Aplikacion
Ajo shfaqet gjithmonë në formë. Tërheqëse në det, vezulluese në veshjet chick që zgjedh.
Nga pushimet në bregdet, Armina Mevlani është fotografuar në Milano. Zoom.al zbulon se Armina këto foto i ka bërë në Via Bagutta, në qendër të kryeqytetit të modës.
Ajo është rruga ku ndodhen dyqanet e veshjeve më të shtrenjta në botë, si Louis Vuitton, Missoni, Roberto Cavalli, Rene Caovilla, Prada, Salvattore Ferragamo, Fendi, Gucci, Armani, Chrisian Dior, etj.
Besojmë se duhet të ketë kaluar vetëm nëpër vitrina, pasi pak ditë më parë ajo u ankua për çmimet e larta. /Zoom.al
“Për ne është një nder i madh që në Aeroportin e Tiranës të kemi “Air France-KLM”, që është ambaasadori më i mirë i ekselencës franceze”, u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku sot teksa priti në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” ardhjen e gjigandit francezo-holandez të fluturimit.
Natyrisht që shtimi i kompanive që operojnë në Shqipëri është një gjë e mirë sa i përket diversfikimit të linjave ajrore dhe mundësive që krijohen për udhëtarët për të kryer fluturime të drejtpërdrejta dhe me më pak kosto.
Por në fakt ardhja e “Air France-KLM” në Shqipëri nuk është vërtetë një lajm i mirë, siç e konsideron ministrja Balluku.
Dhe kjo për disa arsye:
Së pari vetë përfaqësuesi i kompanisë, në krahë të ministres Balluku, tha se ishin në Shqipëri thjesht për të testuar tregun dhe nëse kjo provë do të rezultonte e suksesshme atëherë ata do të vendosin nëse do të qendrojnë në Shqipëri apo jo.
Së dyti, kompania “Air France-KLM” vjen në Shqipëri në momentin e saj më të keq financiar. Kjo pasi siç raportojnë mediat ndërkombëtare “Air France-KLM” është nën presion të një borxhi të madh që i ka qeverisë franceze të marrë gjatë kohës së pandemisë, ku ishte në prag falimenti.
Sipas “Bloomberg”, “Air France-KLM” planifikon të shesë rreth 2.26 miliardë euro aksione të reja për të mbështetur bilancin e saj dhe për të shlyer një pjesë të ndihmës shtetërore që e ndihmoi kompaninë t’i mbijetojë krizës Covid-19.
“Të ardhurat nga emetimi i të drejtave do të përdoren për të rimbursuar rreth 1.7 miliardë euro të obligacioneve vartëse të emetuara në prill të vitit të kaluar dhe të mbajtura nga qeveria franceze, dhe për të reduktuar më tej borxhin, bëri të ditur para pak ditësh linja ajrore franko-holandeze.
Një tjetër tregues i vështirësisë financiare të kësaj kompanie është edhe rënia e vlerës së aksioneve në bursat ndërkombëtare.
Zoom.al meson se gjatë muajit maj aksionet e “Air France-KLM” ishin 6% më të ulëta, rënia më e madhe që nga marsi, duke ulur fitimet këtë vit në 5.4%.
Për të përmirësuar gjendjen financiare të ekonomisë dhe për ta shpëtuar nga rrënimi i mëtejshëm, pritet ardhja e blerësve të rinj të aksioneve nga të cilët shpresohet të paguhen borxhet.
Së treti “Air France-KLM” vjen në Shqipëri në një kohë kur thuajse në të gjithë botën kompanitë po hasin probleme me menaxhimin e pasagjerëve dhe fluturimeve, çka ka sjellë vonesa të mëdha në udhëtime dhe rënie të theksuar të cilësisë së shërbimit.
Financial Times raporton se “Air France-KLM” është një nga kompanitë që ka anuluar një numër të madh fluturimesh dhe ka ndërprerë shitjen e biletave për shkak se nuk arrin të përballojë në kohë dhe me cilësi udhëtimet e programuara. Kjo si pasojë e mungesës së stafit, një pjesë e të cilit u largua nga puna gjatë pandemisë.
Kjo mund të bëhet shkak që edhe “Air France-KLM” të ndjek shembullin e “Wizz Air”, i cili jo pak herë i ka lënë qytetarët shqiptare me orë të tëra duke pritur në aeroportet e botës.
Së katërti, kompania pritet të aplikojë çmimeve të larta që do të jenë të papërballueshme për qytetarët shqiptarë.
Shefi i Air France-KLM në Mbretërinë e Bashkuar i tha BBC para pak kohësh se kompania po përballet me kosto dukshëm më të larta të karburantit dhe aeroportit.
Ndaj ai paralajmëroi se ekziston një pritshmëri që biletat e linjës ajrore mund të bëhen më të kushtueshme./Zoom.al
“Ne i çojmë në Tiranë, ata dalin”, qeveria italiane: Shqiptarët paguajnë drejtësinëNjë raport i publikuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë në Itali, ka zbuluar problemet të cilat lidhen me ekstradimin e kriminelëve shqiptarë,
Në raportin mbi luftën ndaj krimit dhe trafikut të drogës, autoritetet italiane raportojnë se kriminelët shqiptarë ekstradohen, futen në burgjet e Tiranës dhe Vlorës dhe më pas largohen nga qelitë pasi kanë paguar para.
Sipas Corriere della Sera, në fillim trafikantët shqiptarë bënin punë të vogla dhe e shihnin trafikun e drogës si një mënyrë për tu pasuruar shpejt.
Po se tani një gjë e tillë ka ndryshuar, duke i kthyer shqiptarët në trafikantë të niveleve të larta, sidomos në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut.
Ata tashmë mbajnë poste drejtuese në banda, duke u kthyer në bosë që pretendojnë pushtet dhe që e dinë se si ta marrin atë.
Nga Brazili në Argjentinë, nga Bolivia në Kili, është krijuar një kanal i vërtetë i trafikut të kokainës, e dominuar në shumicën e saj nga bandat shqiptare.
Ndërkohë bashkëpunimi me autoritetet shqiptare nuk hidhet poshtë, duke përmendur këtu rastet e arrestimit të emrave të njohur si Mateo Gjepali, Julian Mandija, Kristo Mahmutajt apo Arbër Kojko./Zoom.al
“Ajo nuk qau…”, 57 vjet burg për 3 shqiptarët që përdhunuan të renë britanikeTre shqiptarë të cilët përdhunuan një vajzë të re në Bedford të Britanisë së Madhe u dënuan nga gjykata më 57 vjet heqje lirie. Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 Shtator të vitit të shkuar. 23-vjeçarja kishte dalë me mikeshën e saj për të shijuar natën e parë jashtë pas heqjes së kufizimeve të Covid. Ajo u nda nga mikesha e saj dhe po largohej për në shtëpi, kur 31-vjeçari Genti Hyka, i cili e kishte piketuar gjatë kohës që ndodheshin brenda klubit, e mori në makinë dhe e çoi në një adresë në qendër të qytezës ku e përdhunoi.
Dy bashkëpunëtorët e tij, Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim Bezati, 36 vjeç, iu bashkuan më pas dhe e përdhunuan po ashtu të renë. Gjatë ngjarjes së rëndë, 23-vjeçarja u rrah dhe u detyrua nga tre shqiptarët të merrte kokainë.
Siç raporton DailyMail, teksa dha dënimin, gjykatësi Steven Evans tha se ata e kishin trajtuar të renë në mënyrën më ç’njerëzore të mundshme.
23-vjeçarja arriti të ikte nga banesa në mëngjes dhe u gjet në gjendje të rënduar nga një kalimtar. Teksa dha dëshminë e saj para gjykatës, ajo tha se nuk e mbante mend momentin kur ishte larguar nga klubi, pasi kishte qenë në gjendje të dehur. “Iu luta të më linin të shkoja. Isha konfuze dhe e frikësuar”, tha ajo.
Genti Hyka u dënua me 26 vjet burg, për akuzën e rrëmbimit, heqjes së paligjshme të lirisë dhe përdhunimit.
Vullnet Haka dhe Ibrahim Bezati u dënuan për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë dhe përdhunimit. Gjykata dha 14 vjet burg për Hakën dhe 17 vjet burg për Bezatin.
Para gjykatës Hyka pretendoi se kur kishin shkuar në shtëpi ajo kishte rënë dakord për të kryer marrëdhënie seksuale. “Ajo nuk qau në asnjë moment kur ishte me mua. Nuk e kam bërë. Nuk jam përdhunues”, tha ai. 31-vjeçari mohoi të kishte folur shqip me dy personat e tjerë dhe të kishin qeshur me të renë.
Pasi dha dënimet, gjykatësi tha se me gjasë Hyka e përdhunoi 23-vjeçaren para se të shkonin dy shqiptarët e tjerë. “Në momentin që ata mbërritën, ata e detyruan që të merrte kokainë dhe të pinte alkool në mënyrë që t’i bindej. Krijuan një atmosferë frike dhe nënshtrimi. E qëlluan me shuplaka dhe e detyruan që të merrte kokainë. Pati një shkallë të lartë poshtërimi”.
Ndërsa detektivja Hannah Latton tha: “Ky ishte një rast shumë i rëndë, ku viktima u shënjestrua nga këta meshkuj, u dërgua në një pronë ku u mbajt me forcë dhe u përdhunua në mënyrë të përsëritur”.
“Fatmirësisht incidente të tilla janë tepër të rralla, por përfundimi duhet të shërbejë si një lloj sigurie për këdo që ka kaluar një traumë nga përdhunimi, apo sulme serioze seksuale. Ne do t’ju besojmë dhe do bëjmë gjithçka mundemi për t’i sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve”.
“Viktima tregoi guxim të madh duke u përballur me agresorët e saj në sallë të gjyqit, ndonëse ata patën pafytyrësinë t’i mohonin akuzat, duke ia bërë më të vështirë gjithë këtë ngjarje dhe duke bërë që ta rijetonte incidentin gjatë gjyqit. Dëshmia e saj ishte thelbësore për t’u siguruar që këta persona të qëndrojnë pas hekurave për një kohë të konsiderueshme”, tha detektivja mes të tjerash./Zoom.al
Presidenti i Sri Lankës njofton dorëheqjen mes protestavePresidenti i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa njoftoi se do të largohet nga detyra më 13 korrik, tha të shtunën kryetari i parlamentit të vendit, vetëm disa orë pasi protestuesit hynë në rezidencën presidenciale.
Kryetari i parlamentit Mahinda Yapa Abeywardena, tha në një deklaratë video, se Rajapaksa e ka informuar se do të largohet nga posti të mërkurën.
“Vendimi për të dhënë dorëheqjen më 13 korrik u mor për të siguruar një dorëzim paqësor të pushtetit,” tha zoti Abeywardena. “Prandaj kërkoj nga publiku që të respektojë ligjin dhe të ruajë paqen”.
Njoftimi erdhi pas një përshkallëzimi dramatik të protestave antiqeveritare në muajt e fundit shkaktuar nga kriza e rëndë ekonomike në Sri Lanka.
Lajmi për vendimin e presidentit u përshëndet me fishekzjarre festive në Colombo.
Edhe kryeministri i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe shprehu gatishmërinë të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë një qeverie shumëpartiake, tha zyra e tij në një deklaratë
Ushtarët dhe policia nuk arritën të frenonin një turmë protestuesish që brohoritnin duke kërkuar dorëheqjen e zotit Rajapaksa dhe duke e fajësuar atë për krizën më të rëndë ekonomike të vendit prej shtatë dekadash.
As presidenti Rajapaksa as kryeministri Wickremesinghe nuk ishin në rezidencat e tyre kur ato u sulmuan.
Pamjet në stacionet lokale të lajmeve tregonin flakë dhe tym që dilnin nga rezidenca private e zotit Wickremesinghe në një lagje të pasur të Colombos. Zyra e tij tha se protestuesit ishin shkaktarë për zjarrin.
Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për të lënduar nga flakët. Kryeministri është zhvendosur në një vend të sigurt, tha një burim qeveritar për agjencinë Reuters.
Zoti Rajapaksa u largua nga rezidenca zyrtare të premten si masë paraprake sigurie përpara demonstratës së planifikuar të fundjavës, thanë dy burime të ministrisë së mbrojtjes. Agjencia Reuters nuk mundi të konfirmonte menjëherë vendndodhjen e presidentit.
Të paktën 39 persona, përfshirë dy oficerë policie, u plagosën dhe u shtruan në spital gjatë protestave, thanë burimet spitalore për Reuters.
Rama alarmon Greqinë për lejimin e kanabisit, mediat: E nesërmja në kufi s’do të jetë e njëjtaMediat greke kanë ngritur alarmin lidhur me projektligjin për miratimin e përdorimit të hashashit për përdorim mjekësor dhe industrial.
Ndër të tjera, në një shkrim botuar në “News247.gr”, thuhet se kryeministri Edi Rama duket se këtë herë “nuk po luan blofin”.
Sipas saj, institucionet greke po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë e gjithë kjo dhe sesa do të ndikojë Greqinë, duke vënë në pah kalimin e lëndëve narkotike përmes kufijve tanë.
“Duke pasur parasysh treguesit e korrupsionit në Shqipërinë fqinje, por edhe përvojën e hidhur të fundit të Maqedonisë së Veriut për legalizimin e kanabisit medicinal, të gjithë janë dakord se e nesërmja në kufi nuk do të jetë e njëjta”, thuhet në shkrim.
“Javën e kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama vuri në praktikë atë që ishte diskutuar muajt e fundit në Tiranë, por më shumë dukej si një farsë sesa një debat politik. Ai vuri në konsultim publik një projektligj për legalizimin e prodhimit të kanabisit për përdorim mjekësor dhe industrial. Ai u hartua nga Ministria Shqiptare e Shëndetësisë dhe do të dalë në Kuvend për votim në javët në vijim. Rama këtë herë duket se nuk po bën bllof. Deputetët e opozitës e cilësuan vendimin si “çmenduri”. Sipas raportit të këtij viti të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, Shqipëria, me një popullsi prej 2.8 milionë banorësh, është vendi i shtatë në botë për sa i përket prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të kanabisit, pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistani dhe Libani”, shkruan ndër të tjera, media greke “News247.gr”.
Pjesë nga shkrimi:
Në të njëjtën kohë, institucionet greke po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë e gjithë kjo. Pjesa më e madhe e prodhimit shqiptar, pra shumë tonë në vit, eksportohet në Itali dhe Greqi. Në katër vitet e fundit në kufirin greko-shqiptar janë sekuestruar mbi 13 ton kanabis të papërpunuar. Rrugët nga Kastoria dhe Janina konsiderohen si kalimet më të rëndësishme për trafikun e “barit” në Europë, që përkthehet në miliona euro fitime në të dyja anët e kufirit.
Duke pasur parasysh treguesit e korrupsionit në Shqipërinë fqinje, por edhe përvojën e hidhur të fundit të Maqedonisë së Veriut për legalizimin e kanabisit medicinal, të gjithë janë dakord se e nesërmja në kufi nuk do të jetë e njëjta.
KORRUPSIONI DHE EKONOMIA REALE
Në projektligjin e qeverisë Rama thuhet se “qëllimi i tij është të rregullojë dhe garantojë procesin e prodhimit të kanabisit, përpunimin e nënprodukteve të tij për përdorim mjekësor dhe industrial dhe eksportin e tyre”. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, licencat që do të miratohen do të kenë një kohëzgjatje prej 15 vitesh, me të drejtë rinovimi. Çdo skemë investimi nuk do të mund të kultivojë më shumë se 150 hektarë në të gjithë vendin. Duhet të ketë “eksperiencë përkatëse në industri”, kapital fillestar 100 milionë lekë (rreth 850 mijë euro), të paktën 15 punonjës dhe gjithashtu t’i paguajë shtetit 1.5% të xhiros vjetore. Prodhimi dhe përpunimi i hashashit do të bëhet nën mbikëqyrjen e shtetit.
HASHASH NË VEND TË PERIMEVE
Ekonomia e kanabisit në Shqipëri është marramendëse. Ata që janë afër historisë, flasin për kohën para dhe pas bastisjes së Lazaratit. Në vitin 2014, forcat speciale të policisë shqiptare “pushtuan” fshatin, i cili ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri grek. Pas një beteje që zgjati për ditë të tëra , u sekuestruan 25 ton kanabis , 90,000 pemë hash dhe 500 armë, përfshirë kallashnikovë dhe raketa antitank.
Prodhimi vjetor vetëm në Lazarat u vlerësua në 900 tonë, duke i sjellë ekonomisë vendase një xhiro prej 4.5 miliardë eurosh, në atë kohë rreth gjysma e PBB-së së Shqipërisë. Një raport i mëvonshëm i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional vlerësoi ekonominë e kanabisit në Shqipëri në 2.2 miliardë euro.
Njerëzit në Tiranë që folën për “Magazine” janë dakord se vendimi i fundit i Ramës mund të jetë një përpjekje për të fituar vota nga njerëzit e punësuar në ekonominë e kanabisit. Dhe më pas, ka gjasa që vendimi të favorizojë investitorët e huaj që do të mbërrijnë brenda natës në Tiranë, diçka si Eldorado e re, duke lënë jashtë loje prodhuesit e vegjël që mbajnë familjet e tyre me kanabis./Zoom.al
Denoncimi i fortë i gazetares: 2 të mitur aksidentohen duke punuar në MEGATEKDy të mitur 16 dhe 17-vjeç janë aksidentuar teksa punonin në qendrën tregtare MEGATEK. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila ngre shqetësimin se si ende ka kompani që punësojnë fëmijë. Ajo sjellë në vëmendje edhe vdekjen e të miturit Ardit Gjoklaj në një landfilld të Tiranës.
“Ne si media duhet të hapim sytë se mund ta mohojnë që ishin të punësuar aty. Të miturve të cilët janë dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit, ju uroj shërim të shpejtë.” Shkruan gazetarja.
Ndërsa jep edhe një apel për autoritet që të zbardhin sa më parë incidentin e rëndë.
“Djemtë ishin tek Trauma, kur vetë unë mbërrita me urgjencë për një shqetësim shëndetësor, kështu që kushdo që guxon të më përgënjeshtrojë apo të pretendojë të kundërtën ta dijë mirë që kam cdo gjë ta faktuar” shkruan gazetarja.
/Zoom.al/
SHBA, BE: Integrimi i Tiranës dhe Shkupit në BE, kritik për të ardhmen e kontinentitShtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë të shtunën se përparimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është kritik në këtë moment kyç për kontinentin dhe shprehën mbështetjen për një propozim kompromisi që merr parasysh interesat e Shkupit dhe Sofjes.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, e shprehën këtë qëndrim në një deklaratë të përbashkët ku mbështetet hapja e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.
“Në këtë moment kritik të historisë evropiane, në kushtet e agresionit të pajustifikueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, përparimi drejt anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e unitetit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian. Të udhëhequr nga vlerat e përbashkëta dhe standardet e BE-së, të dyja vendet janë gati të ndërmarrin hapin e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në deklaratë.
Zoti Blinken dhe zoti Borrell thanë se mbështetin një propozim kompromisi që “merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok”.
“Vendimi sovran i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë kompromisi konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces historik”, vazhdon deklarata.
“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor. Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, përfundon deklarata./VOA
TALI – Një 20-vjeçar shqiptar, ka gjetur vdekjen në Itali teksa punonte në një serë. Deri më tani autoritetet italiane raportojnë se i riu shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e të nxehtit të madh teksa punonte, megjithatë pritet që autopsia të tregojë shkaqet e sakta të vdekjes.
Mësohet se shqiptari është identifikuar si A.D, nga një fshat i Cërrikut. Fillimisht i ndjeri ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe i ka thënë të atit se nuk ndjehet mirë dhe që i mbahet fryma. Ai ka dalë jashtë serës për tu ajrosur, madje ka ndezur kondicionerin e makinës për tu freskuar. Dyshohet se i ndjeri ka pirë edhe ujë shumë të ftohtë çka mund të ketë sjellë ndryshim të menjëhershëm të temperaturës që mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Kur familjarët kanë shkuar pranë tij, pasi ishte vonuar, e kanë gjetur të vdekur. Policia ka nisur një hetim, ndërsa mësohet se i riu kishte pak ditë që ishte bashkuar me familjarët në Itali.
Edi Rama shkarkon Erion Veliajn si Drejtues Politik i Qarkut Tiranë?Pak ditë më parë Kryesia e Partisë Socialiste vendosi të emërojë kryetarët e rinj të partisë në nivel bashkie.
Një procedurë kjo që nuk është parashikuar në Statut, i cili në nenin 31 të tij përcakton se: “kryetarët e partive në nivel bashkie zgjidhen me votë nga Mbledhja e Zgjeruar e Asamblesë Socialistë të Bashkisë”.
Në fakt socialistët zhvilluan një proces propozimesh dhe vetëpropozimesh për kandidatë për kryetar të Partisë Socialiste, si dhe kryen për herë të parë një proces dëgjesash me kandidatët.
Por vetëm kaq, ata nuk kryen asnjë votim në asambletë e zgjeruara të partisë, ndërsa lista e kryetarëve të rinj u miratua me vendim të Kryesisë.
Një prej kryetarëve të rinj, të shpallur nga Kryesia ishte edhe Erion Veliaj, i cili u emëruar kryetar i Partisë Socialiste për Bashkinë Tiranë.
Në fakt ai nuk u bë pjesë e asnjë procesi zgjedhor, vetëkandidimi apo propozimi nga baza, dhe mbi të gjitha nuk iu nënshtrua asnjë votimi nga Asambleja e Zgjeruar e Socialistëve të Tiranës.
Shumë nga njerëzit pranë tij u kujdesën që ta paraqesin këtë si një ngritje në detyrë dhe një besim që Kryesia e Partisë Socialiste i kishte dhënë Veliajt për të drejtuar socialistët e kryeqytetit.
Por në fakt e kundërta është e vërtetë.
Kryesia e Partisë Socialiste e kishte ulur Veliajn në detyrë. Ai deri më tani mbante pozicionin e Drejtuesit Politikë të Qarkut për Partinë Socialiste, duke qënë këtu përgjegjës edhe për zonën më të madhe elektorale në vend, duke drejtuar socialistët e Tiranës, Vorës, Kamzës, Kavajës dhe Rrogozhinës.
Në fakt për shkarkimin e tij nga kjo detyrë nuk ka një vendim të bërë publik nga Partia Socialiste, por këtë e parashikon Statuti në nenin 68 të tij ku flet për papajtueshmërinë e dy mandateve apo detyrave në parti.
Natyrisht që edhe logjikisht, një kryetar partie i nje bashkie nuk mund të jetë edhe drejtues politik i qarkut pjesë e të cilit është bashkia në fjalë.
Kjo pasi drejtuesi politik duhet jo vetëm, të organizojë strukturat në nivel qarku, por edhe të kërkojë llogari prej tyre për realizimin e objektivave politike.
Ndaj Veliaj nuk mund të jetë edhe drejtues politik i qarkut dhe kryetar partie, pasi do duhet t’i jap urdhëra dhe t’i kërkojë llogari vetes për funksionimin e partisë në Bashkinë e Tiranës.