Aplikacion
Lëvizja Socialiste për Integrim pritet që të dorëzojë në SPAK një shtesë padie për korrupsion të dyshuar në incineratorin e Tiranës.
Përfaqësues të saj po shfaqin në media prej dy ditësh dokumente të ndryshme dhe deklarojnë se kanë siguruar disa qindra fatura false, me të cilat është realizuar evasion fiskal masiv.
Në padinë shtesë që po përgatitet, pritet të bashkangjiten fatura, që sipas LSI, përbëjnë evasion fiskal në afro 189 milionë dollarë.
Afera e incineratorëve në Shqipëri po kthehet në qendër të vëmendjes me dokumentet që po shfaq LSI prej dy ditësh. Sipas drejtuesve të saj, dokumentet provojnë një evazion fiskal deri 189 milionë dollarë me fatura false, të marra nga buxheti i shtetit dhe të përvetësuara nga skema korruptive me pjesëmarrje të zyrtarëve dhe privatëve.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi sot se në kryeqytet nuk ekziston një incinerator, se atje është vetëm një landfill i zakonshëm, ndonëse kryeministri Rama i tha komisionit hetimor parlamentar se në incineratorin e kryeqytetit janë bërë 128 milionë euro investime dhe se tani do të merrnim shërbimin me 29 euro për ton mbetjesh.
Ajo theksoi se ende nuk e ka dorëzuar shtesën e padisë në SPAK, por edhe me dokumentet e depozitura atje më herët autoritetet mund të ndërhyjnë për të frenuar një skemë korruptive të ngritur në incineratorin e kryeqytetit, i cili është një investim që nuk ekziston, sipas saj.
“Fusha e betejës tonë është SPAK-u. Ne jemi në SPAK dhe do të vazhdojmë të gjithë dokumentet në SPAK. Nga ana e tij, SPAK është në momentin që të dëshmojë se është një arbitër i drejtë dhe është fryt i asaj reforme në drejtësi, për të cilën kanë votuar 140 deputetë të Kuvendit” – tha zonja Kryemadhi.
Por, si funksionojnë skemat mashtruese me rimbursimin e TVSH-së dhe investimet false në Shqipëri?
Vëzhguesit e ekonomisë pohojnë se në rastin e shfaqur dy ditët e fundit ka dy lloj abuzimesh: mashtrim me rimbursimet e skemës së TVSH-së si dhe transaksione false, se gjoja janë bërë blerje dhe investime.
Specialistët vërejnë se 24 firmat, që kanë bërë biznes me kompaninë e incineratorit të kryeqytetit, kanë kryer vetëm transaksione, por nuk kishin punonjës të punësuar dhe aktivitet ekonomik, por edhe ndryshonin pronësi dhe status, nga aktive në pasive, për periudha të shkurtra kohe.
Sipas tyre, në këtë mënyrë edhe investimi i pretenduar për incineratoret nuk është kryer, edhe pse paratë janë lëvruar nga buxheti i shtetit.
Ekspertë të ekonomisë pohojnë se skemat e mashtrimit me rimbursimin e TVSH-së janë shumë më të përhapura në bizneset e mëdha të Shqipërisë.
Kjo konfirmohet edhe nga një raport i fundit i FMN-së, në të cilin thuhet se, sektori i ndërtimit, nxjerrjes dhe eksporti i kromit janë fushat kryesore ku po përdoret kjo skemë.
Fillimisht krijohen kompani false, që lëshojnë befas fatura me tvsh në shuma të mëdha, dhe me vonë pezullojnë aktivitetin dhe zhduken nga sistemi elektronik tatimor.
Kompanitë e mëdha deklarojnë se u detyrohen rimbursime tvsh-je këtyre kompanive të vogla, dhe bëjnë kërkesë për rimbursim.
Shenja e parë kur bien në sy këto falsifikime është fakti se kompanitë e reja shfaqen papritur dhe lëshojnë fatura shumë të mëdha, në mënyrë që edhe rimbursimi i tyre 20 për qind të jetë i madh.
Sistemi elektronik i tatimeve mban në bankën e të dhënave të tij gjurmët e këtyre firmave, edhe pse ato zhduken.
Ky sistem ka një numër të madh kriteresh për vlerësimin e riskut, dhe sapo këto shkelen, kompanitë bëhen subjekt i dyshimit, analizës së detajuar, e në disa raste edhe i hetimit tatimor.
Nëse një kompani e panjohur deri dje, pohojnë ekspertët, kryen veprimin e parë me 2 milionë euro, për shembull, sistemi tatimor ka të gjitha mundësitë teknike dhe profesionale për ta gjurmuar, duke filluar me një flamur dyshues mbi të, që ta ndjekë me kujdes.
Sistemi është shumë bashkëkohor dhe shquan shpejt rastet e dyshuara për t’u ndjekur sipas procedurave përkatëse kundër evazionit fiskal, i cili edhe në Shqipëri është vepër penale, theksojnë ata.
Qeveria Rama i ka hedhur poshtë si të pavërteta pretendimet e opozitës për korrupsion 430 milionë euro gjatë ndërtimit të tre incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
Edhe kur u arrestua ish-ministri i mjedisit Lefter Koka në dhjetor, edhe kur arrestua ish-deputeti Alqi Bllako në mars, kryeministri Rama tha se ata kanë llogari personale me drejtësinë, edhe pse nuk është strehë, as zyrë avokatie e askujt.
Të pandehurit Koka dhe Bllako, të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, nuk i kanë pranuar akuzat, duke thënë përmes avokatëve se kanë zbatuar vetëm ligjin dhe presin proces gjyqësor për të shpjeguar saktësinë e veprimeve të tyre.
Protesta e 7 korrikut, Besnik Mustafaj: Shoh frikë tek Rama!
Analisti Besnik Mustafaj, e ka cilësuar pozitive thirrjen për protestë më 7 korrik që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Mustafaj tha se se shqiptarët i kanë humbur ndjeshmëritë e protestës.
“Shoqëria po bie gjithnjë edhe më shumë në një pozitë pasiviteti”, theksoi ai.
I ftuar në Radar Informativ në ABC, ai tha se opozita ka nevojë të tregojë përpara pushimeve edhe forcën mobilizuese që ka.
Pjese nga intervista:
Por përse zgjodhi të protestojë tani Berisha? Sipas tij, PD ka nevojë të tregojë forcën mobilizuese që ka bërë gjatë kësaj periudhë.
“Besoj se do të shkonte shumë gjatë vera. Opozita ka nevojë të tregojë përpara pushimeve edhe forcën mobilizuese që ka. Është e dobishme për ta filluar vjeshtën me energji të reja”, tha ai.
I pyetur se përse deputetët që nuk janë me Berishën, nuk pranuan të përfshihen në grupet e punës, Mustafaj thotë se po bëjnë gabim. Ai shprehet që ata presin që ish-kryeministri të negociojë individualisht me ta.
“Për mua është tregues i hezitimit. Po bëjnë një gabim serioz. Unë i kam miq. Ata presin që Berisha të negociojë me ta individualisht. Berisha nuk e bën kurrë këtë. Qasja që pati duke i përfshirë në grupet e punës ishte tregues se i quan të vetët. Për mua ishte një hap që nuk duhet ta lënë”, theksoi ai.
Lidhur me deklaratat e Berishës, i cili shprehet vazhdimisht me bindje se Rama do të largohet, Mustafaj thekson se për herë sheh frikë te kreu i qeverisë.
“Unë e njoh Berishën, edhe në ‘97 dhe ‘98. Berisha në të njëjtën gjuhë fliste. Ai është i sinqertë i beson ato që thotë. Ajo që më bën të besoj te ato që thotë Berishës është frika që shoh te Edi Rama. Për herë të parë po insiston të përdorë SPAK porta nxjerrë nga fusha e betejës Berishën”, theksoi Mustafaj.
Ndërkaq, duke diskutuar për çështjen e çeljes së negociatave, analisti u shpreh se propozimet e presidentit francez kanë disa pika evazive dhe i krijojnë telashe Maqedonisë së Veriut.
“Propozimet e Macron janë shumë evazive në disa pika dh e vënë në vështirës klasën politike maqedonase. Ka disa pika që lënë rast nesër për kërkesa të vazhdueshme. Thuhet që duhet të pastrohen të gjitha tekstet nga gjuha e urrejtjes dhe propagandës bullgare. nuk di të ketë ndonjë dominim të gjuhës anti-bullgare. Në asnjë tekst ndërkombëtar nuk ka definicion se çfarë është gjuha e urrejtjes. Është një pikë për konsiderimin e minoritetin bullgar si minoritet kushtetues, pra shtetformues. Në këtë kuptim duhet rishkruar ose duhet prekur në thellësi kushtetua maqedonase”, tha Mustafaj.
Përshkallëzohet protesta në Maqedoni/Sulmohet Kuvendi, plagosen disa Policë
Protesta të dhunshme janë zhvilluar mbërmjen e sotme nga qytetarë maqedonas të cilët të nxitur nga opozita të cilët kundërshtojnë propozimin francez.
Protestuesit fillimisht u tubuan para Qeverisë, ndërsa pastaj lëvizën drejt Ministrisë së Jashtme ku thyen xhamat e ndërtesës.
Protesta është përshkallëzuar kur protesuesit pas Minisrisë së Jashtme i janë drejtuar ndërtesës së Kuvendit.
Aty një grup i maskuar i protestuesve kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë nisur të hedhin sende të forta dhe lëndë piroteknike, duke thyer edhe xhamat e Kuvendit.
Për pasojë nga këto sulme kanë mbetur të plagosur disa policë.
Pas disa minutash tension u desh ndërhyja e forcave të ndërhyrjes të shpejt të policisë për të shpërndarë protesuesit.
Protestuesit i kërkojnë Qeverisë të refuzoj propozimin franzec pasi sipas tyre, me propozimin në fjalë bëhet “bullgarizimi” i Maqedonisë së Veriut.
Ballkani e nis me barazim aventurën në Champions, shënon GripshiBallkani është ndalur në një barazim 1-1 në ndeshjen e parë ndaj lituanezëve të Zalgiris Vilnius për llogari të Champions League.
Kampionët e Kosovës, edhe pse dominuan dhe e panë veten në avantazh falë golit të Nazmi Gripshit, nuk ia dolën të administronin rezultatin.
Miqtë barazuan me gjuajtjen e parë në portë pas një goditje këndi me Buff dhe pavarësisht rasteve të shumta të krijuara nga ekipi i drejtuar nga Ilir Daja, nuk arritën që të gjenin përsëri rrjetën.
Kështu, sfida e parë është mbyllur me barazim 1-1 që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. /zoom.al/
Eksperti i kriminalistikës jep deklaratën e fortë: Ja çfarë u zbulua te vrasja e Artan SantosNë Institutin e Policisë Shkencore, pajisjet më të sofistikuara në shkencën e zbulimit dhe të konstatimit gërmojnë përtej çdo materiali që policia e merr në një skenë krimi.
Duke nisur nga më të zakonshmet si gëzhoja, predhat apo dhe gjurmët e barutit në duart e të dyshuarve që qëllojnë me armë zjarri. Provat e dukshme apo të padukshme që përcillen nga çdo cep i vendit dhe që marrin përgjigje të pakundërshtueshme, ose arkivohen në pritje të identifikimit të autorëve, prej këtu kthehen në armën më të fortë të të një prokurori që përfaqëson akuzën e shtetit në gjykatë. Gjithsej laboratori ruan fondin e 14 mijë ngjarjeve me armë zjarri.
I ftuar në në Top Channel, Niko Duro, drejtor i Institutit të Policisë Shkencore tregon se një nga ngjarjet ku nuk ka patur gëzhoja në vendngjarje është vrasja e bankierit Artan Santo.
“Nuk u gjet gëzhojë u gjet një copë predhe. Ajo që mbetet e qartë është se është gjuajtur me armë revolver tip mulli dhe ne e kemi arkivuar”, thotë Nikolin Duro.
188 policë dhe 3 gardistë përfundojnë në prokurori. Ja për çfarë akuzohenNë 6 mujorin e parë të këtij viti, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka çuar në prokurori për t’u hetuar 188 efektivë të sektorëve të ndryshëm në të gjithë vendin. Krahas tyre, në organin e akuzës po hetohen edhe 3 punonjës të Gardës së Republikës.
Referuar raporteve të AMP-së, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar me masa sigurimi dhënë nga gjykata, 23 punonjës policie, si dhe 3 gardistë.
Muaji qershor ka numrin më të lartë të efektivëve të policisë të hetuar. Janë dërguar në prokurori 50 punonjës policie, ku 6 prej tyre janë arrestuar me vendime gjykate. Kryesisht, ata dyshohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, por edhe për vepra të tjera penale, si mosveprim, apo veprime arbitrare.
Rasti më i fundit ishte masa arrest shtëpie e dhënë për dy ish nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushin dhe Nikollaq Palla, për deklarim të rremë e shpërdorim detyre, se nuk nuk reaguan në kohë për të parandaluar vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit. Ndërsa 6 efektivë të tjerë u pezulluan nga detyra.
Në raportin e APM-së, citohet se gjithsej në muajin që lamë pas, kjo Agjenci ka trajtuar 220 ankesa. Numrin më të lartë të tyre e mbajnë ankesat për shkeljet që kanë kryer efektivët e Rendit dhe Sigurisë Publike. Janë trajtuar për këtë kategori 90 ankesa. Lista e ankesave pasohet nga Policia Rrugore, ku janë trajtuar 83 ankesa. 36 ankesa të tjera janë trajtuar për efektivët e Hetimit të Krimit dhe për pak për sektorët e tjerë.
Amatorizëm te Tirana prag Dudelange, klubi merret me “quize” dhe shpërfill konferencën zyrtareTirana është gati për prezantimin në Champions League.
Bardheblutë kanë zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Luksemburg, ku të mërkurn prej orës 19:30 do të përballen me Dudelange në stadiumin “Jos Nosbaum”, për llogari të turit të parë.
Por ndonëse klubi merr pjesë në kompeticionin më prestigjoz për klube, Champions League, stafi drejtues i Tiranës, tregon amatorizëm dhe lë për të dëshiruar.
Një ditë përpara ndeshjes klubi duhet të zhvillojë konferencën për shtyp, ku trajneri del përpara mediave dhe i përgjigjet interesit të gazetarëve.
Skandali i Tiranës, merr përmasa më të mëdha, kur shikon, që bashkë me ekipin kanë udhëtarë edhe katër gazetarë të njohur sportivë, të cilët mund të merrnin pjesë në konferencë dhe të pyesin trajnerin për ndeshjen e rëndësishme.
Por zyra e shtypit nuk e ka parë të arsyeshme organizimin e një konference, dhe publikimin e saj në kanalet zyrtare për mediat shqiptare.
Si duket vizioni i drejtuesit të zyrës së shtypit është të zhvillojë “quize” dhe të pyes tifozët se kush do të shënojë nesër dhe si del ndeshja, sesa të zhvilloj një intervistë me trajnerin Orges Shehi.
Mbase te Tirana, mendojnë se nëse flasin në prag të ndeshjes, kundërshtari mund t’i zbulojë strategjinë dhe për t’u kamufluar zgjedhin heshtjen.
KF Tirana nuk është pronë private, nuk është biznes familjar, ku familja Halili, mund të veprojë si të dojë, por është një institucion dhe duhet të veprojë si klub europian.
Gjithsesi ne urojmë që Tirana të ketë një prezantim dinjitoz dhe të heqin dorë nga këto sjellje amatore. /zoom.al/
Nard Ndoka shijon rrezet e diellit para protestës së 7 korrikutSali Berisha ka thirrur një protestë më 7 korrik, në të cilën thotë se do të rrëzojë Edi Ramën.
Në protestë kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë edhe aleatët e PD, nga Monika Kryemadhi, tek Agron Duka, Dash Shehi, e deri tek Nard Ndoka.
Ky i fundit duket se ka vendosur që para proteste të relaksohet duke marrë rreze dielli.
“Kur Koka tradhtoi LSI nisën denoncimet, e bëni për politikë”, Kryemadhi kapet keq me gazetarenKryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe gazetarja e kronikës Klodiana Lala kanë debatuar në studion e emisionit “Open” për aferën e inceneratorëve.
Gazetarja e ka akuzuar kryetaren e LSI se po e përdor denoncimin për faturat fiktive që kanë shkaktuar 189 milionë dollarë evazion fiskal për qëllime politike pasi jemi shumë pranë zgjedhjeve lokale.
Ndërkohë, Kryemadhi është shprehur se ajo ka qenë e vetmja që ka kërkuar interpelancë me ministrin Koka dhe që ka dalë në protestë me popullin e Mbrostarit në Fier kundër inceneratorëve.
DEBATI:
Klodiana Lala: Afera e inceneratorëve është ndër aferave më të mëdha. Biem dakord që deri më tani SPAK nuk e ka treguar forcën e tij për të bërë një hetim të pavarur. Tre njerëz erdhën pa asnjë para në xhep dhe morën miliona. Historia e inceneratorëve ka nisur në 2015 kur LSI ishte pjesë e qeverisë Rama. Deri në kohën kur Lefter Koka ishte pjesë e LSI nuk pati asnjë denoncim. Denoncimet nisën kur Rama bëri një video-selfie me zotin Koka ku edhe njoftoi përfshirjen e tij ne PS. Në momentin kur Koka tradhtoi LSI nisi edhe revanshi i denoncimeve. Nuk janë kundër denoncimeve. Por më lind e drejta të dyshoj se zonja Kryemadhi dhe LSI nuk e po bën këtë denoncim për shqiptarët ku tashmë është shumë vonë, por mendoj që Kryemadhi dhe LSI po e bën për interesa politike dhe në momentin kur partitë po përgatiten për të hyrë në zgjedhje vendore. Kur hesht për vite me radhë është po aq bashkëfajtorë sa ata që e kanë kryer. A nuk është Kryemadhi po aq bashkëfajtore sa kryeministri. Përse denonconi tani?
Kryemadhi: Në fakt ky është një argumentim nga Klodi. Por po bën avokatin e djallit.
Klodiana Lala: Më thoni ku kam gabuar unë?
Kryemadhi: Klodi unë po nxjerr deklaratën e Erion Veliajt.
Klodiana Lala: Çlidhje ka Erion Veliaj me analizën time. Se unë kam qenë një nga gazetarët që bashkë me kolegen në krah kam denoncuar me prova dhe fakte aferën e inceneratorëve.
Kryemadhi: Mund të vazhdoj Klodi se më shumë fole ti se unë.
Klodiana Lala: Shiko se jam një nga gazetaret e vetme që kam punuar për interesin publik.
Kryemadhi: Unë të falënderoj shumë. Sa i përket çështjes së inceneratorëve ka filluar që në 2014. Është iniciativë e ministrit Lefter Koka që atëherë përfaqësonte LSI-në. Ne bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama që atëherë kemi qenë në koalicon dhe kjo është arsyeja pse LSI është këtu ku është. Në rekursin e Gjykatës së Lartë që lëshoi për çështjen e Lefter Kokës, nuk u akuzua LSI apo Monika Kryemadhi për vendimin e paligjshëm të qeverisë shqiptare. Vetëm emrin nuk ia përmendi Engjëll Agaçit që e futi në vendim qeverie dhe e firmosi. Megjithatë unë si politikane marr përgjegjësinë që duhet t’i kisha kërkuar më shumë informacion ministrave të LSI. Jam e vetmja që I kam bërë interpelancë Lefter Kokës. Edhe kur isha në parlament, kur banorët e Fierit më kërkuan të ngrija zërin, isha unë në protestë me popullin e Mbrostarit. Mund të them se sa herë flisja unë për inceneratorët, fjala incenerator në të gjitha portalet e mediat hiqej se paguheshin nga këta të incenratorëve që të mos thuhej fjala e keqe, por vetëm të thuheshin fjalë djegës.
Klodiana Lala: Shiko se Prokuroria e Posaçme deri tani s’ka bërë një hetim të posaçëm.
Kryemadhi: Klodi më lër të mbaroj se ti nuk je zëdhënese e atij institucioni vetëm e mbulon. Nuk mendoj se shqiptarët paguajnë 29 euro për ton se ka firmosur Monika kryemadhi, por ka firmosur Erion Veliaj, me Alqi Bllakon doli në fushatë Erion Veliaj, jo Monika Kryemadhi.
Bogdani: Po bëj një analogji se edhe në Zimbabve po shkon e njëjta kompani dhe po bën këtë gjë.
Krymadhi: Jo s’është Klodian Zoto atje. Është Mirel Mërtiri.
Bogdani: Ata janë një zonja Kryemadhi, informohuni.
Kryemadhi: Po ata s’flenë në të njëjtin krevat.
Janë përdorur në ngjarje kriminale, nga ’92 deri tani janë mbi 14 mijë gëzhoja të sekuastruaraNë ngjarjet kriminale ku autorë të ndryshëm kanë përdorur armë zjarri për plagosje, masakra, atentate të zbuluara apo ende të pa zbardhura kriminalistët administrojnë përherë gëzhoja.
Këto gëzhoja mbyllen në një kasafortë metalike në një ambient të posaçëm ku dhe ruhen përgjithmonë. Nga 1992 deri në ditët e sotme në këtë ambient janë të administruara gëzhojat e 14 mijë ngjarjeve kriminale ku ka pasur të plagosur dhe të vrarë
“Gëzhojat e një vendngjarjeje janë këtu sepse ka shumë raste kur gjykata rihap çështjet e vjetra penale dhe kështu që duhen”- tha Niko Duro, drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.
“Departamenti i balistikës mban volumin më të madh, ne kemi zhvilluar traseologjinë, shkenca që merret me gjurmët në kuptimin e mirë hetimor, këtu identifikohen edhe rastet kur janë prerë objekte, kemi patur rast ku ishin dëmtuar prona e dikujt duke I shkaktuar prerjen e pemëve dhe personi që preu pemët duke qenë se nuk kishe njohuri dhe nga mjeti prerës u identifikua “- tha Nikolin Duro
Ai tha se baza e ruajtjes së gëzhojave përbehet nga nëntë sektore, në baze janë laboratorët e qarqeve, në të 12 drejtoritë.
Mbas këqyrjes së një skene krimi ku ekspertët mbledhin gëzhojat, balistika është vendi prej nga ku nuk jepet një përfundim shkencor i padiskutueshëm jo vetëm për çka është gjurmuar brenda shiritit “policia mos kalo””, por edhe për armët që sekuestrohen dhe që këqyrjen duke u krahasuar nëse janë përfolur apo jo në krime të mëparshme.
Çdo armë e bllokuar në brezin e një të dyshimti, të kërkuari apo e fshehur në banesë i nënshtrohet testit të qitjes për të kuptuar nëse nga kjo armë është kryer vrasje.