zoom

Day ArchiveVOA për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë: Në hetime është përfshirë dhe FBI

Në hetimet për sulmin kibernetik që goditi sistemet qeveritare të informacionit në Shqipëri, dy javë më parë, është përfshirë dhe FBI-ja amerikane. Këtë e pohoi sot zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj, në një deklaratë për shtyp lidhur me sulmin, në prani dhe të një eksperti të Microsoft-it.

“Po bëhet një hetim i thelluar i plotë, jo vetëm nga Microsoft DART (Skuadra e sigurisë kibernetike), por edhe nga organet tona përgjegjëse që bashkë me ne po punojnë ngushtësisht me FBI-në”, tha zonja Karçanaj.

Nga ana e saj, zëvendëskryeministrja Balluku, foli për “një kontribut shumë të rëndësishëm që FBI-ja ka dhënë”. Më herët në një postim në Twitter, pas takimit me zonjën Balluku, ambasadorja amerikane shkruajti se “ekspertët amerikanë nga agjenci të ndryshme po mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të kryer një analizë të plotë shkencore dhe teknike (forensike); rritjen e sigurisë kibernetike për të mbrojtur qeverinë dhe qytetarët; dhe për të parandaluar përsëritjen”.

Zëvendëskryeministrja nga ana e saj u shpreh se sulmi “ka shqetësuar padyshim edhe partnerët, pasi Shqipëria është vënë në shënjestër dhe ky sulm ka krijuar një sërë problematikash”.

Drejtoresha e AKSHI deklaroi se nga 1225 shërbime elektronike që ofrohen përmes sistemit “e-albania”, vetëm 23 prej tyre nuk janë ende funksionalë.

“Të vetmet shërbime me të cilat ende po punohet janë njehsimi i diplomave dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e huaja, vërtetimi i ndihmës ekonomike, i pagesës së aftësisë të kufizuar, i kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social, lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës, kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike dhe shërbimet që lidhen me to”, shpjegoi zonja Karçanaj.

Sipas saj, “llojet e sulmit ishin dy: Ransomware dhe ZeroCleare WipeOut. Aktiviteti i parë keqdashës nisi fillimisht në formën e një sulmi Ransomware, por mesa dimë çfarë është Ransomware tipik, ka për qëllim enkriptimin e të dhënave për të kërkuar më pas dekriptimin e tyre kundrejt një pagese, por në rastin konkret nuk ishte ashtu, ishte Ransomware decoy in, për të larguar vëmendjen nga objektivi i vërtetë i sulmit që në fakt ishte fshirja e të gjitha sistemeve kritike të rëndësishme qeveritare së bashku me të dhënat në to”.

Ndërkohë ZeroCleare WipeOut, është një virus i cili fshin file-t e sistemit dhe më pas fshin hardisqet. Por zonja Karçanaj siguroi se “nuk pati humbje të dhënash. Pavarësisht se sulmi ishte i një shkalle të lartë sofistikimi dhe sinkronizimi kundrejt sistemeve dhe infrastrukturave, u krye izolimi i menjëhershëm i tyre duke zbatuar rigorozisht protokollet dhe politikat ndërkombëtare të sigurisë kibernetike, deri në vlerësimin dhe analizën e plotë të situatës. Sistemet u verifikuan një nga një që të ishin të sigurt për çdo element para se të riktheheshin online dhe në funksionalitet”.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për shkresa dhe dokumenta të ndryshme zyrtare që janë publikuar ditët e fundit online. Ndërsa sot, sipas Gazetës Panorama “në faqen online “HomelandJustice.ru” (“Drejtësi për Atdheun”), kanë përfunduar të publikuara lejet e qëndrimit të muxhahedinëve, afatin e qëndrimit të tyre, bashkë me fotot personale, datën e lindjes, gjininë dhe vendndodhjen e tyre në Shqipëri”.

Zëvendëskryeministrja Balluku megjithatë pranoi se “ne po nxjerrim një mësim, po bëjmë një skanim të të gjitha sistemeve, skanim të forcave të cilat janë dhe punojnë për të mbrojtur apo për të operuar me këto sisteme dhe për të dalë më pas në një rezultat, qoftë edhe për një reformim të thellë të të gjithë sektorit, apo nga ana tjetër edhe për të ngritur të gjitha ato mburoja kibernetike që do të na duhen për të ardhmen”./ Zoom.al

Vrau më shumë se 600 njerëz për t’u pirë gjakun, kjo është kontesha famëkeqe hungareze

Një fisnike hungareze thuhet se ka vrarë më shumë se 600 njerëz dhe ka pirë gjakun e viktimave të saj për të ruajtur rininë e saj.

Kontesha Elizabeth Bathory lindi në një familje të pasur pronarësh tokash në vitin 1560 dhe konsiderohet si vrasja më e frikshme e të gjitha kohërave, nga një grua.

Ajo bëri një jetë të privilegjuar brenda kështjellës Cachtice – në Sllovakinë e sotme, e rrethuar nga një grumbull shërbëtorësh.


Statusi i saj i lartë i mundësoi asaj të kryente vrasje të tmerrshme kundër vajzave fshatare që i joshte përpara se t’i burgoste.

Grave të reja iu premtua punë, por në vend të kësaj e gjetën veten duke u rrahur brutalisht dhe të vdisnin nga uria.

Zakonet sadiste të Bathory nuk u ndalën me kaq. Ajo kafshonte copa nga gjoksi i tyre ose i përvëlonte me hekura të ndezur.

Metoda të tjera të tmerrshme torture përfshinin mbulimin e trupave të vajzave me mjaltë dhe lënien e tyre të ekspozuara ndaj bletëve, plus lënien e tyre në ngrirje deri në vdekje dhe prerja e gishtërinjve dhe organeve gjenitale.

Ajo u martua në moshën 13-vjeçare dhe pati vetëm një djalë.

Bashkëshorti i saj i pasur Konti Ferenc II Nadasdy i dha asaj kështjellën Cachtice si dhuratë martese.

Nadasdy vdiq nga një sëmundje e panjohur në 1604 dhe mendohet se vetëm pas kësaj ajo filloi aktet e saj të tmerrshme të vrasjes, citon The Mirror.

Legjenda e kësaj fisnikeje ka tërhequr vëmendjen e shumë regjisorëve, të cilët e kanë bërë film historinë e saj të tmerrshme./ Zoom.al

14 thasë kokainë! Dënohet me burg trafikanti shqiptar në Angli

Një 28-vjeçar është dënuar me pesë vite burg në Britaninë e Madhe, pasi është kapur duke trafikuar kokainë.

Veli Rakepi u ndalua nga policia angleze në 8 shkurt të këtij viti, pas dyshimeve ndaj tij për trafik droge. Gjatë një kontrolli, policia gjeti se Rakepi kishte në posedim 14 thasë të vegjël kokainë, si dhe 445 paund cash.

Hetimet e mëtejshme e çuan policinë në mjediset e një lokali, ku gjetën leje drejtimi dhe kartë identiteti greke që mbante një emër tjetër, por me fotografinë e Rakepit.

Hetimet në Njësinë Kombëtare të Mashtrimit të Dokumenteve identifikuan se këto dokumente ishin të falsifikuara.

Ai u deklarua fajtor, ndërsa vetë Rakepi pretendoi se e kishte gjetur drogën në një park pak para ndalimit të tij nga policia. Ndërsa shtoi se kishte ndërmend ta përdorte drogën për përdorim personal.

Pas një gjyqi dyditor, ai u shpall fajtor nga juria për të gjitha veprat penale. Rakepi u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj burgim. Ndërsa i është ndaluar edhe drejtimi i mjetit për gjithsej 57 muaj.

Masakroi me thikë bashkëshortin e gruas me të cilën kishte lidhje intime, autori dënohet me…

Gjykata Themelore e Gjilanit ka dënuar me 20 vite burg Bardhyl Zeqirin, i cili masakroi me thikë në një lokal Ismajl Cani, me gruan e të cilit kishte krijuar një lidhje intime.

“Sipas aktakuzës, më 24 qershor 2021, në Gjilan, saktësisht në kafenenë “Viva La”, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën I.C për motive të ulëta. Tutje thuhet se pas një mosmarrëveshje verbale në mes të akuzuarit dhe të ndjerit lidhur me raportet intime në mes të akuzuarit dhe bashkëshortes së viktimës, i akuzuari me një thikë me veprim të drejtpërdrejtë ka privuar nga jeta tani të ndjerin, duke e goditur në regjionin e përparmë të qafës (në fyt), i akuzuari i ka shkaktuar katër plagë prerëse dhe dy plagë prerëse – shpuese – shkuese (apo qorre), një plagë prerëse – shpuese – shkuese në anën e majtë të regjionit ijor, ku për shkak të plagëve të pësuara viktima nuk ka mundur të mbijetoj dhe rrugës për në spital ka vdekur”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Më pas vazhdon:

“Ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, i Kodit Penal të Kosovës, e dënueshme me jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm”.

Krimi i rëndë ndodhi më 24 qershor të vitit të kaluar në një kafene në Gjilan, për shkak të një lidhje intime që autori kishte krijuar me gruan e viktimës.

Deklarata e tij në polici

Bardhyl Zeqiri ka deklaruar në Polici se para se të ndodhte ngjarja tragjike, rreth orës 11:30, e kishte telefonuar viktima Ismajl Cani, i cili, sipas tij, i kishte kërkuar të takoheshin dhe të flisnin për marrëdhënien që Bardhyli kishte pasur me gruan e tij.

Në deklaratën e Zeqirit thuhet se kur ai ka shkuar në kafene, aty e kishte gjetur Ismajlin duke pirë birrë, i cili më pas, sipas tij, i ka thënë se “ty nuk të bëj gjë, mirëpo do t’i vras ata që do të djegin më së shumti. Po shkoj po ta përdhunoj gruan në shpi, kam me ta vra djalin dhe pasi ta q** gruan, edhe grujen ka me vra, edhe ti nashta pshton”.

Pas këtyre fjalëve, Bardhyli ka deklaruar se ia ka kthyer Ismajlit, duke i thënë “pushka top tu boft Ismajl”. Në ato momente sipas Bardhylit, Ismajli e ka kapur për veshi atë dhe i ka thënë se “tash e marr alltinë dhe të vras”, duke e goditur, sipas tij, me shishen e birrës të cilën Ismajli e kishte në dorë.

Bardhyli tutje ka thënë se fytyra i ishte mbuluar me gjak nga goditjet dhe ishte larguar nga tavolina ku ishte.

Situata në atë moment kishte eskaluar, kur Bardhyli kishte marrë briskun dhe i ishte drejtuar Ismajlit me fjalët: “Qekjo është besa jote a, une erdha me fol si njeri me ty”. Ndërsa Ismajli, sipas Bardhylit, ia ka kthyer duke i thënë se “tash po i thirri vëllezërit, e me shku me ta vra djalin”.

Pas këtyre fjalëve, ndodhi edhe tragjedia. Bardhyli dyshohet se e theri për vdekje Ismajlin, në qaf e gjoks.

Gjithashtu ata janë takuar edhe një ditë para krimit, pasi autori së bashku me një person tjetër kishin shkuar në banesën e viktimës.

Përveç dëshmitarit, Bardhyli ka pranuar se ka pasur lidhje intime me gruan e Ismajlit.

Don Xhoni befason me deklaratën: Këtë vit do blej avion privat

Reperi i njohur, Don Xhoni është shumë aktiv në rrjete sociale, ku ka mbi 760 mijë ndjekës në profilin e tij në Instagram.  Ai shpesh herë ndan detaje nga jeta e tij luksoze.

Pas publikimit të makinave  super të shtrenjta dhe shtëpive, Don Xhoni ka premtuar që së shpejti do blejë edhe avion.

“Këtë vit do ta blejë këtë. Mbani mend fjalët e mia”, ka shkruar reperi krahas fotos.

Ikim me kokën poshtë! Evropa, obsesion për të shkuar, por jo për të qëndruar…

Europa mbetet obsesion për klubet tona, që bëjnë gjithçka për të shkuar, por jo për të qëndruar… Çdo vit e njëjta panoramë, vetëm ndryshojnë protagonistët.

Edhe në këtë fushatë aspiratat ishin të mëdha në fillim të aventurës europiane, por ekipet shqiptare zhgënjyen sërish në kompeticionet e UEFA-s.

Katër skuadra vetëm një tur i kaluar, 12 ndeshje, 2 fitore, 3 barazime dhe 7 humbje, prej të cilave 4 Tirana. Statistikat flasin qartë, shumë pak për të bërë hapin cilësor dhe për t’u krahasuar me vendet e rajonit, ndonëse ne prentendojmë se jemi më të fortë. Madje edhe Kosova është më mirë se ne.

Tirana, kampione e Shqipërisë, nuk kaloi dot një tur, Laçi nënkampion, arriti të ngrej lart flamurin shqiptar duke mposhtur malazezët e Iskra-s, për të kaluar në raundin e dytë. Kurbinasit janë të vetmit që kanë bërë progres në vitet e fundit.

Partizani u eliminua në premierë, ndonëse pati një paraqitje pozitive (fitoi 1-0 ndaj Saburtalo në Gjeorgji) dhe Vllaznia, fitues e Kupës së Shqipërisë u largua në raundin e dytë (1-1 dhe 0-3 ndaj Craiova-s).

Ky dështim tregon qartë mënyrën se si funksionojnë klubet tona dhe strategjinë e drejutesve, të cilët gjatë gjithë sezonit bërtasin me të madhe se kanë objektiv Europën dhe kur e arrijnë, largohen pa lënë gjurmë. Madje duke zhgënjyer dhe keqazi.

Dikush thotë se parat e akorduar nga UEFA janë frymarrje për buxhetet e klubeve tona, deri diku po, por kjo filozofi është totalisht e gabuar dhe e ardhmja është e frikshme.

Nuk mund të pretendosh të kesh sukses dhe të ndërtosh një ekip fitues pa patur më parë një filozofi dhe projekt afatgjatë. Problemi yn është se presidentët e klubeve të Superiores ndërtojnë dhe prishin gjithçka brenda një sezoni.

Të gjithë duan kohën e vetë të përshtaten, mbi të gjitha trajneri me ekipin, që të përçoj filozofinë e tij të lojës dhe futbollistët të njihen me lojën e njëri-tjetrit. Aq shpesh sa ata ndryshojnë kanë problem të fiksojnë emrat, jo më të kuptohen në fushë.

Në këto kualifikues u pa qartë që si Tirana, ashtu edhe Vllaznia, Partizani por edhe Laçi nuk kishin gjendje fizike.

Gjithashtu një tjetër element që ra në sy ishte arroganca, e bëri Tirana me Dudelange dhe pësoi dy humbje radhazi.

Laçi shfaqi shenja eufori në pjesën e dytë ndaj Petrocub, pas avantazhit me Mazrekajn, dhe pikërisht në momentin më të mirë e pësoi. Moldavët shënuan 4 gola dhe i dhanë një shuplak kurbinasve.

Pikërisht mendjmadhësia dhe mosnjohja e realitet na ndëshkojnë. Ne vuajmë nga sindroma e të fortit, mendojmë se e shkërmoqim gurin me kokë, por kur e provojmë thyejmë turinjtë.

Për të qenë konkurrues, së pari duhet të jemi modest dhe me një projekt ambicioz, ku jo gjithçka mund të bazohet te paratë, por te grupi dhe fryma kolektive mund të përqafojmë suksesin… /Zoom.al/

Çmimet e naftës rriten me 4 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës u rritën më shumë se 4 dollarë për fuçi këtë të premte.

Kontratat e së ardhmes të naftës së papërpunuar Brent për shlyerjen e shtatorit, që do të skadojnë të premten, fituan 3.29 dollarë ose 3.1%, duke u tregtuar me 110.43 dollarë/fuçia deri në orën 11:05 të mëngjesit (15:05 GMT) pasi arritën nivelin më të lartë që nga 5 korriku.

Kontrata aktive e tetorit u rrit 4,42 dollarë  duke shkuar në 106,25 dollarë.

Kontratat e së ardhmes të naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor (WTI) u rritën me 4,85 dollarë, ose 5%, duke shkuar në 101,27 dollarë/ fuçia.

Të dyja kontratat u caktuan për një rritje javore prej rreth 7%.

“Këto ditë, ka pasur shumë ndikime makro në tregun e naftës”, tha John Kilduff, partner në Again Capital LLC.

Një sondazh i Reuters parashikon se Brent do të jetë mesatarisht 105,75 dollarë për fuçi këtë vit me naftën e papërpunuar amerikane mesatarisht 101,28 dollarë.

Adriana Matoshi i dedikon fjalët e ndjera Arjola Demirit: Të gjithë e duan një shoqe si ti

Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi janë shoqe të ngushta prej vitesh dhe këtë e kanë treguar gjithmonë. Ato ndajnë herë pas here në rrjetet sociale, foto dhe video të ndryshme krah njëra-tjetrës.

Së fundmi deputetja e Kuvendit të Kosovës, përmes një InstaStory ka deklaruar se e ka shoqen që të gjithë do të donin ta kishin, dedikuar aktores.

“Në këtë verë të nxehtë, zgjidhni shoqet e duhura për pushime. Një si unë kanë qejf të gjithë ta kenë por se kanë. Të dua”, ka shkruar Adriana krahas imazhit ku shfaqet me Arjolën.

E rëndë në Durrës, vetëvaret në banesë 42-vjeçari

Policia e Durrësit ka njoftuar një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin bregdetar, ku një person është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 29.07.2022, në lagjen Nr.1 Durrës, është gjetur, dyshohet i vetëvarur,  në banesë shtetasi E. Gj., 42 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftojnë uniformat Blu.

Dosja e I.M./ Berisha: Është Ilir Murati nga Librazhdi, gjah shtrigash i Ramës

Gjatë konferencës së përjasvshme për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe në lidhje me dokumentet e publikuara ditët e fundit, ku thuhet se Ilir Meta është bashkëpunëtor i ish-Sigurimit.

Berisha tha, se dje i kishte marrë dokumentet në dorë dhe se personi për të cilin bëhet fjalë është Ilir Murati nga Librazhdi.

Berisha e ka konsideruar letrën e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit ku përmendet Ilir Meta, si një raport të hartuar nga Edi Rama dhe Shërbimi Informativ Shtetëror dhe e cilësoi “gjah shtrigash i turpshëm”.

“Pas verifikimit të dokumenteve, unë deklarova dy ditë më parë se gjithçka është një trillim i paskrupullt i Edi Ramës dhe i turpshëm i një njeriu në panik, pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve politikë. Dje pasdite dhe sot – unë kam dokumentet në dorë – nuk ka akt më të shëmtuar. Edi Rama bashkë me Shërbimin Informativ që ka organizuar, e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth, e ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon emailin, e ka të qartë se I. M., është Ilir Murati, nga Librazhdi. Dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe s’ka asnjë lidhje, asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Këtë e kanë dituar këta. Edi Rama ka keqpërdorur, ka keqshfrytëzuar në mënyrë më të shpifur, qoftë Kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, qoftë Linda Nikollën”, tha Berisha.

“Unë mund t’ju them ju: në dokumentin që Genta Sula i drejton Linda Nikollës, akuzon Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, një akt i pashembullt! Një akt i pashembullt! Kjo zonjë është keqshfrytëzuar në mënyrë ekstreme nga Edi Rama për arsye që ajo i di vetë. Për arsye që ajo i di vetë por ç’është e vërteta edhe do të zbardhen. Mbi bazën e këtij dokumenti të hartuar nga SHIK, Edi Rama, për herë të parë në jetën e saj politike, Linda e parlamentit del dhe u thotë shqiptarëve se “jam e tmerruar. Çfarë u tha, jam e horrifikuar e tmerruar, e tronditur”, nga dokumenti që ka dalë. Histori të turpshme. Zyrtarë primitivë që nuk kanë asgjë të përbashkët me integritetin e një zyrtari. Prisni është për t’u zhvilluar! Tani, këto janë , ky është kurthi që organizon Edi Rama në mënyrë që të përdorë SHISH-in për fabrikim dokumentesh”, shtoi.

“Cila është situate ligjore sot në Shqipëri? Në vitin 1995, këtu është miratuar ligji i lustracionit i përkthyer fjalë për fjalë, ligji i hartuar nga presidenti Vasllav havel dhe i dorëzuar në parlamentin e asaj kohe në Çekosllovaki. Sali Berisha e ka marrë atë ligj, e ka përkthyer fjalë për fjalë dhe e ka kaluar në parlamentin shqiptar. Ai ligj kishte lustracionin: Pengoheshin për të marrë pjesë në funksione zyrtare të gjithë piramida e persekutimit, le ët themi, të shqiptarëve, polici sekrete, hetuesi, gjykata, prokurori. U zbatua. Ilir Meta mori certifikatën të cilën pot ë mos e meritonte nuk mund ta merrte kurrë. Ju garantoj këtu”, vijoi ish-kryeministri.