Aplikacion
Armando Kazma i cili humbi jetën ditën e sotme në Sarandë, pasi u godit nga tenda e një fushe sportive është nipi I deputetit demokrat, Luan Baçi.
Ky i fundit shprehet i tronditur nga humbja e nipit, ndërsa I kushton atij edhe një mesazh të gjatë prekës.
Statusi i Baçit
Te mori zoti shpejt djali i dajos, te deshi prane vetes, te miret keshtu ikin!
Na dhemb zemra bir, na trishtove, na plagose ne zemer!
Nuk e besoj dot Armando, kurre nuk do ta besoj, jo ti nuk mund te largohesh nga ne!
Nga Mami jot, nga babi, nga vellai!
Nga te gjithe ne Armandua jone!
Pse bir, pse te deshi kaq shpejt zoti prane vetes!
Armandua jone i mire, kurre nuk do te harrojme, do te jesh gjithmone prane nesh, i miri yne!
Me fal Armando, me fal bir, lotet nuk me lene te shkruaj, ndihem i dermuar, nuk i them dot ato qe ndjej!
Te duam dhe do te duam pa fund, gjithe jeten sa te kemi fryme!
Qofsh i parajses bir, u prehsh ne paqe zemer i dajos!
FOTO/Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nip i deputetit të PDStuhia e fortë e erës qw pwrfshiu mbrwmjen e sotme Sarandwn ka shënuar një humbje jete.
Policia bëri të ditur se si pasojë e erërave të forta, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” i kanë rënë hekurat e fushës sipër Armando Kazmas, i cili ka humbur jetën në spital.
22 vjeçari është nipi (djali i motrës) i deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi.
Plasin akuzat ndaj Pacollit: Ka pastruar paratë me krimin dhe me kryeministrin shqiptar
Ish-presidenti dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli është akuzuar nga mediat në Venezuelë si përfshirë në afera korruptive me politikanë të lartë të vendit latin, por dhe në bashkëpunim me me krimin e organizuar.
Pacolli akuzohet si bashkëpunëtor i biznesmenit Enrique Rais në kompaninë “Alba Petroleos”, i cili prej vitit 2017 është i shpallur në kërkim nga autoritetet venezueliane.
Ndërkohë në raportin e publikuar në mediat venezueliane, Pacolli akuzohet si i përfshirë në një skandal korrupsioni, duke iu referuar parregullsitë e publikuara nga OCCRP në dhënien e ndërtimit të aeroportin e Vlorës në Shqipëri.
Mes të tjerash, Pacolli emërtohet si një biznesmen i cili ka lidhje të forta me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe gjithashtu lidhje me figura të krimit të organizuar.
Raporti i Plotë i Mediave venezueliane:
Enrique Rais, një biznesmen që drejtonte biznesin e mbetjeve të ngurta në El Salvador për vite me radhë, ka qenë një njeri i fuqishëm në Amerikën Qendrore. Kontaktet e tij politike e lejuan atë të ulej në tavolinë me presidentët e rajonit, të fuste prokurorët nga vendi i tij në xhep dhe madje që aparati diplomatik i Nayib Bukeles t’i jepte një dorë ndërsa ai ikte nga drejtësia salvadorane. Rais vendosi gjithashtu një nga pengjet e tij në kabinetin e Bukeles. Sot emri i biznesmenit, i arratisur nga drejtësia në vendin e tij që nga viti 2017, duket i lidhur me një manjat kosovar të implikuar në një skandal korrupsioni.
Më 21 qershor 2022, Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) publikoi një raport të gjatë mbi parregullsitë e supozuara në dhënien e ndërtimit të një aeroporti në Shqipëri një kompanie të udhëhequr nga Behgjet Pacolli, një biznesmen dhe politikan kosovar i lidhur me Kryeministrin e Shqipërisë dhe sipas raportit, me “të dyshuara lidhje me figura të krimit të organizuar”, ndër të cilët OCCRP rendit Salvadorani Enrique Rais.
Rrjeti i kompanive të lidhura me Pacolli dhe Rais, nga Evropa në El Salvador, përfshin kompani që kryen transaksione të hetuara si pastrim të mundshëm të miliona dollarëve nga nafta shtetërore venezueliane që, sipas një hetimi nga autoritetet amerikane dhe një tjetër nga zyra e prokurorit të Salvadorit. Përfitoi edhe presidenti Nayib Bukele.
Në El Salvador, shumë kohë përpara skandalit rreth aeroportit shqiptar, Pacolli dhe Rais bashkëpunuan për të eksploruar zgjerimin e biznesit venezuelian të naftës në Evropë dhe madje edhe në Afrikë, sipas emaileve të mbajtura nga Infobae.
“Ju lutemi të keni kujdes të veçantë për këta korrierë nga rafineria e naftës në Kosovë… Unë jam duke negociuar me ta një produkt për Alba Petroleos. Është shumë e rëndësishme. Faleminderit. Enrique.”
Rais u shkroi disa punonjësve të tij më 15 korrik 2010. Alba Petróleos është një konsorcium salvadorian i krijuar me para nga kompania shtetërore e naftës venezueliane PDVSA gjatë presidencës së Hugo Chavez. Në vitin 2019, Prokuroria e Salvadorit hapi një hetim për Alba Petróleos me dyshimin se kishte pastruar rreth një miliardë dollarë nëpërmjet bizneseve si ai i përshkruar nga Rais dhe kredive nga të cilat përfitoi Nayib Bukele, ndër të tjera, kur filloi t’u hapte rrugën. në politikën e Salvadorit.
Emaili i korrikut 2010 është pjesë e një shkëmbimi të komunikimeve elektronike midis disa kompanive, duke përfshirë partneritetin zvicerano-amerikan të Refinery Association të Teksasit dhe Mabetex, një kompani me bazë në Shqipëri në pronësi të Pacollit që tani është në qendër të skandalit. aeroporti në bregdetin shqiptar të detit Adriatik.
Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli, i zhytur në një skandal korrupsioni për ndërtimin e një aeroporti në Shqipëri, ishte partner i biznesmenit salvadorian Enrique Rais, i cili nga ana e tij ka lidhje me presidentin Nayib Bukele.
Mabetex është pjesë e konsorciumit të kompanive shqiptare dhe turke që fituan tenderin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Shqipëri. Sipas një ankese të bërë nga konsorciumi britanik AL-DE, konkurrent në tender, qeveria shqiptare falsifikoi dokumente për të favorizuar në mënyrë të parregullt kompaninë e Pacollit.
Sipas raportit të OCCRP, Pacolli “është i njohur për lidhjet e tij të dyshuara me figura të krimit të organizuar, përfshirë Enrique Rais, një mashtrues dhe trafikant kokaine të njohur nga El Salvadori”.
Dokumentet e cituara në raport tregojnë se në vitin 2011 Pacolli ishte drejtor i grupit Rais Group International LLC, me seli në Shtetet e Bashkuara, ku Enrique Rais ishte aksionari kryesor. Atë vit, Rais Group tashmë po hetohej nga autoritetet amerikane, të cilët dyshonin se konsorciumi kishte “lidhje me grupe të krimit të organizuar, kompani guaska, kartele (drogë) dhe politikanë të korruptuar”.
Një tjetër kompani salvadorane që ishte e lidhur me Rais Group ishte Hydroil, një nga kompanitë përmes së cilës Alba Petroleos kanalizonte më shumë para venezueliane. Vetëm në vitin 2011, Hydroil importoi naftë bruto me vlerë 21.6 milionë dollarë nga Venezuela. Kur ishte kryebashkiak i San Salvadorit në vitin 2017, Nayib Bukele rinovoi një kontratë furnizimi me kupon karburanti me Hydroil për 270,000 dollarë amerikanë. I pyetur për marrëveshjen, Bukele mbrojti se gjithçka ishte e ligjshme dhe se ai nuk e dinte që kompania ishte e Rais.
Marrëveshjet midis Rais dhe Pacollit përfshinin gjithashtu biznesin e mbetjeve të ngurta në El Salvador në fillim të dekadës së fundit, të cilin salvadorani e ngriti në bashkëpunim me José Luis Merino, një zyrtar i partisë së majtë në atë kohë FMLN në pushtet. Merino, i njohur në politikën e Salvadorit si Comandante Ramiro, po hetohet gjithashtu në Shtetet e Bashkuara për pastrim parash dhe për lidhjen e tij të mundshme me trafikun e armëve për Forcat Revolucionare të Kolumbisë (FARC). Gazeta Shqiptare
I ra tenda e kalçetos, vdes 22-vjeçari në Sarandë. Ja kush ështëKa ndërruar jetë 22-vjeçari të cilit mbrëmjen e sotme i ra tenda e kalçetos sipër.
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar ku bën të ditur se 22-vjeçari Armando kazma ka ndërruar jetë në spital, duke mos i mbijetuar plagëve të marra si pasojë e rrëzimit të tendës së kalçetos.
I riu ishte duke luajtur në kalçeto kur si pasojë e një ere të fortë ra tenda, e cila e zuri poshtë. Ai fillimisht u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.
Stuhia e erës rrëzon kangjellat e fushës në Sarandë, raportohet për një të plagosurMësohet se si pasojë e stuhisë së ndodhur këtë hene ne Sarandë, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” i kanë rënë hekurat e fushes dhe per pasoje është plagosur nje person.
Sakaq nuk dihet nëse ka persona të tjerë të plagosur.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të verifikuar rrethanat. Gjithashtu në vendngjarje ndodhet edhe ambulanca.
Vajza e ish-deputetes së PD-së “djeg” rrjetet sociale, shfaqet provokuese me bikiniAda Deda është një nga vajzat më të përfolura të showbizit shqiptar për shkak të formave të saj perfekte fizike dhe fotove provokuese që realizon. Ajo vajza e ish-deputetes demokrate, Albina Deda dhe është mjaft e njohur edhe për pjesëmarrjen në videoklipe të këngëtarëve shqiptarë. Shpeshherë fotot e saj janë komentuar në media të ndryshme.
Ada ka vendosur të provokojë sërish ndjekësit e saj në rrjetet sociale teksa ka publikuar një set fotosh me bikini.
Ajo shfaqet në një lokal në jugun e Shqipërisë, ndërsa me veshjen e saj nuk i lë vend shumë imagjinatës.
Shpërthen Mevlan Shanaj: Turp të shkojmë në banka, të konfirmojmë që nuk kemi vdekur!Në një shkrim aktori i madh Mevlan Shanaj tregon për një absurditet në Shqipëri, ku pensionistët duhet të shkojnë në bankë të deklarojnë se janë gjallë.
“Shkoj të tërheq para nga bankomati! Shikoj se nuk kisha aq sa doja të tërhiqja. U kujtova se nuk kam vajtur në bankë, t’u them se jam ende gjallë! Pensionistët duhet të venë dy herë në vit të deklarojnë se janë gjallë! Nuk e kuptoj këtë absurd pasi në Shqipëri, nuk mund të përcillesh në atë botë pa certifikatë bashkie!
Nuk mundet banka të shikojë të ikurit e muajit në kompjuter apo bashkitë nuk i hedhin çregjistrimet! Shumë fyese është kjo burokraci!
Nejse, të vete nesër në bankë të konfirmoj se jam ende gjallë, ndryshe nuk ka më lëvizje paresh në bankomat! Deklaratën e urrej, po ja më duhen ende këto dreq lekësh!”, shkruan Shanaj.
I riu qëlloi me armë drejt disa fëmijëve në Shkodër, ja pamjet nga vendi i ngjarjesPamjet që shihni tregojnë vendin e ngjarjes ku ndodhi episodi i frikshëm, ku një i ri qëlloi me armë zjarri drejt disa fëmijëve, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “28 nëntori”, në qendër të qytetit të Shkodrës.
Zoom.al ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se plumbi ka përfunduar në vetratën e një lokali ku qëndronte kondicioneri.
Personi, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.
Fatmirësisht fëmijët kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi. Plumbi fatmirësisht nuk ka prekur asnjë nga fëmijët, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër. Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët.
Akuzohet për përdhunim, arrestohet lojtari i Premier LeaguePolicia e Londrës së Veriut ka arrestuar një lojtar të Premier League, i cili akuzohet për përdhunim. Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga Telegraph, e më pas është shpërndarë edhe në mediat e tjera.
Sipas asaj që shkruhet, emri i futbollistit nuk bëhet i ditur për arsye kofidenciale. Në këto momente që po flasim, personi i cili nuk e kalon moshën 30 vjeçare ndodhet në paraburgim.
Akuza ka ardhur nga një vajzë 20 vjeçare, me policinë britanikë që nuk ka hezituar për të vënë në pranga djaloshin. Ky nuk është rasti i parë që shikojmë në Premier League, pasi në të kaluarën Gylfi Sigurdsson dhe Adam Johnson u përfshinë në situata të ngjashme.
Përgjaket festa e pavarësisë së SHBA, policia konfirmon 5 viktima nga sulmi me armë në paradëPolicia amerikane është ende në kërkim të sulmuesit të dyshuar, i cili hapi zjarr ndaj qytetarëve të mbledhur në paradën e festës së pavarësisë në Highland Park City, në Illinois.
Sipas policisë lokale bëhet e dije se deri më tani numri i viktimave të konfirmuara është 5, ndërkohë që 16 persona janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital, pasi janë plagosur.
“Policia e Highland Park po i përgjigjet një incidenti me armë zjarri që ndodhi në qendër të qytetit gjatë paradës së 4 korrikut. Të gjithë individët këshillohen të qëndrojnë në vende të sigurta.
Agjencitë e zbatimit të ligjit janë në kërkim të të dyshuarit. Është gjetur një armë zjarri. Oficerë të shumtë të zbatimit të ligjit po përgjigjen dhe kanë siguruar një perimetër rreth qendrës së Parkut Highland. 16 persona janë transferuar në spital; 5 persona janë konfirmuar të vdekur.
Më shumë informacion do të postohet në cityhpil.com pasi të bëhet i disponueshëm “, thuhet në njoftimin e policisë.