zoom

Day Archive“Tiranasit” zhvendosen drejt Kasharit dhe Farkës/Braktiset Kombinati, Selvia dhe Lapraka

Tirana e sotme, përngjason gjithnjë e më tepër me shoqëritë perëndimorë të viteve 60’, të zhvendosura drejt periferive, tregojnë shifrat më të fundit të Bashkisë Tiranë mbi lëvizjet e popullsisë.

Kështu, njësitë administrative “Kashar”, “Farkë” dhe “Pezë” rezultojnë më të parapëlqyerat ndër qëndrat rezidenciale, përkundrejt njësive “Kombinat”, “Laprakë”, “Selvia” “Ndroq” dhe “Shengjergj” si më pak të preferuara nga kryeqytetasit si qëndra banimi.

Gjatë vitit 2021, 58,664 qytetarë kanë vendosur vendbanimet e tyre pranë njësisë administrative “Kashar”, perkundrejt 51,622 qytetarëvë që figuronin gjatë 2020-ës, çka përkthehet në një rritje me 13,64% të rezidentëve në vetëm një vit.

Pas njësisë Kashar, njësia “Farkë” renditet e dyta në listën e zonave me rritjen më të lartë të popullsisë me 10,27% ose 26,019 qytetarë, përkundrejt 23,595 që rezultonin një vit më parë.

Nga të dhënat e grumbulluara, shohim se raporte pozitiv regjistrojnë dhe njësia “Dajt” me një rritje prej 8.16% dhe “Pezë” me 4.1%.

Mjafton të përmendim një varg kompleksesh të reja të ndërtuara në zonat si Astir, Fresku dhe përreth qëndrave tregtare për të shpjeguar fenomenin e dyndjeve drejt këtyre zonave të banorëve kryeqytetas.

Nga krahu tjetër, çka bie në sy është një rënie e ndjeshme e popullsisë në disa prej zonave të vjetra të Tiranës, siç janë ato “Kombinat”, “Laprakë” dhe “Selvia” të njohura dhe si njësi të të ardhurve pas viteve 90” ose si lagje të “tironsve” të vjetër. Nga ndjekja e ecurisë së lagjes “Kombinat” për periudhën 2009-2021 rezulton se rënia nis pikëriksht në vitin 2019, çka lidhet direkt periudhën e tërmetit, ndërkohë që i njëjti raport ka qënë pozitiv përgjatë harkut kohor 2009-2018. Ndërkaq, sa i përket ecurisë të të 24 njësive administrative në total ndër vite (2009-2021), rezulton se zona si “Farkë”, “Kashar”, “Dajt” kanë pësuar dyndje të paparashikueshme, me rreth 130%-181% rritje të numrit të popullsisë, ndërkohë që një rritje më të lehtë kanë pësuar zona si “Ish Parku”, “21 Dhjetori” me 22,5% dhe zona si “Don Bosko dhe Prokuroria”, “Pezë”, “Vaqarr”, “Zall Herr” me 13%-20%.

Duket se tendencat e së ardhmes së “Tiranasve” shkojnë drejt “braktisjes” së zonave të vjetra, çka thyen tabutë e qëndrave të zhurmshme dhe zhvendosjes drejt periferive, ku duket se dhe jetesa është më e paqtë. Ky trend i 10-viteve të fundit lidhet ngushtë dhe me dëshirën për të lëvizur nga pallatet e vjetra paksa të amortizuar, drejt atyre të reja të lokalizuara në zonat më periferike, me kushte jetese ndjeshëm më të përmirësuara. Nëse ecim me këto ritme, në Tiranën e së ardhmes, lagjet tradicionale brenda unazës do të shërbejnë kryesisht si qendra biznesi dhe administrate, përkundrejt periferisë të dedikuar për zonat rezidenciale. / SCAN

Publikohen të dhënat e sondazhit/ Surprizon Liz Truss, 62% e konservatorëve pro saj

Liz Truss ka tronditur politikën britanike sërish, vetëm 24 orë pasi ia doli që të jetë ajo rivalja e pretendentit Rishi Sunak në përballjen e ashpër për liderishipin e Britanisë së Madhe.

Ministrja e Jashtme ka dhuruar një surprizë të madhe teksa ka mposhtur ish-Kancelarin Sunak në sondazhin e parë të madh të zhvilluar për zgjedhjet që do të zhvillohen brenda Konservatorëve për Kryeministrin e ri.

Shumica e konservatorëve që kanë në dorë një kartë anëtarësie për të votuar e preferojnë atë për të rivalizuar Rishi Sunak.

Sondazhi më i ri nga “YouGov” tregon se 62% e anëtarëve konservatorë favorizojnë Sekretaren e Jashtme për të marrë postin e Kryeministrit, ndërsa vetëm 38% do të zgjidhnin Rishi Sunak.

Sondazhi është i pari që del pasi dyshja u shpallën dy kandidatët kryesorë në garën për kryeministre.
Truss është më popullore se ish-kancelari me çdo grupmoshë, burra, gra dhe votues që kanë mbështetur largimin nga BE. Sunak arrin ta mund rivalen e saj vetëm me votën e marrë në grupin e votuesve të atyre që ishin kundër Brexit dhe pro qëndrimit në Bashkimin Europian.

Megjithatë, ish-kancelari ishte fituesi me një diferencë të thellë në çdo raund votimi nga deputetët konservatorë, megjithëse pasardhësi i Boris Johnson do të zgjidhet nga anëtarët e Partisë Konservatore.

Një burim nga stafi i fushatës së Sunak tha: “Në garën e fundit të lidershipit konservator, sondazhet ishin mbi 10%. Ato mund të jenë të gabuara dhe kjo është vetëm dita e parë e fokusit tonë duke u kthyer te anëtarët. Rishi po shkon drejt anëtarësisë për të vendosur një vizion pozitiv për vendin tonë dhe ka gjithçka për të luajtur”.

Në një goditje të mëtejshme ndaj ish-kancelarit, 40% e anëtarëve të konservatorëve thonë se atij nuk mund t’i besohet.

Sunak dha dorëheqjen si kancelar në fillim të këtij muaji, duke shkaktuar një valë dorëheqjesh. Më shumë se 50 deputetë hoqën dorë nga qeveria, duke e lënë kryeministrin pa zgjidhje tjetër veç dorëheqjes.

 

Shqipëria kërcënohet nga një sulm më datën 23 dhe 24 korrik, SHBA jep alarmin

Shqipëria kërcënohet nga një rrezik potencial per sulm.

Alarmin e jep Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila në një njoftim në faqen e saj zyrtare në internet thotë se sulmi mund të ndodhë gjatë punimeve të Samitit Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet në datat 23 dhe 24 Korrik.

Ambasada nuk jep më shumë informacion se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, por udhëzon qytetarët amerikanë që të shmangin këtë ngjarje.

“Qeveria e SHBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që ka në shenjestër Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022.

Veprimet për të ndërmarrë:

Qytetarëve të SHBA-së u kërkohet të shmangin këtë ngjarje
Monitoroni mediat lokale
Kujdes përreth
Mbani një profil të ulët”, thuhet ne njoftimin e ambasades./ Zoom.al

EMRAT/ 6 shqiptarë kapen me fermë kanabisi, dalin para gjykatës në Angli

6 persona janë paraqitur në gjykatë pasi akuzohen për një fermë kanabisi në Rhyl te Britanise se Madhe.

Të pandehurit, të gjithë shqiptarë, janë paraqitur sot në Gjykatën e Magjistraturës Llandudno. Akuzat u ngritën pasi policia vizitoi një pronë në zonën e Rhyl-it të Rhyl të mërkurën, 20 korrik.

Prokurorja Diane Williams tha sot se gjashtë burrat dyshohet se kanë qenë të përfshirë në prodhimin e kanabisit, një drogë e klasit B.

Asnjë nga të pandehurit, të cilët kishin përfitimin e përkthyesve shqiptarë, nuk dha asnjë indikacion se si do të pranonin akuzën në këtë fazë. Të pandehurit janë Robert Rexha, 45 vjeç, Izmir Dema, 31, Zhejson Cirh, 21 vjeç, Klodian Dema, 38 vjeç dhe Amariedo Lala, 30 vjeç, të gjithë pa adresë fikse dhe Franci Harizi, 25 vjeç, nga Beetham Toëer, Queensëay, Birmingham.

Avokatët e tyre nuk bënë asnjë kërkesë për lirim me kusht. Kryetari i Magjistraturës John Rooney shtyu çështjet e tyre në Gjykatën Mold Crown për një seancë dëgjimore më 19 gusht.

Të pandehurit deri atëherë u është caktuar masa e paraburgimit.

 

Ish-Miss Meksika një prej autoreve të vjedhjes së pasurisë prej 1.6mln $ nga restoranti spanjoll

Vjedhja e verërave të paçmueshme – disa prej të cilave datonin më shumë se 100 vjet – konsiderohet nga pronarët e restorantit “Atrio” si diçka që e shikon vetëm nëpër filma.

Mësohet së fundmi se një ish-mbretëreshë bukurie ishte bashkëpunëtorja e burrit me shumë precedentë të vjedhjes së verërave luksoze, por kësaj radhe me një vlerë gati të pallogaritshme.

Priscila Lara Guevara, e cila ka përfaqësuar Meksikën në “Miss Bota” akuzohet si ndihmësja e profesionistit Constantin Gabriel Dumitru, në aventurën e tyre të guximshme në restorantin e hotelin Atrio, i cili gjendet në qendrën mesjetare të Cáceres në Spanjën qendrore.

Pronarët e Atrio thanë se 45 shishe ishin marrë në vjedhjen fundvitit të shkuar, përfshi dhe një shishe “të pazëvendësueshme” verë e ëmbël Château d’Yquem të citit 1806 që kushton rreth 400,000 dollarë.

Menaxheri bashkëpronar José Polo, tha se shishja e vitit 1806 kishte vlerë të pallogaritshme.

“Shishja është pjesë e historisë time personale, një pjesë e imja, e historisë së Atrio e të qytetarëve të Caceres, e verëdashësve në të gjithë botën,” shkruante ai në një letër për të përditshmen vendase El Pais.

Por Guevara and Dumitru, këtë të fundit të përshkruar nga mediat si “holandez i lindur në Rumani me shumë precedentë të vjedhjes së verërave, u arrestuan në fillim të javës teksa kalonin nga Mali i Zi në Kroaci, duke i dhënë fund kërkimit të tyre tetë mujor. Shishet e verërave për momentin nuk dihet se ku janë, thanë autoritetet.

Zonjusha Guevara u paraqit në recepsion me makiazh të rëndë për të prenotuar dhomën në hotel më 27 tetor, me emrin Mirka Golubic, duke treguar një pasaportë të rreme zvicerjane. Guevara rezervoi darkën për dy vetë, edhe pse ende shoqëruesi i saj nuk ishte parë ende. Pas darkës çifti kishte bërë një vizitë falas në qilarin e verërave të restorantit të famshëm, dhe ishin kthyer në dhomën e zonjës Guevara rreth orës 1 të natës.

Më pas Guevara telefonoi në recepsion për të porositur shërbim dhome, që sipas policisë spanjolle ishte një hutim për të lejuar që Dumitru të arrinte më lehtë te qilari “ose me një kopje të kartës çelës ose duke vjedhur kartën”.

“Ata flisnin anglisht dhe ishin të sjellshëm,” thotë menaxherja, duke e përshkruar vjedhjen e guximshëm si një skenar filmash.

Çifti ishin larguar nga hoteli herët në mëngjes pasi kishin marrë shishet e çmuara te verës në çanta shpine të mbështjella me peshqirë. Vetëm shumë më vonë pas ekzaminimeve të kamerave të sigurisë së hotelit, dyshja u identifikuan si të dyshuar për vjedhjen. Dumitru ishte arrestuar më parë për tentativë vjedhjeje të shisheve të shtrenjta të verës në Madrid e gjithashtu në aeroportin e Gjenevës.

Policia spanjolle tha se për hetimet kishte bashkëpunuar me kolegë nga Holanda, Kroacia e Rumania, ndërsa çifti presin ngritjen formale të akuzave deh më tej ekstradimin.

Masakra me 3 të ekzekutuar në Fushë-Krujë/Viktimat ruheshin, ja çfarë u gjet në makinë

Detaje të reja janë mësuar nga atentati me 3 viktima të dielën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë-Krujës ku të vrarë mbetën Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Në makinën e shkrumbuar “Volswagen Passat” me të cilën udhëtonin 3 të rinjtë, policia ka gjetur skeletin e një pistolete, ç’ka tregon se të rinjtë i druheshin një atentati.

Martinaj, Vata dhe Hoxha u ekzekutuan me 60 plumba kallashnikovi. Katër persona ende të paidentifikuar i zunë prinë në mbikalimin e Fushë-Krujës teksa të rinjtë po udhëtonin nga Rinasi drejt Laçit.

Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë Martinaj e Hoxha u shkrumbuan.

Vataj arriti të dilte i gjallë nga makina dhe tentoi të largohej, por autorët u ktheyn dhe u siguruan që të vdiste. Dyshohet se objektiv i atentati ishte kushëriri i i Evris Martinajt, Brilant Martinaj i cili dyshohet se ishte i përfshirë në ekzekutimin e efektivit të FNSH, Xhulio Pela më 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 2021, krime të cilat nuk u provuan asnjëherë.

 

Pse gratë kanë më shumë borxhe se burrat?

Ka shumë arsye pse gratë po akumulojnë më shumë borxh vitet e fundit sesa burrat dhe më poshtë janë disa prej tyre.

Në SHBA një nga kontribuuesit kryesor të kësaj statistike janë borxhet studentore që llogaritet të vlejnë plot $1.3 trilionë dollarë.

Borxhet studentore janë kategoria e dytë më e madhe e borxhit konsumator në SHBA, pas kredive të shtëpisë. Ato janë më të larta se kartat e kreditit dhe kreditë e makinave të marra së bashku.

Dhe gratë llogaritet të kenë marrë plot 2/3 të tyre.

Arsyeja kryesore për këtë është pikërisht fakti që për herë të parë në histori, gratë ja kanë kaluar burrave për sa i përket frekuentimit të universitetit.

Në vitin 2019, rreth 60% e studentëve në universitetet amerikane ishin vajza dhe ky numër pritet vetëm të rritet.

Por kjo nuk është e gjitha.

Më shumë gra ndjekin studimet post-universitare

Gratë po ja kalojnë burrave edhe për sa i përket studimeve master (62%) dhe kjo sigurisht që po rëndon edhe më tepër mbi borxhin e akumuluar prej tyre.

Mbi të gjitha, degët që ato zgjedhin i vendosin në një disavantazh të ndjeshëm kundrejt seksit të kundërt.

Degët e zgjedhura nga gratë janë më pak fitimprurëse

Fatkeqësisht, sipas një raporti të Pew, burrat ende diplomohen në rreth 80% të degëve që konsiderohen ‘high-earning’, apo më fitimprurëse.

Për shembull, 80% e atyre që diplomohen për Inxhinieri, Shkenca Kompjuterike apo MIS (Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit) ishin burra.

Nga 10 degët më të paguara, e vetmja që dominohej nga gratë ishte Infermieria, ku 84.4% e të diplomuarave ishin vajza.

Një raport i Pew në vitin 2015, gjithashtu zbuloi se vetëm 5.4% e 500 CEO-ve më të paguar ishin gratë.

Edukimi financiar në familje mungon

Raport i publikuar nga Banka Amerikane rreth financave personale zbuloi se gratë edukoheshin më pak nga familjet e tyre rreth financave personale se sa burrat.

41% e grave (dhe 51% e burrave) thanë se prindërit u kishin mësuar si të investonin para dhe të kursenin për vitet e pensionit.

Ndërkohë 27% e grave (dhe 45% e burrave) thanë se prindërit i kishin mësuar si të silleshin gjatë periudhave të vështira financiare dhe 26% e grave (dhe 40% e burrave) thanë se prindërit i kishin prezantuar me një këshilltar financiar.

Taksa ‘rozë’

Fatkeqësisht gratë hasen edhe më një tjetër pengesë që ja bën atyre më të vështirë pagesën e borxheve dhe ajo është pikërisht ‘taksa rozë’.

Kjo taksë i dedikohet posaçërisht seksit femër, duke bërë që produktet që i dedikohen target-grupeve femërore të shiten më shtrenjtë.

Kjo fillon nga veshjes, tek produktet e kujdesit personal, ku shampot, kremrat, brisqet, produktet e ciklit menstrual etj. vlerësohen më shtrenjtë se produktet mashkullore.

“E keni nxirë Shqipërinë”, Flutura Açka: Ligjin e bëni vetëm për vete dhe miqtë tuaj

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, e ka quajtur ligjin për moratoriumin, si një lëvizje e qeverisë për të fshehur parcelat e hashashit.

Sipas saj, një shtet që nuk siguron mirëqenien e shtetasve të tij, nuk mund të jetë habitat për zogjtë dhe kafshët.

“Nuk po flas për shpërthimit për krap në Shkodër që shpesh mbështeten edhe nga policia se u hapet ndonjë ngjalë, nuk po flas as për gjahtarët italianë që hynin si në shtëpi të tyre që organizoheshin nga një familjari i një eksponenti lartë i partisë tuaj.

Zogjve u shpëtuan puplat vetëm kur ky familjar i la puplat kësaj bote.
Një moratorium që mbron mjedisin është mrekulli, por prej jush nuk e pranoj dot. Mjafton të kujtoj kodrën që po gërryhet me tërbim në rreth rrugës për në Elbasan.

Po ta kishit merak gjuetinë do të nxitonit të bënit një ligj të mirë, nuk do të llogarisni turistë që shtohen nga veprimtari a e këtij ligji, ato të zonave të mbrojtura.

Pas këshillimit publik që morët leje për kanabisin mjekësore e patë të nevojshme të zgjasnit edhe ndalesën. Pallavra më e madhe.

Pse e bëni ligjin kur në 2014 keni gjobitur 30 persona, në 2019-ën 12 e në 2020 vetëm 4 persona. Pra keni rekorde shumë të mira, ose nuk keni bërë punë fare…

Ligji është bërë vetëm për vete dhe miqtë tuaj për të dalë bukur para Europës dhe ngastrat tuaj të kanabisit të mos bien shumë në sy e të mos mundoheni ti ruani. Një shtet që nuk siguron mirëqenie për njeriun si do jetë habitat për zogj e kafshë.

A ka politikë më të mbrapshtë mjedisore se të shpopullosh vendin? Ju e keni bërë se jau keni nxirë Shqipërinë shqiptarëve. Ndalesa, privimi mos lejimi është politika juaj. ju nuk kontrolloni territorin, ju e zhvasni e shqyeni sepse sipas jush është i juaji jo i brezave që vijnë për të cilët nuk keni pikë mëshire e empatie”, është shprehur ajo.

 

 

I kishte ikur gjyshes, gjendet fëmija 5-vjeçar i humbur në Tiranë

Gjendet fëmija i humbur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë Policia e Tiranës informon se fëmija 5-vjeçar u gjet.

Nuk dihet ende se ku është gjetur i mituri, por familjarët bënë të ditur se ai kishte humbur në zonën e Brrylit në kryeqytet.

Laçi vuan pafund në Moldavi, por në fund buzëqesh ndaj Petrocub

Laçi vuan, reziston dhe në fund ia del të mbajë rezultatin 0-0 në transfertën moldave ndaj Petrocub.

Me këtë rezultat kualifikimi shtyhet për të enjten e ardhshme në Shqipëri.