zoom

Day ArchiveGjukanoviç ndërpret mbështetjen për qeverinë e Abazoviç, shkak marrëveshja me Kishën Serbe

Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve e Milo Gjukanovic vendosi që të ndërpresë mbështetjen për Qeverinë e Malit të Zi të udhëhequr nga Dritan Abazovic.

Ky vendim erdhi pas miratimit në qeveri të marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

PDS-ja e konsideron këtë marrëveshje si tradhti dhe kërcënim të interesave shtetërore të Malit të Zi.

“Qeveria braktisi detyrën prioritare të përmbushjes së detyrimeve nga agjenda e integrimit evropian dhe me nguti, në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa u konsultuar me publikun profesional, bëri marrëveshje me Kishën Ortodokse, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm interesave shtetërore të Malit të Zi”, u tha në njoftimin e PDS-së.

Menjëherë pas njoftimit të DPS-së, ka folur kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili ka përshëndetur vendimin e kryesisë së DPS-së.

“Është përgjegjësi kur nuk ke mundësi ta ndihmosh shtetin, të paktën mos e vështirëso situatën. Do të shohim se cili është qëndrimi i shumicës së deputetëve”, ka shkruar Abazoviç në Tëitter.

Pa mbështetjen e partisë Milo Gjykanoviç qeveria e Abazoviç e ka të pamundur të mbijetojë pasi nuk ka votat e duhura në parlament, por shpresë për ta mbajtur atë në këmbë janë partitë pro serbe të cilat mbështesin marrëveshjen.

LAJM I FUNDIT/ I shpërtheu bombola në banesë, 60-vjeçarja dërgohet me djegie në spital

Një bombol gazi ka shpërthyer në shtëpinë e një 60-vjeçare në fshatin Potgorie të Maliqit.

Si pasojë e shpërthimit 60-vjeçartja ka marrë djegie në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit.

Policia bën të ditur se aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rezart Veleshnja: Olta Gixhari ka qenë e dashura ime për 8 vjet

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja ka qenë i ftuar sot në emisionin “Dola te Ola” në News24, ku ka treguar edhe sekretet e tij gjatë periudhave të jetës.

Rrëfimi i tij ka qenë i mbushur me plot humor, çka ka shkaktuar edhe të qeshura pa fund për pjesëmarrësit në këtë emision.

Duke rrëfyer jetën nëpërmjet fotove që i shfaqeshin në ekran , Rezarti ka folur që nga rinia e deri në momentet aktuale, teksa ai është pjesë e ekipit të Portokalli.

Në një moment në ekran shfaqet një foto e tij me Olta Gixharin për të cilën Rezarti tha se e ka pasur për 8 vjet të dashur.

Natyrisht që ai e tha këtë në kuadër të një shakaje, duke iu referuar thashethemeve mediatike te meparshme.

 

“Jam penduar”, këngëtarja shqiptare rrëfehet pas kthimit në myslimane: S’marr burrë me disa gra

U bë e njohur në skenë me këngë dhe me linja trupore, por shumë shpejt Shkëndije Mujaj u pendua dhe u mbulua.

Tashmë fansat e saj nuk mund të shohin hiret e këngëtares kosovare si dikur me foto të nxehta.

Ajo vjen në një bisedë ku tregon arsyen pse u mbulua, si e do bashkëshortin, a do martohej me një sheik, si e kupton ajo seksin dhe shumë gjëra tjera.

Nga fotot e nxehta te shamia, pse erdhi ky transformim?

Ky transformim ndodhi me vullnetin e Zotit, i cili më mundësoi të kuptoja rolin tim në botën kalimtare.

Fillimisht hyra vetëm të testoj Islamin dhe mendova do të provoj me Namaz, nëse ndryshon diçka brenda meje, i bie se është fe e vërtetë. Duke mësuar, duke vepruar, hap pas hapi duke i zbatuar rregullat pjesërisht, duke përjetuar një transformim dhe ngritje shpirtërore u binda edhe pse ka zgjat rreth 15 vjet, nuk ishte vendim i shpejtë dhe jam shumë falënderuese ndaj Zotit.

Kur i sheh sot fotot e nxehta, a ndjen turp, inat, pendim?

Unë e kam një tjetër shikim nuk di as vetë çfarë ka ndodhur sikur jam me një tjetër botë, kur i shoh fotot thjesht më vjen gjynah. Natyrisht se pendim, po edhe Zoti e di se unë s’i kam bë me qëllim, thjesht ajo ishte për mua jetë normale sikur që është për gjithë të tjerët, që nuk janë akoma të udhëzuar.

Si po shkon jeta si besimtare e devotshme?

Elhamdulilah. Falënderimi i takon Zotit që më mundësoi të shijoja rolin tim si shërbëtore e Zotit, për atë çfarë më ka krijuar të njoh atë, të adhuroj, të dashuroj, nga njëherë më duket pak koha se ndjej aq lumturi dhe përkujdesje. Nga njëherë mendoj se nuk më duhet askush dhe Allahu më mjafton plot emocione.

Ke menduar të martohesh me një sheik?

Hmm, nuk e di, çne kjo pyetje? Nuk mjafton të jetë vetëm sheik.

Si i shikon deklaratat e imamëve, që burrat myslimanë mund të marrin më shumë se një grua? Do të pranonte Shkëndija një burrë me disa gra?

Imamet para se të flasin për gruan e dytë e të tretë, le të rehatojnë të parën një herë. Se nuk kanë kapacitet as për një grua e lëre me të dytën e tretën. Deklarata për të marrë gruan e dytë pa e pyetur të parën nuk qëndron fare. Zoti nuk i bën padrejtësi askujt dhe do të ishte detyrim dhe pakënaqësi të qëndronte e para ose të detyrohet të qëndrojë në një martesë te palumtur. Gruaja ka të drejtat e barabarta si burri.

Epërsia e vetme e burrit është vetëm se duhet të furnizojë atë materialisht. Kjo varet edhe prej marrëveshjes që e bëjnë në kontratën martesore. Nëse ajo e kushtëzon në kontratë para se të martohet se duhet të divorcojë të parën, atëherë ai duhet t’i përmbahet, por ka edhe përjashtime dhe shkon sipas marrëveshjes.

Madje, gruaja ka të drejtë të kërkojë divorc edhe nëse nuk është e kënaqur me burrin do të thotë është absolutisht e lirë të vendos po natyrisht jo pa arsye sepse ndarja është e lejuar por e urryer tek Allahu andaj duhet pasur kujdes. Unë nuk e parapëlqej as të martuar, as të divorcuar dhe as të ketë fëmijë, por Allahu Alem sprova do kemi në vazhdimësi.

Si e mendoni faktin se një burrë mysliman do të martohet me një grua të virgjër? A përbën problem për ju ky fakt?

Po të ishte aq i rëndësishëm nuk do të merrej njeriu më i ngritur dhe më i dashuri tek Allahu, Muhammadi Hatixhen për grua. Kush janë këta të tjerët, por e drejtë e çdokujt është të vendosë për veten e vet.

I ke mbyllur hesapet me famën si femër seksi në vend? A mendon se e ke humbur famën tani që je mbuluar?

Nuk ishte përzgjedhja ime, as synimi të marr një epitet të tillë. Nuk më ka interesuar kurrë fama. Thjesht kam jetuar ashtu siç e kam ndjerë, atë po bëj dhe tani.

Ka ndryshuar mendim Shkëndija për seksin tani që i ka hyrë rrugës së fesë?

Nuk e kuptoj në çfarë aspekti, unë as vetë nuk po e dija çfarë mendimi kam pas për gjërat intime, por thjesht nuk ia vlen me dhënë të përjetshmen për të përkohshmen.

Tashmë si besimtare e devotshme, si do ta përkufizonit seksin?

Ashtu siç edhe Zoti thotë, shijoni atë çfarë ua kam lejuar dhe mos i kaloni kufijtë, sepse ai që kalon kufijtë të dijë mirë që i ka bërë vetës padrejtësi, kjo do të thotë se intimiteti me status dhe ashtu siç e ka lejuar Zoti është hallall dhe i bekuar./panorama/

Zhvishet Ilir Meta, ndan foton nga plazhi me të rinjtë

Ashtu siç edhe e ka bërë traditë tashmë prej vitesh, Presidenti i Republikës Ilir Meta edhe këtë fundjavë e kaloi jashtë Tiranës.

Këtë të dielë ai ka zgjedhur ta kalojë në plazh, nga ku ka ndarë me ndjekësit në facebook, një foto në praninë e miqve të tij.

Larg kostumit zyrtar, me pantallona të shkurta dhe me bluzë të verdhë, presidenti shihet i rrethuar me disa të rinj.

“Një pasdite e këndshme, me miq të mirë.”, shkruan Meta në mbishkrimin e fotos.

Kishin mbetur të bllokuar në alpe, shpëtohen tre turistët çekë

Tre turistët çekë, të cilët mbetën të bllokuar në zonën e alepeve në vendin e quajtur Curraj i Epërm janë shpëtuar.

Shpëtimi i tyre u bë mundur pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Tragjike në Tiranë, 17-vjeçari gjendet i mbytur në liqen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Vrap të Tiranës.

Një 17-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit nga xhaxhai I tij.

Pas nxjerrjes së trupit të tij nga rezervuari nuk janë konstatuar shenja dhune, çka ngre dyshime se mund të kemi të bëjmë me një mbytje aksidentale.

Aksident në Shkodër, 18-vjeçari humb kontrollin e motoçikletës dhe përplaset me shtyllën

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Mes, në vendin e quajtur ‘Hot i Ri’.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:30.

Bëhet me dije se 18-vjeçari B.R., banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër, duke drejtuar një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe për pasojë motoçikleta  është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

 

“Kanë faj të dyja”, moderatorja e njohur tregon defektet e Bora Zemanit dhe Olsa Muhametit

Moderatorja e njohur Elona Duro shprehet se Bora Zemani dhe Olsa Muhameti janë jokorrekte me oraret.

E ftuar në “E diell’”, Elona u pyet për një defekt të Borës dhe Olsës duke u shprehur se Bora shkonte gjithnjë me vonesë në fillim të emisionit dhe për këtë ishte përgjegjëse dhe Olsa. Moderatorja shtoi se kjo ndodhte për shkak se stilistja i vononte veshjen. Elona ka qenë disa herë në karrigen e opinionistes së ‘Për’puthen’ dhe ka bashkëpunuar me të dyja.

“Nuk e di nëse është defekt dhe nëse është faji i Borës por Bora vonohej gjithmonë sepse stilistja herë pas here i vononte veshjen. Vonesë në fillim të programit. Të dyja e kanë fajin për këtë, edhe Olsa edhe Bora. Nuk ka defekt tjetër, shkon shumë mirë çdo gjë. Të mos jesh korrekte defekt është, defekt teknik.” -u shpreh Elona.

Sipas zërave, Bora nuk do jetë më pjesë e ‘Për’puthen’ sezonin e ardhshëm pasi i është besuar ‘Dancing ëith the stars’ që do nisë së shpejti.  Në një intervistë, Olsa tha para disa javësh se ato e kanë lënë për të diskutuar në të ardhmen dhe i mbetet Borës ta vendosë. “Do ketë Për’puthen4 dhe do vijë tërësisht i ndryshuar. Nuk është vendosur ende nëse do jetë apo jo.  E kisha lënë për një darkë me Borën para se të shkoja te ‘Kepi i Tundimeve’, por nuk e hëngrëm. Tani jam gjithë kohës në punë. Kur të kthehem, do e diskutojmë. Vendimi nuk është marrë ende. Ne kemi pasur raporte përtej faktit që Bora hynte në program, unë bëja autoren e programit. Kemi shkëmbyer gjithmonë mendime bashkë. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që Bora duhet të ndërmarrë. Duhet të bisedojmë”.- tha Olsa.

E pyetur nëse ka ndonjë krisje mes tyre, Olsa e mohoi kategorikisht duke u shprehur me superlativa për Borën. Ajo e vlerësoi si punëtore dhe dinjitoze. “Nuk ka asnjë krisje. Përkundrazi. Bora është një nga personazhet me të cilët kam punuar që gëzoj shumë respekt dhe është një gocë e veçantë. Ajo çfarë nuk ka përjetuar këtë vit dhe përpos të gjithave ishte në kulmin e saj. Por nuk ka reflektuar asgjë, asnjë ulje-ngritje. Ka ardhur në punë, ka dhënë maksimumin. Mund të bënte edhe pak shoë-of se është personazhi i momentit. Nuk e ka bërë në asnjë moment këtë. Nuk është vonuar kurrë. Është gocë punëtore dhe dinjitoze, nuk ka asnjë krisje mes nesh. Do jetë apo jo në Për’puthen le ta pleqërojmë këtë.”- u shpreh autorja e Për’puthen.

“Pusho të mbaroj o dreq”, çifti në krizë për shkak se burri ka shpenzuar paratë me shoqërinë

Sot në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, protagonistë ishin zonja Flutura dhe Veladin, bashkëshorti i saj i cili ka ardhur nga Greqia vetëm për seancën e ndërmjetësimit.

Shkak për këtë seancë janë bërë mosmarrëveshjet që ka çifti për shkak se Veladini të gjitha lekët që ka bërë duke punuar në Greqi ia ka dhënë shoqërisë.

Ndaj këtë gruaja e tij nuk ja fal dhe marrëdhënia e tyre është tensinuar deri në atë fazë sat ë dy tashmë nuk jetojnë më bashkë.

Eni Çobani: Sërisht është familja në qendër të ndërmjetësimit, sepse po nuk u rregullua familja hallkat e tjera të shoqërisë do të lëngojnë. Kështu që vëmendje në marrëdhëniet tona të brendshme, familjare të cilat prodhojnë paqe, dashuri, mirësi e cila më pas të shpërndahet në shoqëri…

Gjithë kursimet e jetës bashkëshorti ua ka dhënë si borxh shokëve. Çfarë ka ndodhur?

Flutura: Punova 15 vite në Greqi, lekët m’i merrte ai, po t’i kisha mbyllur në bankë do isha sot mirë. Punoja si qeni atje në arë, ky mi mori lekët e mbushi shokët e vetë nga Berati në Librazhd. Me Gim Komicin e Tomorr Lutën dhe një Zabit Cërriku atje në fshat.

Veladin: Agim Komici është nga Qukës, Librazhdi, dhëndër në Elbasan edhe kishim vajtje-hyrje kaq vjet…

Flutura: Po të mashtroi re të mashtroi, ja tek i ke copat e letrës…

Veladin: Pusho të mbaroj o dreq, merr vesh… Më tha kam tokë, më jep mua 500m…

Eni Çobani: Kështu e thërret gjithmonë zonjën, me këtë fjalor 30 vjet?

Flutura: Tërë jetën vetëm vuajtje zonja Eni. Merr lekë, nuk më jepte. Donte goca e madhe 1 milionë lek nuk i dha. Vinte i jepte shokëve, gocës nuk i dha e qaja…

Eni Çobani: I ke dhënë Lekët apo jo? Ka punuar 15 vite kjo zonja dhe e di unë se çfarë pune ka bërë.

Veladin: Ka punuar 15 ajo, unë 25 vite në Greqi.

Eni Çobani: Shumë mirë ke bërë, po pse i jep shokëve?

Flutura: Ke punuar për shokët, nuk ke punuar për familjen tënde.

Veladin: Më dha një copë toke në Elbasan dhe i dhash lekët. Ai më gënjeu, ku e dija unë.

Eni Çobani: Çfarë bën në Greqi ti, pse nuk e merr gruan me vete?

Veladin: Ishte ajo në Greqi, si bën ajo më mirë pa grua se me grua…