zoom

Day ArchiveTheu bojkotin e avokatëve, kërkohet heqja e licensës për Eni Çobanin

Prej disa javësh Dhoma e Avokatëve ka vendosur të protestojë kundër hartës së re gjyqësore të miratuar tashmë nga qeveria.

Si një nga mënyrat e protestës, Dhoma e Avokatëve ka vendosur bojkotin e seancave gjyqësore nga anëtarët e saj deri në reflektimin e qeverisë.

Por jo të gjithë avokatët e kanë respektuar këtë vendim, ndaj dhe Dhoma ka vendosur që të marrë masa për ta. Gjatë ditës së sotme Dhoma i pezulloi licensën avokatit Nexhip Dauti I cili nuk kishte repsketuar bojkotin dhe kishte marrë pjesë në seancat gjyqësore.

Ndërkohë që fatin e tij rrezikon edhe avokatja e njohur Eni Çobani, e cila gjithashtu ka vendosur të mos e zbatojë urdhërin e Dhomës së Avokatisë.

Eni Çobani ka marrë pjesë në një seancë gjyqësore të zhvilluar në Përmet, ndaj dhe Dhoma Vendore e Avokatisë Gjirokastër ka propozuar masë disiplinore ndaj saj, pezullim I licenës së avokatit.

Tashmë i takon Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë të vendos për këtë propozim.

Tjetër tërmet godet Shqipërinë, kësaj here epiqendra ishte në Elbasan

Rikthehen lëkundjet e tërmetit në vendin tonë. Pas tërmetit që ra mbrëmjen e sotme në Lac dhe që u ndje në Durrës, Tiranë e Krujë, një tjetër tërmet ka rënë para pak minutash në Elbasan.

Qendra Mesdhetare e Sizmiologjisë raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3 e shkallës rihter dhe ka qenë me një largësi 20 kilometra larg Elbasanit.

Edhe ky tërmet është ndjerë në zonën Elbasan, Librazhd, peqin e Cerrik, por fatmirësisht nuk ka raportime për dëme.

 

Dhunohet kryebashkiaku, denoncimi në polici: Një i ri më goditi me grusht në fytyrë

Dhunohet kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi. Kryebashkiaku socialist ka denoncuar 2 ditë më parë në polici se është goditur me grusht në fytyrë dhe është fyer nga 33-vjeçari me iniciale D.S.

Sipas rrëfimit të tij në polici, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës.

Arsyet e dhunës së ushtruar ndaj kryebashkiakut Kokoneshi mbeten të paqarta.

Policia thotë se ka nisur hetimet, por nuk e ka arrestuar autorin.

Kokoneshi është akuzuar disa herë për afera të ndryshme nga opozita së bashku me deputetin Erion Braçe, i cili konsiderohet si mbështetës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij. /Zoom.al

“Një burrë që nuk të respekton nuk të meriton!” Albërije Hadërgjonaj flet për Beatrix Ramosajn

Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar një surprizë që mbesa e saj Beatrix Ramosaj po sjell për fansat e saj dhe që ka lidhje me gjithë ndodhitë e jetës së saj, përfshirë edhe “Big Brother VIP”.

Ajo deklaroi në “Goca dhe Gra” se lidhja e Beatrix me Donaldin në format u bë shumë e madhe dhe doli jashtë kontrollit teksa ironizoi edhe Donaldin duke u shprehur se nëse një burrë nuk të respekton ai nuk të meriton.

“Beatrix të gjithë e panë sa e butë, e çiltër e naive është. Por ka dhe një karakter të fortë. Dua ta sjellë atë që ka kaluar në etapa. Është momenti i saj sepse kanë përfituar të gjithë nga ajo. Mendoj se historia e ‘Big Brother’ u bë shumë e madhe dhe doli jashtë kontrollit. Beatrix përveç se është e brishtë, është pa eksperienca. Të gjithë njerëzit rriten nga eksperiencat dhe kjo nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Jeta është një dhuratë që na e ka dhënë Zoti dhe duhet ta shikojmë dhe jetojmë çdo ditë. Nëse një burrë nuk të respekton ai nuk të meriton. Këngët janë gati dhe një ndër to do jetë edhe remake i ‘Lozonjares’.”-tha Albërija.

Teksa Donaldi është rikthyer me Bora Zemanin, Beatrix zbuloi sot se është beqare dhe e fokusuar te vetja.  “Do filloj do ruhem. S’do i komentoj më as mamit se mos na lidhni bashkë. Jam single dhe e fokusuar te vetja ime.”– shkroi Beatrix në Twitter.

Gjatë daljes së saj të vetme në ‘Netët e klipit shqiptar’ Beatrix nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth Donaldit.  “A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”- u përgjigj Triksa, e cila dukej paksa në siklet kur u pyet për ribashkimin e bujshëm. Kjo deklaratë e këngëtars pasoi atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për herë të parë për ribashkimin e çiftit.

 

“Janë blerë të brendshme dhe është shitur beton”, Briseida Shehaj paralajmëron të tjera skandale

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj deklaroi se me skemën e inceneratorëve janë qindra miliona euro të marra përmes skemës së evazionit fiskal. E ftuar në ‘News24’ Shehaj tha se do të dalin edhe skandale të tjera me importet.

Po ashtu ajo theksoi se shqiptarët paguajnë dadon filipineze të Stela Gugalljas, e cila është në kërkim.

DISKUTIMI
Shehaj: Të tre inceneratorët, Elbasani, Fieri dhe Tirana, kanë një kontratë me ITS-në për ndërtimin. Shteti ua ka dhënë këtyre koncensionin dhe të terja kompanitë, madje dhe në Elbasan s’ka pasur mbikëqyrës ndërtimi, ia kanë kontraktuar ndërtimin ITS-së, ku pronar është Klodian Zotot, i shpallur në kërkim. Do dalin dhe disa skandale për importet që bëjnë këta nga jashtë. Ai është zotëria që ka krijuar gjithçka dhe më pas vjen skema (Zoto). Zotit Koka i duhej paraja me bankë, se ishte politikan. S’ka pasur fatura cash. Paratë i kanë zbritur këta si shpenzime, i di Klod Zoto se ku kanë shkuar. Klodian Zoto i ka tërhequr nga banka paratë, por se ku i ka çuar se dimë.

Fatos Çoçoli: Djalli fshihet pas teknikaliteteve, pas hollësive. pse ekzistojnë këto kompani që janë krijuara në 2018-ën?
Shehaj: Këta marrin paratë tona. I dhanë një vlerë 128 mln euro inceneratorëve. Ata mirë që vjedhin lekët tona, por vjedhin dhe taksat. Të paguajmë dhe filipinezet që mban Stela Gugalla për dy fëmijë, të mbajmë dhe ato ne.
Fatos Çoçoli: Këto 128 mln euro duhet t’i kthehen qytetarëve.

Shehaj: Te kallëzimet penale s’kemi bërë bla bla bla politikisht. më dëgjo se po bëjmë zhurmuesin.
Fatos Çoçoli: I është bërë dëm shtetit Pse se ke deklaruar sa është dëmi?
Shehaj: I kemi çuar të gjitha në prokurori. I nderuar i kemi çuar në Prokurori, në dosje. 189 mln nuk është e gjitha e inceneratorëve. Janë disa kompani publike. Unë dhe një ekip i tërë që punon aty, se kemi ndarë dëmin. Monika Kryemadhi dhe unë e dimë se ka dy hetime, ka dhe një hetim aktual që nuk flet askush, që e ka hapur dhe është vetëm për përfituesit. Po të futesh në kompani të tjera, është më e madhe vlera. Janë qindra miliona euro të marra me skema evazioni. Janë blerë deri te të brendshmet dhe është shitur beton. I gjithi është dëm. Ka dalë atje Gjiknuri dhe tha; 20 mln euro km. Edhe më shumë dëm është. Në Maltë ka shtëpinë Mirel Mërtiri. Mireli vjen vërdallë në Vjenë dhe paguan atje për një artikull kundër Ilir Metës.

Ja sa i fortë ishte tërmeti që goditi Shqipërinë

Tërmeti që goditi mbrëmjen e sotme Shqipërinë ishte me magnitudë 3.8 të shkallës rihter.

Epiqendra ka qenë 10 km në perëndim nga qyteti i Laçit, dhe 38 km në veri nga Durrësi, me thellësi 13 km.

Ka qenë pikërisht thellësia e vogël në sipërfaqen e tokës ajo që ka bërëq që lëkundjet edhe pse me magnitutë të vogël, përveç Laçit të ndjehen shumë edhe në Tiranë, Krujë e Durrës.

LAJM I FUNDIT/ Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti ka goditur para pak minutasdh vendin tonë.

Lëkundjet janë ndjerë në Durrës, Tiranë, Laç e Krujë.

Epiqendra e tërmetit ka qënë në zonën mes Durrësit dhe Laçit.

Nuk raportohet ende për dëme.

 

Ferri në tokë, avancon zjarri në Dhërmi. Largohen pushuesit

Zjarri në malin e Çikës në Dhërmi vijon të jetë aktiv prej 3 ditësh.

Siç shihet edhe nga pamjet në fjalë, në malin sipër fshatit Dhërmi flakët avancojnë, ndërsa rrezikojnë edhe fshatra të tjerë.

Mësohet se duke marrë shkas nga situata e krijuar, ku tymi është përhapur thuajse në të gjithë fshatin, pushuesit kanë nisur të largohen.

Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

Mehmeti analizon Partizanin dhe tregon sesi mund të kualifikohen ndaj Saburtalo-s

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, u shfaq entuziast në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit kundër Saburtalo-s, për llogari të Conference League.

Duke vlerësuar kundërshtarin, ai u shpreh se objektiv i Partizanit është kualifikimi në raundin e dytë dhe do të bëjnë gjithçka në fushë për të fituar edhe në ndeshjen e kthimit.

“Mendoj se çdo ndeshje ka shkallën e vështirësisë së saj dhe mendoj se normalisht nga një ndeshje te tjetra ka historinë e tyre ndaj duhet të jemi të përgjegjshëm për vështirësinë që ka kjo ndeshje. Duhet të harrojmë çfarë kemi bërë në Gjeorgji dhe të japim maksimumin në 90 minuta nesër, të vlerësojmë si dhe sa duhet kundërshtarët, të mos mendojmë çfarë kemi bërë por të interpretojmë siç duhet 90 minutat.

I kam shprehur gjithmonë problemet që kemi para portës, jo vetëm në ndeshjen me Saburtalos, edhe në kampionat kemi shfaqur probleme të tilla. Vija e parë, përveçse janë cilësorë, por janë edhe me moshë të re dhe në aspektin e sinkronizimit edhe në mënyrën si e interpretojnë, aty bëhet diferenca. Duhet të jenë të kujdesshëm si interpretojnë 20 metrat e fundit. Pozitive është që gjithë elementët që kemi, veprimet nuk i bëjnë se janë egoistë, por ndoshta duke u rritur, duhet të rriten edhe nga ana profesionale. Diferenca bëhet në këto detaje kur ti di të shërbesh apo përfundon vetë aksionin drejt finalizimit.

Mendoj se duhet të kemi parasysh që e njohim kundërshtarin por edhe ai na njeh. Saburtalo ka elementë të saj shumë të mirë, ka lojtarë cilësorë dhe e kam shprehur se ekipi punon shumë mirë me akademinë dhe të rinjtë. Ka edhe lojtarë që luajnë me Kombëtaren A dhe Shpresa dhe jemi koshientë që kanë vlerat e tyre, por edhe ne kemi vlera si skuadër dhe mendoj se do të jetë një ndeshje me ritëm. E dimë që nesër do të bëjmë maksimumin që sidomos në aspektin psikologjik skuadra ta interpretojë siç duhet se luhet para tifozerisë tonë dhe janë një shtysë e madhe. Do ti kërkojmë skuadrës të mos kalojë në entuziazmin e tifozerisë, të jetë me këmbë në tokë dhe të interpretojë drejt çdo situatë. Sa i përket mënyrës që interpretuam lojën, shënuam dhe ishte mënyra se si duhej të shkonim drejt golit, ia arritëm, patëm 2-3 momente për të rrezikuar para se kundërshtari të na vinte në pozitë të vështirë. Nuk ka trajner që do që skuadra të rrijë në fund e tërhequr poshtë, por kjo vjen edhe nga vetë lojtarët që kur nuk shënojnë, vendosen duke menduar të sigurojnë një rezultat që kanë. I kam kërkuar skuadrës të ketë besim te sigurimi dhe mbajtja e topit. Por në fund ishte edhe se skuadra kundërshtare është në kampionat dhe është ndryshe nga ne sa i përket formës fizike. Janë shumë faktorë që ndikojnë në minutat e fundit, shpresojmë që nesër të jemi më mirë në minutat e fundit.

Mësim nga gabimi i Tiranës? Jam i fokusuar te skuadra jonë, kam parë besimin te skuadra dhe çunat, e dimë shumë mirë forcën e kundërshtarit dhe vetes, që nga janari jemi munduar të shohim ndeshjet çdo 90 minuta dhe nuk shohim më gjatë apo atë që ka kaluar. Mendojmë se duhet të marrim gabimet tona dhe aty të përmirësohemi. Nuk them se nesër do të mbrojmë apo sulmojmë, por siç duhet në varësi të kundërshtarit, elementëve që kam mundohem t’i marr maksimumin. Ndeshja ka situata, ndaj është i bukur futbolli se është i paparashikueshëm dhe del jashtë kornizave të skemave.

Duke qenë periudhë merkatoje, them se Bitri është një lojtar që ka dhënë shumë për klubin dhe meriton respekt. Ai është pjesë e rëndësishme siç janë edhe të tjerë. Jemi të gjithë të barabartë në detyra të ndryshme. E kam ndërtuar skuadrën me Bitrin dhe pjesën tjetër të grupit që kur kam ardhur dhe shpresoj të vazhdoj me Bitrin dhe të tjerët.

Unë jam shumë komod ku jam për faktin se aq sa kam bërë në trajningun shqiptar kam qenë kampion dhe pse në Kategorinë e Parë, por edhe pjesë e Partizanit kur kam dalë kampion dhe kjo është krenari. Tani jam trajner i parë dhe shpresoj në këtë 90 minutësh të bëjmë mirë.

Jemi në periudhë merkato dhe skuadra është në tranzicion dhe janë larguar shumë elementë nga periudha kur fitonte titullin dhe jemi në formim e sipër. Por kjo skuadër ka boshtin e saj dhe janë disa elementë që janë të pazëvendësueshëm. Por që të përballosh një kampionat kaq të gjatë, se kemi detyrim objektivat madhore, duke pasur parasysh investimet që bën presidenti, vetë klubi të imponon objektiva madhorë. Nuk kemi gjëra të përcaktuara unë apo drejtori, por punojmë mirë bashkë që të marrim maksimumin në merkato, se dihet që në merkato edhe mund të gabosh.

Penalltitë? Ne trajnerët duhet të përgatitemi për gjithçka dhe duhet patjetër që të kemi parasysh që duhet të kesh besim te vetja dhe lojtarët janë profesionistë dhe kuptojnë gjithçka. Pavarësisht se në një ndeshje me vajtje-ardhje duhet të përgatitesh, nuk do të thotë që do shkojmë me penallti. Ne do të përgatitemi të japim gjithçka në 90 minuta, por pastaj për çdo të papritur, nuk ia lëmë asgjë spontanitetit. Për të gjithë faktorët, siç stërvitemi ne, stërvitet edhe kundërshtari.

Për të qenë i sinqertë, duhet të kuptojmë se trajneri është gjithmonë i rrezikuar pavarësisht se çfarë ke bërë më përpara. Është një nga profesionet më të vështira dhe më me presion. Por duhet të dish të menaxhosh presionin dhe nuk ndjehet fare në Kupat e Europës së kemi bërë maksimumin. Skuadra është në rindërtim e sipër. Nuk mund të menaxhoj të ardhmen se çfarë do të ndodhë, por jam i përqendruar me besim të plotë te skuadra dhe vetja për t’u përqendruar vetme në 90 minuta. Se çfarë ndodh më pas, nuk kemi menduar asgjë më tepër”, tha Mehmeti.  /zoom.al/

Rrëfimi i të penduarit/Dumani mori përsipër vrasjen e Tropojës, por krimin e kreu një grup tjetër

Një nga vrasjet e tjera në të cilën ka folur Nuredin Dumani është edhe ajo e Guxim Gjyriqit në Tropojë.

Arsyet e vrasjes se tij mbeten ende enigme per policine, pasi ai nuk ishte nje person me predente te meparshem penal dhe as i perfshire ne konflikte.

Por ndërsa Guxim Gjyriqi njihej në zonë si një njeri i respektuar dhe pa precedentë penalë, policia nuk përjashton mundësinë që ekzekutimi të ketë qenë një mesazh për të afërmit. Dhe pikërisht për vëllain e tij, Agron Gjyriqi. Një lidhje e vjetër e Fatmir Haklaj, ‘ligjvënësit’ me armë në vitet ’90 në Tropojë.

Gjyriqi që sot jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që dikur ka qenë oficer policie në zyrën e pasaportave.

Çka mendohet se mund të ketë rizgjuar një hakmarrje të vjetër, ku në pamundësi për të qëlluar ndaj vëllait tashmë të stabilizuar në Amerikë, instikti i vrasjes veproi ndaj vëllait të mbetur në Shqipëri, dhe për më shumë në Tropojë. Por ekzekutimi i Guxim Gjyriqit është një histori sa enigmatike aq edhe kontroverse. Siç janë edhe në të vërtetë fijet e ngjarjeve kriminale të ndodhura në Tropojë në këto 30 vite. Ndërsa prokuroria heton në pista të ndryshme, një tjetër pistë del në dritë dhe mjegullon edhe njëherë zbardhjen e së vërtetës së vrasjes së Guxim Gjyriqit. Dhe këtu vlen të kthehemi edhe njëherë shumë pas në kohë, në janar të vitit 1998.
Ku fisi Haklaj thuhet se ekzekutoi në pritë Naim Dizdarin.

Dhe bashkë me të edhe Abdyl Matoshin. Përkatësisht, babain dhe dajën e Eldi Dizdarit apo alias Denis Matoshi, një nga bosët më të mëdhenj shqiptarë të kokainës sot. Që atë kohë ishte vetëm një fëmijë 8 vjeçar, por që pa me sytë e tij se iu shuajtën një e nga një njerëzit e tij më të dashur të familjes, nga fisi Haklaj. Ekzekutime që erdhën vetëm një ditë pasi në Tropojë ishte vrarë Shkëlqim Haklaj, vëllai i Fatmir Haklaj. Që u vra në pritë në zonën midis Sopotit dhe Qafës së Lushës, më 4 janar 1998, vetëm dy ditë pasi kish filluar punë si polic në Doganën e Qafë Prushës.

 

Pritë ku mbeti i vrarë edhe 24 vjeçari, Artur Demiri, kunati i Fatmir Haklaj. Ku duket se hakmarrja nuk do të vononte. Pasi ende pa u hedhur dheu i fundit mbi arkmortin e Shkëlqim Haklaj, në Tropojë u vranë Naim Dizdari dhe Abdyl Matoshi. Vrasje të cilat nuk do të përfundonin këtu. Pasi vetëm dy javë më vonë, pa iu tharë ende loti i dhimbjes për humbjen e babait dhe të dajës së tij, në Tropojë u vra edhe xhaxhai i Eldi Dizdarit, Qazim Dizdari. Motive të cilat mbeten edhe sot të paqarta për policinë dhe prokurorinë.

Ndërsa në familjen Dizdari, gishti i akuzës për eliminimin e njerëzve të tyre të dashur, ra mbi mbi fisin Haklaj. Por pa përcaktuar asnjëherë se kush ishte emri i përveçëm që shkrepi armën. Do të ishin këto ngjarje që thuhet se e larguan nga Tropoja familjen Dizdari. Dhe bashkë më të edhe Eldin, në atë kohë ende një fëmijë. Eldi Dizdari, emri i të cilit u shfaq për publikun, për herë të parë më 4 tetor 2018, në atë që njihet si masakra e Ish-Bllokut në Tiranë. Ku gjatë një përplasje me armë në brendësi të një lokali. mbetën të vrarë dy persona dhe si mbeti i plagosur një i tretë.

Ku edhe pse u tha që mollë e sherrit ishte e fejuara këngëtare atë kohë e Ervin Matës, në fakt shkak i konfliktit të përgjakshëm mendohet se u bënë pazaret e prishura të drogës midis Matës dhe Eldi Dizdarit, ku në mes u fut edhe një tjetër eksponent i rrezikshëm i krimit, Ervis Martinaj, që mbeti edhe ky i plagosur në këtë ngjarje. Eldi Dizdari, që pas ngjarjes së ish-Bllokut humbi gjurmët, për tu rikthyer në vëmendje, pas arrestimit të tij të bujshëm në shtator të vitit 2020, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Arrestim që u krye në kuadër të operacionit të koduar ‘Los Blancos’, si një nga bosët më të mëdhenj shqiptar të trafikimit të drogërave të forta. Si kreu i bandës shqiptare ‘Kompania Bello’, i cili bashkëpunonte në trafikun e lëndëve narkotike, me emra të rëndësishëm në këto pazare, siç ishte edhe Dritan Rexhepaj. Një sindikatë me fuqi ndërkombëtare, midis Amerikës së Jugut dhe Europës, që merrej me trafikimin e drogës dhe operacionet e kontrabandës midis dy kontinenteve. Dhe që kishte si xhiro të vetme për një rrugë me drogë, vlerën rreth 350 milionë euro.

Eldi Dizdari që vazhdon të jetojë në Dubai, pasi autoritetet e këtij vendi kanë refuzuar deri më tani ekstradimin e tij në Itali dhe Belgjikë. Aty ku ka një hetim të hapur për personin e tij, që mund ta fundosë njëherë e mirë atë dhe perandorinë që ai ka ndërtuar në botën e narkotikëve. Por që për t’iu rikthyer vrasjes së Guxim Gjyriqit dhe pistës së vjetër që e lidh ekzekutimin e tij me afrimitetin me fisin Haklaj dhe vrasjet e ndërsjellta në familjen Dizdari, grupi hetues nuk e ka marrë ende në pyetje Eldi Dizdarin. Në lidhje me rrethanat që ai mund të ketë informacion mbi këtë vrasje.

Ndërsa shpresa e vetme e grupit hetues, mbetet pendimi që mund të vijë nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Të vetmit që mund të tregojnë se çfarë ndodhi në të vërtetë atë mesnatë të 5 janarit 2020 me Guxim Gjyriqin. Kush e vrau dhe arsyet që çuan në eliminimin e tij. Ndërsa Nuredin Dumani nuk dihet nëse është shprehur për vrasjen e Guxim Gjyriqit, ky i penduar që mund ta vejë atë në pozitën që mund të flasë, mund të jetë ish-miku i tij, Henrik Hoxhaj, i cili ka deklaruar, tashmë në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, se Dumani ka dijeni për këtë vrasje. Dhe se ky i fundit sipas Henrik Hoxhaj, kishte marrë porosi për ta vrarë Gjyriqin. Por duke mos njohur terrenin, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani, ishin tërhequr nga ekzekutimi. Ndërkohë që këtë vrasje e mori përsipër një grup tjetër. Që mbetet ende për tu zbuluar se kush ishin…

“Dumani mori porosi për të kryer një vrasje në Tropojë. ku në shënjestër ishte Guxim Gjyriqi. Por, nuk e kryem ne atë vrasje, për shkak se nuk e njihnim terrenin dhe nuk donim të dështonim. Me aq sa di, porosia vinte nga jashtë, por detajet i di Nuredini, pasi ai ishte kontaktuar. Kam dëgjuar më pas, se vrasjen e kreu një grup tjetër.”, tha Henrik Hoxhaj.