Aplikacion
Vijon sherri mes Noizy-t dhe Cllevios!
Së fundmi, Cllevio doli nga burgu por i është kthyer sërish sherrit virtual me Noizy-n. Jo vetëm kaq por ai i kërkoi përballje Noizy-t.
“Kujtoni se kam frikë ngaqë më gjuajti ai? Nuk më ka dhënë popullaritet fare, se nuk ngrihem nga ata unë. Nuk shkova atje për grushta unë. Të më thoshte pederasti që mos të shkoja, por as po, as jo nuk tha. Ti je shumë i fortë, të kam thënë. Tani si është historia, po të bëj këtë sfidë, kam bërë ca ushtrime. Më shiko mirë, zgjedhe ditën, vendin, diku larg që të mos kesh lepurusha pas teje. Kurse ty Crax, a e di çfarë do të bëj, ke dhjetë ditë kohë”- u shpreh Cllevio.
Mirëpo, së fundmi reperi Stresi ka bërë një postim në Instagram, ku ka ngritur dyshime te ndjekësit
Ai shkruan se nuk i interesojnë “këta tipa”, por po aludohet se ky postim mund të jetë për dy të sipërpërmendurit.
“Jo se më han mua r*ku për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”, shkruan Stresi në foton që ka publikuar në Story.
Kujtojmë që Stresi dhe Noizy tashmë i kanë rregulluar marrëdhëniet me njëri-tjetrin, ku madje edhe tregojnë suport për projektet muzikore të secilit.
Gafa e Agim Neshos në Konventën e LSI: Ramën e solli në pushtet aleanca e qelbësiraveDiplomati Agim Nesho është shfaqur në podiumin e LSI-së, tashmë partia e Lirisë, si një nga prurjet e reja të Ilir Metës.
Gjatë fjalimit të tij, Agim Nesho bëri edhe një gafë që mesa duket vuri në siklet Ilir Metën dhe simpatizantët e kësaj partie.
Duke bërë një kthim në kohë, ai tha se Edi Rama erdhi në pushtet me aleancën e qelbësirave, duke harruar se pjesë e këtij koalicioni dikur ka qenë edhe LSI.
“Partia e re do të rikthejë shtetin ligjor. Ky regjim erdhi në pushtet nga ashtuquajtura aleanca e qelbësirave”, tha Nesho duke vënë në siklet sallën e Pallatit të Kongreseve, pasi shprehja “aleanca e qelbësirave” i dedikohet aleancës së Edi Ramës me LSI-në e Ilir Metës në vitin 2013.
“Lëvizja e re që po lind sot është partia e të gjithë qytetarëve sot në të gjithë Shqipërinë, për ata që mendime e të cilëve iu anashkalohen ditët e sotme, për gazetarët që sot dërgohen për riedukim.
Partia e re do të rikthejë llogaridhënien, ata që kanë vjedhur me PPP-të apo inceneratorë të vendosen para ligjit dhe paratë t’u kthehen popullit.
Partia e re do të rikthejë shtetin ligjor. Ky regjim erdhi në pushtet nga ashtuquajtura aleanca e qelbësirave, ku deri më tani ka qenë dobësimi i opozitës dhe forcimin e shtetit autokratik.
Kjo po e kthen Shqipërinë në një demokraci të deleguar nga interesat e autokratit. Shqipërisë e kuptojnë rrezikun që i vjen nga kapja e shtetit, trafikut të drogës apo oligarkisë. Sot demokracia në udhëkryq, të bashkohemi të gjithë për të fituar betejën”, tha ndër të tjera Nesho gjatë fjalimit të tij.
Largimi i Kryemadhit nga drejtimi, Meta: Nuk kam imponuar asgjë, proces demokratikIsh-presidenti Ilir Meta i rikthyer tashmë në Lëvizjen Socialiste për Integrim që sot mori emrin Partia e Lirisë deklaroi në News24 se lidershipi i LSI-së ka bërë një gabim historik a faj historik, që është pikërisht bashkimi i çuditshëm me idenë dhe vendimin fakt të kryer të Lulzim Bashës për të djegur mandatet.
Duke folur për dorëheqjen e Monika Kryemadhit nga drejtimi, Meta theksoi se nuk ka imponuar asgjë dhe se i takon LSI-së të ngrihet në lartësinë e këtij momenti historik të vendit.
“Unë nuk kam imponuar asgjë. Është një proces demokratik dhe historik dhe i takon LSI-së të ngrihet në këtë lartësi të momentit historik të vendit. Këto përralla me diktatorë brenda LSI-së nuk mund të ekzistojnë. Jam i vetmi kryetar partie që në vitin 2005 nuk e kam vënë veten në listën e partisë në proporcional dhe pse ishim në opozitë, në maxhoritar, u futa në të njëjtën zonë dhe fitova.
Këto nuk i bën një autoritar. Lidershipi i LSI-së ka bërë një gabim historik a faj historik, që është pikërisht bashkimi i çuditshëm me idenë dhe vendimin fakt të kryer të Lulzim Bashës për të djegur mandatet. Ka qenë një akt tërësisht emocional dhe një akt tërësisht kundër atyre qëndrimeve jo vetëm publike që kam pasur, por edhe kundër atyre qëndrimeve të mia që iu kam dërguar kryetares së partisë dhe kryetarit të grupit parlamentar dhe asnjë nga deputetët që lanë mandatin nuk më ka çuar një mesazh shoqëror si mendon ti për këtë çështje dhe kurrë nuk e kam besuar që ajo do ndodhë dhe ndodhi në mënyrë mafioze, unë kam qenë në Gjermani.
Sot larg qoftë nëse humbet jetën një deputet, duhet një muaj procedura për ta zëvendësuar, ndërsa për 180 e ca deputetë dhe ata në lista për 2 ditë vetëm me një firmë të sekretarit administrativ të parlamentit u bë ai grusht shtetit i qëllimshëm. Siç ishte akoma më e qëllimshme mosregjistrimi i PD-së në KQZ për dekretin e 13 tetorit. Djegia e mandateve është një përgjegjësi e madhe dhe unë mendoj se ata e kanë kuptuar. Nuk ka lidhje me ndëshkimin e këtij vendimi, por me atë që ata vetë janë të ndërgjegjshëm për një veprim që kanë bërë që tregoi mungesë të lidershipit në kuptimin e thellësisë së vendimit. Në konventë kishte nga lidershipi, figura të reja dhe ky do jetë një proces shumë sinergjik mes atyre që kanë qenë, që kanë kontribuar dhe gjithë të tjerëve që kanë dëshirë të angazhohen. Do të jetë gjithëpërfshirëse”, deklaroi Meta.
A është xheloze për ndonjë nga ish të dashurat e Shpatit? Ja se si përgjigjet SelvijaÇifti i njohur i shoëbizit Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvija kanë krijuar tashmë një marrëdhënie të konsoliduar pasi mirëpritën në jetë para pak muajsh fëmijën e tyre të parë, Roelin.
Por edhe pse tashmë dihet se Shpati nuk është më në “treg”, pyetjet ngacmuese ndaj Selvijes për eksperiencat e mëparshme të tij nuk kanë të sosur.
Selvija zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku iu është përgjigjur pyetjeve të bëra nga ta. Ndër të tjera, një ndjekës e ka pyetur Selvijen për mendimin e saj në lidhje me ish të dashurat e Shpatit.
Si duket, Selvija jo vetëm që nuk ka ngurruar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje por është treguar tepër diplomate në përgjigjen e saj. Selvija ka thënë se i respekton të gjitha femrat që Shpati ka pasur në jetën e tij pasi dhe ajo vetë është një nga zgjedhjet e Shpatit.
“Ishat?? Pse aq shumë ka pasur. Ato që unë njoh janë yje. Ashtu si ju dhe unë lidhjet që ka pasur Shpati i kam parë nga televizori. Nuk kam qenë pjesë e të kaluarës së tij dhe nuk më takon mua të flas ose të mendoj diçka për ish-at e tij. Respektoj çdo femër që ka qenë në jetën e Shpatit. Çdo zgjedhje të tij e respektoj sepse ashtu respektoj dhe veten, sepse dhe une jam zgjedhje e Shpatit. Çdo kush ka lënë impakt të mirë dhe të keq tek Shpati që e kanë formuar në jetë. Mua s’më takon të flas asgjë vetëm të respektoj dhe flas fjalët më të mira për një femër”– ka shkruar Selvija.
Astronomët kanë paralajmëruar se disa asteroidë, të fshehur pas diellit, i janë drejtuar planetit tonë.
Pavarësisht se EARTH ka shumë teleskopë që monitorojnë hapësirën, dhe mbajnë nën vëmendje të gjithë asteroidët që mund t’i drejtohen planetit tonë dhe mund ta rrezikojnë atë, astronomët kanë ngritur alarmin, pasi disa prej shkëmbinjve qiellorë nuk mund të kapen nga teleskopët pasi fshihen pas shkëlqimit të diellit.
Sipas asaj që shkruan “The Sun”, kohët e fundit janë vëzhguar disa objekte qiellore që i janë afruar Tokës, mes tyre dhe asteroidë.
“Studimet e asteroideve në përgjithësi funksionojnë natën, kryesisht duke gjetur objekte përtej orbitës së Tokës,” paralajmëroi profesori Scott Shepard në revistën Science.
“Kjo krijon një pikë të verbër sepse shumë objekte afër Tokës (NEO) mund të fshihen në brendësi të dritës së diellit në orbitën e Tokës.
“Vrojtimet e reja teleskopike po përballen me shkëlqimin e Diellit dhe po kërkojnë asteroidë drejt Diellit gjatë muzgut.
“Këto sondazhe kanë gjetur shumë asteroidë të pazbuluar më parë në brendësi të Tokës.”
Midis tyre është asteroidi i parë me një orbitë të brendshme në Venus. Dhe ka një tjetër me periudhën më të shkurtër orbitale të njohur rreth Diellit.
Si ka qenë puna në shesh xhirim me Noizy-in? Rrëfehet Ardian Bujupi, zbulon detaje për reperinKëngëtari i njohur, Ardian Bujupi është një ndër artistët më “In” të momentit. Ai ka publikuar dy bashkëpunime të suksesshme këtë verë, një me Noizy-n dhe një me Ledri Vulën.
Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në festën private të Noizy-t, ku ky i fundit prezantoi disa detaje nga koncerti i tij “Alpha Show” për shumë personazhe VIP.
Ardiani ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Abc News”, ku ka folur për reperin Noizy. Këngëtari tha se Noizy është shumë i shpejtë sa i takon të shkruarit të teksteve.
“Nëse nuk pëlqen diçka, duhet me respekt me fol edhe me artistin, bashkëpunëtorin, producentin, atë e ka Noizy si unë. Nuk ngatërrohemi për sene të vogla kurrë. Ama Noizy çfarë mundem me të kallzu për studio është shumë i shpejtë në tekst. E di kur është kënga hit.” – tha këngëtari Ardian Bujupi.
Nga ana tjetër, reperi Varrosi ka thënë se ka shumë emocione si dhe shtoi se do ketë shumë surpriza.
“Unë kam më shumë emocione se ai, dhe mund të jem më i gëzuar se ai, për të. Që kur ja kam nis, ja kam nis me idenë që atë veç ta shoh sa më lartë nga të gjithë dhe sa të jem aty ashtu do jetë. Është ëndërr në veçanti që jemi duke dale para popullit tonë në Tiranë. Ata që do e humbasin do jenë shumë pishman, do ketë shumë surpriza”, tha ai.
I dha kompanisë së tij 6 mln euro/ A ishte Blendi Gonxhe për këtë akuzë në SPAK?Kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, dëshmoi sot për më pak se 1 orë para hetuesve të Prokurorisë së Posaçme.
Pasi doli nga SPAK ai nuk tregoi se cila ishte arsyeja e thirrjes së tij në prokurori, por u përpoq të tregojë se çështja nuk kishte të bënte me drejtorinë që ai drejton dhe as me ministrinë në varësi të së cilës është.
Por përfaqësues të nismës “Thurje” kanë zbuluar se Gonxhe është thirrur për të dëshmuar lidhur me një padi që ata kanë bërë para dy vitesh ndaj Gonxhes me akuzat e shpërdorimit të detyrës, prishjes së garës dhe barazisë në tendera dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Ata pretendojnë në kallëzimin e tyre se kompania “Albarent”, në pronësi të Blendi Gonxhes, ka përfituar prej tij, si drejtues i Drejtorisë së Transportit Rrugor, rreth 200 milionë lekë shërbime.
Po ashtu në kallëzimin e saj nisma “Thurje” thotë se Kompania ATD, një kompani partnere e kompanisë Ambarent, ka fituar afro 6 milionë euro të tjera nga Buxheti i Shtetit.
Sipas përfaqësuesve të kësaj nisme ekziston dyshimi i arsyeshme se, kompania ATD është një kompani koperturë, e përdorur nga Gonxhja për të përfituar para nga Buxheti i Shtetit.
Lëvizja Socialiste për Integrim ndryshon emrin, quhet Partia e LirisëKonventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka miratuar propozimin e një grupi anëtarësh të saj për ndryshimin e emrit të kësaj force politike.
Kështu, Konventa votoi me shumicë votash që tashmë LSI të quhet Partia e Lirisë.
Për riorganizimin e kësaj force u zgjodh edhe një grup piune, i cili do të drejtohet nga Ilir Meta dhe nënkryetar i tij do jetë ambasadori, Agim Nesho.
Deputetja shqiptare shfaqet me bikiniAdriana Matoshi gjithmonë befason fansat e saj.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku aktorja e njohur ka tërhequr gjithë vëmendjen me postimin në “Instagram”.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka pozuar si rrallëherë me bikini nga pushimet e saj.
Adriana ka ndarë me mbi 100 mijë ndjekësit e saj disa foto me rroba banje shumëngjyrëshe, ku bie në sy trupi i saj tepër në formë.
LSI me emër të ri: Ja si do të quhet, si do ndryshojë vula dhe struktura e përkohëshme e partisë
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të parisë.
Silva Caka lexoi para të pranishmëve ndryshimet statutore ku një prej tyre është ndryshimi i emrit të partisë.
“Jam këtu për tu njohur me disa ndryshime në statutin e LSI. Konventa Kombëtare e LSI bazuar në nenin 11.7 të statutit të saj propozon:
Konventa ka të drejtën e ndryshimit të emrit dhe vulës së parisë.
Ka të drejtën e ndryshimit të strukturave të përkohshme”, tha Caka.
Ende nuk dihet se cili do të jetë ‘pagëzimi’ i ri i partisë por Meta paraditen e sotme dha një sinjal se mund të quhet ‘Partia e Referendumit’.