Day ArchiveHistorike! Euron dhe Dollarin i ndan më pak se gjysmë centi nga barazimi
Për herë të parë në 20 vjet, valutat Euro dhe Dollar janë afër barazimit. Më pak se gjysmë centi i ndan nga të vlejturit një për një.
Aktualisht, një Euro vlen rreth 1.00407 Dollar amerikan.
Euro është duke shënuar rënie të shpejtë të vlerës. Që nga fillimviti ka rënë 12 për qind.
Frika nga recesioni, nga inflacioni i lartë dhe pasiguria për furnizimet me energji elektrike si pasojë e luftës në Ukrainë, kanë tronditur valutën e Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian, që varej me 40 për qind të furnizimeve të gazit nga rrjedhat ruse para luftës, është duke u përpjekur që ta zbus varësinë nga nafta dhe gazi rus. Njëkohësisht, Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz për disa shtete të BE-së dhe së fundmi furnizimin ia ka ulur edhe Gjermanisë për 60%.
Kriza energjetike i ndihmon po ashtu ngadalësimit të ekonomisë, që ka ngritur dyshime nëse Banka Qendrore e Evropës mund t’i përgjigjet në mënyrë adekukate inflacionit në progres.
Banka ka njoftuar së fundmi se do t’i rris normat e interes këtë muaj për herë të parë nga viti 2011, përderisa norma e inflacionit në eurozonë qëndron në 8.6 për qind.
![](https://zoom.al/wp-content/uploads/2022/07/7EC60045-0CC3-4361-8DF2-6F9F6456F96F.png)
Ktheu qebaptoren në fermë kanabisi, arrestohet shqiptari: Isha i detyruar…
Një shqiptar, i cili shndërroi një banesë në fermë kanabisi në Angli është arrestuar.
Bajram Kolaneci u arrestua pasi policia zbuloi shtëpinë e barit mbi ish-qebaptoren më të famshme në zonë, e cila ishte bosh në atë kohë.
Oficerët gjatë kontrollit gjetën brenda Kolanecin së bashku me një burrë tjetër, shkruajnë mediet e huaja.
Ata zbuluan gjithsej 686 bimë kanabis. Vlera e tyre ishte midis 48,000 dhe 197,000 £. U gjetën dy telefona celularë me të dhëna që i atribuohen Kolecit, i cili kishte qenë në kontakt me një burrë që e udhëzonte për listën e pajisjeve të nevojshme për prodhimin e drogës së klasit B.
Gjithashtu ishin krijuar lidhje të paligjshme energjie.
Pas arrestimit, Kolaneci u tha oficerëve: Isha i detyruar. Jam trafikuar në Britaninë e Madhe dhe kam pasur borxh.
Ai shtoi se kishte qenë në Port Talbot për gjashtë muaj dhe kishte tentuar të largohej, por “u kërcënua me armë dhe u fut me forcë brenda”.
63-vjeçari, pa vendbanim të caktuar u paraqit në Gjykatën Swansea Crown, pasi pranoi se prodhonte kanabis.
Avokati i tij, Stephen Thomas tha:
“Ai është një emigrant i paligjshëm në këtë vend. Ai erdhi në Britani për të gjetur punë dhe për të përmirësuar jetën e tij. Ai ka një vajzë dhe grua në Shqipëri që varen prej tij dhe nuk punojnë . Ai e ka pasur shumë të vështirë të gjejë punë ndërtimi në Shqipëri prandaj ka udhëtuar në këtë vend. I pandehuri më thotë se është i sëmurë dhe diabetik dhe ka rrahje zemre të çrregullta. Kolaneci ka punuar për ata që ishin më lart për një shpërblim të vogël. Atij i vjen shumë keq për sjelljen e tij dhe e pranon atë që bëri ishte e gabuar dhe i vjen keq që u përfshi në këtë sipërmarrje”.
Shqiptari u dënua me 2 vjet e tetë muaj burg./ Zoom.al
Ish e dashura e Don Xhonit ofendon keqazi reperin: Rusia nuk mposhtet, qullash
Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët i numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
Kush është ndjekës i çmendur i tij, padyshim ka dëgjuar për marrëdhënien me modelen ruse, Ariana, e cila e gdhendi në trup portretin dhe emrin e reperit me një tatuazh.
Pas ndarjes, modelja i ka pasur të shumta dedikimet për Xhonatanin në rrjetet e saj sociale, por duket se marrëdhënia mes dyshes tanimë nuk është në më të mirën e saj, madje gjërat nuk janë aspak mirë.
Së fundmi, reperi është shfaqur në shoqërinë e politikanit kosovar, Gani Geci, teksa ish-deputeti ka postuar një foto me të dhe krahas në formë shakaje për historinë e dashurisë së artistit ka shkruar:
![](https://zoom.al/wp-content/uploads/2022/07/2635787E-2763-40B4-B891-9DFF4057D7AF.jpeg)
“Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri më tani që e ka mundur Rusinë”.
Duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Ariana-s, e cila teksa ka ripostuar këtë lajm, krahas ka ofenduar rëndë ish-partnerin e saj duke i dalë në krah vendit të saj.
“Rusia nuk mposhtet, qullash”, shkruan ajo./ Zoom.al
Kryeministrja e Francës i mbijeton mocionit, dështon përpjekja e opozitës së majtë
Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, të hënën i mbijetoi mocionit të parë të mosbesimit në Parlament, mocion i sponsorizuar nga opozita e krahut të majtë.
Mocioni – për të cilin kërkoheshin 289 vota për të kaluar – u mbështet nga 146 deputetë në Parlamentin Kombëtar. Votimi pasoi një debat prej tre orësh.
Partia Franca e papërkulur (LFI) e ngriti mocionin kundër Borne, e cila udhëheqë Qeverinë e pakicës. Por, kryeministrja nuk ishte në rrezik pasi partitë e tjera opozitare deklaruan para votimit se nuk do ta mbështesnin mocionin.
Gjatë debatit, kryeministrja franceze akuzoi partinë LFI se po humb kohën parlamentare për tema të parëndësishme.
“Zonja dhe zotërinj, sot ne do të mund të punonim për të mirë e popullit francez. Por, në vend të kësaj ne po debatojmë për mocionin e mosbesimit, që bazohet në synimet e mia të pretenduara dhe që po pengon punën e Parlamentit, njëherësh edhe dëshirën e popullit francze”, tha Borne para votimit.
Borne u emërua në postin e kryeministres në maj nga presidenti Emmanuel Macron, vetëm një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, në të cilat, partia centriste që është në pushtet, humbi shumicën.
“Ne nuk do të pranojmë asnjëherë që dikush të mbajë pushtetin e këtij shteti me legjitimitetin e vetëm që është emëruar nga presidenti”, tha ligjvënësi i LFI-së, Alexis Corbiere.
“Ky është momenti i së vërtetës”, tha liderja e Grupit Parlamentar të LFI-së, Mathilde Panot.
Borne, 61 vjeçe, e ka bërë të qartë se planifikon që të varet nga votat e partive opozitare për të kaluar ligjet që do të sjellë në Parlament, teksa partia Republikane e krahut të djathtë po shihet si subjekti kyç për të ardhmen e saj.
Mbështetja e 62 deputetëve të Republikanëve do të ishte e mjaftueshme që Qeveria të mund të kalonte të gjitha ligjet në Parlamentin francez.
Ekskluzive/Po fitojnë a po mashtrohen?Shqiptarët derdhen në platformën online, agjencia u kërkon ID
Prej më shumë se një muaji, në Shqipëri po përflitet një mënyrë fare e thjeshtë e të bërit para. Në chat-e private apo mes grupesh virtuale është shpërndarë ky link:
https://www.galaxyvideomedia.com
Shpjeguar shkurtimisht, filozofia e gjithë kësaj “mundësie pasurimi” është kjo: ju klikoni në adresën në fjalë, regjistroheni dhe më pas arrini të fitoni dollarë vetëm duke parë videot që ju jepen; video këto të platformës YouTube, Instagram, TikTok e të tjera.
Oferta e punësimit bëhet në emër të Galaxy Media Group, që në përshkrimin e grupit të saj në WhatsApp, me më shumë se 9 mijë shqiptarë, shkruan:
“Platforma më e besueshme e trafikut të internetit në 2022, duke punuar me miliona ndikues dhe qindra kompani multimediale”.
Të parit video dhe po kështu të fituarit para ofrohet në sajë të niveleve. Në nivelin e parë (një yll) ju mund të anëtarësoheni me një username, të shtoni të ardhura në bilacin tuaj, por fitimi është i pakët dhe thuajse i pamundur për t’u tërhqeur cash e për të rënë në duart tuaja.
![](https://zoom.al/wp-content/uploads/2022/07/041DAEC7-CE37-4041-8F68-D500AC26BFEB.jpeg)
Në nivelin e dytë (dy yje) fitimi është shumë më i madh, por kriteret janë të mirëpërcaktuara dhe të domosdoshme.
![](https://zoom.al/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-11-at-5.21.01-PM-e1657563276951.jpeg)
Siç mund ta shihni, një kriter i domosdoshëm anëtarësimi është dërgimi i CV-së, kartës së identitetit ose pasaportës.
Përpos entuziazmit që kjo platformë ka shkaktuar te përdorues të ndryshëm rrjetesh sociale, nuk ka munguar as hija e dyshimit. Një pjesë e sheh me skepticizëm këtë lehtësi fitimi, teksa ajo që i shqetëson më së shumti janë të dhënat personale, dhënia e kartës së identitetit. Sa serioze është e gjitha kjo dhe a kanë të drejtë ata që mendojnë se e gjitha është një grackë vjeljeje informacioni?
![](https://zoom.al/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-11-at-5.08.17-PM.jpeg)
Fillimisht, Zoom.al kreu një kërkim të shpejtë në internet për kompaninë Galaxy Media Group. Qe e pamundur të gjendej ndonjë informacion rreth saj në website-n “galaxyvideomedia.com”, nga ku të mësonim më shumë rreth kësaj kompanie. Po kështu, logoja në fjalë nuk ndeshet gjëkundi.
Më tej testuam besueshmërinë e website-t, që siç mund ta shihni rezulton 1%.
![](https://zoom.al/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-11-at-5.37.46-PM.jpeg)
Informacionet më të detajuara krijojnë hapësirë për më shumë dyshim. Domain-i rezulton të jetë krijuar më 03/03/2022 dhe skadon në të njëjtën datë të vitit të ardhshëm (vetëm 1-vjeçar). Domosdo, një periudhë kaq afatshkurtër në treg, përkundrejt shërbimeve të kushtueshme që ofron ngjall pasiguri.
![](https://zoom.al/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-11-at-5.38.30-PM.jpeg)
WhatsApp dhe Telegram janë dy rrjetet të vëna në dispozicion për përdoruesit, të cilët për çdo paqartësi mund të komunikojnë me liderët. Po kështu edhe vetë anëtarët flasin mes tyre. Dy platforma virtuale këto, që njihen për ruajtjen dhe sigurinë hermetike të bisedave.
Përpos Shqipërisë, Zoom.al zbulon se Galaxy Media Group operon edhe në shtatë vende të tjera:
Organizimi i punës mbetet i njëjtë:
![](https://zoom.al/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-11-at-5.34.57-PM.jpeg)
![](https://zoom.al/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-11-at-5.34.57-PM-4.jpeg)
![](https://zoom.al/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-11-at-5.34.57-PM-3.jpeg)
![](https://zoom.al/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-11-at-5.34.57-PM-2.jpeg)
![](https://zoom.al/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-11-at-5.34.57-PM-1.jpeg)
Zoom.al kontaktoi një ekspert IT-je, i cili pohoi se anëtarë të nivelit të dytë (me dy yje) që kanë shënuar të dhënat personale dhe kanë krijuar grupe me 15-30 anëtarë të rinj kanë mundur të marrin paratë e fituara. Sidoqoftë, ai shton se kërkimi me çdo kusht, ose më saktë nxitja drejt dhënies së ID-së/pasaportës mbetet i dyshimtë.
“Sigurisht, të dhënat personale duhen për çdo transaksion bankar. Pra nga ana logjike, qëndron. Por kurdoherë që flitet për dorëzim të dhënash personale, frika e një rreziku të mundshëm është e pranishme”.
Ndërkohë, kjo ofertë punësimi ka shkuar më tej. Në redaksinë e Zoom.al kanë mbërritur këto fotografi:
Për sa kohë aktiviteti i Galaxy Media Group po gjen shtrirje në vendin tonë dhe për sa kohë ekzistojnë pikëpyetje dhe pasiguri lind nevoja e një reagimi dhe sqarimi nga autoritetet përkatëse./ Zoom.al
Ky është artikull ekskluziv i Zoom.al dhe gëzon të drejtën e autorësisë në bazë të Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Ai mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Zoom.al”,shoqëruar me linkun e artikullit origjinal. Për mosrespektimin e këtij detyrimi, çdo shkelës do të ngarkohet me përgjegjësi sipas Ligjit Nr/ 35/2016.
Shehi analizon Dudelangue: Kam edhe planin B, Seferi ka shqetësime, kualifikimi në dorën tonë
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, u shfaq optimist në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së kthimit me Dudelangue.
Tekniku durrsak theksoi se bardheblutë kanë shanse të mëdha për të kaluar në turin e dytë të Champions League, ndonëse në aktin e parë u mposhtën nga Luksemburg 1-0.
SFIDA KTHIMIT – “Dudelanzh është i njëjti kundërshtar i javës së kaluar sa i përket emrit dhe shortit. Është akti i dytë i takimit, pra ndeshje që e presim në shtëpi, sigurisht që pikëpamjet tona janë më të qarta se çfarë duhet të bëjmë për mirë apo keq. Sigurisht e kam thënë edhe herë të tjera që kemi panoramë më të qartë, gjithë këtë javë në grumbullim kemi analizuar dhe parë ndeshjen në detaje. Mendoj se jemi më të qartë se çfarë duhet të bëjmë dhe lojtarët janë më të mirëorientuar kur shohin sekuenca dhe detaje”.
MUNGESAT – “Gjendja është e mirë, Taulanti vuan pak dëmtimin që pësoi atje, por është stërvitur me skuadrën. Mungesa e Limajt dihet, dhe vetëm kjo është mungesë për nesër. Do të mundohemi ta zëvendësojmë me lojtarët e përshtatshëm, gjithmonë në bazë të situatave dhe kundërshtarit”.
PLANI B – ”Është e vërtetë që e thashë pas ndeshjes që do të ndërhynim, për të ndërruar edhe modul loje. Kur kundërshtari ndëshkohet me karton dhe del me inferioritet numerik, duhen disa minuta për të zëvendësimin, në momentin që ata bënë zëvendësimin dhe ruajtën të njëjtat forca në mbrojtje, ne bëmë gati zëvendësimin tonë për të ndryshuar modul. Nuk jemi strikt të një skeme apo moduli, pra ka plan A dhe plan B. Zëvendësimin e Limajt do ta bëjmë që të përshtatet me kundërshtarin, por edhe për atmosferën dhe eksperiencën që kërkon një kompeticion i tillë. Ka plan B, por nuk vihet në zbatim para planit A”.
KUALIFIKIMI – “Koha ka qenë me pakët se shorti është hedhur më 13 qershor, por pamjet reale kur përballesh me një kundërshtar që e ke parë vetëm në programe dhe në bazë kundërshtarësh që ndryshojnë shumë, nuk ka një pamje të qartë. Por ajo që dimë tani për kundërshtarin është më e thelluar, por ne nesër do të jemi ku duhet, Kundërshtari ka nivel e cilësi, por nesër ndryshon çdo gjë, luajmë në shtëpinë tonë dhe fushën tonë dhe besoj se skuadra do të shfaqet ashtu siç ka bërë gjithmonë, sidomos në “Air Albania” gjatë gjithë kampionatit”.
SKEMA – “Kemi përgatitur çdo skemë, kemi përgatitur strategjinë tonë si do të dalim para portës. Jam i sigurt që do të dalim para portës, por shpresojmë që të shënojmë dhe marrim mundin. Ne kërkojmë që pas një kampionati të suksesshëm si ai i vjetshëm, të ruajmë grupin dhe ia kemi dalë deri diku. Dihet që në futbollin modern, largimi i kapitenit nuk është për një neglizhencë tonën por është për një eksperiencë të tijën jashtë shtetit, Toli kishte probleme se e konsideronim pjesë të skuadrës. Sigurisht që deshëm dhe duam përforcime. Nuk kemi gjetur ende lojtarët e duhur, lojtarët që na duhen nuk është se mund t’i gjesh kudo, duan kohë që të gjesh lojtarin e përshtatshëm, se mendojmë që ato 2-3 lojtarë që duam, duam që të jenë cilësorë. Ata të jenë në shërbim të grupit dhe të futim konkurrencën, të mos na dhembë kokë që na mungon njëri apo tjetri”.
LIMAJ – “Kartonin e kuq nuk e quaj gabim. Ka shumë situata ku mund të interpretohet loja më mirë dhe kur ndodh shumë shpejt për 2-3 minuta, kjo është edhe paksa e papranueshme që ndodhi shumë shpejt. Për atë që bëri mirë apo keq Tirana, mendoj se i lamë shumë hapësirë kundërshtarit, bëri që të ishim shumë mbrapa në shumë situata dhe kishte iniciativën. Kështu e kishte më të thjeshtë ndaj ne duhet të ndryshojmë, një nga arsyet tona dhe objektivi ynë është që nesër të jemi jo agresivë, por superagresivë”.
SHANSET – “E kam thënë edhe pas ndeshjes që tani duke parë kundërshtarin nga afër kemi besim edhe tek forcat tona, tek performanca e grupit dhe sigurisht në ndeshjen e parë performanca e njërit nuk është 100%. Por ka shumë faktorë që nuk duam të analizojmë, duke pasur parasysh që ndeshjen e dytë e përgatitim me qetësi, mendoj se performanca e ndeshjes së kthimit do të jetë shumë më e mirë se e ndeshjes së kaluar”.
BONUSET – “Unë jam pjesëtari i ekipit dhe do të flas për anën teknikë dhe sportive. Por edhe anën financiare, kjo është evidente, klubi ka qenë mbështetës i skuadrës në ndeshje të tilla, dhe ato të rëndësishme edhe në kampionatin tonë. Mbështetjen dhe suportin financiar i klubit besoj se e kemi dhe presidenti e ka shprehur. Por unë jam pjesë e fushës, te objektivat sportivë dhe këtu do të përqendrohem”.
FUSHA – “Unë mendoj që në çdo fushë ku luajmë ne, çdo skuadër ka avantazhin e vet, edhe për shkak të përmasave. Pra skuadra kundërshtare luan në shtëpinë e vet me ato përmasa, që për mendimin tim për sa eksperiencë që kam në Europë, nuk kam parë një stadium të tillë me ato përmasa dhe me aq shumë njerëz rrotull që shkonin e vinin e që krijonte pështjellim. Dhe këtu ne, që jemi mësuar të luajmë te stadiumi ynë, fusha lojë, ndoshta është edhe disnivel i madh se ndoshta ai shtet me potencial ekonomik nuk ka një stadium si i yni. Si e shfrytëzuan ata faktorin shtëpi, duhet ta shfrytëzojmë edhe ne. Shqetësimet pas ndeshjes janë të mëdha, ti mendon shumë gjëra. Dita e nesërme është ajo kur je lëmsh dhe ulesh e sheh ndeshjen dhe shqetësimet të ikin avash-avash. Ndodh sepse këto shqetësime i ndan me skuadrën dhe njerëzit kur fillojnë e shohin, reagojnë. Duhet të kuptosh çfarë ndodh që të reagosh. Ato shqetësime që ia kemi bërë të ditura para skuadrës, jemi të qartë e vetëdijshëm se çfarë kemi bërë mirë e çfarë keq. Si unë edhe gjithë stafi e skuadra”.
GJENDJA PSIKOLOGJIKE – “Ana psikoligjike ndikon te lojtarët dhe personat që kanë ballë për ballë. Edhe mua më ka ndodhur që të kem përballë një person me eksperiencë të madhe dhe një fjalë e tij më ka ngelur në mendje dhe ndoshta e kujtoj edhe tani. Me ish-trajnerët e mi vazhdojmë e mbajmë kontakte, dhe fjalët sidomos të atij që ka kaluar eksperiencën, ndikojnë më shumë te ty. Ne duhet të marrim ndeshjen me durim dhe qetësi se nuk mbaron për 90 minuta e ndoshta më shumë. Duhet të kemi durim, atë që përmenda sidomos se do të luajmë në shtëpinë tonë. Lojtarët duhet të shijojnë ambientin e kompeticionin, e ku ka më mirë se ta shijojnë duke vrapuar, luftuar, duke fituar duele e patjetër pastaj nëse i bën, kur del fitimtar është e rëndësishme të qeshësh pas ndeshjes. Por pas ndeshjes qesh duke qenë serioz para saj”. /zoom.al/
Video/ Makina me targa zyrtare të Kosovës shkel çdo rregull në qarkullim, rrezik për aksident
Si pasojë e sezonit turistik dhe ardhjes së emigrantëve në Shqipëri, shpesh herë këta të fundit thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Këta automjete bëhen burim për aksidentet në rrugët apo autostradat e vendit tonë. Zoom.al ka siguruar një video, ku një automjet me targa nga Kosova thyen rregullat e qarkullimit rrugor.
Po ktheheshin në Shqipëri, familja shqiptare me 5 anëtarë përfshihet në aksident të rëndë në Itali
Një familje shqiptare me pesë anëtarë është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në Lacedonia, pranë Pulias në Itali.
Sipas mediave italiane, makina me të cilën udhëtonte familja shqiptare është përplasur në autostradën A16 Napoli – Canosa, në Km. 115,200 në orën 14:00.
Burrë e grua shqiptarë së bashku me tre fëmijët ishin nisur nga Roma, në drejtim të Barit dhe më pas drejt Shqipërisë. Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe ka mbetur për disa minuta e bllokuar në makinë, deri sa kanë mbërritur forcat e shpëtimit.
Të pestë anëtarët e familjes janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Foggia-s.
“Eja në darkë dhe ta tregoj unë!”/ Zbardhen SMS-të e dy shqiptarëve para përgjakjes në Athinë
Mediat greke kanë zbardhur bisedat e shkëmbyera midis Andon Tefit dhe Armando Lamajt, dy shqiptarëve që ishin protagonistë të një përplasje me armë në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, ku 48-vjeçari dhe rivali i tij në botën e errët të krimit e drogës 46 vjeç nga Vlora mbetën të dy të vrarë.
Përveç tyre viktimë mbeti edhe një 23-vjeçar, ndërsa të plagosur mbetën edhe dy efektivë policie pasi korçari Tefi i qëlloi me armë gjatë tentativës për t’u arratisur.
Realnews rreth 10 ditë pas ngjarjes së rëndë që përgjaku rrugët e kryeqytetit grek ka zbuluar mesazhet e shkëmbyera nga grupet mafioze 24 orë para përplasjes. Mesazhet plot tension janë shkëmbyer pak para masakrës.
Në këto biseda rezulton se para sherrit të përgjakshëm, Tefi dhe Lamaj kishin lënë takim për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin lindur, pas arrestimit të tyre majin e kaluar me një sasi kokaine.
Mëngjesin e së shtunës së kaluar, pak orë para sherrit të përgjakshëm, 48-vjeçari Tefi kishte shkuar në një dyqan në pronësi të bashkëkombësit të tij 46-vjeçar.
“Po të kërkoj, ku je?”, ka qenë sipas informacioneve mesazhi i parë që i ka dërguar ai Lamajt, pasi nuk e ka gjetur në servisin e tij. “Ja ku jam, nuk po fshihem. Nuk të shoh askund”, ishte përgjigja për 48-vjeçarin.
“Eja, hej në mbrëmje ku thamë dhe do të të tregoj”, ka shkruar ndër të tjera Tefi, duke mbyllur kështu orën për takimin që degjeneroi në përdorimin e armëve.
“Unë do të jem aty, kujdesu që të jesh edhe ti, jo si herët e tjera kur nuk ishe askund dhe nuk u shfaqe”, u përgjigj 46-vjeçari, për herë të fundit.
Dy ish miqtë dhe partnerë në vepra të ndryshme kriminale më në fund shkuan në takimin në rrugën Kourtidou, ku Andon Tefi u shfaq me makinën “Mercedes Benz”, nën shoqërinë e partneres së tij 36-vjeçare.
Ndërkohë, Armando Lamaj lëvizte me motoçikletë. Ai është sharë menjëherë nga rivali i tij 48-vjeçar, i cili papritur ka nxjerrë një pistoletë dhe e ka qëlluar.
Më pas, rreth orës 9:15 të natës, plumbat filluan të binin si shi, sipas medias greke, pasi pas goditjes së pare me armë nga Tefi janë kundërpërgjigjur menjëherë nga grupi i Lamajt.
48-vjeçari për t’u mbrojtur ka zbritur nga makina dhe ka nisur të qëllojë duke plagosur një person të dytë që ka tentuar të arratiset nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, ai nuk arriti të shkojë larg, pasi 36-vjeçarja në timonin e “Mercedes Benz-it” ka marrë timonin e makinës, ka ndjekur, ka goditur dhe ka vrarë personin që kishte mbetur i plagosur nga të shtënat.
30-vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në Gjermani, rrëzohet nga skela ku punonte (EMRI)
Një 30-vjeçar shqiptar, Ijon Bushi, ka humbur jetën në Gjermani, pasi dyshohet se ka rënë nga skela ku po punonte.
Ijoni kishte shkuar në Gjermani për të ndihmuar familjen e tij, por aksidenti në punë i mori jetën. Ai ishte djalë i vetëm në një familje me 6 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara.
Shokët e 30-vjeçarit kanë bërë gjithçka që trupi i tij të prehet në Shqipëri. Ata kanë mbledhur paratë e funeralit dhe disa para për nënën e tij.