zoom

Day Archive“S’kam mbledh asnjë lek sot”/Publikohen përgjimet mes drejtorit te varrezave dhe bashkëpunëtorëve

Zbardhet dosja e skandalit të zbuluar pas disa muajsh hetime, të cilat nxorën në drite një skemë korrupsioni që favorizonte marrjen e kredive të buta në Bashki, ndërtimet pa leje si dhe ‘prenotimin’ e varreve në Tufinë kundrejt pagesës.

Në dosjen e prokurorise janë përgjimet e marra nga bisedat mes drejtorit të varrezave të Tufinës, Eljodor Ndini dhe personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me të.

Punonjësi i Sektorit të Varrezave Tufinë, Gazment Daja kërkon lekët nga A. M. për t’ia dhënë drejtorit. Provat e siguruara për Ndinin janë bisedat që ka bërë në whattsap me shtetasin Albani Tufinë, i cili është vënë në dijeni për një gropë varri të hapur nga inxhinieri dhe ka marrë lekë për këtë gropë varri.

Biseda tjetër është kur personi me emrin Alban, i identifikuar si Alban Ajazi roje në varrezat e Tufinës i tregon një varr i cili i ka kaluar bordurat kryesore dhe drejtori Eljodor Ndini thotë “E ka bo jashtë përmasave,e mbyte”.

Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku i thotë “Bëja normale dhe mos ja premto kot”.

Në mesazhe të tjera thotë”A do i ndërrojmë makinat se sa më erdhën lekët”.

Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku drejtori i thotë “Nga humbe sot që mu deshe mua”

Ndër të tjera, në dosje janë edhe bisedat:

Ku je me!”

“Ke Zyrat”

“Ho me cer tha qorri”

“ Thot shefi a na nimo me 700 €!”

“ Ho me, Erdhi varrim”

“O jet, Ku do e fusim sot”

“ Kush e ka Herri” 

Edhe thuj 5, Jo me bo si ku**at mrapa”

“Po ska mo vene”

“Ka se kam un”

“Ku Aty ke 162”

“Ok, Hajde lart”

“Aty je per komfirmim”

“Me thuj po jo”

“Se jam me ledin ketu”

“Ok Se fola”

“Shife se jan te erit ato, mos te llapin nai gjo!”

” Hajde Ku je!”

“Me bo i 700 po pate mundesi Edhe rregullona me ato”.

Një provë tjetër është biseda me personin  J. C. Akshi, ku drejtori Eljodor Ndini i dërgon një foto të legalizimit të personit Flamur Qefalia dhe më pas i thotë “shumë faleminderit ta kam borxh”.

Po ashtu bën bisedë duke i kërkuar se ka një mikun tij që ka aplikuar për kredi dhe i jep bashkia kredi të butë duke i thënë “shiko mos bësh ndonjë gjë”.

Po ashtu i thotë  “kam dhe nusen për të marrë kredi por do takoj A. S. se ajo është e para e kësaj pune”.

Biseda tjetër ndodh me personin emrin emrin Milla, ku i dërgon një dokument legalizimi dhe i thotë “ma shiko”, ai i thotë “ok”.

Sipas dosjes, Endrin Milla është punonjës privat dhe ka biseda  me drejtorin Eljodor Ndini të cilat kanë lidhje me legalizimin e shtetasit Flamur Oefaliaku i thotë të jap gjashtë milionë kur ta përfundosh.

Po ashtu Ndini i dërgon një numër parcele , një gropë të hapur dhe më pas i thotë Millës  “më ke bërë dëm me atë gropën , më kanë bërë shumë pis”.

“Hë se flas unë me Albanin”, thotë Milli. Më pas i thotë “hë mos mi lër mbas dore , edhe 6 të jap unë”.

Sipas dosjes, ai është pyetur se për çfarë e ka përmendur shifrën gjashtë. Shtetasi Endri Miilli i ka thënë që do t’i jepte 6 milionë për legalizimin që do bënte.

Në një bisedë tjetër Endri Milla I thotë “o  500 mijë o u dh*e puna”

Ai ka bërë një bisedë tjetër ku Endri Milla I thotë “merri lekët, 100 thuaj t’i thotë”.

Në bisedën tjetër i dërgon fotot e banesës që është për legalizim të shtetasit Flamur Qefalija.

Në bisedë tjetër drejtori i arrestuar  i dërgon fotot e aplikimit dhe të gjitha veprimet që ka bërë për legalizimin dhe Milla i thotë “doje gje?”, ndërsa Eljodor i thotë “të lija nja 60 ti kesh“, ndërsa Milla i thotë  “të lej gjë tek Saja. Po ashtu më thuaj se e rregullojmë dhe nesër mledhim nai lek mbase si e diel”.

Më pas Mhilla i dërgon foto të koaludimit të shtetasit Flamur Qefalija dhe i thotë për kontroll teknik në Tiranë 2,Çne ka ardhe aj inxhinjerja këtej sot me syze?”.

Eljodori i thotë “ Zhani”.

Në bisedën tjetër i thotë Mhilla “më sill 500 mijë se më duhen, se jam ngushtë, Nuk kam mbledh asnjë lek sot jam zero”.

Eljodor Ndini i thotë “ E la pra nesër, do vi te zyra, u merz se edhe gjasme mi kërkove, I thash që më ke bo i varr E stë kam dhën akoma lekët”.

Mhilla i thotë “ Më sill 500 sot të tjerat nesër, Më gjej sot 500”.

Në një bisedë tjeter Eljodori i thotë Millës “jam me Latifin, I ke thënë , mbarova I dhashë kafen , me mirë se të bëjë fjalë dhe ti u fusje në siklet, gjete sebeb me u kap”.

Latif Shehu rezulton të jetë me detyrë Teknik Sektori në varrezat e Tufinës pranë Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë.

Policia e Tiranës dhe prokuroria identifikoi të përfshirë në këtë skemë 12 persona, ku tetë u arrestuan, dy u proceduan në gjendje të lirë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Të arrestuar për korrupsion, ushtrim i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës është Eljodor Ndini, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në Bashkinë e Tiranës dhe Xhemal Mena, Latif Shehu, Gazment Daja punonjës të Sektorit të Varrezave Tufinë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Bujar Lica, Alban Ajazi dhe Endrin Milla akuzohen për  “Ushtrim i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe Fatjon Gjonaj për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30.000 deri 50.000 lekë të rinj, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës.

Gjithashtu, nga përgjimet, ata mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të reja:  nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë.

Kukësi njofton divorcin me dy futbollistë, nuk ishin në planet e Gegës

Zenel Gavazaj dhe Kreshnik Bahtiri janë dy futbollistët e radhës që largohen nga Kukësi.

Klubi verilindor njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Gavazaj, i cili vendosi të largohet për shkak të mungesës së minutave.

22-vjeçari ka kërkuar nga klubi dokumentacionin për të provuar një aventurë të re dhe klubi e ka mirëkuptuar kërkesën e futbollistit.

Gavazaj iu bashkua bluve si lojtar i lirë në vitin 2020, por aktivizmi i tij ka qenë me pikatore në këto dy sezone, ku ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asist në Europa League.

Gjithashtu klubi i Kukësit njofton mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin Kreshnik Bahtiri. Pas diskutimeve mes klubit dhe futbollistit, u vendos ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve.

Bahtiri u transferua te Kukësi sezonin e shkuar ku u aktivizua në 14 ndeshje, prej të cilave 14 në Abisnet Superiore duke grumbulluar në total 569’ minuta lojë.  Ai realizoi një gol me verilindorët, në suksesin e thellë 4-0 ndaj Kastriotit.

“Falënderoj klubin për mundësinë e dhënë dhe tifozët për mbështetjen. Kukësin do e kem gjithmonë në mendje e zemër”, tha Bahtiri.

Sa i përket përgatitjeve, Kukësi po stërvitet në kryeqytet, dhe pas 25 korrikut do të spostohet në Turqi, ku do të zhvilloj fazën përgatitore. /zoom.al/

 

 

 

 

 

Vdekje e paralajmëruar, policia nuk morri asnjë masë për efektivin që u vetëvra

Mbrëmjen e sotme efektivi i policisë së Delvinës, Eduart Beqiri i dha fund jetës duke u vetëvrar me armën e punës.

Vete policia bëri të ditur lajmin nëpërmjet një njoftimi për mediat.

“Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi Eduart Beqiraj 50 vjeç, me detyrë trupë shërbimi  dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por uniformat blu në në njoftimin e tyre japin edhe një të dhënë tjetër që zbulon se ato ishin në dijeni të gjendjes së rëndë psikologjike.

“Prej disa kohësh ishte ndarë nga bashkëshortja dhe kishte shfaqur shenja depresioni dhe probleme me shëndetin”, bën të ditur policia.

Por ndonëse ishte në dijeni të gjendjes së tij të vështirë, policia nuk mori asnjë masë për të parandaluar aktin e rëndë të vetëflijimit.

Nuk i morri as armën dhe nuk u kujdes as që ai të kurohej.

SI FEMIJËT/Erion Braçe: Me Ramën 1 muaj flasim, 2 muaj jo, pastaj zihemi prapë!

Deputeti socialist, Erion Braçe, zbuloi për herë të parë publikisht marrëdhënien që ka me kryeministrin Edi Rama, dhe nëse flet me të.

I ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Braçe tha se i ka marrëdhëniet shumë të mira me kryeministrin, ku një muaj flasin e dy muaj nuk flasin.

Mbi këtë marrëdhënie ai tha se kanë arritur të zgjidhin shumë punë, prandaj është një mënyrë se si ata kanë zgjedhur të komunikojnë.

Romeo Veshaj: Më trego pak për fëmijërinë tënde, unë e di që je një djalë Kombinati…

Erion Braçe: Unë dhe Manushi jemi nga Kombinati, Manushi para meje unë pas Manushit.

Romeo Veshaj: Nuk ia thotë dot emrin, Edi Manushi.

Erion Braçe: Ne për Manush e njohim, po të jetë për Edi kemi një tjetër. Edi vetëm një ka.

Romeo Veshaj: Meqë ra fjala, si i ke marrëdhëniet me kryeministrin?

Erion Braçe: Shumë të mira i kam, një muaj flasim dy muaj nuk flasim, pastaj muajin e tretë zihemi prapë e nuk flasim për katër muaj. Është një mënyrë komunikimi mbi bazë të së cilës bëhen disa punë.

Romeo Veshaj: Mua më dukeni si një çift toksik

Erion Braçe: Mundet, por çmimi i lëndëve toksike që përdoren për bujqësi është rritur shumë.

Dinamo prezanton trajnerin e ri, vjen nga Kategoria e Parë

Zyrtarisht Nevil Dede është trajner i ri i Dinamo. Objektivi i 47-vjeçarit, është i qartë të rikthehej nëndetësen në Abisnet Superiore.

Ish-mbrojtësi i kombëtares, nënshkroi sot kontratën me Dinamon, që e bën pjesë të klubit, ndërsa u prezantua për mediat nga presidenti Ardjan Bardhi.

Dede vjen tek Dinamo pas një sezoni të suksesshëm në Kategorinë e Parë, ku drejtoi skuadrën e Erzenit drejt rikthimit historik në sallonet e mëdha të futbollit shqiptar pas shumë vite pritje. /zoom.al/

 

 

 

 

DETAJE TE REJA/Ja kush është polici që u vetëvra ditën e sotme në Delvinë

Dalin në dritë të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen sotme në Delvinë, ku një punonjës policie i dha fut jetës duke u vetëvrarë me armën e punës. Zoom.al mëson se ai është 50-vjeçari, Eduart Beqiri, punonjës i sallës pranë komisariatit Delvinë.

Mësohet se ai gjatë javëve të fundit kishte shfaqur problem emocionale pasi ishte ndarë nga gruaja.

E rëndë në Delvinë/ Vetëvritet me armën e shërbimit polici, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Delvinë, ku një efektiv dyshohet se është vetëvrarë.

Sipas policisë, rreth orës 21:00, në Delvinë, mendohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç.

I ndjeri ishte me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë./ Zoom.al

 

Rikthim në ekran? Eneda Tarifa zbulon planin dhe ka dy fjalë për Xhemi Shehun dhe Fjoralba Ponarin

Këngëtarja Eneda Tarifa ka qenë e ftuar në “Abc e Pasdites”, ku shprehu disa mendime për personazhet e ekranit.

Për Salsano Rrapin tha se është një “koleg i mirë”, për Xhemi Shehun “e papame”, ndërsa për Fjoralba Ponarin, “talent i jashtëzakonshëm që nuk e kisha parë në aktrim”.

Teksa u pyet për një rikthim të mundshëm në televizion, Tarifa deklaroi se do të fokusohet te muzika.

“S’më shkon mendja fare. Ndjej që jam lodhur gjithë këto vite në ekran. U bë që në vitin 2010 që jam non stop në deklaratë. Dua këto vite t’i kushtohem muzikës, të lë disa këngë dhe disa kujtime për vajzën koha që mund të jetë edhe ajo e saj më e madhe”, tha Eneda./ Zoom.al

E rëndë në Itali/ Shqiptari masakron me thikë ish-partneren në sy të qytetarëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një grua është sulmuar me thikë në rrugën La Spezia, nga ish-partneri i saj, me origjinë shqiptare.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarje horror ka ndodhur në sy të dhjetëra kalimtarëve, ndërsa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital, me plagë në kokë dhe gjoks.

Referuar “Ansa”, kur gruaja ka parë ish-të parnerin, ka tentuar të largohet dhe të fshihet, duke u futur në një autobus, por ai e ka ndjekur pas dhe e ka masakruar me thikë. Mësohet se shqiptari ka tentuar që të arratiset pas ngjarjes, por është arrestuar nga forcat e policisë.

Çifti kishte dy fëmijë bashkë, të cilët pas ndarjes jetonin me nënën. Gruaja, sipas mediave fqinje, është nga Italia, ndërsa ish-partneri i saj nga Shqipëria.

Grabitën Verrattin dhe Ronaldon, si banda e shqiptarë veronte në Spanjë e dimëronte në Shqipëri

Bëri bujë grabitja në vilën e Ronaldo Nazarios në Ibiza ku qëlloi të ishte dhe futbollisti italian Marco Verrati dhe bashkëshortja e tij, teksa drejtuesit e bandës ishin dy vëllezër shqiptarë. Natën e 26 qershorit, banda bëri goditjen e radhës duke marrë 3 mln euro bizhuteri dhe para cash nga vila në Ibiza, por u kapën nga policia.

Një Rolex ari dhe diamanti

Policia gjeti orët dhe bizhuteritë e Verrattit dhe gruas së tij, duke përfshirë disa nga faturat e blerjeve të tyre që hajdutët kishin marrë. Për shembull, ai i një Rolex të blerë në Monako për 62,000 euro dhe ai i një xhevahiri të blerë në Paris dhe i vlerësuar me 17,600 euro të tjera. Një tjetër nga orët e gjetura, ari me diamante, vlerësohet rreth 400 mijë euro.

Hetimi i policisë filloi në fund të vitit 2021, i fokusuar në grabitje të vjetra dhe të ngjashme që kishin ndodhur në provincën e Malagas. Shumë shpejt, ata vendosën lupën në një martesë spanjolle të lidhur me grabitjet në vitet 2014 dhe 2015. Më pas ata përdorën gaz për të mpirë pronarët e shtëpive që sulmuan.

Dimër në Austri

Por hetimet pësuan ndërprerje pasi, si shumë banda të tjera hajdutësh banesash në Spanjë, edhe grupi i shqiptarëve pushoi dhe shkoi në vendin e tij. “Midis shkurtit dhe qershorit ata u larguan. Ata kaluan kohë në vendin e tyre, por kaluan gjithashtu sezonin e tyre të dimrit duke grabitur shtëpitë në Austri dhe Greqi”, citon media spanjolle hetuesit.

“Në sulmet në Spanjë ata përdornin makina luksoze si anije, për të lëvizur. Iu vendosnin targa të dyfishta makinave luksoze të vjedhura. Pas njërës prej grabitjeve, në të cilën ata mbanin një ‘Audi A5’, Garda Civile i ndoqi ata dhe e kanë ndërruar atë model me një ‘Audi A3’”, sqarojnë burime të hetimit. Ata janë sulmues të guximshëm, madje e kanë përsëritur tre herë në të njëjtën shtëpi, sepse nuk kishin marrë plaçkën që prisnin.

Dëshmitarët dhe të mbijetuarit u kishin thënë hetuesve për sulmuesit me një theks të Evropës Lindore. Hetimi i policisë vuri në dukje të njëjtin grup që kishte “punuar” në Malaga gjatë viteve 2014 dhe 2015. Dhe përgjimet e telefonit zbuluan në qershor se “djemtë” do të ktheheshin në Spanjë për të bërë sezonin e verës.