Aplikacion
Fatbardh Kadilli mund të kandidojë për Tiranën në zgjedhjet lokale të 2023. Këtë, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së e bëri vetë të ditur gjatë një bisede në ABC. Kadilli foli për një projekt bashkimi që, siç u shpreh ai vetë, do ta realizojë duke “bashkuar çdo thërrime opozitarizmi, kur secila prej palëve të kapërcejë vetveten.” I pyetur nëse e ka konsultuar me Sali Berishën idenë e tij dhe se nën cilën sigël do të garojë, Fatbardh Kadilli tha se do të marrë vendimin e duhur, duke parë sjelljen e secilës palë në PD.
Ai shtoi se me Berishën nuk është konsultuar, por se ka folur me njerëz të tjerë që “janë më të çliruar nga agjendat politike.”
“Po konsultohem me njerëz, që në zgjedhjet lokale kemi mundësi të kapërcejmë vetën. Mund të kandidoj për Tiranën, si një projekt për të sfiduar pushtetin në Tiranë. Dhe kjo bëhet duke bashkuar çdo thërrime opozitarizmi. Kur secili të kapërcejë vetveten…Qëllimi është të sfidojmë pushtetin e korruptuar që është po aq i korruptuar në qendër saç është në Tiranë. Do të jetë një projekt 100 për qind i ndryshëm nga Rama e Veliaj… Ofertën time e kam bërë, çdo politikan të mbajë qëndrimet e veta. Kundër apo pro një projekti për Tiranën. Po të hyjmë të përçarë, do të humbasim..”
Kadilli theksoi se ai po propozon një projekt të ri bashkimi dhe se nuk është duke bërë ndonjë provokim. Po ashtu, ai theksoi edhe se nga PD nuk është shkëputur dhe se nuk do të shkëputet ndonjëherë.
Dinamika e atentatit në Milot/ Preçi dhe Brahimi fqinj në pallat, u qëlluan sapo…
Atentati me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytezën e Milotit i ka marrë jetën 28-vjeçarit Klinsman Preçit dhe ka lënë të plagosur rëndë 47-vjeçarin Ylli Brahimi.
Të dy personat kanë qenë objektiv i sulmeve të armatosura në janarin e 2021 dhe në maj të vitit të shkuar, në dy atentate të bëra në mes të ditës.
Ndërkohë sa i përket atentatit të sotëm, Preçi dhe Brahimi lëviznin me një automjet fuoristradë tip “Land Chrysler”, të blinduar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po këqyr kamerat e sigurisë që ndodhen në vendngjarje, pasi shumë pranë rrugicës ku ndodhi atentati gjendet një bankë e nivelit të dytë.
Ndërkohë, nga burime zyrtare mësohet se dyshimet paraprake të policisë janë se Ylli Brahimi ka qenë objektivi i autorëve që kanë qëlluar në drejtim të mjetit, teksa i janë afruar me një automjet tip “Audi” që dyshohet se u dogj në zonën e Krujës.
Ata janë qëlluar në momentin kur kanë zbritur nga automjeti i tyre dhe ishin duke hyrë në pallatin ku banonin.
Mësohet se viktima dhe i plagosuri jetojnë në të njëjtin pallat, respektivisht Klinsman Preçi në katin e parë, ndërsa Ylli Brahimi në katin e tretë.
Ndërkohë, po merren në pyetje edhe banorët e zonës të cilët mund të kenë dijeni, por edhe disa persona që mund të kenë dijeni për të kaluarën e dy të rinjve.
4 viktima në një javë! Shqipëria përgjaket nga atentatet mafiozeBrenda një harku kohor të gati shtatë ditëve, vendi ynë regjistron zyrtarisht katër të vrarë, teksa një person i pestë po lufton aktualisht me vdekjen në spitalin e Traumës, pas plumbave të marrë në gjoks dhe këmbë.
Një breshëri fishekësh mbrëmjen e sotme, plot 100 të tillë, të derdhur lumë në oborrin e shtëpisë së 46-vjeçarit Ylli Brahimi, i morën jetën Klisman Preçit, i cili mbeti i pajetë rrugës për në spital. Nga ana tjetër, Brahimi ndodhet në gjendje të rëndë.
Një tjetër atentat mafioz do të shkaktonte pak ditë më parë, pasiguri, frikë dhe shqetësim të opinionit publik. Në rrugën Fushë Krujë-Thumanë, breshëria e kallashnikovëve do të shkaktonte tre viktima: Brilant Martinajn, 23 vjeç; Dikler Vatën, 30 vjeç dhe Besmir Hoxhën, 34 vjeç.
Martinaj dhe Hoxha do të përfundonin të shkrumbuar, si pasojë e përfshirjes nga flakët të automjetit, ndërsa Vata do të tentonte të shpëtonte duke dalë jashtë makinës, aty ku gjeti edhe vdekjen.
Një bilanc ky alarmues, jo vetëm prej numrit të viktimave, por dhe natyrës së aktit kriminal. Atentate të mirëmenduara mafioze, që duhet të shkundin autoritetet. /Zoom.al
Vrasja në Laç, Berisha: Qyteti është në sundimin e plotë të bandave vrasëse të lidhura me qeverinëKreu i PD ka reaguar pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e kësja të premte, ku mbeti i vrarë Klisma Preci dhe u plagos Ylli Brahimi.
Berisha shprehet se dënon aktin e rëndë, duke shtuar se qytetit është në sundimin e plotë të bandave.
Statusi:
Laçi në terror! Qyteti është në sundimin e plotë të bandave vrasëse të lidhura me qeverinë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin e bandave të qeverisë në këtë qytet.
Gjithashtu Berisha ka ndarë në Facebook edhe video të ngjarjes së rëndë.
Atentati mafioz në Milot/Policia del me njoftim: Ja si ka ndodhurPas gati dy orësh policia e Kurbinit ka dalë me një njoftim për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Milot, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në sheshpushimin e një pallati, teksa autorët kanë qelluar me armë ne drejtim të automjetit m të cilin udhëtonte viktima Klisman preçi dhe I plagosuri Ylli Brahimi.
Gjithashtu policia konfirmon se në fshatin Gramëz të Krujës, është konstatuar duke u djegur një automjet, që dyshohet se është automjeti i përdorur nga autori/ët për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale.
Nga kqyrja paraprake, brenda tij, janë gjetur 2 armë zjarri kallashnikovë.
Kurbin/Informacion paraprak
Në qytet Milot, në sheshpushimin e një pallati, rreth orës 21:00, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip fuoristradë “Land Chrysler”, brenda të cilit ndodheshin shtetasit K. P., 28 vjeç dhe Y. B., 46 vjeç, banues në Kurbin, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Shtetasi K. P. ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe grupi hetimor.
Gjithashtu, nga forcat policore të Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë, me mbështetje edhe nga grupet e FNSH Shkodër, po bëhet krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Janë ngritur pika kontrolli në Rrugën e Kombit, në drejtim të Matit, të Lezhës, të Tiranës dhe të Krujës.
Në fshatin Gramëz, rrethi Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet, që dyshohet se është automjeti i përdorur nga autori/ët për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale. Nga kqyrja paraprake, brenda tij, janë gjetur 2 armë zjarri kallashnikovë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdon veprimet hetimore, duke administruar çdo provë, pamje filmike, informacion si dhe dëshmi, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
I shpëtoi atentatit një vit më parë, kush është 46-vjeçari i plagosur sot në Milot
46-vjeçari Ylli Brahimi që mbeti i plagosur sot në Laç është një emër i njohur për policinë.
Në janar 2021 Ylli Brahimi i shpëtoi një atentati, ndërsa sot ka mbetur i plagosur bashkë me Klisman Preçin.
Ylli Brahimi u qëllua nga dy persona me motor në 12 janar 2021, teksa deklaroi nuk kishe konflikte me askënd dhe nuk kishte dijeni se kush mund të ketë organizuar sulmin me armë kundër tij.
Dy shokët e Brahimit që ishin me të, kanë mundur të shpëtojnë mrekullisht, edhe pse ishin shumë afër. Policia e Laçit, deklaroi atë kohë se drejt Brahimit, është qëlluar mbi 15 herë.
Po kështu Brahimi rezulton i dënuar për trafik droge. Brahimi ishte dënuar në vitin 2003 nga Gjykata e Shkodrës me 11 vjet burg për veprën penale, të “trafikimit të lëndëve narkotike”.
Xhami i parë i bërë shosh nga plumbat, ja makina me të cilën udhëtonte viktima dhe i plagosuriYlli Ibrahimi dhe Klisman Preçi ishin objekt i atentatit që ndodhi mbrëmjen e sotme në qendër të Milotit.
Si pasojë e plumbave Klisman Preçi humbi jetën pa shkuar në spital, ndërsa Ylli Ibrahimi ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.
Zoom.al ka siguruar edhe pamjet e makinës me të cilën udhëtonte Brahimi dhe Preçi.
Bëhet fjalë për një makinë tip “Topyota” me targa të huaja. Nga pamjet e siguruara shihet që xhami i parë i makinës është bërë shosh nga plumbat.
Gjendet e djegur një makinë në Krujë, dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit në Milot
Digjet një automjet në Krujë pak minuta pas atentatit me një të vdekur dhe një të plagosur në Milot.
Mësohet se në Borizanë është duke u djegur një automjet tip “Audi”, teksa policia dhe zjarrifikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Po kështu mësohet se brenda makinës është gjetur një armë kallashnikov.
Atentati ndodhi në Milot, në hyrje të një pallati. Makina me të cilën udhetonte viktima dhe i plagosuri ka qenë tip fuoristradë “Land Rover”, e blinduar, por me sa duket ata janë qëlluar pasi kanë dalë nga makina.
“A s’kam plumb në kaptinë?”/ U vra sonte në Milot, i riu i shpëtoi një atentatit 2 muaj më pareKlisman Preçi është i riu që mbeti I vrarë mbrëmjen e sotme në një atentat me armë zjarri në Milot, ndërsa 46-vjeçari Ylli Brahimi mbeti i plagosur.
Por vetëm 2 muaj më parë Preçi bashkë me kushëririn e tij Blerim Preçi i shpëtuan një atentati teksa udhëtonin me një Benz ML dhe u qëlluan nga një Audi e zezë.
Ngjarja ndodhi më 14 maj rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë.
Mediat ne ate kohe publikuam pamjet e para pak pas sulmit që ndodhi në Lezhë, ku dy të rinjtë i shpëtuan atentatit me armë zjarri.
Autorët që ishin në një makinë në lëvizje, që sipas dëshmive ishte tip Audi ngjyrë e zezë, kanë qëlluar me automatik mbi makinën që drejtohej nga 28-vjeçari Blerim Preçi. Në mjet ishte dhe Klisman Preçi.
Shihet se si qytetarët iu vijnë në ndihmë dy të rinjve, të cilët kanë dalë nga mjeti në gjendje të rënduar psikologjike. Në pamje dëgjohet teksa qytetari i sugjeron një prej djemve, që duket dhe i gjakosur në trup, që të ikë te lokali afër rrugë, pasi është njoftuar policia. Ndërkohë i riu pyet qytetarin nëse është plagosur apo jo në kokë, ndërkohë që ky i fundit e qetëson se jo.
Qytetari: Eja te lokali. E thirrëm mjekun, e thirrëm policinë
I riu i sulmuar: A s’kam plumb në kaptinë?
Qytetari: Jo jo, ske gjë!
Britma e ulërima/ Ndërron jetë Klisman Preçi, në gjendje të rëndë Ylli Brahimi
Ka ndërruar jetë pa mbërritur ende në spitalin e Traumës Klisman Preçi.
Burime nga policia bëjnë të ditur se i riu humbi jetën rrugës për në spital, për shkak të plagëve.
Ndërkohë që Ylli Ibrahimi është në gjendje të rëndë.
Ai mësohet se ka marrë një plumb në gjoks dhe një në këmbë./ Zoom.al