zoom

Day ArchiveGjejeni çfarë! Njerëzit tradhtojnë më shumë në verë

Studimet e fundit konfirmojnë se nga muaji qershor deri në shtator tradhtitë shtohen 30% më shumë.

Më shumë tradhtojnë burrat (60%), por edhe gratë (40%). Përse ndodh ky shfrenim erotik në verë?

Nga një studim i “Sogesa Roma” me 1000 pushues italianë, u zbulua se 57% e tyre ka pasur sukses në marrëdhëniet intime falë lojërave në rërë: volejbolli me 37% të rasteve, tenisi me 26% dhe gjimnastika e ujit me 16%.

Por kini parasysh, jo të gjitha sportet kanë të njëjtin efekt. Sipas studiuesve, futbolli nuk ndikon fare në krijimin e njohjeve të reja./ Zoom.al

“Ka drogë…”, alarmoi policinë kufitare të Durrësit, por çfarë u gjet në anije?

DURRËS – Anija që u ndalua sot pranë Qerretit dhe që dyshohej për lëndë narkotike, ka rezultuar e pastër.

Pas kontrolleve në anije, policia kufitare dhe task forca nuk ka gjetur asnjë send të paligjshëm në bordin e anijes.

Anija qëndron në radhë të Portit Detar. Policia pati informacione se një grup kriminal po vepronte për të trafikuar lëndë narkotike dhe ka sinjalizuar anijen të ankorohet në radë. Por pas verifikimeve nga grupi hetimor, anija nuk ka pasur drogë. /Zoom.al

DETAJE/ Si gomonia humbi sot kontrollin dhe përplasi çiftin e pushuesve në Jalë

Jalë- Një gomone e drejtuar nga Gjergji Priftuli, 37 vjeç humbi kontrollin ditën e sotme dhe doli nga deti duke goditur dy pushues në breg.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Dëshmitarët thanë se drejtuesi i mjetit lundrues po kryente manovra të rrezikshme disa qindra metra larg bregut dhe më pas ai u rrëzua në ujë. Në këto moment gomonia u nis me shpejtësi dhe përplasi çiftin e të rinjve në breg të detit.

Pamjet e mësipërme tregojnë pikërisht momentin kur mjeti lundrues godet çiftin e pushuesve shqiptar 31 dhe 25 vjeç, të cilët mbetën të lënduar. Ata u transportuan në Tiranë, në Spitalin e Traumës me helikopter, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Mësohet se djali ka pësuar dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza është lënduar në disa pjesë të trupit.

Drejtuesi i mjetit lundrues Gjergji Priftuli 37 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

Ky është incidenti i parë i ndodhur gjatë këtij viti me mjetet lundruese. Për të shmangur këto situate, policia e ka ndaluar përdorimin e mjeteve lundruese në plazhe dhe në vende të caktuara ku ato lejohen; në det është shënjestruar trajektorja të cilën mjetet ndjekin.

Vite më parë në shumë plazhe, në Velipojë, Durrës dhe Himarë ka pasur incidente me mjetet lundruese, të cilat depërtonin deri në breg, ku notonin pushuesit duke i plagosur ata. Nga këto aksidente ka pasur dhe raste fatale, siç ishte ai i vitit 2016, ku një pushues rus humbi jetën teksa notonte, pasi u përplas nga një skaf./ Zoom.al

VIDEO/ Me shpejtësi skëterrë, ja momenti kur gomonia godet pushuesit ne Jalë

Dy pushues mbetën të plagosur paraditen e sotme në plazhin e Jalës në Bashkinë e Himarës, pasi u goditën nga një gomone e cila doli në breg.

Zoom.al ka siguruar videon e momentit kur gomonia e drejtuar nga Gjergji Priftuli, 37 vjeç, humbi kontrollin, doli nga deti dhe goditi dy pushues ne breg.

Në video dallohet qartë se gomonia pasi bën një devijim dhe kthehet në drejtim të bregut, lundron me një shpejtësi të madhe, duke kaluar përmes pushuesve që ishin në det dhe përfundon më pas në rërë.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

“Prindërit më janë divorcuar”! Xhensila Myrtezaj hap zemrën

E ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night” ishte Xhensila Myrtezaj, në një rrëfim të jashtëzkonshëm të saj. Shumë e sinqertë dhe pa filtra, Xhensila rrëfeu për jetën e saj profesionale, nga hapat e parë në muzikë, deri të vështirësitë dhe sakrificat e shumta, teksa na tregoi edhe më tepër për jetën personale, dashurinë e saj për Besin, dhe njeriun më të shtrenjtë, pikërisht Ajkën.

Në një episod ku veç intervistës së artistes, Xhensila solli edhe disa interpretime të mrekullueshme të këngëve të saj, ku nuk munguan as sekrete të vogla lidhur me ato projekte muzikore.

Ndërkohë, ajo u shpreh edhe për fëmijërinë e saj, teksa na tregoi më tepër për raportin e ngushtë me nënën dhe motrën e saj.

“Në fakt fëmijëria ime ka qenë paksa e pazakontë. Duke qenë se prindërit më janë divorcuar në një moshë relativisht të vogël timen. Ka qenë një periudhë sfiduese, edhe pse fëmijë, kuptova se çfarë ishte jeta, ndoshta shumë më shpejt se bashkëmoshatarët e mi… Kuptova që mes sakrificës, mes dhimbjes, ti kupton vërtet se çfarë është jeta dhe se çfarë ty të duhet në jetë – familja, që është shumë e rëndësishme që unë e kam shumë të shenjtë dhe sot e kësaj dite është objektivi më i rëndësishëm i jetës sime.

Nëse do i përulesha një njeriu në jetë ajo është vetë nëna ime. Sakrificat e nënës sime kanë qenë të jashtëzakonshme. Jam e sigurt, tani që jam vetë nënë, është insikti ai që të bën luftarake, më shumë protektive, për fëmijën, për krijesën që ti ke sjellë në jetë. Për mamanë time ka qenë shumë e vështirë. Ajo e ka kamufluar gjithmonë dhimbjen, gjithmonë vështirësitë në mënyrën më të mirë.

Tani e kuptoj shumë herë më shumë seç e kam pasur kuptuar më parë, duke qenë se jam nënë, edhe kam edhe përkrahjen e bashkëshortit, Besit, në çdo kohë, edhe prap është e vështirë mëmësia. E merre me mend si është për një grua të vetme që t’i sigurojë ushqimin, t’i sigurojë shkollimin, t’i sigurojë edukimit vajzave të saj. Gratë janë më të forta se gjithçka na rrethon.

Marrëdhënie ime me Albën sa ka ardhur dhe është forcuar e më shumë. Unë Albën nuk e kam thjesht motër. Ajo është më çapkëne se unë. Më e fortë se unë. Unë jam natyrë më e brishtë. Ajo është “djali i shtëpisë”. Për mua është motër, është vëlla. Është kudo me mua, në koncerte me mua, pranë Ajkës, pranë sipërmarrjeve të mia. Alba është ajo që “m’i mbron shpatullat” gjithmonë. Nuk ka dhuratë më të madhe se ajo që më ka bërë mami që më ka sjellë motrën në jetë, edhe një nga ëndrrat e mia është që në të ardhme edhe Ajka të ketë një motër.”/ Zoom.al

Dyshohet se është e mbushur me drogë, ndalohet një anije në Durrës

DURRËS – Një anije është ndaluar nga policia kufitare e Durrësit, pasi dyshohet se në të ka ngarkesë me lëndë narkotike. Ka qenë task forca që operon në portin e Durrësit, e cila ka shkuar pranë anijes për të ushtruar kontroll tek anija e dyshuar.

Burime nga Kapiteneria dhe policia kufitare në Durrës thanë se anija momentalisht po qëndron disa kilometra larg portit të Durrësit.

Policia ka informacione se një grup kriminal po vepronte për të trafikuar lëndë narkotike dhe ka sinjalizuar anijen të ankorohet deri në pritje të grupit të hetimit.

4 arsye që dëshmojnë se është më mirë të mos e ndani shtratin me partnerin

Një në tre njerëz thotë se fle më mirë vetëm. Nga gërhitja tek preferencat e temperaturës, mund të ketë shumë arsye që çifte gjithnjë e më shumë vendosin të thyejnë normën e vjetërsuar të gjumit së bashku. Dhe për shumë prej tyre, “divorci” i gjumit nuk është aspak një shenjë e problemeve në marrëdhënie, por një mënyrë për ta përmirësuar atë.

Albeu.com ju tregon më poshtë se çfarë përfitimesh të mundshme mund të merrni nëse zgjidhni të flini në shtretër të ndarë.

Mund të bëni një gjumë më të mirë.

Zgjedhja e hapësirave të veçanta të gjumit mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë më të thellë dhe më të mirë. Sipas një sondazhi, më shumë se 25% e çifteve zgjedhin shtretër të veçantë, madje disa preferojnë të flenë në dhoma të ndryshme. Sondazhi zbuloi gjithashtu se gratë janë më të ndjeshme ndaj çrregullimeve të gjumit dhe po humbasin gjumin më të nevojshëm sesa burrat.

Marrëdhënia juaj mund të përfitojë

Gjumi i mjaftueshëm është absolutisht thelbësor për mirëqenien tonë të përgjithshme dhe në afat të gjatë mund të ndikojë gjithashtu në marrëdhëniet tona. Psikologët besojnë se nëse partnerët zgjojnë vazhdimisht njëri-tjetrin, ka një tension që fillon të krijohet me kalimin e kohës dhe përfundimisht mund të çojë në probleme në marrëdhëniet tuaja. Gjumi në shtretër të veçantë mund t’ju ndihmojë të flini shumë më mirë dhe mund të parandalojë shumë çështje të marrëdhënieve.

Mund të jetë më mirë për shëndetin tuaj.

Nëse ndani një shtrat me dikë tjetër, ka më shumë mundësi që gjumi juaj të prishet. Mungesa e vazhdueshme e gjumit mund të çojë në disa komplikime mjaft serioze shëndetësore, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, diabetin dhe madje edhe dështimin e zemrës. Të jesh në gjendje të flesh vetëm herë pas here mund të jetë pikërisht ajo që ka urdhëruar mjeku.

Lëkura juaj do t’ju falënderojë

Gjumi vetëm mund të transformojë absolutisht pushimin tuaj të bukurisë, por nëse nuk jeni ende gati për të fjetur në një shtrat të veçantë, mund të dëshironi të provoni të flini në një shtrat me dy jorganë individualë. Kjo do t’ju lejojë të bëni gjumë më të mirë gjatë natës, gjë që nga ana tjetër mund të përfitojë lëkurën tuaj. Për shkak se lëkura juaj prodhon kolagjen të ri ndërsa jeni duke fjetur, marrja e mjaftueshme e gjumit mund ta ndihmojë lëkurën tuaj të qëndrojë e shëndoshë dhe rrezatuese për më gjatë.

Njëri prej tyre vdiq nga infarkti/ Policia: Po bëhet transportimi i turistëve serbë që u bllokuan

Policia e Kukësit ka bërë të ditur se po bëhet transportimi i turistëve serbë që u bllokuan në ‘Majën e grykave të hapura”, në Valbonë ku njëri prej tyre gjeti vdekjen si pasojë e infarktit. turistetette

Gjithashtu mësohet se nxjerrja e trupit të viktimës po bëhet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thepisur.

Ndërkohë, sipas policisë mësohet se dy turistë, një mashkull dhe një femër janë akomoduar në Valbonë dhe nuk kanë probleme shëndetësore.

Ndërkaq, nuk dihet saktësisht numri i turistëve që kanë qenë duke lëvizur në këtë zonë, pasi edhe komunikimi me telefon është i vështirë për shkak të mungesës së valëve ku ndodhi edhe ngjarja./Zoom.al

Pse na bien më shumë flokë gjatë verës?

Rënia e flokëve na shqetëson të gjithëve. Humbja sezonale e flokëve zakonisht ndodh në fund të pranverës dhe/ose në fillim të vjeshtës. Megjithatë, mund të vërejmë gjithashtu se gjatë muajve të verës na bien më shumë flokë se normalisht.

Pavarësisht se në verë, skalpi i kokës tenton të mbajë qime për t’u mbrojtur nga djegiet për shkak të rrezeve të forta të diellit, shpesh vërehet një rritje e rënies së flokëve.

Megjithatë, në verë njerëzit humbasin më shumë flokë, por kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar apo diçka për t’u shqetësuar sipas ekspertëve.

Kjo është për shkak të ciklit natyral të flokëve. Rënia normale e flokëve është për shkak të faktit se qimet nuk janë të gjitha në të njëjtën fazë të rritjes. Çdo ditë disa rilindin dhe të tjerë vdesin.

Pra, humbja e deri në 100 qime në ditë është normale.

Humbja tregon se cikli jetësor i boshtit të flokëve ka përfunduar dhe një i ri do të dalë nga gjëndra. Lëkura e kokës i mban flokët në muajt më me diell për të mbrojtur kokën nga djegia nga dielli.

Në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës, flokët fillojnë të bien.

Çfarë mund të bëjmë për të pasur flokë të fortë edhe në verë?

Flokët e thatë kanë nevojë për kujdes shtesë pas plazhit, me një shampo të veçantë dhe tharës përkatës.

Në raste shumë të veçanta, kur flokët janë shumë të dëmtuar ose në ditët e vështira të muajit kur vërejmë se është më i fortë dhe më i dobët, rekomandohet një maskë flokësh (për riparim). Kujdes, maskën e flokëve e aplikojmë dy deri në tre herë në javë.

Sapo dalim nga deti, i shpëlajmë flokët me ujë të bollshëm dhe i krehim mirë për të hequr kripën e padëshiruar, e cila bllokon poret e lëkurës./Zoom.al

Të biesh në dashuri me paratë? Këto 3 shenja horoskopi dinë ta bëjnë mjaft mirë

Dy vitet e fundit nuk kanë qenë shumë më fat sa i përket jo vetëm shëndetit, por edhe gjendjes ekonomike për shumë prej nesh. Pandemia e COVID-19 që preku të gjithë botën la pasoja të mëdha te shumë njerëz sa u përket këtyre dy aspekteve. E megjithatë, shumicën prej nesh, horoskopi e bën të ndihet mirë.

Dhe sipas astrologjisë, tre shenja të horoskopit njihen për ambicien e tyre për të fituar para dhe për të shtuar buxhetin e tyre. Ja cilat janë…

Akrepi

Dallojnë nga shenjat e tjera pasi njihen për natyrën e tyre punëtore. Është shenjë që e do shumë paranë dhe nuk e kanë shumë të vështirë që t’i fitojnë. Njihen për intuitën e zhvilluar dhe i besojnë shumë vetes.

Bricjapi

Njihen si njerëz të ftohtë dhe mizorë, cilësi të mira sa i përket fushës së biznesit. Është shenjë sistematike dhe ecën sipas planeve të detajuara. Kanë vetëm një synim; paranë dhe dinë ta ndjekin atë.

Virgjëresha

Është shenjë mjaft detajiste dhe i pëlqen që të jetë e sigurt kur ndërmerr hapa. Nuk i pëlqen që të rrezikojë./Zoom.al