Aplikacion
Jennifer Lopez, këngëtarja me famë botërore, me anë të një fotoje me një unazë në gisht ka njoftuar se do të martohet sërish, duke ritakuar në altar dashurinë e saj të vjetër, aktorin e mirënjohur Ben Affleck.
Çifti u fejua për herë të parë në vitin 2002, por e shtynë dasmën e planifikuar vetëm disa ditë para.
20 vite më vonë, pas martesave të bujshme dhe disa fëmijëve me persona të tjerë këngëtarja latine dhe aktori i ‘Batman’ ia kanë arritur të shkojnë drejt altarit përfundimisht.
E lindur në një lagje të Bronx-it, Lopez, tashmë 52 vjeç u rrit në një banesë më një dhomë së bashku me prindërit dhe dy motrat e saj. Në moshën 18 vjeçare ajo braktisi universitetin ku studionte biznes për tu fokusuar me kohë të plotë te pasioni i saj, kërcimi.
Pas peripecive të shumta dhe provave ku duhet të konkurronte me mijëra vajza të tjera, Lopez arriti të bëhej aktorja e parë latine që arkëtonte mbi 1 milionë dollarë pasi arriti të siguronte rolin kryesor në një film dedikuar këngëtares meksikano-amerikane Selena.
Krahas industrisë së filmit Lopez u përfshi dhe në muzikë duke lancuar albume që kryesuan renditjet më këngë në të cilat ajo nuk harronte të përmendte origjinën e saj dhe rrethanat e vështira që e kishin shoqëruar gjatë rinisë dhe kërkimit të famës.
Në tentativë për të ruajtur imazhin e saj si një vajzë kopertinash dhe televizioni Jennifer Lopez përgjatë 5 viteve u përfshi në marrëdhënie romantike me persona si reperi P Diddy, këngëtari Marc Anthony por edhe partneri aktual Ben Affleck.
Sakaq kritikat nuk munguan drejt saj me publikun dhe persona të ndryshëm që e gjykonin shpesh herë për shkak të prejardhjes dhe origjinës së saj. Për tu kundërpërgjigjur Lopez qëndroi e qetë dhe e riformatoi veten si një biznesmene duke lancuar një firmë dedikuar stilit të jetesës me produkte si veshje dhe parfume ndër të tjera.
Vetëm gjatë vitit 2004 firma e saj arriti të gjenerojë mbi 300 mln dollar në shitje produktesh. Kështu Lopez arriti të shërbente si një frymezim për divat që do ta pasonin në vitet në vijim si Kim Kardashian apo Reese Ëitherspoon. Sot, Lopez ka arritur të shesë mbi 80 mln albume në të gjithë botën dhe ka luajtur role në mbi 40 filma që së bashku kanë gjeneruar mbi 3 miliardë dollarë.
Në vitin 2019 ajo mbushi plot 50 vjeç dhe nuk ka treguar asnjë shenjë ndalimi. Si fillim erdhi roli në filmin Hustlers që u pasua nga një shfaqje spektakolare në bashkëpunim me këngëtaren Shakira në eventin e Super-Boël, përgatitjeve të së cilit iu dedikua një dokumentar në Netflix në të cilin vetë Lopez ishte producente ekzekutive.
“Është e mahnitshme se sa herë reportohet mbi të, ajo ka gjetur një mënyrë për të ruajtur reputacionin dhe famën e saj përgjatë viteve”, thotë Morris, gazetarja që e intervistoi për The Times. “Fuqia e saj për të kuptuar narrativën e vetë dhe atë që përcjell tek të tjerët është diçka shumë e zgjuar. Ajo është mitike, një ikonë”.
Eksperti lëshon alarmin: Hackerat po publikojnë shkresa dhe email-e institucionesh shqiptare
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, lidhur me sulmet kibernetike ndaj “e-Albania”, që zgjatën rreth një javë.
Në një reagim në Facebook ai është shprehur se sulmi kibernetik po rezulton akt i mirëfilltë terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.
Statusi:
“Fatkeqësisht sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfillt terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Me qindra shkresa zyrtare dhe emaile institucionesh po publikohen nga një faqe anonime, duke vërtetuar një rrjedhje masive të dhënash shtetërore.”, shkruan ai.
Kishte premtuar se do bënte dasmë, Rama miting për negociatat më 28 korrikKryeministri Edi Rama ka konfirmuar, atë që mediat në vend kishin bërë të ditur pak ditë më parë, se më 28 korrik do të mbajë një miting të madh në Tiranë me rastin e hapjes së negociatave.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Rama thotë se të enjten e ardhshme, në kryeqytet, do të mbahet një mbrëmje kremtimi për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, por edhe per miqesine e re me Be-ne.
“Bash në 100-vjetorin e lidhjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria u lidh edhe me BE-në. Në 28 Korrik, fiks në datën e lidhjes së marrëdhënieve me SHBA, ora 19:00, në Sheshin Skënderbej, nis një mbrëmje kremtimi e këtyre dy miqësive të mëdha për shqiptarët e Shqipërinë, me muzikë e me dashuri mesveti”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Në fakt nuk bëhet fjalë thjesht për një koncert, megjithëse vet kryeministri më parë kishte premtuar se do të bënte dasmë kur të hapeshin negociatat, por për një matje forcash me opozitën.
Duket se kreun e qeverisë e ka shqetësuar protesta e opozitës e mbajtur më 7 mars, ndaj dhe me këtë miting-koncert ai kërkon t’i tregojë opozitës, por edhe shqiptarëve, forcën e mazhorancës.
Për këtë arsye ai ka kërkuar angazhimin, jo vetëm të krerëve të rinj të partisë, por edhe të kryetarëve të bashkive për të sjellë në Tiranë me këtë rast sa më shumë mbnështetës.
E rëndë/ Babai harron foshnjën 14-muajshe në makinë, fëmija vdes si pasojë e temperaturave të lartaNjë foshnjë 14 muajshe ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, duke vdekur në makinë për shkak të goditjes nga nxehtësia.
Përgjegjës për vdekjen e foshnjës ishte babai i saj, i cili e harroi fëmijën në automjetin e parkuar për orë të tëra.
Lajmi tragjik vjen nga një qytet në jug-perëndim të Francës, i cili është prekur veçanërisht shumë nga vala e të nxehtit që po prek të gjithë Evropën.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar, kur babai kishte marrë me vete në makinë foshnjën për ta lënë në çerdhe.
Mirëpo, ai harroi se e kishte fëmijën në sediljen e pasme të makinës, ndaj nuk e dorëzoi kurrë në stacion. Më pas ai parkoi makinën nën diellin e nxehtë me fëmijën fatkeq brenda, e cila gjeti vdekjen.
Taulant Xhaka bëhet baba për herë të dytë, mësoni emrin dhe gjininë e bebitMesfushori shqiptar i Basel, Taulant Xhaka dhe bashkëshortja e tij Arbnora janë bërë prindër për herë të dytë.
Sot, çifti është bekuar me një vajzë, të cilën kanë vendosur ta quajnë Maleya.
Xhaka e ka ndarë lumturinë dhe lajmin në rrjetet sociale.
“Jemi më shumë se të bekuar. Të duam shumë Maleya”, shkruan Xhaka.
Ish-lojtari i Kombëtares dhe Arbnora kanë gjithashtu një djalë 2 vjeç.
Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet 6-vjeçarja në VlorëNjë gjashtë vjeçare është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në plazhin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Uji i Ftohtë”. Sipas policisë 6-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi: Më datë 23.07.2022, rreth orës 20:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin e Pediatrisë Vlorë, një shtetase e mitur, e moshës 6 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”. 6-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Meta dekoron Dritëro Agollin pas vdekjes, ja socialistët që morën pjesë në ceremoniPresidenti i Republikës, Ilir Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, poetin e tokës, atdheut dhe dashurisë, Dritëro Agolli.
“I lumtur të vlerësoja sot me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, poetin e përjetshëm të tokës, atdheut dhe dashurisë, Dritëro Agolli. Me mirënjohje për personalitetin e shquar të letërsisë, kulturës dhe trashëgimisë tonë kombëtare, i cili me veprën e tij të pashembullt poliedrike e shumëdimensionale: letrare, artistike, estetike, filozofike, enciklopedike, akademike, politike dhe shoqërore, mishëroi virtytet më të vyera të shqiptarizmës dhe ngjizi në shpirtin e kombit shqiptar atdhedashurinë dhe patriotizmin, dashurinë për tokën, njeriun dhe gjuhën e bukur shqipe, duke u kthyer në një shërbestar humanist dhe apostull besnik i ëndrrës shekullore të rilindasve tanë. Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve!”, është shprehur Meta.
Dekorimi i tij është bërë me motivacionin:“Me vlerësimin më të lartë për personalitetin e shquar të letërsisë, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare, i cili me veprën e tij të pashembullt poliedrike e shumëdimensionale: letrare, artistike, estetike, filozofike, enciklopedike, akademike, politike dhe shoqërore, mishëroi virtytet më të vyera të shqiptarizmës si dhe ngjizi në shpirtin e kombit shqiptar atdhedashurinë dhe patriotizmin, dashurinë për tokën, njeriun dhe gjuhën e bukur shqipe, duke u kthyer në një shërbestar humanist dhe apostull besnik i ëndrrës shekullore të rilindasve tanë.”
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, përveç familjarëve të Dritëro Agollit merrnin pjesë edhe shkrimtarë e miq të ish-deputetit socialistë.
Gjithashtu nuk munguan edhe disa figura të njohura të socialistëve, siç është Namik Dokle, Arta Dade apo edhe Petro Koçi.
Ky është edhe aktiviteti i fundit zyrtar i Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u bë pjesë e debatit publik që po zhvillohet mes mediave në pronësi të Irfan Hysenbelliut dhe kreut të doganave, Gent Gazheli.
Duke i dalë në krahë zyrtarit të vet, kryeministri Edi Rama, teksa foli për shpifje nga ana e mediave në pronësi të Musabelliut, sulmoi edhe mediat e tjera të cilat sipas tij nuk I japin hapësirë Gazhelit të shpjegohet rreth këtij debate.
Ndaj nisur nga kjo deklaratë e kryeministrit, televizioni MCN në pronësi të Endri Meksit i është drejtuar me një mesazh Drejtorit të Doganave, Gent Gazheli për të dhënë një informacion më të plotë lidhur me këtë debat.
Por mesazhit të gazetarit Gazheli nuk ka preferuar ti kthejë përgjigje.
Ndaj nisur nga ky fakt, pronari i MCN, Endri Meksi ka reaguar publikisht ndaj kryeministrit Edi Rama, duke evidentuar pikërisht faktin se vartësit e tij nuk përgjigjen për pyetjet e mediave.
Edhe pas përfundimit të emisionit të Për’puthen, ish-konkurrentja e sezonit të dytë Antonela Berisha, ia ka arritur të ruajë vëmendjen dhe famën.
Madje ajo u bë pjesë edhe e “Big Brother Vip 1”, ku u përfol jo pak për jetën e saj.
Së fundmi ajo ia ka dalë sërisht të jetë në qendër të vëmendjes, me postimet në rrjetet sociale, ku numëron shumë ndjekës.
Antonlela publikoi një foto ku mbante në dorë një gotë verë, krahas së cilë iu drejtonte të gjithëve një pyetje: “Çfarë do të thotë të pish fundin e shishes së verës? Kam disa ditë që më bie vetëm fundi”.
Ndërsa pjesa më e madhe e përgjigjeve, sipas asaj që tregon Antonela, kanë të bëjnë me statusin e saj.
Disa i thonë Antonelës që do të martohet, ndërsa të tjerë që do të lindë një vajzë.
Përgjigja e Antonelës? Asgjë! Ajo i ka lënë dyshimet e hapura duke mos i aprovuar dhe as hedhur poshtë dyshimet e ndjekësve, teksa thjesht shkruan se kjo është një përgjigje që i ka ardhur disa herë.
Pak kohë më parë Antonela dhe Isli Islami bënë lëmsh rrjetin me postimin e këtij të fundit
Moderatori publikoi një foto-album në profilin e tij në Instagram nën shoëqrinë e Antonela Berishës, e cila ishte e ftuar në programin e tij.
“Me @antonelathereal biseduam gjatë pas Ëake Up dhe dolëm në konkluzionin që shiu në mos do rrjedhë, do pikojë. Pastaj u ndamë. Antonela është single”– shkroi Isli, ndërsa vëmendje të madhe mori edhe seksioni i komenteve.
Kolegia e tij prej kohësh tashmë, Ori Nebiaj shkruan në seksionin e komentve: Ore ti”, krahas një emojie me fytyrë të habitur.
Nga ana tjetër nuk ka munguar as komenti i Antonelës e cila shkruan: “Më ka thënë një shoqja ime: single apo jo ç’rëndësi ka, natën e mirë nga unë”.
Me gomone drejt Anglisë, shpëtohen nga mbytja 48 emigrantë, shumica prej tyre shqiptarëRreth 48 emigrantë janë shpëtuar këtë të shtunë në brigjet e Baie de Somme, pasi rrezikoheshin të mbyteshin për shkak të një defekti në motorin e gomones me të cilin po lëviznin.
Qëllimi i emigrantëve ishte të arrinin në Angli. Në varkë ndodhesh kryesisht shqiptarë, mes tyre kishte pesë gra dhe tre fëmijë.
Ekipet e shpëtimit në det i riatdhesuan emigrantët në portin e Le Tréport në orën 10:00. “ SDIS 76, i shoqëruar nga SMUR (strukturat e lëvizshme të urgjencës dhe reanimacionit), që u kujdesën edhe për një vizitë të shpejtë mjekësore”, shkruajnë mediat e huaja.