Aplikacion
Deputetja Ina Zhupa e ftuar në emisionin ‘Pa protokoll’ ka vlerësuar ish-kreun e PD-së Lulzim Bashën dhe tha se uron që shumë shpejtë të jetë aktiv në strukturat e PD-së dhe në parlament.
‘Për Bashën kam një respekt maksimal, kam qenë një nga bashkëpunëtoret e tij më të ngushta. Uroj ta shoh sa më shpejt aktiv në të gjitha strukturat e PD dhe kudo në parlament. Është një njeri që ka shumë për të dhënë ende për opozitarizmin dhe nuk ka arsye pse mos të jetë aktiv dhe të mos bashkohet për një lloj opozitarizmi kundrejt Edi Ramës.’- tha Zhupa.
Arriti 10 mln klikime në vetëm 7 ditë, Don Xhon i lumtur me klipin e ri: Shumë katil jam treguar
Don Xhon duket se është shumë i kënaqur me klipin e publikuar vetëm 7 ditë më parë.
Bëhet fjalë për këngën “Katile” pjesë e klipit të të cilës është edhe Megi Pojani.
“Katile” u prit shumë mirë nga publiku, ndërsa këngëtari ka bërë të ditur që në vetëm një javë, kënga ka arritur 10 milion klikime në Youtube.
“Shumë katil jom kallxu me kto rekorde”, ka shkruar Xhonatan Isufi (emri i vërtetë i këngëtarit) në postimin që ka bërë në InstaStory.
Kreu marrëdhënie intime me vajzën e tij, gjykata greke dënon me 15 vjet burg shqiptarin
Një 43-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 vite burg pasi ngacmoi vajzën e tij të mitur. Shqiptari i cili jetonte në Greqi u arrestua korrikun e vitit të kaluar në zonën e Eupalit për dhunë në familje ndaj tre fëmijëve të tij të mitur.
Më pas ai u zbulua se kishte kryer marrëdhënie intime me vajzën 14-vjeçare. Vendimi i gjyqtarëve ishte unanim dhe ankimi i tij nuk ka efekt pezullues.
Drama familjare
Kjo është një dramë familjare, ku tre fëmijët janë rritur vetëm me 43-vjeçarin, pasi nëna e tyre ishte larguar nga shtëpia. Përshkrimi që i bëri Gjykatës djali i madh (17 vjeç sot), nuk la vend për keqinterpretim nga gjyqtarët, shkruajnë mediat greke.
“Nuk kam besim tek ai, nuk po kalonim mirë. Nuk dua të kem lidhje me asnjërin nga prindërit e mi. Dua të kthehem në Fondacion”, përfundoi 17-vjeçari në dëshminë e tij.
Vajza nuk u paraqit në Gjykatë për shkak të moshës së mitur. Megjithatë prokurori theksoi se “nga të gjithë psikologët që e kanë ekzaminuar, askush nuk ka thënë se ajo për të cilën ankohej ishte trillim”.
Nga ana e tij, 43-vjeçari ka mohuar akuzat, duke thënë se e bija e ka bërë për t’u hakmarrë ndaj tij, pasi nuk e ka lënë të dalë me shoqet dhe të kthehet në shtëpi pas orës 11 të natës.
VIDEO/ Tensione në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përplasen dy deputetëMe incidente po shoqërohet sërish seanca e sotme plenare në Maqedoninë e Veriut. Siç shihet nga pamjet, dy deputetë, Dimitar Apasiev nga e majta dhe Martin Kostovski nga LSDM, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke krijuar rrëmujë në sallë.
Duket se ‘mollë sherri’ edhe këtë herë është bërë propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.
Falë reagimit në kohë të pjesës tjetër të deputetëve, u shmang një përplasje fizike.
Rama kërcënoi bizneset dhe kreun e Dhomës Amerikane të TregtisëNga Adelina Krasniqi
Rama sot kërcënoi bizneset kur tha “të dalë 1 biznesmen që është kundra”. E kujt do të ja mbajë tani të thotë një fjalë kundra amnistisë së Ramës?
Ndërkohë të gjithë bizneset e ndershme e kanë shprehur deri më tani që kjo që po bëhet është e kundraligjshme dhe nxit informalitetin.
Rama sot kërcënoi Enio Jaçon për hir të funksionit të tij në Dhomën Amerikane të Tregtisë kur i tha “nuk e ka ai një faturë të padeklaruar”.
Të gjithë e dimë që ky shtet tallava mund të shpikë çdo gjë. Ashtu si edhe mbulon çdo krim edhe mund ta sajojë një faturë.
Rama sot shpifi dhe gënjeu kur tha “halli i ambasadorëve është që paraja të qëndrojë në vendet e tyre dhe jo të vijë në Shqipëri”. Paraja e pisët është para e vdekur deri në momentin që pastrohet nga amnistia apo nga skemat e pastrimit të parave. Nuk i hyn fare në punë kjo pjesë ambasadorëve.
Është thjesht qartë e kuptueshme pse Rama po e bën këtë luftë me të gjithë sepse ka interes të lartë personal.
Gjatë gjithë këtyre viteve ushtria e tij e krimit dhe të korruptuarve kanë mbledhur shumë para të pista. Tani që mosha e pensionit po i vjen vërdallë ka nevojë që gjithë paratë e prodhuara nga krimi dhe nga korrupsioni t’i pastrojë, t’i nxjerrë nga poshtë dyshekut dhe ti vendosë në bankë.
Këtë ja ka si borxh edhe gjithë zullumqarëve të tjerë që ose kanë bërë pasuri nga krimi ose nga korrupsioni.
Shqipëria po shkon shumë larg Evropës ndërkohë që pushteti monist forcohet.
FOTOT/Kush është Arta Nitaj, artistja shqiptare që merr 5 mijë euro për s*ksDitën e sotme aktorja dhe modelja Arta Nitaj është bërë sërish objekt e lajmeve rozë, teksa një bloger britanik e akuzoi se ajo merr deri në 5 mijë euro shpërblim për të kaluar një natë me meshkuj të ndryshëm.
Po kush është Arta Nitaj?
Ajo është me origjinë nga Peja e Kosovës dhe është një nga modelet më seksi në trojet shqiptare dhe që tërheq gjithmonë vëmendje me postimet e saj në rrjetet sociale.
Pak kohë më parë ajo tregoi në rrjetet sociale se po kishte kaluar disa ditë relaksi në ishullin privat të miliarderit Bill Gates.
Arta ka spikatur gjithmonë për jetën e saj të shtrenjtë, të cilën nuk heziton ta ekspozojë edhe në Instagram, ku ka më shumë se 300 mijë ndjekës.
Ajo është bërë gjithashtu e njohur me personazhin e “Xhesikës” në serialin “O sa mirë”.
Para disa vitesh Arta ka marrë pjesë dhe në videoklipin e Butrint Imerit “Phantom”.
Kush është muxhahedini që po fundos grupin e spiunazhit në Manëz, si po përgatitej sulmiSPAK ka kryer kontrolle në banesat e 9 ish-anëtarëve të MEK, pasi dyshohen se janë pjesë e grupit të spiunazhit, ku më herët u arrestua ish-muxhahedini Bijan Poolagrad.
Pas këqyrjes në celularin dhe mjetet e tij elektronike janë zbuluar edhe kontaktet e tjera, që dyshohet si pjesë e grupit të spiunazhit, dhe që kanë vënë në lëvizje SPAK-un, por që deri më tani nuk ka të ndaluar.
Kush është ish-muxhahedini i arrestuar Bijan Poolagrad?
Iraniani Bijan Poolagrad akuzohet nga SPAK si pjesë e një celule terroristësh, e cila po planifikonte të kryente sulme ndaj funksionarëve të lartë të opozitës iraniane, të cilët strehohen në kampin Ashfraf 3 në Manëz të Durrësit.
Ish-banori i kampit të muxhahedinëve po përballet me drejtësinë shqiptare për disa akuza, si “kryerjes e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur në grata”, “organizata terroriste”, apo “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”.
I pandehuri dyshohet se bashkëpunonte në punonjës të shërbimeve sekrete iraniane të njohur si Garda Revolucionare dhe merrte pagesa prej tyre.
Në shkëmbim, ish-anëtari i grupimit muxhahedin kishte detyrë të fotografonte anëtarët e MEK dhe të evidentonte vendet që ata frekuentonin.
Porositë dhe udhëzimet ai i merrte përmes aplikacionit Telegram dhe sipas hetimit po planifikohej vrasja e një figure të lartë të MEK.
Referuar dosjes hetimore rezulton se një anëtar i inteligjencës iraniane e udhëzonte të pandehurin të siguronte një armë kallashnikov në tregun e zi dhe të gjente persona të trajnuar që mund të kryenin vrasje.
Hetimet për të pandehurin nisën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, referimit nga drejtoria e antiterrorit, që kishte siguruar kallëzimin e një vajze që pretendonte se Poolagrad, me të cilin kishte ndarë të njëjtën banesë për disa kohë, kishte përdorur telefonin e saj celular.
Hetuesit zbuluan se i pandehuri kishte dërguar në adresë të disa personave nga Irani, të shpallur më vonë “nën grata” në vendin tonë, fotografi të kampit të muxhahedinëve në Manzë.
I pandehuri, i cili mbahet nën arrest që në 2020, i ka kundërshtuar akuzat dhe pretendon pafajësinë. Ai do të vijojë përballjen e tij me drejtësinë me datë 7 korrik, ditë ku u shty seanca e radhës, pasi e para dështoi, për shkak të mungesës së përkthyesit.
“Merr 5 mijë euro për s*ks”/ Blogeri i njohur, akuza të rënda modeles shqiptareTeddy Grey, një YouTube-r i njohur britanik i cili komenton shpesh në kanalin e tij projekte muzikore të artistëve shqiptarë, është bërë së fundmi qendra e vëmendjes në rrjetet sociale.
Kjo, pasi Teddy Grey ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa status, mesazhe dhe foto që kanë të bëjnë me modelen Arta Nitaj, të cilën e akuzon se merr para në këmbim të një nate me të.
YouTube-ri britanik ka postuar fillimisht një bisedë private që është zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj. Në mesazhet që Teddy ka publikuar në profilin e tij shihet që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë. Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton.
Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.
Mesazhet e publikuara:
-Unë e dua edhe një natë me ty ose të postoj foton. 5000 euro më ke marrë atë natë dhe pastaj më ke bërë pas 1 turri s’mundem më. Kur të vish në Kosovë të pres. Ose e din çfarë bëhet. Ja numri im mos e bëj këtë punë më të madhe.
-Provoje dhe e shikon çfarë të gjen dhe mos më besdis më. Fshije atë foto se pasha Zotin shumë keq të gjen, e shikon s atë vij në Kosovë.
Krahas fotos së mesazheve, që sipas tij janë shkëmbyer nga Instagrami i Arta Nitajt, ai shkruan: “Kjo vajzë e shet veten për 5000 euro. Njerëz nuk ka mundësi që p**** i saj të vlejë sa gjysma e një Audi!”
Më tej ai publikon një foto nudo të modeles krahas së cilës shkruan: “Djali (në fjalë) thotë që v*gina e saj dukej si lazanja e shtypur… S’ia ka vlejtur kurrë 5000 euro!”
Postimet e YouTuberit britantik nuk mbarojnë me kaq, pasi ai ka ndarë gjithashtu një fragment të shkurtër të një bisede të zhvilluar me Arta Nitajn. Kjo e fundit nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me vërtetësinë e fotove apo bisedave që blogeri britanik ka publikuar.
Për ata që nuk e njohin, Teddy është një i ri britanik që komenton projekte të ndryshme muzikore, mes të cilëve edhe ata të artistëve shqiptarë.
Në kanalin e tij zyrtar në YouTube, ku numëron mbi 58 mijë subscribes, ai ka më shumë se 250 reagime për këngët shqiptare. Ai gjithashtu shfaqet shpesh me flamurin apo simbole të tjera shqiptare në videot e tij.
Shkolla për fëmijët do nisë që 5 vjeç, Kushi: Nuk do të jetë me detyrimMinistrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka folur në lidhje me draftin që është hedhur për kosnsultim për uljen e moshës së nxënësve të klasës së parë nga 6 në 5 vjeç.
Ministrja sqaroi se në asnjë rast ky propozim nuk është bërë të vendoset si detyrim por i jep mundësinë prindërve të zgjedhin nëse duan të regjistrojnë femijën e tyre 5-vjeç ose të presin deri në vitin e ardhshëm.
Madje, Kushi theksoi se kjo ka qenë edhe kërkesë e vetë prindërve apo edhe e arsimit parashkollor.
“Ky propozim po interpretohet gabim. Ne asnjëherë nuk kemi përmendur moshën, 5-vjeç. Ndryshimi që ne propozojmë thjesht i jep mundësinë prindërve që në ato raste kur fëmijët i mbushin 6 vjeç vetëm pak ditë pas fillimit të shkollës të mos presin deri vitin tjetër, dhe është një mundësi që i jepet, një e drejtë dhe në asnjë rast një detyrim. Ne e kemi propozuar këtë ndryshim edhe nga vetë kërkesat e prindërve. Edhe arsimi parashkollor ka sjellë kërkesa që prindërit duan t’i regjistrojnë fëmijët, edhe ekspertët e konsiderojnë humbje të interesit të fëmijës nëse ai rri edhe një vit e pret vitin tjetër shkollor.”
Për sa i përket rezultateve të provimeve të maturës shtetërore, Ministrja tha se ishin rezultate të kënaqshme edhe pse u morëm vetëm katër 10 absolute në të gjithë vendin.
Ministrja Kushi prezantoi edhe propozimet e reja që do të aplikohen në maturën e ardhshme shtetërore.
Një test i automatizuar do të futet për degën e Mjeksisë së Përgjithshme dhe sipas Ministres ky test do të shmangë gabimet e do të nxjerrë rezultatet në kohë rekord.
“Ndryshimi i parë që ne propozoijmë për vitin e ardhshëm lidhet me një test të automatizuar që lidhet me degën Mjekësi e Përgjithshme. Kemi filluar vetëm me këtë program sepse ka kërkesë të lartë e ndjeshmëri të madhe e qëllimi është që këtë metodë ta shtrijmë edhe në testet e tjera. Është një test që shmang gabiet e korrigjohet në kohë reale. Kemi nisur nga puna, kemi gjetur dakordësi te mësuesit, nxënësit e prindërit. Ndryshimi i dytë lidhet me shfuqizimin e nenit që nuk lejon rivlerësimin e testit.”
Kushi tha në Vizion Plus se pas 15 vitesh do të propozohet edhe rivlerësimi i testeve i cili, është një e drejtë që maturantët duhet ta kenë.
“Asnjëherë nuk është parashikuar të rivlerësohet testi dhe arsyeja kryesore ka qenë koha e shkurtër kur maturantët marrin në dorë notat e tyre me kohën kur bëjnë aplikimin për universitet. Ne kemi menduar që këtë të drejtë që duhet ta kenë maturantët ta bëjmë realitet në vitin e ardhshëm. Mund të sjellë rritjen e notes, por edhe uljen.”
Shpëton nga mbytja i moshuari në Vlorë, u ndjek keq sapo u fut në detNjë person i moshuar ka shpëtuar nga mbytja në zonën e Lungomares në Vlorë.
I moshuari rreth 70 vjeç, sapo është futur në det dhe ka ndjerë dhimbje në zemër, ndërsa menjëherë u ka kërkuar ndihmë personave që janë gjendur aty pranë.
Ata menjëherë janë afruar për ta shpëtuar, ndërsa i kanë dhënë dhe ndihmën e parë.
I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku po merr ndihmën e nevojshme.