, as që çuditet fare me sa po them. Kush s’më njeh apo më njeh krejt ndryshe, përmes miteve të rreme mediatike mbi regjimin dhe autokratin që kontrollon gjithçka, as që mund ta besojë sa thashë për marrëdhënien time me Autoritetin e Dosjeve dhe me kryetaren e tij.

Po ka kohë që s’më intereson mbushjemendja e atyre që janë të udhëhequr nga ligësia e të verbuar nga urrejtja. Ky që thashë është thjesht fakt.
Sa për faktin që bashkëpunëtorin e Sigurimit me iniciale I.M, e lidh drejtëpërdrejtë me Ilir Metën apo Metajn, pikërisht një trupë e drejtuar nga zonja Genta Sula dhe e përbërë nga anëtarë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Sigurimin e Shtetit, madje disa vijnë deri edhe nga familje thellësisht të prekura nga persekutimi komunist, ky është një fakt që nuk flet aspak në favor të Ilir Metës apo Metajt.

Nuk më duket se flet në favor të këtij të fundit edhe shpërthimi i tërbimit karakteristik, me piskama e lëvizje të pakontrolluara të krahëve – i ndodh në fakt sa herë ndjen shpinën t’i prekë lagështirën e një lloj muri që i prish gjumin dhe i merr peng imagjinatën. Po këto janë thjesht mendime të miat, ndërsa fakti është se Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, po sulmohet dhe shantazhohet egërsisht nga Ilir Meta apo Metaj, si edhe natyrisht nga i Pakalluri Non Grata e nga dumbabistët që i shkojnë pas si qorra në kërkim të belasë. (Ky tjetri, që njësoj si i pari, po bën si zakonisht hajdutin që bërtet me të madhe kapeni hajdutin, ka shumë gjasë që po bën një rrugë e dy punë, pra po fsheh edhe dorën, pasi mesa duket e ka hedhur edhe gurin e shejtanllëkut të tij në këtë vorbull, si njohës i kahershëm i të shkuarës së politikanit me iniciale I.M).

Unë nuk e di a është Ilir Meta apo Metaj, ky spiuni me inicialet I.M dhe as e kam parë vetë dosjen! Po ama një gjë është shumë fare e sigurtë: Mes Autoritetit të Dosjeve nga njëra anë, i cili thotë shkresërisht, se Iliri që doli nga Presidenca para pak ditësh është i njëjti Ilir, që doli edhe nga dosja e Sigurimit pak ditë më pas dhe nga ana tjetër, Ilir Metës apo Metajt, i cili shan e bërtet që bëhet fjalë për një Ilir tjetër dhe se kjo është një poshtërsi e madhe patronazhistësh, padiskutim që unë i besoj trupës së drejtuar nga Genta Sula e vetë asaj. E cila s’ka asnjë lidhje tjetër me politikën, përveç faktit që e ka propozuar në atë detyrë personalisht Ilir Meta apo Metaj.

Dhe me sa duket ka qëlluar si rrallëherë dhe ku, pikërisht në atë dreq vendi ku djalli fshihet pas inicialeve, që të dalë i hajrit për ligjin e për shtetin një person i propozuar nga ajo parti, e cila së fundmi ndërroi edhe emrin e vet, mu si dikur Ilir Metaj, kur u kthye në Ilir Meta!

Mirë të gjitha, po a nuk ju duket pak e çuditshme, që në vend se ta bëjë vetë hapjen dhe publikimin e dosjes, ku akuzohet se gjendet në rolin e spiunit të shokëve, Ilir Meta apo Metaj akuzon e shantazhon Autoritetin e Dosjeve, kryetaren e të cilit siç e thamë e ka zgjedhur vetë?! Mua shumë.

Po fakti që në vend se ta mbështesë kërkesën e Autoritetit, për të ndryshuar ligjin që pengon hapjen e dosjeve të politikanëve të cilët janë verifikuar partizançe nga komisioni Mezini a Bezhani, Ilir Meta apo Metaj i hakërrehet kryetares së Kuvendit, me gjuhën e trashur si nga një hall i papritur, a nuk ju bën përshtypje?! Mua po.

Mos flasim pastaj për qëndrimin e mediave, në këtë vend ku liria e informimit dhe e fjalës na qenkan vërtetë të penguara, por ama jo në favor të regjimit, i cili po përpiqet të njollosë një trim tribun të vegjëlisë, po për të fshehur pas perdes së censurës dhe tymit të llafeve rreth oxhaqeve mediatike, historinë e një spiuni me inicialet I.M! Mua s’më çudit hiçasfare kjo, po ju?!

Ajo shprehja popullore, “Bërtet hajduti kapeni hajdutin!”, mishëron krejt eksperiencën e psikologut popull me fajtorët që kthehen në fajësues. Me kriminelët që sillen si viktima. Me tradhëtarët që pozojnë si patriotë. Me mëkatarët që flasin si inkuizitorë. Me dhunuesit që ankohen si të dhunuar. Me kusarët që hiqen si të ndershëm. Me të përdalat që aktrojnë si virgjëresha. Me plehrat që bëjnë si lule mos më prek.
Por sigurisht, kjo historia e shpifur e njeriut me iniciale I.M, nuk mund të jetë dhe nuk do ta lejojmë të bëhet si bishti i skiles, ku ca thonë e lagu ca thonë s’e lagu e çudia tre ditë zgjat. Jo! Këtë histori nuk i takon politikës ta ndajë, po vetëm Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Politika thjesht duhet të verë në dispozicion të atij Autoriteti mjetin e kërkuar ligjor, duke votuar në Kuvend ndryshimet e kërkuara nga vetë Autoriteti.

Me ato ndryshime i hapet rruga një hetimi të plotë mbi aktivitetin e bashkëpunëtorit me inicialet I.M në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Dhe kjo duhet jo vetëm për këtë bashkëpunëtor, po edhe për të tjerë me iniciale të tjera, të cilët deri më sot e kanë fshehur identitetin e tyre, pas klauzolës së privilegjit që u ka krijuar kontrolli kaotik e politik i viteve ’90.

Nga ana tjetër po, patjetër, Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit).
Historia e kësaj thele mbi bishtin e gjatë e të neveritshëm të Sigurimit të Shtetit është sa befasuese dhe e trishtë në shëmtinë e saj, aq edhe motivuese për një reagim konstruktiv ndaj të shkuarës, përmes institucioneve të shtetit demokratik. Mbase pak e gjatë për ditë të shtune, po kaq deri në shtator për këtë temë.

Asfiksohet nga tymi një banor në Dropull, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një banor i fshatit Frashtan është asfiksuar nga tymi i zjarrit.

Bëhet fjalë për Kristaq K., i cili është gjendur i asfiksuar në hyrje të fshatit të tij pas avancimit të flakeve nga maja e malit drejt zonave të banuara, ku një prej të cilave është dhe fshati Frashtan në Dropull.

Personi i asfiksuar është shoqëruar në gjendje të rënduar në Spitalin e Gjirokastrës.

Ka dalë jashtë kontrollit, kjo është rruga që do të ndjekë raketa kineze që do të bjerë në Tokë

Mbetjet e raketës kineze CZ-5B, e cila ka dalë jashtë kontrollit pritet të bien në Tokë në orët në vijim. Sipas ekspertëve mudësia që ajo të bjerë në zonë të banuar është jashtëzakonisht e vogël.

Sipas Aerospace Corporation, koha më e mundshme e hyrjes është 20:24, ose 16:24 sipas asaj evropiane.

Bëhet fjalë për raketën Long March 5B (CZ-5B), mbetjet e së cilës, sipas Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA), “mund të rihyjnë në atmosferën e Tokës në mënyrë të pakontrolluar, mes 30 dhe 31 korrikut.

Megjithatë, lindin pyetje, sipas një raporti të BBC-së, se çfarë përgjegjësie marrin vendet e tjera për problemin e “deponive” hapësinore.

Sipas ekspertëve, dy rajonet e Greqisë ku ka mundësi të bien mbetjet e raketës janë Greqia Veriore dhe Kreta. Sipas ekipit të Prometheus, i cili postoi grafikët, skena e raketës CZ-5B mbetet në një orbitë të ulët që të shkatërrohet ngadalë.

Fakti që raketa kineze do të zbresë në Tokë është krejtësisht normale, pasi qëllimi nuk është të udhëtojë në hapësirë, por të forcojë anijen kozmike që mban për të dalë nga atmosfera.

EASA ka lëshuar një njoftim, një përditësim paraprak mbi zonat e mundshme ku mund të bien pjesë të raketës në Evropë.

Lista përfshin Greqinë, së bashku me: Bullgarinë, Francën, Spanjën, Maltën, Italinë dhe Portugalinë.