Aplikacion
Fakti që Blero Muharremi, nuk do të prononcohet për ndarjen nga Afrona Dika, duket se ka të bëjë me faktin se ata mund të rikthehen sërish bashkë. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet babai i këngëtarit ditën e sotme.
Blero u tregua i paqartë në dy intervistat e tij të fundit. Këngëtari u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga ‘Instagrami’ deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë. “Unë ‘Instagramin’ tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes.”-tha Blero në “Shqipëria Live” dhe më pas për ‘Prive’.
Në një intervistë babai i Bleros, Bajram Muharremi, ka zbuluar bisedën që ka pasur me Bleron rreth raportimeve në media për ndarjen dhe ka treguar se Blero ika thënë se po kalojnë një krizë. “Dua të bëhem shumë i sinqertë, e kam pyetur, më ka thënë ‘Babi e kemi një krizë’”, ka thënë babai i Bleros për ATV. “E kam pyetur çfarë janë këto që po i lexoj nëpër media, më ka thënë ‘Mos u merr me to, e kem pak një krizë’”, ka rrëfyer ai.
Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.
Grindjet e tyre të shpeshta, shkak edhe largësia, kanë sjellë edhe ndarjen e tyre. Nuk dihet nëse kjo ndarje është një sherr mes të dyve, apo do të vijojnë edhe me hapat ligjorë për zgjidhjen e martesës. Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.
Tirana largohet me turp nga Europa, Zrinjski fiton 3-2, disfata e 4 për bardheblutë
Tirana eliminohet nga Conference League. Zrinjski Mostar fitoi edhe ndeshjen e kthimit 3-2 në Bosnje dhe avancon më tej.
Zrinjski do të marrë pjesë në turin e tretë të Conference League, pasi u kualifikua me rezultatin e përgjithsëm 4-2.
Kjo ishte humbja e katërt në 4 ndeshje për Tiranën në kompeticionet europiane duke shfaqur një formë të dobët në Europë.
Me eliminimin e Tiranës, nuk kemi asnjë skuadër shqiptare në kompeticionin Conference League, pasi më parë u eliminuan edhe Vllaznia me Laçin. /zoom.al/
VIDEO/Me fshesë në dorë, pastruesja futet në studion e lajmeve gjatë transmetimit live në News24Një episod humoristik ka ndodhur sot gjatë lajmeve në televizionin Neës24.
Ndërsa sigla ka lajmëruar nisjen e lajmeve dhe spileri Edvin Peçi ka nisur të anoncojë lajmet kryesore të edicionit qendror në ekranin e Neës24, pastruesja është shfaqur pas tij me fshesë në dorë.
Kjo ka vënë në vështirësi spikerin, i cili ka vijuar të prexantojë lajmet kryesore, ndërsa pastruesja e ka kuptuar me vonesë se ka qenë në transmetim live.
FOTO E DITËS/ Taulant Balla duke mbështetur kokën në gjoksin e Edi RamësPjesë e koncertit të sotëm që po mbahet në sheshin “Skëndërbej” është edhe kryeministri Edi Rama dhe gjithë përfaqësuesit e mazhorancës, që nga ministrat, deputetët, drejtorët e gjithë administrata shtetëtore.
Kreu i qeverisë mbërriti në shesh, teksa koncerti kishte nisur dhe nisi të takojë me radhë pjesën dërrmuese të deputetëve dhe ministrave socialistë.
Një takim i veçantë ishte ai me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilin jo vetëm e përqafoi, por e la dhe të mbështesë kokën në gjoksin e tij./ Zoom.al
Laçi prish gjithçka në 2 minuta, eliminohet edhe Vllaznia nga EuropaLaçi i thotë lamtumirë Europës. Petrocub fitoi me rezultatin e thellë 4-1 në Elbasan Arena dhe i jep një shuplakë kurvinasve, që prishën gjithçka në dy minuta dhe eliminohen nga Conference League.
45’ minutat e para ishin fantastike për kurbinasit, që i mbyllën në avantazh fal kapitenit Mazrekaj, që shënoi një gol fantastik.
Në pjesën e dytë Petrocub, ndryshon marsh dhe përmbysi gjithçka duke tundur 4 herë rrjetën. Fillimisht me Cotogoi, më pas Ambros, realizoi dopietë dhe Cojocaru, që kompletoi pokerin.
Edhe Vllaznia përshëndet Europën, pasi kuqeblutë u mposhtën në Rumani 3-0 dhe largohen nga Conference League në turin e dytë të kompeticionit. /zoom.al/
Aksident në autostradën Kukës-Morinë, bllokohet kalimi i makinave
Nje kamion që transportonte pllaka, me targa AA 782 UB, ështeë përmbysur në Rrugën e Kombit në aksin Kukës-Morinë.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, Kol Gurra, 64 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Kukësit.
Forcat zjarrëfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për hapjen e rrugës, e cila është bllokuar.
Për shkak të aksidentit është devijuar kalimi nga ura 6 metroshe.
“Olta, Belinda gjujnë për Edi Ramën”, Cllevio nxjerr këngën e re, kush janë emrat VIP që përmendReperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të sherreve të tij duke e bërë personazhin më të komentuar në rrjet, teksa së fundmi ka hedhur në treg edhe këngën e tij të parë pas daljes nga qelia.
Kënga titullohet “Ëndrrat e mia” dhe në teks Cllevio përmend dhe shumë emra të njohur të shoëbizit shqiptar.
Ai nuk lë pa përmendur edhe politikën ku në dy vargje thotë: “Olta, Belinda gjujnë për Edi Ramën, Lul Basha besprem si të ishte babi i Anës “, me emrat e parë që i referohet ministreve Olta Xhaçka dhe Belinda Balluku.
Ndërsa sa i përket emrave të shoëbiz-it, Cllevio përmend: Luana Vjollca, Elsa Lila, Melindën, Nora Istrefi, Bora Zemani, Dhurata Dora, Oriola Marashi, Enca Haxhia, Dafina Zeqiri, Fjolla Morina, Klea Huta, Elgit Doda, Doruntina (Tayna), Elvana Gjata, Getoari, Ledri Vula, Varrosi, Dulla, Getinjo, Mozzik, Megi Pojani, Marina Vjollca, Zajmina Vasjari, Elita Rudi, Tuna, Rina Balja, Kida, Arjan Çani.
Cllevio e paralajmëroi që dje këtë këngë duke e nxjerrë në rrjetet sociale, ndërsa sot është hedhur në You Tube.
“Kjo që u bë zv/kryeministre mobilon zyrën me 200 mijë euro”, Berisha nuk i ndahet BallukutIsh-kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarë në Mirditë, nuk i ka ndalur akuzat ndaj Belinda Ballukut, e cila sot mori zyrtarisht postin e zëvendëskryeministres.
Kreu i PD-së tha se Balluku e cila mori zyrtarisht postin e zëvendëskryeministres, mobilon zyrën me 200 mijë euro.
Gjatë fjalës së tij, Berisha më tej tha se nuk do të ndalet deri sa informaliteti dhe vjedhja të marrë fund.
“Duhet të jemi të bindur, ose një shoqëri e civilizuar dhe demokratike. Ju e dini shumë mirë, kanuni e ka pasur plus minuse, por barazinë e ka pasur. Ai ligj i vendosi shqiptarët të barabartë. Krahas asaj që do bëjmë gjithçka që të mos largohen, ne do bëjmë gjithçka për të hetuar lindjet dhe për të shtuar popullatën. Do çlirohet biznesi. Numri i bizneseve ka zbritur në 110 mijë nga 200 mijë. Energjinë që e merrnin me 60 lekë megavatin, tani i merret me 180 dhe u thuhet se i kanë hequr taksat. Këta kanë informalitet dhe vjedhje. Këto do marrin fund. Ku do i gjejmë paratë. Mund të pyesin bashkëbiseduesit ku do gjenden paratë. Nuk do ndërtojmë rrugë me 20 mln euro për kilometër. Nuk do mobilojmë zyrat me 200 mijë euro. Kjo që u bë zëvendëskryeministre, 200 mijë euro zyrën. A e imagjinoni këtë? Nuk do udhëtojë kryeministri me avion privat. Qeveria austriake e ka ndaluar udhëtimin e ministrave me bussines class, vetëm economic. Çfarë bëhet me këto para”, tha më tej Berisha.
“Gjithmonë me ty Brilush”, ish e dashura e Brilant Martinajt publikon momentet prekëseIsh e dashura e Brilant Martinajt, i cili u vra në Fushë- Krujë ka publikuar një video duke i telefonuar Brilantit, por ai nuk i përgjigjet.
“Dhe ai nuk iu përgjigj thirrjes së fundit. Dhe fillova të pranoj se ai nuk është më për mua. Ne zhdukemi nga njëra botë në tjetrën”, shkruan në videon e parë e dashura e Brilant Martinajt.
“Cili është premtimi që nuk do ta thyeni kurrë? Nuk do jesh kurrë vetëm, unë do jem me ty deri në mbarim të muzgut.
Gjithmonë me ty Brilush”, shkruan në videon tjetër.
Përkrah bashkëshortes, kryeministri Rama dhe ambasadorja Yuri Kim i bashkohen koncertit
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama i është bashkuar emrave të tjerë nga mazhoranca qeverisëse që gjenden në sheshin “Skënderbej”, aty ku prej orës 19:30 ka nisur koncerti festiv me rastin e çeljes së negociatave me BE.
Kreu i qeverisë mban veshur xhaketën ngjyrë rozë, me të cilën u shfaq edhe sot pasdite në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend për votimin e 3 dekreteve të Presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Ai ka takuar kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe disa prej ministrave të qeverisë, për t’u vendosur më pas në krah të tyre për të shijuar performancën muzikore të artistëve të përzgjedhur.
Ndërkohë pak minuta pas tij në shesh ka shkuar edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila ishte në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ajo ka përshëndetur kryeministrin dhe bashkëshorten e tij, duke u vendosur më pas përkrah Linda Ramës dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.