zoom

Day Archive“Paguan 50 euro, njësoj si në Mykonos, por…”, Armina Mevlani e shqetësuar për çmimet në jug

Armina Mevlani ka ndarë eksperiencën e saj nga pushimet në jug të Shqipërisë.

Ajo u shpreh e shqetësuar për kushtet dhe çmimet e larta njësoj si në Mykonos, ndërsa shtoi se ka parë që në bregdet derdheshin ujëra të zeza.

Blogerja e njohur u shpreh në emisionin “Goca dhe Gra” se një tjetër shqetësim për të janë dhe disbalanca e klasave që vizitojnë të njëjtat plazhe, duke bërë një kategori personash të kthehen në shqetësim për pushuesit.

“Çfarë më shqetëson mua personalisht. Unë mundohem të bëj fundjava të shkurtra sepse në pjesën e gjatë, kam pasur rezerva sa i përket jugut. Ne kemi një të keqe, një pikë të caktuar të kohës, në një natyrë të virgjër e të bukur, derdhen ujëra në breg. Uji bëhet me flluska, ky më duket ndër problemet më të mëdha.

Në Livadhe në Dhërmi, në orë të drekës. Higjiena e shezlongeve. Shkon paguan 50 euro si në Mykonos dhe i ke pis. Më ka ndodhur edhe vetë, ka një disbalancë klasash. Ti shkon për qejf me familjen apo shoqërinë dhe ngjitur mund të të vijnë “laca” me varëse floriri që fillojnë… Është një gjë që duhet zgjidhur”, tha Armina.

Rrëmbimi në Elbasan, policia del me njoftim zyrtar: Ja si ka ndodhur ngjarja

Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit, ku pretendohet se pas një sherri mes disa të rinjve, një person është marrë peng.

Policia konfirmon sherrin, por thotë se nuk mund të faktojë ende pretendimet se një person është marrë me forcë në makinë.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orês 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.

Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.

Sara Hoxha i futet televizionit: Së shpejti do jem në Top Channel

Sara Hoxha ka dhënë sot intervistën e parë të mirëfilltë përpara kamerave.

Partnerja e reperit Ledri Vula ishte e ftuar në “Goca dhe gra”, ku tregoi se nuk i ka pëlqyer asnjëherë intervistat pasi ndihet në siklet, por një intervistë me Armina Mevlanin nuk e refuzoi dot.

Gjatë bisedës, Sara zbuloi se do t’i futet televizioni dhe shumë shpejt mund ta shohim në Top Channel. Armina u bë kurioze për të zbuluar më shumë, por Sara nuk preferoi ta zbulonte duke u treguar edhe pak superstizioze.

E vetmja gjë që zbuloi është se nuk bëhet fjalë për “Big Brother VIP”, por për një tjetër projekt.

Sherr dhe rrëmbim personi në mes të Elbasanit, policia në ndjekje të makinës gri

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mes disa të rinjve këtë mbrëmje në qendër të Elbasanit.

Bëhet me dije se disa nga personat e përfshirë në sherr janë larguar me një mjet ngjyrë gri.

Një i ri dyshohet të jetë marrë peng nga personat të cilët janë larguar me makinë.

Policia e Elbasanit po merr dëshmitë në vendngjarje ndërsa janë vënë në ndjekje të mjetit që u largua nga vendngjarja.

 

 

 

“Ishte i vetmi person që kishte dijeni për arratisjen”, flet Filip Talo: Mua më denoncoi …

Pas afro 8 orësh negociatash me shtetasin Filip Talo, i lakuar për çështjen e dosjes së sigurimit të shtetit (për ish-Presidentin Meta), Talo në mbrëmje pranoi të prononcohej shkurtimisht mbi atë që po ndodh.

Filip Talo është ish-studenti që tentoi të arratisej në vitin 1989 dhe përfundoi i denoncuar në Sigurimin e Shtetit.

Më poshtë po publikojmë të plotë intervistën e shkurtër që mundëm të realizojmë me të.

Zoti Talo ju faleminderit që pranuat të prononcoheni për Hashtag.al. Ju sot keni kërkuar tërheqjen e një dosje në Autoritetin e Dosjeve, dosje e cila dyshohet se ka lidhje me problemin e 24 orëve të fundit ku po lakohet emri i ish-Presidentit Meta. Mund të dimë diçka mbi motivet dhe pozicionin tuaj?
Është e vërtetë që i jam drejtuar Autoritetit të Dosjeve sot, pasi konstatova në media se bëhej fjalë për rastin tim shume vite të shkuara. Kërkova informacion të plotë në kushtet kur konstatova se mund të cenohej privatësia ime në media dhe për të poseduar çdo dokumentacion që përmban dosja që Autoriteti ka lakuar papritur. Në mënyrë të paimagjinueshme për mua, ende pa dalë nga institucioni, më njoftojnë dhe lexova portalet ku ishte bërë publik interesimi im pranë Autoritetit dhe ishte publikuar në mënyrë të paligjshme emri im.

Si lidheni ju me këtë histori?
Kjo histori ka ndodhur kur unë kam qenë student, 19 vjeç në Fakultetin Ekonomik Tiranë. Kam qenë konviktor. Në klasë unë kisha shtetasin I.M. i cili jetonte në konvikt dhe me origjinë dhe banimin e familjes e kishte në një rreth kufitar në Lindje të Shqipërisë. Do ju lutem të më kuptoni se në kushtet ligjore ku ndodhem, enkas nuk përmend të plotë identitetin e këtij personi, pasi jam përgatitur për proces ligjor dhe dua të ruaj privatësinë e këtij personi dhe sidomos të familjes së tij, pasi të njëjtën gjë do desha të ndodhte me privatësinë time e të familjes time.

Gjithashtu dua të saktësoj, se personi I.M. që unë po përmend sot, ka vetëm inicialet të ngjashme me ish-Presidentin Ilir Rexhep Meta, ndonëse ishim të gjithë në një klasë.

I.M. ishte i vetmi person që kishte dijeni për planin tim për arratisje.

Pse ia tregove planin pikërisht këtij personi, dmth I.M. nga qyteti kufitar?

Ishim në një konvikt. E kisha shok të afërt dhe duke qenë nga rreth kufitar, mendova se mund të më mbështeste në planin që kisha.

Dhe ça ndodhi me planin tënd?

Atëherë unë jam ndaluar dhe kërcënuar nga Sigurimi i Shtetit bazuar mbi përgjimet dhe deponimet e këtij personi të cilat më janë nxjerrë përpara në formën e provës, pasi unë fillimisht nuk e kam pranuar se kisha intencione për arratisje.

Po shtetasi Ilir Rexhep Metaj, ka pas ndonjë lidhje indirekte ose dijeni në lidhje me ngjarjen?

Ilir Rexhep Metaj nuk jetonte në konvikt. Ai ishte me shtëpi në Tiranë. Kjo bënte që dhe pse unë e kisha në klasë të mos kisha atë afrimitet siç e kisha me shtetasin I.M., konviktori që më denoncoi.

Si u ndjeve kur në media u përmend si denoncues në fakt, ish-Presidenti Ilir Rexhep Metaj. Ça mendove?

Mendimi është i thjeshtë. Unë nuk dua të mbroj Ilir Rexhep Metën në këtë rast, por unë di të vërtetën e thjeshtë, në asnjë moment nuk e kam diskutuar planin tim me Ilir Rexhep Metajn. Kështu që nuk ka pas asnjëherë dijeni ai plus që, hetuesit e Sigurimit si provë më kanë vënë përpara deponimet dhe përgjimet e konviktorit I.M.

Për sa ju deklaroj juve si media, mbaj përgjegjësi të plotë ligjore dhe do ndjek procesin ligjor deri në fund për të mbrojtur të dhënat e privatësisë time dhe familjes time./Hashtag.al/

Zbulohet emri i personit që dyshohet se spiunoi Ilir Meta në ish-Sigurimin e  Shtetit

Gjatë ditës së sotme mediat publikuan lajmin se shtetasi me inicialet F.T është personi në dosjen e të cilit përmendet emri i Ilir Metës si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve në reagimet e tija nuk e bëri public emrin e tij, ndërsa Zoom.al mëson se ai është shtetasi Filip Talo.

Ai në vitin 1989 ka qenë student dhe gjatë asaj kohe ka tentuar të arratisej.

Por një shokë i tij, që në këtë rast dyshohet se është Ilir metaj, e ka spiunuar në organet e Sigurimit të Shtetit dhe ai u ndalua.

Flet ish-anëtari i Autoritetit të Dosjeve: Ja e vërteta e Ilir Metës në dosjen e Sigurimit

Simon Miraka ish- anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ka sqaruar se pastërtia e figurës së ish presidentit Ilir Meta, është verifikuar që në momentin që ai është propozuar për të qenë kandidat për postin e kreut të ri të shtetit.

“Ajo që është për të ardhur keq është se jemi të predispozuar të besojmë thashetheme. më kujtohet një vepër e Shekspirit “Shumë zhurmë për asgjë”. Më shumë është tjerrë nga mediat për sensacion. Për sa i përket zotit Meta me aq sa e njoh me aftësitë intelektin e tij ka ngjitur të gjitha shkallët si askush tjetër, nga deputet, ministër i Jashtëm kryetar i Kuvendit dhe president.

Kur u propozua për president, Kuvendi dërgoi një kërkesë për verifikimin e figurës së tij.

Në 1995 ka qenë një komision që quhej Mezini, në ‘98 drejtohej nga Bezhani, të dy të ndarë nga jeta, dhe pranë këtyre 2 institucioneve partitë politike dërgonin listën me deputetë për verifikime.

Ne i kthyem përgjigje sepse ligji thotë kur personi, merr çertifikatën e pastërtisë së figurës, autoriteti nuk ka të drejtë të bëjë verifikim për këtë person dhe përcaktohet kush ja të drejtë të marrë informacionin.

Institucionet kur duan të ngrenë në detyrë apo të emërojnë për të herë të parë në funksione të larta dikë i drejtohen autoritetit duke i dhënë të dhënat. Këtë e bëjnë institucionet dhe dikasteret dhe asnjë institucion tjetër nuk mund dhe nuk ka të drejtë as autoriteti të japë përgjigje.

Sepse zoti Meta nuk është deputet i PS, person që po ngrihet në detyrë apo emërohet, ka dhënë dorëheqjen dhe i vetmi me të drejtë ligjore për verifikim është kryesia e partisë së re, asnjë institucion tjetër.

Sa për Autoritetin, atje punojnë njerëz me integritet, profesionistë përveç back ground-it kanë edhe eksperiencë dhe e dinë mirë që nuk i përgjigjen një anonimati.

Me inicalet I.M. ka sa të duash. Personat e interesuar për verifikim, aplikojnë sipas ligjit dhe përgjigja i jepet pasi merret vendim nga kupola që drejton autoritetin. Vendimet dalin në faqen zyrtare me iniciale.

Kjo është një betejë politike e pamoralshme.

Një person me iniciale I.M. në 2021 ka bërë kërkesë për tu verifikuar, i është dhënë përgjigjja sipas ligjit në shtator të 2021, është edhe firma ime aty. 1365 është numri i protokollit. I është dhënë edhe në CD përgjigjja”, tha ai.

Berisha: Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ka qenë! Çfarë synuam te sheshi ‘Skënderbej’?

Ndërsa Bashkia e Tiranës ka hapur garën ndërkombëtare për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë godinën e Teatrit të ri Kombëtar sipas projektit të arkitektit danez Bjark Ingels, kryetari i Partisë Demokratike, Sali berisha thotë se me ardhjen e tij në pushtet teatri do të ndërtohet siç ka qenë.

Deklaratën Berisha e bëri gjatë një takimi me artistë e aktivistë që mbrojnë trashëgiminë kombëtare në vendin tonë.

 

“Ju garantoj se shqetësimet serioze që ngritët këtu do të jenë pjesë e programit. Ai Teatër Kombëtar do të ndërtohet siç ka qenë. Sheshi ka qenë një fazë tranzitore. Çfarë ju bë sheshit? Sheshit iu zvogëluan përmasat në mënyrë që të mos ishte një hapësirë gjigante në raport me njeriun liliput kur kalonte. U ndërtua një pyll midis Bankës dhe Muzeut. Sigurisht i përkohshëm. U ndërtua diçka tjetër jeshile për t’ia thyer betonin, u bë një gjelbërim para shkallëve dhe gjithçka në atë shesh ishte e përkohshme. Qëllimi ynë ka qenë rikthimi i projektit të parë të italianëve për Tiranën. Mbi bazën e këtij qëllim ne shkuam me Bulevardin gjer në fund dhe filluam trajtimin e lumit të Tiranës. Këto ishin objektivat. Natyrisht nuk është tagrin e një politikani kurrë të përcaktojë sheshin si do të jetë, do të jenë arkitektët, urbanistët që do ta përcaktojnë atë. Është e vërtetë që Instituti i Urbanistikës u shkri. Pse? Sepse u zhyt i tëri në konflikt interesi. Ata vërtetë mblidheshin në ndërtesë, por funksionin në studio të veçanta, për kompani të veçanta dhe ata vetvetiu dolën në treg si privatë dhe kjo ka qenë arsyeja. Natyrisht zëri është dëgjuar. Keni të drejtë për dy kullat, ato janë të hershme, megjithëse nuk ka patur asnjë rrënim, asnjë cenim të trashëgimisë kulturore të Tiranës gjatë asaj periudhe. Mund të bëhej edhe më shumë por MUNDËSITË ishin të kufizuara”, tha Berisha.

“Fondi të heqë dorë nga koncesioni i Butrintit!”, Berisha: Çdo gjë është në konflikt interesi

Kreu i PD Sali Berisha, i ka bërë thirrje Fondit Shqiptaro-Amerikan të heqë dorë nga koncesioni i Butrintit, duke shtuar se çdo gjë është në konflikt interesi.

Berisha deklaroi se avokatia e cila ka përgatitur kontratën, është anëtare e bordit.

“Trashëgimia kulturore është çështje e identitetit të një kombi, kulturën e kemi shtyllë kryesore të identitetit tonë.

Është në një agresion të paparë kjo trashëgimi kulturore, si asnjëherë tjetër që nga koha e diktaturës. Kam pasur kontakt edhe me fondin shumë të ngushta. Por çfarë kam konstatuar unë tek Butrinti. E pabesueshme çdo gjë në konflikt 100 për qind të interesit, e paimagjinueshme i them fondit që ky është model invers që s’duhet ta pranoni dhe lejoni kurrë.

Avokatja që ka përgatit kontratën është anëtare bordi. Projekti i menaxhimit të Butrintit është bërë vetëm për zonën arkeologjike, në një kohë kur në ligj e vendime ai është një park kombëtar.

Janë përjashtuar, nga plani i këtyre që kanë përfituar, kanë bërë projekt të menaxhimit për zonën A1, që është zona arkeologjike, të tjerat nuk ekzistojnë.

Plani i menaxhimit, ai që do fitonte koncesionin, tenderin. Në dokument, shkruhej që juristja ishte autorja e kontratës, na ka bindur që këto pjesë të kontratës nuk duhet të shkojnë në parlament.

Pra ndërtohej gjithçka mbi bazën e konfliktit të interesit, përjashtoheshin specialistët më të mirë tanë dhe ajo është një model që duhet anuluar. I bëj thirrje fondit, i cili ka një traditë absolutisht pozitive në këtë vend, të admirueshme, dhe e kam respektuar shumë, të tërhiqet, të rishqyrtojë gabimet që ka bërë dhe të heqë dorë nga projekti.

Butrinti, parku më i bukur i botës. Ka një gërshetim të natyrës, panoramës, të gjetjeve arkeologjike, pamje magjepsëse. natyrisht ne qëndrojmë, ajo kontratë është e papranueshme dhe ajo do anulohet. I sugjeroj fondit të rishqyrtojë qëndrimin ndaj kësaj kontrate”, u shpreh Berisha.

Lideri i demokratëve ka folur edhe në lidhje me Teatrin. Ai u shpreh se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ka qenë, ndërsa ka shtuar se qëllimi i tij është rikthimi i projektit të parë të italianëve për Tiranën.

“Ju garantoj se shqetësimet serioze që ngritët këtu do të jenë pjesë e programit. Ai Teatër Kombëtar do të ndërtohet siç ka qenë. Sheshi ka qenë një fazë tranzitore. Çfarë ju bë sheshit? Sheshit iu zvogëluan përmasat në mënyrë që të mos ishte një hapësirë gjigante në raport me njeriun liliput kur kalonte.

U ndërtua një pyll midis Bankës dhe Muzeut. Sigurisht i përkohshëm. U ndërtua diçka tjetër jeshile për t’ia thyer betonin, u bë një gjelbërim para shkallëve dhe gjithçka në atë shesh ishte e përkohshme. Qëllimi ynë ka qenë rikthimi i projektit të parë të italianëve për Tiranën.

Mbi bazën e këtij qëllim ne shkuam me Bulevardin gjer në fund dhe filluam trajtimin e lumit të Tiranës. Këto ishin objektivat.

Natyrisht nuk është tagrin e një politikani kurrë të përcaktojë sheshin si do të jetë, do të jenë arkitektët, urbanistët që do ta përcaktojnë atë.

Është e vërtetë që Instituti i Urbanistikës u shkri. Pse? Sepse u zhyt i tëri në konflikt interesi. Ata vërtetë mblidheshin në ndërtesë, por funksionin në studio të veçanta, për kompani të veçanta dhe ata vetvetiu dolën në treg si privatë dhe kjo ka qenë arsyeja.

Natyrisht zëri është dëgjuar. Keni të drejtë për dy kullat, ato janë të hershme, megjithëse nuk ka patur asnjë rrënim, asnjë cenim të trashëgimisë kulturore të Tiranës gjatë asaj periudhe. Mund të bëhej edhe më shumë por mundësitë ishin të kufizuara”, u shpreh Berisha.

 

LISTA E PLOTË/ Kush janë kryetarët e rinj të PS në 27 njësitë e Tiranës

Kryetari i PS-së Tiranë, Erion Veliaj shpalli sot kryetarët dhe bashkëkryetarët e rinj të Partisë Socialiste në 27 Njësitë e kryeqyetit.

E veçanta e kësaj here është se çdo njësi do të ketë dy bashkëkryetarë, një burrë dhe një grua.
54 kryetarët e rinj janë si më poshtë:

 

Njesia 1

 

Anisa Ruseti

Renaldo Suli

 

Njesia 2

 

Sonila Qato

Elton Kacidhja

 

Njesia 3

 

Erion Medha

Zhaneta Beqiri

 

Njesia 4

 

Arnis Hoxha

Jonida Diko

 

Njesia 5

 

Violeta Kila

Edison Konomi

 

Njesia 6

 

Erind Bejko

Denada Dosti

 

Njesia 7

 

Aldrin Dalipi

Doriana Mihaj

 

Njesia 8

 

Arli Naska

Blerta Dardha

 

Njesia 9

 

Piro Sinjari

Arjana Noçka

 

Njesia 10

 

Florion Manastirliu

Anjeza Harizi

 

Njesia 11

Leonard Disha

Eglantina Zere

 

Njesia 12

 

Flogerta Koçi

Militan Marku

 

Lagja 13

 

Daniel Guçe

Ervis Rrahmani

 

Lagja 14

 

Sonila Tatili

Ilir Duro

 

Kashar

 

Xhevahir Koçi

Geralda Mata

 

Petrele

 

Adriatik Kupi

Migena Vogli

 

Baldushk

 

Mikel Karaj

Senada Vogli

 

ZallBastar

 

Genc Sita

Esmeralda Keta

 

Shengjergj

 

Ina Dorda

Fatjon Balla

 

Dajt

Alfred Brahja

Anila Dano

 

Zall Herr

Arben Maloku

Rozmire Muharremi

 

Berzhite

Sulejman Kullolli

Eldisela Meta

 

Farkë

Bekim Dallashi

Florina Topçiu

 

Krrabë

 

Klisman Muka

Blenara Isufi

 

Pezë

 

Ariola Zgura

Pandeli Hasmadhi

 

Vaqarr

 

Klodjan Myrta

Dorina Hoxha

 

Ndroq

 

Florjan Kazazi

Blerta Cali