zoom

Day ArchiveDënohet me burg shqiptari që gjuajti me armë në protestën në Shkup

Isuf Koka, biznesmeni shqiptar i cili në protestat e 6 korrikut në Shkup qëlloi me armë, është dënuar me 4 muaj burg.

Gjykata Penale e Shkupit njofton se Isuf Kokës i është caktuar edhe arresti shtëpiak deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Ai akuzohet për “nxitje e rrezikim të përgjithshëm ndaj qytetarëve”. Koka gjuajti me armë zjarri në ajër, si një formë paralajmërimi për protestuesit maqedonas, të cilët qëllonin me gurë dhe sende të forta bizneset në qendër të Shkupit.

Babai i tij, disa ditë më parë në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania tha se djali i tij ka mbrojtur biznesin e tij në Çarshinë e vjetër të Shkupit, pasi protestuesit do e dëmtonin atë.

Ndërsa, lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski vlerësoi se Koka ishte porositur për ta eliminuar atë, gjë që edhe policia por edhe babai i Kokës e refuzoi në mënyrë kategorike.

Për këtë çështje ka pasur edhe një reagim nga Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i cili ka përgenjështruar   kreun e opozitës, Hristijan Mickovski në lidhje me akuzat.

Sunak kundër Truss, zgjidhen dy kandidatët finalistë për pasuesin e Johnson

Ligjvënësit konservatorë kanë votuar të mërkurën për dy kandidatët finalistë për të zëvendësuar Boris Johnson.

Dyshja finaliste përbëhet nga ish-ministri i Financave, Rishi Sunak dhe ministrja e Jashtme Liz Truss, pasi Penny Mordaunt, ministre e Tregtisë, u eliminua.

Tani, Sunak dhe Truss do të përballen në votimin e 160 mijë anëtarëve të Partisë Konservatore, me rezultatet që do të dalin më 5 shtator.

Në raundin e mëparshëm, Sunak rezultoi sërish i pari, Ndërsa Mordaunt e dyta dhe Truss e treta.

Ndërkohë, në interpelancën e fundit parlamentare, kryeministri i dorëhequr, Boris Johnson deklaroi se misioni i tij ishte përmbushur në pjesën më të madhe.

Johnson u rezervoi edhe një lamtumirë të veçantë ligjvënësve, pasi i falënderoi ata.

 

Pushime me vjehrrën dhe vjehrrin? Armina Mevlani në “hall”

Blogerja Armina Mevlani ka lexuar një letër mbrëmjen e sotme, ku një ndjekëse e emisionit, kërkonte “ndihmë” se çfarë të bënte, pasi po planifikonte pushimet dhe kishte përplasje me bashkëshortin.

Në letër ajo sqaronte se bashkëshorti mendonte që të të bënte pushimet me familjen dhe prindërit e tij, kurse gruaja nuk donte pasi vetëm një javë është leja e të dyve dhe ato ditë sipas gruas, çifti meritonte të ishte vetëm.

“Këtë hall kemi edhe vetë”, tha Armina gjatë leximit të letrës, duke nënkuptuar se edhe ajo ka të njëjtin problem me ndjekësen, përsa i përket pushimeve.

Pjesë nga biseda:

Armina: Dalina ti si mama me fëmijë me vjehrrë si e mendon?

Dalina: Ku ta gjej të shkoj me vjehrrën, të ndihmon.

Rita: Ti e do të të mbajë fëmijën?

DalinaVjehrra të kënaqet, por të më ndihmojë edhe mua.

Fatma: Varet nga lloji i raportit që ke, por kur ke vjehrrën çohu se merre jodin e mëngjesit…

Dalina: Po jo kështu.

Fatma: Po ti po merr rastin ideal.

30 mijë lekë shalqiri në jug/Shpërthen Erjon Braçe:Mos thoni që plazhet janë bosh, po i zbrazni ju

Jo vetëm qytetarëve, por edhe politikanëve u duken shumë shtrenjta çmimet në plazhet e jugut të Shqipërisë.

Një nga arsyet sepse këtë vit, megjithëse pa masa anticovid, një pjesë e plazheve janë bosh.

Një prej tyre është edhe deputeti i PS, Erion Braçe, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një menu të çmimeve në jug, më saktë në zonën e Borshit.

Braçe e quan çmenduri, që për 3-4 persona pjepri të kustojë 2000 lekë, ndërsa shalqini 3000 lekë.

Anila Hoxha: Gledis Nano kërkoi të merrej në pyetje nipi i deputetit të PS-së për masakrën

Masakra e Fushë Krujës, edhe pse ka ndodhur që të dielën, ende ka vëmendjen e të gjithëve. Makabriteti ka marrë vëmendjen e opinionit publik, por sot ka emra të dyshuarish. Gazetarja Anila Hoxha shkruan se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka qenë personi që ka orientuar Policinë se ku duhet të hetonte. Madje ajo shton se shkresa jep emra konkrete se kush duhet pyetur për vrasjen e Brilant Martinajt, Dikler Vatës dhe Besmir Hoxhës, e sipas saj është një informacion që ose Nano e ka marrë në rrugë operative, ose e ka prej të dhënave personale.

“Ne rast se ky informacion është disponuar nga vartësit sipas zinxhirit hetimor, përse u duhet shkruar atyre që merren realisht me hetimin se çfarç duhet të bëjnë, kur kjo është detyrë e tjetërkujt? Dikush duhet të lëvizet nga detyra, se është në hava, nuk disponon informacionin bazik, nuk di kë të pyesë dhe me kë minimalisht kishin konflikt viktimat. Por meqenëse funksionon kështu dhe drejtori i përgjithshem orienton personalisht me shkresa, problemet që dalin janë këto: 1 Z. Gledis Nano nuk ka besim tek strukturat aktuale dhe tek disa vartës. 2 Z. Gledis Nano ka rezerva për cilësinë e hetimit në drejtoritë vendore 3. Z. Gledis Nano ka rënë në kurthin e publicitetit të tepruar, një grackë që nuk i kanë shpëtuar as paraardhësit e tij që u transformuan në SUPERPOLICE televizivë. 4. Z. Gledis Nano është i vetëm kundër një organizatë “të huaj” tek e cila nuk ka asnjë kompetencë për të dhënë urdhëra, ndaj le gjurmë me shkrim. 5. Z. Gledis Nano ka nevojë të rifitojë besimin e atyre që i kanë dhënë besim, përfshi dhe publikun dhe duke u ndjerë ‘i kërcenuar” nga ngjarje kriminale që tronditën opinionin nuk merr në konsideratë detyrat e tij dhe detyrat që ka secili në Polici dhe në prokurori. 6. Z. Gledis Nano i mungon tmerrësisht hetimi dhe nuk shkëputet dot nga vendngjarja. 7. Z. Gledis Nano është në një anije që i duhet të bëjë edhe kapitenin, edhe marinarin dhe punën e gjithë ekuipazhit,”-shkruan gazetarja.

Kërkohet për ngjarjen e Fushë-Krujës/Kush është Endrit Dokle, ish-kreu i bandës së Durrës

Endrit Dokle është një nga emrat që është thirrur nga policia për të dëshmuar lidhur me masakrën e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë 3 persona.

Nuk dihet ende se cila është arsyeja e kësaj kërkesen dhe cilat mund të jenë lidhje e tij me këtë ngjarje, por Endrit Dokle është një emër shumë i njohur i botës së krimit, me shumë precedentë dhe karrierë të pasur kriminale.

Ai u përmend edhe nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili e kishte në listën e tij për t’u vrarë.

Ai ishte anëtar i “Bandës së Durrësit”, që më pas u bë dhe drejtues i saj, një bandë famëkeqe e akuzuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit, dhe është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja, dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit.

Ndërsa, në vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht në zonën e Plazhit.

Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit. Ndër vrasje të tjera është edhe e Ervin Lames, më 14 janar 2002, në Lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit.

Pas vrasjes së Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles, akuzohet për vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005, në Tiranë. Kufoma e Gashit u hodh në fshatin Romanat të Durrësit. Ndërsa më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, Ilir Koldashin. Për qëllimet e tyre, drejtuesit e “Bandës së Durrësit” përdornin edhe vrasës me pagesë.
Ndërkohë, pas arrestimit Endrit Dokle kërkoi lirinë nga Gjykata Kushtetuese, e cila në fakt përmes një vendimi të vitit 2017 thuajse ia shoi të gjitha shpresat të dënuarit me burgim të përjetshëm.

 

Digjet kapanoni i mobilerisë në Tiranë, ja çfarë ka ndodhur

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në Bërxull të Tiranës.

Policia bën të ditur se zjarri ka rënë në një kapanon mobilerie dhe nga flakët ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa një grup hetimor po heton për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:00, në Bërxullë, ka rënë zjarr në një kapanon mobilerie, dhe ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

VIDEO/Publikohen pamjet e vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi, pjesë e dosjes së Fushë Krujës

Në përpjekje për të gjetur vrasësit e tre të rinjve Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata grupi i hetimit ka hapur një seri ngjarjesh të ndodhura katër vitet e fundit, midis tyre edhe ekzekutimin e ish-policit Xhelal Reçi, i vrarë nëntorin e 2021.

Kjo video tregon momentet e fundit të të ndjerit pranë të cilit afrohet një automjet Toyota, prej të cilës zbret vrasësi i cili e qëllon për vdekje 60-vjeçarin. Për këtë atentat gjatë hetimit paraprak policia lokale hapi disa pista midis tyre edhe ajo e një plagosjeje në dëm të një të riu që është kushëri me Briland Martinaj, por pavarësisht dyshimeve atentati i Laçit mbeti mister.

Opozita nuk ishte në Bruksel, Berisha: Po të më ftonin, do të shkoja. Por me Ramën …

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mungesën e opozitës në Bruksel me rastin e hapjes së negociatave me BE-në.

Nga Durrësi, ku zhvilloi një takim me të rinjtë dhe intelektualët, Berisha tha se nëse do të ishte i ftuar, do të shkonte në Bruksel.

Por, Berisha tha se nuk do të kishte asnjë shtrëngim duarsh me Ramën.

“Nuk ka dyshim që Rama shkoi si monist në Bruksel. Prandaj unë e kam shpallur armik të lirisë së shqiptarëve. Natyrisht, po të ftonte, do shkoja. Por ta harrojë se do kishte shtrëngim duarsh me mua, e jo më qepalla. Do shkoja për të përfaqësuar ju, aspiratat demokratike të shqiptarëve. U kthye me dosjen në shpinë të inceneratorëve dhe portit të Durrësit”, tha Berisha.

“Rama firmosi për 420 mln eurot e inceneratorëve”/ Berisha: Po marrin 1 mln m2 tokë në Durrës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Durrës ku në një bashkëbisedim me të rinj dhe intelektuale të qytetit ka prekur edhe temën e zhvendosjes së portit në Porto Romano.

Duke e konsideruar një grabitje të pronës publike, Berisha i kërkoi Ramës që t’i bëjë banorët e zonës së portit aksionerë në projektin e ri, e gjithashtu nënvizoi se kryeministri po mashtron NATO-n me teorinë e bazës navale.

Berisha gjithashtu akuzoi Ramën për inceneratorët duke thënë se ka firmën e tij në skemën e grabitjes 420 milionë euroshe dhe kërkoi nga SPAK që të mos hetojë vetëm degët në këtë skandal aferash.

FJALA E BERISHËS:

Porti, i cili është një pasuri përrallore e Durrësit, historike dhe e sotme. Duke e çuar portin në Porto Romano merr me kompaninë e Emirateve të Bashkuara “Elemarin”, 1 milionë metër katrorë që i thonë qytetarëve të Durrësit një mijë ose më shumë euro për banorë. Po atëherë pse nuk i bën aksionerë ti se vërtetë porti mund të zhvendoset. Ktheji në aksionerë se tokë publike është ajo. Çfarë do. Do të implikojë NATO-n, është i pangopur. NATO thotë do marrë pjesë në një port të mahnitshëm në Porto Romano. Nuk thotë as te Bishti i Palit. Natyrisht NATO nuk bie në këtë pozicion por dhashë këtë shembull, që ky nuk ka kufij. Nuk ka të ndalur. Ky njeri firmosi 420 milionë euro aferë të djegësave. Nëse ju lexoni aktakuzën e Prokurorisë ajo fillon: për përdorim të metodave të paligjshme në prokurim dhe korrupsion. Po pse? Sepse Edi Rama ka firmosur aferën e madhe me negociata të mbyllura që është e kundraligjshme që ja ka kundërshtuar Agjencia e prokurimeve Publike.

SPAK-u nuk merret me trungun se po të merrej: Rama boll vodhe ik dhe shkon në qeli. Merret me degët SPAK-u. Sigurisht që ka firmos Lefteri, ka vjedh Lefteri. Nuk hetohet Rama, pse u hap çështja. Nuk ka njeri më të rrezikshëm se ky sot, se di që nuk ka vend tjetër mbi tokë përveçse se në qeli. Ngado të sillet vendi i tij i vetëm është qelia. Sheshi ushtoi: Boll vodhe ik se e di që ai e ka vendin atje. Ndaj sa kohë kalon ai behet i rrezikshëm për Shqipërinë. Misioni ynë është të shpëtojmë sa më parë Shqipërinë nga ky regjim. Ne treguam një prani masive më 7 korrik, por ditët duhet të punojmë me të gjithë mundësitë tona, me ata të cilët nuk janë akoma të bindur. Që janë qytetarë shumë të mirë, njerëz të ndershëm, punëtor por i përcjellin me indiferencë këto zhvillime. Nuk kanë akoma besimin që duhet të kenë të Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë dhe PD-ja. Duhet të bëjmë çdo gjë për të fituar mendjen dhe zërin e tyre.