zoom

Day ArchiveVrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, policia: Kush ndihmon me informacione, 3 milionë lekë të rinj

3 milionë lekë të rinj zotohet të japë Policia e Shtetit për këdo që jep informacion të vlefshëm për zbardhjen e atentatit mafioz të ditës së sotme në Fushë-Krujë.

Në rrugën Fushë-Krujë – Thumanë, si pasojë e një sulmi me breshëri automatiku mbetën të pajetë Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha; ngjarje kjo që duket se ka vënë lëvizje instancat më të larta.

Në një njoftim të fundit zyrtar, policia deklaron:

Në kuadër të veprimeve që strukturat hetimore të Policisë së Shtetit po kryejnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë me armë zjarri tre shtetas, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano gjatë takimit me krerët e DVP Durrës e Tiranë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale, për zbardhjen sa më parë të ngjarjes, grumbullimin e informacionit nga qytetarët apo dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen apo kanë dijeni për autorët, ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj.

Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurtë.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me strukturat policore në interes të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë dhe të parandalimit të ngjarjeve kriminale që cënojnë jetën dhe pronën e qytetarëve./ Zoom.al

Rui Costa zbulon se si “mashtroi” Liverpool-in për transferimin e Nunez

Darwin Nunez hyri në historinë e Liverpool, pasi iu bashkuar klubit nga Benfica për shumën rekord të 100 milionë eurove.

Në fakt, uruguajani ishte një autor i një sezoni fantastik në të cilin shënoi 34 gola në 44 ndeshje për klubin portugez, megjithatë te Benfica kurrsesi nuk e prisnin që të përfitonin një shumë të tillë nga kartoni i 23-vjeçarit.

Së fundmi, janë zbuluar edhe disa mesazhe në Whats App të presidentit të Benficës, Rui Costa i cili thekson se priste një ofertë deri në 45 milionë euro për Nunez, por kur Liverpool ofroi 80, atëherë vendosi të rriste stekën dhe të kërkonte 100 milionë.

“Kur mësuam për interesin e Liverpool ndaj Nunez, menduam se në fillim do të afronin 40-45 milionë euro pasi lojtari ishte autor i një sezoni të shkëlqyer. Por, dy ditë më pas nëpërmjet faksit morëm një ofertë prej 80 milionë eurosh plus bonues. Të gjithë shpërthyem në të qeshura dhe i thashë asistentit t’i kthente përgjigje Liverpoolit.

Ja bëra të qartë se duhej të kërkonte 100 milionë euro plus bonuse. Në mëngjes, nga Liverpool mbërriti një ofertë e cila shkonte në total 100 milionë euro duke plotësuar dëshirën tonë. Bota është çmendur dhe imagjinoni se ne akademinë tonë kemi sulmues edhe më të mirë se Nunez. I thashë asistentit të hapte shampanjën, dukej sikur sapo fituam lotarinë”, tregon Rui Costa. /zoom.al/

Shqipëria përfshihet nga zjarret. Shuhen 8 vatra, 4 mbeten aktive

Gjatë ditës së sotme, efektivë të Forcave të Armatosura, efektivë të forcave zjarrfikëse, forca policore, vullnetarë si dhe forca të shërbimit pyjor, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar në disa operacione për shuarjen e zjarreve në zona të ndryshme të territorit të vendit.

Pas një pune të pandërprerë është arritur të fiken 8 vatra zjarri, 3 në qarkun e Gjirokastrës, 1 në Shkodër, 1 në Tiranë, 2 në Durrës dhe një vatër në Fier.

Ndërsa mbeten ende aktive 4 vatra zjarri. Në fshatin Legjin, në njësinë administrative Orosh në Mirditë vijon puna për shuarjen e flakëve në një sipërfaqe pyjore me pisha. Po ashtu po punohet për të vënë nën kontroll flakët në një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, në fshatin Draç, Kepi i Rodonit në njësinë Ishëm, në Durrës. Në operacion janë të angazhuar të gjitha mjetet zjarrfiksëse duke përfshirë dhe zjarrfikësen e portit Durrës dhe të Shijakut. Puna e efektivëve është vështirësuar për shkak të terrenit dhe erës së fortë.

Një tjetër operacion po vijon në fshatin Pilur në Himarë, ku flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre si dhe në fshatin Qesarat të njësisë administrative Livadhja, në bashkinë Finiq, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë.

Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes i bëjnë thirrje pushtetit vendor për më shumë angazhim gjatë këtij sezoni veror, për shkak edhe të temperaturave të nxehta që priten në ditët në vijim, të angazhojnë veç forcave zjarrfikëse të gjitha strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor. Po ashtu u bëhet thirrje për një angazhim në kohë edhe vullnetarëve dhe banorëve të zonave, të cilët duhet të raportojnë pa vonesë vatrat e zjarrit.

“Na e bane zemrën copa”/ Boksieri shqiptar dedikim prekës për Brilant Martinajn që u vra në atentat

Boksieri i njohur Krist Prenga është një nga VIP-at e parë shqiptarë që ka reaguar për masakrën me 3 viktima të ndodhur sot në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Prenga shpreh dhimbjen që ndjen pas ndarjes nga jeta të 22-vjeçarit Martinaj.

“Na e bane zemren copash Brilant. Copash o vellai jone. Ne ma t’miren dite e ma t’miren moshe i shkon afer Zotit. Tu prehte shpirti ne paqe. Ngushellime miqte e mi Zoti ju forcofte 💔”, shkruan boksieri.

Nuk dihet ende nëse ka një lidhje familjare apo shoqërore midis Prengës dhe Brilant Martinaj, por vlen të theksohet se shpeshherë i riu është parë në shoqërinë e emrave të njohur të muzikës dhe showbizit në Shqipëri, mes tyre edhe reperin Stresi.

Shpërthen në flakë gjatë lëvizjes makina në Sarandë, çfarë ka ndodhur

Një automjet ka shpërthyer në flakë në rrugën e pestë në Sarandë.

Automjeti ka qenë në ecje, kur papritur ka marrë flakë.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij zjarri.

Po të ishe recepsionist, suitën do ia jepje Kokalarit apo Spiropalit? Ja kë zgjedh Belind Këlliçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka qenë një nga zërat kryesorë të opozitës në artikulimin e akuzave kundër qeverisë Rama, ndërsa ishte edhe një nga 20 folësit e përzgjedhur për të folur në protestën e 7 korrikut përpara qytetarëve.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Part Time” të Rudina Dembacajt, ku të ftuarve u duhet të kryejnë për një kohë të shkurtër detyrat e një profesioni jo shumë të zakonshëm për ta.

Këlliçi është pozicionuar në rolin e recepsionistit në një hotel dhe gjatë intervistës me moderatoren është pyetur nëse një suitë do ia jepte aktivistes republikane Evi Kokalari apo ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin në qeverinë Rama, Elisa Spiropalit.

Përgjigja e Këllicit ka qenë tepër ironike, duke thënë se do t’i vendoste të dyja bashkë në një suitë.

“Të them të drejtën do t’i fusja të dyja bashkë, se nuk është se ndryshojnë. Janë shumë të ngjashme. Mund t’i fusja të dyja bashkë”, tha deputeti demokrat.

VIDEO/ Vrasës i dyshuar i dy policëve, ja pamjet e Brilant Martinajt para vrasjes së Xhulio Prelës

Brilant Martinaj, 22 vjeç nga Fushëkuqja e Lezhës është një prej viktimave të atentatit të sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës.

I njohur si kushëriri i të shumë-kërkuarit Ervis Martinaj dhe i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale, i riu nuk është i panjohur për policinë pasi rezultonte i hetuar për vrasjen e ish-efektit të FNSH-së, Xhulio Prela.

Ai gjithashtu dyshohet se ka ekzekutuar ish-efektivin e policisë Xhelal Reçi përpara një banke të nivelit të dytë në qytetin e Laçit më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Nw kwtw video Brilant Martinaj shfaqet, pak orë para vrasjes së policit Xhuliano Prela.

26-vjeçari Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor të 2020 me tre plumba teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

Video në fjalë është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, ku Brilant Martinaj ndalet për të furnizuar automjetin dhe shkëmben një bisedë të shkurtët me punonjësin.

Siç shihet në pamje, Martinaj mban të veshura rroba ushtarake dhe ka qëndruar afro 5 minuta në karburant. Ai udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile.

Pasi furnizon automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gajush, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin.

Pas një debati verbal, ai ka shkrepur armën, duke lënë të pajetë efektivin e policisë me 3 plumba.

“Refuzova të vesh Jennifer Lopez-in”/ Habit stilisti: Donte që unë të …

Jennifer Lopez është një ikonë në botën e muzikës dhe filmit. Kjo do të thotë se Diva e Bronxit ka mundur të veshë rroba nga markat më të mira të modës në botë. Mirëpo mesa duket një stilist i njohur argjentinas ka refuzuar të veshë këngëtaren.

Ky është rasti i Roberto Piazza, një stilist argjentinas. Në një intervistë për TV America në Argjentinë, ai tregoi pse në një rast vendosi që JLo të mos vishte një nga fustanet e tij.

Roberto Piazza bashkëpunoi në një showroom kushtuar veshjes së të famshmëve. Siç raporton revista PEOPLE , pikërisht përmes kësaj ngjarje e ka kontaktuar ekipi i Jennifer López.

Qëllimi ishte të merrte një nga dizajnet e tij, por me disa modifikime: “Ajo donte një fustan shumë retro, shumë hollivudian, shumë i ngushtë. Ajo donte të njëjtin fustan, por të hiqja të gjithë astarin”.

Jennifer Lopez asnjëherë nuk e ka pasur problem të tregojë pjesë të trupit. Dhe, përkundër faktit se ajo përshkruhet gjithmonë nga revistat si një grua elegante dhe në modë, stilisti e refuzoi një propozim të tillë.

Arsyet që e penguan JLo të vishte fustanin

Arsyet e tij ishin çështje prestigji. Edhe pse Piazza e deklaroi veten ndjekës të Jennifer Lopez-it, ai beson se nëse ylli do të kishte veshur atë fustan, do të kishte ndikuar në reputacionin e tij.

“Edhe pse e dua López-in, them: Nëse një nga vajzat e mia e vendos gjysmë lakuriq, do të më kritikojnë keq”, ka treguar Roberto Piazza para kamerave televizive.

Nuk është e zakonshme që dikush të refuzojë një nga gratë më mediatike në Hollyëood. Megjithatë, karriera e Roberto Piazza-s ka qenë në një rritje për shumë vite. Përveçse është stilist, pasi ka bërë dizajne që nga viti 1998, ai ka qenë edhe drejtues i emisioneve televizive dhe madje ka shkruar dy libra.

Kishte hyrë disa herë në Iran, Amerika shpall “non grata” trajnerin e Barcelonës

Trajneri Xavi Hernández u gjend në një situatë të komplikuar me vizën amerikane për të udhëtuar me Barcelonën. Xavi nuk ka mundur të hipë në aeroplanin që do ta çonte këtë të shtunë së bashku me skuadrën e tij në Miami, pikënisja e turit që ekipi katalanas do të zhvillojë për pesëmbëdhjetë ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas versionit zyrtar të klubit të Barcelonës, “Xavi nuk udhëton me ekspeditën për arsye administrative dhe pasaporte”, edhe pse pritet që një gjë të tillë ta bëjë “në ditët në vijim”, në mënyrë që të mund të bashkohet turneut te Barcelonës normalisht.

Trajneri i Barçës kishte vizituar disa herë Iranin vitet e fundit si lojtar i skuadrës së Katarit, Al Sadd (hera e fundit në vitin 2019) dhe, për rrjedhojë, i duhet një leje speciale për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Për momentin, agjentët doganorë e kanë mohuar të hipte në avionin që do ta çonte në ndalesën e parë të planifikuar. Duhet theksuar se për shtetin e Amerikës së Veriut, Irani është në listën e vendeve armike, gjë që e ka komplikuar situatën e hyrjes së trajnerit katalanas në SHBA.

Ekspedita Blaugrana, e cila përfshin 28 lojtarë, ka zbarkuar në Miami pa trajnerin e tyre. Në Shtetet e Bashkuara, skuadra katalanase do të luajë katër miqësore kundër Inter Miami, Real Madrid, Juventus dhe Neë York Red Bulls.

VIDEO/ Dalin pamjet e makinës së autorëve të vrasjes së trefishtë në Fushë-Krujë

Policia gjeti në afërsi të fshatit larushkë një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së trefishtë ditën e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Zoom.al ka siguruar pamjet e këtij automjeti, i cili pasi u braktis dyshohet se u dogj nga autorët.

Siç shihet edhe nga pamjet, makina është totalisht e djegur, ndërsa grupi hetimor është duke mbledhur prova që mund të ndihmojnë në zbulimin e autorëve.

http://

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)