Aplikacion
Protestën e paralajmëruar për në datën 7 korrik, analisti Mustafa Nano e sheh si një test që Sali Berisha po bën për veten e tij.
Nano thotë se protesta është një mënyrë e Berishës për t’u treguar ndërkombëtarëve se kush e drejton tani opozitën.
“Nuk është test sepse pretendimi që mund të rrëzohet qeveria përmes protestave është i kotë dhe këtë e di edhe budallai.
Ky është një test për Berishën. Por testi i vërtetë janë zgjedhjet. Sikur të ishte nesër, me siguri Berisha do të humbiste në mënyrë spektakolare.
Ai po kërkon t’u tregojë të huajve që llogaritë duhet t’i bëjnë me të nëse duan të flasin me dikë që përfaqëson opozitën.
Këtij qëllimi do t’ia arrijë, por ndërkombëtarët e kanë izoluar njëherë e mirë. Nuk ka fuqi të ushtrojë dhunë Berisha. Ai ka të dhunshme vetëm retorikën”, tha Nano.
Lidhur me skandalin e inceneratorëve, Nano tha se ka ngjitur si denoncim i opozitës:
“Gjithë diskutimi për inceneratorët po ngjit në publik. Nuk e di nëse SPAK po punon për të vënë para përgjegjësisë njerëz që kanë bërë abuzime, por denoncimi po ngjit.
Nuk e di si do ndryshojë pasi Meta të marrë frenat e LSI. Lind një lloj dualizmi kush do të jetë më i rëndësishëm, Meta apo Berisha”.
Maqedonasit sulmojnë shtatoren e Skëndërbeut në Shkup, përgjigjen shqiptarëtKa qënë sërish e dhunshme protesta e opozitës në Maqedoninë e Veriut kundër planit francez.
Protesta ka nisur me një incident të rëndë, teksa protestuesit kanë nisur të qëllojnë me sende të forta në drejtim të shtatores së Skëndërbeut, ndërsa kanë hasur në kundërshtimin e disa qytetarëve shqiptarë, të cilët kishin dalë për të mbrojtur edhe bizneset e tyre në zonë.
Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë zhvendosur para Kuvendit ku kanë hedhur bomba tymuese, fishekzjarre dhe shishe.
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se dy policë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa poashtu policia ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person i cili ka qëlluar me armë në ajër.
Trajneri i Tiranës nuk trembet: Besoj te kualifikimi, nuk ka mbaruar asgjëTirana u mposht 1-0 ndaj Dudelange, në ndeshjen e parë të turit të parë të kualifikuesve të Champions League. Pas 90 minutëshit të luajtur në Luksemburg, për mediat ka folur trajneri i bardhebluve, Orges Shehi. Pavarësisht disfatës, ai ka besim te kualifikimi.
“Ishte ndeshje përballë një kundërshtari që ishte me shumë forca pas. E interpretuam mirë, goli ishte i evitueshëm. Për fat të keq kartoni i kuq na prishi skemën 4-2-3-1 dhe na u prish strategjia.Nuk ishim në presion. Morëm karton të kuq kur ne kishim topin. Dy mesfushorët tanë u ndëshkuan me karton dhe na u vështirësua.Nuk ka mbaruar, është ndeshja e kthimit. Kemi besim se në Tiranë do përmbysim gjithçka.
Champions dhe qarkullimi i lojës? Si mund ta marrë Veseli dhe Totre topin kur kundërshtarët janë të vendosur të gjithë në 40 metra. Morëm krahët disa herë. Ndonjë vonesë në ndërrim krahu na bëri të gabojmë. Kemi strategjinë tonë. Nuk jam dakord si e lexoni lojën për t’u futur mesfusha në lojë.
Ndryshe? Ishim gati për të dalë 4-2-3-1, ose Limaj ose Totre do dilte jashtë. Do dilnim me dy ekrane. Situatat e lojës rrjedhin shpejt dhe nuk e prisnim kartonin.
Seferi-Mund të luajë edhe në majë, është më efikas në krah. Nëse e shihni Duddelange është shtatëlartë, nëse heqim Devid dobësohemi shumë në shtatëlartësi. Seferi bëri 18 gola duke luajtur në krah.
Zëvendësimet- Ishim më ulët si lartësi. Kundërshtari bën edhe bllok si te Aleksi që ishte faull. Donim centimetra. Rëndësi ka të kthehet rezultati në Tiranë” – tha ai.
Një ditë para protestës së thirrur nga kreu i PD Sali Berisha, është hequr nga ambientet e jashtme të Kryeministrisë instalacioni “Kërpudha”.
Duket se qeveria ka larguar instalacionin për ta “siguruar” në rast të ndonjë incidenti. Ashtu siç është paralajmëruar më herët, protesta pritet të mbahet të enjten në orën 19:00.
Opozita, ka konfirmuar se do të jenë në shkallë të gjerë në shesh dhe sipas tyre, manifestimi do të bëhet për shkak të rritjeve të çmimeve dhe kushtet e vështira ekonomike që po përballen qytetarët, sidomos gjatë muajve të fundit.
Aksident i rëndë në Urën Vajgurore, përmbyset “Opeli”. drejtuesi i mjetit humbet njërin krah
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Hinkë të bashkisë Dimal. Mësohet se një 45-vjeçar që ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip “Opel Astra”, me targa AB 918 GU, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë e përmbysjes së mjetit, Krenar Cjapi mësohet se ka humbur njërin krah në vend dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët, që kanë kryer edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes.
Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, për shkak të shpejtësisë.
Nesër protesta kundër qeverisë, Rama “arratiset” nga Tirana. Ja skenari i opozitësOpozita mban nesër protestën e saj kundër qeverisë dhe politikave të saja që sipas partive organizatorë po varfërojnë çdo ditë e më shumë shqiptarët.
Protesta do të nisë në orën 19:00 dhe pritet të zgjasë rreth orës 23.
Belind Këlliçi ka zbardhur sot disa nga detajet e këtij tubimi, ku ashtu si edhe herët e tjera do të jenë të rinjtë e Forumit Rinor të Përtisë Demokratike ata që do të udhëheqin turmën.
Gjithashtu protesta është meduar që të jetë e mbushur me shumë fjalime, jo vetëm nga politikanë e drejtues të PD-së, por edhe nga shoqëria civile.
Por ndërsa opozita do të protestojë para kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama nuk do jetë në zyrë.
Ai ka vendosur që të largohet nga Tirana ditën e nesërme dhe të shkojë në Vlorë, aty ku do të marrë pjesë në hapjen e By-pass-it të këtij qyteti.
Protesta/ Partia Demokratike zbret nesër në shesh me qytetarët, “blindohet” KryeministriaPartia Demokratike u ka bërë thirrje shqiptarëve prej ditësh për të dalë nesër në shesh kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, në tubimin që do të zhvillohet para Kryeministrisë në orën 19:00.
Selia blu ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës për protestën e nesërme nga ora 19:00 deri në 21:00, ndërsa është mësuar se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.
Por përveç masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e rendit dhe nga PD për ecurinë e protestës, edhe Kryeministria është hedhur në veprim, duke blinduar dyert e godinës, ashtu siç edhe është bërë zakon në tubimet e mëparshme të opozitës.
Edhe pse ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se protesta do jetë paqësore, duket se nga ana e tij kryeministri Rama ka marrë masat në rast të një eskalimi të mundshëm të tubimit. Për këtë arsye gjatë paradites është zhvendosur edhe instalacionin “Kërpudha”, që u rindërtua pas dëmtimeve që mori dikur në një nga protestat opozitare.
Ndërkohë, vlen të theksohet se gjatë orarit të protestës, kryeministri Edi Rama ka shumë gjasa që të mos jetë në Tiranë, pasi ai më 2 korrik nga tuneli Skarficës paralajmëroi se do të marrë pjesë më 7 korrik në inagurimin e By Pass-it të Vlorës.
Tirana zhgënjen në Champions League, humbet me DudelangenTirana e ka nisur me humbje rrugëtimin e saj në Champions League. Skuadra e Orges Shehit është mundur me rezultatin 1 me 0 nga modestët e Dudelanzhd.
Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa me rikthimin në të dytën kapiteni i Dudelanzhd, Kirch merr kartonin e dytë të verdhë, largohet nga fusha.
Tirana nuk e shfrytëzon superioritetin në numra dhe në minutën e 67 Limaj gabon në pasim dhe i jep kundërsulmin Dudelanzhd, më pas bën ndërhyrje të gabuar dhe merr kartonin e dytë të verdhë, duke barazuar forcat në fushë.
Në minutën e 71 të zotët e shtëpisë kalojnë në avantazh me anë të Hasan. Ky rezultat mbeti në fuqi deri në fund. Tashmë Tiranës I mbetet që të fitoi në fushën e vet në sfidën e ardhshme për të kaluar në fazën tjetër të Champions League.
Rrëmujë te tifozeria e Tiranës, tifozët zihen me njëri-tjetrin. Ndërhyn edhe policiaNjë situatë kaotike u regjistrua te sektori i tifozëve të Tiranës teksa po luhej sfida mes Dudelanzhd dhe bardhebluve të Orges Shehit.
Disa tifozë u përleshën me njëri-tjetrën, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e stjuartëve dhe policisë vendase, duke i nxjerrë jashtë problematikët.
Situata u qetësua disi pas ndërhyrjes së forcave të rendit që vendosë qetësinë në sektorin ku qëndrojnë të vendosur tifozët bardheblu. /PanoramaSport
“Ju na akuzoni për krime lufte, ne i japim fund njerëzimit”. Medvedev kërcënon PerëndiminIsh-presidenti rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar fundin e ‘ekzistencës së njerëzimit’ nëse Moska dënohet për krime lufte.
Aleati i ngushtë i Vladimir Putin, i cili tani shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, tha se Gjykata Ndërkombëtare Penale duhet të përmbahet në përpjekjet për veprime ‘legalisht të pavlefshme’ kundër Rusisë.
Medvedev, i cili ishte president i Putinit midis 2008 dhe 2012, tha sot në Telegram: “Ideja për të ndëshkuar vendin që ka potencialin më të madh bërthamor është absurde në vetvete. Dhe potencialisht kërcënon ekzistencën e njerëzimit.’
Ai më pas akuzoi SHBA-në se po përpiqet të ‘mbjellë kaos dhe shkatërrim’ përmes Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke e quajtur superfuqinë perëndimore “guximtar ose idiote”.
Insajderi i Kremlinit tha: ‘E gjithë historia amerikane, që nga koha e pushtimit të indianëve, është një luftë e përgjakshme asgjësimi. Dhe ne po flasim për shfarosjen më brutale të popullatës civile.
“Është bërë një stil nënshkrimi i politikës amerikane, kushdo qoftë në pushtet atje. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara shkatërruan Hiroshimën dhe Nagasakin në këtë mënyrë – vetëm për të justifikuar shpenzimet e mëdha të “Projekti bërthamor Manhattan”.
“Vietnami, Koreja, Jugosllavia dhe Iraku, Kuba, Afganistani dhe Siria janë të vetëdijshme se sa katastrofike janë pasojat e pushtimeve të tilla – lista është e gjatë dhe e përditësuar vazhdimisht.
“Amerika ka vrarë më shumë se 20 milionë njerëz në 37 vende që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, sipas një studimi të botuar në Global Research.”
Medvedev akuzoi Shtetet e Bashkuara se duan ta vënë Moskën përpara gjykatave ndërkombëtare, ndërkohë që vetë nuk përballen kurrë me dënimin për luftërat e bëra.
Medvedev vazhdoi: “Numri i viktimave të politikës kriminale të Shteteve të Bashkuara sot është i krahasueshëm me viktimat e regjimit nazist.
‘Pra, kush do të na bëjë një provë shfaqjeje? Ata që vrasin njerëz dhe kryejnë krime lufte pa u ndëshkuar, por nuk hasin dënim të vërtetë në strukturat ndërkombëtare të financuara prej tyre? Ata që besonin kaq fort në ekskluzivitetin dhe pandëshkueshmërinë e tyre? Ata që besojnë se kanë të drejtë të gjykojnë të tjerët, por janë jashtë juridiksionit të ndonjë gjykate?
“Me Rusinë, kjo nuk do të funksionojë. Ata e kuptojnë shumë mirë këtë. Prandaj, qentë e ndyrë të luftës të ndalojnë me lehjen e tyre të neveritshme.
Që kur Putin dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt, Medvedev ka përdorur rregullisht rrjetet sociale për të sulmuar Perëndimin dhe ata që kritikojnë Moskën.
Muajin e kaluar, ai i quajti ata që ‘urrejnë’ Rusinë si ‘të degjeneruar’ dhe u zotua se do të punonte për t’i ‘zhdukur’.
Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo cenim në gadishullin e Krimesë nga një shtet anëtar i NATO -s mund të përbëjë një shpallje lufte që mund të çojë në “Luftën e Tretë Botërore”.
Medvedev tha se nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, Rusia do të ishte gati për ‘hapa hakmarrëse’ – dhe kjo mund të përfshijë instalimin e raketave hipersonike Iskander ‘në pragun e tyre’.
“Për ne, Krimea është pjesë e Rusisë. Dhe kjo do të thotë përgjithmonë. Çdo përpjekje për të shkelur Krimenë është një shpallje lufte kundër vendit tonë”, tha Medvedev për faqen e lajmeve Argumenty i Fakty.
“Dhe nëse kjo bëhet nga një shtet anëtar i NATO-s, kjo do të thotë konflikt me të gjithë aleancën e Atlantikut të Veriut; një Luftë e Tretë Botërore. Një katastrofë e plotë.’
Britania po dërgon një oficer policie dhe shtatë avokatë në Hagë për të ndihmuar në mbështetjen e hetimeve për krimet e luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia do të ofrojnë gjithashtu ‘trajnime për hetimin e krimeve të luftës’ për policinë ukrainase.
Dhe oficerët e Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Metropolitane po ndihmojnë me ‘aftësitë mjeko-ligjore dhe teknike, të tilla si biometria dhe ekzaminimi i pajisjeve dixhitale’.
Ndërkohë, fjalën e aleatit më të afërt që ka pasur ndër vite, Vladimir Putin duket se ka dëgjuar menjëherë, pasi Moska zyrtare ka organizuar një stërvitje me armët e saj bërthamore, ku përfshihen edhe raketat ndërkontinentale të afta për të goditur vendet e BE-së.