zoom

Day ArchiveEnde tabu, por Megi Pojani guxoi. Aktorja publikon foton me tampon

Megi Pojani ka arritur të tërheqë përsëri vëmendje me postimet e saj në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram dy foto e veshur mjaft provokuese me një fund të shkurtër të zi, dhe një triko të së njëjtës ngjyrë.

“Dola si më e bukura dhe kthehem në dhomë për t’u perballur me këtë të vërtetë”- shkruan Megi karahas postimit, ku në foton e dytë ajo ka publikuar të pasmet e saj, ndërsa në zonën intime duket filli i tamponit. Megjithëse në vendin tonë kjo është ende një temë tabu, Megi tregoi se i merr me sportivitet këto situata të sikletshme, duke i publikuar edhe për ndjekësit e saj.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ndjekësve të saj, të cilët kanë lënë mendimet e tyre në seksionin e komenteve.

Megi është komentuar vazhdimisht kohëve të fundit që pas thashethemeve se ndodhet në një romancë me futbollistin e njohur te kombëtares, Endri Çekiçi.

Pak ditë më parë aktorja i ka bërë lëmsh të gjithë ndjekësit e saj me postimet në Instagram. Ajo ka publikuar një foto ku ndodhet brenda në makinë dhe shkruan “ Për pak humba fluturimin sepse po ‘kapja’ ndenjat”. Dhe me këtë deklaratë, Pojani i bëri të gjithë të mendojnë se në një farë mënyre konfirmoi romancën e saj të shumë përfolur me futbollistin. Mirëpo pas këtij postimi, i menjëhershëm ka qenë dhe “sqarimi” i deklaratës së mëparshme. Megi duket se vendosi pikat mbi ‘i’ teksa u shpreh se publiku nuk do të shikojë asnjëherë një ‘Megi të dobët’.

“Besoj se e kuptuat që është një lojë fjalësh me ‘kap fluturimet jo ndjenjat’. Megi Pojani nuk do të jetë kurrë vulnerabël në këtë profil’,– shkroi ajo. Kështu ajo la të kuptohet se nga ana e saj nuk do të ketë asnjëherë një konfirmim të një romance.

Megi është përpjekur gjithmonë ta ruajë në mënyrë hermetike jetën e saj sentimentale duke mos e bërë aspak publik personin që mund të ketë në krahë. Dhe pse disa herë e ka përmendur nëpër intervista që është në një marrëdhënie, Megi nuk ka dhënë më shumë detaje dhe dëshiron që publikut të mos e shikojë këtë pjesë të jetës së saj.

Disa javë më parë ajo fluturoi drejt ishujve të Afrikës Lindore duke kaluar disa ditë relaksi dhe dukej se nuk ishte vetëm. Në postimet e fundit në Instagramin e saj bukuroshja shihet se kishte kaluar një darkë mjaft të këndshme.

Mirëpo ajo çka ra më së shumti në sy ishin dhe postimet e futbollistit të njohur të kombëtares, Endri Çekiçi. Në fotot e publikuara duket qartë që dyshja ndodheshin së bashku pasi ambienti dhe tavolina në imazhet e tyre ishin identike.

 

Gazetarja: Ja kush mund ta ketë kryer masakrën e Fushë-Krujës

Gjatë diskutimeve për dinamikën e vrasjes së trefishtë në Fushë-Krujë në emisionin “Open”, gazetarët e kronikës kanë sqaruar se ekzekutimi i Brilant Martinaj dhe miqve të tij mund të jetë produkt i përplasjeve kriminale të kushëririt të tij Ervis Martinaj me klanin Duka ose Endrit Doklen.

Ndërkohë, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamucco ka thënë se policia dhe shefat e Komisariateve i dinë shumë mirë konfliktet mes bandave dhe list-pagesat e kriminelëve.

Eni Ferhati: Tani zhvillohet online ko gjë. Është një biznes që qarkullon miliona euro. Dihet që Ervis Martinaj është përfshirë në këtë biznes. Për të ka folur edhe kryeministri Edi Rama. Foli për legjenda urbane që lëvizin në Tiranë me eskorta të armatosura. Për kë e kishte fjalën ai.

Klodiana Lala: Sa herë ka një revansh ndaj një grupi të caktuar është një grup i ri që po tenton ti zërë vendin. Leonard Duka dhe vëllai i tij Elvis Duka dhe Fatmir Hyesni, që është një ndër më të rrezikshmit e botës së krimit është i lirë sot. Edhe ata kanë financa dhe armë. Edhe grupi i Dokles. Ata janë të gatshëm të vrasin për të dominuar territorin. Kur ke dominim mbi territorin, aty s’ka guxim të shkelë polici. Nga Nikla dalin vrasës me pagesë. Në Nikël digjen automjetet. Vrasja e Behar Sofisë erdhi me ekzekutor nga Nikla. Marklen Haka u qëllua në derën e shtëpisë. Është vrarë halla e tij, një grua e pafajshme. Si ka mundësi që zona e Niklës, Lezhës dhe Fushë-Kuqes nuk është një zonë e blinduar.

Ervin Karamuço: Të jap një rast. Isha me shefin e krimeve të një komisariati dhe sa ndodhi një ngjarje dhe i erdhi njoftimi tha ooo e di se për kë bëhet fjalë dhe se kush mund ta ketë vrarë. Policia kriminale di çdo gjë. I ka dhe listat se këta paguajnë njerëz. Nuk ka mundësi të dali njeri me targa të blinduara në rrugët nacionale. Ti kur ke sistemin TIMS që referon se këta janë jashtë, ti pse e çon RENEA-n. Se RENEA nuk bën krehje zonash. Policia ka brenda një armik të padukshëm që e dëmton shumë policinë, që është një cenim i sigurisë kombëtare, kjo vrasje në aksin nacional të tre vetave. Mund të ishin vrarë turistë të huaj atje. Kemi një grup kriminal që në mes të ditës të vret 3 veta dhe ikën. Bëhen dy operacione, ngrihen dy drone dhe kaq presim vrasjen e radhës.

Avokati Bledar Meminaj: Si ka mundësi nuk u ngrit një helikopter për ta hetuar këtë ngjarje. Nuk ka policia e shtetit një helikopter për këtë ngjarje, a po ka që të hi[pi Gledis Nano dhe të shikojë ka apo s’ka parcela hashashi. Mund të kishin kapur intervalin e parë dhe të dytë të asaj makinës që dilte.

Ervin Karamuço: Çfarë do zbulonte helikopteri. E di ku ngrihet helikopteri kur ka një përshkrim të makinës që largohet dhe autorëve sesi janë. Nëse nuk ka ndonjë informacion nga terreni se aty është kodi OMERTA se ai 30 milionë është kot, nuk flet njeri aty. Unë kam pyetur për dronin më kanë konfirmuar që është ngritur.

Gruaja ishte duke gatuar, bombola e gazit shpërthen në flakë. Digjet banesa në Gjirokastër

Zjarri po shkrumbon nje banese ne fshatin Kolonjë, në Gjirokastër.

Banesa e Luan Hoxhës ka marre flake si pasoje e shperthimit te bomboles se gazit.

Mësohet se e zonja e shtepise ishte duke gatuar, teksa ka shpethyer bombola e gazit.

Menjehere eshte lajmeruar reparti zjarrfikëses ku po shkon ne vendngjarje per te eliminuar flaket nga pjesa tjeter e baneses apo objekteve ngjitur me te. Sipas informacioneve ka vetëm deme te shumta materiale.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, ka marrë flakë banesa e shtetasit L. H.
Nuk ka dëme në njerëz.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Vatra aktive në 5 qarqe/Ministria e Mbrojtjes: Ja ku është situata më e rënduar. Rrezikohen banesa

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për zjarret në vend. Ministria njofton se aktualisht zjarre ka në 5 qarqe të vendit, në Lezhë, Vlorë, Durrës, Fier e Shkodër. Sipas njoftimit, situata me flakët është rëduar në fshatin Bizë të Durrësit, ku në rrezik janë banesat. Aktualisht po punojnë 7 zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

E rënduar paraqitet situata edhe në Shkodër, ku banesat rrezikohen nga flakët. Ndërkohë në Krastë të Krujës, ku është aktivizuar sërish vatra e zjarrit, zjarrfikësit nuk futen sot për shkak të terrenit të vështirë.

“Gjatë ditës së sotme janë raportuar zjarre në 5 qarqe të vendit, Lezhë, Vlorë, Durrës, Fier e Shkodër. Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes civile po vijon puna për shuarjen e tyre me forca e mjete nga zjarrfikësit, efektivë të Forcave të Armatosura aty ku është kërkuar mbështetja e tyre si dhe forca të policisë, vullnetarë e punonjës të pushtetit vendor. Ndërhyrja e shpejtë e efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse dhe atyre të pushtetit vendor ka bërë të mundur shmangien e rrezikut për banesat duke vënë nën kontroll flakët në një vatër zjarri, në një sipërfaqe me bimësi të thatë dhe pisha në shpatin e malit në kthesën e Balldrenit, në Lezhë. Aktualisht po punohet në të gjitha drejtimet për izolimin e plotë të vatrës.

Sipas informacioneve të marra është bërë izolimi i njërës prej vatrave në një sipërfaqe pyjore me pisha, në fshatin Lgjin, në njësinë administrative Orosh, në Mirditë. Por, po vijon puna për izolimin e plotë të saj. Ka një përmirësim të ndjeshëm situata në fshatin Qesarat, njësia administrative Livadhja, bashkia Finiq, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe bimësi e ulët. Zjarri ka rënë në afërsi të malit të Qesaratit në një terren të thepisur dhe me formacion shkëmbor. Në operacion janë angazhuar zjarrfikës, punonjës të Shërbimit Pyjor, vullnetarë, ndërsa në mbështetje të  forcave që ndodhen në terren për shuarjen e zjarrit kanë shkuar edhe një grup prej 20 personash nga bashkia.

Paraditen e sotme është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me pisha në vendin e quajtur “Makaresh”, sipër fabrikës së çimentos, zona e Krastës, bashkia Krujë. Po punohet në një terren të vështirë, që pamundëson ndërhyrjen me forca dhe mjete. Në mbështetje ka shkuar edhe një zjarrfikëse nga Tirana. Era e fortë ka rënduar situatën në fshatin Bizë, njësia administrative Ishëm, në Durrës ku është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe pylli me pisha dhe shkurre, që ka vënë në rrezik edhe banesat. Në vendngjarje po punohet nga 7 mjete zjarrfikëse me efektivët përkatëse nga MZSH Durrës, Shijak, Autoriteti Portual dhe bashkia Kamëz.

Puna po vijon për shuarjen e vatrave të tjera në fshatin Ishëm, ku u riaktivizua një vatër e fikur ditën e djeshme, në fshatin Kullë në Manzë, pranë kampit të Muxhahedinëve është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre, në lagjen Nr-18, në Durrës si dhe në qytetin e Krujës ku është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi.

Dy vatra zjarri janë aktivizuar në fshatin Plug në Golem të Lushnjes dhe në lagjen Matkë në qytetin e Rroskovecit. Për izolimin e të dyjave po punohet nga forcat zjarrfikëse. Tre vatra zjarri janë raportuar në qarkun e Shkodrës gjatë ditës së sotme, një në fshatin Juban, në njësinë administrative Guri Zi, ku forcat zjarrfikëse po punojnë për të shmangur rrezikun nga banesat aty pranë. Ndërsa vijon puna për shuarjen e flakëve edhe në dy vatrat e tjera në fshatin Velipojë dhe fshatin Oblikë”, njofton ministria.

 

“Rama po e bën Ilir Beqajn kokë turku”, Artan Hoxha zbulon çfarë i kanë thënë prokurorët

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv dëshminë që ka dhënë në SPAK ish-ministri Ilir Beqaj për aferat korruptive në Shëndetësi.

Hoxha tha se nëse brenda në seancë Beqajt i kanë thënë prokurorët “mos u largo nga Shqipëria”, hapi i radhës është komunikimi i masës së sigurisë.

“Rama po e bën Ilir Beqajn kokë turku. Kjo çështje është mbajtur zvarrë kaq gjatë. Nëse Rama rrezikohet vetë, të lëshon. Kur je në cilësinë e personit që jep dëshmi, prokurorët në fund të seancës të këshillojnë që mos u largo në këtë periudhë nga vendi. Nëse i është thënë kjo gjë, parathënie për atë që do ndodhë më mbrapa. Kur të thuhet që s’duhet të largohesh nga teritori, hapi tjetër është komunikimi i masës së sigurisë. Këtë nuk e dimë nëse i është thënë Beqajt atje brenda,” -tha Hoxha.

Merkato e kuqezinjve, Milan do Miralem Pjaniç, ka një problem

Milan shpreson të mbrojë titullin kampion. Nëse Juventus dhe Inter kanë lëvizur shumë në merkaton e transferimeve, vetë kuqezinjtë kanë kursyer deri më tani.

E njëjta politikë pritet të vazhdohet edhe në vijim, teksa lajme të rëndësishme vijnë nga AS.

Milan ka shfaqur interesim për huazimin e Miralem Pjanic, futbollist që ka kontratë deri në vitin 2024 dhe që nuk është i dëshirueshëm në katalonjë.

Mirëpo, ka një problem. Mesfushori boshnjak paguhet më shumë se 5 milionë paund në sezon, shifër kjo e cila nuk mund të mbulohet nga kampionët e Italisë.

Gjithsesi, drejtuesit e “Djallit” do të bëjnë një përpjekje. Asnjëherë nuk i dihet, si në jetë, ashtu edhe në merkato.

“Ne ju shfarosim”, gazetarja zbardh mesazhin e autorëve të atentatit të 3-fishtë në Fushë-Krujë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të tjera rreth atentatit në Fushë-Krujë, ku u vranë tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj. Ndër të tjera ajo ‘zbërtheu’ dhe mesazhin e autorëve të krimit të 3-fishtë, që sipas tij ishte: “ne ju shfarosim”.

Po ashtu ajo tha se një nga armët e gjetura dhe mendohet se është përdorur nga autorët ishte Pmx.

“Është gjetur sot një automjet i djegur tjetër në mes të Bubqit, që dyshohet se ka lidhje me atentatin. Dje u gjet një Ëolsvagën pasat e djegur. Në automjet nuk është konstatuar asnjë mjet i paligjshëm në pamje të parë. Kjo mund të jetë dhe një mënyrë për të shpërqendruar vëmendjen. Ngjarja në këndvështrimin tim ishte e pritshme, pasi Brilant Martinaj ishte një personazh me rekorde kriminale, edhe pse nuk është dënuar. Në Nikël është një aks i vështirë. Vetëm shumë afër është bërë një atentat ndaj Marken Hakës. Vendi që zgjodhën autorët, zgjodhën një vend që nuk kishte kamera sigurie. Tamam si në kohën e mafias italiane, ku zgjidhnin kohën me diell, ku ka pak dëshmitar dhe automjete. Nëse do të kishte dëshmitarë, s’do e linin të gjallë. Siç u vra Vatka, ai u ekzekutua dhe jashtë. Ata arritën që të ekzekutonin 3 personat. Një nga armët, është PMX, është një armë e sofistikuar, disponohet nga grupe kriminale apo struktura të shtetit. Kërkon një përgatitje të mirë, nuk mbahet lehtësisht në dorë. Autorët që kanë shkuar të kryejnë krimin, s’kanë pasur vetëm qëllim ekzekutimin, pasi ishin në një vend ku kishte hyrje-dalje. Ka shumë degëzime. Është e studiuar. janë përpjekur të çojnë dhe mesazh; ‘ne arrijmë që t’ju shfarosim të gjithëve’. Është hakmarrje e pastër. Tjetra ka të bëjë me një pikë tjetër. I kam parë pamjet e para. më kanë ardhur nga një person i imi, ai u gjet 2-3 minuta pas krimit. bëhej fjalë për një automjet që po digjen. Policia kishte shkuar dhe nuk kishte mjete për të shuar zjarrin. Ata ishin vrarë, por nuk do ishin shkrumbuar trupat e tyre. Kam shkuar në vendngjarje, pasi u gjeta jashtë Tiranë. Ishin aq të shumë plumbat, ku gjeta një gëzhojë. Në momentin kur makina pastruese kishin nisur të pastronte vendin, u gjetën”, tha Lala.

Far West zgjati vetëm 120 sekonda, zbardhet dinamika e atentatit në Fushë-Krujë me 3 të vrarë

Detaje të reja zbardhen nga atentatin i djeshëm me tre të vrarë te mbikalimi i Fushë Krujës.

Bazuar te hetimet, burime të sigurta konfirmojnë se i gjithë atentati ka zgjatur rreth 120 sekonda.

Kjo perfshin momentin që kur atentatorët i zunë pritë makinës dhe deri në largimin nga vendi ngjarjes, pasi kishin ekzekutuar me breshëri Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxhen.

Ka rrëzuar 6 avionë rusë, kush është 19-vjeçari ukrainas që po godet me … 

Një ushtar ukrainas i quajtur “Zaporizhzhia Avenger” ka nxjerrë “jashtë loje” plot gjashtë avionë rusë duke përdorur një raketë të lëvizshme anti-ajrore.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 19-vjeçari, një anëtar i Gardës Kombëtare, rrëzoi një bombardues Su-25 në rajonin e Zaporizhzhias të dielën, sipas shefave ushtarakë.

“Ushtari i Gardës Kombëtare… po mbron qiellin ukrainas në drejtimin e Zaporizhzhya dhe pa mëshirë e godet armikun në ajër me “të dashurën” e tij besnike PZRK Igla”, thuhet në një njoftim për shtyp, duke përdorur emrin për një raketë ruse anti-ajrore.

Përveç rrëzimit të gjashtë avionëve, “Avenger” ka shkatërruar edhe një raketë lundrimi ruse, pohuan komandantët.

“Avenger” filloi ofensivën e tij kundër rusëve në muajin Maj, kur ai rrëzoi tre avionë Su-25 vetëm atë muaj.

Kjo bëri që atij t’i jepej nderimi më i lartë që presidenti mund t’i japë, “Heroi i Ukrainës”. Që nga krijimi në vitin 1998, çmimi u është ndarë vetëm 650 personave.

“Unë do të shkatërroj avionët rusë për aq kohë sa të jetë e nevojshme – deri në fitoren tonë,” tha ushtari për Ukrayinska Pravda në atë kohë.

Ai nuk është rrëfimi i parë i heroizmit që del nga fushat e betejës së Ukrainës. Në shkurt, një pilot i quajtur “Fantazma e Kievit” u vlerësua me rrëzimin e 10 avionëve rusë në tre ditë ndërsa mbronte qytetin.

Supozohet se ai fluturonte me një MiG-29 Fulcrum dhe rrëzoi dy Su-35, dy Su-25, një Su-27 dhe një MіG-29 brenda 30 orëve nga pushtimi. Thashethemet për ‘fantazmën’ vazhduan me muaj dhe madje u përhapën edhe nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, përpara se forcat ajrore të pranonin se ai nuk ekzistonte në të vërtetë.

“Fantazma e Kievit është një superhero-legjendë, personazhi i të cilit u krijua nga ukrainasit”, tha forca në faqen e saj në Facebook.

9 ORË NË SPAK/ Ish-ministri Ilir Beqja rrezikon burgun

Për afro 9 orë me radhë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dha dëshminë e tij para Prokurorisë së Posaçme lidhur me koncensionin e sterilizimit në shëndetësi.

Ashtu siç edhe hyri, Beqja doli nga SPAK pa avokat, ndërsa para gazetarëve deklaroi se kishte dhënë dëshminë e tij në cilësinë e një personi që ka dijeni për çështjen.

Ai gjithashtu u tha gazetarëve se nuk i trembej as përgjegjësisë penale për këtë çështje.

Por burime nga Prokuroria e Posaçme bën të ditur se nuk përjashtohet mundësia që Beqja të merret edhe si një person në hetim për këtë dosje dhe për rrjedhojë ndaj tij të vendoset edhe një masë arresti.

Gjithësesi për këtë duhet të presim edhe disa ditë, pasi SPAK mësohet se është në përfundim të hetimit për dosjen e këtij koncensioni./ Zoom.al