Aplikacion
Merr fund edhe aventura e Partizanit në Europë, me të kuqtë që u mposhtën 0-1 në kohën e rregullt nga gjeorgjianët e Saburtalos dhe nga pika e bardhë e penalltive, fati u buzëqeshi miqve, që fituan 5-4 dhe kaluan në turin tjetër.
E si të mos mjaftonte eliminimi, nuk mungoi as tensioni në fund, me tifozët që hodhën një kapsolle pranë portierit gjeorgjian, i cili mbeti i shtrirë, ndërsa më pas fluturuan edhe disa shishe uji në fushë, të cilat Partizani do t’i paguajë me një gjobë të majme.
Pjesa e parë pa gjeorgjianët më kërkues, të cilët jo vetëm kontrolluan topin, por krijuan edhe disa raste të pastra, megjithatë portieri Teqja u konfirmua në super-formë dhe dërgoi skuadrën në pushim me portën e paprekur.
Sfida u zhbllokua në minutën e 53-të nga Guliashvili, që pas një aksioni të shpejtë të Saburtalos, e pa veten i lirë përballë portierit dhe e dërgoi topin në rrjetë me lehtësi, duke u dhënë avantazhin miqve.
Në sfidën tjetër tëe luajtur këtë të enjte, Laçi arriti një fitore minimale 1 me 0 me Iskra në Mal të Zi, çka I dha mundësi të kalojë në fazën tjetër të Conference League.
Ndahet nga jeta bashkëshortja e parë e Donald TrumpGruaja e parë e Donald Trump, Ivana është ndarë nga jeta krejt papritur në moshën 73-vjeçare. Ajo ishte nëna e tre fëmijëve më të mëdhenj të ish-Presidentit të SHBA-ve.
Vdekja e saj u lajmërua pasi gruaja u gjet e vdekur në banesën e saj në Nju Jork. Incidenti u raportua në orën 12:30 (me orën lokale), me autoritetet që morën një thirrje për një arrest kardiak në apartamentin e Ivanës në Manhattan.
“Me pikëllim të madh informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Nju Jork”, tha Donald Trump në një deklaratë pas publikimit të lajmit të kobshëm.
“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e mahnitshme, e cila jetoi një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese. Gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald Jr., Ivanka dhe Eric. Ajo ishte aq krenare për ta, siç ishim të gjithë aq krenarë për të. U prefsh ne paqe Ivana!”, shtoi ai në deklaratën e tij ngushëlluese.
Ivana Trump ka lindur më 20 shkurt 1949 në ish-Çekosllovaki. Ajo u zhvendos në Kanada në vitet 1970 dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, ku u martua me Donald Trump në 1977.
Marrëveshja për Parkun Kombëtar të Butrintit, Kuvendi rrëzon dekretin e Metës
Pas një seance maratonë të zhvilluar ditën e sotme dhe të shoqëruar me debate, akuza dhe kundër akuza, Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për marrëveshjen për Administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Në votim morën pjesë 101 deputetë, nga të cilët 27 votuan pro, 72 kundër dhe 2 abstenuan.
Kreu i Shtetit e ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për miratimin e kësaj marrëveshje me argumentin se ajo vjen në kundërshtim me Kushtetutën pasi i jep një pasuri kulturore të Shqipërisë një private.
Rezultati i votimit:
Morën pjesë 101 deputetë
27 pro
72 Kundër
2 Abstenim
90 minuta nuk mjaftojnë, Partizani dhe Saburtalo diskutojmë kualifikimin në shtesaPartizani dhe Saburtalo do të luajnë edhe 30 minuta shtesë për të parcaktuar fitesen që do të kalojë më tej në kualifikueset e Europa Conference League.
Kjo pasi 90 minutat e ndeshjes së kthimit të luajtur në “Air Albania” kanë përfunduar me rezultatin 1 me 0 për gjerorgjanët.
Saburtalo shënoi G. Guliashvili në minutën e 53.
Nisur nga fakti se ndeshja e parë e luajtur javën e shkuar ka përfunduar 1 me 0 për të kuqtë ndeshja e sotme ka shkuar në shtesa.
Escobar pret Tabakun: Mbështetje për Partinë DemokratikeDeputetja e Partisë Demokrati, Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim në SHBA me Gabriel Escobar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se kanë diskutuar për të ardhmen dhe mbështetjen që ai dha për PD.
Sipas Tabakut, imperative për Shqipërinë eshte procesi integrimit Europian, përqendrimi në luftën kundër Korrupsionit, Krimit të Organizuar dhe vendosjes së Sundimit të Ligjit.
“Kënaqësi të takohesha me Gabe Escobar sot në Washington DC.
Diskutuam gjatë për rrugën përpara që ka Shqipëria dhe mbi të gjitha mbështetjen e SHBA 🇺🇸 për Partinë Demokratike!
Imperative për Shqipërinë procesi integrimit Europian përqëndrimi në luftën kundër Korrupsionit, Krimit të Organizuar dhe vendosjes së Sundimit të Ligjit!”, shkruan Tabaku.
Ndërkohë ne takim ishte edhe deputetja Orjola Pampuri, e cila shprehet mirenjohese per aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
“Sot, bashkë me znj. Tabaku, kishim kënaqësinë e veçantë, të kishim një takim të shkëlqyer me Z.Gabriel Escobar, i cili shprehu mbështetjen e tij për Partinë Demokratike. Mirënjohëse për mbështetjen e aleatit tonë strategjik SHBA🇺🇸, dhe të vendosur për të vijuar më tej. 100 vite marrëdhënie diplomatike mbështetje dhe mirënjohje. Krah për Krah”, shkruan Tabaku.
“Spirobuçe”/Kuvendi ndëshkon Sali Berishën për fjalorin ndaj Spiropalit
Kuvendi i ka tërhequr vërejtje ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pasditen e sotme u përplas me ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali. Këtë të fundit, Berisha e quajti “Spirobuçe”, duke bërë që të ketë reagime të shumta nga mazhoranca.
Ndaj Sali Berishës është marrë vërejte për gjuhën e përdorur, duke e quajtur ofendim.
DEBATI NE KUVEND
Berisha: Ky burri këtu, që i dha 500 mln lekë tenderin kuzhinierit të djalit, si puna e Salarjonit që i dha Enklit, vëllaut të kësaj ministres, të Spirobuçit.
Nikolla: Ju ndërpres fjalën zoti Berisha, nuk pranohet kjo fyerje e rëndë. Ju ndërpres fjalën.
Zoti Berisha keni shkelur rëndë kodin e etikës, do ndërpresim seancën për të vazhduar me masën disiplinore.
Spiropali: Vetëm sa provove me fjalën, me ndjesën, edhe me skuqjen, edhe me pacipësinë që ne do vazhdojmë këtu Sali, të mbyllim veshët, hundën kur ti flet këtu sa për të të dhënë mundësinë që drejt perëndimit të diellit të vazhdosh të shkosh ashtu siç ke bërë deri më tani. I turpëruar si burrë, si gjysh, si politikan dhe si njeri. E nise këtë punë të ishe Skënderbeu i dytë dhe përfundove si Saliu i fundit.
Sherri i Tahirit me drejtorin e burgut, flet avokati Haxhia: Ai është më i disiplinuari!
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka për të shlyer 3 vite e 4 muaj burgim, është transferuar ditën e sotme nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Fier për në IEVP e Lushnjës.
Transferimi i Tahirit u bë pas kërkesës së familjarëve të tij, por në media qarkulluan lajme se ka pasur një përplasje midis ish-ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të burgut të Fierit, Arjan Hasani.
Një nga mosmarrëveshjet që u përfol ka qenë ajo për tregtimin e ujit brenda ambienteve të burgut. Lidhur me këto zëra ka folur avokati i Tahirit, Maks Haxhia.
“Unë vete s’po them 2 herë në jave, po një herë në 2 jave dhe kam shumë kontakt me Saimir Tahirin që është zbatues i ligjit shumë rigoroz. Nuk di që ka konflikt me drejtorin, por ka kërkuar vetë që të shkojë në Lushnjë sepse atje ka shumë të dënuar të tjerë për vepra penale të ndryshme e për shkak të aksesit të lehtë për t’u takuar me familjen. Nuk më është ankuar për rregulla të forta, ka qenë i disiplinuar dhe shumë zbatues për rregullat e burgut”, ka deklaruar Haxhia.
Ai shtoi gjithashtu se do ta takojë ish-ministrin të hënën, por nuk beson të ketë pasur konflikt mes tij dhe drejtorit të burgut.
“Për konflikt nuk e di, e kam lënë që të shkoj të hënën, po nuk besoj të ketë”, tha ai.
Haxhia tha ndër të tjera se Tahiri nuk ka shumë kohë që e bën kërkesën, por ai ka dashur që në fillim të kryejë dënimin në Lushnjë, por u dërgua në Fier pasi aty kushtet ishin më të mira.
“Ai nuk ka kohë që e kërkon, ka 10 ditë që më ka thënë, madje ai ka kërkuar që ditën që është ndaluar të shkojë në Lushnjë. Burgu i Fierit është godinë më e re”, tha Haxhia.
“Drejt një agimi të ri”, Meta mesazh të koduar 10 ditë para largimit nga Presidenca“Drejt një agimi të ri”. Me vetëm 5 fjalë, Presidenti Ilir Meta ka shoqëruar një foto të postuar në Facebook, ku shihet përkrah këshilltarëve të tij, Edmond Panariti dhe Tedi Blushi.
Postimi vjen vetëm 10 ditë nga momenti kur Kreu i Shtetit do të lërë zyrën e Presidencës, për t’u rikthyer siç ai vetë ka deklaruar në politikën aktive të Shqipërisë.
Meta asnjëherë nuk e ka mohuar rikthimin me një aksion politik opozitar dhe as me një forcë të re politike, ndaj mbetet për t’u parë se cili është mesazhi që fshihet pas këtyre fjalëve.
Presidenti Mattarella refuzon dorëheqjen e kryeministrit Mario DraghiPresidenti i shtetit Italian, Sergio Mattarella refuzoi të enjten dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi dhe i kërkoi atij që t’i drejtohej parlamentit për të marrë një panoramë të qartë të situatës politike, sipas një deklarate zyrtare nga Presidenca e Italisë.
Mario Draghi konfirmoi se do të jepte dorëheqjen si kryeministër i Italisë të enjten, pasi një prej partive në koalicionin e tij qeverisës nuk mori pjesë në votëbesimin ndaj qeverisë së drejtuar nga ai.
Lajmi për largimin erdhi pavarësisht se më herët gjatë ditës qeveria i mbijetoi një votëbesimi në Senat, gjatë një seance që u bojkotua nga senatorët e partisë “Lëvizja 5 Yjet”.
“Unë do t’i paraqes dorëheqjen time presidentit të republikës këtë mbrëmje,” i tha Draghi kabinetit, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij.
“Koalicioni i unitetit kombëtar që mbështeti këtë qeveri nuk ekziston më,” shtoi Draghi, ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, i cili ka qenë kryeministër i një koalicioni të gjerë që nga shkurti 2021.
Votbesimi ishte bërë një pikë qendrore për tensionet brenda qeverisë së Draghit, ndërsa partitë e saj përgatiten të luftojnë njëra-tjetrën në zgjedhjet kombëtare që duhet të zhvillohen në fillim të vitit 2023.
Vendimi i partisë “5-Yjet” për të bojkotuar votbesimin të enjten e kishte zhytur Italinë në pasiguri politike dhe rrezikoi të minonte përpjekjet për të siguruar miliarda euro nga fondet e Bashkimit Evropian, për të menaxhuar një thatësirë të dëmshme dhe për të zvogëluar varësinë e saj nga gazi rus.
Draghi deklaroi se nuk do të dëshironte të drejtonte një qeveri pa partinë “5-Yjet”, të cilët u konfimuan si partia më e madhe në zgjedhjet e mëparshme në 2018-n, por që atëherë kanë pësuar dezertime dhe një humbje të mbështetjes publike. Kjo mund të çojë në zgjedhje kombëtare që në shtator ose tetor pasi partitë e tjera të koalicionit thanë se duhet të ketë zgjedhje nëse “5-Yjet” nuk e mbështesin më qeverinë.
73 vjeçari Draghi kur ishte në krye të Bankës Qendrore është cilësuar si figura që luajti një rol kyç në shpëtimin e monedhës së përbashkët europiane, euro.
“Vrasje shtetërore”/ Berisha ngre dyshime për vrasjen Kastriot Myftaraj: U hodh apo e hodhën?
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot në Kuvend edhe për vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj.
Ai thotë se Myftaraj iku nga kjo botë si njeriu më i sulmuar dhe i përndjekur nga kryeministri Edi Rama.
Kjo pasi sipas Berishës, Muyftaraj ishte një gazetar i pavarur. Ndaj Berisha ngre dyshime nëse vdekja e Myftarajt ishte një vetëvrasje apo një vrasje nga njerëz që donin ta zhduknin.
“U hodh apo e hodhën? Këto nuk i di. Por ajo që them me siguri, një shpirtkazmëri e pashembullt e kreut tuaj që s’e ka bërë asnjëri. Dhe e keqja thotë një fjalë, nuk ka fund. Kjo e keqe e madhe, kjo vrasje pothuajse shtetërore merr firmën e zezë të një talebani në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. E dini çfarë tha ai, qytetari i parë i Tiranës?”, u shpreh Berisha.
Fjala e plotë e Berishës për Kastriot Myftarajn:
Këto ditë ka vdekur një gazetar i cili ka qenë një gazetar i lirë, i pavarur, shkruante kundër çdo kryeministri, qeveritari. Si shkrime kishte më shumë se të gjithë ju të marrë së bashku. Natyrisht siç ndodh në jetën intelektuale, mund të kishte ndonjë problem të shëndetit mendor.
Por ai vdiq gazetari më i persekutuar në Europë. Nga kush? Nga Edi Rama. Kastriot Myftaraj u persekutua mizorisht nga Edi Rama. Ndonëse i diheshin problemet. E mori për hatër të Romana Vlahutin dhe e dënoi me 1 vit burg. A dënoheshin të ngjashmit kund në botë si ai?
Dhe doli me një raport mjekësor. I pamëshirë, i pangopur në urrejtjen e tij Edi Rama. Përsëri e merr dhe e çon në gjykatë, e padit. Tani më thoni ju mua ça ndodhi me të ndjerin? U vetëvra apo u vra? U hodh apo e hodhën? Këto nuk i di.
Por ajo që them me siguri, një shpirtkazmëri e pashembullt e kreut tuaj që s’e ka bërë asnjëri. Dhe e keqja thotë një fjalë, nuk ka fund. Kjo e keqe e madhe, kjo vrasje pothuajse shtetërore merr firmën e zezë të një talebani në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. E dini çfarë tha ai, qytetari i parë i Tiranës?
Të marrim si variant se u hodh nga ballkoni, tha: “Kritikoni, kritikoni, por do e pësoni si ai”! E tha duke qeshur. E thashë qeparë tabelan, por çfarë mund ta quash njeriun që i dëshiron vdekjen atij që kritikon me fjalë. Ai është njëri prej jush, por njeri nuk është.
A mundet një njeri të thotë për një tjetër, i cili dihet që kishte një problem, të thotë “mirë iu bë”, “Do ju bëhet si atij”? Ja çfarë keni ju në mesin tuaj, njëri iu heq votën dhe iu kthen në skllevër.
Tjetri thotë mirë që vdiq se ai përdori fjalën apo pendën kundër meje. Çfarë do thoshte një taleban në vend të tij? Edhe ai do thoshte mirë iu bë. Po e vështirësoni shumë.