zoom

Day Archive“Do i pres fytin! Do e bëj copa-copa”- Stresi i kërkon Policisë arrestimin e radikalistit fetar

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, i ka kërkuar llogari Policisë së Shtetit pse nuk është arrestuar ende radikali fetar Luigj Marku, i cili është shpallur në kërkim që prej 19 Gushtit të vitit 2019.

Stresi ka komentuar tek postimi i tre viteve më parë i policisë në rrjetet sociale, ku njoftonte shpalljen në kërkim të Luigj Markut, i cili është fshati Kallmet i Lezhës, por jeton jashtë shtetit.

“Policia e Shtetit radikali vazhdon te nxisë urrejtje dhe grindje, pse nuk e arrestoni?” komenton Stresi tek postimi i policisë.

Ky veprim nga ana e Stresit vjen një ditë, pasi ai deklaroi se do e kapte dhe do e ekzekutonbte live Luigj Markun duke e bërë copa, për shkak se ai kishte ofenduar reperin nga familja në rrjetet sociale.

Luigj Markun, i lindur në Kallmet të Lezhës është bërë i njohur në rrjetet sociale si një radikal kundër fesë islame, mbështet publikisht ata që vrasin myslimanët dhe ka thënë fjalë fyese edhe për librin e shenjtë të Kuranit.

Gjithashtu, ai njihet dhe për ofendimet ndaj figurave kombëtare si Gjergj Kastriot Skënderbeut apo Adem Jasharit.

Luigj Marku është shpallur në kërkim nga policia shqiptare më 19 Gushtit të vitit 2019, pasi ofendonte myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar. Ai akuzohet për veprën penale “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”.

 

Erdogan tërheq mjekët turq? Reagon spitali i Fierit: Ja e vërteta

Pas publikimit të lajmit për largimin e mjekëve turq të Spitalit Memorial të Fierit, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i këtij të fundit.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Spitali Memorial i Fierit thotë se një pjesë e mjekëve dhe infermierëve. Turq vijojnë të punojnë në këtë spital sipas marrrëveshjes së lidhur me palën turke.

“Spitali Rajonal Memoral Fier vijon normalisht punën me stafin e përbashkët Turko- Shqiptar, në shërbim të pacientëve të të gjithë zonës së jugut. Në shërbim të pacientëve janë 17 mjekë specialist turq dhe 28 mjekë shqiptarë si dhe një staf prej 156 infermierësh nga të dy vendet”, thuhet në reagimin e spitalit.

Por në këtë reagim nuk bëhet e ditur nëse ka pasur largime të tjera nga stafi turk i këtij spitali apo ky është numri i përhershëm i turqve të angazhuar në këtë spital.

Mediat raportuan gjatë ditës së sotme se Erdogan kishte tërhequr stafin turk të këtij spitali, pasi është zemëruar me Ramën pasi ky i fundit nuk i është përbajtur premtimit për të larguar gylenistët.

Teliti debat me Kadian për çmimet: Merr këtë 200 lekësh, a jeton dot?

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dorian Teliti është përfshirë në një debat me zv. Ministrin e Financave, Besart Kadia përsa i përket rritjes së çmimeve.

Teliti ka nxjerrë nga xhepi i tij një kartmonedhë 200 lekë të reja, duke e pyetur zv.ministrin nëse një shumë e tillë i dalin familjeve për të blerë ushqimet.

Pjesë nga debati:

Teliti: Të sfidoj, katër veta ti në familje katër dhe unë, ja 2 mijë lëkë të vjetra

Kadia: Nuk dalin

Teliti: Atëherë cila është detyra e qeverisë? Që me ato mundësi që ka…

Kadia: As 10 mijë lekë të vjetra s’dalin, ça po thua tani se s’të marr vesh? ça ma nxjerr atë 2 mijë lekshin në televizion

Teliti: Mos e ngri zërin

Kadia: O Dorian as 10 mijë lekë s’dalin ça po thua

Teliti: Ju si qeveri çfarë keni menduar të bëni?

Kadia: Politika 2 mijë lekëshe do bësh?

Teliti: Po ju po bëni politikë 1 mijë lekëshi…Po cili është plani juaj? Sa ishte paketa 1 mijë lekë në ditë

Kadia: A ka mundësi të komunikosh.

Teliti: A ka mundësi të përgjigjesh? Kur paska para për prokurim të drejtpërdrejtë pa garë, 15 mln euro për një mirëmbajtje rrugë, kur paska para për t’u dhënë për koncensione, pse nuk paska disa qindarka për të ndihmuara qytetarët

Kadia: 2 qind lekë është e vështirë të jetosh kur rriten çmimet, se di pse duhet të bërtasësh kur unë e thash i pari… është një fenomen që nuk dihet kur mbaron…

Teliti: Ky 2 mijë lekëshi këtu në qindra mijëra shqiptar është leku i vetëm që kanë në xhep

Kadia: Mos bërtit sikur po thua diçka, qetësohu se po të kap entuziazmi politik, ose u eksitove nga 2 mijë lekëshi që ke në dorë

Teliti: Qetësohu dhe mbaj nivelin e bisedës, mos e ul nivelin

Shuhet ëndrra e Tiranës në Champions, Dudelange fiton dhe kualifikohet

Përfundon në turin e parë aventura e Tiranës në Champions League.

Dudelange fiton me reztatin 2-1 dhe kualifikohet në raundin e dytë të Champions.

Pavarësisht humbjes, bardheblutë do të marrin pjesë në turin e dytë të Conference League.

45’ minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura, por me Tiranën, që dominoi duke regjistruar 4 raste të pastra për gol, por si Seferi ashtu edhe Deivid gabuan fatalisht përballë portierit.

Në pjesën e dytë miqtë kaluan menjëherë në avantazh. Totre rrëshqet dhe humb topin, Bojiç merr sferën dhe gjuan nga distanca duke mposhtur Bekajn.

Në aksionin e radhës, Sinani gjeti golin e dytë duke mbyllur llogaritë.

Tirana insiston dhe rihap ndeshjen me sulmuesin Xhixha, 1-2, por vetëm kaq. Gjithçka përfundoi 1-2 dhe Tirana eliminohet në turin e parë të Champions. /zoom.al/

 

 

6 gola në miqësore, Vllaznia e papërmbajtshme në Austri

Vllaznia vijon përgatitjet në Austri për ndeshjet e turit të dytë të Conference League ndaj Universitatea Craiova.

Sot, shkodranët triumfuan 6-0 ndaj Oven Binder Splash, në një sfidë miqësore.  Golat e takimit u realizuan brenda 45 minutash, në një ndeshje tërësisht pa histori.

Aralica, Çoba, Heriç , Jonuzi dhe Kruja shënuan emrin në listën e golashënuesve. Vllaznia do sfidojë Craiovan në Europë me datat 21 dhe 27 korrik.

FOTO/ Nënkryetarja e Kuvendit thyen Kodin e Sjelljes, në komision me veshje të papërshtatshme

Dy ditë më parë, të gjitha mediat elektronike në vend i bën jehonë lajmit se deputetja socialiste, Eslemvera Zake, duke thyer Kodin e Sjelljes së Deputetit, ishte paraqitur në seancë plenare me një fustan të shkurtër mbi gju.


Në fakt Zake është një deputete e re dhe ndoshta nuk e di që në Kuvend është një Kod Sjelljejw i vitit 2018 dhe që rregullon sjelljen e deputeteve në jetën publike.

Në këtë aspekt, si një deputete e re asaj mund t’i falet paraqitja me një veshtje të tillë në ambinetet e Kuvendit.

Por problemet me veshjen dhe shkeljet e Kodit të Sjelljes nuk mund t’i falet një deputete të vjetër si Ermonela Felaj, e cila mban edhe postin e lartë të nënkryetares së Kuvendit.

Kjo e fundit është shfaqur sot në Komisionin e Ligjeve me një fustan me mëngë zhapone.

Siç shihet edhe në foto, Felaj ka veshur një fusta të bardhë me mëngë zhapone dhe gjatë gjithë mbledhjes duket se ishte edhe vetë në siklet me këtë veshje, pasi shpesh mundohej t’i mbulonte krahët me duar.

E nëse vetë Felaj është ndjerë në siklet nga veshja e saj, imagjino kolegët e saj që ka në krahë.

Kodi i Sjelljes i nenit 8 të tij përcakton se deputeti paraqitet me veshje zyrtare në përshtatje me funksionin që kryen. Natyrisht që në rastin e Felajt vetëm për veshje zyrtare nuk mund të bëhet fjalë.

Kodi i Sjelljes

Neni 8

Paraqitja e deputetit në veprimtaritë parlamentare

  1. Deputeti, në komisionet parlamentare, në seancë plenare dhe në veprimtaritë e tjera parlamentare:
  2. a) ruan solemnitetin dhe imazhin e Kuvendit;
  3. b) shfaq tiparet më të mira të personalitetit të tij;
  4. c) i drejtohet kolegut me fjalë kortezie;

ç) paraqitet me veshje zyrtare në përshtatje me funksionin që kryen. Për qëllim të këtij neni, veshja e deputetit duhet të përmbushë standardet e profesionalizmit dhe të modestisë, pa u bërë shkak debati dhe tërheqje vëmendjeje nga publiku./Zoom.al

Pylli i Sodës mes flakëve, ndizen disa vatra zjarri

Disa vatra zjarri janë hapur në pyllin e Sodës në qytetin e Vlorës.

Burime bëjnë të ditur se flakët janë përhapur duke djegur pemë e shkurre.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje ndërkohë që vijon puna për shuarjen e flakëve.

“U shërben interesave të krimit”, Shoqata e Biznesit kundër amnistisë: Shkatërron konkurrencën

Kundër draftit të Qeverisë për Amnistinë Fiskale dhe Penale është edhe Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

Kryetari i kësaj shoqate, Albert Nasto, nuk ka kursyer kritikat, teksa thotë se nisma do t’u shërbejë interesave të krimit, korrupsionit, evazionit fiskal, informalitetit dhe pastrimit të parave të pista dhe jo qytetarëve të zakonshëm.

“Në vendet në zhvillim amnistitë bëhen me transparencë maksimale, duke u konsultuar edhe me grupet e ndryshme të interesit, pra, është një proces gjithëpërfshirës.  Një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani me projektligjin e qeverisë, i cili ende nuk është përfundimtar dhe nuk ka për të qenë me këtë qeverisje e cila mbron interesat e oligarkëve. Projektligjiu shërben interesave të krimit, korrupsionit, evazionit fiskal, informalitetit, pastrimit të parave të pista, përfshirjes me anë të ligjit të vjedhjeve dhe abuzimeve të miliarda eurove me koncesionet apo PPP-të dhe formave të tjera të abuzimit financiar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Prej kësaj nisme mund të amnistohen vetëm parat e pista të ndoshta miqve dhe shokëve të kësaj qeverie, që është një ndër më të korruptuarat në rajon e më gjerë dhe as që mund të bëhet fjalë për të amistuar paratë e emigrantëve, të cilët kanë punuar në të zezë në vende të ndryshme të Europës dhe botës. Nuk ka nevojë të jesh ekonomist për të kuptuar që nuk mund të ketë punëtorë me paga të tilla që të bësh 2 milionë euro pasuri edhe nëse pagën e shumëzon me 30 vite punë”, pohon Nasto. Ndërsa akuzon qeverinë për mungesë transparence mbi këtë nismë të rikthyer, dy vite pasi u tërhoq, Nasto thotë se kostot e saj janë të mëdha. Amnistia, sipas tij, do të shkatërrojë tregun dhe konkurrencën e lirë.

“Ky projekt i shërben vetëm një pjese shumë të vogël qytetarësh, të cilët mund të numërohen me ditët e një muaji dhe aspak me pjesën e qytetarëve të zakonshëm. Deri më tani nuk është konsultuar as me qytetarët, as me biznesin dhe ka 0 transparencë mbi qëllimin e vërtetë dhe impaktin në buxhet dhe ekonomi. Ne gjykojmë që kjo amnisti do të shkatërrojë tregun dhe konkurrencën e lirë dhe të ndershme, ndaj s’duhet të miratohet, sepse demet që do të sjellë janë të shumta, ndërsa përfitimet janë minimale apo të papërfillshme. E ritheksoj, qëndrimi ynë është që as që duhet mend-uar kjo lloj amnistie e jo më të bëhet ligj”, thekson më tej kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

ZËRAT KUNDËR

Kundër kësaj amnistie është shprehur edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë. Sipas presidentit të AmCham, Enio Jaço, projektligji i rikthyer nga Qeveria krijon hapësirë për pastrim parash dhe evazion fiskal dhe dëmton konkurrencën në treg. Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, ndërsa e konsideron amoral procesin, thotë se nuk ka kuptim të amnistohen “çunat e Londrës” dhe të mos fshihen detyrimet apo borxhi i krijuar për 120 mijë biznese, që aktualisht janë me status pasiv.

“Diskutimi që ne bëjmë sot në procesin amoral të amnistisë është të vendoset një shenjë barazimi apo të përfshihen në këtë proces edhe niptet pasive, apo sipërmarrjet me status pasiv që kanë gjeneruar ndër vite borxhe apo detyrime ndaj qeverisë. Nuk ka kuptim që qeveria të lehtësojë personazhe që s’kanë qenë të dukshme në ekonomi përkundrejt një detyrimi tatimor modest, që varion nga 5 deri në 10 për qind, dhe të lërë jashtë skeme këto biznese që të vijojnë të mbesin me detyrime. Janë 120 mijë sipërmarrje me status pasiv. Ndaj edhe e ritheksoj, nuk ka kuptim që të amnistohen ‘çunat e Londrës’ dhe të mos fshihen këto detyrime e të çlirohet biznesi nga ky borxh i mbartur”.

Amnistimi i të ardhurave deri në 2 milionë euro pa penalitete dhe përkundrejt një detyrimi tatimor modest që varion nga 5-10 për qind krijon shteg për pastrimin e parave. Kjo, së paku për dy arsye. Rrethi i të përjashtuarve është i kufizuar, çka do të thotë se në radhët e kategorive që nuk mund të përfitojnë nga kjo amnisti, preken vetëm anëtarët e familjes. Nga ana tjetër, mekanizmat e kontrollit apo verifikimit të burimit të parave konsiderohen nga ekspertët si aspak efikase. Do të jetë vetëm një njësi pranë Tatimeve që do të përmbyllë procesin në harkun e 5 ditëve. Amnistia fiskale, thekson eksperti i Ekonomisë, Alban Zusi, nuk jep garanci se përmes saj nuk do të vërshojnë para krimi për t’u legalizuar. Nisma, sipas tij, mund e duhet të ndërmerret kur shteti është në gjendje të vendosë kontroll mbi informalitetin në një masë të pranueshme, si dhe të zgjidhë ngërçet ligjore e rregullative që imponojnë informalitet e evazionit, por sa kohë kjo nuk sigurohet, atëherë ajo është e destinuar të dështojë.

“Diskutimi që ne bëjmë sot në procesin amoral të amnistisë është të vendoset një shenjë barazimi apo të përfshihen në këtë proces edhe niptet pasive apo sipërmarrjet me status pasiv që kanë gjeneruar ndër vite borxhe apo detyrime ndaj qeverisë. Nuk ka kuptim që qeveria të lehtësojë personazhe që s’kanë qenë të dukshme në ekonomi përkundrejt një detyrimi tatimor modest, që varion nga 5 deri në 10 për qind dhe të lërë jashtë skeme këto biznese që të vijojnë të mbesin me detyrime. Janë 120 mijë sipërmarrje me status pasiv. Ndaj edhe e ritheksoj, nuk ka kuptim që të amnistohen ‘çunat e Londrës’ dhe të mos fshihen këto detyrime e të çlirohet biznesi nga ky borxh i mbartur”.

 

Arrestohet bosi shqiptar i drogës në Angli, pamje nga ferma e tij e kanabisit

Një shqiptar, që drejtonte një punishte kanabisi brenda një ndërtese të rrënuar, është burgosur Angli, si dhe është paralajmëruar se mund të deportohet në atdhe pas vuajtjes së dënimit me burg.

Bëhet fjalë për “bosin” shqiptar 26-vjeçar, Jorgen Bami, i cili është arrestuar, duke u fshehur në ferra, jashtë një ndërtese të njohur si Citadel në rrugën Snatchëood, në zonën Abersychan të Pontypool.

Mediet e huaja e quajnë shqiptarin si “gangster”, ndërsa theksojnë se fillimisht ai ka pretenduar se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe se ishte kërcënuar se do t’i vrisnin familjen e tij në atdhe në Shqipëri.

Më vonë, ai e braktisi këtë mbrojtje dhe nga provat e celularit rezultoi se Bami quhej “Boss” dhe u jepte këshilla kriminale të tjerëve.
Fabrika e kanabisit ishte vendosur brenda godinës së madhe të bardhë të braktisur, ku të gjitha dritaret ishin mbuluar dhe furnizimi me energji elektrike ishte anashkaluar.

Erdogan ndëshkon Ramën! Tërheq mjekët nga Spitali Rajonal i Fierit

Mjekët turq kanë braktisur Spitalin e Fierit pas një urdhri të Erdogan.

Ky i fundit i kishte dhënë ultimatum Ramës të largonte nga vendi gylenistët që ka futur në shëndetësinë private e në media, por pas mospërmbushjes së kërkesës së këtij të fundit, marrëdhëniet mes tyre janë prishur.

Edhe publikisht i gjendur në Shqipëri, Erdogan ia ka dhënë të qartë mesazhin Ramës: Nëse nuk burgos gylenistët, marrëdhëniet Turqi-Shqipëri do të thyhen.

Mjekët turq janë larguar nga Shqipëria dhe kanë marrë me vete edhe pajisjet mjekësore moderne të investuara nga turku.

Për mjekët turq u zhvillua edhe tenderi me vlerë 300 MLN Lekë nga Ministria e Shëndetësisë për akomodimin e mjekëve turq në një hotel me mëngjes me 4 YJE në Fier, por duket se paratë e tenderit ministria i ka futur në xhep./ JOQ