zoom

Day Archive“Më toleron më shumë”, Rudina Magjistari flet si rrallëherë për bashkëshortin

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Rudina Magjistari ka folur si rrallëherë për bashkëshortin e saj, Xhavit Bajrami. Çifti kanë më shumë se 10 vjet tashmë që janë bashkë dhe duket se kanë gjetur kiminë e duhur me njëri-tjetrin.

Gjatë një interviste me moderatorin Labinot Gashi, Rudina ka treguar se ata koordinohen me njëri-tjetrin dhe preferojnë që të kalojnë kohë së bashku në shtëpi, pavarësisht punëve të shumta.

“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe… nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetrin. Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj sepse dua të jem pranë familjes”, u shpreh ajo.

Më tej, Rudina ka thënë se ajo është prej shumë vitesh pjesë e televizionit dhe mbështetjen më të madhe e ka nga bashkëshorti.

“Kam një suport të jashtëzakonshëm nga im shoq, ai e kupton ngarkesën time kështu që e kam ndihmë shumë të madhe. Edhe unë e kuptoj atë, por është ai që më toleron pak më shumë sepse puna ime është e tillë që nuk marr do leje nga puna”, deklaroi moderatorja.

 

Taulant Xhaka bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e vajzës me foton e parë

Futbollisti i njohur, Taulant Xhaka është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij janë bekuar me një vajze, të cilën e kanë quajtur Maleya.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Xhaka, duke postuar një foto të vogëlushes së porsalindur në Instagram.

“Jemi më se të bekuar, Të duam Maleya,  23.07.2022”, ka shkruar futbollisti krahas fotos më të ëmbël.

Angelina Jolie fiton betejën ligjore kundër Brad Pitt

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë të përfshirë në një betejë të komplikuar ligjore mbi kantinë e verës Chateau Miraval.

Aktorka ka fituar një betejë ligjore kundër ish-bashkëshortit në ‘luftën’ e tyre të ashpër mbi kantinë e verës Chateau Miraval, ku u martuan në vitin 2014. Çifti mori kontrollin e kompanisë së famshme të verërave roze në vitin 2008 kur u vendosën në kullë. Por Jolie ia shiti aksionet e saj “gjigantit” Stoli duke nisur një seri betejash në SHBA, Francë dhe Luksemburg midis Pitt, Jolie, bizneseve të tyre përkatëse dhe partnerëve të ndryshëm të biznesit.

Ekipi i Jolie përpunoi dokumente nga Pitt, menaxheri i tij i biznesit dhe kompania e tij, Mondo Bongo. Ata luftuan që gjykata të mohonte kërkesën e Jolie për dokumentet dhe korrespondencën. Por të premten, një gjykatës në Los Anxhelos tha se Pitt dhe bashkëpunëtorët e tij duhet t’i dorëzojnë ata te avokatët kundërshtarë dhe tha se nuk mund të pezullohen derisa të apelojnë vendimin.

Burime pranë operacionit të biznesit të Jolie thanë se Pitt po lejon që zemërimi i tij për ndarjen e tyre të pengojë sensin e përbashkët të biznesit. “Çdo njeri i arsyeshëm do të ishte i lumtur të ishte partner i Stolit. Ata kanë marketing dhe shpërndarje të nivelit të lartë”, thanë ata, duke shpjeguar se kompania ofron mundësi të jashtëzakonshme për të rritur biznesin. “Ai thjesht nuk mund të shohë urrejtjen e tij ndaj Jolie.”

Çifti, i cili ka gjashtë fëmijë, u nda në vitin 2016. Ata ishin bashkë që nga viti 2005./zoom.al/

 

U tha se ishte shtatzënë, Eleni Foureira lë pa fjalë me fotot e fundit

Në orët e fundit këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira anuloi fillimisht paraqitjen e saj në Qipro dhe më pas turneun veror, për arsye shëndetësore, duke i shqetësuar fansat e saj.

Pas këtyre lajmeve, nuk kanë munguar aludimet se këngëtarja e famshme mund të jetë shtatzënë.

Megjithëtë, këtyre zërave ajo i është përgjigjur në mënyrën më “të nxehtë” të mundshme.

Pasditen e së shtunës ajo ka postuar foto në llogarinë e saj në Instagram, ku pozon me rroba banje dhe tregon trupin e saj në formë.

“Duke shijuar pamjen”, ka shkruar Eleni Foureira në mbishkrimin e postimit të saj, pa bërë asnjë koment tjetër


 

Reagimi i parë i Ilir Metës pasi la presidencën (Foto)

Ish-presidenti i republikës, Ilir Meta, ka bërë reagimin e tij të parë në Facebook, vetëm disa minuta pasi ka dorëzuar detyrën e tij si kryetar shteti, post të cilin për 5 vitet e ardhshme do ta mbajë Bajram Begaj.

Në postimin e tij në Facebook, Meta ka publikuar një foto të familjes së tij, ku shkruan se ata janë më të bashkuar pas ditës së sotme.

Postimi i Metës:

Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja!

 

Përvëlohet SHBA dhe Europa! Gjendje e jashtëzakonshme me zjarre dhe viktima

Vala e të nxehtit ka krijuar kushte të vështira për shumë njerëz në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Temperaturat më të larta përfshinë pjesën verilindore të Amerikës, ndërsa në bregun perëndimor vështirësuan punën e ekipeve për fikjen e zjarreve. Po kështu edhe Evropa vazhdon të përballet me temperatura të larta dhe zjarre në mbarë kontinentin.

Guvernatori i Kalifornisë deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme në qarkun Marposa, ndërsa një zjarr i rënë në pyjet me lisa vazhdon të zgjerohet.

Situata paraqitet tejet e rrezikshme në Parkut Kombëtar Yosemite, ku përhapja me shpejtësi e flakëve rrezikon ta shndërrojë atë në një nga vatrat më të mëdha të zjarrit të shënuara këtë viti. Qielli mbi park kishte i marrë i gjithi një ngjyrë të thellë, portokalli.

Zjarret kanë djegur shtëpi e makina. Mbi gjashtë mijë persona janë detyruar të largohen ndërsa zjarrfikësit luftojnë flakët nga toka dhe ajri.

“Po luftojmë me zjarrin në një terren të vështirë. Është betejë e fortë”, thotë Natash Fouts, nga Departamenti i Zjarrfikësve në Kaliforni.

Tymi mund të shquhet prej Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.

Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara po përballet me një valë të nxehti. Zyrtarët në South Dakota thanë se një alpinist 22 vjeçar vdiq në Parkun Kombëtar Badlands, pasi i kishin mbaruar rezervat e ujit.

Temperatura pritej të arrinte mbi 38 gradë celcius në disa qytete. Qyteti i Nju Jorkut çeli qendra të posaçme freskimi për të ndihmuar njerëzit që nuk kanë qasje në kondicioner.

“Është tepër vapë”, thotë Kay Touray, banore e Nju Jorkut.

Për shkak të të nxehtit, organizatorët shkurtuan maratonën që po zhvillohej gjatë fundjavës në Nju Jork. Ndërsa në Boston një aktivitet i planifikuar sportiv u shty për një tjetër datë.

Në Evropë, vala e të nxehtit ka shkaktuar viktima të shumta në Spanjë dhe Portugali dhe vazhdon të ushqejë zjarret në mbarë kontinentin.

Qeveria italiane paralajmëroi për temperatura të larta në 16 qytete, ndërkohë që zjarrfikësit përballen me gati 33 mijë vatra zjarri. Deri më tani, Italia ka raportuar 27 mijë hektarë të djegur, Franca 44 mijë dhe Spanja 19 mijë.

Zjarret në ishullin grek Lesbos dogjën shtëpi dhe detyruan banorë e turistë të evakuohen. Urdhri për evakuim u shpërnda me mesazh në telefonat celularë. Policia vendore tha se kishte evakuuar rreth 450 persona nga hotelet dhe shtëpitë, ndërsa oficerët vazhdonin të kërkonin për të tjerë që mund të kenë refuzuar të largohen. Operacioni i zjarrfikësve mbështetet nga ajri me nëntë avionë të posaçëm dhe një helikopter për fikjen e zjarreve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka dërguar udhëzime autoriteteve qendrore dhe lokale për t’u përqendruar tek shpëtimi i jetëve dhe për të ndihmuar komunitetet dhe banorët ndërsa përballen me të nxehtin ekstrem”./VOA

Fjalimi parë: Anija e mbytur pa dalë nga porti!

Pritej me shumë kërshëri fjalimi i parë publik i Presidentit aq më tepër që për nga natyra zoti Begaj ka qenë i heshtur dhe nuk ka preferuar të komunikojë me median!

Për të gjykuar një fjalim, aq më tepër fjalimin e parë të kryetarit të shtetit të mbajtur në Parlament duhen nënvizuar ato që nuk u thanë.

Nuk është vendi dhe rasti për të analizuar stilin, apo tonin me të cilin u mbajt fjalimi. Por në fjalimin e pare të bëjnë përshtypje mungesat e shumta:

Asnjë fjalë për Parlamentin, rolin e tij ligjvënës dhe kontrollues të institucioneve.

Asnjë fjalë për kompetencat e veta.

Asnjë fjalë politikën e jashtme.

Asnjë fjalë për Kosovën! Nëse Presidenti në largim e kaloi ditën e fundit në detyrë në Kosovë, Presidenti Begaj nuk e përmendi Kosovën në fjalimin e parë!

Asnjë fjalë për diasporën shqiptare!

Problemet, sfidat dhe arritjet që ka vendi sot nuk janë abstrakte, por shumë konkrete.

Boshatisja e vendit është plagë e hapur. Asnjë fjalë për largimin nga vendi. Asnjë fjalë për largimin në masë të mjekëve dhe infermierëve ndonëse është vetë mjek në profesion!

Korrupsioni dhe kapja e shteti janë elefanti në dhomë. Dhe ky fenomen nuk përjashton deputetët – ndëshkimi para se të vijë nga drejtësia vjen nga kutia e votimit dhe Shqiperia e 2022 ende nuk po realizon zgjedhje pa probleme dhe të pakontestuara!

Vendi ka hapur zyrtarisht negociatat me BE-në, por maratona e 33 kapitujve nuk do të jetë e lehtë! Kjo maratonë transformuese nuk është vetëm për qeverinë dhe opozitën, por për gjithë shoqërinë, për institucionet dhe shoqërinë civile, për median dhe çdo qytetar të këtij vendi. Është një nga ngjarjet më të rëndësishme për vendin dhe meritonte mesazh të qartë për këdo!

Sfidat e politikës asnjëherë nuk kanë qenë të lehta! Reforma zgjedhore, (me ligj është sanksionuar edhe vota e emigrantëve) reforma territoriale janë në tryezë. Suksesin nga dështimi i ndan vetëm një vijë e hollë! Do t’i zgjidhim krizat e radhës me gjyqtar ambasadorët apo gjyqtari vendas do të jetë në lartësinë e detyrës?!

Të bën përshtypje që me konkret ishin urimet e para që mori Presidenti, sesa fjalimi i tij i parë në Parlament.
Një fjalim për njerëzit, për komunitetet për çështjet e mprehta që po kalon vendi, një fjalim që vë gishtin në plagë, por dhe që jep shpresë se e nesërmja do të jetë më e mire- mungoi!

Duke perifrazuar një thënie të vjetër: anija e mbytur pa dale nga porti!

Ndoshta duhet pranuar që nuk zhgënjeu pritshmëritë!

P.S Fjalimi dytë në Presidencë kishte më shumë brendi se i pari, por fjalimi dytë më shumë nxorri në pah boshllëkun e të parit! Boshllëk që gjithkush uron të mbushet në çdo ditë të mandatit me veprimtarinë e institucionale e cila i ka të gjitha mundësitë të përgënjeshtrojë dobësinë dhe mungesat e fjalimeve, sidomos të fjalimit inagurues.

Bajram Begaj, kush është presidenti i 8-të i Shqipërisë

Bajram Begaj do të jetë Presidenti i 8-të i Shqipërisë, pas përmbysjes së diktaturës komuniste.
Kreu i ri i shtetit, u betua sot para Kuvendit të Shqipërisë, ku do të mbajë detyrën e tij si president i republikës për 5 vitet e ardhshme.

Begaj do të pasojë në këtë detyrë Ilir Metën, i cili u zgjodh si President i republikës në vitin 2017-të.

Bajram Begaj u zgjodh president i ri i Republikës në datë 4 Qershor me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Begaj u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë në raundin e katër, dhe erdhi si propozim i mazhorancës në pushtet.

Kush është Bajram Begaj

Bajram Begaj ka lindur më 20 Mars 1967, ai është një oficer ushtarak shqiptar, i cili po shërben si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka përfunduar “Doktoratën në Fushën e Mjekësisë”, pranë Fakultetit të Mjekësisë si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Ai më parë ka shërbyer si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit. Ai ka përfunduar Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollën e Thelluar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe specializimin pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë. Ka ndjekur kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes,  pranë Institutit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall, Gjermani, si dhe kurse e kualifikime të tjera ushtarake.

 

Einxhel dhe Вeniada рërballen për herë të рarë me njëra-tjetrën

Einxhel dhe Beniada krijuan miqësi me njëra-tjetrën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.

Mirëpo, pas daljes nga shtëpia dy ish-finalistet nuk u panë më bashkë. Einxhel ka qenë e ftuar në “He/She is on top”, ku Beniada është anëtare e jurisë.

Së bashku me Megi Pojanin ajo gjykon sflitatat dhe sfidat e konkurrentëve.

Bukuroshet gjatë emisionit, kanë lënë të kuptohet se nuk janë mikesha fort të ngushta më, por respektin për njëra-tjetrën e ruajnë akoma.

 

Betimi i Begajt, PD: Sot Rama ka më shumë pushtet se diktatori i fundit Ramiz Alia

Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në Partinë Demokratike Indrit Hoxha ka reaguar pas betimit të Bajram Begajt si president.

Hoxha shprehet se tashmë Edi Rama ka më shumë kontroll dhe pushtet se sa kishte Ramiz Alia. Ai shton se sot Rama kontrollon totalisht parlamentin dhe presidencën.

“Tashme zyrtarisht Edi Rama ka me shume kontroll dhe pushtet sesa kishte Ramiz Alia diktatori fundit i Shqiperise. Shqipëria në rrezik

Rama kontrollon sot totalisht keshillat bashkiak,bashkite e vendit,parlamentin dhe presidencën. Mos thuaj ç’më duhet mua”, shkruan Hoxha./zoom.al/